Një automjet tip Masserati ka marrë flakë në afërsi të daljes së tunelit të Skërficës. Policia njofton se incidenti ndodhi në orën 13:28, në aksin rrugor Sarandë – Gjirokastër.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën dy automjete zjarrfikëse. Zjarr kishte përfshirë pjesën e përparme të automjetit me targa AB 803 RX. Ekipet zjarrfikëse ndërhynë me shpejtësi duke përdorur ujë dhe arritën të izolojnë dhe të shuajnë plotësisht flakët.
Si pasojë e zjarrit, janë shkaktuar dëmtime vetëm në pjesën e përparme të mjetit, pa pasoja në njerëz.
Tag: pjesën
-

Digjet Masserati në tunelin e Skërficës
-

Dinamo përmbys D’Escaldes në Adorra, Vllaznia përmbys Vikingurin islandez në Shkodër
Adriatik BALLA
Mbrëmë u luajtën ndeshjet e para të raundit të dytë paraeliminator të Ligës së Konferencës të UEFA-s, ku tre skuadra të Superiores tonë u paraqitën në këtë raund me objektiv për të marrë më të mirën. Siç dihet, Partizani është eliminuar që në raund të parë, por mbrëmë zbritën në fushë Vllaznia dhe Dinamo, si dhe Egnatia, e cila ishte eliminuar në raundin e parë në Champions League por përfiton nga formati i UEFA-s që zbret në një ligë tjetër. Për Dinamon ishte hera e parë që zbriste pas shumë vitesh në Europë. Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja ajo e filloi rrugëtimin në raundin e dytë përballë skuadrës nga Andorra, D’Escaldes, të cilën e mundi 2-1. Vllaznia u përballë me Vikingurin islandez, kurse Egnatia luajti në Hungari me Dinamon e Minskut (siç dihet bjellorusët janë të dënuar nga UEFA dhe luajnë jashtë vendit të tyre). Shkodranët bënë një paraqitje të mire dhe fituan 2-1.
Dinamo e Ilir Dajës e nis Europën me fitore
Blutë dinamovitë triumfuan me shifrat 2-1 në një ndeshje ku siguruan rezultatin falë përmbysjes në pjesën e dytë. Kjo është hera e dytë në historinë e skuadrës kryeqytetase që arrin të fitojë në Europë në fushën kundërshtare. Hera e parë ishte në Ligën e Kampioneve, në vitin e largët 2002, kur ekipi kampion i Shqipërisë luante ndaj lituanezëve të FBK Kaunas. Ajo ishte hera e fundit që Dinamo kalonte turin në një kompeticion ndërkombëtar. Andorrianët shënuan të parët me anë të Vieira në minutën e 43-të, por dinamovitët barazuan në pjesën e dytë me Zabërgja në minutën e 65-të, e më pas siguruan fitoren me golin e shënuar nga Qardaku. Vetë trajneri Daja tha pas ndeshjes se rezultati ishte në favor të skuadrës së tij. “Na vjen mirë që pas kaq shumë vitesh mungesë, Dinamo rikthehet me fitore. Në shtëpinë tonë, edhe që e njohim kundërshtarin, duke respektuar 90 minutat e dyta, besoj që kemi nevojë të përmirësohemi. E kishim parë kundërshtarin, ashtu si luajti brenda në Andorra në ndeshjen e turit të parë kualifikues, ashtu u prezantua edhe sot. Atë që bëmë në pjesën e dytë ndoshta duhet ta bënim që në pjesën e parë, kjo ndoshta edhe për meritë të kundërshtarit. Është rezultat në favorin tonë, por nuk ka mbaruar asgjë. Kemi pasur edhe histori, pavarësisht se personalisht i kam pasur shumë pozitive, por kemi pasur edhe histori të veçantë që edhe me ekip nga Andorra jemi eliminuar me autogol. Shpresoj të mos përsëritet, do punojmë fort për të parë çfarë duhet të përmirësojmë në aspektin e lojës “, theksoi Daja.
Vllaznia ia del, fiton me Vikingur
Në stadiumin “Loro Boriçi”, mbrëmë shkodranët u përballën me islandezët e Vikingur. Ishte ndeshje e vështirë, por Vllaznia fitoi me përmbysje 2-1. Të parët shënuan islandezët, që në minutën e 10-të, me anë të Gunarsonit, e pjesa e parë u mbyll 0-1. Në pjesën e dytë shkodranët e përmbysën rezultatin. Bajrami shënoi në minutën e 67-të pas asistimit të Esat Malës dhe ishte pikërisht ky i fundit që shënoi golin e dytë në minutën e 75-të. Minutat e mbetura u bënë të forta e rivalizuese, me emocione, por shifrat e rezultatit nuk ndryshuan dhe për pasojë Vllaznia fitoi 2-1. Pavarësisht fitores, do ta ketë të vështirë në duelin e kthimit pas një jave në Reikjavik.
Egnatia shkëlqen ndaj Dinamo Minskut
Egnatia bëri kthesë të fortë pas eliminimit në Champions. Mbrëmë në kuadër të raundit të dytë paraeliminatfor në Conference League, rrogozhinasit mundën Dinamon e Minskut me shifrat 2-0, duke hedhur një hap të mirë drejt kualifikimit. Për kampionen tonë golat u shënuan nga Lushkja (29’) dhe Bakajoko (89’). Ndeshja e kthimit pas një jave në Rrogozhinë. -

