Tag: pitagora

  • Nga Arkimedi tek Pitagora, fakte “të panjohura” mbi shkencëtarët më të famshëm të të gjitha kohërave

    Nga Arkimedi tek Pitagora, fakte “të panjohura” mbi shkencëtarët më të famshëm të të gjitha kohërave

    Ju ndoshta mund t’i njihni emrat e këtyre figurave historike të shkencës, si dhe zbulimet e tyre më të famshme, por ndoshta mund të mos e dini se ata kanë edhe kontribute të tjera, të cilat kanë ende sot rëndësinë e tyre.

    Arkimedi

    Emri i tij lidhet kryesisht me zbulimin e zhvendosjes së ujit, i njohur si Parimi i Arkimedit: Kur një objekt futet në ujë, ai shtyn (zhvendos) ujin për t’i bërë vend vetes. Kjo zhvendosje ndodh në një vëllim të barabartë me objektin që zhytet. Por njeriu që konsiderohet si nga shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ka zbuluar edhe gjëra të tjera.

    Ai shpiku “Kthetrën e Arkimedit” ose “dorën e hekurt” për të mbrojtur qytetin sicilian të Sirakuzës nga sulmi armik përmes detit. Ai ishte një lloj sistemi i pompimit të ujit që mund të përdoret ende sot. Ndonëse nuk e shpiku ai levën e parë, Arkimedi e avancoi sistemin dhe shkroi për të në të famshmen “Ligji i levës”. Ai llogariti vlerën e saktë më të afërt të numrit Pi, si dhe kuptoi mënyrën për të llogaritur sipërfaqen e një rrethi. Puna e tij çoi në avancimin e fushës së hidrostatikës dhe llogaritjes.

    Galileo

    Galileo Galilei konsiderohet nga shumë njerëz si babai i shkencës moderne, falë kontributit të tij në astronomi, fizikë, kozmologji etj. Edhe pse ishte ai që nuk e shpiku teleskopin, Galilei krijoi një version të përmirësuar, që e rriti shumë zmadhimin. Versioni i tij i krijuar në vitin 1609 ishte aq efektiv saqë çoi në zbulimet e tij më të mëdha.

    Galileo ishte personi i parë në histori që regjistroi vëzhgimet e qiellit duke përdorur teleskopin e tij. Ai zbuloi se Jupiteri kishte disa Hëna; se Rruga e Qumështit nuk ishte thjesht një brez drite, por që përbëhet nga yje të veçantë; fazat e Venusit; apo faktin që sipërfaqja e Hënës nuk ishte e lëmuar por kishte kratere dhe male.

    Zbulimet e tij ndihmuan për ta vërtetuar se është Dielli dhe jo Toka qendra e Sistemit Diellor, ndaj ai mbështeti modelin Heliocentrik. Po ashtu Galileos i atribuohet projektimi i orës së parë me lavjerrës.

    Da Vinçi

    Shumëkush e di se Leonardo da Vinci është autori i tablove të famshme “Darka e Fundit” dhe “Mona Liza”. Piktura tjetër e famshme e tij ”Salvatore Mundi”, u rizbulua në mesin e viteve 2000. Origjinaliteti i saj ishte dhe mbetet ende një çështje e diskutueshme.

    Megjithatë ajo vendosi një rekord për veprën më të shtrenjtë të artit në botë, kur u shit për 450 milionë dollarë në vitin 2017. Por ky piktor i Rilindjes kishte aftësi dhe talente të gjera, duke e bërë atë një polimat. Kështu ai ishte arkitekt, hartograf, inxhinier, shpikës dhe skulptor.

    Për shkak se shpikjet e tij u bënë shekuj përpara kohës së tyre, ato nuk u realizuan gjatë jetës së tij. Por disa prej tyre pasqyrohen në botën e sotme. Këtu përfshihen parashuta, kostumi i zhytjes nënujore, mitralozi dhe tanku. Idetë, skicat, shënimet dhe gjetjet e tij ruheshin në fletoret e tij të famshme. Një nga fletoret e tij (i shkruar në vitet 1506-1510) u ble nga Bill Gates për gati 32 milionë dollarë.

    Fibonaçi

    Leonardo Fibonaçi konsiderohet si matematikani më i madh perëndimor i Mesjetës. Ai është i njohur për “Vargun e Fibonaçit”, kur dy numrat e mëparshëm mblidhen së bashku për të përcaktuar numrin pasardhës në varg. Modeli numerik që zbuloi ai, gjendet shumë në natyrë, si tek pishat, zgjojet e bletëve, lulet, dhe deri dhe uraganët.

    Por ajo që dihet nga pak njerëz, është se ai është autor i futjes së numrave hindu-arab në sistemin evropian. Ai e mësoi sistemin arab, që përdorte numrat nga 0 deri në 9, gjatë kohës që u shkollua në Algjeri. Në atë kohë, Evropa përdorte numrat romakë në sistemin e vet, dhe kishte nevojë për numëratorë për të bërë llogaritjet.

    Ndërsa Fibonaçi e cilësoi më të dobishëm sistemin hindu-arab, italianët dhe Kisha e panë atë me dyshim. Por në fund evropianët u bindën për epërsinë e tij dhe ajo bë metoda e përdorur në mbarë botën. Fibonaçi krijoi gjithashtu shiritin horizontal të përdorur tek thyesat.

