Tag: piramidat

  • Ku mbeti shtresa fillestare e Piramidave të Egjiptit?

    Ku mbeti shtresa fillestare e Piramidave të Egjiptit?

    Fillimisht, piramidat e Egjiptit ishin të mbuluara me një shtresë reflektuese të ndritshme, të bërë nga gurë gëlqerorë të bardhë e të lëmuar.

    Kjo i bënte një pamje vërtet verbuese dhe si pasojë, një simbol i madhështisë së faraonëve (ose, siç thonë disa ekspertë, bateri të mëdha diellore). Ato ishin të dukshme që nga malet e Izraelit ose nga hapësira.

    Për fat të keq, kjo shtresë e jashtme gurësh gëlqerorë u shkatërrua nga një tërmet i fuqishëm që ndodhi në vitin 1301. Mund të jetë përdorur gjithashtu për të restauruar ndërtesat në Kajro, pasi qyteti u shkatërrua nga arabët në shekullin e 12-të, në një përpjekje për të mos lejuar rënien në duart e kryqtarëve.

    ObserverKult

    LEXO EDHE: Piramidat egjiptiane, ndërtesat më misterioze që ekzistojnë në Tokë

  • ‘Piramidat’ online dhe mashtrimet e qytetarëve shqiptarë, reagon deputeti Braçe: A keni më dyshime? Këto dy faqet po bëjnë ‘cash out’

    ‘Piramidat’ online dhe mashtrimet e qytetarëve shqiptarë, reagon deputeti Braçe: A keni më dyshime? Këto dy faqet po bëjnë ‘cash out’

    Prej denoncimit të skemave të reja piramidale online nga Erion Brace ka lindur pyetja se përse më së shumti këto skema gjetën terren për tu përhapur me shpejtësi në Divjakë dhen Lushnjë.

    Në kushtet e anonimatin një qytetar i përfshirë në këto skema i tha Top Channel se në Divjakë janë të paktën tre persona të njohur gjerësisht si forca udhëheqëse e kësaj grabitje të re piramidale.
    Ata kanë ndërtuar një rrjet prej 400 agjentësh në rekrutimin e klientëve të rinj. Ditët e fundit janë kthyer në kërcënues të atyre që kanë investuar duke i bërë presione të ndryshme për mos tu larguar nga platformat.
    Në fakt nuk është një operacion grabitje brenda territorit të Shqipërisë. Në këtë akt kriminal janë përfshirë edhe disa agjenci në Kosovë pasi atje lejohet konvertimi monedhave dixhitale në para cash.
    Më skandalozja e kësaj histori është reklamimi haptas në qendër të Lushnjës deri disa ditë më parë të këtyre platformave. Ky duhet të ishte sinjali i parë për agjencitë e inteligjencës në vend e policinë e shtetit për ta frenuar fenomenin e jo pritur denoncimin e ish deputetit socialist të Divjakës.
    Senatori socialistëve Erion Brace i vendosur në ballë të betejës denoncuese për skemat e reja piramidale online, ku kanë hyrë shumë qytetarë të Divjakës dhe Lushnjës,  zbulon detaje të reja se çfarë është duke ndodhur me ata të cilët tentojnë të tërheqin paratë e investuara në “Sudet Dixhitale”  bashkë me  fitimin e premtuar.
    Reagimi i plotë:
    Beteja me piramidat online;
    Xuexa ju nderpret viktimave daljen nga platforma dhe terheqjen e parave-nga dje kjo!
    Pra te gjithe ata nga divjaka e lushnja qe kane tentuar te dalin dje e sot nga xuexa e kane te pamundur te dalin dhe te terheqin parate;
    Te kalojne nga muri i tyre ne platforme parate ne binance e te vijojne per te terhequr cashin ne kosove! (albin di gje ti per kete?).
    Shenja e dyte me e qarte e piranides eshte kjo!
    E mbani mend rrapushin manual? Tregojuani femijeve qe te binden me në fund!
    Per banoret e divjakes e lushnjes qe jane zhytur ne kete piramide online kam tani kete lutje:
    Dje ne mbremje, pasi ju ndaluan te dilni nga xuexa, ne telegram ju njoftuan per grup te ri dhe platforme te re ku do te transferohen parate tuaja!
    Mooooooos e hani edhe kete genjeshter!
    Boooooll ju kane genjyer e grabitur! Boooooll!
    Nje thirrje kam  per policine e shtetit-krimin kibernetik e ate ekonomik e financiar, prokurorine e fierit, tiranes, spakun gjithashtu:
    Nxitoni, nxitoni, njerezit e xuexa jane ende ne divjake e tirane; veproni se mijera njerez po grabiten!