VIDEO/ Vllaznia “magjike” në Conference League, fiton ndaj Vikingurit në ndeshjen e parë
Vllaznia fitoi 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League.
Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që në minutën e 10-të. Mysafirët nga Islanda ndëshkuan shkodranët me Gunnarsson, i cili realizoi me kokë.Në pjesën e parë, të besuarit e Edi Martinit provuan të reagojnë dhe goditën dy herë portën e kundërshtarit, por pa mundur dot të finalizojnë si duhet.
Në pjesën e dytë, ishte Bajrami ai që vendosi ekuilibrat, me golin e tij në të 67-tën.Vllaznia përmbysi ndeshjen me golin e Malës, çerek ore nga fundi. Takimi i kthimit luhet pas disa ditësh.
-

Dinamo, trajneri Daja pas fitores: E merituam, skuadra ishte në nivelin e duhur
Tekniku i Dinamos, Ilir Daja analizoi fitoren 1-2 ndaj Atletic Escaldes në Conference League.
“Që kanë ndeshje në këto kompeticione europiane, por si ekip ishte hera e parë që prezantoheshim. Vijmë në turin e dytë me shortin e UEFA-s, është gjë shumë e mirë. Do ishte më mirë nëse do kishim edhe dy ndeshje të tjera sepse nuk e kemi ritmin. Kemi përballë ekip që nuk duhet nënvlerësuar sepse dinë të luajnë mirë futboll. Në manovrën që kishin ishin të vështirë për t’i bërë presing lart. Na vjen mirë që pas kaq shumë vitesh mungesë, Dinamo rikthehet me fitore. Në shtëpinë tonë, edhe që e njohim kundërshtarin, duke respektuar 90 minutat e dyta, besoj që kemi nevojë të përmirësohemi. Ardhjet e reja kanë nevojë të përshtaten. Do luftojmë në të dyja planet, për merkaton, qoftë për këtë kompeticion dhe kampionati në Shqipëri.E kishim parë kundërshtarin, ashtu si luajti brenda në Andorra në ndeshjen e turit të parë kualifikues, ashtu u prezantua edhe sot. Ndryshonte vetëm pozicionimi i numrit 4 në qendër të mbrojtjes dhe futja e numrit 6 nga starti. Nuk ishte problemi i nënvlerësimit të kundërshtarit sepse e pamë që kishte manovër të konsoliduar. Mendoj ndoshta spostimet, ndoshta orari, duke u nisur nga fakti se ndeshja në 4, temperaturat të pranueshme, u ftilluam pjesën e dytë, reaguam. Atë që bëmë në pjesën e dytë ndoshta duhet ta bënim që në pjesën e parë, kjo ndoshta edhe për meritë të kundërshtarit.
Kemi disa gjëra për të përmirësuar. Fillimisht ritmi i lojës sepse duhet në Europë të kesh ritëm tjetër loje. Është rezultat në favorin tonë, por nuk ka mbaruar asgjë. Kemi pasur edhe histori, pavarësisht se personalisht i kam pasur shumë pozitive, por kemi pasur edhe histori të veçantë që edhe me ekip nga Andorra jemi eliminuar me autogol. Shpresoj të mos përsëritet, do punojmë fort për të parë çfarë duhet të përmirësojmë në aspektin e lojës dhe për të startuar me formacion sa më të mirë.
Mendoj se Itodo është potencial në sulmin tonë. Dyshe e frikshme me Zabërgjën sepse plotësojnë njëri-tjetrin. Beqja do kohën e vet të përshtatet sepse ka vetëm një seancë stërvitore me ekipin. Jemi kënaqur që i është afruar projektit tonë. Edhe lojtarët e tjerë do jenë javën tjetër, ata që do kenë formën më të mirë mund të jenë ata që do e startojnë. Në fund këto ndeshje nuk presin, janë me sistem eliminimi dhe duhet të jemi në maksimum”- tha ai. -

Champions League/ Drita reziston vetëm një pjesë, Copenhagen shumë i fortë
Drita pëson disfatë 2-0 ndaj Copenhagen në Danimarkë, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Champions League.Skuadra e Zekerija Ramadanit rezistoi në pjesën e parë, e për diçka të tillë, iu desh edhe pak fat. Me kalimin e minutave vendasit shtuan ritmin, teksa Elyounoussi u ndal nga shtylla.
Në pjesën e dytë, Drita e pësoi dy herë. Mattsson realizoi dopietë, duke ekzekutuar saktë dy penallti, saktësisht në minutat 69’ dhe 76’. Ndeshja e kthimit luhet pas disa ditësh. -

“Kurorë me lule te dera e shtëpisë së prindërve”,kërcënohet drejtori i IKMT, Shkodër
Siç njofton edhe Policia, drejtori i IKMT-së në Shkodër, Emiljano Nika, është kërcënuar nga persona ende të paidentifikuar.
Mësohet se në pjesën e jashtme të banesës së tij në Velipojë, mbi kangjellat e portës, i kanë lënë një kurorë me lule.
“Më datë 18.07.2025, shtetasi E. N., 44 vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar se në banesën ku jetojnë vetëm prindërit e tij, në fshatin Sektor, Velipojë, në pjesën e jashtme të banesës, mbi kangjellat e portës, ka konstatuar një kurorë me lule. Po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit”, thonë blutë.
Dyshohet se kjo formë kërcënimi ka ardhur për prishjet që ka bërë IKMT në Theth, pas konstatimit të ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur. /tvklan.al -

Merr flakë autobusi në rrugën Kardhiq-Delvinë, pasagjerët dalin jashtë
Një autobus ka marrë zjarr sot në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë, pranë tunelit të Skërficës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje u nisën dy automjete zjarrfikëse.
Zjarri kishte përfshirë pjesën e motorit të autobusit, ndërsa drejtuesi i mjetit kishte ndërhyrë fillimisht me mjete zjarrfikëse dore për të frenuar përhapjen. Forcat zjarrfikëse arritën të shuanin plotësisht flakët dhe të siguronin zonën.
Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërsa dëmet të kufizuara vetëm në pjesën e motorit të autobusit. -

Zjarr në tunelin e Skërficës/ Merr flakë autobusi, zbardhen detajet e para
Një autobus ka marrë zjarr sot në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë, pranë tunelit të Skërficës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje u nisën dy automjete zjarrfikëse.
Zjarri kishte përfshirë pjesën e motorit të autobusit, ndërsa drejtuesi i mjetit kishte ndërhyrë fillimisht me mjete zjarrfikëse dore për të frenuar përhapjen. Forcat zjarrfikëse arritën të shuanin plotësisht flakët dhe të siguronin zonën.
Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërsa dëmet të kufizuara vetëm në pjesën e motorit të autobusit. -

Merr flakë autobusi pranë tunelit të Skërficës, pasagjerët arrijnë të dalin në kohë
Një autobus ka marrë zjarr sot në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë, pranë tunelit të Skërficës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje u nisën dy automjete zjarrfikëse.
Zjarri kishte përfshirë pjesën e motorit të autobusit, ndërsa drejtuesi i mjetit kishte ndërhyrë fillimisht me mjete zjarrfikëse dore për të frenuar përhapjen. Forcat zjarrfikëse arritën të shuanin plotësisht flakët dhe të siguronin zonën.
Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërsa dëmet të kufizuara vetëm në pjesën e motorit të autobusit.
