Tag: pjesën

  • Spalletti: Ishte thelbësore të fitonim, por nuk jemi të kënaqur. Pres shumë më tepër

    Spalletti: Ishte thelbësore të fitonim, por nuk jemi të kënaqur. Pres shumë më tepër

    11 Dhjetor 2025

    8:01

    Alfred Lleshi

    Juventusi siguroi fitoren e dytë radhazi ndaj Pafos në Champions League, një hap i rëndësishëm për renditjen e fazës së grupit. Spalletti e vendosi ndeshjen me ndryshimet e sakta në pjesën e dytë, por theksoi pakënaqësinë me paraqitjen e të tijve: “Ishte thelbësore të fitonim, por duhet të bëjmë shumë më tepër. Nuk jam i kënaqur, as lojtarët. Në disa momente bëmë minimumin, pati situata dekurajuese në pjesën e parë”.
    Trajneri shpjegoi se skemat funksionuan: “I kishim provuar në stërvitje, në pjesën e dytë u zhvilluan mirë dhe u bëmë më të rregullt e më të vendosur”. Ai vlerësoi vështirësinë e ndeshjes, duke rikujtuar se kundërshtari kishte pësuar pak gola, vetëm ndaj Bayernit.
    Spalletti pranoi problemet në fazën defensive, mungesa e një qendërmbrojtësi të djathtë detyron spostime, me Kalulu si mbrojtës krahu dhe lojtarë si Weston e Cambiaso që nuk janë “terzino” natyralë. “Kur do të shihet Juve e vërtetë? Shpresoj sapo të kemi një qendërmbrojtës të djathtë. Dua ta zhvillojmë 4-2-3-1 sa më shpejt”, – përfundoi ai.

  • Kohë me diell në pjesën më të madhe të ditës, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

    Kohë me diell në pjesën më të madhe të ditës, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

    Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

    Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, vranësira të pakta kalimtare. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8m/sek. Valëzimi në det do jetë i forcës 1-3 ballë.

    Top Channel

  • Pedri: Na e bënë shumë të vështirë, Yamal markohej nga 2 ose 3 lojtarë

    Pedri: Na e bënë shumë të vështirë, Yamal markohej nga 2 ose 3 lojtarë

    10 Dhjetor 2025

    8:55

    Alfred Lleshi

    Pedri González ishte sërish ndër më të dalluarit në fitoren e Barcelonës ndaj Eintracht Frankfurtit (2-1). Mesfushori kanarian shprehu kënaqësinë për përmbysjen e një ndeshjeje shumë të vështirë dhe theksoi: “Donim ta nisnim në ‘Camp Nou’ me fitore.
    Na e bënë shumë të vështirë. Eintracht Frankfurt u mbyll pas dhe ishte e vështirë t’u krijoje raste. E përmbysëm në fund dhe morëm tri pikët. Në pjesën e parë ata gjetën golin nga kundërsulmi. Mbanin shumë lojtarë prapa, praktikisht ishte një 6-4”.
    Pedri shpjegoi se në pjesën e dytë Barcelona korrigjoi vendosjen: “Futëm më shumë lojtarë nga qendra që të mos na kapnin dy kundër një në krahë. Lamine kishte gjithmonë dy ose tre që e markonin. Bëmë rregullime në pushim dhe ia dolëm më mirë, gjetëm golat”. Pedri vlerësoi edhe dopietën e Jules Koundé: “Është një djalë që punon shumë dhe i meriton këto dy gola”.

  • Maresca justifikon humbjen: Në pjesën e dytë humbëm kontrollin, në Champions objektivi mbetet kualifikimi

    Maresca justifikon humbjen: Në pjesën e dytë humbëm kontrollin, në Champions objektivi mbetet kualifikimi

    Tjetër rezultat zhgënjyes për Chelsea, që dje u mund 2-1 në Bergamo nga Atalanta, në ndeshje e raundit të gjashtë të Champions League. Italianët përmbysën disavantazhin që Chelsea kishte pas pjesës së parë.
    “Atalanta ka bërë të njëjtat gjëra dhe i bën shumë mirë për tetë ose nëntë vjet. Ata përpiqen të jenë agresivë, kanë ide të qarta kur kanë topin, por ne nuk kishim vuajtur aq shumë deri në barazimin 1-1“, tha Enzo Maresca, trajneri i Chelsea, që e justifikoi kështu humbjen.
    “Pas barazimit dinamika e ndeshjes ndryshoi, por pas kësaj patëm disa raste për ta bërë rezultatin 2-2. Është një moment kur gjërat po shkojnë në atë drejtim“, shtoi trajneri italian i londinezëve.
    “Në pjesën e parë shënuam, por në pjesën e dytë humbëm kontrollin e lojës dhe pësuam golin e barazimit, por patëm më shumë raste. Dy gola të lehtë që mund dhe duhej t’i kishim shmangur“, shpjegoi Maresca.
    Lidhur me zëvendësimet, ai shtoi: “Chalobah, Pedro Neto dhe Fernandez u zëvendësuan për shkak të gjendjes fizike. Fofana kishte një problem me sytë. Formacioni titullar ishte thuajse i njëjtë me atë që luajti kundër Tottenham, Barcelonës, Wolverhampton dhe Arsenal“.
    Duke folur për objektivin në Champions, ai tha: “Ato nuk ndryshojnë. Me dy fitore, mund të jemi në tetë të parat, përndryshe do të luajmë për playoff. Tani duhet të kthehemi te fitoret sa më shpejt të jetë e mundur”.

  • Moti për sot me diell në pjesën më të madhe të vendit, vranësira të pakta kalimtare

    Moti për sot me diell në pjesën më të madhe të vendit, vranësira të pakta kalimtare

    Ditën e sotme (10 dhjetor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, vranësira të pakta kalimtare.

