Tag: piramidale

  • Balla poston videon kundër Berishës: Bufi e vodhi dhe e dogji Shqipërinë sa herë iu dha mundësia

    Balla poston videon kundër Berishës: Bufi e vodhi dhe e dogji Shqipërinë sa herë iu dha mundësia

    Drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla thotë se “bufi” (Berisha) e vodhi dhe e dogji Shqipërinë sa herë iu dha mundësia. Këët deklaratë e ka shoqëruar përmes një videoje në rrjetet sociale u kujtoi shqiptarëve skemat piramidale të vitit 1997.
    Balla tha se në kohën kur ishte president, Berisha mbajti përgjegjësi për lejimin e firmave piramidale, ku shqiptarët humbën miliona lekë, shtëpitë dhe kursimet, si dhe hapjen e depove të armëve që e zhytën vendin në një konflikt civil të paprecedent.

    Ministri Balla e shoqëroi postimin me videon e një pjese nga dokumentari i “Top Channel”, ku shfaqet një dokument i Bankës së Shqipërisë në atë kohë, që e paralajmëronte Berishën për mashtrimin nga firmat piramidale.

  • “Bufi e vodhi dhe e dogji Shqipërinë sa herë ju dha mundësia”, Balla u rikujton shqiptarëve Sali Berishën e ’97-ës (Video)

    “Bufi e vodhi dhe e dogji Shqipërinë sa herë ju dha mundësia”, Balla u rikujton shqiptarëve Sali Berishën e ’97-ës (Video)

    Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ua kujton shqiptarëve Sali Berishën e vitit të mbrapshtë 1997, në kohën kur si president mbajti përgjegjësi për lejimin e firmave piramidale, ku shqiptarët humbën miliona lekë, shtëpitë dhe kursimet, si dhe hapjen e depove të armëve që e zhytën vendin në një konflikt civil të paprecedent.
    Në postimin e tij, Balla shkruan: “Bufi e vodhi dhe e dogji Shqipërinë sa herë ju dha mundësia,” shoqëruar me hashtagun #thajekënetën.
    Sipas raporteve ndërkombëtare, mbi 2,000 persona humbën jetën gjatë trazirave që pasuan kolapsin e skemave piramidale. Një pjesë e madhe e popullsisë kishte investuar në këto skema, të cilat ofronin interesa të larta dhe për të cilat Berisha siguronte se nuk kishin rrezik.
    Balla e ka shoqëruar postimin me videon e një pjese nga dokumentari i Top Channel, ku shfaqet një dokument i Bankës së Shqipërisë në atë kohë, që e paralajmëronte Berishën për mashtrimin nga firmat piramidale. Kjo mbështetet edhe nga një intervistë e ish-zv/kryeministrit të kohës, Tritan Shehu, që thoshte se Berisha u paralajmërua prej tij dhe ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, por përgjigja ishte se çdo gjë ishte në rregull, pasi firmat piramidale mbaheshin nën kontroll nga SHIK-u.
    Në vijimësi të deklaratave të tij publike, Taulant Balla ka ngritur me forcë çështjen e përgjegjësisë historike të Sali Berishës për katastrofën ekonomike dhe sociale të vitit 1997, duke e akuzuar jo vetëm për lejimin e firmave piramidale, por edhe për nxitjen e shpërthimit të një konflikti civil në vend. Me tone të ashpra, Balla ka theksuar se Berisha nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësisë politike dhe morale për një nga periudhat më të errëta në historinë e Shqipërisë së pas ’90-ës.

  • “Luli thoshte 7×7=42, bufi thotë 7×7=6 mln”, Rama: Do të kishim sërish firmat piramidale nëse shqiptarët s’do na kishin votuar

    “Luli thoshte 7×7=42, bufi thotë 7×7=6 mln”, Rama: Do të kishim sërish firmat piramidale nëse shqiptarët s’do na kishin votuar

    Kryesocialisti Edi Rama gjatë një takimi të zhvilluar me gratë në Roskovec në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 11 majit, u shpreh se po të mos ishte votuar Partia Socialiste në 2023, vendi do të kishte rrezikuar të përballej sërish me kriza si ato të skemave piramidale të viteve ’90.
    ‘Ne trashëguam më shumë se 700 mln euro borxh dhe sot nuk kemi asnjë borxh ndaj asnjë kompanie dhe e kemi ulur borxhin. 25 për qind kredi të këqija është drita e kuqe e alarmit. Piramidat e sudes dhe të xhaferrit do të ishin përsëritur sërisht sot nëse në 2023 me votë shqiptarët nuk do të kishin vendosur që të na jepnin ne besimin’, tha ai.
    Rama ironizoi Lulzim Bashën dhe Berishën duke thënë ‘7×7 = 6 milionë, duke iu referuar edhe lobimit të PD në SHBA.
    “Luli thoshte 7×7 42, tani doli dhe bufi 7×7 6 milionë’, tha ai. Rama theksoi se qeveria e tij trashëgoi mbi 700 milionë euro borxhe, të cilat sot janë shlyer dhe borxhi publik është ulur.

  • “Paratë që qeveria merr nga ju, do t’ua kthejmë”, Rama ironizon Berishën me pamjet e firmave piramidale: Kanë program, jo shaka

    “Paratë që qeveria merr nga ju, do t’ua kthejmë”, Rama ironizon Berishën me pamjet e firmave piramidale: Kanë program, jo shaka

    Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike, përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale.

    “Program, jo shaka”-shkruan Rama në videon e ndarë për Berishën ku ndër të tjera përfshihen trazirat e vitit ’97, firmat piramidale dhe tragjedinë e Gërdecit.

    Top Channel

  • Rama ironizon Berishën me pamjet e firmave piramidale: Kanë program, jo shaka!

    Rama ironizon Berishën me pamjet e firmave piramidale: Kanë program, jo shaka!

    Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike, përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale.
    “Program, jo shaka”, shkruan Rama në videon e ndarë për Berishën ku ndër të tjera përfshihen trazirat e vitit ’97, firmat piramidale dhe tragjedinë e Gërdecit.

  • Arrestohet një person për organizim të skemave piramidale

    Arrestohet një person për organizim të skemave piramidale

    Mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë, është arrestuar një person i dyshuar për organizim të skemave piramidale.
    Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i lokacionit, ku janë gjetur dhe sekuestruar: një shtëpizë kompjuteri,një lap top, një shumë parashë etj.
    Personi i arresuar E.M. (mashkull) me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh