Tag: pjerin

  • Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Arbër Paplekaj kërkon lirimin me kusht: Kam kryer shumicën e dënimit

    Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Arbër Paplekaj kërkon lirimin me kusht: Kam kryer shumicën e dënimit

    Pjerin Xhuvani dhe Arbër Paplekaj

    DURRËS- Arbër Paplekaj, ish-efektivi i RENEA-s i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ka kërkuar lirimin me kusht. Kërkesa është depozituar në Gjykatën e Durrësit. Në kërkesën e tij, ish-efektivi i RENEA-s ka argumentuar se ka kryer pjesën më të madhe të dënimit, ndaj edhe kërkon lirimin nga qelia. 
    Seanca, ku edhe do të shqyrtohet kërkesa e tij, pritet të mbahet më 16 korrik.
    Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit?
    Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një “SMV”, strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota.
    Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri./ZËRI
     

  • Shëngjin, aksion pastrimi para çeljes së sezonit

    Shëngjin, aksion pastrimi para çeljes së sezonit

    Të shtunën në Shëngjin do të çelet zyrtarisht sezoni i ri veror. Para nisjes së sezonit, bashkia e qytetit dhe përfaqësues të institucioneve të tjera lokale, nisën një aksion pastrimi, që u shtri nga Rana e Hedhun deri në Kune.
    “Nuk është situatë alarmante, ka një stabiltetet pastërtia, por gjithsesi ne po bëjmë punën tonë. Ju bëj thirrje të gjithë pushuesve që vijnë në bregdet, të mos marrin qeset dhe t’i lënë. Ka shumë qese që janë në rërë dhe mezi po i shkulim”, tha kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.
    Kryebashkiaku Pjerin Ndreu kërkoi edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për një bregdet të pastër.
    “Absolutisht pastërtia në Shëngjin do të jetë në nivele të duhura këtë verë. Kemi marrë të gjitha masat e nevojshme, por duhet një aksion për ta sjellë situatën në normalitetet, për shkak edhe të mospasjes së sezonit dhe një vëmendje të ulur që kemi pasur gjatë kohës”, tha Pjerin Ndreu.
    Shëngjini është kthyer vitet e fundit ndër destinacionet më të preferuara në vendin tonë dhe këtë verë pritet që të mirëpresë mijëra vizitorë, vendas e të huaj.
    Klan News

  • Gara elektorale/ Berisha paralajmëron Pjerin Ndreun nga Lezha: Do shpallesh terrorist dhe do trajtohesh me ligjet e terrorizmit!

    Gara elektorale/ Berisha paralajmëron Pjerin Ndreun nga Lezha: Do shpallesh terrorist dhe do trajtohesh me ligjet e terrorizmit!

    Nga Lezha, kryetari i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar kryetarin e kësaj bashkie Pjerin Ndreun.

