Kreu i PD-së, Sali Berisha, teksa komentoi atentatin mafioz në Rinas ditën e djeshme ku mbeti i vrarë Gilmando Dani (mik dhe krahu i djathë i Emiljano Shullazit) dhe u plagosur, efektivi i AMP, Muçi Shaljani alias Sheqeri, u shpreh se do kërkojë dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu dhe ministres së Brendshme Albana Koçiu.
Por theksoi Berisha, “Pirro Vengut ia ka kërkuar dorëheqjen edhe vetë Edi Rama, por ai nuk ia fishkëllen”. Gjithashtu, kryedemokrati u shpreh se do kërkohet largimi i ministres Koçiu duke shtuar se “mënyra se si reagon dhe sillet e bën përgjegjëse për të gjithë këto dështime që ndodhin”.
Sali Berisha: Sigurisht që, opozita do kërkojë, por dorëheqjen Pirro Vengut ia ka kërkuar edhe vetë Edi Rama. Por Pirro Vengu nuk ia fishkëllon Edi Ramës, nuk e pyesin aty më.
Natyrisht ne do kërkojmë… Do kërkojmë edhe dorëheqjen e menjëhershme të kësaj ministreshës, e cila është me probleme madhore dhe ne do kërkojmë largimin e saj.
Natyrisht nuk kam prova se kjo është e përfshirë në skenarin e ekzekutimit të Danit në vendin më të sigurt, se aty janë profesionistë të tjerë që hyjnë në ato organizime, por mënyra se si reagon kjo dhe si sillet kjo, e bën përgjegjëse për të gjitha këto dështime që ndodhin.
Tag: pirro
-

Atentati në Rinas, Berisha: Rama i ka kërkuar dorëheqjen Vengut, por ai nuk i’a fishkëllen
-

A i ka kërkuar Rama dorëheqjen? Përgjigjet ministri Pirro Vengu
Pas diskutimeve për projektbuxhetin për Mbrojtjen në komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ministri Pirro Vengu iu përgjigj interesit të mediave për këto zhvillime.
I pyetur nëse i është kërkuar dorëheqja nga kryeministri Edi Rama, ashtu siç pretendon kreu i PD, Sali Berisha, Vengu tha se lideri i opozitës po “deliron”.
“Mua nuk më shokojnë aspak delire të kësaj natyre. Jam ambientuar me rrëfime të tilla, të cilat i marr më shumë si kërcënime të zotit Berisha, i cili nuk ka frikë nga ushtrimi i pozitës drejtuesit të opozitës shqiptare për të ushtruar kërcënime, trysni nga më të ndryshmet, sidomos për dikastere siç janë dikastere të sigurisë kombëtare, siç është Ministria e Mbrojtjes. Nuk janë fare të vërteta këto gjëra dhe lutem herën tjetër kur flasim për projektbuxhetin t’i përmbahemi projektbuxhetit dhe të mos flasim për delire të kësaj natyre”, u përgjigj ministri i Mbrojtjes. -

“Rama i ka kërkuar dorëheqjen Pirro Vengut”/ Ministri i Mbrojtjes mohon deklaratën e Berishës: Dëlire të kësaj natyre nuk më shqetësojnë
Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të ‘Sigurisë’ ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dha një prononcim për gazetarët.
Ai u pyet se si e komenton deklaratën e kreut të PD, Sali Berisha, ku ky i fundi ka thënë se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar dorëheqjen Pirro Vengut.
Ministri Vengu e mohoi këtë deklaratë të Berishës, duke thënë se ‘dëlire të kësaj natyre nuk e shqetësojnë’.
“I marr më shumë si kërcënime të zotit Berisha që nuk ka frikë nga pozita e drejtuesit të opozitës për të ushtruar kërcënime, siç janë dikastere si Ministria e Mbrojtjes. Nuk janë të vërteta këto gjëra. Dëlire të kësaj natyre nuk më shqetësojnë“, u shpreh ai.
Po ashtu Vengu zbuloi se kur di të fillojë prodhimi i armëve ‘Made in Albania’.
“Janë themeluar tre kompani të përbashkëta, një për prodhimin e uniformave, por edhe mund të eksportohen. Prodhimi i municioneve, kem i bashkëpunim europain dhe me partneritet vendas. Sa i përket mjeteve të blinduara kemi një partnerit mes një partneri vendas dhe një izraelit.
Prodhimi uniformave edhe rekrutimit të punonjësve fillon këtë vit. Për prodhimin e municionet, brenda 6-mujorit të parë të vitit 2026 synojmë që linja të jetë instaluar dhe të fillojë prodhimi i municioneve, në fund të vitit të demonstrojmë sistemin e parë anti-dron ‘Made in Albania’.”, u shpreh ai.
Top Channel
-

