Tag: pjesëmarrjes

  • “Politika i ka demotivuar qytetarët”/Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki ,ish-kreu i KQZ: Ja arsyet e pjesëmarrjes së ulët

    “Politika i ka demotivuar qytetarët”/Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki ,ish-kreu i KQZ: Ja arsyet e pjesëmarrjes së ulët

    Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kristaq Kume, ka komentuar procesin e zgjedhjeve të pjesshme lokale të zhvilluara dje në pesë bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Cërrik dhe Mat, ku u vu re një pjesëmarrje shumë e ulët e qytetarëve në votim.
    I ftuar në një studio televizive, Kume u shpreh se rezultati i pjesëmarrjes nuk ishte i papritur, duke argumentuar se zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie zakonisht nuk ngjallin interes të lartë tek elektorati.
    “Nuk pritej ndonjë pjesëmarrje që të befasoheshim në këto zgjedhje. Nuk jam befasuar nga ky reagim i qytetarëve. Ishin zgjedhje jashtë radhe dhe u bënë vetëm për kryetarin e bashkisë, ndërsa dihet që një pjesë e mirë e elektoratit nxiten nga kandidatët për këshillin bashkiak,” tha Kume.
    Sipas tij, mosbesimi i qytetarëve ndaj politikës është bërë një faktor kyç në rënien e pjesëmarrjes në zgjedhje, për shkak të sjelljes së forcave kryesore politike.
    “Një arsye që duhet parë me vëmendje është demotivimi i zgjedhësve për shkak të asaj që bëjnë aktorët kryesorë politikë në vend, mazhoranca dhe opozita, që kanë përgjegjësi të mëdha. Sjellja e tyre gjatë viteve ka shkuar drejt asaj që e bën qytetarin mosbesues,” theksoi ai.
    Kume vlerësoi përpjekjen e opozitës për të konkurruar me kandidatë të pavarur në këto zgjedhje, por theksoi se kjo nismë nuk u shoqërua me bashkëpunim real midis forcave opozitare.
    “Opozita bëri mirë që gjeti këtë rrugë me kandidatët e pavarur për të qenë bashkë, por nuk bënë asgjë për ta realizuar konkretisht këtë gjë,” u shpreh Kume.
    Ai kritikoi gjithashtu partitë e reja opozitare, të cilat sipas tij “nuk kishin si objektiv krijimin e sinergjisë për një rezultat pozitiv, por shmangien e përgjegjësisë”.
    “Ishte propozimi i tyre që të gjejnë një kandidat jo politik, por pasi u arrit kjo, si duket nuk kishin interes të arrinin rezultat, por të shmangnin mbajtjen e përgjegjësisë,” përfundoi Kume.

  • Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki ,ish-kreu i KQZ, Kume: Politika i ka demotivuar qytetarët, ja arsyet e pjesëmarrjes së ulët

    Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki ,ish-kreu i KQZ, Kume: Politika i ka demotivuar qytetarët, ja arsyet e pjesëmarrjes së ulët

    Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kristaq Kume, ka komentuar procesin e zgjedhjeve të pjesshme lokale të zhvilluara dje në pesë bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Cërrik dhe Mat, ku u vu re një pjesëmarrje shumë e ulët e qytetarëve në votim. 
    I ftuar në studion e News24, Kume u shpreh se rezultati i pjesëmarrjes nuk ishte i papritur, duke argumentuar se zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie zakonisht nuk ngjallin interes të lartë tek elektorati. 
    “Nuk pritej ndonjë pjesëmarrje që të befasoheshim në këto zgjedhje. Nuk jam befasuar nga ky reagim i qytetarëve. Ishin zgjedhje jashtë radhe dhe u bënë vetëm për kryetarin e bashkisë, ndërsa dihet që një pjesë e mirë e elektoratit nxiten nga kandidatët për këshillin bashkiak,” tha Kume. 
    Sipas tij, mosbesimi i qytetarëve ndaj politikës është bërë një faktor kyç në rënien e pjesëmarrjes në zgjedhje, për shkak të sjelljes së forcave kryesore politike. 
    “Një arsye që duhet parë me vëmendje është demotivimi i zgjedhësve për shkak të asaj që bëjnë aktorët kryesorë politikë në vend, mazhoranca dhe opozita, që kanë përgjegjësi të mëdha. Sjellja e tyre gjatë viteve ka shkuar drejt asaj që e bën qytetarin mosbesues,” theksoi ai. 
    Kume vlerësoi përpjekjen e opozitës për të konkurruar me kandidatë të pavarur në këto zgjedhje, por theksoi se kjo nismë nuk u shoqërua me bashkëpunim real midis forcave opozitare. 
    “Opozita bëri mirë që gjeti këtë rrugë me kandidatët e pavarur për të qenë bashkë, por nuk bënë asgjë për ta realizuar konkretisht këtë gjë,” u shpreh Kume. 
    Ai kritikoi gjithashtu partitë e reja opozitare, të cilat sipas tij “nuk kishin si objektiv krijimin e sinergjisë për një rezultat pozitiv, por shmangien e përgjegjësisë”. 
    “Ishte propozimi i tyre që të gjejnë një kandidat jo politik, por pasi u arrit kjo, si duket nuk kishin interes të arrinin rezultat, por të shmangnin mbajtjen e përgjegjësisë,” përfundoi Kume. 
     