    Top Channel

  • Erion Braçe jep alarmin: Kanë filluar PIRAMIDAT e reja online në çdo telefon!

    Erion Braçe jep alarmin: Kanë filluar PIRAMIDAT e reja online në çdo telefon!

    Nga Erion Braçe-
    PIRAMIDAT E REJA;

    TANI JANË ONLINE, NË ÇDO TELEFON!
    PO JU GRABISIN!
    KJO-TMERR MË E MADHJA!
    KAM DY MUAJ QË MERREM ME KËTË;
    #DIVJAKA ËSHTË ARSYEJA-PËRFSHIRJA KËTU, NISUR NGA NUMRI I VOGËL I POPULLSISË ËSHTË I TMERRSHËM!
    Dy muaj më parë një sipërmarrës më vuri në dijeni, ai nisur nga ç’po dëgjonte prej njerëzve të ndryshëm në Divjakë;
    Jam munduar t’i them kujt kam mundur në Divjakë të dalë sa më shpejt nga kjo SKEMË PIRAMIDALE apo të MOS HYJË NË TË;
    Ja kam komunikuar POLICISË dhe dua shumë të besoj e kam besim që po bën gjënë e duhur!
    SOT, KUR SKEMA MUND TË KETË PËRFSHIRË MBI 1000 PERSONA VETËM NË DIVJAKË BRENDA E PO HYN NË LUSHNJË, DUA TA PËRSËRIS APELIN PUBLIKISHT-JO MË INDIVIDUALISHT:
    DILNI SA MË SHPEJT NGA KJO PIRAMIDË DHE DENONCONI NË POLICINË E SHTETIT-DORËZONI ATJE TELEFONIN TUAJ QË HETUESIT TË KENË MUNDËSI TË NDJEKIN PËRGJEGJËSIT PËRMES RRJEDHËS SË PARAVE;
    PËR KË ËSHTË JASHTË SKEMË E PO JOSHET TË HYJË;
    MOS HYJ ATY, DO TË GRABISIN; TI I KE PARÀ MUND I DJERSË, PUNË TË FORTË E TË LODHSHME ME TOKËN;
    MOS UA JEP GRABITËSVE!

  • Gjithçka që fshihet brenda piramidave të lashta Maja!

    Gjithçka që fshihet brenda piramidave të lashta Maja!

    Fiset e lashta Maja ndërtuan qindra piramida në të gjithë Mesoamerikën, rreth vitit 1000 para Krishtit deri në vitin 1500 pas Krishtit, duke vendosur një shumëllojshmëri objektesh brenda tyre. Por çfarë vendosën saktësisht brenda tyre? Rezulton se, si piramidat e Egjiptit të lashtë, ato të ndërtuara nga fisi maja përmbanin thesare dhe varre të të pasurish. Por ato gjithashtu shpesh përmbanin diçka më të çuditshme, piramida më të vogla brenda atyre më të mëdha.

    Për shembull, piramida e “El Castillo”, në vendin e Chichen Itza në Gadishullin Jukatan, përmban një piramidë brenda një piramide e kështu me radhë. “Banorët e lashtë të Gadishullit Jukatan, kur arritën në një vend të banuar dhe të braktisur më parë, nuk i shkatërruan strukturat e vjetra,”-tha për ‘Live Science’ Andres Tejero-Andrade, një profesor në Universitetin Kombëtar të Meksikës (UNAM) i cili ka studiuar dhe shkruar për El Castille.

    “Përkundrazi u ndërtua një e re mbi të pranishmit, e kështu me radhë,” tha ai, duke vënë në dukje se kjo është arsyeja pse El Castillo ka këtë strukturë kukulla tradicionale ruse. Espino vuri në dukje se ndërtimi i një piramide në majë të një piramide tjetër ishte një praktikë e zakonshme në kohët parahispanike para mbërritjes së spanjollëve dhe se strukturat kryesore në vendbanimet që ishin të banuara për një kohë të gjatë zakonisht kanë disa fazat konstruktive.

    Megjithatë, piramida të tilla nuk janë gjërat më të zakonshme që arkeologët kanë gjetur në piramidat Maja. Ndërsa disa tempuj Maja përdoreshin për ritual, të tjerët shërbenin si varre për sundimtarët ose individë të tjerë elitarë. Këto varre përmbanin objekte të tilla si maskat për të ndjerin, rruaza nefriti dhe gjemba, të cilat ishin një simbol i vetëflijimit për fiset maja të lashta, sipas librit të Michael Coe, në 2011. Gjembat nënkuptonin vetëflijimin, sepse ndonjëherë ato vendoseshin përmes veshëve, faqeve, buzëve, gjuhës dhe penisit, gjaku që shpërndahej në letër përdorej për të lyer idhujt.

    Piramidat Maya përmbanin shumë objekte të tjera të jashtëzakonshme. Për shembull, një piramidë në vendin e San Bartolo, në Guatemalën veriore, përmban një fragment të atij që mund të jetë kalendari më i hershëm Maya i gjetur ndonjëherë, që daton më shumë se 2200 vite më parë. Një piramidë në Copan, në Honduras, ka një mbishkrim masiv që përmban më shumë se 2000 glife Maja të gdhendura në shkallët e saj. Mbishkrimi tregon historinë e sundimtarëve të Copanit, sipas një raporti. Majat përdorën një sistem shkrimi që quhet “hieroglifet maja”. Ky sistem shkrimi ka glife që përfaqësojnë tinguj që formojnë fjalë që studiuesit mund t’i lexojnë dhe përkthejnë.

  • Rrënjët ilire në Bosnje

    Rrënjët ilire në Bosnje

    Kthim tek të parët tanë (shkrimi #4)

    A mund të jetë i vërtet fakti që piramidat në Bosnje mund të jenë të vërteta apo mund të jenë thjesht kodra në formë të piramidave . Ndërtimi i një piramide në Ballkan , nuk mund të jetë edhe rastësi sepse këto piramida kanë qenë të ndërtuara nga ilirët .

    Boshnjakët !!! Çfarë mund të jenë ata ? Ilirë dhe autokton të Ballkanit apo sllavë dhe ardhacak të ardhur nga karpatet e dendura vetëm për të siguruar kushtet e jetës . Nuk mund të thuhet lehtë asgjë për prejardhjen e vërtet të boshnjakëve . Janë ilirë apo sllavë ?

    Interesimi im për prejardhjen e boshnjakëve ka qenë shumë i vonshëm . Jo vetëm për mua , por për të gjithë njerëzit e tjerë , të cilët interesohen për të kaluarën dhe historinë e pastër të ilirëve . Në një gadishull Ballkanik , ku më parë quhej Gadishulli Ilirik , asgjë nuk mund të jetë rastësi .

    Në lidhje me origjinën e boshnjakëve ka mendime të ndryshme . Disa mund të jenë gënjeshtra , por edhe disa mund të jenë të vërteta , të cilat nuk mund të mohohen dhe nuk guxon të mohohen .

    Në dokumentarin “Shqipëria tjetër” nga gazetari Marin Mema të titulluar “Boshnjakët , ilirë të sllavizuar” , mund të vërejmë një tezë të veçantë për prejardhjen e ilirëve . Mendimi i tyre është se Boshnjakët mund të kenë origjinën nga ilirët , kurse teza se boshnjakët kanë gjakun sllav , drejtëpërdrejtë hidhet poshtë .

    ADN-ja e një boshnjaku mund të jetë kjo : 40% ilirë dhe përqindja tjetër e ADN-së është e gjitha e përzier ku gjithashtu një përqindje e vogël , bënë pjesë edhe origjina trake . Ky është një fakt tjetër se boshnjakët kanë prejardhjen nga ilirët e lashtë dhe assesi nga sllavët e ardhur prej karpatet . Nga kjo ADN e përzier boshnjake ku përqindja më e madhe është ilire , mund të forcohet teza ilire e boshnjakëve .

