Tag: pirlo

  • 100 minuta pa shënuar dot gol! Andrea Pirlo trondit Rei Manajn, e eleminon me ekipin e Kategorisë së Parë

    100 minuta pa shënuar dot gol! Andrea Pirlo trondit Rei Manajn, e eleminon me ekipin e Kategorisë së Parë

    Një tronditje e madhe për Rei Manajn në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pas golit të shënuar me Serbinë dhe rikthimit në kampionat, sulmuesi shqiptar nuk po kalon kohë të bukura me ekipin. Një humbje 0-5 në Champions League e Azisë ndaj Tractor të Regi Lushkjes dhe një eleminim sot nga Kupa. Eleminimi erdhi nga United FC, një ekip që ndodhej në Kategorinë e Parë, ndërsa Al Sharjah i Rei Manaj gjendet në elitë.
    Një kategori ishte diferenca mes tyre, por e ulur ndjeshëm nga Andrea Pirlo. Andrea Pirlo është trajneri i United FC dhe diti fare mirë sesi ta bllokonte Rei Manajn. Pasi koha e rregullt u mbyll 1-1, u luajtën edhe 30 minutat e shtesës. Trajneri i Al Sharjah e largoi Manajn në minutën e 97 të takimit pasi e kishte nisur si titullar, ndërsa në fund takimi përfundoi me penallti dhe atje United FC i shkaktoi eleminimin e turpshëm Al Sharjah. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
     

  • “Pirlo nuk e donte Ronaldon, kishte të dhëna të këqija”, ish-ndihmësi zbulon prapaskenat

    “Pirlo nuk e donte Ronaldon, kishte të dhëna të këqija”, ish-ndihmësi zbulon prapaskenat

    Ish-ndihmësi i Andrea Pirlos, Alparslan Erdem, ka zbuluar se trajneri italian nuk ishte adhurues i Cristiano Ronaldos gjatë periudhës së tij te Juventusi. Sipas tij, Pirlo nuk e pëlqente mënyrën e lojës së portugezit dhe preferonte një skuadër pa të, por nuk kishte mundësi ta largonte për shkak të statusit të lartë të sulmuesit.
    “Pirlos nuk i pëlqente Ronaldo, por nuk kishte çfarë të bënte. Analizat e të dhënave treguan se Ronaldo kishte vrapimet më të këqija dhe presionin më të keq.
    Pirlo nuk e donte Ronaldon në ekip, por nuk mund të bënte asgjë sepse ishte Cristiano Ronaldo. Ai preferonte Moratën që i përshtatej formacionit 4-4-2. Sistemi thjesht nuk funksiononte as me Ronaldon dhe as me Dybalan, por ai nuk mund të bënte asgjë për këtë”, tha ai.
    Në sezonin 2020-2021, Juventusi përfundoi në vendin e katërt dhe u eliminua herët nga Champions League, pavarësisht pranisë së Ronaldos.
    Pas largimit nga Juventusi në vitin 2021, Pirlo drejtoi skuadra si Karagümrük në Turqi dhe Sampdorian në Itali, ndërsa aktualisht është trajner i Dubai United në Emiratet e Bashkuara Arabe.

  • Asistenti tregon sekretin: “Pirlo nuk e donte Ronaldon te Juventusi, por…”

    Asistenti tregon sekretin: “Pirlo nuk e donte Ronaldon te Juventusi, por…”

    16 Tetor 2025

    15:18

    Telesport

    Andrea Pirlo ka pasur probleme me Cristiano Ronaldon gjatë sezonit 2020/2021. Tekniku italian nuk e donte në ekip.
    Lajmin e ka zbuluar asistenti i atëhershëm i Pirtlos, Alparslan Erdem, duke folur për një podcast gjerman. Problemi ishte taktik dhe jo për arsye private.

    “Bëmë një analizë dhe analisti na dha disa të dhëna. Sipas tyre, kuptuam një gjë që ishte e qartë: Pirlo nuk e pëlqente Dybalën dhe Cristiano nuk i përshtatej aspak stilit të tij të lojës. Pirlo donte të ushtronte presion lart në fushë, ndërsa të dhënat tregonin se Cristiano ishte më i dobëti në vrapime. Ai nuk e donte, por nuk kishte çfarë të bënte”.
    “Pirlo e pëlqente shumë Moratën, që ishte lojtari perfekt për sistemin e tij. Skema e Pirlos nuk mund ta përballonte Ronaldon, por ai thjesht nuk mund të bënte dot gjë”, ka deklaruar Erdem.

  • “Andrea Pirlo i ri” refuzon Realin, Chelsea-n dhe Man. United! Do vetëm Liverpool-in

    “Andrea Pirlo i ri” refuzon Realin, Chelsea-n dhe Man. United! Do vetëm Liverpool-in

    16 Shtator 2025

    17:06

    Telesport

    Mesfushori i Crystal Palace, Adam Wharton, i konsideruar si “Andrea Pirlo i ri”, ka zgjuar interesin e shumë klubeve të mëdha. Sipas të gjitha gjasave verën e ardhshme pritet largimi nga Crystal Palace, për të bërë hapin gjigant në karrierë duke u transferuar te një nga klubet e mëdha.
    Lista e klubeve që duan mesfushorin e ri anglez është e gjatë, duke filluar me Man. United, Chelsea-n apo dhe Real Madrid. Xabi Alonso e pëlqen shumë Wharton, pasi e sheh atë si një lojtar ideal për të forcuar mesfushën. “Football Inisder” raporton se dëshira e lojtarit është të transferohet te Liverpool.
    Mesfushori ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u bashkuar me ekipin e drejtuar nga Arne Slot. Crystal Palace kërkon mbi 70 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin 21-vjeçar. ëharton me shumë mundësi do jetë një nga protagonistët kryesorë të merkatos së verës së ardhshme.

  • “Pirlo i Blackburn”, Real Madrid gjen më në fund zëvendësuesin ideal të Kroos dhe Modric në mesin e fushës

    “Pirlo i Blackburn”, Real Madrid gjen më në fund zëvendësuesin ideal të Kroos dhe Modric në mesin e fushës

    Real Madrid është në kërkim të një organizatori të mirëfilltë në mesfushë, një profil që i mungon pas largimeve të Toni Kroos verën e kaluar dhe Luka Modric këtë verë.
    Pavarësisht interesit të vazhdueshëm për Martin Zubimendin, mesfushori spanjoll zgjodhi të transferohej tek Arsenal. Edhe pse janë përmendur disa emra “big” për mesfushën e Real Madrid këtë sezon, duke filluar nga Vitinha, Enzo Fernandez, Alexis Mac Allister e ndonjë tjetër, e vërteta duket se është ndryshe.
    “AS” raporton se drejtuesit e klubit madrilen e kanë identifikuar lojtarin që iu nevojitet për mesfushën e tyre. Real Madrid po synon talentin e ri 21-vjeçar Adam Wharton, mesfushori i ri anglez, i cili po shkëlqen për Crystal Palace dhe njihet si “Pirlo i Blackburn”, gjë që tregon qartë cilësitë e tij.
    Sipas raportimit në fjalë, Real Madrid është i gatshëm të ofrojë 80 milionë euro për mesfushorin e ri anglez, duke ditur interesin e madh për të nga shumë klube të mëdha në Angli dhe jo vetëm. Plani i klubit madrilen është që me largimin e Rodrygo te Man. City këtë merkato, te tentohet transferimi i Adam Wharton.
    Në rast se nuk ndodhë këtë verë, është e sigurt se verën e ardhshme Real Madrid do bëjë gjithçka për transferimin e mesfushorit anglez.

  • Jashari prezantohet te Milani: Më ka frymëzuar Pirlo, jam tifoz me këtë ekip qysh fëmijë

    Jashari prezantohet te Milani: Më ka frymëzuar Pirlo, jam tifoz me këtë ekip qysh fëmijë

    Pas negociatave të gjata, Ardon Jashari dhe Milani janë takuar në të njëjtën anë të historisë. Mesfushori shqiptaro-zviceran ka debutuar tashmë në miqësore, por gjithmonë ka dëshiruar ta veshë fanellën kuqezi. Klubi e prezantoi zyrtarisht para mediave: “Të luash për këtë klub sjell presion të jashtëzakonshëm, por është normale të jetë kështu. Do të punoj shumë për ta shpërblyer besimin. De Ketelaere? E vetmja gjë që kemi të përbashkët është klubi prej nga vijmë”.
    Kuqezi pas negociatave të gjata: “Të gjithë e dinë që ka qenë një ‘telenovelë’ e gjatë, por qysh nga kontaktet e para me Igli Tare u bë i qartë vullneti im për ta hedhur këtë hap. E dija se do të ishte negociatë e vështirë, pasi isha i rëndësishëm për Brugge dhe nuk do të më lironin lehtë. Tare më bëri të kuptoj se do të tentonte gjithçka për të më sjellë te Milani. Edhe vetë isha tejet i vendosur, pasi ia kisha dhënë fjalën Tares dhe Ibrahimovic”.
    Përshtypjet për klubin kuqezi: “Jam këtu prej pak kohësh, por nga dita e parë më dha ndjesinë e ekuilibrit të duhur midis profesionalizmit brenda dhe jashtë fushës. Ka harmoni në dhomën e zhveshjes, por më pas në fushë të gjithë e dinë se vetëm fitorja ka rëndësi”.
    Debutimi i tij në Dublin la mbresa te trajneri Allegri: “E falënderoj publikisht për ato fjalë. Nuk ishte e lehtë, sepse nuk kisha luajtur ndeshje për dy muaj, por në fushë ndjeva liri të bëja lojën time dhe të ndërtoja aksione të mira, edhe pse pas vetëm dy ditësh këtu nuk ishte e thjeshtë”.

    Qysh i vogël tifoz i Milanit, shumë i impresionuar nga Pirlo: “Gjithmonë e kam thënë se Prilon e ndiqja me vëmendje. Kemi edhe një histori të ngjashme, sepse edhe unë, në fillim të karrierës, kam luajtur si trekuartist, tani kam një pozicion më të thellë. Natyrisht nuk mund të bëj krahasime të tjera, por Pirlo ka qenë një frymëzim i madh për stilin tim të lojës”.
    Në mesfushë, Jashari do të luajë me Luka Modric, fitues i “Topit të Artë”: “Të gjithë e dinë sa kampionë e kanë veshur këtë fanellë gjatë historisë së klubit. Është e jashtëzakonshme të luash me një lojtar me kaq eksperiencë dhe padyshim që të ndihmon. Do përpiqem ta shijoj këtë eksperiencë duke u rritur pranë tij”.
    Mezi po e pret debutimin në “San Siro” me fanellën e Milanit: “Kur isha i vogël kam ardhur disa herë në këtë stadium. Gjithmonë kam ëndërruar të bëhesha profesionist, jam rritur duke bërë tifo për Milanin. Ta vesh këtë fanellë është e jashtëzakonshme, nuk di t’i gjej fjalët e duhura”.
    Në kontekstin taktik të Allegrit, ai mund të luajë në disa pozicione: “Trajneri do të vendosë si dhe ku do më aktivizojë. Në futbollin modern, sidomos në mesfushë, ka shumë rotacione dhe duhet të përshtatesh me situata të ndryshme. Nga ana ime nuk ka problem, kam luajtur si regjisor dhe trekuartist, e di çfarë duhet bërë në pozicione të ndryshme. Mendoj se do ta ndihmoj skuadrën në të dyja fazat, duke kontribuar në ndërtim dhe në mbrojtje me vendosmërinë time. Mospësimi i golave është prioritet. Kam mësuar shumë edhe nga Xhaka në kombëtare. Kemi origjinë të përbashkët dhe jemi rritur me këtë zjarr për të dhënë gjithmonë maksimumin”.

    Për mundësinë e kalimit tek Interi dhe rëndësinë e derbit: “Gjithmonë kam dashur të vija te Milani dhe sapo u krijua mundësia, nuk desha të dëgjoja klub tjetër. Edhe sikur të kishte skuadra të tjera italiane të interesuara, nuk do të ndryshonte zgjedhja ime. Derbi e di sa i rëndësishëm është, por duhet ta çojmë këtë skuadër aty ku i takon”.
    Futbolli italian është i njohur për aspektin taktik, sidomos në mesfushë: “Sigurisht, është një nivel tjetër loje, më fizik sesa në Belgjikë, edhe pse atje futbolli po rritet shumë. Të luaj në Serie A është një tjetër ëndërr e imja, që po realizohet. Gjithmonë kam dashur ta bëja këtë me fanellën e Milanit dhe mezi pres ta shoh nivelin e kampionatit. Sigurisht do të përjetoj emocione të ndryshme krahasuar me Belgjikën apo Zvicrën”.
    Në ardhjen e tij te Milani ka pasur rol të rëndësishëm edhe Zlatan Ibrahimovic: “Ishte një negociatë e mrekullueshme për mua me Milanin, sepse gjithmonë jam trajtuar shumë mirë. Me Ibra kam folur për Milanin, pritshmëritë dhe tifozët. Gjatë këtyre javëve pritjeje, Tare dhe Ibra më dhanë besim se në fund marrëveshja do të realizohej. Ndjeva besimin e tyre që nga fillimi”.

