Tag: pjesëmarrja

  • VIDEO-Ishte i pranishëm sot, Salianji flet pas përfundimit të “Foltores”: Kam qenë në çdo protestë, nuk është gjë e re

    VIDEO-Ishte i pranishëm sot, Salianji flet pas përfundimit të “Foltores”: Kam qenë në çdo protestë, nuk është gjë e re

    Menjëherë pas përfundimit të Foltores së PD-së para Kryeministrisë, ku edhe ai ishte i pranishëm, Ervin Salianji erdhi në studion e Euronews Albania.
    Duke iu përgjigjur gazetares Mirela Milori për vëmendjen që mori pjesëmarrja e tij dhe e Ilir Alimehmetit në protestë, ai tha se nuk ka pse të jetë lajm, pasi “ne jemi në Partinë Demokratike”.
    Salianji u shpreh se nuk është gjë e re pjesëmarrja e tij në protesta, pasi, sipas tij, ka qenë në të gjitha protestat e PD-së dhe do të jetë kudo në organizimet e PD-së dhe opozitës, pasi ai dhe Alimehmeti janë pjesë e PD-së.
    Ai tha se “u takova me disa deputetë, por me zotin Berisha jo”.
    “Ne jemi në PD, i jemi nënshtruar vendimmarrjeve kolegjiale të partisë. Kjo është një protestë që zyrtarisht quhet Foltore, pavarësisht që unë mendoj se duhet të ketë revoltë dhe jo muzikë. Unë jam aty, ku janë demokratët, pavarësisht formës që ka reagimi i shoqërisë apo i opozitës. Nuk është hera e parë që jam pjesë e protestave, kam qenë në çdo protestë, pavarësisht që askush nga njerëzit më të votuar në PD dhe me kontribut të jashtëzakonshëm nuk ka pasur mundësi të marrë fjalën,” tha ai.
    Gazetarja Mirela Milori i kujtoi se pjesëmarrja e tij në protestë erdhi pas takimit të Durrësit, ku zoti Berisha tha se çdo takim jashtë partie është privat.
    “Takimet që po zhvillojmë janë me demokratë. Unë jam në politikë për të përfaqësuar demokratët, dhe nëse edhe një demokrat ndihet i përjashtuar apo i neglizhuar, unë do të jem aty për ta takuar, pavarësisht çfarë mendon linja zyrtare e PD-së. Kam provuar që, marr dhe kosto personale për të mbështetur individët që kanë kontribuar në rrugëtimin tim politik. Ju e patë sa shumë persona ishin në Durrës, ishin gjithë struktura e PD-së së atij qyteti, njerëz që kanë sakrifikuar dhe kanë mbajtur gjallë PD. Do jem aty kudo ku ka njerëz të tillë. Unë mendoj se PD duhet të dëgjojë më shumë sesa të flasë dhe të reflektojë për vendimmarrjet e gabuara,” tha Salianji.

  • Pse nuk “ndez” opozita e Berishës? Eksperti tregon se ku ‘çalon’ PD

    Pse nuk “ndez” opozita e Berishës? Eksperti tregon se ku ‘çalon’ PD

    Opozita e drejtuar nga Sali Berisha prej dy javësh ka nisur një aksion përballë Kryeministrisë, ku çdo të hënë thërret mbështetësit në protestë.
    Por pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme dhe denoncimeve që sa vijnë dhe shtohen nga ana e PD, pjesëmarrja e qytetarëve është tejet e ulët.
    Çfarë nuk shkon me PD? Kjo ishte një nga pyetjet që moderatorja e emisionit, i drejtoi ekspertit të ekonomisë dhe pedagogut Azmi Stringa.
    Sipas pedagogut, pjesëmarrja e ulët në protestë dhe mbështetja e dobët tregojnë se qytetarët këtë opozitë nuk e shohin si alternativë qeverisëse.
    “Përsa i përket opozitës, është edhe kjo e vërtetë që qytetarët shqiptarë fatkeqësisht nuk e shohin opozitën si një alternativë të qeverisë. Por unë i qëndroj asaj që kam thënë më përpara. Është një shtojcë e saj, ku të dyja palët janë të interesuara të ruajnë status quo-në e pozicioneve të tyre”, tha Stringa.

  • Pse nuk “ndez” opozita e Berishës? Stringa tregon se ku çalon PD

    Pse nuk “ndez” opozita e Berishës? Stringa tregon se ku çalon PD

    Opozita e drejtuar nga Sali Berisha prej dy javësh ka nisur një aksion përballë Kryeministrisë, ku çdo të hënë thërret mbështetësit në protestë.
    Por pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme dhe denoncimeve që sa vijnë dhe shtohen nga ana e PD, pjesëmarrja e qytetarëve është tejet e ulët.
    Çfarë nuk shkon me PD? Kjo ishte një nga pyetjet që moderatorja e emisionit QUO VADIS në Vizion Plus, Pranvera Borakaj, i drejtoi ekspertit të ekonomisë dhe pedagogut Azmi Stringa.

    Sipas pedagogut, pjesëmarrja e ulët në protestë dhe mbështetja e dobët tregojnë se qytetarët këtë opozitë nuk e shohin si alternativë qeverisëse.
    “Përsa i përket opozitës, është edhe kjo e vërtetë që qytetarët shqiptarë fatkeqësisht nuk e shohin opozitën si një alternativë të qeverisë. Por unë i qëndroj asaj që kam thënë më përpara. Është një shtojcë e saj, ku të dyja palët janë të interesuara të ruajnë status quo-në e pozicioneve të tyre”, tha Stringa.

  • Protesta e opozitës, Kuçana: Alarmante mbetet pjesëmarrja në zgjedhje, jo numrat në shesh. Qiraxhi: Mos i qani hallin Ramës

    Protesta e opozitës, Kuçana: Alarmante mbetet pjesëmarrja në zgjedhje, jo numrat në shesh. Qiraxhi: Mos i qani hallin Ramës

    Protesta e opozitës, numrat, pjesëmarrja ishin tema e debatit këtë të martë në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
    E ftuar në studio, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, tha se shqetësuese nuk është pjesëmarrja në protestë, por qeverisja e Ramës.
    I menjëhershëm ishte reagimi i përfaqësuesit të “Qëndresa Qytetare”, Migen Qiraxhi, i cili me batutë tha se nuk është momenti për t’i qarë hallin Ramës.

    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Jeni e kënaqur nga pjesëmarrja?
    Kuçana: Mendoj që pa demokratë të cilët, pavarësisht se çfarë ka ndodhur me PD, ata 500 mijë demokratë janë heronj. Ata i qëndruan PD në mbështetje të saj.
    Borakaj: Po të ishin sot zgjedhjet, do ishin prapë 500 mijë?
    Kuçana: Nuk di ta them këtë, nëse do jenë 500 mijë, apo 700 mijë, apo Rama do të qeverisë Vlorën me 7%.
    Qiraxhi: 12% ishin.
    Kuçana: Jo, 7% se ndahen me opozitën. Zona është votuar me 7%, kjo është kambanë alarmi.
    Qiraxhi: Do të thotë që opozitës i duheshin 8% për të fituar?
    Kuçana: Kjo përqindje e ulët në votime është kambanë alarmi për gjithë politikën.
    Qiraxhi: Pse i qan hallin Ramës?
    Kuçana: Unë nuk i qaj hallin Ramës. Edi Rama vjedh taksat tona. Rama sot emëron ministra nga bandat kriminale.

  • Protestë “e vakët” përball kryeministrisë/ Protestuesit: Kjo është qeveri haxhiqamilësh, qytetarët të na bashkohen

    Protestë “e vakët” përball kryeministrisë/ Protestuesit: Kjo është qeveri haxhiqamilësh, qytetarët të na bashkohen

    Në protestën e thirrur për sot në orën 18:00, pjesëmarrja e qytetarëve u raportua e vakët, por zërat e atyre që dolën në shesh ishin të qartë dhe të vendosur.
    Një nga protestuesit tha se qëllimi kryesor i tubimit është dërgimi i një mesazhi për qytetarët, duke theksuar rëndësinë e jetës, mirëqenies dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Sipas tij, familja mbetet “e shenjtë” dhe “krijohet nga burri dhe gruaja”, ndërsa shtoi se respektohen të gjitha format e jetesës.
    Një tjetër protestues u shpreh se protesta është e domosdoshme për t’i bërë qytetarët të bashkohen dhe për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë, që sipas tij ka kryer “vjedhje deri më tani”. Edhe pse pranoi se pjesëmarrja mund të mos jetë në nivelet e pritura, ai u shpreh optimist se “populli do të mobilizohet”.
    Ndërkohë, një protestues tjetër kritikoi ashpër qeverinë aktuale, duke e krahasuar me “partinë e Haxhiqamilit” dhe e cilësoi atë si “partinë më të korruptuar”.
    Protesta pritet të vijojë deri në mbrëmje, ndërsa organizatorët shpresojnë në shtim të pjesëmarrjes.

  • Pjesëmarrja e ulët në votime, Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektime dhe nga ne

    Pjesëmarrja e ulët në votime, Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektime dhe nga ne

    Në një intervistë për A2 CNN, deputetja demokrate Jorida Tabaku bën thirrje për reflektim mes demokratëve, pas zgjedhjeve të pjesshme vendore.
    Sipas saj, pjesëmarrja e ulet e votuesve në këto zgjedhje ishte një tregues i qartë se qytetarët e kanë humbur besimin tek politika.
    “E pashë me trishtim pjesëmarrjen në zgjedhje. Ky ishte dhe një mesazh për politikën, për të bërë gjërat ndryshme. Ka ndodhur në këtë vend që zgjedhjet e pjesshme i ka fituar qeverisja, por këtë herë është zgjedhur kryetar bashkie me 6% të votave në Vlorë. Nuk ka proces aty. Njerëzit nuk kanë besim. Nuk them që e ka vetëm fajin pala tjetër, ne duhet patjetër ta shohim te ne. Kemi pasur dhe një diskutim të gjatë në kryesi”, tha mes të tjerash Tabaku.

  • LIVE! Rama, intervistë nga Roma: Asnjë shqetësim për zgjedhjet e 9 nëntorit. PD ‘iku me vrap’ nga fusha…

    LIVE! Rama, intervistë nga Roma: Asnjë shqetësim për zgjedhjet e 9 nëntorit. PD ‘iku me vrap’ nga fusha…

    Pas mbledhjes së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë, kryeministri Rama i ftuar në ‘Real Story’ komentoi zgjedhjet e mbajtura në 9 nëntor, ku 5 bashkitë pa kryetar ‘u ngjyrosën’ bindshëm rozë.
    Rama tha se pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte e lartë dhe se nuk ka asnjë shqetësim lidhur me zgjedhjet. Rama komentoi gjendjen e PD ku tha se iku me vrap nga fusha dhe la disa kandidatë të pavarur dhe madje aktorë, ku votuesit konfirmuan kandidatët socialistë ‘normal’.

    Sokol Balla: Sapo keni rifituar në fakt pesë bashki të tjera në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, dy pyetje kam në lidhje me këtë, a ju shqetëson pjesëmarrja e ulët në këto zgjedhje, si një njeri politikë flas, jo si një njeri elektoral ju jeni në rregull pasi mazhorancën nuk e dëmton pjesëmarrja?
    Edi Rama: Për mua personalisht pjesëmarrja ishte shumë e lartë në raport me atmosferën dhe në raport dhe me një ditë të mbingarkuar me shi, pra atmosfera e përgjithshme ishte atmosfera e një palë zgjedhje ku nuk kishte garë dhe është njësoj si të thuash pse nuk u mbush stadiumi kur nuk ka ndeshje, për çfarë do të shkojnë njerëzit në stadium kur nuk ka ndeshje po kur eshte nje stërvitje, faktikisht këto zgjedhje ishin një stërvitje, madje ishin një ku u stërvitën skuadrat edhe pa praninë e trajnerit edhe të ekipit teknik, pra lojtaret hyne u stërvitën vetë, luajtën vetë, fituan vetë sepse nuk kishin përballë askënd. Tani për çfarë duhet të marrin pjesë njerëzit në këto zgjedhje masivisht dhe si mund të mbushet stadium. Unë e konsideroj, jo e konsideroj por e them që për mua morën pjesë shumë, për shembull në Berat ishin 11 mijë e ca votues ndërkohë që në 11 maj në bashkinë e Beratit ishin nja 13 mijë.
    Sokol Balla: Në Vlorë as 20 mijë ama.
    Edi Rama: Po Vlora e ka karakteristike që e ka pjesëmarrjen më të ulët se vendet e tjera sepse Vlora o Barcelonën o s’ka, kështu që përtej shakasë nuk kam asnjë shqetësim në lidhje me këtë sepse ishin zgjedhje ku unë nuk kam marrë pjesë në asnjë takim zgjedhor, unë personalisht dhe tek asnjë tjeter, thjesht kanë bërë kandidatët punën e tyre dhe pse nuk kishin kundërshtarë, me kë? Partia Demokratike iku me vrap nga fusha dhe la ca kandidatë gjoja të pavarur mori dhe aktorë bile që luanin rolin e kandidateve te pavarur dhe çfarë do të bënin njerëzit në atë teatër që u zhvillua kështu që konfirmuan kandindatët tanë, normal.