    Fakti tjetër dhe vërtetësia për origjinën ilire të boshnjakëve është ose janë siç i quanin egjiptianët e lashtë varrezat ose tempujtë ku i varrosnin faraonët (Mbretërit e Egjiptit) me emrin Piramida . A ka piramida në Bosnje ? Përgjigjen e themi troç – Po ka piramida në Bosnje ose këto janë piramida ilire .

    Për nga opinioni kombëtar , Piramidat ilire në Bosnje , janë zbulimet që trondisin tërë botën mbarë . Me këto zbulime , ilirët në të kaluarën kanë ndërtuar tempuj të mëdhenj për nderimin e zotave sepse ilirët ndryshe në gjak e kishin paganizmin ! Për nga mënyra se si janë ndërtuar , ato janë tejet të sofistikuara , gjë e cila ka befasuar shumë ekspert .

    Piramidat e tilla janë zbuluar në vitin 2006 në Visoko , qytet 20km larg kryeqytetit të Bosnjes , Sarajevë .

    Madje , sipas arkeologut boshnjak , që i ka zbuluar , piramidat rezultojnë të jenë më të lashta se Piramidat e Egjiptit . Ja pra të nderuar lexues , rrënjët ilire në Bosnje janë duke u paraqitur .

    Thotë arkeologu amerikano-boshnjak Sam Semir Osmanagiç : Piramidat ilire në Bosnje , ajo e Diellit , Hënës dhe Majit janë piramidat më të vjetra që janë ndërtuar në sipërfaqen e tokës . Piramidat me lartësinë më të madhe mbeten – Piramida e Diellit në Bosnje , 220metra , Piramida e Gizës në Egjipt , 145 metra dhe Piramida e Majave në El Mirador , 103 metra . Shmangia nga veriu është 0 gradë , 0 minuta dhe 12 sekonda .

    E vecanta e këtyre piramidave në Bosnje është se këto piramida janë të mbuluara për dallim nga ato të Gizës në Egjipt , pasi që toka pjellore është faktori kryesor që këto piramida janë të mbyllura . Ilirët ishin të aftë për gjithçka dhe këtë e vërtetojnë piramidat ilire në Bosnje .

    Nga këto zbulime të rëndësishme të arkeologut ilir Sam Semir Osmanagiç , mund të vijmë në përfundimin se Bosnja në kohërat e lashta ka qenë e populluar me ilirë . Mendimi se sllavët janë autokton në Gadishullin Ilirik nuk është asgjë , veçse fjalë boshe . Boshnjakët janë ilir , të cilët janë sllavizuar me kalimin e viteve dhe dekadave .

  • Rrënjët ilire në Bosnje

    Rrënjët ilire në Bosnje

    Kthim tek të parët tanë (shkrimi #4)

    A mund të jetë i vërtet fakti që piramidat në Bosnje mund të jenë të vërteta apo mund të jenë thjesht kodra në formë të piramidave . Ndërtimi i një piramide në Ballkan , nuk mund të jetë edhe rastësi sepse këto piramida kanë qenë të ndërtuara nga ilirët .

    Boshnjakët !!! Çfarë mund të jenë ata ? Ilirë dhe autokton të Ballkanit apo sllavë dhe ardhacak të ardhur nga karpatet e dendura vetëm për të siguruar kushtet e jetës . Nuk mund të thuhet lehtë asgjë për prejardhjen e vërtet të boshnjakëve . Janë ilirë apo sllavë ?

    Interesimi im për prejardhjen e boshnjakëve ka qenë shumë i vonshëm . Jo vetëm për mua , por për të gjithë njerëzit e tjerë , të cilët interesohen për të kaluarën dhe historinë e pastër të ilirëve . Në një gadishull Ballkanik , ku më parë quhej Gadishulli Ilirik , asgjë nuk mund të jetë rastësi .

    Në lidhje me origjinën e boshnjakëve ka mendime të ndryshme . Disa mund të jenë gënjeshtra , por edhe disa mund të jenë të vërteta , të cilat nuk mund të mohohen dhe nuk guxon të mohohen .

    Në dokumentarin “Shqipëria tjetër” nga gazetari Marin Mema të titulluar “Boshnjakët , ilirë të sllavizuar” , mund të vërejmë një tezë të veçantë për prejardhjen e ilirëve . Mendimi i tyre është se Boshnjakët mund të kenë origjinën nga ilirët , kurse teza se boshnjakët kanë gjakun sllav , drejtëpërdrejtë hidhet poshtë .

    ADN-ja e një boshnjaku mund të jetë kjo : 40% ilirë dhe përqindja tjetër e ADN-së është e gjitha e përzier ku gjithashtu një përqindje e vogël , bënë pjesë edhe origjina trake . Ky është një fakt tjetër se boshnjakët kanë prejardhjen nga ilirët e lashtë dhe assesi nga sllavët e ardhur prej karpatet . Nga kjo ADN e përzier boshnjake ku përqindja më e madhe është ilire , mund të forcohet teza ilire e boshnjakëve .

    Fakti tjetër dhe vërtetësia për origjinën ilire të boshnjakëve është ose janë siç i quanin egjiptianët e lashtë varrezat ose tempujtë ku i varrosnin faraonët (Mbretërit e Egjiptit) me emrin Piramida . A ka piramida në Bosnje ? Përgjigjen e themi troç – Po ka piramida në Bosnje ose këto janë piramida ilire .

    Për nga opinioni kombëtar , Piramidat ilire në Bosnje , janë zbulimet që trondisin tërë botën mbarë . Me këto zbulime , ilirët në të kaluarën kanë ndërtuar tempuj të mëdhenj për nderimin e zotave sepse ilirët ndryshe në gjak e kishin paganizmin ! Për nga mënyra se si janë ndërtuar , ato janë tejet të sofistikuara , gjë e cila ka befasuar shumë ekspert .

    Piramidat e tilla janë zbuluar në vitin 2006 në Visoko , qytet 20km larg kryeqytetit të Bosnjes , Sarajevë .

    Madje , sipas arkeologut boshnjak , që i ka zbuluar , piramidat rezultojnë të jenë më të lashta se Piramidat e Egjiptit . Ja pra të nderuar lexues , rrënjët ilire në Bosnje janë duke u paraqitur .

    Thotë arkeologu amerikano-boshnjak Sam Semir Osmanagiç : Piramidat ilire në Bosnje , ajo e Diellit , Hënës dhe Majit janë piramidat më të vjetra që janë ndërtuar në sipërfaqen e tokës . Piramidat me lartësinë më të madhe mbeten – Piramida e Diellit në Bosnje , 220metra , Piramida e Gizës në Egjipt , 145 metra dhe Piramida e Majave në El Mirador , 103 metra . Shmangia nga veriu është 0 gradë , 0 minuta dhe 12 sekonda .

    E vecanta e këtyre piramidave në Bosnje është se këto piramida janë të mbuluara për dallim nga ato të Gizës në Egjipt , pasi që toka pjellore është faktori kryesor që këto piramida janë të mbyllura . Ilirët ishin të aftë për gjithçka dhe këtë e vërtetojnë piramidat ilire në Bosnje .

    Nga këto zbulime të rëndësishme të arkeologut ilir Sam Semir Osmanagiç , mund të vijmë në përfundimin se Bosnja në kohërat e lashta ka qenë e populluar me ilirë . Mendimi se sllavët janë autokton në Gadishullin Ilirik nuk është asgjë , veçse fjalë boshe . Boshnjakët janë ilir , të cilët janë sllavizuar me kalimin e viteve dhe dekadave .

  • Piramidat ilire në Bosnje, zbulimi që po habit botën (Foto)

    Piramidat ilire në Bosnje, zbulimi që po habit botën (Foto)

    Në Bosnje janë zbuluar disa piramida, të cilat rezultojnë të jenë ndërtuar nga ilirët. Për nga mënyra sesi janë ndërtuar, ata janë tejet të sofistikuara, gjë e cila ka befasuar shumë ekspertë.

    Sipas historianit dhe arkeologut amerikano-boshnjak, Sam Semir Osmanagiç, piramidat në Bosnje, ajo e Diellit, Hënës dhe e Muajit janë piramidat më të vjetra që janë ndërtuar ndonjëherë mbi sipërfaqen e Tokës.