Ndarja nga jeta e sopranos së shquar, reagon Pirro Çako: Lamtumirë nëna ime
Është shuar sot në moshën 88-vjeçare soprano e njohur, Luiza Papa Çako.
Pas lajmit të vdekjes, ka reaguar djali i saj, kantautori Pirro Çako. Ai ka publikuar një fotografi të vjetër nga fëmijëria, ku ai shihet në krahët e nënës.
“Lamtumirë Nëna ime”, ka shkruar Çako krahas fotos së veçantë.Top Channel
-

“Lamtumirë, Nëna ime”, Pirro Çako prek me dedikimin për humbjen e nënës, Luiza Çako
Artisti i njohur Pirro Çako ka reaguar me një mesazh të ndjerë pas ndarjes nga jeta të nënës së tij, sopranos së shquar Luiza Çako. Në një postim prekës në rrjetin social Instagram, Çako ka ndarë një fotografi nga fëmijëria, ku shfaqet në krahët e së ëmës, e shoqëruar me fjalët: “Lamtumirë, Nëna ime.”
Postimi shoqërohet nga kënga e tij e njohur “Xhulit”, një kompozim emocional që, në këtë kontekst, merr një tjetër dimension ndjesor. Me këtë gjest, këngëtari ka prekur mijëra ndjekës e admirues, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e madhe.
Luiza Çako, një nga emrat e rëndësishëm të skenës lirike shqiptare, u nda nga jeta pas një karriere të pasur artistike, duke lënë një trashëgimi të çmuar në muzikën shqiptare dhe në kujtesën e publikut.
/vizionplus.tv -

“As 120 “Diella” s’mbulojnë vjedhjet e Pirro Vengut”/ Berisha: Plaçkiti të gjithë pronat e ushtrisë së bashku me Nikon
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar një deklaratë të fortë ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke e akuzuar këtë të fundit për korrupsion, shkelje të Kushtetutës dhe përpjekje për të mbajtur pushtetin përmes akteve brutale. Në një fjalim të mbajtur sot, Berisha e cilësoi mandatin e Ramës si të paligjshëm dhe të mbështetur mbi krimin dhe drogën, ndërsa akuzoi qeverinë për mashtrim publik dhe vjedhje sistematike të pasurive shtetërore.
Sali Berisha: Ky mandat qëndron mbi korrupsionin, krimin, drogën, dhunimin e Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. I vetëdijshëm se nuk ka asnjë legjitimitet në mandatin që ka marrë, atëherë i duhen akte brutale ekstreme për të mbijetuar në krye të narkoshtetit të tij.
Edi Rama ka paraqitur një program mashtrim fund e krye. E dimë që opozita këtë program do tu faktonte shqiptarëve se ishte mashtrimi i radhës, asgjë tjetër. Jo një Diellë, por edhe 120 “Diella nuk mbulojnë vjedhjet e Lubisë së papërmbajtur, natyrisht ndan me Ramën, apo vjedhjet e Pirro Vengut, për të mos prishur gojën se mund ti thuash shumë gjëra, që plaçkiti të gjithë pronat e ushtrisë së bashku me Nikon e të tjerë. -

Berisha nxjerr CV-në e Pirro Vengut: Anëtar i kartelit Troplini, dha pronat e ushtrisë tek… (Foto)
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një “CV” të Pirro Vengut, i rikonfirmuar nga Rama si Ministër i Mbrojtjes.
Në CV, sipas Berishës, tregohet qartë karriera e Vengut, e cila i mundësoi edhe qëndrimin e tij në kabinetin qeverisës.
Në CV, Berisha i rendit Vengut anëtarësimin në kartelin Troplini, ‘suksesin’ si drejtor i Portit të Durrësit ku nuk është kapur asnjë kilogramë kokainë gjatë periudhës që ka shërbyer ai dhe ndihma që ka dhënë në dorëzimin e pronave të ushtrisë tek oligarkët e Ramës. -

Berisha publikon ‘CV’-në e ministrit Pirro Vengu: Lidhje me kartelin Troplini dhe…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një version të ashtuquajtur “CV” të Pirro Vengut, i cili është rikonfirmuar nga kryeministri Edi Rama si Ministër i Mbrojtjes.
Sipas Berishës, CV-ja tregon karrierën e Vengut dhe lidhjet e tij që, sipas tij, kanë mundësuar qëndrimin në kabinetin qeverisës.
Berisha përmend anëtarësimin e Vengut në kartelin Troplini, “suksesin” si drejtor i Portit të Durrësit, ku gjatë periudhës së tij nuk është kapur asnjë kilogramë kokainë, si dhe ndihmën në dorëzimin e pronave të ushtrisë tek oligarkët e lidhur me qeverinë. -

U rikonfirmua ne krye të Ministrisë së Mbrojtjes/ Berisha nxjerr CV-në e Pirro Vengut
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një “CV” të Pirro Vengut, i rikonfirmuar nga Rama si Ministër i Mbrojtjes. Në CV, sipas Berishës, tregohet qartë karriera e Vengut, e cila i mundësoi edhe qëndrimin e tij në kabinetin qeverisës.
Në CV, Berisha i rendit Vengut anëtarësimin në kartelin Troplini, ‘suksesin’ si drejtor i Portit të Durrësit ku nuk është kapur asnjë kilogramë kokainë gjatë periudhës që ka shërbyer ai dhe ndihma që ka dhënë në dorëzimin e pronave të ushtrisë tek oligarkët e Ramës.
-

Pirro Vengu takim me Komandantin Suprem të Aleancës ne Europë: Biseduam për investimet që Shqipëria po ndërmerr për të rritur kapacitet mbrojtëse
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u takua sot me Komandantin Suprem tw Aleancws nw Europw, gjeneralin Alexus Gregory Grynkewich
Kënaqësi të mikprisja sot Komandantin Suprem të Aleancës në Evropë (SACEUR) Gjeneralin Alexus Gregory Grynkewich, në vizitën e tij të parë në vendin tonë
Në vigjilje të mbledhjes se vendeve të Kartës së Adriatikut në Tiranë, ndajmë me SHBA të njëjtin vlerësim mbi natyrën dhe nivelin e kërcënimeve në Evropën Jug Lindore.Në këtë kontekst biseduam për investimet në industri dhe infrastrukturë kritike që Shqipëria po ndërmerr për të rritur strukturalisht dhe vijueshmërisht kapacitetet e saj mbrojtëse dhe reaguese në përputhje me angazhimet tona në Samitin e Hagës.
Inovacioni do të jetë në qendër të investimeve modernizuese në të gjithë spektrin e aktivitetit tonë industrial dhe ushtarak, duke mbështetur në këtë mënyrë dhe rritjen e kapaciteteve të misioneve të NATO-s dhe BE-së ku trupat Shqiptare janë aktualisht të angazhuara, dhe posaçërisht në KFOR.Top Channel