Tag: pjesëmarrja

  • Zgjedhjet e pjesshme lokale, kjo është pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00

    Zgjedhjet e pjesshme lokale, kjo është pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00

    Pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki të vendit ka arritur në 17,99% deri në orën 17:00, sipas të dhënave zyrtare të raportuara nga komisionet e qendrave të votimit. Të dhënat tregojnë ndryshime të ndjeshme mes bashkive, ku disa prej tyre shënojnë pjesëmarrje mjaft të ulët, ndërsa të tjera raportojnë shifra më të larta se mesatarja.
    Në Vlorë janë raportuar 174 nga 231 qendra votimi, ku kanë votuar 15,712 qytetarë nga gjithsej 130,480 të regjistruar. Pjesëmarrja në këtë bashki është vetëm 12.04%, një nga shifrat më të ulëta në rang kombëtar për këto zgjedhje.
    Pjesëmarrja në Bashkinë Berat shkon në 18.94%, duke qëndruar rreth mesatares së përgjithshme. Nga 116 qendra votimi janë raportuar 83. Deri në orën 17:00 kanë votuar 11,571 zgjedhës, nga 61,082 gjithsej.
    Në Cërrik janë raportuar 45 nga 57 qendra votimi. Deri tani kanë votuar 7,591 qytetarë nga 30,700 të regjistruar. Pjesëmarrja në këtë bashki arrin në 24.73%, një ndër shifrat më të larta të ditës.
    Mati shënon pjesëmarrjen më të lartë ndër të gjitha bashkitë e përfshira në zgjedhje. Nga 47 qendra, janë raportuar 29, ndërsa kanë votuar 7,379 zgjedhës nga 18,903 total. Pjesëmarrja këtu arrin në 39.04%, duke e vendosur Matin në krye të listës për pjesëmarrje.
    Në Tepelenë janë raportuar 13 nga 21 qendra votimi. Deri tani kanë votuar 2,420 qytetarë nga 7,184 të regjistruar. Pjesëmarrja në këtë bashki është 33.69%, duke u renditur ndër më të lartat në këtë proces zgjedhor.

  • Vlora “indiferente” në zgjedhje, sa ka qenë pjesëmarrja deri në orën 16:00 në 5 bashkitë e vendit

    Vlora “indiferente” në zgjedhje, sa ka qenë pjesëmarrja deri në orën 16:00 në 5 bashkitë e vendit

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet për pesë kryebashkiakët e Matit, Tepelenës, Vlorës, Beratit dhe Cërrikut.
    Pjesëmarrja e përgjithshme deri në orën 16:00 ishte 17.36%, ndësa sipas bashkive ndahet si më poshtë:Lexo edhe :Related Posts
    Berat – 18.76%,

    Vlorë -11.42% %,
    Cërrik – 22.43%,
    Mat -38.06%
    Tepelenë – 28.74%
    Qarku me pjesëmarrjen më të ulët është Vlora, ndërsa pjesëmarrjen më të lartë në votim e ka patur qarku i Tepelenës./vizionplus.tv

  • Zgjedhësit bojkotojnë masivisht, pjesëmarrja 16,2%. Vlora regjistron pjesëmarrjen më të ulët, vetëm 10,2%

    Zgjedhësit bojkotojnë masivisht, pjesëmarrja 16,2%. Vlora regjistron pjesëmarrjen më të ulët, vetëm 10,2%

    Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P
    Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

  • Pjesëmarrja deri në orën 16:00/ Zgjedhje vendore në 5 Bashki, KQZ: 16.93 %. Vlora “braktis” votimin

    Pjesëmarrja deri në orën 16:00/ Zgjedhje vendore në 5 Bashki, KQZ: 16.93 %. Vlora “braktis” votimin

    Këtë të diel, 9 nëntor, mbi 334 mijë qytetarë shqiptarë në pesë bashki të vendit do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj. Procesi zgjedhor zhvillohet në Mat, Cërrik, Berat, Vlorë dhe Tepelenë, si pasojë e vakancave të krijuara në drejtimin e bashkive përkatëse.
    Këto zgjedhje të pjesshme lokale erdhën si pasojë e largimit të kryebashkiakëve, dy si ministra në qeveri, dy të tjerë si deputetë në parlament dhe një dorëheqje e Ermal Dredhes në Vlorë.

