Një shqiptar u gjet i vdekur në zonën e Agios Panteleimonas të hënën në mbrëmje, pasi është plagosur me armë zjarri. Trupi i viktimës u gjet në rrugën Michael Voda, ndërsa sipas mediave greke thuhet se shqiptari është rreth të 35-ave. Një kavanoz qelqi u gjet pranë të vdekurit, ndërsa autoritetet vlerësojnë se vdekja e tij kishte të bënte me një rast droge.
Tag: pistë
-

Ndërkohë që spitalet vuajnë, qeveria shpenzon 190 milionë euro për pistë garash
Në mars të këtij viti, vetëm një muaj e gjysmë para zgjedhjeve, Edi Rama shkoi në Elbasan bashkë me ministrin e tij të ekonomisë, Blendi Gonxhe dhe atë të pushteti lokal, Arbjan Mazniku. Qëllimi i vizitës ishte prezantimi i projektit final të Auto Moto Parkut, që po ndërtohet në Krastë të Elbasanit.
Auto Moto Park është një projekt, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 50 hektarësh përgjatë lumit Shkumbin. Ky investim parashikon ndërtimin e një piste garash për makina 4.4 kilometër të gjatë dhe përvec saj ai do të përmbajë Akademinë Kombëtare të Sigurisë Rugore, Muzeun Retro dhe Akademinë e Restaurimit të Mjeteve Historike.
Shefi i qeverisë u tha shqiptarëve se ky investim nuk është thjesht një cirkuit për gara, por një motor i ri që i vendoset ekonomisë shqiptare dhe që do të gjenerojë përfitime të disa natyrave.
“Ambicia është që Shqipëria 2030 të jetë vendi mikpritës i garës së Formula 1 diçka e pakonceptueshme pak kohë më parë. Modeli ynë është qendra në Vjenë por me skuadrën teknike të F1, që ka punuar studioja e përzgjedhur nga konkursi ndërkombëtar është ndërtuar një projekt që brenda vetë familjes se cirkuiteve të F1 është inovativ për një sërë zgjidhjesh,” tha Rama.
Por ajo që kryeministri nuk u tha shqiptarëve ishte hesapi se sa do t’u kushtonte xhepave të tyre pista e garave në Elbasan. Dhe atë që nuk e tregon qeveria, e tregojnë letrat e saj.
Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave miratoi dokumentin e Politikave Prioritare 2026-2028. Pjesë e tij është edhe Lista Unike e Projekteve me Rëndësi Kombëtare. Në këtë listë, me numrin 21 qëndron projekti i Auto Moto Parkut të Elbasanit.Sipas dokumentit, kostoja totale për ndërtimin e Auto Moto Parkut është plot 188.5 milionë euro. Një kosto stratosferike për ndërtimin e një piste 4.4 kilometra të gjatë.
JustifikimetJustifikimi i një kostoje kaq të madhe për një tekë të Edi Ramës dhe Blendi Gonxhes në kohën që ishte drejtor i Shërbimeve të Transportit Rrugor, nuk është i lehtë as për një qeveri me makineri perfekte propagande.Të shpenzosh 200 milionë euro për një pistë garash, në një vend nivel të lartë varfërie dhe të ardhura minimale, kërkon guxim të madh. Ndaj qeveria i mëshon faktit se kjo nuk është thjesht një pistë, por një investim madhor që do të gjenerojë ekonomi.
“Dua të theksoj që nuk bëhet fjalë për të bërë një investim për një garë, por për t’i instaluar ekonomisë shqiptare një motor të ri. Ky projekt është ekonomi, nuk është garë me makina. Është ekonomi se në hakun e 360 ditëve të vitit,” tha Rama.
Blendi Gonxhja thotë se kjo pistë do të jetë një reklamë shumë e madhe për Shqipërinë duke nxitur turizëm. “Kjo e vendos Shqipërinë në hartën globale të 1 miliard shkuesve që ndjekin sporte të ndryshme të garave me makina dhe motorë,” tha ai.
Pra, pista 200 milionë euroshe do të sjellë turistë nga e gjithë bota në Krastë të Elbasanit, të cilët do të shpenzojnë para të madhe duke pasuruar jo vetëm Elbasanin, por dhe të gjithë Shqipërinë.
Por derisa të vijnë turistët e Krastës, shqiptarëve do t’u duhet të thahen për ujë, siç po thahen në treçerekun e Shqipërisë, si dhe të përballen çdo ditë me sistemin e tyre të kalbur shëndetësor dhe nivelin mizerabël thuajse të gjitha shërbimeve jetike.Fshati digjet, por Rama me Gonxhen krihen. Dhe jo vetëm tek Pista e Krastës, por edhe tek shpenzimet e denja sulltanore në vilat qeveritare anëmbanë Shqipërisë me drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare.
Rasti i fundit ishte ai i Vilës së Dajtit, e cila do të rikonstruktohet me 6.2 milionë euro. Këto justifikohen me samitin e Natos dhe me imazhin e Shqipërisë përpara botës.
Sepse në sytë e Rilindjes, imazhi i Shqipërisë është i lidhur me të ndenjurat e udhëheqjes, jo me shtetin ligjor, demokracinë dhe të drejtat e njeriut. -

“Kompania s’ka paguar taksa për 21 vite”/ Flet deputeti pas arrestimeve në ‘Bankers Petroleum’: Ka pazar të pistë
Ai akuzon kompaninë se ka përvetësuar 12-15 miliardë euro nga nëntoka shqiptare dhe nuk ka paguar taksa për 21 vite. Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, i ftuar në një studio televizive ka folur pas arrestimeve e zyrtarëve në kompaninë Bankers Petroleum.
Sipas Murrizit, hetimi duhej të bëhej nga SPAK, ndërsa shpreh dyshime për një “pazar të pistë”. Ai e cilëson Bankers-in si koncesionin më abuzues ndaj shqiptarëve.
Myslim Murrizi:
Kompania është me emër dhe prestigjioze dhe duhet ta hetonte SPAK. E ka marrë përsipër këtë punë Prokuroria e Fierit dhe gjej rastin ta falënderoj këtë prokurori për punën që është bërë. Kam folur nga 2020 për aferën në Bankers. Hetimi ndaj Bankers duhet të niste kryesisht. Prokuroritë në rrethe janë të varura nga pushteti. Dyshoj se ka një pazar të pistë. Bankers paska dalë me humbje? Kjo është tallje me shtetin.
Bankers nuk ka paguar në 21 vite asnjë tatim. Për mua janë vjedhur 12-15 miliardë euro nga nëntoka shqiptare. Të dalësh me humbje dhe mos shpallësh falimentin, kjo është kontraverse, nuk shkon. Jam themelues i PD-së dhe s’kam qenë pjesë fare e qeverisë së Partisë Demokratike. Më 2005 jam zëvendësuar me një spiun të Sigurimit të Shtetit. Janë dhënë koncensione edhe gjatë qeverisë së PS-së. Koncesioni më abuzues në kurriz të shqiptarëve është Bankers Petroleum. -

Panik në aeroportin grek, avioni përplaset me një objekt në pistë
Momente paniku përjetuan pasagjerët e një fluturimi të Ryanair nga Londra Stansted drejt Kalamatës, kur avioni u përplas me një pengesë në pistë gjatë uljes, duke pësuar dëmtime serioze në njërin prej krahëve.
Fluturimi FR6080 hasi turbulenca të forta gjatë udhëtimit. Frika për një ulje të vështirë ishte e pranishme mes pasagjerëve, por askush nuk priste një incident të tillë në momentin e prekjes në tokë.
Sipas raportimeve, përplasja u ndje nga të gjithë pasagjerët, të cilët menduan se do të urdhëroheshin për një evakuim të menjëhershëm. Megjithatë, ekuipazhi njoftoi se të gjithë duhet të qëndronin në vendet e tyre deri në mbërritjen e zjarrfikësve.
Fatmirësisht, askush nuk u lëndua nga incidenti, dhe situata u vu nën kontroll pa pasoja të mëtejshme. Autoritetet greke dhe përfaqësues të kompanisë Ryanair kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e përplasjes dhe natyrën e pengesës që u ndodh në pistë.
Ngjarja ka ngritur sërish pikëpyetje mbi sigurinë e pistave të aeroporteve më të vegjël dhe mbi menaxhimin e krizave nga linjat ajrore në raste emergjente. -
Panik në pistë, avioni godet barrierën në aeroportin grek
Një fluturim i Ryanair nga Londra u përplas me një barrierë në pistë pasi u ul në një aeroport grek, duke lënë krahun e avionit të shkatërruar. Boeing 737, i cili ishte nisur nga Aeroporti Stansted i Londrës të mërkurën në mëngjes, u përplas me një gardh në Aeroportin Ndërkombëtar të Kalamatës.
Shërbimet e emergjencës nxituan në vendngjarje, por pasagjerëve të tmerruar iu tha të qëndronin në aeroplan pavarësisht shqetësimeve për zjarr.
Një zëdhënës i Ryanair i tha MailOnline se fluturimi FR6080 kishte ulur në mënyrë të sigurt, por ndërsa po ecte në taksim, ‘maja e krahut ra në kontakt me një gardh në Aeroportin e Kalamatës’.
“Avioni më pas iu nënshtrua inspektimeve dhe mirëmbajtjes së kërkuar përpara se të rikthehej në shërbim”, shtoi zëdhënësi.
Incidenti i tmerrshëm me avionin vjen vetëm një javë pas tragjedisë së Air India që la të paktën 270 të vdekur.
-

Misteri i rrëzimit të aeroplanit në Indi: Përse nuk përdori pistë më të gjatë për ngritjen?
India është tronditur nga rrëzimi i aeroplanit Boeing 787 me 242 pasagjerë në bord ditën e sotme. Aksidenti ajror ndodhi sapo aeroplani u ngrit në fluturim me destinacion Londrën.
Një nga pikat kryesore për t’u sqaruar në lidhje me aksidentin është pozicioni nga i cili Boeing 787 nisi manovrën e ngritjes. Disa pilotë po pyeten pse aeroplani përdori vetëm rreth 1,900 metra nga pista për të marrë shpejtësi, dhe jo më shumë.
Video të shumta, përfshirë një prej tyre që është përhapur gjerësisht në internet, tregojnë vështirësitë që pati aeroplani për të marrë lartësi të sigurt mbi shtëpitë përreth. Në fakt, pilotët duket se nuk arritën ta mbajnë në ajër aeroplanin në një nivel të sigurt lartësie dhe për pasojë aeroplani u rrëzua.
Pista nga e cila Boeing 787 nisi është pista 23 në aeroportin e Ahmedabad, me gjatësi totale 3,505 metra.
Sipas të dhënave nga faqet e monitorimit të fluturimeve, Air India Flight 171 nisi nisjen nga afërsisht gjysma e pistës, duke përdorur vetëm 1,900 metra për të arritur shpejtësinë e duhur për ngritje. Por a ishte kjo distancë e mjaftueshme për të arritur lartësinë optimale?
Disa pilotë të kontaktuar nga mediat italiane shprehin dyshime për këtë distancë të shkurtër.
“Nisja me kaq pak pistë është e mundur vetëm nëse janë bërë llogaritjet e duhura për peshën dhe fuqinë e motorëve në atë pikë nisjeje. Por një aeroplan që duhet të fluturojë nga India në Londër me mbi 220 tonë peshë, duket se ka nevojë për më shumë pistë”, tha një komandant fluturimi.
