Tag: pistën

  • Përshkallëzim i dhunshëm në Greqi/ Fermerët përmbysin makinën e policisë, depërtojnë në pistën e aeroportit në Kretë

    Përshkallëzim i dhunshëm në Greqi/ Fermerët përmbysin makinën e policisë, depërtojnë në pistën e aeroportit në Kretë

    Pamje të rënda dhune kanë ardhur këtë të hënë nga ishulli i Kretës, ku protesta e fermerëve grekë është përshkallëzuar në mënyrë të paprecedentë.

    Turma të mëdha protestuesish u përplasën me forcat policore pranë aeroporteve të Haniasë dhe Iraklios, në një valë përleshjesh që po trondit vendin prej javësh.
    Në Hania, tensionet shpërthyen kur fermerët thyen kordonin policor, përmbysën një automjet të policisë dhe detyruan njësitë speciale të tërhiqen, pavarësisht përdorimit të gazit lotsjellës. Ngjarje të ngjashme u regjistruan edhe në Iraklion, ku dhjetëra protestues arritën të depërtojnë deri në pistën e aeroportit, duke shkaktuar mbylljen e tij të përkohshme.
    Protesta e sotme është pjesë e një lëvizjeje të gjerë që prej fund-nëntorit ka përfshirë gjithë Greqinë. Fermerët kërkojnë përshpejtimin e subvencioneve të BE-së dhe uljen e kostove të prodhimit, në mes të akuzave për shpërndarje të padrejtë të ndihmave financiare vetëm për individë të lidhur me pushtetin.
    Në veri të Greqisë, bllokadat vazhdojnë në doganën e Promahonas me Bullgarinë, në autostradën Egnatia pranë Kozanit, si edhe në Kardhicë e Thesali, ku qindra traktorë mbajnë të paralizuara rrugë strategjike. Në disa zona protestat janë simbolike, ndërsa në të tjera situata ka degjeneruar në përplasje të drejtpërdrejta me policinë.
    Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u ka bërë thirrje fermerëve të ulin tonet, duke premtuar se pagesat e subvencioneve dhe masat mbështetëse do të kryhen brenda dhjetorit. Por protestuesit paralajmërojnë se do të ashpërsojnë aksionet nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen menjëherë.
    Situata në shumë zona të vendit mbetet e tensionuar, dhe autoritetet greke presin që gjatë ditës protestat të marrin përmasa edhe më të mëdha, në një prej mobilizimeve më serioze të fermerëve vitet e fundit.

    Top Channel

  • Lara Colturi renditet e 22-ta në pistën kanadeze të Trembland, në garën e sllallomit gjigand

    Lara Colturi renditet e 22-ta në pistën kanadeze të Trembland, në garën e sllallomit gjigand

    6 Dhjetor 2025

    20:59

    Telesport

    Në pistën e Trembland, në Kanada, u zhvillua të shtunën gara e sllallomit gjigand për femra në ski, gara e radhës së Kupës së Botës. Në këtë garë mori pjesë edhe skiatorja shqiptare Lara Colturi, që dha kohën e përgjithshme 2‘19“48.
    Skiatorja kuqezi u klasifikua në vendin e 22-të, në një konkurrim të vështirë për 19-vjecaren shqiptare, që arriti rezultatin më të dobët sezonal. Gjithsesi, ishin kushtet ekstreme atmosferike që ndikuan te skiatoret.
    Pas zbritjes së parë, Colturi u klasifikua në vendin e 28-të, duke dhënë kohën 1‘09“69. Një rezultat jo i mirë, kushtëzuar nga kushtet e vështitra atmosferike që u zhvillua kjo zbritje (binte borë dhe zbriti e gjashta në pistë).
    Në zbritjen e dytë, Colturi bëri një paraqitje më të mirë, duke dhënë kohën 1‘09“79 dhe duke fituar 6 pozicione në klasifikimin e përgjithshëm. Kjo garë u fitua nga skiatorja Alice Robinson e Zelandës së Re (2’16”18).

