Policia e Tiranës ka goditur një rast të shitjes së armëve të zjarrit tek grupet kriminale.
Gjatë finalizimit të aksionit nga forcat e Komisariatit Nr.4, uniformat blu arrestuan në Allias 28-vjeçarin Aleksandër Matoja nga Shkodra, person me precedent të mëparshëm penal për prodhim/shitje narkotikësh, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Ai u kap brenda makinës së tij, ku dhe u gjetën 2 pistoleta, të cilat dyshohet se do t’ua shiste anëtarëve një grupi kriminal që vepron në zonën e Freskut në kryeqytet.
Armët ishin trafikuar nga Turqia dhe do të shiteshin për 3500 euro secila. Autoritetet dyshojnë se këto armë do të përdoreshin në ngjarje kriminale, megjithëse hetimet pritet të zbardhin të tjera detaje.
Njoftimi i Policisë Tiranë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Black market”. Sekuestrohen 2 pistoleta.
Arrestohet në Allias, një 28-vjeçar, banues në Shkodër, që dyshohet se do t’ua shiste armët e zjarrit, shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës.
I arrestuari, shtetas me precedent penal, si pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër.
Në vijim të kontrolleve dhe punës intensive operative të Policisë së Tiranës, me fokus kapjen e shtetasve që lëvizin të armatosur dhe për pasojë, janë rrezik potencial për rendin dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Black market”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Shkodër, me precedent për prodhim/shitje narkotikësh, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Nga kontrolli në automjetin me të cilin ai lëvizte në Allias, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat dyshohet se do t’ua shiste shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Tag: pistoleta
-

(VIDEO) Arrestohet në Allias i riu nga Shkodra, shiste pistoleta të ardhura nga Turqia
-

Publikohet fotoja, ky është Aleksandër Matoja që do t’u shiste grupeve kriminale pistoletat e ardhura nga Turqia
Mediat kanë siguruar foton e Aleksandër Matoja, 28-vjeçarit të arrestuar që do të shiste dy pistoleta në zonën e Freskut në Tiranë për anëtarët e një grupi kriminal që vepron në zonë.
Matoja u arrestua në zonën e Alliasit gjatë një aksioni të efektivëve të Komisariatit Nr.4 në kryeqytet.
Aleksandër Matoja me origjinë nga Shkodra është person me precedent të mëparshëm penal për prodhim dhe shitje narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Ai u kap me 2 pistoleta, të cilat do t’i shiste për 3500 euro secilën. -

Atentati ndaj Gentian Bejtjas/ Flodian Plaku kishte dy pistoleta me vete, në pranga edhe një ndihmës i tij
Detaje të reja janë zbardhur pas arrestimit të Flodian Plakut, i cili akuzohet për vrasjen e Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë të Krujës. Bëhet me dije se në momentin e kapjes nga policia në qytetin e Vlorës, Plaku kishte me vete dy armë zjarri (pistoleta).
Gjithashtu është arrestuar edhe një bashkëpunëtor i tij, i cili është identifikuar si shtetasi Juljan Aliaj. Siç raportohet Plaku kishte marrë porosi për të kryer sërish vrasje.Në foto: Fodian Plaku
gijotina.com/ -

Detaje nga arrestimi i Flodian Plakut/ U kap me dy pistoleta, dyshohet se do të kryente sërish vrasje
Detaje të reja kanë dalë në dritë pas arrestimit të Flodian Plakut, të dyshuarit kryesor për vrasjen e Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë të Krujës.
Mësohet se, në momentin e kapjes nga policia në qytetin e Vlorës, Plaku kishte me vete dy armë zjarri (pistoleta).
Gjithashtu, është arrestuar edhe një bashkëpunëtor i tij, i cili është identifikuar si shtetasi Juljan Aliaj.
Sakaq, nga informacionet e marra deri tani mësohet se Plaku kishte marrë porosi për të kryer sërish vrasje. -

Kaos në Theth, policët me armë në dorë ndjekin protestuesit (FOTO+VIDEO)
Situatë lufte në Theth. Policët me pistoleta dhe kallash gati për të qëlluar banorët. Policë të armatosur me kallashnikovë gati për të qëlluar, ndërsa banorët e irrituar për veprimet e IKMT-së. Siç shihet edhe nga pamjet, tensioni vijon të jetë i pranishëm.
Gjatë aksionit të së premtes për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, një person ende i paidentifikuar sulmoli fadromën e IKMT në të cilën ndodhej drejtuesi i mjetit dhe kreu i IKMT-së, Fatmir Meta.Pamjet filmike tregojnë qartë momentin kur molotovët godasin njëri pas tjetrit fadromën, ndërsa efektivët e policisë nxjerrin armët dhe me pistoleta në dorë vrapojnë drejt protestuesve.
gijotina.com/
-

Trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri, arrestohen 2 persona, sekuestrohen 8 pistoleta
Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, me qëllim shitjen.
Në pranga kanë rënë 2 persona nga Kosova të identifikuar si Shkëlqim Qenaj dhe Avdulla Mallaki. Ata i kishin trafikuar armët nëpërmjet kufirit jeshil me Kosovën, me qëllim shitjen në Shqipëri.
Sekuestrohen 8 armë zjarri pistoleta.
Njoftimi i policisë
Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni policor i koduar “Kalibri”.
Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. Q., 31 vjeç dhe A. M., 46 vjeç, të dy banues në Prizren.
Në vendin e quajtur “Ura e Hasit”, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjer shtetasin Sh. Q., gjetën 8 armë zjarrri pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar armët e zjarrit, nga Kosova në Shqipëri, nëpërmjet kufirit jeshil dhe se do t’ua shisnin ato, 2 shtetasve të cilët kur kanë parë shërbimet e Policisë, janë larguar. Për shkak të hetimit nuk i bëjmë me dije të dhënat e këtyre shtetasve. Vijon puna për kapjen e tyre. -

Sekuestrohen 2 pistoleta dhe 40 mijë euro, arrestohen 2 persona në Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontigjenti”. Gjatë 24 orëve të fundit, goditen 2 raste të mbajtjes së armës së zjarrit, në mënyrë të kundërligjshme.
Policia sekuestroi 2 pistoleta, municion luftarak dhe rreth 40 000 euro të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale. Uniformat blu vunë në pranga 2 shtetas dhe proceduan në gjendje të lirë një tjetër person.
“Si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë operative, me synim garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale, Komisariati i Policisë Nr. 5 dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Gjurmimin e Aseteve Kriminale, goditën gjatë 24 orëve të fundit, 2 raste të mbajtjes në mënyrë të kundërligjshme, të armëve të zjarrit. Konkretisht, në kuadër të operacionit “Kontigjenti”:
-u arrestua shtetasi P. K., 21 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë xhaxhai i tij, shtetasi A. K., 46 vjeç. Gjatë kontrollit fizik, në rrugën “George W. Bush”, ku 2 shtetasit lëviznin së bashku, 21-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion, që e posedonte pa leje. Ndërkaq, 46-vjeçari ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke dhënë deklarata kontradiktore për rastin;
-u vu në pranga shtetasi H. A., 30 vjeç, sepse nga kontrolli në automjetin që drejtonte, në rrugën “Dritan Hoxha”, iu gjetën 1 pistoletë dhe rreth 40 000 euro. Ai ishte i pajisur me autorizim për mbajtjen e armës së zjarrit, vetëm në banesë, ndërsa për shumën e parave nuk kishte dokument justifikues. Vijojnë hetimet për të përcaktuar burimin e parave”, thuhet në njoftimin e policisë
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
-

