Tag: pjesën

  • Botërori i klubeve: si në Champions, një PSG e pa përballueshme

    Botërori i klubeve: si në Champions, një PSG e pa përballueshme

    Në një nga derbit e raundit të parë të Kupës së Botës për Klube, që po mbahet në SHBA, Paris Saint-Germain mposhti Atletico Madridin 4:0 në ndeshjen e Grupit B në Pasadena.
    Golat për kampionët evropianë dhe francezë u shënuan nga Fabian Ruiz (19′), Vitinha (45+1′), Senny Mayulu (87′) dhe Lee Kang-In (90+4′ – 11m).
    Atletico luajti nga minuta e 78-të pa Clement Lenglet, i cili u përjashtua pasi mori dy kartonë të verdhë.
    Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Botafogo e Brazilit mposhti Seattle Sounders me rezultatin 2-1.
    Botafogo, fituesi i Copa Libertadores, mori epërsinë në minutën e 28-të me një gol nga Jair Cunha. Igor Jesus e bëri rezultatin 2-0 me një goditje me kokë, dhe Seattle, i cili tregoi më shumë iniciativë në pjesën e dytë, e eliminoi rezultatin falë një goli nga Cristian Roldan në minutën e 75-të.
    Në ndeshjen e parë të Grupit A, Porto dhe Palmeiras luajtën një barazim pa gola – 0:0 në stadiumin MetLife në East Rutherford.
    Kupa e Botës për Klube u hap me një ndeshje midis ekipit egjiptian Al Ahly dhe ekipit amerikan Inter Miami. Edhe pse dueli ofroi shumë mundësi për secilën palë, ndeshja përfundoi pa gola – 0:0.

    Lojtarët më të mirë ishin portierët Mohamed El Shenawy dhe Oscar Ustari, ku portieri argjentinas ishte veçanërisht mbresëlënës, duke shpëtuar Inter Miamin në disa raste. Sigurisht që ia vlen të theksohet penalltia e pritur në fund të pjesës së parë.
    Egjiptianët ishin një ekip shumë më i rrezikshëm në pjesën e parë, dhe 38-vjeçari Ustari e mbajti portën e tij të paprekur me dy pritje të shkëlqyera në minutat e 9-të dhe të 33-të përpara se të priste një penallti nga egjiptiani Trezeguet në minutën e 41-të.
    Në pjesën e dytë, Inter Miami dominoi fushën, duke krijuar disa raste të mira, por El Shenawy tregoi se edhe ai kishte ditën e tij. Në minutën e 97-të, ylli kryesor në fushë, Lionel Messi, provoi gjuajtjen e tij diagonalisht nga skaji i zonës së penalltisë, por me një ndërhyrje të shkëlqyer, El Shenawy arriti ta shpëtonte portën e tij me ndihmën e traversës.
     
  • Sylvinho: Futbolli nuk të fal, luajtëm vetëm pjesën e dytë ndaj Letonisë

    Sylvinho: Futbolli nuk të fal, luajtëm vetëm pjesën e dytë ndaj Letonisë

    Shqipëria nuk arriti më shumë se një barazim në transfertën ndaj Letonisë (barazimi i gjashtë në po kaq përballje mes dy kombëtareve në fjalë), duke u ndalur 1-1 në “Skonto Stadium” të Rigës. Një rezultat që lë shije të hidhur, jo vetëm për mënyrën si erdhi, por edhe për faktin se kuqezinjtë humbën një mundësi të mirë për të konsoliduar pozitat në renditje. Pas ndeshjes, trajneri Sylvinho doli në prononcim për mediat, ku nuk e fshehu zhgënjimin e tij për mënyrën si e nisi skuadra ndeshjen:
    “Futbolli nuk të fal, në pjesën e parë kemi gabuar goxha në qarkullimin e topit. Ndërkohë, vlen që jemi përmirësuar në pjesën e dytë të ndeshjes. Duhet të futemi në fushë me një qëndrim më ndryshe, sepse futbolli luhet 90 minuta”.
    Trajneri brazilian theksoi se skuadra e tij e la veten peng të gabimeve elementare. Sipas Sylvinho, 45 minutat e para ishin praktikisht të shpërdoruara: “Më shumë gabime kemi bërë në pjesën e parë, kemi shpërdoruar shumë. Laçi ishte shumë i lodhur, duhej zëvendësim i detyruar. Futbolli është i tillë, ku luan me tre sulmues dhe nuk fiton, luan me një sulmues dhe fiton. Kemi shpërdoruar 45 minuta”.
    Duke iu përgjigjur pyetjeve për objektivat e Shqipërisë tashmë, Sylvinho ishte shumë i qartë; nuk mjaftojnë emrat në letër për të arritur suksesin: “Objektiv, vendi i dytë? Nëse teorinë, pra ato në letër nuk i hedh në fushë, edhe po të ishim ekip si Gjermania apo Brazili, përsëri nuk e kapnim dot objektivin. Sigurisht që ne u futëm në fushë për fitoren”.
    Megjithatë, trajneri vlerësoi reagimin e skuadrës në pjesën e dytë, ku Shqipëria tregoi më shumë karakter dhe dëshirë për ta ndryshuar fatin e ndeshjes: “Bëmë shumë gabime në pjesën e parë, në të dytën ekipi po shtynte para për të shënuar gol.
    E theksoj se nuk është formacioni, por qasja e lojtarëve që kanë në fushën e lojës, ajo që bën diferencën. Qasja ishte e gabuar, pjesa e parë gjithashtu. Mund të pësonim edhe një gol nga penalltia, ku mund të ishim në disavantazh, por Strakosha e bëri mjaft mirë punën e tij”.

  • “Mëkat që falëm 45 minuta, jeta nuk të fal”, Silvinjo: Ishte një hap pas, duhet të dimë si të shkojmë te objektivi që kemi vendosur

    “Mëkat që falëm 45 minuta, jeta nuk të fal”, Silvinjo: Ishte një hap pas, duhet të dimë si të shkojmë te objektivi që kemi vendosur

    Nuk ka fitues në Riga. Shqipërinë vazhdon ta përndjekë “mallkimi” i barazimeve me Letoninë. Transferta e kuqezinjve ka përfunduar në baraspeshë 1-1. Vendasit befasuan në pjesën e parë me një 11 metërsh të fituar, por Strakosha bëri heroin duke pritur me sukses penalltinë. Rei Manaj shleu gabimin e dy netëve më parë, teksa gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 27, duke krijuar iluzionin e një fitoreje të kuqezinjve.
    Por në sekondat e fundit të pjesës së parë, kapiteni i letonezëve, Çernomodrijsi, shtangu Kombëtaren tonë me golin e shënuar nga goditja e këndit. Lojtarët e ekipit tonë kombëtar provuan të shënonin golin e fitores në pjesën e dytë, por pa sukses. Një tjetër barazim për Kombëtaren shqiptare, që venit disi ëndrrën për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët e fushës së blertë kanë dhënë përshtypjet e tyre të para për mikrofonin e “TV Klan”.
    Silvinjo: “Është penalltia e parë që kemi pësuar në këto 2 vite e gjysmë. Kemi gabuar. Strakosha ka bërë një pritje të jashtëzakonshme. Bëmë një gol, por më pas kemi gabuar. Futbolli nuk të fal. Në pjesën e parë kemi gabuar shumë, sidomos në qarkullimin e topit nga ekipi kundërshtar. Jemi përmirësuar më shumë në pjesën e dytë, por nuk mjaftoi. Duhet të futemi në fushë me një qendrim ndryshe, me një përqendrim më të madh, pasi futbolli është 90 minuta. Gabimet më të mëdha kanë qenë në pjesën e parë, kemi shpërdoruar 45 minuta.
    Duhet të dimë të shkojmë drejt atij objektivi që kemi vendosur. Objektivi ishte që të fitonim. Kemi merituar diçka më shumë edhe me Serbinë, por kur arbitri thotë “kaq”, atëherë marrim vetëm një pikë dhe kaq. Mëkat që shpërdoruam 45 minuta. 45 minuta janë një kohë shumë e gjatë për të pritur, si në jetë, ashtu edhe në futboll. Edhe nëse je Brazili, apo Italia, nuk fiton dot nëse nuk bën atë që duhet bërë në fushë, pavarësisht nëse je favorit në letër. Sigurisht që ishte një hap pas nga ndeshja me Serbinë, sidomos në 45 minutat e para. Kur kemi vendosur një objektiv nuk mund të presim. Jeta nuk të fal, ashtu edhe futbolli. Qasja ishte e gabuar”.
    Strakosha: “Duhet të kishim fituar. Kemi humbur 2 pikë dhe nuk jam i gëzuar. Për të ardhur keq për djemtë, sepse luftuam shumë. Humbëm shumë kohë kot te rasti i penalltisë. Me duket se VAR-i nuk po punonte. Bisedimi me Bozhiqin për penalltinë? E pyta se çfarë mendimi kishte. Më tha mendimin e tij për të qendruar në vend. Me këto ekipe duhet të kemi shumë kujdes, sepse një rast mund të ndodhë dhe ata tërhiqen të gjithë pas”.
    Mitaj: “Nuk kam se çfarë të them shumë për këtë ndeshje. Ishte një kundërshtar shumë i fortë. Në pjesën e dytë bëmë shumë raste, por nuk bëmë golin. Kur shohim që nuk e bëjmë dot golin aq lehtë, duhet të shikojmë që të mos pësojmë. Shpresoj që të shënojmë në ndeshjet e tjera. E dinim që ata ishin të rrezikshëm nga goditjet standarte, por ishte thjesht një shpërqendrim”./Sport Ekspres/

