Tag: piranjat

  • Leja e qeverisë për ‘punëtorin’ e Salillarit e denoncuar te Piranjat/ Bardhi: Kush fshihet pas projektit 82 mln euro?

    Leja e qeverisë për ‘punëtorin’ e Salillarit e denoncuar te Piranjat/ Bardhi: Kush fshihet pas projektit 82 mln euro?

    Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, theksoi se zv.kryeministrja Belinda Balluku është përfshirë në një aferë tjetër korruptive si ajo me projektin gjigant të fotovoltaikëve, e denoncuar të premten në SYRI TV në emisionin investigative, Piranjat.

    Në postimin e tij në Facebook, Bardhi shton se ky projekt kushton 80 mln euro dhe sipas tij, përfitues është një punonjës i thjeshtë i kompanisë Salillari, që e ka marrë përsipër.

    Postimi i plotë:

    E pamundur të gjesh një projekt që mban firmën e Belinda Ballukut dhe të jetë në përputhje me ligjin! Pas cdo projekti miliona euro fshihen vetëm afera korruptive apo dyshime serioze për pastrim të parave të pista.

    Belinda Balluku rezulton të ketë shpallur fituese kompaninë Albanian Solar Poëer për një leje gjigande për ndërtimin e centralit gjenerues prej 82 megavatësh të energjisë elektrike fotovoltaike, në fshatin Boçovë të Bashkisë Fier. Ky projekt me vlerë të paktën 80 milionë euro investim, rezulton se ka si përfitues shtetasin Engjëll Agalliu, një punonjës i thjeshtë i kompanisë “Salillari”, që nuk gëzon as kapacitetet teknike dhe as financiare për realizimin e një projekt të tillë.

    Ky është një tjetër rast që dëshmon se Belinda Balluku është zyrtari më i korruptuar në historinë e shtetit shqiptar, pas shefit dhe avokatit të saj Edi Rama. I takon Prokurorisë së Posaçme të mbajë përgjegjës për këtë paligjshmëri Belinda Ballukun dhe Edi Ramën, si dhe t’u tregojë shqiptarëve se kush fshihet pas emrit fiktiv të pronarit të kësaj kompanie dhe paratë e kujt po tentohen të pastrohen përmes këtij projekti 80 milion euro.

    Ndiqni më poshtë invetigimin e shkëlqyer të emisionit @Piranjat, që meritojnë një vlerësim të madh për shërbimin që po i kryejnë interesit publik.

  • U zhvatën 30 mijë euro dy grave, ‘Piranjat’ zbulojnë mashtruesit që hiqeshin si amerikanë

    U zhvatën 30 mijë euro dy grave, ‘Piranjat’ zbulojnë mashtruesit që hiqeshin si amerikanë

    Në vitin 2022, dokumentari “Tinder Swindler” tronditi gjithë botën me historinë e një mashtruesi që prezantohej si miliarder dhe përmes rrjeteve sociale arriti t’u zhvaste grave nga vende të ndryshme qindra mijëra euro.

    Kjo histori dukej si një rast ekstrem, vështirë të besohej se diçka e tillë mund të ndodhte realisht në jetën e përditshme, por asgjë nga ajo çka tregohej në atë dokumentar nuk ishte gënjeshtër. Madje diçka të ngjashme kanë përjetuar edhe dy gra shqiptare, të cilat janë njohur me dy burra amerikanë përmes rrjeteve sociale, Brian-in dhe James-in. Të dy ata arritën të prekin shpejt zemrat e zonjave, duke ju rrëfyer për jetën e tyre personale, por në fakt qëllimi i tyre i vetëm ishte që t’ju zhvasnin para deri në qindarkën e fundit.

    Brian Milton, “amerikani”, i cili punonte si inxhinier, i ka marrë njërës prej grave në fjalë përmes formave të ndryshme të mashtrimit, 27 mijë e 200 euro. Fillimisht, ai ka nisur me shuma të vogla, si 2500 euro dhe më pas ka vazhduar me shuma të frikshme, që arrinin në gati 10 mijë euro. Për ta bërë historinë e tij sa më të besueshme, ai i ka nisur zonjës edhe disa foto, të cilat në të vërtetë i kishte marrë andej këtej nëpër internet. Gruaja anonime tregon për “Piranjat” se për të plotësuar kërkesat e tij për para është detyruar të marrë disa kredi dhe të zhytet në borxhe tek miqtë e saj.

    Ndërsa, zonja tjetër ka dërguar një mijë euro tek mashtruesi tjetër, që hiqej si mjek nga Amerika. Një ditë ai i ka ofruar asaj disa dhurata të shtrenjta, të cilat do ia dërgonte përmes postës, por fillimisht ajo duhej të paguante një komision, pra një mijë euro. Dhe kështu, gruaja i dërgoi paratë, por personat që qëndronin pas telefonit kërkonin t’i merrnin akoma dhe më shumë. Ata sajuan një histori, që ishin arrestuar papritur, sepse policia kishte identifikuar në pakon e saj dhuratat e shtrenjta dhe 22 mijë dollarë. Për këtë i thanë se ajo duhej të paguante pesë mijë euro ose ndryshe do të arrestohej. Por fatmirësisht, zonja nuk i besoi më mashtrimet e tyre dhe nuk bëri më asnjë dërgesë parash.

    Të dyja gratë thanë për “Piranjat” se i kanë përjetuar shumë keq këto situata dhe ju bënë thirrje të gjitha zonjave të tjera, që të tregojnë kujdes me mashtruesit që qarkullojnë online. 

  • I mori paratë të moshuarit dhe nuk i dha tokën, ‘Piranjat’ përballen me pronarin nga Durrësi

    I mori paratë të moshuarit dhe nuk i dha tokën, ‘Piranjat’ përballen me pronarin nga Durrësi

    Emisioni ‘Piranjat’-  31 tetor 2025

    Në vendin tonë, çështjet e pronësisë dhe mashtrimet në tregun e pasurive të paluajtshme mbeten një nga problemet më të ndërlikuara. Herë pas here “Piranjat” kanë trajtuar raste të tilla, ku viktimat kanë qenë gjithmonë blerësit, të cilët dorëzojnë paratë, por nuk marrin në këmbim atë që u takon. Në të njëjtën situatë është gjendur edhe një zotëri nga Elbasani, Bashkim Bedinja.

    Ky i fundit në vitin 2017, bleu një tokë me vlerë rreth 11 milionë lekë tek Arben Tota. Ky i fundit, i premtoi se dokumentat e pronësisë do i bënte gati brenda dy muajsh, por nuk e mbajti fjalën. Për këtë arsye, palët u detyruan të nënshkruajnë një akt noterial, në të cilin u përcaktua se Arbeni do i bënte kalimin e pronësisë brenda muajt gusht 2018, ose në të kundërt do i kthente Bashkimit shumën prej 11 milionë lekësh. Mirëpo, në fund i moshuari nga Elbasani nuk mori asgjë, as token, as, lekët.

    Për këtë arsye, ai u detyrua t’i drejtohej gjykatës, në të cilën fitoi. Gjykata e Durrësit urdhëroi Arbenin që t’i kthente paratë Bashkimit. Por këtë vendim, Arbeni e ankimoi dhe që prej atij momenti dy zotërinjtë kishin humbur kontaktet me njëri-tjetrin.

    Ndaj “Piranjat” udhëtuan drejt Durrësit për të gjetur zotin Tota dhe për ta bindur që t’i kthente shumën Bashkimit. Në përballjen me “Piranjat”, pas shumë debatesh, Arbeni pranoi se vendimin e gjykatës e kishte ankimuar për të fituar më shumë kohë për të mbledhur paratë.

    Ai dha fjalën se Bashkimit do ia kthej 11 milionë lekët brenda muajit dhjetor të këtij viti.

  • Zbardhet tenderi që “groposi” në SPAK, Belinda Ballukun

    Zbardhet tenderi që “groposi” në SPAK, Belinda Ballukun

    Hetimet për aferat në tenderat publikë kanë prekur tashmë nivelet më të larta të qeverisë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëherësh zv.kryeministre, Belinda Balluku është marrë nzyrtarisht nën hetim nga SPAK, në lidhje me tenderin për “Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë”, një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në jug të vendit.
    Procedura e tenderimit, e hapur më 12 shkurt 2021, kishte një fond limit prej 19,180,880,463 lekësh – afro 2 milionë euro, të financuara nga Buxheti i Shtetit.

    SPAK konfirmoi sot se po shqyrton procedurat e përjashtimit të disa operatorëve ekonomikë dhe favorizimin e një grupi kompanish, mes të cilave edhe bashkime biznesesh që më herët kanë pasur lidhje me ish-drejtorë të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH).

    Sipas dokumenteve të siguruara nga Piranjat, rezulton se tenderi u shpall si i hapur dhe mbi kufirin e lartë monetar, por në mënyrë të papritur u anullua nga institucioni prokurues, duke ngritur dyshime për ndërhyrje administrative dhe ndikim politik në vendimmarrje.
    Emri i Ballukut në dosjen e SPAK
    Balluku ka marrë statusin e “personit nën hetim”, në kuadër të dosjes që përfshin disa zyrtarë të nivelit të lartë të ministrisë dhe të ARRSH-së. Hetuesit po verifikojnë nëse ka pasur ndikim nga ana e saj në përzgjedhjen ose përjashtimin e operatorëve, si dhe nëse janë shkelur parimet e konkurrencës së ndershme dhe transparencës.
    Rasti i Ballukut vjen në një moment kur ish-drejtori i ARRSH, Ervis Berberi, dhe 21 zyrtarë të tjerë ndodhen tashmë në proces gjyqësor për akuza të ngjashme, mes tyre “shpërdorim detyre”, “favorizim të operatorëve ekonomikë” dhe “korrupsion pasiv”.
    SPAK po shqyrton nëse e njëjta skemë e ndikimit në tendera publikë është përdorur edhe në projekte të tjera të mëdha infrastrukturore./piranjat.al
    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

  • VIDEO/ ‘Pistoletën dhe fishekët do ua lë 3300 euro’, ‘Piranjat’ kapin trafikantin e armëve në mes të Fierit

    VIDEO/ ‘Pistoletën dhe fishekët do ua lë 3300 euro’, ‘Piranjat’ kapin trafikantin e armëve në mes të Fierit

     

    Pas disa ditësh investigime të thelluara, ‘Piranjat’ në bashkëpunim me Policinë e Fierit kapën në mes të qytetit trafikantin e armëve, Milasin Ramaj. 38-vjeçari ishte i njohur në qytet pasi administronte një biznes Piceri Hallall, por jo vetëm. Ai njihej gjerësisht dhe kishte krijuar popullaritet në zonë për sa i përket fushës së trafikimit të armëve të zjarrit.

    ‘Piranjat’, sinjalet e para për aktivitetin e këtij zotërie i morën nga një denoncues anonim, banues në Fier. Shqetësimi i tij ishte real, edhe për shkak të rritjes së fenomenit të shit-blerjes së armëve në qytet.

    Pas informacioneve sipërfaqësore, grupi i emisionit investigativ lidhi kontakte me individë që mund të afronin tek trafikanti, me pretekstin e blerjes së një arme zjarri pistoletë e tipit Walther, prodhim gjerman, vintage. Gjithashtu në kontakt u vu edhe Policia e Fierit për të dhënat që gazetarët dispononin dhe për infiltrimin që do të përdornin për të arritur deri tek shkëmbimi armë-para.

    Takimi u bë pranë Bashkisë së qytetit. Zotëria ofronte pistoletën me çmim 3500euro dhe një kuti me 50 fishekë me çmim 125 euro. Të infiltruarit e ‘Piranjave’ gjatë diskutimeve me trafikantin ranë dakord që gjithçka të blihej për 3300 euro, ndërkohë që trafikanti premtoi se mund të gjente edhe kallashnikov, prodhim kinez, poliçani ose rus, por sipas tij kjo gjë kërkonte pak ditë kohë.

    Pasi u ra dakord për pistoletën dhe kutinë e fishekëve me vlerë totale 3300 euro, trafikanti niset për të marrë ‘plaçkën’ dhe kthehet brenda 10 minutave. Kishte rënë errësira. Bashkë me të infiltruarit e ‘Piranjave’ ata bëjnë xhiro nëpër qytet me makinën e trafikantit, ndërkohë shohin edhe armën në fjalë. Plani ishte bërë. Arma do të blihej, por paratë ndodheshin tek makina, pak metra larg. Në këto momente grupi i xhirimit të ‘Piranjave’ së bashku me agjentë të Policisë së Fierit, me në krye shefin e Komisariatit, ndërmarrin aksionin për ndalimin dhe arrestimin e të dyshuarit Milasin Ramaj.