    Pitagora

    Pitagora ishte një filozof i lashtë grek, që njihet gjithashtu për kontributin e tij të madh në matematikë: Teorema e Pitagorës, e njohur zakonisht si A2+B2=C3. Në një trekëndësh kënddrejtë, katrori i hipotenuzës është i barabartë me shumën e katrorëve të dy brinjëve të tjera.

    Pitagora e pa matematikën kudo, edhe tek muzika, dhe ai ishte përgjegjës për zhvillimin e themeleve të akordimit muzikor. Ai zbuloi konceptin që u bë i njohur si sintonizimi harmonik. Ai është shpikësi i mënyrës se si akordohen ende sot instrumentet muzikore.

    Pitagora ishte një figurë me shumë ndikim dhe kishte shumë ndjekës. Ai themeloi një bashkësi filozofike në Kroton, ku jetuan dhe shumë nga ithtarët e tij. Komuniteti përfshinte edhe filozofet gra, gjë që nuk ishte e zakonshme për kohën. /bota.al

    ObserverKult

    _________________

    Lexo edhe:

    “LASGUSH PORADECIN E SOLLËN NGA SPITALI ‘TË VDEKUR’, POR PAS CA ORËSH U NGRIT NGA ARKIVOLI”

  • Pitagora: Filozofi, matematikan dhe mistik i lashtësisë

    Pitagora: Filozofi, matematikan dhe mistik i lashtësisë

    Në fillim ishte Pitagora, themeluesi i urtësisë që bashkonte filozofinë, matematikën, muzikën, politikën, mjekësinë dhe astronominë. I lindur rreth vitit 572 para Krishtit në Samos, me origjinë etruske dhe tirrene, Pitagora ishte i pari që e quajti veten filozof dhe mbrojti ide të tilla si pavdekësia e shpirtit dhe rimishërimi.

    Ai u inicua në Misteret e egjiptianëve, kaldeasve dhe hebrenjve dhe më pas lulëzoi në Jug të Italisë, duke themeluar një komunitet të madh dijetarësh dhe dishepujsh në Kroton dhe Metapont, pjesë e asaj që njihet si Magna Grecia. Shkolla e tij ishte unike: praktikonte disiplinë, dietë vegjetariane, heshtje dhe përkushtim ndaj dijeve dhe bashkësisë, duke përfshirë edhe fëmijët dhe gratë mes të cilave e famshme ishte dishepullja Teano, që këshillonte për respektin ndaj grave.

    Pitagora nuk la shkrime të plota, përveç një përmbledhjeje poetike të njohur si Vargjet e artë, por ndikimi i tij ishte i thellë dhe i gjithanshëm. Ai ishte i shenjtë për tetraktisin – trekëndëshin magjik të numrave një, dy, tre dhe katër, që simbolizon shumen dhjetë dhe bashkimin e të gjitha gjërave në botë.

    Legjendat flasin për aftësi të mbinatyrshme: bilokacion, njohjen e jetëve të mëparshme dhe të ardhshme, lidhje të veçanta me natyrën dhe kafshët, si dhe përdorimin e muzikës, këngëve dhe kërcimit si terapi dhe katarsis. Për Pitagorën, fillimi është gjysma e gjithçkaje, një filozofi që bashkon jetën njerëzore me universin dhe përjetësinë.

    Ernst Bloch e përshkruante: “Italia është vendi ku gjithçka fillon”, ndërsa Pitagora mbetet shembulli më i ndritshëm i urtësisë antike greke dhe italike, një figurë që lidhi dijen, misterin dhe praktikat e përditshme në një harmoni të rrallë historike./KultPlus.com

  • Në fillim ishte Pitagora…

    Në fillim ishte Pitagora. Ishte ai i pari që e quajti veten filozof. Ishte i pari që mbrojti pavdekësinë e shpirtit dhe rimishërimin. Ishte i pari që zbuloi ligjet sekrete të matematikës dhe harmonisë muzikore. Ishte i pari dijetar që u mor me politikë dhe kushtetuta, me mjekësi dhe me yje. Ishte i pari ndër italikët, themeluesi i Magnae Graeciae, një koloni më e madhe se vetë nëna Greqi. Dhe ishte i pari që themeloi një shkollë italike.

    Pas tij erdhi shkolla eleatike e Parmenidit në pjesën perëndimore të Italisë, Empedokli në Siçili, e të tjerë. Pitagora themeloi urtësinë në kryqëzimin midis teologjisë dhe mendimit, midis mitit dhe shkencës, midis kultit dhe muzikës, politikës dhe edukimit, mjekësisë dhe astronomisë; dhe e konsideroi qendrën e urtësisë pikërisht në lidhjen organike mes dijeve, praktikave, riteve dhe mistereve.

    Thuaj Pitagora dhe njerëzit mendojnë për teoremën që mban emrin e tij ose më së shumti për tryezën pitagoriane. Ose nëse përmend urtësinë ezoterike të Pitagorës, dikush mendon për masonerinë dhe arkitekturën e saj sekrete nga e cila Pitagora mori frymëzim.