     

  • Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki/ KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 13:00, bashkia Mat kryeson me numrin më të lartë të votuesve

    Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki/ KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 13:00, bashkia Mat kryeson me numrin më të lartë të votuesve

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen e 5 kryebashkiakëve të rinj në vend.

    Pjesëmarrja në votime në pesë bashki deri në orën 11:00 është 12.7%.
    Bashkia Vlorë: 8.26%
    Bashkia Berat: 12.79%
    Bashkia Cërrik: 18.3%
    Bashkia Mat: 28.46%
    Bashkia Tepelenë: 24.96%
    Klikoni këtu për të parë rezultatet në kohë reale

    Top Channel

  • Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki/ KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 12:00, bashkia Mat me numrin më të lartë të votuesve

    Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki/ KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 12:00, bashkia Mat me numrin më të lartë të votuesve

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen e 5 kryebashkiakëve të rinj në vend.

    Pjesëmarrja në votime në pesë bashki deri në orën 11:00 është 10.82%.
    Bashkia Vlorë: 6.94%
    Bashkia Berat: 10.99%
    Bashkia Cërrik: 15.16%
    Bashkia Mat: 24.21%
    Bashkia Tepelenë: 21.27%
    Klikoni këtu për të parë rezultatet në kohë reale

    Top Channel

  • KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 12:00, bashkia Mat me numrin më të lartë të votuesve

    KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 12:00, bashkia Mat me numrin më të lartë të votuesve

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen e 5 kryebashkiakëve të rinj në vend.

    Pjesëmarrja në votime në pesë bashki deri në orën 11:00 është 10.82%.
    Bashkia Vlorë: 6.94%
    Bashkia Berat: 10.99%
    Bashkia Cërrik: 15.16%
    Bashkia Mat: 24.21%
    Bashkia Tepelenë: 21.27%

  • KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 10:00, ja bashkia me numrin më të lartë të votuesve

    KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 10:00, ja bashkia me numrin më të lartë të votuesve

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen e 5 kryebashkiakëve të rinj në vend.

    Sipas të dhënave të raportuara deri në orën 10:00, pjesëmarrja dhe numri i votuesve në këto 5 bashki është si më poshtë:
    Bashkia Vlorë: 3.16% pjesëmarrje, 4,703 votues.
    Bashkia Berat: 5.39% pjesëmarrje, 3,934 votues.
    Bashkia Cërrik: 7.16% pjesëmarrje, 2,430 votues.
    Bashkia Mat: 12.43% pjesëmarrje, 2,672 votues.
    Bashkia Tepelenë: 9.21% pjesëmarrje, 844 votues.

  • KQZ publikohen shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 10:00, ja cila bashki kryeson

    KQZ publikohen shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 10:00, ja cila bashki kryeson

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen e 5 kryebashkiakëve të rinj në vend.

    Sipas të dhënave të raportuara deri në orën 10:00, pjesëmarrja dhe numri i votuesve në këto 5 bashki është si më poshtë:
    Bashkia Vlorë: 3.16% pjesëmarrje, 4,703 votues
    Bashkia Berat: 5.39% pjesëmarrje, 3,934 votues
    Bashkia Cërrik: 7.16% pjesëmarrje, 2,430 votues
    Bashkia Mat: 12.43% pjesëmarrje, 2,672 votues
    Bashkia Tepelenë: 9.21% pjesëmarrje, 844 votues

  • Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, KQZ publikon shifrat e para të pjesëmarrjes në votim

    Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, KQZ publikon shifrat e para të pjesëmarrjes në votim

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e para të pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen e 5 kryebashkiakëve të rinj në vend.

    Sipas të dhënave të raportuara deri në orën 08:00, pjesëmarrja në pesë bashkitë është:
    Vlorë: 687 qytetarë kanë votuar, ose rreth 0.51%.
    Berat: 580 qytetarë kanë votuar, ose rreth 0.83%.
    Cërrik: 323 qytetarë kanë votuar, ose 0.97%.
    Mat: 463 qytetarë kanë votuar, ose 1.96%.
    Tepelenë: 182 qytetarë kanë votuar, ose 2.07%.

    Top Channel

  • “Futbolli nuk i ndal dot luftërat”; Ceferin kundër përjashtimit të klubeve dhe lojtarëve

    “Futbolli nuk i ndal dot luftërat”; Ceferin kundër përjashtimit të klubeve dhe lojtarëve

    Presidenti i UEFA-s nuk u shpreh qartë për ndalimin e pjesëmarrjes së klubeve izraelite dhe lojtarëve të tyre në kompeticionet europiane, edhe pse disa ekipe e kanë sugjeruar këtë, ndonëse pranoi se ajo që po ndodh me civilët në Gaza e prek personalisht. “Më vret shumë, është e pamundur të vazhdoj t’i shoh këto gjëra.
    Nga një këndvështrim tjetër, nuk jam pro ndalimit të pjesëmarrjes së sportistëve. Fundja, çfarë mund të bëjë një sportist që qeveria e tij ta ndalojë luftën? Është shumë, shumë e vështirë. Tani, ndalimi për ekipet ruse është, mendoj, tri vite e gjysmë. A u ndal lufta? Jo. Pra, për momentin, nuk e di. Duhet të them se, me situatën në Rusi dhe Ukrainë, pati një presion shumë të fortë politik.
    Tani ka më shumë presion nga shoqëria civile sesa nga politikanët, sepse politikanët janë, natyrisht, shumë pragmatikë kur bëhet fjalë për luftëra dhe viktima. Nuk mund të them çfarë do të ndodhë. Flitet për gjithçka, por unë, personalisht, jam kundër përjashtimit të sportistëve”.
     

  • Elisa Spiropali i përgjigjet Gazment Bardhit në Kuvend: Më vjen mirë që më ndiqni…

    Elisa Spiropali i përgjigjet Gazment Bardhit në Kuvend: Më vjen mirë që më ndiqni…

    Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka replikuar me kryetarin e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi në Kuvend.
    “Më vjen mirë që më ndiqni hap pas hapi, z.Bardhi, në aktivitetin tim në rrjetet sociale, por po ju informoj që, siç diskutuam në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të datës 9 qershor, seanca nga data 12 në datën 16 qershor nuk u shty për arsye të pjesëmarrjes sime në Samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë”, por sepse shumë deputetë mungonin për shkak të pjesëmarrjes në aktivitete të tjera.Ishte lehtësisht e zëvendësueshme prezenca ime këtu me dy nënkryetarët e nderuar, z.Çuci e z.Gjekmarkaj, por në bazë të nenit 7, pika 1 të Rregullores, Kryetari i Kuvendit, ka për detyrë të kujdeset për mbarëvajtjen e seancave plenare dhe që veprimtaria të jetë e plotë dhe të sigurojë kushte që të gjithë deputetët të jenë pjesëmarrës në seancë.Unë nxorra urdhrin për këtë seancë plenare me vështirësi, t’iu them të drejtën, sepse ka vetëm 1 pikë, 1 çështje në rend të ditës sot, një projektligj, komisionet as ishin mbledhur dhe nuk kishin kourumin e nevojshëm për të diskutuar projektligje të tjera. Mund të mos ishte zhvilluar as kjo seancë sot, kështu që ju bëj thirrje të gjithë deputetëve të marrin në pjesë në komisione dhe të jenë pjesëmarrës aktivë.Sa i takon pjesëmarrjes së Shqipërisë në Samitin e organizuar nga Presidenti Zelenskyy në Odesa, në Ukrainë, me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve dhe qeverive të Europës Juglindore, mos kini asnjë merak. Shqipëria u përfaqësua në nivelin më të lartë dhe më të mirë të mundshëm z.Bardhi, dhe këtë e them pa modesti fare.Kështu që vazhdoni më ndiqni në rrjetet sociale”, ka thënë Spiropali në replikën e saj.