  • “Po luajmë në Kupën e Botës, nuk po luajmë kalçeto me shokët”, Manaj: Nuk luhet futbolli me matematikë, nuk i bëhen 5 gola Letonisë vetëm se është në vendin e 138

    “Po luajmë në Kupën e Botës, nuk po luajmë kalçeto me shokët”, Manaj: Nuk luhet futbolli me matematikë, nuk i bëhen 5 gola Letonisë vetëm se është në vendin e 138

    Nuk ka fitues në Riga. Shqipërinë vazhdon ta përndjekë “mallkimi” i barazimeve me Letoninë. Transferta e kuqezinjve ka përfunduar në baraspeshë 1-1. Vendasit befasuan në pjesën e parë me një 11 metërsh të fituar, por Strakosha bëri heroin duke pritur me sukses penalltinë. Rei Manaj shleu gabimin e dy netëve më parë, teksa gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 27, duke krijuar iluzionin e një fitoreje të kuqezinjve.
    Por në sekondat e fundit të pjesës së parë, kapiteni i letonezëve, Çernomodrijsi, shtangu Kombëtaren tonë me golin e shënuar nga goditja e këndit. Lojtarët e ekipit tonë kombëtar provuan të shënonin golin e fitores në pjesën e dytë, por pa sukses. Një tjetër barazim për Kombëtaren shqiptare, që venit disi ëndrrën për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët e fushës së blertë kanë dhënë përshtypjet e tyre të para për mikrofonin e “TV Klan”.
    Manaj: “Isha i kënaqur kur bëra golin për 0-1. Por pastaj, nuk ishim të përqendruar. Menduam se mund ta fitonim ndeshjen lehtë. Besoj se e preka unë topin në fund te topi. Por edhe autogol, për mua nuk ka rëndësi. Rëndësi ka që të fitojë Shqipëria. Po luajmë për Kupën e Botës, nuk po luajmë kalçeto me shokët. Normale që është e vështirë të bësh gol. Futbolli nuk luhet me matematikë. Fakti që është në vendin e 138 duhet t’i bësh 5 gola dhe Serbisë që është në vendin e 30 nuk duhet t’i bësh gol. Mund të jetë një ngarkesë tani në fund të sezonit, kemi luajtur shumë ndeshje. Është edhe presioni, sepse të gjithë mendonin se do të vinim në Letoni dhe do të fitonim 0-3. Duhet të përgatitemi më mirë dhe të shënojmë në ndeshjet e tjera”.
    Silvinjo: “Është penalltia e parë që kemi pësuar në këto 2 vite e gjysmë. Kemi gabuar. Strakosha ka bërë një pritje të jashtëzakonshme. Bëmë një gol, por më pas kemi gabuar. Futbolli nuk të fal. Në pjesën e parë kemi gabuar shumë, sidomos në qarkullimin e topit nga ekipi kundërshtar. Jemi përmirësuar më shumë në pjesën e dytë, por nuk mjaftoi. Duhet të futemi në fushë me një qendrim ndryshe, me një përqendrim më të madh, pasi futbolli është 90 minuta. Gabimet më të mëdha kanë qenë në pjesën e parë, kemi shpërdoruar 45 minuta.
    Duhet të dimë të shkojmë drejt atij objektivi që kemi vendosur. Objektivi ishte që të fitonim. Kemi merituar diçka më shumë edhe me Serbinë, por kur arbitri thotë “kaq”, atëherë marrim vetëm një pikë dhe kaq. Mëkat që shpërdoruam 45 minuta. 45 minuta janë një kohë shumë e gjatë për të pritur, si në jetë, ashtu edhe në futboll. Edhe nëse je Brazili, apo Italia, nuk fiton dot nëse nuk bën atë që duhet bërë në fushë, pavarësisht nëse je favorit në letër. Sigurisht që ishte një hap pas nga ndeshja me Serbinë, sidomos në 45 minutat e para. Kur kemi vendosur një objektiv nuk mund të presim. Jeta nuk të fal, ashtu edhe futbolli. Qasja ishte e gabuar”.
    Strakosha: “Duhet të kishim fituar. Kemi humbur 2 pikë dhe nuk jam i gëzuar. Për të ardhur keq për djemtë, sepse luftuam shumë. Humbëm shumë kohë kot te rasti i penalltisë. Me duket se VAR-i nuk po punonte. Bisedimi me Bozhiqin për penalltinë? E pyta se çfarë mendimi kishte. Më tha mendimin e tij për të qendruar në vend. Me këto ekipe duhet të kemi shumë kujdes, sepse një rast mund të ndodhë dhe ata tërhiqen të gjithë pas”.
    Mitaj: “Nuk kam se çfarë të them shumë për këtë ndeshje. Ishte një kundërshtar shumë i fortë. Në pjesën e dytë bëmë shumë raste, por nuk bëmë golin. Kur shohim që nuk e bëjmë dot golin aq lehtë, duhet të shikojmë që të mos pësojmë. Shpresoj që të shënojmë në ndeshjet e tjera. E dinim që ata ishin të rrezikshëm nga goditjet standarte, por ishte thjesht një shpërqendrim”./Sport Ekspres/

  • “Fati na ndihmoi, por nuk e di se ç’ndodhi”, Asllani sheh përpara: Në shtator duhet të tregojmë se jemi një Kombëtare ndryshe

    “Fati na ndihmoi, por nuk e di se ç’ndodhi”, Asllani sheh përpara: Në shtator duhet të tregojmë se jemi një Kombëtare ndryshe