  • Pjesëmarrja e dobët në zgjedhjet e pjesshme, batuta e gazetarit me deputetin: Ra shi atë ditë, o Bido

    Pjesëmarrja e dobët në zgjedhjet e pjesshme, batuta e gazetarit me deputetin: Ra shi atë ditë, o Bido

    Nuk kanë munguar batutat në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus këtë të martë, mes deputetit socialist Ardit Bido dhe analistit Poli Hoxha, ndërsa diskutohej për zgjedhjet e pjesshme në fundjavë.
    I pyetur nga moderatorja Borakaj nëse ishin të kënaqur socialistët nga fitorja në Vlorë, ku votuan vetëm 12% e votuesve, Bido tha se nuk duhet parë në këtë mënyrë, pasi diferenca mes kandidatëve ishte shumë e madhe.
    Ndërkohë, nuk mungoi batuta e gazetarit Hoxha, i cili tha se justifikimi kryesor mbetet shiu.

    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: 12% pjesëmarrja, jeni i kënaqur?
    Bido: Patjetër që jo, por nuk duhet parë nga përqindja e votave, sepse përqindja është 80 me 20. Ne e kemi fituar betejën, pasi diferenca ishte shumë e madhe.
    Hoxha: E mos, se ra dhe shi atë ditë, o Bido.
     

  • Vlonjatët të zhgënjyer nga qeveria dhe opozita/ Pjesëmarrja e ulët në votim, qytetarët tregojnë arsyet

    Vlonjatët të zhgënjyer nga qeveria dhe opozita/ Pjesëmarrja e ulët në votim, qytetarët tregojnë arsyet

    Pse vlonjatet po dalin gjithnjë e më pak në votime? Përgjigjet i japin vetë qytetarët një ditë pas zgjedhjeve në këtë bashki ku u shënua edhe pjesëmarrja më e ulët historike vetëm 12,54%.

    “Rezultati dihej edhe pa u bërë zgjedhjet. Jemi kthyer në një shtet me një parti. Nuk ka më opozitë në Shqipëri,” – shprehet një banor i moshuar, i cili tregon se në votime kanë shkuar kryesisht punonjës të administratës, madje, sipas tij, disa janë pyetur edhe për listat familjare.
    Të tjerët nënvizojnë mungesën e rinisë në qendrat e votimit, si dhe pakënaqësinë e shtuar nga mungesa e investimeve në infrastrukturën e lagjeve të qytetit.
    Në zgjedhjet e 9 nëntorit morën pjesë vetëm 21 mijë e 133 qytetarë nga 171 mijë e 895 me të drejtë vote.
    Brunilda Mersini u zgjodh kryebashkiake me 15 mijë e 672 vota, ndërsa pjesa tjetër u nda mes dy kandidatëve të pavarur. Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2023, diferenca është e ndjeshme.
    Atëherë, kandidati socialist Ermal Dredha fitoi me 28 mijë e 271 vota, ose 70.5% të numrit të votuesve, ndërsa rivali i tij, Hysni Sharra nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, mori 11 mijë e 802 vota. Në total, në 2023 kishin votuar 41 mijë e 427 qytetarë, një pjesëmarrje prej 24.7%.
    Vetëm 50% e votuesve të vitit 2023 dolën të votojnë në 2025 për Brunilda Mersinin. Krahasuar me dy vite më parë, Partia Socialiste në Vlorë ka marrë rreth 12 mijë e 600 vota më pak, ndërsa interesi i qytetarëve për të votuar është ulur ndjeshëm. Për analistët janë disa arsyet pse qytetarët e Vlorës po i bojkotojnë zgjedhjet.
    Banorët nga ana tjetër kërkojnë më shumë transparencë, më shumë mundësi për zgjedhje të vërtetë dhe kushte më të mira jetese në qytetin bregdetar.