    Por Pitagora, i përkushtuar ndaj Apollonit, nxënës i Orfeut, mësues i Platonit dhe i shumë filozofëve dhe matematikanëve, ishte më shumë se kaq, u konsiderua pothuajse si një perëndi, një urë mes njerëzores dhe hyjnores; disa dëshmi tregojnë se Pitagora kishte një kofshë prej ari, si provë e origjinës së tij të mbinatyrshme. Ai vetë thoshte për veten se kishte lindur nga fara më të fuqishme se ato njerëzore. Por për të, vetëm e vërteta të bën të ngjashëm me perënditë.

    Pitagora lindi rreth vitit 572 para Krishtit në Samos, në Greqi, por familja e tij kishte origjinë etruske dhe tirrene; babai i tij Mnesarko ishte gdhendës i gurëve të çmuar, një art i shenjtë. Pitagora u iniciua në Misteret nga egjiptianët, kaldeasit, hebrenjtë dhe magjistarët. Por jeta e tij lulëzoi në Jug të Italisë, veçanërisht në Krotone dhe Metapont.

    Porfirius tregon se në një leksion të vetëm të mbajtur “menjëherë pas zbarkimit në Itali”, Pitagora mblodhi rreth vetes mbi 2000 njerëz të cilët, pasi e dëgjuan, vendosën të mos ktheheshin më në shtëpitë e tyre dhe ndërtuan një shtëpi të madhe dëgjuesish, duke themeluar atë që të gjithë e quajtën Magna Grecia e Italisë.

    Nuk është rastësi që Ernst Bloch thoshte: “Italia është vendi ku gjithçka fillon”. Pitagora është shembulli më i ndritshëm i asaj urtësie antike greke dhe italike për të cilën shkroi Vico. Në atë shkollë, Pitagora mësonte doktrinën mistike, vendoste ligje për italikët, krijonte një komunitet; qytetet çliroheshin, përshkoheshin nga urtësia e tij, nga Sicilia në Taranto. Në shkollën e tij sundonte një dietë vegjetariane, disiplina e jetës, heshtja, veçanërisht për fillestarët, përçmimi i famës dhe pasurisë; të mirat ishin të përbashkëta, por kushdo që tregonte se nuk ishte i denjë për t’i përkitur (shkollës) përjashtohej si i huaj i një race tjetër dhe merrte dyfishin e të mirave që kishte vënë në bashkësi. Një lloj shpërblimi ngushëllues dhe largim me nder për ata që nuk ndiqnin udhën e përjetësisë. Në fillim dhe në fund të çdo dite duhej bërë bilanci: çfarë ke bërë, ku gabove, cilin detyrim nuk e përmbushe.

    Pitagora hapi shkollën edhe për fëmijët dhe gratë – e famshme ishte dishepullja e tij Teano – e cila këshillonte që të mos keqtrajtoheshin gratë. Në shkollën e tij trajtoheshin sëmundjet e trupit, injoranca e shpirtit, shthurja e barkut, mosdëgjueshmëria publike, përçarja e njerëzve, mungesa e masës. Praktikohej respekti ndaj natyrës, ndaj bimëve dhe kafshëve; ndalohej ngrënia e mishit, pirja në bankete dhe flijimet. Mësohej miqësia mes njerëzve dhe me kozmosin, përfshirë qëndrimin dhe stilin.

    Dishepujt ndaheshin në pitagorikë dhe pitagorikas, domethënë matematikanë ose akuzmatikë, ezoterikë ose eksoterikë. Më pas shkolla nxiti zili dhe hakmarrje, aq sa ndjekësit e Cilones (një lloj pararendës i mafies së sotme?) vendosën shkatërrimin e shkollës dhe masakrimin e ithtarëve të saj. Pitagora u strehua në Metapont, ku edhe vdiq. Shtëpia e tij u kthye në një tempull kushtuar Demetrës (një bazilikë neopitagorike u zbulua në vitin 1917 në Romë, te Porta Maggiore).

    Pitagora nuk la shkrime – përveç një përmbledhjeje poetike të njohur si “Vargjet e artë”, të redaktuara nga Julius Evola – por la një gjurmë shumë më të thellë, të dukshme dhe të padukshme. I shenjtë ishte për të tetraktis, trekëndëshi magjik i ndërtuar mbi bazën e katër numrave të parë: një, dy, tre, katër, të cilët jepnin shumën dhjetë: shuma e të gjitha gjërave, e të gjithë numrave dhe e gjithë botës.

    Pitagora vishej me ngjyra të hapura, me rroba të bardha dhe të pastra, shmangte përdorimin e lëkurëve të kafshëve dhe përdorte çarçafë linoje. Ofronte jo vetëm temjan dhe mirrë, por edhe kulaçë, meli, bathë (për të, të shenjta). Ndër mrekullitë e tij legjendare, thuhet se ai kishte aftësinë të ishte në dy vende njëkohësisht (bilokacion), të zbriste në botën e nëndheshme, njihte jetët e tij të mëparshme dhe të ardhshme; zbuti ariun e egër daunian, foli me demin e Tarantos, përkëdheli shqiponjën e bardhë në fluturim.

    Ai përdorte muzikën, këngët dhe kërcimin si terapi, si “magji” dhe katarsis, midis flautit dionisiak dhe lirës apoloniane. Për Pitagorën, Fillimi është gjysma e gjithçkaje: duket si proverbi “fillimi është gjysma e punës”, por ai e kuptonte fillimin si një përgatitje të plotë fillestare, që përfshin jetën dhe të gjithë njerëzimin.