    Pas arrestimit, për gazetarin Freardin Rista, 38-vjeçari mohoi ta kryente këtë aktivitet të paligjshëm, por informacionet e grupit investigativ, informacione që u ishin dhënë nga këta të fundit edhe Policisë, ishin se zotëria kishte një bazë shumë pranë vendit të arrestimit, ku mbante armë të tjera gati për shitje.

    Ramaj u shoqërua në ambientet e Komisariatit për t’u marrë në pyetje lidhur me gjithçka kishin arritur të dokumentonin gazetarët, aty ku dhe tregoi për bazën që kishte në lagjen ‘Kastriot’. Policia gjeti brenda një apartamenti të pabanuar një arsenal armësh, 13 copë, pistoleta dhe kallashnikovë, armë të modifikuara për shënjestër optike dhe silenciator, krehra dhe municion luftarak, si dhe para.

    Milasin Ramaj akuzohet për disa vepra penale.

  • Në garë për Tiranën, Florjan Binaj heq dorë nga ‘Piranjat’: Po iki për diçka më të madhe!

    Në garë për Tiranën, Florjan Binaj heq dorë nga ‘Piranjat’: Po iki për diçka më të madhe!

    Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka lajmëruar dorëheqjen nga emisioni investigativ ‘Piranjat’ pas angazhimeve të tij në politikë. 
    Për 3 vite, Binaj ka drejtuar emisionin investigativ, ndërsa sot në çelje të tij, ka lajmëruar se nuk do të jetë më pjesë e ekranit. Për Binajn, ‘Piranjat’ ka qenë ‘pjesë e trupit të tij’, dhe ‘ndarjen’ sot e ka cilësuar si momentin më të vështira në skenë. 
    Reagimi i Florjan Binajt: 
    “Sot është momenti im më i vështirë në këtë skenë. Sepse sot, duhet të ndahem me Piranjat. Po ndahem me nostalgji nga një punë dhe një program që e dua shumë dhe që e ndjej pjesë të trupit tim. Por po ndahem për diçka më të madhe. 
    Kanë qenë 3 vjet që më kanë rritur shumë si artist dhe si njeri. Për 3 vjet, në këtë familjen tonë të vogël, kemi denoncuar jo vetëm korrupsionin dhe abuzimin, por kemi ekspozuar edhe brishtësinë e shoqërisë shqiptare, plot me plagë shoqërore, morale dhe emocionale. 
    Për mua, humori nuk ka qenë thjesht argëtim, por një ilaç që zbut dëshpërimin dhe dhimbjen e njerëzve. E kam përdorur humorin edhe si mjet për të hapur sytë ndaj së keqes që na rrethon dhe për ta vënë pushtetin para përgjegjësisë. 
    Këto vite kam prekur gjithë Shqipërinë dhe jam takuar me mijëra njerëz, me halle të mëdha e të vogla. Kam dëgjuar prej tyre që duhet ndryshim, që diçka duhet të ndryshojë. Por kam kuptuar që janë të humbur, dhe shumica nuk e dinë, nuk e kuptojnë si bëhet ndryshimi. 
     

  • ‘Dëshmitari’ italian e pranon: Gënjeva në ekran për Erion Veliajn pasi më kanë premtuar para!

    ‘Dëshmitari’ italian e pranon: Gënjeva në ekran për Erion Veliajn pasi më kanë premtuar para!