    Nuk ka fitues në Riga. Shqipërinë vazhdon ta përndjekë “mallkimi” i barazimeve me Letoninë. Transferta e kuqezinjve ka përfunduar në baraspeshë 1-1. Vendasit befasuan në pjesën e parë me një 11 metërsh të fituar, por Strakosha bëri heroin duke pritur me sukses penalltinë. Rei Manaj shleu gabimin e dy netëve më parë, teksa gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 27, duke krijuar iluzionin e një fitoreje të kuqezinjve.
    Por në sekondat e fundit të pjesës së parë, kapiteni i letonezëve, Çernomodrijsi, shtangu Kombëtaren tonë me golin e shënuar nga goditja e këndit. Lojtarët e ekipit tonë kombëtar provuan të shënonin golin e fitores në pjesën e dytë, por pa sukses. Një tjetër barazim për Kombëtaren shqiptare, që venit disi ëndrrën për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët e fushës së blertë kanë dhënë përshtypjet e tyre të para për mikrofonin e “TV Klan”.
    Asllani: “Na ndihmoi edhe fati, sepse ata humbën penalltinë. Nuk e di se çfarë ndodhi. Por nuk duhet të luajmë një ndeshje kështu. Kjo ishte një ndeshje e vështirë. Trajnerët italianë i njoh shumë mirë. Në pjesën e parë ata u mbrojtën shumë mirë. Unë do të shkoj në Botërorin e klubeve dhe kur të kthehemi me Kombëtaren në shtator duhet të tregojmë një Kombëtare ndryshe. Në pjesën e parë po shkoja shumë para, por po na kapnin në kundërsulm. Në të dytën trajneri më kërkoi të mos dilja aq shumë përpara. Po përpiqesha në pjesën e dytë që të gjeja lojtarët e krahut në pozicion një kundër një, por kjo nuk ndodhi. Kur të kthehemi do të punojmë akoma më fort. Ne jemi në vendin e dytë, por Serbia ka dy ndeshje më pak. E ardhmja? Do shkoj në Botëroin e Klubeve. Për merkaton do të flasim më vonë. Jam shumë i lodhur mendërisht”.
    Manaj: “Isha i kënaqur kur bëra golin për 0-1. Por pastaj, nuk ishim të përqendruar. Menduam se mund ta fitonim ndeshjen lehtë. Besoj se e preka unë topin në fund te topi. Por edhe autogol, për mua nuk ka rëndësi. Rëndësi ka që të fitojë Shqipëria. Po luajmë për Kupën e Botës, nuk po luajmë kalçeto me shokët. Normale që është e vështirë të bësh gol. Futbolli nuk luhet me matematikë. Fakti që është në vendin e 138 duhet t’i bësh 5 gola dhe Serbisë që është në vendin e 30 nuk duhet t’i bësh gol. Mund të jetë një ngarkesë tani në fund të sezonit, kemi luajtur shumë ndeshje. Është edhe presioni, sepse të gjithë mendonin se do të vinim në Letoni dhe do të fitonim 0-3. Duhet të përgatitemi më mirë dhe të shënojmë në ndeshjet e tjera”.
    Silvinjo: “Është penalltia e parë që kemi pësuar në këto 2 vite e gjysmë. Kemi gabuar. Strakosha ka bërë një pritje të jashtëzakonshme. Bëmë një gol, por më pas kemi gabuar. Futbolli nuk të fal. Në pjesën e parë kemi gabuar shumë, sidomos në qarkullimin e topit nga ekipi kundërshtar. Jemi përmirësuar më shumë në pjesën e dytë, por nuk mjaftoi. Duhet të futemi në fushë me një qendrim ndryshe, me një përqendrim më të madh, pasi futbolli është 90 minuta. Gabimet më të mëdha kanë qenë në pjesën e parë, kemi shpërdoruar 45 minuta.
    Duhet të dimë të shkojmë drejt atij objektivi që kemi vendosur. Objektivi ishte që të fitonim. Kemi merituar diçka më shumë edhe me Serbinë, por kur arbitri thotë “kaq”, atëherë marrim vetëm një pikë dhe kaq. Mëkat që shpërdoruam 45 minuta. 45 minuta janë një kohë shumë e gjatë për të pritur, si në jetë, ashtu edhe në futboll. Edhe nëse je Brazili, apo Italia, nuk fiton dot nëse nuk bën atë që duhet bërë në fushë, pavarësisht nëse je favorit në letër. Sigurisht që ishte një hap pas nga ndeshja me Serbinë, sidomos në 45 minutat e para. Kur kemi vendosur një objektiv nuk mund të presim. Jeta nuk të fal, ashtu edhe futbolli. Qasja ishte e gabuar”.
    Strakosha: “Duhet të kishim fituar. Kemi humbur 2 pikë dhe nuk jam i gëzuar. Për të ardhur keq për djemtë, sepse luftuam shumë. Humbëm shumë kohë kot te rasti i penalltisë. Me duket se VAR-i nuk po punonte. Bisedimi me Bozhiqin për penalltinë? E pyta se çfarë mendimi kishte. Më tha mendimin e tij për të qendruar në vend. Me këto ekipe duhet të kemi shumë kujdes, sepse një rast mund të ndodhë dhe ata tërhiqen të gjithë pas”.
    Mitaj: “Nuk kam se çfarë të them shumë për këtë ndeshje. Ishte një kundërshtar shumë i fortë. Në pjesën e dytë bëmë shumë raste, por nuk bëmë golin. Kur shohim që nuk e bëjmë dot golin aq lehtë, duhet të shikojmë që të mos pësojmë. Shpresoj që të shënojmë në ndeshjet e tjera. E dinim që ata ishin të rrezikshëm nga goditjet standarte, por ishte thjesht një shpërqendrim”./Sport Ekspres/

  • Shqipëria zhgënjen në Letoni, barazon 1-1!

    Shqipëria zhgënjen në Letoni, barazon 1-1!

    Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja mes l;etonisë dhe Shqipërisë e vlefshme për kualifikuaset e Kupës së Botës 2026.

    Një rezultat zhgënjyes, pasi pritej që kuqezinjtë të merrnin pikë të plota për të vijuar me “ëndrrën” e botërorit.
    Kuqezinjtë u dukën të paaqrtë në fushën e lojës, sidomos në mbrojtje, ku në pjesën e parë i dhuruan një panallti dhe një gol kundërshtarit.

    Në minutën e 21 vendasit fitojnë një penallti pas një ndërhyrjeje të gabuar të Kumbullës, por fatmirësisht Strakosha i kuptoi krahun kundërshtarit dhe arriti ta presë.
    Në minutën e 28-të pas një aksioni të kombëtares shqiptare dhe presionit në zonë të Rei Manajt, kundërshtari shënon autogol. Ishte Cernomordijs ai i cili çoi topin në rrjetën e tij duke u dhënë kuqezinjve avantazhin.
    Por në fud të pjesës së parë do të ishet sërish Cernomordijs, i cili do të barazonte shifrat, duke çuar këtë herë topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga Strakosha.
    Në pjesën e dytë luqezinjtë patën disa raste, por pa mundur dot të realizojnë.

  • “I dinim goditjet e tyre nga këndi, por u shpërqendruam”, Mitaj: Bëmë shumë raste, por nuk bëmë dot golin

    “I dinim goditjet e tyre nga këndi, por u shpërqendruam”, Mitaj: Bëmë shumë raste, por nuk bëmë dot golin

    Nuk ka fitues në Riga. Shqipërinë vazhdon ta përndjekë “mallkimi” i barazimeve me Letoninë. Trabsferta e kuqezinjve ka përfunduar në baraspeshë 1-1. Vendasit befasuan në pjesën e parë me një 11 metërsh të fituar, por Strakosha bëri heroin duke pritur me sukses penalltinë. Rei Manaj shleu gabimin e dy netëve më parë, teksa gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 27, duke krijuar iluzionin e një fitoreje të kuqezinjve.
    Por në sekondat e fundit të pjesës së parë, kapiteni i letonezëve, Çernomodrijsi, shtangu Kombëtaren tonë me golin e shënuar nga goditja e këndit. Lojtarët e ekipit tonë kombëtar provuan të shënonin golin e fitores në pjesën e dytë, por pa sukses. Një tjetër barazim për Kombëtaren shqiptare, që venit disi ëndrrën për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët e fushës së blertë kanë dhënë përshtypjet e tyre të para për mikrofonin e “TV Klan”.
    Mitaj: “Nuk kam se çfarë të them shumë për këtë ndeshje. Ishte një kundërshtar shumë i fortë. Në pjesën e dytë bëmë shumë raste, por nuk bëmë golin. Kur shohim që nuk e bëjmë dot golin aq lehtë, duhet të shikojmë që të mos pësojmë. Shpresoj që të shënojmë në ndeshjet e tjera. E dinim që ata ishin të rrezikshëm nga goditjet standarte, por ishte thjesht një shpërqendrim”./Sport Ekspres/

  • “Kemi humbur dy pikë”, Strakosha zhgënjehet nga rezultati dhe tregon si e priti penalltinë: Nuk e dëgjova trajnerin e portierëve

    “Kemi humbur dy pikë”, Strakosha zhgënjehet nga rezultati dhe tregon si e priti penalltinë: Nuk e dëgjova trajnerin e portierëve