  • Norris siguron “pole position” mes shiut në Las Vegas, ndjek Verstappen, dobët Piastri, Hamilton i fundit

    Norris siguron “pole position” mes shiut në Las Vegas, ndjek Verstappen, dobët Piastri, Hamilton i fundit

    Piloti britanik i McLaren, Lando Norris, siguroi “pole position” në pistën e Las Vegas, ku zhvillohet gara e radhës së Botërorit të Formula 1. Ai dha kohën 1’47”934, duke qenë më i shpejti në pistën e lagur qytetase amerikane.
    Në vendin e dytë u rendit Max Verstappen me Red Bull, që kompleton kështu vijën e parë të nisjes. Në vendin e tretë u klasifikua spanjolli Carlos Sainz me Williams, ndërsa britaniku George Russell me Mercedes do ta nisë garën nga vendi i katërt.
    Provat e sotme zyrtare u zhvilluan në një pistë të lagur për shkak të shiut. Pilotët i nisën ato me gomat për pistë të lagur dhe i mbyllën me gomat e ndërmjetme, por për fat nuk pati incidente të mëdha që të ndalninwprovat.
    Vetëm i pesti Oscar Piastri me McLaren, që nuk po arrin dot të ketë të njëjtën paraqitje si shoku i tij i skuadrës. Në “top-10” u renditën edhe Liam Laëson (6), Fernando Alonso (7), Isack Hadjar (8), Charles Leclerc (9) dhe Pierre Gasly (10).
    Ferrari u paraqit dobët si me Leclerc ashtu edhe me Lewis Hamilton. Ky i fundit do ta nisë garën nga vendi i 20-të, vendi i fundit, pasi nuk u përshtat dot me pistën e lagur. Makina tjetër Mercedes, ajo e Kimi Antonelli, do ta nisë garën nga vendi i 17-të.

  • Shkëlqen Lara Colturi, renditet e dyta për ditëlindje në pistën e Levi, në garën e sllallomit

    Shkëlqen Lara Colturi, renditet e dyta për ditëlindje në pistën e Levi, në garën e sllallomit

    15 Nëntor 2025

    14:04

    Telesport

    Skiatorja kuqezi Lara Colturi është renditur e dyta në garën e sllallomit zhvilluar sot në pistën e Levi, në Finlandë. Një paraqitje e shkëlqyer e skiatores 19-vjecare, që ngjitet në podium në ditën e saj të lindjes, duke e festuar me një medalje këtë festë.
    Pas dy zbritjeve, Lara Colturi dha kohën e përgjithshme 1’50”58, duke u renditur e dyta pas vetëm ikonës së garave me ski, amerikanes Mikaela Shiffrin (1’48″92). Në të dyja zbritjet, skiatorja kuqezi bëri një garë të fantastike, duke e merituar podiumin.
    Pas zbritjes së parë, Colturi dha kohën 57”16, ndërsa në zbritjen e dytë skiatorja shqiptare regjistroi kohën 53”42, duke mbrojtur këtë pozicion. Ajo arriti ta mbrojë vendin e dytë që kishte pas zbritjes së parë, duke qenë konstante në të dyja zbritjet.
    Stërvitja e kryer javët e fundit duket se dha frutet e saj, pasi Colturi ishte mjaft e shpejtë, e përqendruar në garën e saj dhe nuk bëri asnjë gabim. Një sezon që ka nisur mjaft mirë për skiatoren e re, që përgatitet edhe për Olimpiadën e shkurtit në Cortina.

  • Shmanget përplasje tragjike në aeroportin e Nisë/ Avioni i Nouvelair zbret gabimisht në pistën e EasyJet

    Shmanget përplasje tragjike në aeroportin e Nisë/ Avioni i Nouvelair zbret gabimisht në pistën e EasyJet

    Një aksident ajror u shmang për vetëm pak metra në aeroportin ndërkombëtar të Nisë, kur një avion i kompanisë tuniziane Nouvelair tentoi të ulej në një pistë të gabuar, ku në atë moment ndodhej një avion i kompanisë EasyJet, gati për nisje.