    Në fund të marsit dhe fillim të prillit 2023, vetëm pak ditë para zgjedhjeve vendore, emisioni “Piranjat” në Syri Tv, publikoi dy intervista që tronditën opinionin publik. Protagonist: një shtetas italian, Gabriele Tarroni Longinotti, i cili pretendonte se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kishte marrë pjesë në blerjen e një inceneratori të dështuar, pajisje që kompania “Bruno Presezzi” SPA kishte marrë nga Rumania për skrap, pasi më parë s’e kishte shitur dot as në Zimbabve.
    “Piranjat” raportuan se Longinotti ishte takuar disa herë me Veliajn, herë në Itali, në zyrat e “Bruno Presezzi” SPA, herë në Tiranë, në “Cioccolati Italiani” dhe restorantin “Tribe”. Historia shpërtheu në eter pak ditë para votimit.
    Prej dy vitesh, “Piranjat” janë nën proces penal për shpifje, pas padisë së Veliajt në Gjykatën e Tiranës. Por java e fundit i ka dhënë çështjes një përmbysje të plotë.
    Avokatët e Veliajt depozituan të hënën një deklaratë noteriale të datës 24 shtator 2025, të nënshkruar në Modena para noteres Rosa Chiarini, ku vetë Gabriele Tarroni Longinotti hedh poshtë çdo akuzë që kishte artikuluar ai dy vite më parë. “Gjithçka ishte shpifje për para”, – deklaron Longinotti dhe pas dëshmisë së rremë të transmetuar në emisionin “Piranjat” nisën edhe protestat 2-vjeçare para Bashkisë së Tiranës.
    Në dokumentin noterial, Longinotti pranon se:
    (1) Nuk e kam parë kurrë zotin Erion Veliaj të udhëtojë, vetëm apo në praninë e personave të tjerë, në Itali ose të takojë dikë, aq më pak që qëllimi i një vizite të tillë të ketë qenë i lidhur me inceneratorin;
    (2) Nuk e kam takuar kurrë zotin Erion Veliaj, as personalisht e as në praninë e personave të tjerë, as në Itali e as në Shqipëri pranë “Cioccolati Italiani” ose “Tribe”, dhe as nuk kam komunikuar ndonjëherë me të, personalisht apo nëpërmjet të tjerëve, nëpërmjet telefonatash, mesazhesh apo ndonjë forme tjetër komunikimi;
    (3) Nuk kam as njohuri dhe as prova që zoti Erion Veliaj të ketë marrë pjesë ose të ketë qenë i përfshirë në blerjen e inceneratorit që kishim në Rumani;
    (4) Të gjitha deklaratat që kam dhënë për zotin Erion Veliaj, në intervistat e mia për programin “Piranjat”, si dhe ato që kam lënë të kuptohet, janë të pavërteta dhe janë bërë prej meje në këmbim të premtimeve nga ana e këtyre mediave televizive dhe personave të afërt me to për përfitime financiare.
    Deja-vu “Nesti Angoni 2”
    Publikimi i intervistave në prill 2023, vetëm pak ditë para zgjedhjeve vendore, nuk mund të ishte rastësi. Veliaj fitoi mandatin e tretë me një diferencë rekord prej rreth 60 mijë votash.
    Sot, me pranimin e Longinottit, kjo ngjarje provohet si një inskenim i mirëfilltë, që të kujton “letrën anonime të Nesti Angonit”, mbi të cilën Prokuroria Speciale filloi hetimet ndaj Veliajt dhe akoma e mban të izoluar në paraburgim. Nëse skenari i parë Nesti Angoni – Longinotti dështoi, duket se u hodh në lojë një plan i dytë: një letër anonime, me emër fiktiv dhe firmë të fallsifikuar, për t’i dhënë jetë një tjetër goditjeje politike.
    Ashtu siç u zbuluan mashtrimet e Gabriele Longinottit dhe inskenuesit e “Nesti Angonit” të dytë, po aq e pashmangshme është edhe zbardhja e skenarit që fshihet pas kallëzimit penal anonim e të fallsifikuar të “Nesti Angoni 1”. Drejtësia dhe koha do t’i nxjerrë në dritë të gjithë inskenuesit e kësaj fabrike të re shpifjesh, që provojnë se Veliaj ishte viktimë e një plani të mirëorgnizuar për eleminim politik, para dhe pas rizgjedhjes së tij të 3-të.

    Deklarata noteriale e Gabriele Tarroni

  • Ishte zhdukur pa lënë gjurmë, avokatja i kthen detyrimin klientit pas takimit me ‘Piranjat’

    Ishte zhdukur pa lënë gjurmë, avokatja i kthen detyrimin klientit pas takimit me ‘Piranjat’

    “Piranjat” kanë trajtuar herë pas here problemet që qytetarët kanë hasur me drejtësinë, shpesh edhe me avokatët, të cilët duhet të mbrojnë interesat e palëve dhe të zgjidhin problemin.