    Piramidat janë zbuluar në vitin 2006, në Visoko, qytet 20 km larg kryeqytetit të Bosnjes, Sarajevë.

    Madje, sipas arkeologut boshnjak që i ka zbuluar, piramidat janë edhe më të lashta nga piramidat e Egjiptit.

    “Piramida më e lartë në botë është ajo e Gizës, 145 metra, piramida më e lartë e Majave është ajo El Mirador – 103 metra, por piramida më e lartë në botë është ajo e Bosnjës, e quajtur Piramida e Diellit e lartë 220 metra. Shmangia nga veriu është 0 gradë, 0 minuta dhe 12 sekonda. Asnjëherë nuk është shënuar një orientim më i saktë se ai në Piramidën e Diellit”,ka shpjeguar Semir Osmanagic, transmeton agjencia e lajmeve INA.

    Disa gjeolog vendas dëshmojnë se këto janë thjeshtë përbërje gjeologjike, por Osmanagic shprehet se kanë të dhëna se ato janë të ndërtuara nga njeriu.

    Sipas arkeologut që i zbuloi, Osmanagic, piramidat ilire në Bosnje nuk janë përmendur më parë për shkak se ata janë fshehur nga sistemi politik në ish-Jugosllavi.

  • Piramidat e lashta të tokës shqiptare

    Piramidat e lashta të tokës shqiptare

    Arkeologjia shqiptare bën zbulimin e madh. Për shumë kohë shiheshin si grumbuj të thjeshtë gurësh, por në fakt në qëndër mbanin varre deri 5000 vjeçarë.

    Cila eshte simbolika e tyre ? Kujt i perkasin eshtrat në këto varre deri 10 metra të lartë ? Si u zbuluan mëse 200 të tillë ?

    Ndiqni videon e plotë të dokumentarit të gazetarit Marin Mema. Si ndryshon rrjedha e historisë sonë…

  • Udhëtoni në zemrën e qytetërimeve të lashta

    Udhëtoni në zemrën e qytetërimeve të lashta

    Nga piramidat e Egjiptit te rrënojat e mbuluara nga xhungla në Angkor Wat, nga qyteti-shkëmb i Petra-s në Jordani te jeta e përditshme romake e ruajtur në Pompeii, këto vende të lashta nuk janë thjesht mrekulli arkeologjike.Ata na kujtojnë kush kemi qenë dhe çfarë mund të mësojmë për të ardhmen. Lexoni më poshtë për të mësuar më shumë për destinacionet e jashtëzakonshme që ia vlejnë të vizitohen të paktën një herë.1. Piramidat e Gizës, EgjiptMonumente madhështore të shekullit XXVI p.e.s. që ndodhen pranë qendrës urbane të Kairos. Vizitojini herët në mëngjes për të shmangur nxehtësinë dhe turmat.Merrni një udhërrëfyes për të kuptuar më mirë historinë dhe për të shmangur shitësit informalë. Përfshini në vizitë edhe Muzeun e ri Egjiptian të sapohapur.2. Chichén Itzá, MeksikëNjë nga vendet e ruajtura më mirë të qytetërimit Maja. Piramida e Kukulkán është një kalendar prej guri me 365 shkallë.Vizita bëhet më domethënëse kur përqendroheni te simbolika dhe mënyra e jetesës së banorëve të dikurshëm.3. Angkor Wat, KamboxhiaKompleksi më i madh fetar në botë, i shekullit XII. Vizitoni tempullin Bayon në mesditë për qetësi, dhe Ta Prohm në pasdite për dritën magjike mes xhunglës.Blerja e një bilete tre-ditore dhe marrja me qira e një biçiklete është mënyra më e mirë për të eksploruar të gjithë parkun.4. Akropoli, GreqiQendra simbolike e qytetërimit perëndimor. Parthenoni dhe muzeu përballë tij sjellin në jetë demokracinë, filozofinë dhe arkitekturën klasike.Vizitojeni në mëngjes ose në mbrëmje për të shmangur temperaturat e larta. Një udhërrëfyes vendas do t’ju ndihmojë të kuptoni mitet dhe historinë.5. Pompeii, ItaliNjë dritare në jetën e përditshme romake të vitit 79 të erës sonë. Mund të ecni mes rrugëve me kalldrëm, të shihni mure të dekoruara me afreske, furrat e bukës dhe tregjet.Një përvojë unike që sjell në jetë përditshmërinë e një qyteti romak, me detaje që rrallë gjenden gjetkë. Vizitoni herët për të shmangur turmat dhe për të shijuar qetësinë e rrënojave.6. Petra, JordaniQyteti i lashtë i Nabateanëve është një mrekulli e gdhendur në shkëmb. Përvoja e parë përballë Thesarit (al-Khazneh) është e paharrueshme.Vizitoni Manastirin në mbrëmje për ndriçim përrallor. Mund të hyni edhe përmes “derës së pasme”, një shteg që zgjat 2-3 orë nga Little Petra.7. Machu Picchu, PeruQyteti inka në majë të Andeve është një kryevepër arkitekturore e harmonizuar me natyrën dhe kozmosin. Me ndërtesa prej guri të përpunuar me saktësi, terasa bujqësore dhe sistem ujësjellës, ai dëshmon për mjeshtërinë arkitekturore dhe inxhinierike të civilizimit inka.Pozicionimi i tij sipas orientimeve kozmike e shton misterin dhe madhështinë. Për një përvojë më të plotë, përfshini edhe vizitën në Cusco dhe Luginën e Shenjtë përreth. / NatGeo, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Piramidat egjiptiane, ndërtesat më misterioze që ekzistojnë në Tokë

    Piramidat egjiptiane, ndërtesat më misterioze që ekzistojnë në Tokë

    Piramidat egjiptiane janë një nga çudirat më të mëdha botërore dhe ndërtesat më misterioze që ekzistojnë në Tokë.

    Enigma e ndërtimit të tyre, si dhe efektet e tjera rrezatuese që shkaktojnë ato, edhe sot e kësaj dite. Mbeten një sfidë që seriozisht e vënë në sprovë njohurinë tonë të pakontestueshme materialiste të quajtur shkencë.Vërtet, shkencëtarët tanë mbeten të mahnitur jo vetëm nga mënyra e vetë projektimit dhe aftësisë së ndërtimit të këtyre piramidave gjigante. Por edhe nga efektet e ndryshme misterioze që krijohen nga hapësirat labirinte të korridoreve të tyre, duke shkaktuar ndryshime kualitative në përbërjen materiale të disa substancave.

    Nga tri piramidat më të njohura të faraonëve të Egjiptit të lashtë, që gjenden në rrafshinën shkretinore të Gizit, afër Kajros (Keopsit, Kefrenit dhe Mikerinit), si më e madhe dhe më tërheqëse konsiderohet ajo e Keopsit. Ka një sipërfaqe prej 1300 m3, ndërsa perimetri i themeleve është 910 metra. Lartësia nga bazamenti e deri në majë të saj është 138 metra. Dhe hyn në grupin e shtatë çudive më të mëdha botërore.

    Dihet nga të gjithë se tërë konstruksioni i saj piramidal është i ndërtuar prej blloqeve të mëdha prej guri dhe secila prej tyre peshon 55 tonë.Të gjitha këto blloqe janë të vendosura me një renditje tejet precize, gjë që edhe i çudit shkencëtarët tanë. Duke iu krijuar shumë dyshime të bazuara: nga kanë ardhur këto blloqe kolosale guri, kur dihet se i tërë regjioni aty afër është një hapësirë shkretinore prej qindra kilometrash?

    Nëse janë marrë diku tjetër, atëherë, si janë transportuar deri aty? Si kanë mundur këto masa 55 tonësh të ngrihen në lartësirat më të larta murale të konstruksionit të piramidës. Pa pasur një teknologji të përsosur ndërtimore sikurse e kemi ne sot?Forma piramidale dhe dimensionet e caktuara precize gjeometrike tek piramidat e Egjiptit. Tek studiuesit tanë bashkëkohor, nuk shkaktojnë vetëm mëdyshje në mënyrën e konstruktimit dhe ndërtimit të tyre. Por edhe tek efektet e caktuara mrekulluese, që shkaktohen në hapësirën e brendësisë së saj. Kjo dukuri i ka sfiduar shumë shkencëtarët.