    Incidenti ndodhi të dielën në mbrëmje, rreth orës 23:30, gjatë motit të keq me reshje të dendura shiu. Avioni i Nouvelair, fluturimi BJ586 nga Tunisi, u afrua për ulje në pistën 04 Djathtas të aeroportit Côte d’Azur, duke ngatërruar pistën me atë të saktën, 04 Majtas.
    Në të njëjtën pistë ku po ulej, ndodhej avioni i EasyJet, fluturimi 4706 drejt Nantes, i cili ishte gati për të marrë shpejtësi dhe për t’u ngritur. Kur pilotët e avionit tunizian kuptuan gabimin, ata aplikuan fuqinë maksimale për të anuluar uljen, duke shmangur përplasjen vetëm disa metra mbi avionin tjetër.
    Dëshmitarët brenda avionit të EasyJet raportuan se dëgjuan një zhurmë të fuqishme motorësh dhe e përshkruan momentin si shumë tronditës. Sipas një pasagjeri 29-vjeçar të quajtur Érard, kapiteni i EasyJet doli nga kabina i tronditur dhe deklaroi se “një përplasje u shmang për vetëm tre metra”. Piloti konfirmoi se përgjegjësia për incidentin ishte e avionit tjetër.
    Menjëherë pas ngjarjes, autoritetet franceze nisën dy hetime të ndara – një penal dhe një teknik – për të përcaktuar shkakun dhe përgjegjësinë. Prokuroria e Nisë konfirmoi se hetimi penal do të shqyrtojë mundësinë e akuzave për rrezikim të jetës për shkak të neglizhencës. Ndërkohë, Agjencia Franceze për Hetimin e Aksidenteve Ajrore (BEA) e klasifikoi ngjarjen si një “incident serioz” dhe konfiskoi regjistruesit e fluturimeve të të dy avionëve për analiza të detajuara. Do të intervistohen pilotët, kontrollorët e trafikut ajror dhe do të analizohen kushtet e motit në kohën e incidentit.
    Nga hetimet paraprake, duket se gabimi është bërë nga piloti i Nouvelair, i cili ngatërroi pistat paralele të aeroportit. Aeroporti i Nisë ka dy pista të ngjashme, të ndërtuara mbi një zonë të zgjeruar në det, të cilat mund të ngatërrohen lehtësisht në kushte të vështira shikueshmërie. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia e një gabimi nga kontrolli i trafikut ajror, i cili jep lejen për ulje.
    Pas ngjarjes, fluturimi i EasyJet u anulua dhe pasagjerët u kthyen në shtëpi. Të dy avionët u ndaluan për hetim dhe nuk u lejuan të vazhdojnë operimet deri në përfundimin e analizave teknike.
    Ngatërrimi i pistave paralele ka qenë shkak i disa aksidenteve të mëparshme, por zhvillimi i teknologjisë dhe disiplina më e lartë e pilotëve e ka ulur ndjeshëm rrezikun.
    Së fundmi, në Francë janë rritur protestat dhe grevat nga kontrollorët e trafikut ajror, të cilët ankohen për mungesë stafi dhe mbingarkesë në punë, faktorë që potencialisht mund të ndikojnë në sigurinë e fluturimeve.

    Top Channel

  • Marc Marquez rrëzohet, Bezzecchi triumfon në garën sprint të zhvilluar në Misano

    Marc Marquez rrëzohet, Bezzecchi triumfon në garën sprint të zhvilluar në Misano

    13 Shtator 2025

    15:23

    Telesport

    Në pistën e Misano, u zhvillua sot gara sprint e vlefshme për Cmimin e Madh të San Marino në MotoGP. Piloti italian i Aprilia, Marco Bezzecchi, fitoi në pistën e shtëpisë, suksesi i tij i parë sezonal në garat sprint.
    Vendimtar rrëzimi i spanjollit të Ducati Marc Marquez në mesin e garës, pikërisht në momentin që pati marrë kryesimin. Bezzechi përfitoi, duke rimarrë kreun që pat humbur dy xhiro më herët dhe korri një fitore të merituar.
    Në vendin e dytë u rendit spanjolli i Ducati Gresini, Alex Marquez, që ngushton disi diferencën në renditjen e përgjithshme. Në podium ngjitet edhe një tjetër pilot italian, Fabio di Giannantonio, i treti me motorin e tij VR46.
    Bezzecchi e nisi këtë garë sprint nga “pole” dhe e mbylli në krye, suksesi i tij i parë me motorin Aprilia. Alex Marquez shpreson ende te titulli pas gabimit të vëllait të tij edhe pse duket e vështirë, pasi diferenca ështe e madhe.

  • Presidenti i Juventusit rrëzon pistën Zhegrova, lojtari shqiptar arrin marrëveshje me klubin e madh francez

    Presidenti i Juventusit rrëzon pistën Zhegrova, lojtari shqiptar arrin marrëveshje me klubin e madh francez

    Edon Zhegrova ishte shumë pranë kalimit te Juventusi, por situata ka marrë një tjetër rrjedhë. Presidenti Komoli ka deklaruar se largimi i Niko Gonzalezit nuk është mundur të realozohej. Për këtë arsye, Gonzalezi do të jetë pjesë e bardhezinjve edhe në këtë sezon. Qendrimi i tij rrëzon pistën Zhegrova te Juventusi, pasi afrimi i lojtarit shqiptar do të kryhej vetëm në çastin kur anësori argjentinas do të transferohej në një tjetër ekip.
    Nisur nga kjo situatë, Zhegrova është detyruar të bëjë një tjetër zgjedhje. Mediat franceze raportojnë se tashmë lojtari i Kosovës ka gjetur gjuhën e përbashkët me Marsejën për të qenë pjesë e saj deri në vititn 2030./Sport Ekspres/

  • Aeroporti i Birmingham-it tregon arsyen se përse mbylli pistën e fluturimit

    Aeroporti i Birmingham-it tregon arsyen se përse mbylli pistën e fluturimit

    Aeroporti i Birmingham-ut në Britani ka lëshuar një njoftim të dytë, duke zbuluar arsyen e vërtetë të mbylljes së pistës.