    Por duket se jo gjithmonë ndodh kështu. I tillë është edhe rasti i Arben Prendit, një zotëri, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Itali. Para disa vitesh, Arbeni vendosi të investonte në Shqipëri, duke blerë një apartament në Durrës.

    Por personi, i cili kishte në pronësi apartamentin, u zhduk pa kryer procedurat e kalimit të pronësisë. I ndodhur në këto kushte, Arbeni u detyrua të kontaktonte me një avokate për t’i dhënë zgjidhje problemit. Avokatja, Brunilda nga Durrësi, i premtoi se situata e tij do të zgjidhej, por më parë duhej që Arbeni t’i paguante 8 mijë euro.

    Por pavarësisht pritjes së gjatë, ai nuk gjeti zgjidhje nga avokatja. Prandaj, ai e zgjidhi situatën në një formë tjetër dhe kështu i kërkoi avokates t’i kthente shumën që i kishte dhënë, përveç tre mijë eurove që ajo i kishte paguar një notereje.

    Arbeni e kishte kontaktuar disa herë avokaten përmes celularit, apo duke kërkuar që ta takonte në Shqipëri.

    Ai tregoi se një ditë madje e priti me orë të tëra para zyrës, por ajo nuk u paraqit, pavarësisht se i kishte premtuar se do të takoheshin. Ndërkohë, e gjendur përballë “Piranjave”, avokatja u justifikua me faktin se kishte pasur disa probleme familjare, ndaj nuk kishte mundur që ta kryente pagesën.

    Por një ditë pasi “Piranjat” shkuan në zyrën e saj, ajo i dha klientit shumën që i detyrohej, rreth 4600 euro.

  • Grosisti nga Lushnja nuk i paguan miliona lekë fermerit nga Peqini: Ishin të prishura

    Grosisti nga Lushnja nuk i paguan miliona lekë fermerit nga Peqini: Ishin të prishura

    Bashkëpunimi mes fermerëve shqiptarë dhe grosistëve të fruta-perimeve edhe pse jo aq i standartizuar dhe me kontrata serioze afatgjata është mekanizimi i vetëm, që ju jep mundësi prodhuesve që të shesin me shpejtësi produktet. Një raport herë-herë i sforcuar që në raste mosfunksionimi ka shkaktuar probleme të shumta në këtë sektor. Por ky bashkëpunim mes palëve ka dhe një tjetër anë të errët, siç është mosshlyerja e pagesave.
    Ky është edhe rasti i Arjan Pajës, i cili ka bashkëpunuar për vite me radhë me Sadik Karajn, një grosist nga Lushnja, i cili merret me eksport fruta-perimesh. Arjani tregoi për “Piranjat” se ka çuar disa herë mall në magazinat e Sadikut, por nuk është paguar rregullisht nga ana e tij për to. Fermeri nga Peqini tha se mallrat që ka dorëzuar tek grosisti kanë qenë në pesha të mëdha, por për një pjesë të tyre nuk ka marrë pagesë, duke qenë se Sadiku pretendonte se frutat dhe perimet ishin prishur në momentin që i kishte dërguar jashtë shtetit.
    “Ka thënë në Shtator se malli është prishur, kur e ka çuar ai atje, a në Bosnje, a në Ukrainë, nga e ka çuar janë punët e tij, por unë nuk mbaj përgjegjësi, se unë nuk jam koleg me atë, bashkëpunëtor, çdo fermer mban përgjegjësi sa e dorëzon në magazinë. E merr ky, punonjësit e atij përsipër, i fusin në seleksionim dhe unë jam i detyruar të mbajë ato firot, ato që nuk bëjnë, kaq më takon”, shprehet Arjani.
    Pavarësisht se sipas fermerit, ky ishte thjesht një justifikim për të mos e paguar, pas shumë këmbënguljesh të tij, pak kohë më vonë ai merr një shumë të vogël në krahasim me ato se çfarë kishte dorëzuar në magazinën e grosisitit nga Lushnja gjatë gjithë asaj kohe.
    ‘’Kur bëra vajzën operacion, kam ardhur në Itali, edhe i thashë: o Sadik, hajde të mbyllim këto llogaritë. Më ka nisur para Vitit të Ri 2 milionë e 500 mijë lekë. Edhe Sadiku tani ka tre fatura pa paguar. Edhe bëjnë diku te 18 milionëshi, që ai nuk i pranon që i ka borxh. Është në dijeni, i di shumë mirë, por ashtu i leverdis atij dhe thotë s’i kam”, tha Arjani.
    “Piranjat” më pas u përballën edhe me grosistin, i cili fillimisht nuk u tregua aspak i gatshëm për të sqaruar, madje në përpjekje për t’u shmangur tentoi të përplaste me makinë gazetaren dhe operatorin. Por pasi situata u qetësua, grosist Sadiku tha se në momentin që ka dërguar mallin për eksport është prishur dhe kështu ai ka pasur humbje. Megjithatë ai u shpreh se kishte një shumë të vogël, që nuk ja kishte dhënë Sadikut dhe premtoi se do ja jepte shumë shpejt. Dhe në fakt Sadiku e mbajti fjalën, por shuma që shleu nuk përputhej aspak me atë që priste Arjani.
    “Nga momenti që keni shkuar atje, ka shkuar babi dhe ka marrë  një pjesë të vogël. 3 milionë e 200 mijë dhe për ato të tjerat thotë u prish malli, pretekstet e atij. Është një shumë e vogël, por s’kemi çfarë ti bëjmë më”, tha fermeri./Emisioni “Piranjat”