  • “Pjesëmarrja shumë e ulët, duhet lexuar mirë”/ Zgjedhjet në 5 Bashki, Gjikondi: Distancim i qytetarëve nga partitë

    “Pjesëmarrja shumë e ulët, duhet lexuar mirë”/ Zgjedhjet në 5 Bashki, Gjikondi: Distancim i qytetarëve nga partitë

    Për analisten Brizida Gjikondi, numri i ulët i pjesëmarrjes në zgjedhje ishte i pritshëm. Në një studio televizive, Gjikondi foli për një distancim të qytetarëve ndaj klasës politike si majtas edhe djathtas.
    “Është logjike pjesëmarrja e ulët, flasim për një mandat një vit e pak. Zgjedhje ku opozita nuk ka marrë pjesë, janë zgjedhje për kryetarin e bashkië dhe jo për këshillin bashkiak i konsideruar si parlamenti i Bashkisë.
    Në këto 5 bashki nuk kemi zgjedhje për këshilltar bashkiak, dhe e fundit që duhet lexuar nga partitë mendoj se ka një distancim ndaj klasës politike si majtas edhe djathtas, por më shumë e shoh si ndëshkim për të majtën.
    Pjesëmarrja shumë e ulët në Vlorë duhet lexuar mirë. Përvec Vlorës, flasim për qytetet e tjera me një numër shumë të vogël votuesish.” -u shpreh Gjikondi.

  • Zgjedhjet e pjesshme lokale, ja sa qytetarë votuan deri në orën 15:00

    Zgjedhjet e pjesshme lokale, ja sa qytetarë votuan deri në orën 15:00

    KQZ ka bërë publike të dhënat më të fundit lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet për kryetarët e pesë bashkive të vendit, Mat, Tepelenë, Vlorë, Berat dhe Cërrik.

    Sipas KQZ-së, deri në orën 15:00, pjesëmarrja e përgjithshme në këto njësi vendore ishte 16.08 për qind.

    Në Berat kanë votuar 16.7% e zgjedhësve, në Vlorë pjesëmarrja ka qënë 10.68% e zgjedhësve, në Cërrik kanë votuar 21.39% e zgjedhësve, në Mat 35.32% dhe në Tepelenë pjesëmarrja ka qënë 28.74%.

     

  • “PD po pranon disfatën”, Zaloshnja: “Të pavarurit” e PD nuk kanë sjellë asnjë entuziazëm

    “PD po pranon disfatën”, Zaloshnja: “Të pavarurit” e PD nuk kanë sjellë asnjë entuziazëm

    Partia Demokratike po pranon disfatën e saj zgjedhore duke mos nxjerrë kandidatë politikë në pesë bashkitë e vendit.
    Sondazhisti Eduard Zaloshnja, i ftuar në Abc News theksoi se strategjia e PD për t’u fshehur pas kandidatëve “të pavarur” ka dështuar dhe kjo reflektohet tek pjesëmarrja e ulët në zgjedhje.
    “PD po pranon disfatën. Një parti politike duhet të dalë më kandidatët e vet. Pjesëmarrja e ulët deri tani ma jep sinjal mua, që këta kandidatë nuk kanë ngjallur rritjen e pjesëmarrjes. Sot jemi më poshtë se para dy vitesh.
    PD kishte kandidatë politikë, tani pjesëmarrja është më e ulët që PD ka zgjedhor kandidatë jashtë politikës. Pa dalë fare rezultatet, mund të themi se kjo lëvizje që bëri PD nuk ka prodhuar entuziazëm dhe as rritje të pjesëmarrjes.”, tha ai.

  • Zgjedhjet në pesë bashkitë/ Pjesëmarrja e ulët, shkak koha e keqe dhe terreni i vështirë i qendrave të votimit

    Zgjedhjet në pesë bashkitë/ Pjesëmarrja e ulët, shkak koha e keqe dhe terreni i vështirë i qendrave të votimit

    Rreth 60 qytetarë nga 1170 zgjedhësit e Tragjasit kanë ushtruar të drejtën e votës.

    Sipas anëtarëve të komisioneve të dy qendrave të votimit të këtij fshati, pengesë është koha me shi, vendndodhja ku votohet në zonë të vështirë me rrugë të pashtruar, si edhe fushata e vakët.
    “Procesi po shkon mirë, nga 505 kanë votuar 20 qytetarë në këtë qendër votimi”, shprehet një nga anëtarët.
    Kjo zonë njihet edhe për protestat e banorëve që kundërshtonin projektin për ndërtimin e një ujësjellësi të ri që merr ujin e  fshatit për të furnizuar Palasën dhe Dhërmiun.
    Megjithëse në zgjedhjet parlamentare të 11 majit pjesëmarrja arriti gati 300 votues, me 70% vota për socialistët.

    Top Channel

  • Zgjedhjet për kryebashkiak në Cërrik/ “Pjesëmarrja është e kënaqshme”, Mazniku sqaron numrin e zgjedhësve: Janë listat me diasporën

    Zgjedhjet për kryebashkiak në Cërrik/ “Pjesëmarrja është e kënaqshme”, Mazniku sqaron numrin e zgjedhësve: Janë listat me diasporën

    Drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Elbasanit, Arbian Mazniku në një prononcim për gazetarët ka sqaruar numrin e zgjedhësve më shumë në lista se zgjedhjet e majit 2025.

    “U hoqën votuesit që u regjistruan në listën  votuesve jashtë, ata rivendosen në listën e këtyre zgjedhjeve. Arsye pse shihni një numër të ulët është që janë rivendosur në listë emigrantët që u hoqën për listën e posaçme të diasporës”, sqaroi socialisti.
    Ndër të tjera ai u shpreh se pjesëmarrja në votim është e kënaqshme.
    “Jemi duke kaluar një ditë të mirë për Cërrikun, deri më tani votimi është i kënaqshëm. Janë rreth 6 mijë qytetore që kanë shprehur vullnetin e tyre në të gjitha qendrat e votimit. I ftojmë qytetarët që të dalin sërish në numra dhe të shprehin vullnetin e tyre. Cërriku ka pasur një periudhë të jashtëzakonshme zhvillimore vitet e fundit, por po ashtu ka përpara më të mirën për një sërë projektesh që do të ndodhin. Ftojmë qytetarët që në mënyrën më të mirë të mundshme të vijojnë në numra dhe në volum.
    Duket se çdo gjë është në rrugë të mbarë. Jemi në numra të ngjashëm me zgjedhjet e  fundit. Pak ndryshim ka. Ne jemi në numra të ngjashëm, deri tani jemi të kënaqur.
    U hoqën votuesit që u regjistruan në listën  votuesve jashtë, ata rivendosen në listën e këtyre zgjedhjeve. Arsye pse shihni një numër të ulët është që janë rivendosur në listë emigrantët që u hoqën për listën e posaçme të diasporës”, shprehet ai.

    Top Channel

  • Zgjedhjet në 5 bashkitë/ Celibashi: Kanë votuar vetëm 13%, pjesëmarrja më e ulët në Vlorë me 8%

    Zgjedhjet në 5 bashkitë/ Celibashi: Kanë votuar vetëm 13%, pjesëmarrja më e ulët në Vlorë me 8%

    Pjesëmarrja e votuesve deri në orën 13:00 në pesë bashkitë është 13%.

    Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat u shpreh se pjesëmarrja më e lartë është në Mat, ndërsa më e ulëta në Vlorë me 8.51%.
    “Procesi po shkon normalisht dhe i qetë, pa shqetësime serioze. Nuk kemi evidentuar probleme që të ketë penguar procesin e votimit. Pjesëmarrja në votime, deri në orën 13:00 është 13%.Pjesëmarrja më e lartë është në Mat, ndërsa më e ulëta në Vlorë me 8.51%.
    Pjesëmarrja më e madhe për të pesta bashkitë, i përket grupmoshës 55-64 vjeç. Pjesëmarrje më të ulët, e ka grupmosha 18-22 vjeç. Kjo është panorama e zhvillimit të deritanishëm.
    Nuk kemi raportime për prani të personave të paautorizuar pranë ambienteve të Qendrave të votimit. Ishte një diskutim për një lokal në Mat pranë QV por janë bare që nuk janë zyra të partive politike, e kemi sqaruar ketë situatë me përfaqësuesit”-u shpreh Celibashi.

    Top Channel