  • Dështojnë zgjedhjet në 5 bashki, shqiptarët braktisin procesin, pjesëmarrja në minimumin historik, votuan 18.45% e…

    Dështojnë zgjedhjet në 5 bashki, shqiptarët braktisin procesin, pjesëmarrja në minimumin historik, votuan 18.45% e…

    Zgjedhjet e pjesshme të mbajtura dje në 5 bashki të vendit, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik e Tepelenë duket se dështuan, pasi do të mbahen mend për rekordin e shënuar nga pjesëmarrja më e ulët në historinë e votimeve në Shqipëri. Nga 334.539 mijë qytetarë me të drejtë vote, sipas të dhënave të KQZ deri në orën 18:00 kur janë raportuar 383 QV nga 472, vetëm 50 469 qytetarë ushtruan të drejtën e tyre për të votuar, ose 18.45% e zgjedhësve. Një shifër më e ulët dhe se zgjedhjet vendore të 2019, ku nuk kishte garë, pasi opozita kishte bojkotuar. Një rekord tjetër më vete shënoi Vlora, Bashkia më e madhe në zgjedhjet e kësaj të diele, me afro 172 mijë votues, nga të cilët vetëm pak më shumë se 18 mijë, ose 12.54 përqind, shkuan në kutinë e votimit, duke i dhënë kështu shuplakë” të fortë qeverisë dhe opozitës.
    Ndërsa Bashkia me numrin më të lartë të pjesëmarrjes ishte Mati me 39.36%, e ndjekur nga Tepelena me 34.63%, Cërriku me 25%, dhe Berati me 19.98%. Të dhënat mbi votuesit sipas grupmoshës, të publikuara për herë të parë nga KQZ, treguan se pensionistët, ose brezi mbi 65 vjeç, të cilët përfaqësuan gati 28 përqind të të gjithë atyre që morën pjesë në votim, ndërsa po t’i shtojmë edhe votuesit mbi 50 vjeç përfaqësojnë 50 përqind të zgjedhëse që votuan. Shumë i ulët interesi i të rinjve, kryesisht mosha 18-24 vjeç. Për Celibashin vendosja e një dyshemeje pjesëmarrjeje që zgjedhjet të konsiderohen legjitime është çështje e politikës, por për të edhe bojkoti është shprehje vullneti. “Ka vende që e kanë, ka vende që nuk e kanë. Nëse 12% në Vlorë kanë dashur të merrnin pjesë ky është vullneti i tyre. Kjo nuk i bën zgjedhjet ilegjitime në mënyrë absolute”, tha dje për mediat Celibashi.
    Pjesëmarrja sipas grupmoshës
    Në Vlorë grupmosha që mori pjesë më shumë në votim ishin mbi 65 vjeç, me një pjesëmarrje 18.57%. Pjesëmarrjen më të ulët e ka grupmosha 18-24 vjeç me 7.87%. Edhe në Berat situata është pak a shumë e njëjtë. Grupmosha që mori pjesë më shumë në votim ishin mbi 65 vjeç, me një pjesëmarrje 19.26%, ndërsa pjesëmarrjen më të ulët e ka grupmosha 18-24 vjeç me 11.86%. Në Cërrik pjesëmarrjen më të ulët e ka 25-34 vjeç me 14.65% dhe pjesëmarrja më e lartë është e grupmoshës mbi 65 vjeç, me 44.29%. Kjo grupmoshë dominon edhe në bashkinë e Matit me 58.56%, një diferencë shumë e vogël edhe me grupmoshën 55-64 vjeç me 56.88%. Grupmosha me pjesëmarrjen më të ulët është 25-34 vjeç me 14.65%. Kjo grupmoshë ka pjesëmarrjen më të ulët edhe në Mat me 25.25% dhe Tepelenë me 25.91%. Sërish dominon grupmosha 65 vjeç plus në Mat me 58.56% dhe Tepelenë me 51.71%.
    Procesi i votimit
    Procesi i votimit ishte i qetë, me probleme sporadike. Vetëm 19% e qendrave u hapën me pak vonesë, ndërsa në 3 QV pati probleme me mungesën e komisionerëve të PD, por situata u zgjidh. Në të gjitha qendrat u aplikua identifikimi elektronik. Në Mat, deputetja e PD, Denisa Vata hodhi akuza se po intimidoheshin zgjedhësit, por kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se u bënë të gjitha verifikimet dhe ka rezultuar se nuk ka pasur as pretendime nga partitë për shkelje. Edhe në Cërrik, Policia e Shtetit përgënjeshtroi pretendimet e kandidatit të Shqipëria Bëhet, Eligert Hima se po intimidohen zgjedhësit. Në këto zgjedhje, PD e Berishës dhe aleatët nuk kanë kandidatë të regjistruar në siglën e tyre, por kanë deklaruar mbështetjen për disa emra të cilët janë shpallur si të pavarur, të cilët do të jenë përballë 5 socialistëve por edhe disa emrave të tjera. Mandati i kryebashkiakëve të rinj do të jetë vetëm një vit e gjysmë, derisa të mbahen zgjedhjet lokale në pranverën e vitit 2027.