Tag: pjesën

  • Mjafton goli i kapitenit, Inter e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Como (video)

    Mjafton goli i kapitenit, Inter e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Como (video)

    6 Dhjetor 2025

    18:46

    Telesport

    Inter po fiton 1-0 ndaj Como në “San Siro”, pas 45 minutave të para, në ndeshjen e javës së 14-të në Serie A. Zikaltrit gjetën avantazhin që në minutën e 10-të, ku pas një vrapimi të jashtëzakonshëm për shumë metra të Luis Henrique dhe asistit perfekt për Lautaron, argjentinasi zhbllokoi rezultatin.
    Como është kundërshtari i 30-të kundër të cilit Lautaro Martínez ka gjetur rrjetën në #SerieA; që nga sezoni i tij i parë me Interin (2018/19), asnjë lojtar nuk e ka arritur këtë moment historik në një ligë të vetme në 5 kampionatet kryesore të Europës.
    Në minutën e 32-të, Como humbet një nga lojtarët më të rëndësishëm. Dëmtohet Alvaro Morata, spanjolli la fushën e lojës duke ndierë shumë dhimbje në pjesën e sipërme të kofshës. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Inter.
    SHIKOGOLIN

  • Moti sot, vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

    Moti sot, vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

    Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. 
    Reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht deri mesatar. 
    Pas orëve të mëngjesit gradualisht reshjet e shiut do të humbasin intensitet dhe territor duke u lokalizuar vetëm përgjatë relieveve malore të vendit me intensitet të ulët deri në orët e mbrëmjes. 
    Era me drejtim nga kuadrati veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 18m/sek. 
    Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forces 2-4 ballë. 

  • Operohet Dusan Vlahoviç, sulmuesi serb humbet pjesën më të madhe të sezonit, ja kur pritet rikuperimi i tij

    Operohet Dusan Vlahoviç, sulmuesi serb humbet pjesën më të madhe të sezonit, ja kur pritet rikuperimi i tij

    Dushan Vlahoviç i është nënshtruar mëngjesin e sotëm në Londër një ndërhyrje kirurgjikale, pas dëmtimit që sulmuesi serb mori gjatë sfidës të fundjavës së kaluar ndaj Cagliarit. Testet mjekësore treguan një dëmtim të rëndë në adduktorin e këmbës së  majtë, ndaj klubi bardhezi vendosi menjëherë ndërhyrjen kirurgjikale për të parandaluar komplikime të mëtejshme.
    Operacioni u krye me sukses, ndërsa mjekët parashikojnë një rikthim të mundshëm në mars 2026. Kjo do të thotë se Vlahoviç nuk do të jetë i gatshëm për teknikun Spaleti në pjesën më të madhe të sezonit, me klubin torinez që pritet të ndërhyjë në merkaton e janarit. Kujtojmë që Vlahoviç ka realizuar deri më tani 7 gola në të gjitha kompetizionet me fanellën e Juventusit.

  • Interi shkëlqen në Kupën e Italisë, gola pa limit ndaj Venezias (Video)

    Interi shkëlqen në Kupën e Italisë, gola pa limit ndaj Venezias (Video)

    Interi nuk has aspak vështirësi ndaj Venezias, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë. Zikaltërit fituan pastër 5-1, në përballjen e luajtur në “Stadio Giuseppe Meazza”.
    Të besuarit e Chivu shënuan 3 herë në pjesën e parë, me Diouf, Esposito dhe Thuram. Edhe në pjesën e dytë ritmi ishte i kënaqshëm, me Interi që sulmoi sërish.

    Në 45 minutat e dyta, “tundën rrjetën” Thuram dhe Bonny. Goli i nderit për Venezian mban firmën e Sagrados.
    Në fazën tjetër të Kupës së Italisë, në çerekfinale, Interi gjen fituesin e çiftit Roma-Torino.

