24 Maj 2025
17:36
Telesport
Në pistën e Silverstone u zhvillua të shtunën gara sprint e MotoGP e vlefshme për Cmimin e Madh të Britanisë së Madhe. Një garë që u dominua nga vëllezërit spanjollë Marquez.
Alex Marquez me Ducati Gresini triumfoi, duke lënë pas të vëllanë Marc (i dyti me Ducati), ndërkohë që në podium u ngjit edhe Fabio di Giannantonio me VR46 (skuadra e Valentino Rossi).
Një garë që nuk pati shumë histori, pasi një gabim i Marc Marquez bëri që vëllai i tij Alex ta parakalojë dhe ta fitojë pa shumë probleme garën. Bagnaia, që synonte podiumin, në fund u klasifikua në vendin e gjashtë,