  • ‘Piranjat’ fusin në kurth ‘këngëtaren’ e Fier-Sheganit, kënga që i këndon PS-së është ‘e vjedhur!’

    ‘Piranjat’ fusin në kurth ‘këngëtaren’ e Fier-Sheganit, kënga që i këndon PS-së është ‘e vjedhur!’

    “Këtu në Fier-Shegan, mbarë në Myzeqe, mirësevjen mandat i katërt, lulëzon jetë e re. Ta gëzoj Partia Socialiste mandatin e katërt!”

    Kjo këngë, me një urim në fund për Partinë Socialiste të Shqipërisë është kënduar dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit, nga zonja Feride Krakulli, për qejfin e saj, në oborrin e shtëpisë. Mirëpo kënga nuk mbeti vetëm në rrjetet sociale të zonjës, por u shpërnda edhe në faqe të tjera online, ndaj dashur padashur zonja Feride u kthye në një personazh që na ngacmoi kuriozitetin për ta njohur më shumë, por dhe për t’i kërkuar diçka që në fakt i takon gazetarit Freard Rista.

    Ky i fundit do të hiqej si nipi i të ndjerit, këngëtarit popullor Llazar Prifti (personazh i krijuar), ndërsa pjesëmarrësit e tjerë në këtë shaka të hidhur do të kishin rolin e shoferit dhe Komisionerit për të Drejtën e Autorit nga Shkumbini në Kurvelesh (post i krijuar).

    Grupi i xhirimit të “Piranjave” shkuan në Fier-Shegan, të kamofluar si më sipër shpjeguar. Znj.Feride i mirëpriti brenda në banesë pa e ditur se për cfarë bëhej fjalë, por kur e kuptoi nisi të refuzonte, duke pretenduar se këtë këngë e kanë kënduar dajat e saj në kohën e Komunizmit, gjatë Kongresit të 7-të. Mirëpo duke qenë se ajo kishte të drejtë, loja u luajt te vija melodike e këngës, që gjasme e kishte krijuar Llazar Prifti, gjyshi imagjinar i gazetarit Freard Rista.

    Komisioneri për të Drejtën e Autorit i shpjegoi znj.Feride se gjoba për shkeljen që ajo kishte kryer ishte 2 milionë lekë të vjetra, por në rast të shmangjes së gjobës, ndoshta duhet të paguante nipin e këngëtarit, gjë që zonja e refuzoi gjatë gjithë kohës, duke sqaruar se ajo vetë nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga publikimi i këngës.

    Në fund, Komisioneri propozoi një shtrëngim duarsh, madje znj.Feride vendosi ta këndojë këngën origjinale të Kongresit të 7-të, duke menduar se gjithcka u mbyll, por disa ditë më vonë “Piranjat” u rikthyen, kësaj here vërtet si “Piranja”.