    Teksa po fliste për blerje votash, kryedemokrati tha se Pjerin Ndreu do të shpallet terrorist dhe do të trajtohet me ligjet e terrorizmit.
    “U them sot këtyre banditëve, se lufta juaj është luftë me mullinjtë e erës se nuk ka gjë në botë që mund të mposhtë lezhjanët dhe shqiptarët në betejën e tyre për rikthimin e demokracisë.”, u shpreh ndër të tjera Berisha.
    “Miq, më dëgjoni një moment. Edi Rama thotë se ka rritje. Po, ka një rritje, nuk e mohoj. Kjo rritje është rritje e betonit. Betoni dhe droga është krijuar një raport më i fortë, më i madhi në Europë. Po prodhimi idustrual që bie tre vite me radhë, me të cilin lidhet direkt mirëqenia, rroga, puna? Po prodhimi bujqësor, që bie, me të cilin lidhet jetesa e 380 mijë fermerëve.
    Kjo rritje është rritje oligarkike, e trafikantëve të drogës, e qeveritarëve që i mbështesin. Hajde po deshe blije një apartament në Tiranë, duhet të punosh 110 vite dhe nuk e blen dot kurrë. Merr fund.
    Në 100 ditë, u garantoj ju se prodhimi industrial, se eksportet, se prodhimi bujqësor do ketë mbështetjen më të madhe. Të dashur miq, në histori ne kemi qenë edhe më të varfër se sot. Kemi përjetuar mynxyra të mëdha, diktaturën më të egër. Kemi përjetuar luftëra. Në Luftën e Parë Botërore, 6 fuqi të huaja kanë hyrë në Shqipëri. Po kurrë ndonjëherë Shqipëria nuk ka pasur djepe bosh si sot. 620 mijë të rinj u larguan nga viti 2014 deri në vitin 2023. E dëgjuat mësuesin e nderuar? Të njëjtën çështje shtronte një mësues tjetër në një rreth tjetër. Pra, largimi i këtyre të rinjve për shkak se nuk gjejnë punë, për shkak se nuk kanë vlerësim, për shkak se ëndrrën e tyre detyrohen ta ndjekin jashtë vendit.Mbeten në vetmi qindra mijëra familje dhe në një vetmi të vështirë. A ka mundësi të pranojmë ne një situatë të tillë? Jo, kurrë.
    Në qoftë se ecim në këtë mënyrë, fara jonë do zhduket. OKB njoftoi se kemi treguesin më të ulët në botë të lindjeve.Nuk do e kisha besuar se ky tregues është kaq katastrofik, por është i vërtetë. Miq, pra një e keqe e madhe po na përpin. Një apel i thellë nga thellësia e shpirtit na fton që ta ndalojmë me çdo kusht dhe çdo çmim. T’u kthehemi përpjekjeve titanike për të sjellë kombin në rininë e tij. Çfarë u thoshte? Sepse këta të rinj nuk ikin nga ne se nuk na duan. Por këta të rinj nuk jetojnë dot. E dëgjuat vetë, tre ditë u thoshte në Tepelenë se për ju mandatin e katërt do u japim 2 kg farë kungulli të qëruar. A nuk ishte kjo edhe një apel që ikni edhe ju? Pra, këto 100 ditë o miq janë jetike, po më jetike se çdo gjë është dita 11 Maj.
    Më 11 Maj, as unë, as ju dhe asnjëri prej nesh nuk ka pasur votë më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve. Një komb pa të rinj nuk ka të ardhme. Kështu që t’i thërrasim gjakut tonë, t’i thërrasim shpirtit tonë, të mos pranojmë këtë të keqe të madhe. Është një kushtrim që buron nga shpirti i çdo atdhetari, nga shpirti i çdo qytetari jashtëpartiak. Miq, Lezha qëndron si kryeura të lidhjes së kombit tonë me Perëndimin.
    Këtu u lidh besa, prijësi ynë i përjetshëm u bë një mbrojtës i vlerave dhe qytetërimit perëndimor. Ndaj dhe sot është kohë bese, është kohë që të vendosim, por edhe të dëgjojmë. 4 rezoluta nga të gjitha forcat politike konservatore të botës që e damkosin Edi Ramën si armik të votës suaj. Në Valencia, partitë që udhëheqin Europën, u tha se Edi Rama shtyp opozitën me drejtësinë e tij. Shtyp pluralizmin. U tha se Edi Rama blen vota me lekë. Po pse e thanë? Sepse kanë parë vendimin e qeverisë që shpërndan 100 euro.
    U tha se Edi Rama blen vota me kanabis. U tha se Edi Rama blen vota me punësime sepse e kanë parë se ka punësuar mijëra vetë për të blerë vota. U tha se Edi Rama terrorizon qytetarët e tij me banditë dhe vrasës. Dhe ja ku jam këtu para jush për t’i thënë këtij Pjerinit që i menaxhon…
    Pjerin, edhe atij Vinçenc Tukut që blem vota në Troshan. Vinçenc, Pjerin, cilido prej kjush do shpalleni terroristë. Ju garantoj se qeveria e PD, të gjithë ata që guxojnë t’u kërcënojnë ju, që guxojnë t’u diktojnë vullnetin tuaj, ata do shpallen terroristë dhe do trajtohen me ligjet e terrorizmit. U them sot këtyre banditëve, se lufta juaj është luftë me mullinjtë e erës se nuk ka gjë në botë që mund të mposhtë lezhjanët dhe shqiptarët në betejën e tyre për rikthimin e demokracisë.“, u shpreh Berisha.