    Pranimi zyrtar i efektit çudibërës të piramidave, së pari, është regjistruar me rastin e njohur si “rasti Dërbal”. Në Entin çekosllovak të zbulimeve te reja dhe Patentimit të tyre, nën numrin 91 304, gjendet i regjistruar një zbulim i inxhinierit nga Praga, Karel Dërbali. Ai një kohë të gjatë interesohej për parapsikologjinë dhe fenomenet jashtëshqisore dhe nga shumë hulumtime të veta të bëra nga kjo fushë. Më në fund zbuloi se piramida ka një forcë mahnitëse, e cila transformon një lloj të energjisë kozmike, për ne ende të panjohur.Po ashtu, ai vërtetoi se dhoma ku ishte vendosur kufoma e balsamuar e faraonit, gjendej në 1/3 e lartësisë. Nga pika e mesit të konstruksionit të piramidës, gjë që, jo rastësish, m’u aty ishte qendra e veprimit më të koncentruar të kësaj energjie specifike.Kështu, më tej, ai zbuloi se modeli me dimensionet e njëjta gjeometrike të Piramidës së Keopsit, i mpreh brisqet e rrojës që janë konsumuar.

    Ideja për këtë zbulim i rodhi kur kishte vërejtur në brendinë e hapësirës së piramidave një trup të maces së ngordhur. I cili nuk qe shndërruar në skelet, por ishte i mumjefikuar në mënyrë fantastike, pa asnjë gjurmë kërme. Me t’u kthyer në shtëpi, punoi një model të kopjuar të piramidës dhe eksperimentoi.

    Fenomeni i njëjtë u përsërit edhe në piramidën e improvizuar. Dërbali mendonte se energjia e grumbulluar në piramidë mund të jetë bazë veprimi ndaj proceseve fizike, kimike dhe biologjike.

    Tehu i brisqeve ka përbërje “gjalpi” (yndyrore). Pas përdorimit kjo mprehtësi ulet, mirëpo jo gjithmonë. Disa sende mund t’i kthejmë në gjendje të mëparshme pas një kohe të caktuar. Madje edhe përmbajtjen e tyre kristalore. Dërbali logjikonte teorikisht: po qe se tehu i briskut të xhiletës është punuar nga çeliku kualitativ. Përderisa nuk dëmtohet mekanikisht, atij mund t’i kthehet mprehtësia e mëparshme. Ai, me disa brisqe xhiletë të deponuar nën piramidën prej kartoni, mund të kryente një numër të pacaktuar rojesh.

    Mjafton që njeriu në një piramidë të improvizuar sipas formës dhe dimensioneve të asaj që e prezantuam (premisa të njëjta, por madhësi më të madhe). Të qëndrojë vetëm 15 minuta në ditë, dhe, pas disa ditësh, do të vërejë përmirësimet e dukshme të procesit të të mbajturit në mend. Dhe rritjen e shkallës së inteligjencës. Qëndrimi nën piramidë në rrethanat e njëjta shkakton, po ashtu, edhe humbjen e kilogramëve të tepërt nga trupi. Tek tullacët, rritjen e flokëve, si dhe ka pasur raste të shërimit të sëmundjeve të ndryshme.

    Por, çfarë efekti duhet të ketë piramida nëse ajo kthehet mbrapsht (me majë poshtë e bazë sipër)? Pas shumë eksperimenteve të bëra, në këtë pyetje përgjigjen na jep shkencëtari bullgar V. Litvinov. Rezultatet e tij të arritura tejkalonin çdo parashikim. Piramida e kthyer mbrapsht, jo vetëm se nuk i humb efektet e veta të theksuara. Por ato, përkundrazi, rriten edhe shumëfishohen.Ta zëmë: virusi i gripit dhe antibiotikë të ndryshëm arrijnë imunitet të shumëfishuar. Penicilina, e mbajtur disa ditë në piramidën e kthyer mbrapshtë. E rrit efektin e vet deri në dhjetë herë më tepër./bota.al

    LEXO EDHE: MISTERI I DERËS 20-TONËSHE TË PIRAMIDAVE QË MUND TA HAPTE ME LEHTËSI EDHE NJË FËMIJË