    Për Empedoklin ishte “një njeri me njohuri të mbinatyrshme që fitoi njohuri hyjnore falë përvojave të rralla, i shkëlqyer në çdo dije të çdo gjinie.”

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    Zbulime të reja arkeologjike në Ulpianë

  • Buda, Krishti, Pitagora dhe Galileu, të pushtetshmit e mëdhenj që na çelën dyert e mendjes dhe të shpirtit

    Buda, Krishti, Pitagora dhe Galileu, të pushtetshmit e mëdhenj që na çelën dyert e mendjes dhe të shpirtit

    Shkruan Albert Vataj

    Bertrand Russell, në analizën e tij të pushtetit, zgjedh katër figura që, sipas tij, kanë pasur ndikimin më të thellë në historinë e njerëzimit: Buda, Krishti, Pitagora dhe Galileu. Ky është një kuartet i pazakontë, jo sepse ata nuk meritojnë vendin, por sepse nuk përfaqësojnë tipin klasik të pushtetarëve që historia na ka mësuar të kujtojmë, nuk janë perandorë, as gjeneralë, as sundimtarë të fuqishëm me ushtri dhe territore. Përkundrazi, janë njerëz që e kanë përmbysur botën pa shpata, pa kala dhe pa trupa ushtarësh.

    Pushteti i tyre nuk ishte për të sunduar, por për të çliruar.

    Buda dhe Krishti u drejtuan zemrave dhe ndërgjegjeve të njerëzve, duke treguar rrugën për të mposhtur lakminë, pasionin e verbër dhe dëshirat që sjellin përçarje. Ata nuk luftuan kundërshtarë politikë, por zinxhirët e brendshëm që mbajnë shpirtin të robëruar. Ata nuk ofruan thjesht një moral të ri, por një mënyrë tjetër të qenit në botë, ku liria vjen nga brenda.

    Pitagora dhe Galileu, nga ana tjetër, nuk u drejtuan te morali i brendshëm, por te ligjet e jashtme të universit. Ata nuk na çliruan nga frika e vetvetes, por nga frika e të panjohurës. Pitagora, me harmoninë e numrave dhe idenë se ekziston një rend i përjetshëm në natyrë, e hapi mendjen e njerëzimit drejt një bote të kuptueshme. Galileu, duke kthyer shikimin nga yjet dhe duke guxuar të thotë se Toka nuk është qendra e gjithësisë, i dha njerëzimit një horizont të ri të dijes dhe një guxim të ri për të vërtetën.

    Russell thekson se asnjëri prej tyre nuk pati mbështetjen e shtetit në fillim, madje shpesh u përballën me kundërshtimin e tij. Ky është një mësim i heshtur për natyrën e vërtetë të ndikimit: pushteti i përhershëm nuk lind nga dhuna, por nga ideja; nuk mbështetet te frika që imponohet, por te shpresa që ndizet.

    Në një botë ku shpesh pushteti shihet si aftësia për të kontrolluar trupat dhe tokat, Russell na kujton se pushteti më i madh është ai që hap dyert e mendjes dhe të shpirtit. Ai është pushteti që nuk skllavëron, por çliron; që nuk të urdhëron të përkulësh kokën, por të ngritësh sytë.

    Në fund, mesazhi i tij është i kthjellët: njerëzit nuk drejtohen nga dhuna dhe lufta, por nga urtësia që prek dëshirën e përbashkët për lumturi, paqe dhe kuptim. Kjo është arsyeja pse katër figurat që ai zgjedh i përkasin një bote të përtejshme të historisë, një bote ku pushteti është akt dashurie dhe akt besimi në mundësinë që njeriu të bëhet më i lirë./KultPlus.com

  • Buda, Krishti, Pitagora dhe Galileu, të pushtetshmit  e mëdhenj që na çelën dyert e mendjes dhe të shpirtit

    Buda, Krishti, Pitagora dhe Galileu, të pushtetshmit e mëdhenj që na çelën dyert e mendjes dhe të shpirtit

    Nga Albert Vataj
    Bertrand Russell, në analizën e tij të pushtetit, zgjedh katër figura që, sipas tij, kanë pasur ndikimin më të thellë në historinë e njerëzimit: Buda, Krishti, Pitagora dhe Galileu. Ky është një kuartet i pazakontë, jo sepse ata nuk meritojnë vendin, por sepse nuk përfaqësojnë tipin klasik të pushtetarëve që historia na ka mësuar të kujtojmë, nuk janë perandorë, as gjeneralë, as sundimtarë të fuqishëm me ushtri dhe territore. Përkundrazi, janë njerëz që e kanë përmbysur botën pa shpata, pa kala dhe pa trupa ushtarësh.Pushteti i tyre nuk ishte për të sunduar, por për të çliruar.Buda dhe Krishti u drejtuan zemrave dhe ndërgjegjeve të njerëzve, duke treguar rrugën për të mposhtur lakminë, pasionin e verbër dhe dëshirat që sjellin përçarje. Ata nuk luftuan kundërshtarë politikë, por zinxhirët e brendshëm që mbajnë shpirtin të robëruar. Ata nuk ofruan thjesht një moral të ri, por një mënyrë tjetër të qenit në botë, ku liria vjen nga brenda.Pitagora dhe Galileu, nga ana tjetër, nuk u drejtuan te morali i brendshëm, por te ligjet e jashtme të universit. Ata nuk na çliruan nga frika e vetvetes, por nga frika e të panjohurës. Pitagora, me harmoninë e numrave dhe idenë se ekziston një rend i përjetshëm në natyrë, e hapi mendjen e njerëzimit drejt një bote të kuptueshme. Galileu, duke kthyer shikimin nga yjet dhe duke guxuar të thotë se Toka nuk është qendra e gjithësisë, i dha njerëzimit një horizont të ri të dijes dhe një guxim të ri për të vërtetën.Russell thekson se asnjëri prej tyre nuk pati mbështetjen e shtetit në fillim, madje shpesh u përballën me kundërshtimin e tij. Ky është një mësim i heshtur për natyrën e vërtetë të ndikimit: pushteti i përhershëm nuk lind nga dhuna, por nga ideja; nuk mbështetet te frika që imponohet, por te shpresa që ndizet.Në një botë ku shpesh pushteti shihet si aftësia për të kontrolluar trupat dhe tokat, Russell na kujton se pushteti më i madh është ai që hap dyert e mendjes dhe të shpirtit. Ai është pushteti që nuk skllavëron, por çliron; që nuk të urdhëron të përkulësh kokën, por të ngritësh sytë.Në fund, mesazhi i tij është i kthjellët: njerëzit nuk drejtohen nga dhuna dhe lufta, por nga urtësia që prek dëshirën e përbashkët për lumturi, paqe dhe kuptim. Kjo është arsyeja pse katër figurat që ai zgjedh i përkasin një bote të përtejshme të historisë, një bote ku pushteti është akt dashurie dhe akt besimi në mundësinë që njeriu të bëhet më i lirë.

  • Nga Arkimedi te Pitagora, fakte të panjohura mbi shkencëtarët më të famshëm të të gjitha kohërave

    Nga Arkimedi te Pitagora, fakte të panjohura mbi shkencëtarët më të famshëm të të gjitha kohërave

    Ju ndoshta mund t’i njihni emrat e këtyre figurave historike të shkencës, si dhe zbulimet e tyre më të famshme. Por ndoshta mund të mos e dini se ata kanë edhe kontribute të tjera, të cilat kanë ende sot rëndësinë e tyre.

    Arkimedi

    Emri i tij lidhet kryesisht me zbulimin e zhvendosjes së ujit, i njohur si Parimi i Arkimedit: Kur një objekt futet në ujë, ai shtyn (zhvendos) ujin për t’i bërë vend vetes. Kjo zhvendosje ndodh në një vëllim të barabartë me objektin që zhytet. Por njeriu që konsiderohet si nga shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ka zbuluar edhe gjëra të tjera.

    Ai shpiku “Kthetrën e Arkimedit” ose “dorën e hekurt” për të mbrojtur qytetin sicilian të Sirakuzës nga sulmi armik përmes detit. Ai ishte një lloj sistemi i pompimit të ujit që mund të përdoret ende sot. Ndonëse nuk e shpiku ai levën e parë, Arkimedi e avancoi sistemin dhe shkroi për të në të famshmen “Ligji i levës”. Ai llogariti vlerën e saktë më të afërt të numrit Pi, si dhe kuptoi mënyrën për të llogaritur sipërfaqen e një rrethi. Puna e tij çoi në avancimin e fushës së hidrostatikës dhe llogaritjes.

    Galileo

    Galileo Galilei konsiderohet nga shumë njerëz si babai i shkencës moderne, falë kontributit të tij në astronomi, fizikë, kozmologji etj. Edhe pse ishte ai që nuk e shpiku teleskopin, Galilei krijoi një version të përmirësuar, që e rriti shumë zmadhimin. Versioni i tij i krijuar në vitin 1609 ishte aq efektiv saqë çoi në zbulimet e tij më të mëdha.

    Galileo ishte personi i parë në histori që regjistroi vëzhgimet e qiellit duke përdorur teleskopin e tij. Ai zbuloi se Jupiteri kishte disa Hëna; se Rruga e Qumështit nuk ishte thjesht

    një brez drite, por që përbëhet nga yje të veçantë; fazat e Venusit; apo faktin që sipërfaqja e Hënës nuk ishte e lëmuar por kishte kratere dhe male.

    Zbulimet e tij ndihmuan për ta vërtetuar se është Dielli dhe jo Toka qendra e Sistemit Diellor, ndaj ai mbështeti modelin Heliocentrik. Po ashtu Galileos i atribuohet projektimi i orës së parë me lavjerrës.

    Da Vinçi

    Shumëkush e di se Leonardo da Vinci është autori i tablove të famshme “Darka e Fundit” dhe “Mona Liza”. Piktura tjetër e famshme e tij ”Salvatore Mundi”, u rizbulua në mesin e viteve 2000. Origjinaliteti i saj ishte dhe mbetet ende një çështje e diskutueshme.

    Megjithatë ajo vendosi një rekord për veprën më të shtrenjtë të artit në botë, kur u shit për 450 milionë dollarë në vitin 2017. Por ky piktor i Rilindjes kishte aftësi dhe talente të gjera, duke e bërë atë një polimat. Kështu ai ishte arkitekt, hartograf, inxhinier, shpikës dhe skulptor.

    Për shkak se shpikjet e tij u bënë shekuj përpara kohës së tyre, ato nuk u realizuan gjatë jetës së tij. Por disa prej tyre pasqyrohen në botën e sotme. Këtu përfshihen parashuta, kostumi i zhytjes nënujore, mitralozi dhe tanku. Idetë, skicat, shënimet dhe gjetjet e tij ruheshin në fletoret e tij të famshme. Një nga fletoret e tij (i shkruar në vitet 1506-1510) u ble nga Bill Gejts për gati 32 milionë dollarë.

    Fibonaçi

    Leonardo Fibonaçi konsiderohet si matematikani më i madh perëndimor i Mesjetës. Ai është i njohur për “Vargun e Fibonaçit”, kur dy numrat e mëparshëm mblidhen së bashku për të përcaktuar numrin pasardhës në varg. Modeli numerik që zbuloi ai, gjendet shumë në natyrë, si tek pishat, zgjojet e bletëve, lulet, dhe deri dhe uraganët.

    Por ajo që dihet nga pak njerëz, është se ai është autor i futjes së numrave hindu-arab në sistemin evropian. Ai e mësoi sistemin arab, që përdorte numrat nga 0 deri në 9, gjatë kohës që u shkollua në Algjeri. Në atë kohë, Evropa përdorte numrat romakë në sistemin e vet, dhe kishte nevojë për numëratorë për të bërë llogaritjet.

    Ndërsa Fibonaçi e cilësoi më të dobishëm sistemin hindu-arab, italianët dhe Kisha e panë atë me dyshim. Por në fund evropianët u bindën për epërsinë e tij dhe ajo bë metoda e përdorur në mbarë botën. Fibonaçi krijoi gjithashtu shiritin horizontal të përdorur tek thyesat.

    Pitagora

    Pitagora ishte një filozof i lashtë grek, që njihet gjithashtu për kontributin e tij të madh në matematikë:Teorema e Pitagorës, e njohur zakonisht si A2+ B2=C3. Në një trekëndësh kënddrejtë, katrori i hipotenuzës është i barabartë me shumën e katrorëve të dy brinjëve të tjera.

    Pitagora e pa matematikën kudo, edhe tek muzika, dhe ai ishte përgjegjës për zhvillimin e themeleve të akordimit muzikor. Ai zbuloi konceptin që u bë i njohur si sintonizimi harmonik. Ai është shpikësi i mënyrës se si akordohen ende sot instrumentet muzikore.

    Pitagora ishte një figurë me shumë ndikim dhe kishte shumë ndjekës. Ai themeloi një bashkësi filozofike në Kroton, ku jetuan dhe shumë nga ithtarët e tij. Komuniteti përfshinte edhe filozofet gra, gjë që nuk ishte e zakonshme për kohën./bota.al/

  • Sa nga legjendat greke kanë qenë të vërteta?

    Sa nga legjendat greke kanë qenë të vërteta?

    NGA: ARMAND D’ANGOUR

    Kultura dhe legjendat e Greqisë së lashtë kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme në gjuhën moderne të arsimit, politikës, filozofisë, artit dhe shkencës. Shembujt klasikë nga mijëra vite më parë vazhdojnë të përdoren edhe sot. Po cila ka qenë origjina e disa prej këtyre ideve?

    A ka pasur vërtetë një kalë të Trojës

    Historia e Kalit të Trojës përmendet për herë të parë tek Odiseja e Homerit, një këngë epike që mendohet të jetë shkruajtur rreth vitit 750 p.e.s., e cila përshkruan një periudhë pas Luftës së Trojës që mendohet të ketë ndodhur 500 vite përpara se të ishte shkruajtur kënga. Pasi rrethuan Trojën (Hisarliku i sotëm në Turqi) për 10 vite dhe pa sukses, ushtria greke nisi të largohet nga muret e qytetit gjoja sikur do të niseshin për në shtëpi, duke lënë pas një kalë të drunjtë gjigand, si një dhuratë për perëndeshën Athina. Trojanët e futën triumfalisht Kalin brenda Trojës, dhe kur ra nata, luftëtarët grekë të fshehur brenda tij u kacavorën duke dalë dhe shkatërruar qytetin. Provat arkeologjike tregojnë se Troja është djegur me të vërtetë. Por kali i drunjtë është një pjellë e imagjinatës, ndoshta frymëzuar nga fakti që në lashtësi, mjetet që përdoreshin në rrethime maskoheshin si kuaj të drunjtë me qëllim të pengonin goditjen e tyre me shigjeta me flakë.

    Homeri është një prej poetëve të mëdhenj të legjendave greke të lashtësisë. A ka ekzistuar vërtetë?

    Jo vetëm kali i Trojës është një sajesë shumëngjyrëshe, por edhe ekzistenca e vetë Homerit është vënë ndonjëherë në dyshim. Përgjithësisht supozohet se epikat e mëdha të cilave u është vënë emri i Homerit, Iliada dhe Odiseja janë përcjellë gojarisht, pa ndihmën e shkrimit, diku rreth shekullit 8 p.e.s., si rezultat i një tradite të rrëfimit gojor, trashëgimi e shekujve të tërë. Ndërkohë që të lashtët nuk kishin asnjë dyshim se Homeri ka qenë një rapsod i vërtetë që kompozoi epikat monumentale, asgjë e sigurtë nuk dihet për të. Gjithcka që ne dimë është se, edhe në qoftë se poemat janë kompozuar pa u shkruar dhe janë transmetuar gojarisht, në një moment të caktuar ato janë shkruajtur në greqisht, sepse kështu kanë mbijetuar.