  • “Baggio dhe Pirlo idhujt e mi”, Jashari: Numri? E kam zgjedhur edhe për Messi-n

    “Baggio dhe Pirlo idhujt e mi”, Jashari: Numri? E kam zgjedhur edhe për Messi-n

    Ardon Jashari ka dhënë intervistën e tij të parë si milanist për kanalet zyrtare të klubit.
    Mesfushori zviceran, subjekt i një telenovele të gjatë verore, foli për atë që do të thotë të luash për Milan-in:
    “Që kur dëgjova për interesin e tyre, isha krenar për projektin që po më ofronin. Pasi vendosa se doja të shkoja te Milan, nuk kishte kthim pas: është një ëndërr fëmijërie dhe shumë nga familja dhe miqtë e mi ma kujtuan. Tani është realitet”.
    – A ka ndonjë lojtar të Milan-it që ka qenë një model për ju?
    “E lehtë: Roberto Baggio dhe Andrea Pirlo. Më pëlqeu shumë mënyra se si luajtën; ishin teknikisht të fortë, krijues në pasimin e fundit. Kjo është ajo që përpiqem të bëj”.
    – Çfarë do të thotë të luash me Luka Modric?
    “Është fantastike. Udhëtimi im fillon përkrah një lojtari kaq të pabesueshëm, i cili ka fituar kaq shumë. Ai vetëm mund të më ndihmojë; dua të mësoj gjithçka prej tij dhe të dëgjoj të gjitha mësimet e tij, brenda dhe jashtë fushës”.
    – A lidhet zgjedhja e numrit 30 vetëm me datën tuaj të lindjes?
    “Fillova me këtë numër në Zvicër. E zgjodha sepse gjithmonë e kam dashur Messi-n, i cili filloi me këtë numër. Më ndihmoi shumë, si në Zvicër ashtu edhe në Belgjikë. Shpresoj ta bëj një numër historik”.

  • Skandali me bastet në Itali, djali i Andrea Pirlos hyri në borxhe duke luajtur me Fagiolin: I ati i bllokoi llogaritë

    Skandali me bastet në Itali, djali i Andrea Pirlos hyri në borxhe duke luajtur me Fagiolin: I ati i bllokoi llogaritë

    Kampioni i botës dhe legjenda e futbollit në Itali, Andrea Pirlo thuhet se bllokoi llogaritë e djalit të tij Nicolo, i cili kishte grumbulluar borxhe duke luajtur me Nicolo Fagiolin dhe të tjerët në bastet e paligjshme.Kjo zbulohet si pjesë e hetimit, nga ku Prokuroria Publike e Milanos kërkoi pesë arreste shtëpie për organizatorët e dyshuar të rrjetit të paligjshëm të basteve dhe të hetojë një duzinë futbollistësh të Serisë A.
    Në një bisedë mes Pietro Marinonit dhe Fagiolit, referenca të qarta janë bërë edhe për Nicolo Pirlo, djali i ish-futbollistit Andrea Pirlo, tani trajner. Nga mesazhet e 7 qershorit 2022 mes të dyve, duket se edhe Nicolo Pirlo vendoste baste përmes platformave të menaxhuara nga de Tommaso dhe Giacomo .“Ai është njëri prej nesh”, thotë në një moment Fagioli, më pas shton: “Shkoi në borxh dhe babai i tij e kapi dhe i bllokoi llogaritë deri sa mbushi 18 vjeç. Por të marrësh 30 mijë euro kredi në moshën 17-vjeçare është diçka e madhe”, komenton mesfushori i Fiorentinës.

  • Skandali i basteve me futbollistët në Itali, i përfshirë dhe djali i ikonës së Milanit e Juventusit

    Skandali i basteve me futbollistët në Itali, i përfshirë dhe djali i ikonës së Milanit e Juventusit

    Sipas raportimeve nga Corriere della Sera, djali i Andrea Pirlos, legjendës së Milanit dhe Juventusit, është i përfshirë në një rrjet të paligjshëm basteve që ka tronditur futbollin italian.

    Skandali, i cili ka çuar në dënime të rënda për futbollistë si Tonali dhe Zaniolo, duket se ka përfshirë edhe të riun Pirlo.
    Sipas raportit, Nicolo Fagioli, i cili dyshohet se organizoi bastet e paligjshme, përmes WhatsApp-it zbuloi përfshirjen e të riut Pirlo. Fagioli thuhet se i tha Marinonit se “Niccolo donte të dilte nga borxhi, por babai i tij mori vesh gjithçka dhe ia bllokoi llogarinë derisa mbushi 18 vjeç. Të kesh 30 mijë euro borxh në moshën 17-vjeçare është shumë e rëndë”.
    Hetimet në Itali tregojnë se skandali mund të jetë më i gjerë se sa mendohej fillimisht. Prokuroria e Milanit po heton 12 futbollistë aktualë dhe ish-futbollistë të Serie A, duke përfshirë emra të njohur si Leandro Paredes, Angel di Maria dhe Weston McKennie, përveç të riut Pirlo.

    Top Channel