  • Juventusit i mjafton një autogol ndaj Udineses për pjesën e parë (video)

    Juventusit i mjafton një autogol ndaj Udineses për pjesën e parë (video)

    2 Dhjetor 2025

    21:48

    Telesport

    Në “Allianz Stadium”, pjesa e parë mes Juventusit dhe Udineses është mbyllur 1-0 për bardhezinjtë, ndeshje e vlefshme për fazën e 1/16-ve të Kupës së Italisë.
    Bardhezinjtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë autogolit të Matteo Palma në minutën e 23-të, ku pas një topi të futur në zonë nga Weston McKennie, mbrojtësi 17-vjeçar i Udinese, në dyluftim me Jonathan David, e dërgoi topin në portën e tij.
    Në minutën e 34-të, Juventusi gjeti golin e dytë me anë të kanadezit Jonathan David, por u anullua për pozicion jashtë loje.
    SHIKOAUTOGOLIN

  • Mungon goli, por jo kartonët e shumtë. “Skuqet” Chelsea, Arsenali me avantazh të madh (video)

    Mungon goli, por jo kartonët e shumtë. “Skuqet” Chelsea, Arsenali me avantazh të madh (video)

    30 Nëntor 2025

    18:19

    Telesport

    Pjesa e parë e derbit londinez Chelsea-Arsenal, që po luhet në “Stamford Bridge”, është mbyllur në barazim pa gola. “Blutë” e mbyllën pjesën e parë me një lojtar më pak, pasi Moises Caicedo la fushën e lojës në minutën e 38-të, për një ndërhyrje brutale ndaj Mikel Merinos dhe për arbitrin kryesor, Anthony Taylor, ishte direkt karton i kuq. SHIKOMOMENTIN
    Pavarësisht se mungoi goli në 45 minutat e para, ka qenë një sfidë shumë e luftuar, gjë që e tregon edhe numri i lartë i kartonëve të verdhë, 4 për Arsenalin dhe një për Chelsea-n, përveç kartonit të kuq të Caicedo.
    Arsenali ka shansin e artë të shfrytëzojë avantazhin e një lojtari më shumë në fushë në pjesën e dytë.

  • VIDEO/ Bayern vuan por ia del, fitore me përmbysje ndaj St Paulit

    VIDEO/ Bayern vuan por ia del, fitore me përmbysje ndaj St Paulit

    Bayern vuan por fiton 3-1 ndaj ST Paulit, në ndeshjen e Bundesligës. Në Mynih, mysafirët shënuan të parët me Andreas Hountondji, që në fillimin e sfidës.
    Kampionët e Gjermanisë realizuan golin e barazimit me Guerrerio, në pjesën e parë.

    Ekipi i Kompany shtoi presionin në pjesën e dytë, por gjithsesi hasi mjaft vështirësi. Goli i çlirimit do vinte në minutën e 90-të nga Diaz, ndërsa në fund do kishte kohë edhe për një gol të Jackson.
    Bayern kryeson kampionatin me 34 pikë dhe në ndeshjen tjetër udhëton në Stuttgart.
     

  • Barazimi ndaj Flamurtarit, trajneri i Vorës: Bravo skuadrës për lojën

    Barazimi ndaj Flamurtarit, trajneri i Vorës: Bravo skuadrës për lojën

    Trajneri i Vorës, Arjan Bellaj komentoi barazimin 1-1 ndaj Flamurtarit.
    “Dua të përgëzoj çunat se kishim ndeshje që nuk kishim këtë shpirt, sidomos në pjesën e parë. Për cilësinë që treguan në pjesën e parë. Kemi cilësinë të luajmë, të bëjmë presing lart. Besoj se nuk kishim probleme, por për atë që nxorëm dua t’i përgëzoj sespe u kthyen te Vora që dua. Dhe në mbajtjen e topit. Këto i kishim humbur se 1 pikë me Flamurtarin te kjo fushë dhe stadium i përkryer, është si 3 pikë për ne.