    Top Channel

  • “Lëri këto përralla trimërie”/ Gjin Gjoni dhe Pjerin Ndreu “përplasen” në Lezhë

    “Lëri këto përralla trimërie”/ Gjin Gjoni dhe Pjerin Ndreu “përplasen” në Lezhë

    Situata politike në vend po bëhet edhe “më e nxehtë” me afrimin e 11 Majit dhe një ndër qarqet që po “zien” është ai i Lezhës, ku kandidati demokrat Gjin Gjoni dhe kryebashkiaku socialist, Pjerin Ndreu kanë hedhur akuza në drejtim të njëri-tjetrit në rrjetet sociale.
    Gjoni etiketon drejtpërdrejt Pjeriun Ndreun dhe ashpërson gjuhën, kur thotë se çdo tentativë për të devijuar vullnetin e zgjedhësve do të ketë përballë atë dhe gjithë demokratët e Lezhës.
    “Unë nuk kandidoj për interesa personale apo për mandat. Po luftoj për fitoren e Partisë Demokratike dhe për ndryshimin që qytetarët e Lezhës e meritojnë. As ti Pjerin, as mërcenarët tuaj nuk do ta ndalin këtë fitore”, shkruan ndër të tjera Gjin Gjoni.
    Kandidati demokrat thotë se asnjë tentativë apo makinacion i levave të pushtetit nuk do mund ta ndalojë fitoren e thellë të PD në Lezhë.
    “Nuk mund të fshihesh më pas retorikës boshe: ke larguar nga puna qindra qytetarë vetëm pse ishin mbështetës të Partisë Demokratike. Institucionet i keni fryrë me punësime klienteliste për qëllime elektorale, e din e gjithë Lezha, por më 11 maj qytetarët do të flasin me votë”, vijon Gjoni.

    I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Pjerin Ndreut, i cili i thotë Gjin Gjonit se askush në Lezhë nuk ka nevojë të bëjë presione apo shantazhe, sepse lezhjanët e kanë zgjedhur vetë se kujt do t’ia besojnë votën.
    “Ruaj qetësinë, miku im, se fryrjet e tua publike nuk sjellin vota e as nuk intimidojnë njeri – veç të identifikojnë si të paditur elektoral! Le më të trembi njeri! Më 12 ruaj këto, se e keni zakon, e ti s’del dot nga gjitizi i thashethemeve dhe i një partie rrangallë që ti s’e ngre dot në këmbë”, shkruan kryebashkiaku i Lezhës.
    Pjerin Ndreu i thotë kundërshtarit opozitar se nëse do të jetë i zoti, mund të fitojë dhe të marrë rezultatin e dëshiruar në qark, por këtë nuk do ta ketë dot të mundur sepse Partia Demokratike nuk ka alternativë, por ka rënë në batakun e alibive të pabaza.
    “Kënaq vetëm ca militantë që të kanë futur në këto hulli, ku do të ftillohesh veç më 12 të mesditës! Ajo puna e grave të Balldrenit dhe autobusëve të Pukës janë “perla” që të shpërfytyrojnë si kandidat në sytë e elektoratit”, vijon ai./newsbomb

  • Pjerin Ndreu, 2.5 mln euro asfalt elektoral për Salillarin e ‘2T’

    Pjerin Ndreu, 2.5 mln euro asfalt elektoral për Salillarin e ‘2T’

    Dy kompani të lidhura ngushtë me qeverinë e Edi Ramës, “Salillari” dhe “2T” e vëllait të ish-komandantit jetëgjatë të Gardës gjatë mandave të Rilindjes, Gramoz Sako, janë pjesë e fituesve të një tenderi me vlerë rreth 2.5 milionë euro për asfalt elektoral, të zhvilluar nga kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu.

    Mbi këtë tender, por edhe të tjerë të ngjashëm, janë ngritur dyshime të forta nga opozita për abuzime me fondet dhe ligjin elektoral.

    Pak ditë më parë, më konkretisht në 6 Prill 2025,  kandidati i Partisë Demokratike në Lezhë, Gjin Gjoni, denoncoi publikisht kryerjen e punimeve për asfalt elektoral nga Bashkia e Lezhës, pa asnjë shenjë dalluese dhe pa një procedurë publike.

    Denoncimi i Gjonit duket se merr konfirmim indirekt nga vetë bashkia e drejtuar nga Pjerin Ndreu. Rreth 10 ditë pas deklaratave të tij, më saktësisht në 14 Prill, Bashkia e Lezhës shpall rezultatet e tenderit me objekt “Sistemimi dhe Asfaltimi i Rrugëve Rurale në administrim të Bashkisë Lezhë”.

    Procedura e firmosur nga vetë kryebashkiaku Ndreu ka fond limit 2.6 miliardë lekë të vjetra ose mbi 2 milionë euro.

    Për kryerjen e këtij shërbimi janë shpallur fitues disa operatorë ekonomikë. Mes tyre dallohen “Salillari” e Pëllumb Salillarit dhe “2T”, me aksioner kryesor Artan Sakon, vëllain e ish-drejtuesit të Gardës së Republikës, Gramoz Sako.

    Kompania “Salillari” aktualisht është në gjykim, pasi është akuzuar nga Prokuroria e Tiranës për ndërtim të paligjshëm në një godinë të lartë, në zonën e preferuar të Liqenit të Thatë, në kryeqytet.

    Pavarësisht situatës problematike penale, Salillari vijon të përfitojnë miliona euro nga strukturat qeveritare dhe vartësit e kryeministrit Edi Rama në qeverisjen vendore.

    Nga ana tjetër, edhe “2T” e Sakos gjithashtu ka përfituar miliona euro në tenderat publikë qeveritarë.

    Partia Demokratike ka denoncuar publikisht dhe zyrtarisht skemat e institucioneve qeveritare për ndërhyrje flagrante në fushatën zgjedhore me asfaltin elektoral.

    Këtë të mërkurë, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Arjan Hoxha, denoncoi para Prokurorisë së Posaçme heshtjen e këtij institucioni për manovrat e asfaltit elektoral dhe i bëri thirrje prokurorëve që të veprojë menjëherë për të ndalur maskaradën qeveritare./ Syri.net

  • Pjerin Ndreu, 2.5 mln euro asfalt elektoral për Salillarin e ‘2T’

    Pjerin Ndreu, 2.5 mln euro asfalt elektoral për Salillarin e ‘2T’

     

    Dy kompani të lidhura ngushtë me qeverinë e Edi Ramës, “Salillari” dhe “2T” e vëllait të ish-komandantit jetëgjatë të Gardës gjatë mandave të Rilindjes, Gramoz Sako, janë pjesë e fituesve të një tenderi me vlerë rreth 2.5 milionë euro për asfalt elektoral, të zhvilluar nga kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu.

    Mbi këtë tender, por edhe të tjerë të ngjashëm, janë ngritur dyshime të forta nga opozita për abuzime me fondet dhe ligjin elektoral.

    Pak ditë më parë, më konkretisht në 6 Prill 2025, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Lezhë, Gjin Gjoni, denoncoi publikisht kryerjen e punimeve për asfalt elektoral nga Bashkia e Lezhës, pa asnjë shenjë dalluese dhe pa një procedurë publike.

    Denoncimi i Gjonit duket se merr konfirmim indirekt nga vetë bashkia e drejtuar nga Pjerin Ndreu. Rreth 10 ditë pas deklaratave të tij, më saktësisht në 14 Prill, Bashkia e Lezhës shpall rezultatet e tenderit me objekt “Sistemimi dhe Asfaltimi i Rrugëve Rurale në administrim të Bashkisë Lezhë”.

    Procedura e firmosur nga vetë kryebashkiaku Ndreu ka fond limit 2.6 miliardë lekë të vjetra ose mbi 2 milionë euro.

    Për kryerjen e këtij shërbimi janë shpallur fitues disa operatorë ekonomikë. Mes tyre dallohen “Salillari” e Pëllumb Salillarit dhe “2T”, me aksioner kryesor Artan Sakon, vëllain e ish-drejtuesit të Gardës së Republikës, Gramoz Sako.

    Kompania “Salillari” aktualisht është në gjykim, pasi është akuzuar nga Prokuroria e Tiranës për ndërtim të paligjshëm në një godinë të lartë, në zonën e preferuar të Liqenit të Thatë, në kryeqytet.

    Pavarësisht situatës problematike penale, Salillari vijon të përfitojnë miliona euro nga strukturat qeveritare dhe vartësit e kryeministrit Edi Rama në qeverisjen vendore.

    Nga ana tjetër, edhe “2T” e Sakos gjithashtu ka përfituar miliona euro në tenderat publikë qeveritarë.

