Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e pjesshme në pesë bashki në vend. Ai falenderon qytetarët teksa thotë edhe se pjesëmarrja e ulët ishte si rezultat i disa faktorëve.
“5 bashki, 5 fitore dhe 5 arsye më shumë për t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës se djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk e stimulojnë pjesëmarrjen”, tha Rama.
Një urim e kishte edhe për kryetarët e rij të bashkive, sidomos për atë të Beratit me rezultatin e arritur.
“Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës; Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83% të votave dhe 13 049 vota nga 15 454 të PS në 11 maj për bashkinë Berat, ka arritur një rezultat mbresëlënës; Florenci në Cërrik, Gramosi në Tepelenë dhe Altini në Mat, që të tre me rezultate kuptimplota, të cilat janë një themel i fortë i punës që do të pasojë në shërbim të atyre komuniteteve”, shkruan Rama.
Zgjedhjet e pjesshme lokale u zhvilluan të dielën, më 9 nëntor, në pesë bashki të vendit (Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë) me një pjesëmarrje të ulët prej 18.45% nga mbi 334 mijë votues me të drejtë vote.
Partia Socialiste siguroi një fitore të thellë në të gjitha bashkitë, duke marrë rezultatin 5 me 0 ndaj kandidatëve të opozitës dhe të pavarur.
Në Vlorë, Brunilda Mersini (PS) fitoi me 78.88% të votave, ndërsa pjesëmarrja ishte më e ulëta në vend, vetëm 12.5%.
Në Cërrik, Berat dhe Tepelenë, kandidatët socialistë Florenc Doka, Ervin Ceca dhe Gramos Sako fituan me mbi 65% deri në 83% të votave, duke shënuar rritje të ndjeshme për PS dhe rënie për PD.
Në Mat, Altin Bojni (PS) triumfoi me 66.54%, ndërsa pjesëmarrja ishte më e larta në shkallë vendi, 39.36%. Të gjitha rezultatet konfirmojnë dominimin elektoral të PS në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.
Tag: pjesëmarrja
-

PS fitoi 5 bashkitë, Rama: Pjesëmarrja e ulët prej dobësisë ekstreme të PD-së, motit dhe…
-

Pjesëmarrja në Vlorë vetëm 12%, Çuçi: Nuk më shqetëson, s’kishim kundërshtar, ndaj stadiumi ishte bosh
bledi cuci dhe bruna mersini
VLORË- Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, Blendi Çuçi, është shfaqur i pashqetësuar nga pjesëmarrja tejet e ulët në zgjedhjet e pjesshme lokale, veçanërisht në qytetin e bregdetar. Në fjalën e tij krah Brunilda Mersinit, pas shpalljes së fitores së kësaj të fundit për Bashkinë Vlorë, ai u shpreh:
“Pjesëmarrja nuk është mesazh për PS, nga përqindja e votave u pa se shumica e votuesve ishin socialistët. Pjesëmarrja varet nga shumë faktorë, kjo mes të tjerash varet edhe nga fakti që nuk kishim një kundërshtar të fortë, është si në futboll që kur nuk ke një kundërshtar të fortë dhe dihet rezultati, stadiumi mbetet bosh. Kjo u vu re edhe në bashkitë e tjera. Gara në të gjitha bashkitë kishte ulje të pjesëmarrësve. Kjo nuk më shqetëson. Jam i lumtur që për herë të parë kemi në krye të Bashkisë Vlorë një grua”.
Në Vlorë, pjesëmarrja ishte rreth 12%, numri më i ulët i regjistruar ndonjëherë në vend. Pas mbylljes së numërimit, Bruna Mersini u shpall fituese me 15672 vota, e përkthyer në përqindje 78.44%. I dyti u rendit Dionit Sota dhe në vendin e tretë Gjergji Nika.
Me këtë rezultat, Mersini është zyrtarisht kryetarja e re e Bashkisë së Vlorës, duke shënuar një moment historik si gruaja e parë që merr drejtimin e këtij qyteti./ZËRI -

Zgjedhjet në 5 Bashki, Gjikondi: Qytetarët të distancuar, çfarë tregon pjesëmarrja e ulët në Vlorë
Analistja Brizida Gjikondi tha se numri i ulët i pjesëmarrjes në zgjedhjet e pjesshme lokale ishte i pritshëm. Ajo u shpreh se ka një distancim të qytetarëve ndaj klasës politike si majtas edhe djathtas. Gjikondi e cilën pjesëmarrjen e ulët në Vlorë, si një ndëshkim për mazhorancën.
“Është logjike pjesëmarrja e ulët, flasim për një mandat një vit e pak. Zgjedhje ku opozita nuk ka marrë pjesë, janë zgjedhje për kryetarin e bashkisë dhe jo për këshillin bashkiak i konsideruar si parlamenti i Bashkisë.
Në këto 5 bashki nuk kemi zgjedhje për këshilltar bashkiak dhe e fundit që duhet lexuar nga partitë mendoj se ka një distancim ndaj klasës politike si majtas edhe djathtas, por më shumë e shoh si ndëshkim për të majtën. Pjesëmarrja shumë e ulët në Vlorë duhet lexuar mirë. Përveç Vlorës, flasim për qytetet e tjera me një numër shumë të vogël votuesish”, tha Gjikondi. -

“Stadiumi mbetet bosh kur…”, Çuçi Pjesëmarrja e ulët në Vlorë, jo mesazh për PS
Drejtuesi i qarkut të Vlorës, Bledi Çuçi, e komentoi pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet e pjesshme me mungesën e një kundërshtari. Pas fitores së kandidates së Partisë Socialiste, Brunilda Mersini, a tha për mediat se pjesëmarrjen e ulët nuk e shikon si mesazh për PS-snë.
“Jo nuk mendoj kështu, ju e patë që edhe nga përqindja e votave ishin socialistët që kishin dalë për të votuar”, tha Çuçi për gazetarët.
Ai i krahasoi këto zgjedhje si një ndeshje futbolli me kundërshtar të dobët, ku rezultati dihet dhe stadiumi mbetet bosh.
“Pjesëmarrja varej nga shumë fenomene që lidhen me faktin që ishin zgjedhje të pjesshme, ishin zgjedhje që nuk kishin kundërshtarë të fort dhe kur je pa kundërshtarë, është si në futboll që kur nuk ke një kundërshtar të fortë dhe dihet rezultati, stadiumi mbetet bosh”, tha Çuçi për mediat. -

BIRN: Zgjedhjet e pjesshme vendore mbyllen me pjesëmarrje në minimum historik
Qytetarët e Bashkisë Vlorë “udhëhoqën” votuesit e pesë bashkive të thirrur për të zgjedhur një kryebashkiak në mosmarrje pjesë në votim. Ndërsa kutitë e votimit u mbyllën në orën 6, vetëm 18% e zgjedhësve morën pjesë.
Më pak se 22 mijë nga 171 mijë qytetarët e Bashkisë Vlorë morën pjesë në zgjedhjet për kryetarin e ri të bashkisë të dielën më 9 nëntor, pjesëmarrja më e ulët e regjistruar ndonjëherë në zgjedhje në një bashki në të cilën, pjesëmarrja ka qenë historikisht e ulët.
Të dhënat paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se pjesëmarrja është 12.5%, shifër kjo që nuk është parë as në zgjedhjet për pushtetin vendor 2019, në të cilat opozita refuzoi të marrë pjesë.
Qytetarët e pesë bashkive u thirrën për të zgjedhur kryetar të ri të dielën, pasi kryetarët paraardhës dhanë dorëheqjen, disa për t’u bërë deputetë, njëri për t’u bërë ministër dhe një, Ermal Dredha i Vlorës, pa arsye të bëra publike.
Vlora ishte bashkia më e madhe e thirrur në zgjedhje me 171 mijë votues, por pjesëmarrja ishte e ulët edhe në Berat. Këtu, vetëm 16 mijë nga 82 mijë zgjedhësit ushtruan të drejtën e tyre ose vetëm 20%, sipas të dhënave paraprake të pjesshme të KQZ-së. Në Berat pjesëmarrja më e ulët në zgjedhjet e shkuara është shënuar gjithashtu në vitin 2019 me 22%.
Në mënyrë befasuese, në bashkitë më të vogla, pjesëmarrja ishte krahasimisht më e lartë. Në Cërrik, bashkia me 39 mijë zgjedhës, rreth 10 mijë vetë morën pjesë ose 25%. Këtu pjesëmarrja është 6% më e lartë se sa në 2019.
Socialistët përballen për postin e kryebashkiakut këtu me një kandidat të partisë Shqipëria Bëhet, dhe një kanditat të mbështetur nga opozita kryesore. Në Mat, bashkia që numëron 29 mijë banorë, morën pjesë gati 40%, shifër kjo më e ulët se sa zgjedhjet vendore 2023 por gjithsesi më e lartë se sa zgjedhjet e njëanshme të vitit 2019.
Në Bashkinë e Tepelenës me 13 mijë votues, 35% ose rreth rreth 4,400 vetë morën pjesë. Edhe këtu pjesëmarrja është në minimum historik.
Zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie zakonisht tërheqin pak votues, ndërsa qeveria zakonisht fiton. BIRN/ -

Bojkot masiv nga brezi i ri, pjesëmarrja më e ulët zgjedhore ndër vite
Zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtura sot në pesë bashki të vendit sollën një panoramë të qartë të hendekut midis brezave në kulturën e pjesëmarrjes politike. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, vetëm rreth 18.7% e votuesve u drejtuan drejt qendrave të votimit, një ndër rezultatet më të ulëta të regjistruara në proceset zgjedhore të viteve të fundit.
Ajo që spikati më shumë ishte bojkotimi i heshtur i të rinjve, të cilët në disa bashki arritën shifra minimale të pjesëmarrjes, ndërsa pensionistët mbajtën peshën kryesore të votimit, duke vijuar traditën e angazhimit të tyre politik.
Në Bashkinë e Vlorës, pjesëmarrja e të rinjve të moshës 18–24 vjeç u kufizua vetëm në 7.8%, duke e bërë qytetin bregdetar një nga zonat me prezencën më të ulët të brezit të ri. Në kontrast, grupmosha 65+ arriti të votojë me mbi 18%, një diferencë që tregon qartë shkëputjen gjithnjë e më të thellë të të rinjve nga proceset zgjedhore.
Edhe në Berat trendi mbeti i njëjtë. Vetëm 12% e të rinjve iu drejtuan qendrave të votimit, ndërsa pjesëmarrja e gjeneratës së tretë shkoi pothuajse në 30%, duke e vendosur këtë bashki mes zonave me balancën më të dukshme mes dy brezave.
Në Tepelenë, hendeku ishte edhe më i theksuar: afro 50% e qytetarëve mbi 65 vjeç morën pjesë në votime, përballë vetëm 25% të të rinjve. Ky disproporcion tregon jo vetëm pasivitetin e të rinjve, por edhe rolin që brezi i moshuar vazhdon të ketë në vendimmarrjen lokale.
Të dhënat e këtyre zgjedhjeve konfirmojnë një tendencë që është vërejtur prej vitesh të rinjtë janë gjithnjë e më të larguar nga politika dhe proceset zgjedhore, ndërsa vota mbështetet kryesisht te gjeneratat e vjetra. Arsyet e këtij distancimi mbeten për t’u analizuar, por shifrat e sotme sinjalizojnë qartë një krizë të përfaqësimit, e cila rrezikon të deformojë raportin midis brezave në vendimmarrjen publike.
Në një vend ku popullsia po plaket dhe të rinjtë po largohen masivisht, ky rezultat zgjedhor shërben si një alarm serioz për politikën shqiptare pa përfshirjen e brezit të ri, proceset demokratike rrezikojnë të mbeten gjithnjë e më të varura nga një grupmoshë që, megjithëse aktive, nuk pasqyron të ardhmen e vendit. -

Pjesëmarrja më e ulët historike/ Zgjedhjet e pjesshme vendore, votuan vetëm 18.7% e qytetarëve, ja arsyet
Në zgjedhjet e pjesshme vendore që u zhvilluan këtë të diel në 5 bashki të vendit, shënuan numrin më të ulët të pjesëmarrjes në votime, të regjistruar në historikun e zgjedhjeve në Shqipëri.
Në bashkitë e Vlorës, Beratit, Tepelenës, Cërrikut dhe Matit votuan vetëm 18.72% e qytetarëve me të drejtë vote. Ky është rekordi më negativ përsa i përket përfshirjes së qytetarëve në procesin më të rëndësishëm vendimmarrës për pushtetin vendor, atë të zgjedhjes së kryetarit të Bashkisë.
Referuar zgjedhjeve vendore të vitit 2023, pjesëmarrja ishte 38.23%, ndërsa në vitin 2019 kur Partia Socialiste votoi e vetme pasi Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i bojkotuan zgjedhjet. pjesëmarrja ishte 22.96%.
Por cilat janë arsyet e bojkotit të zgjedhjeve të 9 nëntorit?
Sipas një analize, një nga arsyet pse qytetarët nuk dolën të votojnë është injorimi i procesit nga partitë politike. Zgjedhjet u zhvilluan në një boshllëk të plotë politik, pasi asnjë nga partitë e mëdha nuk u angazhua në fushatë dhe asnjë nga udhëheqësit e tyre nuk doli asnjë ditë në terren.
Nuk pati takime elektorale, hapje apo mbyllje të fushatës, asnjë spot dhe asnjë debat publik në media. Opozita nuk pati as kandidatë të vetët, por mbështeti disa kandidatë të pavarur, duke mos arritur ta angazhojë drejtpërdrejt elektoratin e saj.
Në këtë mënyrë, partitë politike nuk bënë asgjë për të motivuar qytetarët, duke i dhënë kështu një goditje të rëndë morale procesit, pasi një kryetar bashkie që zgjidhet me më pak se 20% të votave nuk përfaqëson më shumicën e qytetarëve të bashkisë që do të drejtojë.
Zgjedhjet e sotme treguan se sa më shumë partitë politike do të heqin dorë nga proceset zgjedhore, aq më pak qytetarë do ta ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese të zgjedhjes së përfaqësuesve të tyre nëpër institucione, duke i shndërruar votimet në një procedurë juridikisht të ligjshme, por moralisht të dështuar. -
Kosovë, raundi i dytë i “lokaleve”, pjesëmarrja vetëm 32%
Në faqen e KQZ-së kanë nisur që të publikohen rezultatet e para preliminare për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që u zhvillua në 18 komuna.
Sipas të dhënave, pjesëmarrja në zgjedhje ishte 32 për qind, më e ulët se rundin e parë kur votuan 40.10 për qind e votuesve.
Për shkak të garës së ngushtë mes kandidatëve, në 18 prej komunave , mbi 1 milionë qytetarë kishin të drejtën të shprehnin të drejtën e tyre në kutitë e votimit.Balotazhi është mbajtur në disa prej qyteteve më të mëdha të vendit, si Prishtina, Prizreni, Peja, Gjilani etj.
-