    A ka patur një shpikës të vetëm të alfabetit?

    Data që i atribuohet shkrimit të epikave të Homerit është e lidhur me provat më të hershme për ekzistencën e shkrimit grek në shekullin 8 p.e.s. Grekët e dinin që alfabeti i tyre (më vonë i huazuar nga romakët për t’u bërë alfabeti perëndimor) u përshtat nga ai i fenikasve, një komb në lindjen e afërme, seria e gërmave të të cilëve fillonte kështu: “aleph bet”. Fakti që përshtatja e tij ishte uniforme në të gjithë Greqinë ka lënë të kuptohet se ka patur një përshtatës të vetëm dhe jo shumë të tillë. Në traditën greke, emri i këtij adoptuesi është Palamedi, gjë që mund të përkthehet edhe si “i urti i lashtë”. Thuhet se Paramedi ka shpikur edhe numërimin, monedhën dhe lojërat me kuti. Format e gërmave të grekëve më vonë do të ndryshonin shumë nga ato të fenikasve. Për formën e sotme gjeometrike që ato kanë, merita i jepet matematicienit të shekullit 6, Pitagora.

    A e shpiku Pitagora Teoremën e Pitagorës? Apo ai i kopjoi detyrat e shtëpisë nga dikush tjetër?

    Ka dyshime nëse Pitagora ka qenë vërtetë një matematicien sic e kuptojmë ne sot këtë fjalë. Fëmijët në shkolla vazhdojnë ta studiojnë të ashtuquajturën teoremë të tij për katrorin e hipotenuzës. Por babilonasit e dinin këtë ekuacion shumë shekuj më herët, dhe nuk ka prova që Pitagora e zbuloi, apo e vërtetoi atë. Në fakt, ndonëse janë kryer investigime të plotë matematikorë nga ndjekësit e mëvonshëm të Pitagorës, provat tregojnë se Pitagora ishte një mistik që mendonte se numrat janë në themel të gjithckaje. Për shembull, ai thoshte se intervalet e përsosur muzikorë mund të shprehen përmes thyesave të thjeshta.

    Çfarë i bëri grekët të fillonin të përdornin paranë? Ishte tregtia, apo “psikika” e tyre?

    Mund të na duket evidente sot që nevojat për tregti kanë nxitur shpikjen e parasë. Por qeniet njerëzore kanë bërë tregti për mijëvjecarë të tërë pa monedha, dhe nuk është e sigurtë që ekonomia e parë e monetizuar e botës u ngrit përreth Greqisë së lashtë, thjeshtë për të lehtësuar transaksione të tillë. Klasicisti Richard Seaford ka argumentuar se shpikja e parasë erdhi nga thellësia e psikikës së grekëve. Ajo është e lidhur me nocionet e shkëmbimeve reciprokë dhe detyrimeve, që kanë qenë të ngulitur në shoqërinë e tyre. Reflekton dallimet filozofikë mes vlerës nominale dhe vlerës së perceptuar. Dhe është një instrument politik, përderisa shteti kërkohet që të veprojë si një garant i vlerës monetare. Instrumentat dhe institucionet financiarë – monedhat, prerja e parave, kontratat, bankat, kredia dhe borxhi – po zhvilloheshin në shumë qytete të Greqisë në shekullin 5 p.e.s., me Athinën në pararojë. Por një prej shteteve të lashtë e shihte me shumë dyshim paranë dhe i rezistoi futjes së saj: Sparta.

    Sa spartanë ishin spartanët?

    Ligjdhënësi i famshëm spartan, Likurgusi vendosi që spartanët do të përdornin vetëm hekurin si monedhë, duke e bërë kaq të rëndë, sa që edhe një sasi e vogël duhej të tërhiqej nga disa qe. Kjo histori mund të jetë pjesë e idealizimit të spartanëve të lashtë, si një shoqëri luftëtarësh e dedikuar për dominimin ushtarak. Ndërkohë që Sparta e lashtë nuk prodhonte monedhat e veta, ajo përdorte argjendin e huaj dhe disa liderë spartanë ishin të famshëm për prirjen e tyre për rryshfetmarrje. Megjithatë, mund të jenë miratuar ligje për të penguar spartanët që të importonin mallra luksi, të cilët do të rrezikonin fortësinë e tyre. Kur gjenerali playboy athinas, Alcibiadi dezertoi për në Spartë gjatë luftës së saj me Athinën në fundin e shekullit 5, ai adoptoi dietën e tyre, rutinën e ashpër të stërvitjes, veshjen e trashë dhe shprehjet lakonike. Por pasioni i tij për gjithcka spartane u shtri deri tek bashkëshortja e mbretit, Timaea e cila mbeti shtatzënë. Alcibiadi u rikthye në Athinë, prej ku ishte larguar tetë vite më herët për të shmangur akuzat për sakrilegj, një prej të cilat thoshte se ai ishte tallur me Misteret e shenjtë të Athinës.

    Cilat ishin sekretet e Kulteve të Misterit Grek?