    Sipas burimeve, aeroporti u mbyll për shkak të një uljeje emergjente nga një avion i vogël.

    Fotot e shpërndara në rrjetin social X tregojnë një avion të vogël me helikë të ndalur mbi pistën e aeroportit, i cili duket i dëmtuar.

    Sipas gazetës Telegraph, të gjitha fluturimet nga dhe drejt aeroportit do të pësojnë vonesa, ndërsa pista nuk pritet të rihapet para orës 18:00 (ora lokale).

  • FORMULA 1/ Piastri bën gjithçka mire pas kaosit në start, triumfi në pistën legjendare të SPA e shkëput në kreun e renditjes. Reagon edhe Ferrari

    FORMULA 1/ Piastri bën gjithçka mire pas kaosit në start, triumfi në pistën legjendare të SPA e shkëput në kreun e renditjes. Reagon edhe Ferrari

    Oskar Piastri ka bërë një tjetër paraqitje të shkëlqyer duke triumfuar në Çmimin e Madh të Belgjikës të Formula 1 në pistën e SPA, duke lënë pas shokun e skuadrës Lando Norris e thelluar diferencën ndaj tij në kryesimin e Botërorit në 16 pikë.
    Në pistën e famshme belge, ashtu siç pritej, starti ishte kaotik për shkak të reshjeve të shiut, që shtynë fillimin e garës për më shumë se një orë dhe në fund, të gjitha skuadrat u vendosën pas makinës së sigurisë që drejtoi në xhirot e para. Por me fillimin e garës, Piastri i mori me shpejtësi vendin e parë Norris që kishte siguruar pole-position, duke u vënë në kryesim dhe duke marrë komandën në strategjitë brenda ekipit MekLaren.

    Kështu, kur pista nisi të thahej, ai ishte i pari që hyri në bokse, duke marrë gomat e ndërmjetme e duke lënë Norris me zgjedhjen e vështirë të gomave të forta. Piastri ia doli të menaxhonte mirë gomat e tij duke lënë pas shokun e skuadrës deri në fund për të marrë një fitore të rëndësishme për titullin kampion.
    Pas krahëve të tyre, vendi i tretë i shkoi Sharl Lëklerk me Ferrarin, i cili po jep shenja të ringjalljes, edhe pse skuadra italiane vazhdon të jetë shumë larg pretendimeve që ka për titujt kampionë. Maks Vershtapen u desh të kënaqej me vendin e katërt, ndërsa pas tij vazhduan me radhë Rasëll, Albon, Hemilton, Louson, Bortoleto dhe Gasli të cilët përfunduan në zonën e pikëve.
     
    Për t’u theksuar është sidomos pozicioni i Hemilton, i cili ishte i pari që bëri ndërrimin e gomave në mes të garës dhe përfitoi më pas ndërsa të tjerët e kopjonin, për t’u ngjitur disa shkallë në klasifikim pas startit që bëri nga vija e bokseve.

  • Aprilia rikthehet fituese në MotoGP, italiani Bezzechi triumfon në pistën e Silverstone

    Aprilia rikthehet fituese në MotoGP, italiani Bezzechi triumfon në pistën e Silverstone

    25 Maj 2025

    16:17

    Telesport

    Piloti italian i Aprilia, Marco Bezzecchi, është shpallur fitues i garës së Cmimit të Madh të Anglisë në MotoGP. Gara e zhvilluar në pistën e Silverstone u dominua nga Bezzechi, që e meritoi fitoren.
    Në vendin e dytë u rendit piloti francez Honda, Johann Zarco, ndërsa në të tretin u klasifikua spanjolli i Ducati, Marc Marquez. Pavarësisht kësaj, Marquez ruan kreun e renditjes së botërorit pas kësaj gare.
    Gara u karakterizua nga një rrëzim në xhirot e para të dy vëllezërve Marquez, duke bërë që në pistë të derdhet shumë vaj. Kjo detyroi organizatorët të rinisin garën dhe të gjithë pilotët u rikthyen në start.
    Ai që zhgënjeu në restart është Fabio Quartararo, që ka probleme me motorin e tij dhe detyrohet të tërhiqet. Edhe Francesco Bagnaia me Ducati rrëzohet, duke mos marrë asnjë pikë dhe humbur terren në renditje.