Vlora thyen rekordin negativ, Beharaj: Pjesëmarrja në votime bie në nivele historike
Procesi i votimit për zgjedhjet vendore në Bashkinë e Vlorës është mbyllur duke shënuar një pjesëmarrje historikisht të ulët. Deri në orën 17:00, kur u mbyllën zyrtarisht qendrat e votimit, pjesëmarrja ishte vetëm 11.84%, një rënie drastike krahasuar me 21% të regjistruar në zgjedhjet e përgjithshme.
Me mbylljen e procesit, kutitë e votimit janë vulosur dhe kanë nisur të dërgohen drejt katër Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) në qytet, ku do të bëhet edhe numërimi i votave. Konkretisht, KZAZ-të janë vendosur në shkollat “Ali Demi” dhe “Ismail Qemali”, si dhe dy të tjera në Pallatin e Sportit.
Gazetari i Syri tv Xhemil Beharaj tha se, “një incident u shënua pasdite në Pallatin e Sportit, një nga qendrat kryesore të numërimit, ku pati një ndërprerje të energjisë elektrike për rreth 15 minuta”. “Situata u normalizua shpejt pa shkaktuar probleme në përgatitjet për grumbullimin e kutive”.
Tashmë, pritet që grupet e numërimit të vendosin për fillimin e procesit të hapjes së kutive. Për shkak të numrit të vogël të votave, mendohet se numërimi mund të nisë më herët se zakonisht, pasi në zgjedhjet e kaluara procesi ka filluar pas mesnate. Sipas informacioneve, rezultati për kryetarin e ri të Bashkisë së Vlorës pritet të bëhet i ditur në orët e para të mëngjesit të së nesërmes, rreth orës 10:00.
Xhemil Beharaj: Atëherë, nga 146.000 votues që janë nga këto qendra që kanë dërguar informacionin, kanë votuar 17.392 votues, ose e shprehu kjo me përqindje 11.84%. Duke ju referuar gjithmonë shifrave zyrtare, në zgjedhjet e 25 majit të këtij viti që ishin për pushtetin qëndror, pjesëmarrja në votime e Bashkisë së Vlorës ka qenë 21%. Ndërsa tashmë për bashkinë që janë zgjedhjet për kryetar bashkie, pra këto që po zhvillohen sot, është vetëm me 11%, afër 12%. Gjithmonë duke ju referuar shifrave zyrtare, do të pohoja faktin se sipas, shifrave zyrtarëve dhe sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në Bashkinë Vlorë janë katër KZAZ, të ndara në 82, 83, 84 dhe 85, ku konkretisht KZAZ 82 është në shkollën Ali Demi, KZAZ-në 83 është në shkollën Ismail Qemali dhe 84 dhe 85 janë në Pallatin e Sportit. Pikërisht në Pallatin e Sportit, vetëm pak minuta më parë ka patur një ndërprerje të energjisë elektrike për afro 10-15 minuta dhe siç na njoftojnë kolegët tanë, është rikthyer energjia elektrike, ka qenë një defekt i shkurtër i cili ka bërë të mundur ikjen e energjisë elektrike për afro 15 minuta. Çka do të bënte, në qoftë se do të ishte ndonjë defekt serioz, do të bënte që të kishte probleme në grumbullimin e kutive të votimit pastaj dhe kur do të niste procesi i hapjes dhe i numërimit të këtyre kutive të votimit. Gjithsesi, kutitë e votimit janë mbyllur nëpër qendrat e votimit. Ato do të vulosen, do të plotësohet dokumentacioni dhe do të nisen drejt KZAZ-ve ku atje do të grumbullohen, do të dorëzohen me procesverbal dhe pritet pastaj nëse komisioni i numërimit, pra grupet e numërimit do të nisin nga puna për t’i hapur dhe për të bërë numërimin e kutive të votimit. Kjo do të përcaktohet se si do të bihet dakord se kur do të nisë procesi i numërimit të kutive të votimit. Sipas informacioneve të marra, në votimet e kryera vite më më parë, zakonisht është vendosur që numërimi i kutive të votimit të kryhet në orën 12:00 pas mesnate, pra në orën 00:00 kur fillon dita tjetër. Por meqenëse janë pak kuti votimi dhe pjesëmarrja ka qenë tepër e ulët, mendohet që të nisë më parë procesi i hapjes dhe i numërimit të kutive të votimit dhe thuhet që brenda mëngjesit të ditës së nesërme, maksimumi deri në orën 10:00 të mëngjesit të ditës së nesërme, të ketë një rezultat se kush do të jetë kandidati fitues për Bashkinë e qytetit të Vlorës.
Armela Ferko: E qartë. Në fakt, pjesëmarrja në Vlorë shënon një rekord të ulët, duhet thënë, dhe nëse e krahasojmë edhe brenda këtij procesi ku pjesëmarrja në tërësi është e ulët, po dhe nëse e krahasojmë me bashkitë e tjera, pra brenda këtij procesi po them në vetvete. Nuk e di nëse është shënuar ndonjëherë një pjesëmarrje kaq e ulët, po do të kemi rastin ndoshta ta analizojmë edhe më vonë.
Xhemil Beharaj: Armela, do pohoja faktin se rreth një orë përpara se të mbylleshin kutitë, kryetari i Partisë Socialiste të Vlorës ka bërë një lutje duke u drejtuar qytetarëve vlonjatë që të shkojnë dhe të votojnë pasi…
Armela Ferko: Po se praktikisht as administrata nuk ka dalë, nëse bëjmë një përllogaritje të thjeshtë. As administrata e bashkisë nuk ka arritur të të dalë, nëse shohim shifrat.
Xhemil Beharaj: Po. Atëherë unë do thoja që meqenëse ka qenë dhe një ditë shiu, këta sheqerët e Partisë Socialiste nuk kanë dalë, kanë marrë lagështi, janë tretur…
-

Një orë nga mbyllja e votimit, ja pjesëmarrja në 5 bashkitë e vendit deri në orën 17:00
Pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme lokale mbetet e ulët, vetëm një orë para mbylljes së qendrave të votimit, me një total prej 18,55%. Shifrat tregojnë një interes të ulët sidomos në disa bashki bregdetare dhe një përqindje më të lartë në zona të tjera.
Vlora shënon nivelin më të dobët të pjesëmarrjes, me vetëm 12,42%, ndërsa Berati ka regjistruar 19,84%. Bashkitë e tjera paraqiten më mirë: Cërriku 23,49%, Tepelena 32,21%, dhe Mati 39,99%, duke mbajtur rekordin për pjesëmarrjen më të madhe në këto zgjedhje.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se më shumë se 30% e qendrave të votimit ende nuk kanë raportuar, duke lënë mundësinë që shifrat përfundimtare të ndryshojnë deri në mbyllje.
Pjesëmarrja sipas bashkive (deri në ora 17:00):
Vlorë: 12,42%Berat: 19,84%Cërrik: 23,49%Mat: 39,99%Tepelenë: 32,21%