    Partia Demokratike ka denoncuar publikisht dhe zyrtarisht skemat e institucioneve qeveritare për ndërhyrje flagrante në fushatën zgjedhore me asfaltin elektoral. 

    Këtë të mërkurë, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Arjan Hoxha, denoncoi para Prokurorisë së Posaçme heshtjen e këtij institucioni për manovrat e asfaltit elektoral dhe i bëri thirrje prokurorëve që të veprojë menjëherë për të ndalur maskaradën qeveritare.

  • Pjerin Ndreu flet për sulmet në TikTok: Montuan video sikur po puthesha me Namik Doklen, ja tek kush dyshoj

    Pjerin Ndreu flet për sulmet në TikTok: Montuan video sikur po puthesha me Namik Doklen, ja tek kush dyshoj

    Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar ashpër ndaj një fushate denigruese kundër tij në rrjetin social TikTok, ku janë publikuar video montazh, ku ai shfaqet në mënyrë të manipuluar me figura të njohura publike.
    I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Ndreu denoncoi publikisht përmbajtjen ofenduese dhe të pavërtetë që, sipas tij, ka pasur synim dëmtimin e figurës së tij, duke përfshirë edhe qytetare nga Lezha në këto manipulime.
    “Ishin video montazh ku unë shfaqesha sikur puthesha me Namik Doklen e disa të tjerë. Kishin përfshirë edhe gra nga Lezha. E kisha identifikuar këtë faqe në TikTok prej një viti. Pas denoncimit në polici, ajo u mbyll,” – u shpreh Ndreu.
    Kreu i Bashkisë ngriti dyshime se pas këtyre akteve mund të fshihen motive politike, duke lënë të nënkuptohet se kjo është një përpjekje për ta goditur në vigjilje të zhvillimeve të rëndësishme politike.
    “Jam i sigurt që jam në dy versione, A dhe B. Njëri është për arsye politike, tjetri jo. Jemi në fazë dyshimesh, por ndonjëherë nuk më ka gënjyer intuita,” – tha ai.
    Ndreu deklaroi gjithashtu se ka angazhuar edhe miqtë e tij për të identifikuar autorët e kësaj fushate, ndërsa shprehu indinjatën për nivelin e ulët të gjuhës dhe përmbajtjes së përdorur.

  • Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu dhunon zyrtarin e Federatës së Basketbollit

    Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu dhunon zyrtarin e Federatës së Basketbollit

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Plas sherri tek “Asllan Rusi”, Pjerin Ndreu dhunon zyrtarin e Federatës së Basketbollit

    Plas sherri tek “Asllan Rusi”, Pjerin Ndreu dhunon zyrtarin e Federatës së Basketbollit

    Në prag të nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, një incident i rëndë raportohet të jetë regjistruar mbrëmjen së enjtes në ambientet e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, ku është përfshirë kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu.Sipas raportimeve, Ndreu ka ushtruar dhunë ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Franko Bushati, gjatë zhvillimit të ndeshjes mes Vllaznisë dhe Besëlidhjes.
    Fillimisht mes tyre ka pasur një përplasje verbale, e cila më pas ka përshkallëzuar në konfrontim fizik.
    Ngjarja është denoncuar pranë Komisariatit të Policisë Nr.2 në Tiranë, ndërsa shkaqet e sherrit ende nuk janë bërë publike. Pritet që në vijim të dalin detaje të reja rreth këtij incidenti.

  • Skandal/ Shoku i Ramës, Pjerin Ndreu, bën boksierin në sallën e lojrave të basketbollit, rreh sekretarin e Federatës së…

    Skandal/ Shoku i Ramës, Pjerin Ndreu, bën boksierin në sallën e lojrave të basketbollit, rreh sekretarin e Federatës së…

    Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ka rrahur sekretarin e përgjithshëm të Fedetarës së Basketbollit, Franko Bushati.

    Ngjarja ka ndodhur rreth 1 orë më parë. Përplasja ka ndodhur gjatë ndeshjes Vllaznia-Besëlidhja. 

    Raportohet se fillimisht Ndreu dhe Bushati kanë shkëmbyer fjalë dhe më pas janë përplasur fizikisht.

    Burimet bljnë me dije se për këtë rast po bëhet një kallëzim në komisariatin numër 2 në Tiranë, pasi ngjarja ka ndodhur në kryeqytet.