    Nuk ka fitues në Riga. Shqipërinë vazhdon ta përndjekë “mallkimi” i barazimeve me Letoninë. Trabsferta e kuqezinjve ka përfunduar në baraspeshë 1-1. Vendasit befasuan në pjesën e parë me një 11 metërsh të fituar, por Strakosha bëri heroin duke pritur me sukses penalltinë. Rei Manaj shleu gabimin e dy netëve më parë, teksa gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 27, duke krijuar iluzionin e një fitoreje të kuqezinjve.
    Por në sekondat e fundit të pjesës së parë, kapiteni i letonezëve, Çernomodrijsi, shtangu Kombëtaren tonë me golin e shënuar nga goditja e këndit. Lojtarët e ekipit tonë kombëtar provuan të shënonin golin e fitores në pjesën e dytë, por pa sukses. Një tjetër barazim për Kombëtaren shqiptare, që venit disi ëndrrën për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët e fushës së blertë kanë dhënë përshtypjet e tyre të para për mikrofonin e “TV Klan”.
    Strakosha: “Duhet të kishim fituar. Kemi humbur 2 pikë dhe nuk jam i gëzuar. Për të ardhur keq për djemtë, sepse luftuam shumë. Humbëm shumë kohë kot te rasti i penalltisë. Me duket se VAR-i nuk po punonte. Bisedimi me Bozhiqin për penalltinë? E pyta se çfarë mendimi kishte. Më tha mendimin e tij për të qendruar në vend. Me këto ekipe duhet të kemi shumë kujdes, sepse një rast mund të ndodhë dhe ata tërhiqen të gjithë pas”.
    Mitaj: “Nuk kam se çfarë të them shumë për këtë ndeshje. Ishte një kundërshtar shumë i fortë. Në pjesën e dytë bëmë shumë raste, por nuk bëmë golin. Kur shohim që nuk e bëjmë dot golin aq lehtë, duhet të shikojmë që të mos pësojmë. Shpresoj që të shënojmë në ndeshjet e tjera. E dinim që ata ishin të rrezikshëm nga goditjet standarte, por ishte thjesht një shpërqendrim”./Sport Ekspres/

  • I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

    I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

    Duke filluar nga e diela dhe veçanërisht gjatë javës së ardhshme, në Itali do të mbërrijë vala e dytë e të nxehtit për këtë fillim qershori, shumë më intensive se e para, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 37°C në pjesën më të madhe të vendit.
    Meteorologu Mattia Gussoni nga portali www.iLMeteo.it konfirmon formimin e një blloku atmosferik të nxehtë për ditët në vijim. Bëhet fjalë për një konfigurim të veçantë që do të sjellë shtrirjen e anticiklonit afrikan për mijëra kilometra nga jugu në veri.
    Sipas Gussonit, kushtet e motit do të mbeten thuajse të pandryshuara për disa ditë: shumë diell dhe mungesë reshjesh në pjesën dërrmuese të rajoneve. “Italia do të ndodhet në zemër të kësaj ‘flluske’ me presion të lartë”, thotë ai.
    Që nga e diela, 8 qershor, dielli do të shkëlqejë në pothuajse të gjitha rajonet, megjithatë mbetet rreziku për ndonjë stuhi të izoluar në Alpet qendrore-lindore, e cila mund të shtrihet edhe në fushat e Friulit. Një fazë e re e motit anormal do të nisë javën e ardhshme: përveç shumë diellit, pritet një valë e fortë të nxehti që do të prekë gjithë vendin gjatë pjesës së parë të qershorit.
    Temperaturat pritet të jenë disa gradë mbi mesataren klimatike, duke sjellë nxehtësi përvëluese në më shumë se gjysmën e Italisë. Më konkretisht, nga e marta, 10 qershor, priten temperatura deri në 36-37°C në Toskanë, Lacio, Molise, Bazilikatë, Puglia, Siçili, Sardenjë dhe Kalabri – madje deri në 40°C në zonat e brendshme të dy ishujve të mëdhenj.
    Në pjesën tjetër të rajoneve, nxehtësia dhe lagështia do të jenë të ndjeshme, me temperatura deri në 33-34°C në qytete si Milano, Bolonja dhe Roma. Këto kushte do të zgjasin gjatë gjithë javës, nga e hëna, 9 qershor, deri të dielën, 15 qershor. “Për momentin, nuk pritet ndonjë ndryshim domethënës në këtë bllok atmosferik – të paktën jo para dhjetëditëshit të fundit të muajit”, shton Gussoni.

  • I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone që nga java që vjen

    I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone që nga java që vjen

    Top Channel