    Po të ta thoja, do të më duhej të të vrisja. Sekretet ruheshin me forcë, dhe kishte ndëshkime të rëndë për këdo që i nxirrte ose, ashtu si Alcibiadi, mendohej që i përdhoste. Kishte rite fillese që mund të përfshinin transvestizmin dhe përqëndrohej në objekte sekretë dhe fjalëkalime. Objektimi ishte t’u ofrohej “të devotshmëve” një pamje të “anës tjetër”, me qëllim që ata të riktheheshin në jetët e tyre të bekuar me dijen dhe kur të vinte radha e tyre për të vdekur, ata mund të siguronin mbijetesën e shpirtit në botën e nëndheshme. Gërmimet e kohëve të fundit kanë zbuluar varre që përmbajnë fjalëkalime dhe udhëzime të shkruajtur në pllaka floriri si një aide-memorie për të devotshmit e vdekur. Kultet kryesore të Misterit të Grekëve ishin ata të Demetrës, perëndesha e Bujqësisë dhe Dionisin, perëndia i verës, ekstazisë dhe teatrit.

    Kush bëri i parë dramë prej një krize? Si nisi teatri?

    Në Athinën e shekullit 5, teatri ishte i lidhur ngushtë me kultin e Dionisit, tek teatri i të cilit në pjesën jugore të Akropolit, viheshin në skenë tragjedi dhe komedi gjatë festivalit të përvitshëm. Por origjina e teatrit është një cështje shumë më e debatuar. Një legjendë rrëfen për aktorin Tespis që qëndronte mbi një karrocë dhe luante një rol dramatik për herë të parrë rreth vitit 532 p.e.s. Një tjetër thotë se drama nisi me koret ritualë dhe me kalimin e kohës futi edhe rolet e aktorëve. Aristoteli supozonte se koret e tragjedisë kanë qenë në fillesë këngë ritesh (ditirambe) që këndoheshin dhe kërceheshin për nder të Dionisit. Si perëndi që lidhej me rolet dhe shfaqjet që ndryshonin, Dionisi duket një zgjedhje e përshtatshme për të sjellë rritjen e dramës. Por, që nga tragjeditë më të hershme, duke filluar me Persët e Eskilit në vitin 472 p.e.s, shumë pak prej tragjedive të mbijetuara kanë të bëjnë me Dionisin. Komeditë përqëndroheshin kryesisht në talljen e figurave bashkëkohore – duke përfshirë, në shumë prej tyre, edhe filozofin Sokrat.

    Çfarë e bëri Sokratin të mendojë që të bëhet filozof?

    Sokrati mund ta ketë patur kokën mbi re dhe në komedinë e Aristofanit ai shfaqej si një njeri që u shkonte pas ideve, që nga ato shkencërisht aburde e deri tek ato shoqërisht armiqësore. Kjo paraqitje bie ndesh me burimet kryesorë të të dhënave biografike mbi Sokratin, shkrimet e nxënësve të tij PLatoni dhe Ksenofoni. Të dy këta e trajtojnë me shumë respekt si një udhërrëfyes moral, por ata nuk thonë pothuajse asgjë për veprimtarinë e hershme të Sokratit. Në fakt, përshkrimi më i hershëm për Sokratin, që i përket kohës kur ishte në të tridhjetat, e paraqesin si një njeri të veprimit. Ai kish shërbyer në një fushatë ushtarake në veri të Greqisë në 432 p.e.s. dhe gjatë një beteje brutale kishte shpëtuar jetën e mikut të tij të dashur, Alcibiadit. Më vonë, ai nuk u largua asnjëherë nga Athina, dhe u përpoq të bindë athinasit që të ekzaminonin jetët dhe mendimet e tyre. Ne mund të spekulojmë që Sokrati ka lozur me shkencën dhe politikën në rininë e tij, deri kur një përvojë mes jetës dhe vdekjes në betejë e kanë detyruar që pjesën tjetër të jetës ta kalojë në kërkim të urtësisë dhe të vërtetës. Duke qenë se ai nuk ka shkruajtur asgjë vetë, imazhi më i fortë që ne kemi për Sokratin vjen prej dialogjeve të nxënësit të tij të devotshëm, Platonit, nxënësi i të cilit, Aristoteli, u bë më vonë tutor i Aleksandrit, princit të maqedonëve.

    A ishte Aleksandri i Madh vërtetë aq i madh?

    Aleksandri do të bëhej një prej ushtarëve-gjeneralëve më të mëdhenj që kishte parë ndonjëherë bota. Sipas burimeve të lashtë, ai nuk ishte aq mbresëlënës fizikisht. I shkurtër dhe i bëshëm, ai ishte një pijetar i njohur, me një temperament impulsiv që në një rast e shtyu të vrasë shokun e tij Kleitusin, gjatë një shpërthimi zemërimi. Me kalimin e moshës ai u bë gjithnjë e më paranojak dhe megalloman. Megjithatë, në 10 vitet që kur ishte 20 vjec deri sa u bë 30, ai ndërtoi një perandori të madhe që shtrihej nga Egjipti në Siri. Asnjëherë i mposhtur në betejë, ai përdori mjete të reja të rrethimit po aq efikase sa edhe Kali i famshëm i Trojës, dhe themeloi 20 qytete që mbanin emrin e tij, duke përfshirë edhe Aleksandrinë në Egjipt.

    Suksesi i tij ushtarak ishte pothuajse një mrekulli dhe në sytë e botës së lashtë ishte e drejtë që t’i jepej titulli “I Madh”.

    Armand D’Angour është profesor i historisë së lashtësisë në Universitetin e Oksfordit