    Era do të fryjë me drejtim  nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8m/sek.

    Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-3 ballë.

  • Barcelona e nis vrullshëm pjesën e dytë, një mbrojtës nderon katalanasit. Efekti Rashford ndihet direkt (video)

    Barcelona e nis vrullshëm pjesën e dytë, një mbrojtës nderon katalanasit. Efekti Rashford ndihet direkt (video)

    9 Dhjetor 2025

    22:20

    Telesport

    Barcelona e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e dytë në “Camp Nou” ndaj Eintracht Frankfurt, duke përmbysur shifrat me dy gola të shpejtë. Katalanasit kanë barazuar fillimisht shifrat me Jules Kounde në minutën e 50-të.
    Francezi shënoi me kokë, pas krosimit perfekt të Marcus Rashford, i sapofutur në fushë në vend të Fermin Lopez. Tre minuta më pas, sërish Jules Kounde shënon me kokë, këtë herë pas krosimit të Lamine Yamal.
    Kujtojmë që pjesa e parë u mbyll 0-1 për gjermanët. Të cilët gjetën avantazhin pas një kundërsulmi perfekt dhe asistit të marrë nga Nathaniel Brown, sulmuesi 23-vjeçar, Ansgar Knauff, pasi depërtoi bukur në zonë, u tregua më i shpejtë se mbrojtësit katalanas dhe dërgon topin në rrjetë.
    SHIKOGOLAT

  • Emri/ Goditet me thikë në pjesën e kokës 26-vjeçari në Vlorë

    Emri/ Goditet me thikë në pjesën e kokës 26-vjeçari në Vlorë

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një 26-vjeçar është goditur me thikë në pjesën e kokës.
    I plagosur ka mbetur shtetasi Klevis Alilaj nga Tirana.
    Aliaj është dërguar në spital i shoqëruar edhe nga policia. 26-vjeçari është në kirurgji në gjendje stabile. Sipas mjekëve të spitalit, i riu ka plagë sipërfaqësore, jashtë rrezikut për jetë.
    Ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

  • Real Madrid turpërohet në shtëpi, Alonso duket i dorëzuar (video)

    Real Madrid turpërohet në shtëpi, Alonso duket i dorëzuar (video)

    Real Madrid ka zhgënjyer duke u mundur 0-2 nga Celta Vigo në “Santiago Bernabeu”, për javën e 15-të në La Liga. Në minutën e 24-të, Eder Militao lë fushën e lojës i dmëtuar dhe në vend të tij futet Antonio Rudiger. Pavarësisht përpjekjeve për të gjetur golin nga të dy ekipet, pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.
    Miqtë e nisën shumë mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin pas një aksioni të shpejtë, ku Swedberg shënoi me pjesën e pasme të këmbës pas asistit perfekt të Bryan Zaragoza.
    Gjërat do të vështirësoheshin akoma edhe më shumë për madrilenët, ku Fran Garcia mori dy kartonë të verdhë brenda një minuti për faull ndaj kundërshtarit, duke e lënë ekipin me 10 lojtarë që nga minuta e 64-të. Xabi Alonso-n nuk e mban dot vendi dhe nuk e fsheh dot zhgënjimin dhe acarimin ndaj lojtarit të tij.
    Trajneri bask u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 73-të, për shkak të pakënaqësive ndaj gjykimit. Alonso ishte shumë i tensionuar sot, sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes.
    Në minutat shtesë Swedberg gjeti sërish rrjetën, pas një kundërsulmi, duke vulosur përfundimisht fitoren 0-2 për Celta Vigo-n. Pas kësaj humbjeje, Real Madrid mbetet në vendin e dytë me 36 pikë, 4 pikë më pak se Barcelona. Ndërkohë, Celta Vigo rendtiet e 10-ta me 19 pikë.

  • Dominon Partizani, goli i Human vendos për pjesën e parë të derbit të kryeqytetit (video)

    Dominon Partizani, goli i Human vendos për pjesën e parë të derbit të kryeqytetit (video)

    7 Dhjetor 2025

    18:47

    Telesport

    Pjesa e parë e derbit të kryeqytetit, Tirana-Partizani, është mbyllur 0-1 për të kuqtë. Supersfida e cila po luhet në “Air Albania” është zhbllokuar pas vetëm 7 minutash lojë. Pas një krosimi në zonë të Ismailit dhe devijimit të topit me kokë, Human i gjendur i pamarkuar në zonë, dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 22-të, Partizani kishte një mundësi të mirë për të dyfishuar shifrat me Tomën, por goditja e tij përfundon në pjesën e jashtmë të shtyllës.
    Në minutën e 38-të, goditje dënimi në një pozicion shumë të favorshëm për Tiranën. Godet Rimal Haxhiu, në mënyrën më të keqe të mundshme, topi përfundon shumë larg kuadratit. Pjesa e parë 0-1 për Partizanin.

  • Sokrat Habilaj: Dy gjysma dashurish

    Sokrat Habilaj: Dy gjysma dashurish

    Sokrat Habilaj

    Asgjë s’mund të jetë siç ishte më parë,Sepse kemi brenda vetes diçka tepër.Një gjysmë dashurie nga ty e vrarë,Dhe atë që ruaj unë, gjysma tjetër.

    Por sot të ndara janë ato, veç e veç,Ashtu siç jemi të ndarë unë dhe ti.Tek njeri rri ajo që nuk di të vdesë,Dhe e vdekura pa një varr tek tjetri rri.Ndodh rrallë të shihemi në sy të heshtur,Mbështjellë me urrejtje, mbështjellë me mall.Unë që s’vrava kam pjesën tënde të vdekur,Ti që vrave ke pjesën time të gjallë.

    ObserverKult