Tag: pjesëmarrja

  • Mbyllen qëndrat e votimit në RMV, pjesëmarrja në zgjedhjet lokale arrin në 46.65%

    Mbyllen qëndrat e votimit në RMV, pjesëmarrja në zgjedhjet lokale arrin në 46.65%

    Në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet për zgjedhjet lokale të vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut, njofton Alsat M. Sipas të dhënave zyrtare, deri në orën 18:30 pjesëmarrja në votime ka arritur në 46.65%, duke shënuar një interes të moderuar nga qytetarët për këtë proces zgjedhor.

    Mbi 803 mijë qytetarë kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës për të zgjedhur përfaqësuesit lokalë në komunat e vendit. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi në përgjithësi është zhvilluar pa incidente madhore.

    Rezultatet e para të numërimit të votave pritet të publikohen brenda pak orësh, duke dhënë një panoramë fillestare të fituesve në garat lokale.

  • Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, KSHZ: Pjesëmarrja e votuesve shkon në 9.3 për qind

    Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, KSHZ: Pjesëmarrja e votuesve shkon në 9.3 për qind

    Në konferencën e dytë për shtyp, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Maqedonisë së Veriut informoi se pjesëmarrja në votime deri në orën 11:15 , sipas të dhënave nga 3,139 vendvotime, është 9.3%.

    Në zgjedhjet e sotme, votimi po zhvillohet në 3,474 vendvotime, ku 1,832,415 qytetarë mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës deri në orën 19:00.

    Në zgjedhjet lokale të vitit 2025, ka gjithsej 309 kandidatë për kryetarë komunash dhe 576 lista për anëtarë të këshillave komunale me gjithsej 10,490 kandidatë.

  • Kosovë/ KQZ publikon shifrat zyrtare: Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale është 39.07%

    Kosovë/ KQZ publikon shifrat zyrtare: Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale është 39.07%

    Kosova E Diel, 12 Tetor 2025 20:26
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se pjesëmarrja në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Kosovë ishte 39.07%, sipas të dhënave preliminare të publikuara mbrëmjen e së dielës.
    Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në një konferencë për media deklaroi se përkundër një procesi të qetë dhe të rregullt, pjesëmarrja ka qenë më e ulët krahasuar me zgjedhjet lokale të kaluara, ku kishin votuar rreth 43% e qytetarëve me të drejtë vote.

    “Sipas të dhënave preliminare, deri në mbylljen e vendvotimeve kanë votuar 39.07% e qytetarëve. Procesi ka qenë i qetë dhe pa pengesa të mëdha,” tha Radoniqi.

    Ai bëri të ditur se në shumë vendvotime ka nisur tashmë procesi i numërimit të votave për kryetarët e komunave, ndërsa pas përfundimit të këtij procesi do të vazhdohet me numërimin e votave për asambletë komunale.

  • Publikohen shifrat zyrtare/ Votimi, KQZ njoftim zyrtar: Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale 39.07%, nis numërimi i votave

    Publikohen shifrat zyrtare/ Votimi, KQZ njoftim zyrtar: Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale 39.07%, nis numërimi i votave

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se pjesëmarrja në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Kosovë ishte 39.07%, sipas të dhënave preliminare të publikuara mbrëmjen e së dielës.
    Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në një konferencë për media deklaroi se përkundër një procesi të qetë dhe të rregullt, pjesëmarrja ka qenë më e ulët krahasuar me zgjedhjet lokale të kaluara, ku kishin votuar rreth 43% e qytetarëve me të drejtë vote.
    “Sipas të dhënave preliminare, deri në mbylljen e vendvotimeve kanë votuar 39.07% e qytetarëve. Procesi ka qenë i qetë dhe pa pengesa të mëdha,” tha Radoniqi.
    Ai bëri të ditur se në shumë vendvotime ka nisur tashmë procesi i numërimit të votave për kryetarët e komunave, ndërsa pas përfundimit të këtij procesi do të vazhdohet me numërimin e votave për asambletë komunale.

  • KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 17:00/ Kosova në zgjedhje, ja sa qytetarë kanë votuar

    KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 17:00/ Kosova në zgjedhje, ja sa qytetarë kanë votuar

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur se deri në orën 17:00, pjesëmarrja në zgjedhjet lokale ka arritur në 32.30% të votuesve me të drejtë vote.
    Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen zyrtare të KQZ-së, komuna me daljen më të lartë deri në këtë orë është Mamusha, ku kanë votuar 64.61% e qytetarëve të regjistruar.
    Ndërkohë, pjesëmarrja më e ulët është shënuar në Skenderaj, me vetëm 23.61% të votuesve që kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor deri në këtë moment. Procesi i votimit vijon pa ndërprerje në të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa kutitë e votimit pritet të mbyllen në orët e mbrëmjes, sipas orarit të parashikuar.

  • Zgjedhjet lokale në Kosovë, ja sa është pjesëmarrja e qytetarëve deri në orën 13:00

    Zgjedhjet lokale në Kosovë, ja sa është pjesëmarrja e qytetarëve deri në orën 13:00

    Në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve njoftohet se deri në orën 13:00, pjesëmarrja në zgjedhje ishte 16.45%.

    Kjo shifër përfshin vetëm votat e hedhura në vendvotimet e rregullta dhe nuk përfshin votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta, apo votat me postë.
    Për të dhënat në kohë reale, klikoni KËTU. /REL

  • Zgjedhjet në Kosovë/ Pjesëmarrja deri në mesditë 7.84%, KQZ: Nuk ka raportime për parregullsi

    Zgjedhjet në Kosovë/ Pjesëmarrja deri në mesditë 7.84%, KQZ: Nuk ka raportime për parregullsi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri në mesditë, pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në Kosovë ishte 7.84%. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, deklaroi se nuk janë regjistruar parregullsi që të rrezikonin procesin e votimit.

    Për krahasim, në zgjedhjet lokale të vitit 2021, pjesëmarrja deri në të njëjtën orë ishte 8.2%. Qytetarët me të drejtë vote mund të votojnë deri në orën 19:00.
    KQZ paralajmëroi se rezultatet preliminare do të publikohen brenda 48 orëve pas mbylljes së votimit. Në komunat ku asnjë kandidat nuk merr mbi 50% të votave, do të organizohet rundi i dytë më 9 nëntor.
    Një konferencë e re e KQZ-së do të mbahet më vonë për të dhënë informacion mbi pjesëmarrjen deri në orën 11:00.

  • Akuzat për ndërhyrje nga Serbia në zgjedhjet lokale, Osmani: Sa më e madhe pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia

    Akuzat për ndërhyrje nga Serbia në zgjedhjet lokale, Osmani: Sa më e madhe pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, votoi pak pas orës 10:00 në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

    Pas hedhjes së votës, ajo e cilësoi këtë ditë si të rëndësishme për demokracinë e vendit.
    “Sa më e madhe pjesëmarrja dhe sa më i rregullt procesi, aq më e fortë është demokracia jonë. Pres që ky të jetë një proces me rezultate në të mirë të qytetarëve tanë”, tha Osmani, duke ftuar qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë.
    Osmani, po ashtu, theksoi se institucionet e Kosovës do të bëjnë gjithçka për të garantuar të drejtën e votës për të gjithë qytetarët, duke përsëritur se Serbia ka tentuar vazhdimisht të ndërhyjë në proceset zgjedhore në Kosovë.

  • Zgjedhjet në Kosovë, voton Presidentja Vjosa Osmani: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia jonë

    Zgjedhjet në Kosovë, voton Presidentja Vjosa Osmani: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia jonë

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ushtruar të drejtën e saj të votës në Fakultetin Teknik në Prishtinë, në kuadër të zgjedhjeve lokale që po mbahen në vend.
    Me këtë rast, ajo u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në votime, duke e cilësuar këtë si një element kyç të funksionimit demokratik të shtetit.
    “Sa më e lartë të jetë pjesëmarrja dhe sa më i rregullt procesi zgjedhor, aq më e fuqishme do të jetë demokracia jonë. Pres që ky proces të sjellë rezultate në interes të qytetarëve tanë”, u shpreh Osmani.

    /vizionplus.tv

  • Voton presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia jonë

    Voton presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia jonë

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka votuar në Fakultetin Teknik në Prishtinë për zgjedhjet lokale që po zhvillohen në vend.
    Osmani i bën thirrje të gjithë qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje, si një pasqyrim i demokracisë së një shteti.
    “Sa më e madhe pjesëmarrja dhe sa më i rregullt procesi, aq më e fortë është demokracia jonë. Pres që ky të jetë një proces me rezultate në të mirë të qytetarëve tanë”, tha Osmani.