    Nuk dua të lidhem fare me mungesat. Nuk është se vetëm na mungojnë, kush është dëmtuar, është zëvendësuar dhe ai që ka ardhur e ka bërë pothuajse njësoj. Jam i kënaqur, me të gjitha këto ekipe që kemi luajtur, kemi treguar që mundemi. Dy ekipe që na mundën shumë thjesht dhe na dominuan, ishin Egnatia dhe Dinamo.
    Nuk mundëm të bëjmë presing, siç sot që kapëm 3 stoperat të mos lejonim Flamurtarin të ndërtonte lojë.
    Nuk e kishim përgatitur kështu ndeshjen me topa të gjatë, por kur pamë fushën që mund të gabonim dhe me topa të kthyer te portier, pastaj dhamë urdhër që kur jemi në rrezik, ta kalojmë gjithmonë përpara. Ato topa që shkuan, besoj nuk u bënë mirë. Ishte ekipi i zgjatur.
    Dolën disa herë futbollistët e Flamurtarit nga krahu ynë i djathtë për të shënuar. Bardhi ka luajtur të gjitha ndeshjet, i dimë kush janë të ngarkuar. Prandaj i bëjmë ndërrimet. Ajo që nuk kam munduar deri tani, është Kasalla.
    Duke bërë analizën e Flamurtarit, gjatë gjithë javës punuam që Bardhin dhe Marjon t’i kishim midis linjave. E dinim ku kishte defekte Flamurtari. Mbulimi i Trashit me Xhuljon, vetëm pjesën e dytë bëri 2-3 krosa. Këtë kishim punuar.
    Në pjesën e parë, topat e dytë duhet t’i fitonim më shumë pasi aty na erdhi problemi në ndeshjen sot.
    Jam i kënaqur, pasi ata nuk janë vetëm për të shënuar. Mbrojtja fillon nga ata. Në momentin që ndihmojnë ekipin e tyre të mos lodhet, për mua është më e mirë. Bardhi, Kasalla dhe Karrica kur e kishim, ishim më të lirë. Për të shënuar i kanë pasur mundësitë, por duhet punuar te kjo pjesë. Nuk jemi perfekt. Nëse nxjerrim shpirtin si sot me Flamurtarin, do vazhdojmë kështu dhe duke mos humbur dhe me ekipet që janë për Final Four”,

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Simeone: Interi shumë i fortë, plani ishte ta godisnim në pjesën e dytë

    Simeone: Interi shumë i fortë, plani ishte ta godisnim në pjesën e dytë

    27 Nëntor 2025

    8:10

    Alfred Lleshi

    Diego Simeone analizoi fitoren ndaj Interit duke vlerësuar kundërshtarin dhe theksuar realizimin e planit të ndërtuar për t’i goditur zikaltrit në pjesën e dytë. “Luanim kundër një skuadre shumë të fortë, më të fortës së Champions-it në këtë moment. Për këtë arsye bëmë një pjesë të parë të mbyllur për t’ia bllokuar lojën kundërshtarit”.
    Ai shtoi: “E dinim që në pjesën e dytë mund të shprehnim gjithë repertorin tjetër me lojtarë të nivelit si Griezmann, Sorloth dhe Nico Gonzalez, që hynë shumë mirë dhe na lejuan të shënonim në aksionin e fundit. Ishte shumë bukur, por plani ishte pikërisht ky”.
    Simeone theksoi filozofinë e tij: “Nuk di të jetoj në zonën e rehatisë, preferoj të luaj kështu. Duhet punuar me besim, dashuri dhe cilësi. Kam lojtarë që më ndjekin dhe kjo është vendimtare për çdo trajner. Sulmuesit në stol mezi prisnin të futeshin në lojë dhe, kur u aktivizuan, treguan vlerën e tyre”.

  • Neymar dështon të përmbushë ultimatumin e Ancelottit, humb pjesën e mbetur të sezonit

    Neymar dështon të përmbushë ultimatumin e Ancelottit, humb pjesën e mbetur të sezonit

    26 Nëntor 2025

    14:12

    Alfred Lleshi

    Vijojnë lajmet e këqija për Neymar. Sulmuesi i Santos ka pësuar një lëndim të ri, këtë herë në meniskun e gjurit të majtë, duke e detyruar të mungojë për pjesën e mbetur të vitit 2025. Lëndimi vjen në një moment shumë delikat për Santos, i cili ndodhet në zonën e rënies, me vetëm tri ndeshje deri në fund të kampionatit.
    Lumturia e Neymar zgjati pak, pasi kishte luajtur vetëm 4 ndeshje radhazi para se të pësonte lëndimin tjetër. Ky është lëndimi i katërt për vitin, që nga rikthimi i tij te klubi ku u rrit. Tifozët ende nuk kanë parë rregullshmërinë dhe ndikimin e pritur nga kthimi i yllit brazilian. Ai mungoi gjithashtu në ndeshjen kundër Internacional për shqetësime të trashëguara nga takimi me Mirassol, ku shënoi golin e barazimit.
    Babai i Neymar kritikoi mënyrën si u përhap lajmi: “As ne nuk e dimë saktësisht lëndimin. Neymar bëri një ekzaminim imazherik dhe ende nuk kemi rezultatet. Si të përgjigjem për diçka që nuk e di? Media është më e informuar se unë”. Ky lëndim pengon shanset e Neymar për të qenë në listën finale të Botërorit 2026, me Ancelottin që theksoi: “Ai ka 6 muaj për të treguar formën e duhur, sepse vetëm talenti nuk mjafton”.