Një tjetër thekson se tensionet mes Indisë dhe Pakistanit detyrojnë fluturimet të shmangin hapësirat e Pakistanit, duke rritur kështu distancën dhe nevojën për më shumë karburant.
Disa fluturime të tjera të Air India 171 në të njëjtën linjë përdorin një manovër të quajtur “backtrack”, ku aeroplani niset nga një pozicion më fillestar në pistë për të fituar më shumë distancë.
Autoritetet indiane po analizojnë çdo aspekt të aksidentit. Megjithatë, përdorimi i shkurtër i pistës nuk duket të jetë prioritet në hetimet zyrtare.
Një ndihmë e madhe për zbardhjen e shkaqeve pritet të dalë nga analizimi i kutive të zeza të aeroplanit. Njëra regjistron bisedat në kabinë dhe tjetra ruan dhjetëra mijëra parametra teknike të fluturimit, që ende nuk janë gjetur. -

Verstappen: Na duhet një kualifikim i mirë, asgjë nuk është e mbyllur në Botëror
12 Qershor 2025
12:05
Telesport
Rikuperimi i 49 pikëve nga Oscar Piastri dhe 39 nga Lando Norris nuk është i lehtë për askënd, madje as për katër herë kampionin e botës në Formula 1, Max Verstappen. Gara e radhës është në Montreal, pistë ku holandezi i Red Bull ka fituar tre edicionet e fundit.
Verstappen duhet të marrë disa rreziqe dhe të jetë agresiv për t’u rikuperuar. “Gara e Barcelonës ishte një zhgënjim për ne dhe, nuk shkoi ashtu siç do të donim. Po presim me padurim Kanadanë, një pistë unike dhe ka shumë mundësi parakalimi“, tha Verstappen.
“Përshtatja e makinës do të jetë e rëndësishme dhe është gjithmonë një sfidë më e madhe me zonat e mëdha të frenimit. Gara e vitit të kaluar ishte shumë emocionuese, ne arritëm të fitonim dhe shpresojmë se mund të marrim një performancë pozitive përsëri këtë vit”, shtoi holandezi.
“Ne duhet të bëjmë një kualifikim më të mirë dhe kemi punuar për këtë. Moti në Kanada mund të jetë befasues, por duket se mund të jetë mjaft i thatë dhe i qëndrueshëm për një herë, gjë që duhet të na ndihmojë të arrijmë qëllimet tona”, shtoi Max Verstappen. -

Martin kthehet në pistë, MotoGP e kampionit nis në Katar
Aprilia Racing përgatitet të përballet me garën e katërt të sezonit në pistën ndërkombëtare Lusail, me formacionin e saj më në fund të plotë dhe gati për të sfiduar armatën e Ducati-t.
I pranishëm në fund të marsit në Austin vetëm si vëzhgues, Horge Martin kthehet në pistë pasi mungoi në GP të Tajlandës, GP të Argjentinës dhe GP të Amerikës për shkak të një dëmtimi të dyfishtë (në testet para sezonit në janar në Sepang, pastaj në stërvitje në Spanjë)
“Dua vërtet të kthehem në pistë dhe jam i lumtur që të paktën mund të përpiqem të garoj në Katar. Qëllimi do të jetë të filloj të ndërtoj pak vetëbesim me RS-GP25 dhe të filloj të garoj. Nuk e di si do të jetë gjendja ime fizike, definitivisht nuk jam 100 përqind. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë dhe të rritemi pak nga pak. Fizikisht, nuk jam as i sigurt nëse do të jem në gjendje të përfundoj një garë, por nëse ia dalim, do të jetë një fitore sepse do të thotë se po filloj të rikuperohem. Duhet të bëjmë hapa një nga një për t’u përpjekur të kthehemi në nivelin tonë sa më shpejt të jetë e mundur.”
Vazhdo leximin