Sekuestrohen 2 pistoleta dhe 40 mijë euro në Tiranë, arrestohen 2 persona
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kontigjenti”, i cili synon evidentimin dhe ndalimin e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri në mënyrë të paligjshme. Operacioni u zhvillua nga Komisariati Nr. 5 dhe Forcat “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Gjurmimin e Aseteve Kriminale.
Brenda 24 orëve të fundit, janë goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje, duke çuar në arrestimin e dy shtetasve dhe procedimin penal në gjendje të lirë të një tjetri. Gjatë operacionit u sekuestruan 2 armë zjarri (pistoleta), municion luftarak, si dhe rreth 40 000 euro, të dyshuara si produkt i veprimtarive kriminale.
Rastet e konstatuara:
Në rrugën “George W. Bush”, u ndaluan shtetasit P. K., 21 vjeç dhe xhaxhai i tij A. K., 46 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik, 21-vjeçarit iu gjet një pistoletë me municion, që e mbante pa leje.
Ndërkohë, 46-vjeçari u procedua në gjendje të lirë për pengim të zbulimit të së vërtetës, pasi dha deklarata kontradiktore për ngjarjen.
Në rrugën “Dritan Hoxha”, u arrestua shtetasi H. A., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjet një armë zjarri pistoletë dhe rreth 40 000 euro.
Sipas Policisë, H. A. kishte autorizim vetëm për mbajtjen e armës në banesë dhe nuk posedonte asnjë dokument justifikues për shumën e parave të gjetura në mjet.
Vijojnë hetimet për të përcaktuar burimin e parave të dyshuara. -

U kapën me 14 pistoleta, policia cakton masat për 8 të arrestuarit
Gjykata e Tiranës vendosi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 8 persona të arrestuar dy ditë më parë, pas dyshimeve për përfshirje në një linjë të trafikut të armëve.
Me kërkesë të prokurorisë gjykata miratoi izolimin në paraburgim të të dyshuarve Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj, Adriano Shehu.
Asnjë nga të dyshuarit nuk ka dhënë shpjegime në gjyq. Ndërsa mbrojta ka ngritur pretendime se është vepruar në kundërshtim me ligjin përsa i përket blerjeve të stimuluara, pasi sipas tyre policia po i shtyn njerëzit në veprime të kundërligjshme.
Gjithashtu mbrojtësit kanë kërkuar edhe akt-ekspertizat e armëve nëse janë ose jo funksionale. Mbrojta i ka kërkuar gjykatës që ta cilësoj të paligjshëm arrestimin.
Ndërkohë organi i akuzës ka vënë në dispozicion të gjykatës akt-ekspertimet e kryera për armët që janë kapur më herët kur është bërë ndalimi i Altin Pajazitit dhe Kadri Prushit, ku njëra nga armët rezulton jashtë funksionit.
Gjatë operacionit të zhvilluar nga ana e strukturave të rendit u sekuestruan 14 armë zjarri 12 pistoleta ku njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë, 2077 fara kanabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë. -

VIDEO+EMRI – Zbulohet arsenal armësh në Rrenc të Shkodrës, kapen 11 pistoleta dhe 2000 fishekë…
Në vijim të operacioneve kundër armëmbajtjes pa leje dhe si rezultat i punës së inteligjencës policore, Komisariati i Policisë Shkodër finalizoi operacionin policor “Baruti”. Në kuadër të këtij operacioni u zbulua një baze kriminale në fshatin Rrencë.
Gjithashtu, u arrestua në flagrancë pronari i banesës së vënë në funksion të veprimtarive kriminale, shtetasi Çezarin Jaku, 61 vjeç, me precedent për armëmbajtje pa leje.
Nga kontrolli, në ambientet e banesës u gjetën: 11 pistoleta, kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe 1 silenciator.
Armët do t’i nënshtrohen ekspertizës në Institutin e Policisë Shkencore, për të provuar përdorimin e tyre për ngjarje kriminale.
Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po hetohet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e implikuar në këtë rast.Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim!