Tag: piramidale

  • Rikthehen skemat piramidale online/ Qindra shqiptarë pre, ekspertët tregojnë si funksionojnë skemat mashtruese

    Rikthehen skemat piramidale online/ Qindra shqiptarë pre, ekspertët tregojnë si funksionojnë skemat mashtruese

    Rikthehen skemat piramidale online! Qindra shqiptarë pre, ekspertët tregojnë si funksionojnë skemat mashtruese
    Askush nuk të jep para falas, dhe këtë shqiptarët duhet ta kishin mësuar nga skemat piramidale të vitit 1997.
    Por pas tre dekadash “Sudja e re” tashmë gjendet online. Qindra qytetarë shqiptarë po bien pre skemave të reja piramidale, ku u propozohet të blejnë kriptomonedha që nuk ekziston ose u kërkohet që të investojnë para me pretendimin se brenda 45 ditësh ato do të marrin 2-fishin e parave të hedhura.
    “Kemi qytetarë që do të investojnë vjen maturimi atyre ju lejohet të tërheqin para e tyre por që u kërkon komision, ose ju kërkon që të sjellin një person të ri dhe ky do të investojë të njëjtën shumë. Duke parë që despozitat po shtohen përsëri njerëzit do të shtojnë para, dhe kjo shkon deri në pikën që anëtarët që do të duan të dalin nga sistemi dhe shpallet falimenti në këtë moment 905 e personave që ishin pjesë e kësaj skemë do të dalin pa asnjë para”, shprehet Besmir Semanaj, ekspert IT.
    Një fenomen të tillë e denoncoi dhe Deputeti i PS, Erion Braçë, ku fermerët e Divjakës tashmë nuk i presin paratë nga toka, por nga telefoni.
    “Akoma më e madhe qenka më qendër operimi në Singapor, Hongong dhe Korenë e Jugut, operon prej një viti e normalisht ka zhytur me kokë fëmijë dhe të moshuar për 1000 euro, deri në 50,000 euro. Dhe Skema vetë të detyron që brenda 45 ditësh t’i të shtosh një tjetër në skemë”, shprehet deputeti i PS, Erion Braçe.
    Klientët gjenden në rrjetet sociale dhe ofertat për të fituara ara pa derdhur djersë tashmë bëhen në TikTok.
    “Ku në grupe të caktuara qofshin whatsapp, telegram”, shprehet Erion Demiri, ekspert IT.
    “Tani kush e do platformën e re të më kontaktojë këtu keni dhe adresën e Telegramit, 1000 euro është depozitimi minimal.
    Dhe krijon skema të tilla duke u bazuar në faqe zyrtare dhe më pas të shpërndajnë mesazhe dhe linqe ku ti ke mundësi të hedhësh para, dhe premtimi mbetën I njëjtë do të fitosh para shumë shpejt”, shprehet një Tiktok-er.
    Emrat e këtyre grupeve mund të ndryshojnë në çdo moment dhe nuk është vetëm një, por janë qindra platforma që po mundohen të grabisin shqiptarët. Ndërsa mashtruesit zhduken menjëherë sapo kuptojnë që grupi tyre po gjurmohet nga uniformat blu.

  • Rikthehen skemat piramidale online! Qindra shqiptarë pre, ekspertët: Ja si funksionojnë skemat mashtruese

    Rikthehen skemat piramidale online! Qindra shqiptarë pre, ekspertët: Ja si funksionojnë skemat mashtruese

    Rikthehen skemat piramidale online! Qindra shqiptarë pre, ekspertët tregojnë si funksionojnë skemat mashtruese

    Askush nuk të jep para falas, dhe këtë shqiptarët duhet ta kishin mësuar nga skemat piramidale të vitit 1997.
    Por pas tre dekadash “Sudja e re” tashmë gjendet online. Qindra qytetarë shqiptarë po bien pre skemave të reja piramidale, ku u propozohet të blejnë kriptomonedha që nuk ekziston ose u kërkohet që të investojnë para me pretendimin se brenda 45 ditësh ato do të marrin 2-fishin e parave të hedhura.
    “Kemi qytetarë që do të investojnë vjen maturimi  atyre ju lejohet të tërheqin para e tyre por që u kërkon komision, ose ju kërkon që të sjellin një person të ri dhe ky do të investojë të njëjtën shumë. Duke parë që despozitat po shtohen përsëri njerëzit do të shtojnë para, dhe kjo shkon deri në pikën që anëtarët që do të duan të dalin nga sistemi dhe shpallet falimenti në këtë moment 905 e personave që ishin pjesë e kësaj skemë do të dalin pa asnjë para”, shprehet Besmir Semanaj, ekspert IT.
    Një fenomen të tillë e denoncoi dhe Deputeti i PS, Erion Braçë, ku fermerët e Divjakës tashmë nuk i presin paratë nga toka, por nga telefoni.
    “Akoma më e madhe qenka më qendër operimi në Singapor, Hongong dhe Korenë e Jugut, operon prej një viti e normalisht ka zhytur me kokë fëmijë dhe të moshuar për 1000 euro, deri në 50,000 euro. Dhe Skema vetë të detyron që brenda 45 ditësh t’i të shtosh një tjetër në skemë”, shprehet deputeti i PS, Erion Braçe.
    Klientët gjenden në rrjetet sociale dhe ofertat për të fituara ara pa derdhur djersë tashmë bëhen në TikTok.
    “Ku në grupe të caktuara qofshin whatsapp, telegram”, shprehet Erion Demiri, ekspert IT.
    “Tani kush e do platformën e re të më kontaktojë këtu keni dhe adresën e Telegramit, 1000 euro është depozitimi minimal.
    Dhe krijon skema të tilla duke u bazuar në faqe zyrtare dhe  më pas të shpërndajnë mesazhe dhe linqe ku ti ke mundësi të hedhësh para, dhe premtimi mbetën I njëjtë do të fitosh para shumë shpejt”, shprehet një Tiktok-er.
    Emrat e këtyre grupeve mund të ndryshojnë në çdo moment dhe nuk është vetëm një, por janë qindra platforma që po mundohen të grabisin shqiptarët. Ndërsa mashtruesit zhduken menjëherë sapo kuptojnë që grupi  tyre po gjurmohet nga uniformat blu.
     

    Top Channel

  • “Mos u jepni para grabitësve”, Braçe ngre alarmin: Një skemë piramidale po operon online, kujdes…

    “Mos u jepni para grabitësve”, Braçe ngre alarmin: Një skemë piramidale po operon online, kujdes…

    Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka paralajmëruar se një skemë piramidale po qarkullon online dhe është duke u përhapur me shpejtësi.
    Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se skema piramidale online “Txex” që operon përmes aplikacioneve ka përfshirë 1 mijë persona vetëm në Divjakë.
    “Piramidat e reja, tani janë online, në çdo telefon! Po ju grabisin! Kjo-txex më e madhja!kam dy muaj që merrem me këtë; Divjaka është arsyeja – përfshirja këtu, nisur nga numri i vogël i popullsisë, është i tmerrshëm!
    Dy muaj më parë një sipërmarrës më vuri në dijeni, ai nisur nga ç’po dëgjonte prej njerëzve të ndryshëm në Divjakë. Jam munduar t’i them kujt kam mundur në Divjakë të dalë sa më shpejt nga kjo skemë piramidale apo të mos hyjë në të. Ia kam komunikuar policisë dhe dua shumë të besoj e kam besim që po bën gjënë e duhur!
    Sot, kur skema mund të ketë përfshirë mbi 1000 persona vetëm në Divjakë brenda e po hyn në Lushnje, dua ta përsëris apelin publikisht, jo më individualisht:
    Dilni sa më shpejt nga kjo piramidë dhe denonconi në policinë e shtetit – dorëzoni atje telefonin tuaj që hetuesit të kenë mundësi të ndjekin përgjegjësit përmes rrjedhës së parave; për kë është jashtë skeme e po joshet të hyjë; mos hyr aty, do të grabisin; ti i ke para mundi e djersë, punë të fortë e të lodhshme me tokën; mos ua jep grabitësve!”-shkruan Braçe.

  • “Mos u jepni para grabitësve”/ Braçe ngre alarmin: Një skemë piramidale po operon online, kujdes…

    “Mos u jepni para grabitësve”/ Braçe ngre alarmin: Një skemë piramidale po operon online, kujdes…

    Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka paralajmëruar se një skemë piramidale po qarkullon online dhe është duke u përhapur me shpejtësi.

    Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se skema piramidale online “Txex” që operon përmes aplikacioneve ka përfshirë 1 mijë persona vetëm në Divjakë.
    “Piramidat e reja, tani janë online, në çdo telefon! Po ju grabisin! Kjo-txex më e madhja!kam dy muaj që merrem me këtë; Divjaka është arsyeja – përfshirja këtu, nisur nga numri i vogël i popullsisë, është i tmerrshëm!
    Dy muaj më parë një sipërmarrës më vuri në dijeni, ai nisur nga ç’po dëgjonte prej njerëzve të ndryshëm në Divjakë. Jam munduar t’i them kujt kam mundur në Divjakë të dalë sa më shpejt nga kjo skemë piramidale apo të mos hyjë në të. Ia kam komunikuar policisë dhe dua shumë të besoj e kam besim që po bën gjënë e duhur!
    Sot, kur skema mund të ketë përfshirë mbi 1000 persona vetëm në Divjakë brenda e po hyn në Lushnje, dua ta përsëris apelin publikisht, jo më individualisht:
    Dilni sa më shpejt nga kjo piramidë dhe denonconi në policinë e shtetit – dorëzoni atje telefonin tuaj që hetuesit të kenë mundësi të ndjekin përgjegjësit përmes rrjedhës së parave; për kë është jashtë skeme e po joshet të hyjë; mos hyr aty, do të grabisin; ti i ke para mundi e djersë, punë të fortë e të lodhshme me tokën; mos ua jep grabitësve!”-shkruan Braçe.

    Top Channel

  • ‘Miliona $ të zhdukur’, Braçe zbulon skemën e re piramidale që po grabit shqiptarët: Mbi 1 mijë qytetarë të prekur

    ‘Miliona $ të zhdukur’, Braçe zbulon skemën e re piramidale që po grabit shqiptarët: Mbi 1 mijë qytetarë të prekur

    Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ndaj një lajmi të publikuar në mediat online se një platformë e quajtur TXEX po godet qytetarët shqiptarë duke zhdukur miliona dollarë përmes një skeme të sofistikuar mashtrimi.
    Braçe ngre alarmin dhe thotë se edhe vetë ka marrë ankesë nga një sipërmarrës lidhur me raste të prekura në Divjakë dhe se e kishte referuar këtë në polici. Vetëm në Divjakë, thotë deputeti, mund të ketë mbi 1 mijë persona të prekur dhe paralajmëron se po mashtrohen edhe njerëz në Lushnje.
    “Dy muaj më parë një sipërmarrës më vuri në dijeni, ai nisur nga çpo dëgjonte prej njerëzve të ndryshëm në Divjakë. Jam munduar t’i them kujt kam mundur në Divjakë të dalë sa më shpejt nga kjo skemë piramidale apo të mos hyjë në të. Ia kam komunikuar policisë dhe dua shumë të besoj e kam besimin që po bën gjënë e duhur”, shkruanBraçe.
    Ai apelon qytetarët që të dalin urgjentisht nga kjo platformë mashtruese dhe të bëjnë denoncim në polici.
    “Sot, kur skema mund të ketë përfshirë mbi 1000 persona vetëm në Divjakë brenda e po hyn në Lushnje, dua ta përsëris apelin publikisht jo më individualisht. Dilni sa më shpejt nga kjo piramidë dhe denonconi në policinë e shtetit, dorëzoni atje telefonin tuaj që hetuesit të kenë mundësi të ndjekin përgjejgësit përmes rrjedhjes së parave”, shton deputeti.
    Sipas raportimeve, TXEX paraqitet si aplikacion investimi në kriptovaluta, por në fakt është një mashtrim përmes rrjeteve sociale dhe platformave si Telegram, Signal e WhatsApp. Skema nis me reklama të rreme dhe “grupe investimi” ku shfaqen fitime të fabrikuara.
    Fillimisht kërkohet të investohen shuma të vogla përmes platformave legjitime, por më pas fondet kalohen në TXEX. Aty “fitimet” rriten fiktivisht, ndërsa për tërheqje kërkohet një tarifë prej 400 dollarësh. Përveç humbjes së parave, qytetarët kanë dorëzuar edhe dokumente personale, duke rritur rrezikun e abuzimit me të dhënat.
    Reagimi i plotë:
    TANI JANE ONLINE, NE CDO TELEFON!PO JU GRABISIN!
    KJO-TXEX ME E MADHJA!KAM DY MUAJ QE MERREM ME KETE;#DIVJAKA ESHTE ARSYEJA-PERFSHIRJA KETU, NISUR NGA NUMRI I VOGEL I POPULLSISE ESHTE I TMERRSHEM!
    Dy muaj me pare nje sipermarres me vuri ne dijeni, ai nisur nga cpo degjonte prej njerezve te ndryshem ne Divjake;Jam munduar ti them kujt kam mundur ne Divjake te dale sa me shpejt nga kjo SKEME PIRAMIDALE apo te MOS HYJE NE TE;Ja kam komunikuar POLICISE dhe dua shume te besoj e kam besim qe po ben gjene e duhur!
    SOT, KUR SKEMA MUND TE KETE PERFSHIRE MBI 1000 PERSONA VETEM NE DIVJAKE BRENDA E PO HYN NE LUSHNJE, DUA TA PERSERIS APELIN PUBLIKISHT-JO ME INDIVIDUALISHT:
    DILNI SA ME SHPEJT NGA KJO PIRAMIDE DHE DENONCONI NE POLICINE E SHTETIT-DOREZONI ATJE TELEFONIN TUAJ QE HETUESIT TE KENE MUNDESI TE NDJEKIN PERGJEGJESIT PERMES RRJEDHES SE PARAVE;
    PER KE ESHTE JASHTE SKEME E PO JOSHET TE HYJE;
    MOS HYR ATY, DO TE GRABISIN; TI I KE PARA MUNDI E DJERSE, PUNE TE FORTE E TE LODHSHME ME TOKEN;MOS UA JEP GRABITESVE!

  • “Bankers” fut në sherr Myslim Murrizin dhe Arben Malajn, politikanët nxjerrin të palarat e njëri-tjetrit,nga pazaret…

    “Bankers” fut në sherr Myslim Murrizin dhe Arben Malajn, politikanët nxjerrin të palarat e njëri-tjetrit,nga pazaret…

    Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka shkëmbyer akuza të forta në distancë me ish-deputetin Myslim Murrizi, ku ky i fundit akuzonte politikën se kishte vjedhur naftën e Ballshit, teksa kërkonte dhe hetime për “Bankers”. Murrizi nxori edhe emrat e disa politikanëve që kanë përfituar miliona euro, duke përfshirë edhe ish-ministrin demokrat Eduard Halimin. Murrizi thotë se PD është e kapur vetë në këtë aferë, ndaj dhe nuk flet. “Prej 21 vitesh qentë, haletë, zagaret dhe fëlliqësirat politike qe ju shqiptarë votoni çdo 4 vjet vjedhin se bashku qindra miliona euro pasuri tuajën dhe ju e bleni naftën e benzinën me shtrenjte se te gjithë vendet e tjera te rajonit e Europes.
    Vetëm 3 mender studio ligjore kane mare si “ peshqesh” për 5-6 vite 13,4 milion euro nga viti 2019 kur PD shiti jo dogji mandatet. Alket Hyseni ish deputet i PS dhe ish drejtor i pastrimit te parave ne vitet 2016-2017 ne qeverinë Rama ka mare 6 milion euro nga viti 2018-2025. Studio e Eduart Halimit, ish-ministër dhe ish- deputet i PD ka mare 2.7 milion euro nga shkurti 2019 deri ne qershor 2025 me 2 punonjës te punësuar dhe 720 mijë euro i ka marrë 4 ditë pasi PD dogji mandatet, pra date 23 shkurt. Studio e avokat Besnik Çerekja me gjithë bashkëshorten që përdoret si nga PS dhe nga PD si sekser ligjor për pazare te pista kanë marre 4.4 milion euro nga viti 2020 deri ne qershor 2025”, shkruante ndër të tjera Murrizi.
    Përgjigjja e Arben Malajt
    Ndërsa Arben Malaj duke kërkuar nga kolegu që të qëndrojë larg gjuhës vulgare dhe të përdorë më shumë argumetat, thotë se në 2005 kur qeveria e parë e Sali Berishës mori pushtetin, vetë bllokoi një hetim të thelluar për rafineritë e naftës. “S’po e kuptoj dot pse kaq heroik Myslymi. Pse kaq poshterues ndaj gjithë të tjerëve, “heroi” mediatik ish-kolegu Myslymi? Kemi folur, shoku Myslym. Kemi folur në parlament, kemi folur në media, kemi apeluar që SPAK duhet të hetojë me prioritet falimentimin e përshpejtuar të Unionit të Përpunimit të Thellë të Naftës. Pse nuk dhe dorëheqje, Myslym, kur pas vitit 2005 autoritetet policore bllokuan hetim të thelluar për rafineritë e naftës dhe ministri juaj i Financave certifikoj qëndrimin e policisë dhe nuk mbrotji autoritetet tatimore??? Pse nuk protestove në atë ditë? Pse nuk i bëre një apel të hapur ministrit të Financave dhe kryeministrit tënd dhe te partise tuaj, qe ajo ishte kapje e shtetit?”, shkruan ish-ministri socialist.
    “Aty ke qenë deputet Murriz, kishe të gjithë të drejtën dhe mundësitë ligjore jo thjesht të flisje, por edhe të hetoje çdo vjedhje dhe t’u nxirrje ujë të zi “të zinjve” politikë që futën thellë duart në paratë e zeza të UPTHN-së në Ballsh. Nuk kam asgjë personale, as po e bëj për të mbrojtur ndonjë, sepse, fatmirësisht, hajdutët dhe të babëziturit, përditë e më shumë, do të jenë publikë. Jam krenar që edhe pas 20 viteve dhe pas shpifjeve pa fund të PD-së – ndaj të cilave ti asnjëherë nuk reagove pse e partia jote e bazonte luftën politike vetëm tek shpifjet ndaj kundërshtarëve politikë. Populli i zgjuar shqiptare thotë se kush nuk ha hudhra nuk i vjen ere goja”, replikoi Malaj.
    Murrizi e sulmon ashpër
    Në përgjigjen e tij, Murrizi shprehet ashpër lidhur me të kaluarën e Malajt, teksa i përmend se mori gradën shkencore në ekonomi tek firmat piramidale, ndërsa mandatin e deputetit e fitoi nga bandat. “Paska çar satokartin Ben Malaj dhe nga rrjedhja e vajit ka djegur motorin e vet dhe gonicionin e disa portaleve. Nuk jam heroik unë o Ben Malaj, por nuk jam piramidal si ti dhe për modesti po të them që nuk jam heroik, por në fakt në krahasim me ty Ben, jam, sepse ti more “gradën” prof. kr. tek firma piramidale e Lefter Cenajt, ndërsa unë kam bllokuar fondacionin piramidal Xhaferri. Nuk kam qenë deputet në 2005 unë o Ben Malaj, por vetëm në 1997-2001 kur ty të bënë bandat deputet, e unë në zonën time nuk pordha për bandat e PS e për komitetet e shpëtimit të leshit që të komandonin ty si top futbolli.
    Madje ti e di mirë që nuk të pordha as ty në mars 1997 kur doje të më hiqje si nën/drejtor tatimesh, e të thashë që je ministër pa vota e nuk të pjerdh. Nëse e ke harruar se kohët e fundit je letuar pak, pyet Flor Mimen. Nuk kam qenë deputet në 2005 o Ben Malaj, por duke qenë që nuk i servilosem kryetarëve të partisë, kam kandiduar i pavarur në zonën 61 të Dushkut të famshëm që bëre ti me Metën, Nanon dhe Kaç Islamin në vitin 2001, kur ma vodhët mandatin me Celibashin në KQZ, që e zgjodhi prapë në 2020 Lyl Basha. Që të jesh i saktë o Ben Malaj, që Murrizi nuk ka qenë deputet në 2005, para se të thuash broçkulla për një rrogë tek Irfani, pyete Boden se e ke pasur koleg tek Banka e Shqipërisë, ose shkruaj Berishës për t’u siguruar, se në 1997-2001 kur unë isha deputet të thërriste Alamudhi i piramidave. Nuk kam qenë deputet në 2005 o Ben Malaj (Cenaj), se po të kisha qenë do flisja për ty si ish-ministër Financash që shite të gjitha pronat e firmave piramidale me Farudin Arapin për 5 lekë.
    Nuk kam qenë deputet në 2005 unë o Ben Malaj, se po të kisha qenë do kisha folur për Bankersin që ti me qeverinë Nano ja dhatë kanadezit në 2004, para se të iknit nga pushteti, siç i dhatë turqve BKT, Telekomin, Kurumin, dhe mbushët xhepat. Pastaj, pas 1997-2001 jam bërë deputet në vitin 2017-2021 o Ben Malaj dhe kam ardhur në Komision të Ekonomisë në 2019 kur të shkarkuan ty nga anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, për të mbrojtur se po të luftonte Rama dhe partia jote. Dhe kur kam qenë deputet unë o Ben Malaj në 2017-2021 kam folur për Bankersin qysh në 2019, para 6 vitesh, dhe kam thënë fiks këtë që ka dalë sot ashiqare, që tek Bankersi janë bërë pis të gjitha haletë e politikës, përfshi edhe ty o Ben Hysenbelliu. Habitem shumë edhe me disa port-hale që shkruajnë broçkulla pacientësh pa i verifikuar, e madje u kënaqa shumë nga titulli bombastik i një portali që thoshte: ish-ministri i PS i ul hundën Murrizit.
    O port-hale të ç’nderuara: Ministra dhe ish-ministra të këtij lloji nuk i ulin dot hundën Murrizit, por vetëm mund t’i ngrenë k…urajon, se Murrizi as ka firmosur kontrata, as ka firmosur tendera, as ka punuar tek firmat piramidale të ‘95, as punon tek firmat piramidale të 2025, as ka marrë tendera e as ka dhënë tendera. Prandaj, para se të bëni lajm traplliqet e trapave me gradë shkencore “prof. kr.” e me qafore, për një rrogë, nuk do ishte keq që të verifikonit ndonjë trapllik të pacientëve politikë. Një fjalë e urtë thotë: Burri ka kohë boll me u fëlliq, derisa të vdesë. Të shkuara fare o Ben Malaj, dhe nëse pret për ngushëllime nga shtatori, se tani jam me pushime, po të vij për vizitë. Murrizi o Ben Malaj (Hysenbelliu) nuk pjerdh për asnjë mashtrues apo hajdut ordiner, qofshin këta në politikë, në qeveri, në biznes, në drejtësi apo në media, dhe nuk leh për një rrogë për asnjë padrino palaço duke shpifur si i pafytyrë.
    Por meqë je me “raport” mjekësor dhe vasal ekonomik, nuk të padis në gjykatë si mashtrues, sepse e di mirë që gjykata nuk i merr për bazë çfarë nxjerrin nga goja ata që kanë rrjedhje vaji. Të rroni vetë Ben Malaj dhe Zoti ju forcoftë për humbjen e madhe të asaj që dallon njeriun nga kafsha – mendjes. Nuk ka më turp kur sheh këta që demek kanë qeverisur Shqipërinë të shndërrohen në zagarë të atyre që kanë vjedhur pronat e shqiptarëve. Prapë do flas për Bankersin o Ben Malaj, dhe për çdo aferë që di, se ma ke ngritur aq shumë k…urajon sa nuk di ku ta derdh këtë energji që më ka dhënë kjo thirrja jote si kukuvajkë e Irfanit.”
    Reagon sërish Malaj
    Nga ana tjetër në një reagim të gjatë, Malaj e ironizon për formimin e tij “veterinar” dhe e akuzon për shpifje të vazhdueshme, për luhatje politike, për lidhje me maxhorancën aktuale dhe për qëndrime kontradiktore ndaj PD-së dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. “Murrizi, ti më kërcënove me bandat e Fierit kur të shkarkova në vitin 1997, si Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Tatimeve me një arsimim bazë veterinar. Të kishte promovuar Tritan Shehu, që ti tani e përçmon përditë. Të vërtetën e kërcënimeve të tua banale e njeh më mirë se kushdo ish-Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve dhe një nga ekspertët më të respektuar të taksave në Shqipëri, Florian Mima, i cili gjatë qeverisë së Pajtimit Kombëtar vazhdoi Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. I cili, duke ditur nga arroganca jote banale, më kërkoi t’ju thoja vetë për shkarkimin. Të prita në zyrë, sulmove me fjalorin më të poshtër të një nëpunësi shteti, më kërcënove me rrugaçët dhe të fortët e Fierit.
    Të thashë “pushka top” dhe po më detyron të them se ike me bisht ndër shalë. Por një javë më vonë, kur gruaja jote ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore, Flori erdhi me nxitim tek unë dhe më ngriti shqetësimin tuaj për këtë rast. Edhe pse ti e kishe kërcënuar familjen time me banditët dhe të fortët e Fierit, urdhërova shefin e kabinetit të bënte urgjent procedurat që, me firmën time si ministër, të sigurohej viza. Në rreth 20 minuta të dhamë kërkesën urgjente në ambasadë dhe të ndihmuam në një moment kritik. Ti, me shpifjet e tua banale dhe pa asnjë shenjë mirënjohjeje, e meriton të të përmenden edhe raste fisnikërie. Sa i përket skemave piramidale, ato lindën, u rritën deri në 50% të PBB-së dhe u shndërruan në gropa të mëdha ku humbën miliona dollarë rreth 1.8 milion shqiptarë, nën qeverisjen varfëruese të partisë për të cilën ti ndihesh herë krenar dhe herë kritik i “rëndësishëm” publik. Pretendon sikur ti mbylle Xhaferin, por ata të penguan.
    Kush të pengon? Kush i mbron humbjet e kreditorëve, të fondacioneve deri në 50% përqind? Pikërisht partia jote. Pse u bashkuat përsëri me partinë e piramidave? Vetë Berisha, me shumë vonesë, e pranoi se tolerimi i skemave piramidale ishte gabimi më i rëndë në karrierën e tij politike. Ti, “heroi ynë kombëtar”, kishe gjithë pushtetin me Saliun dhe Ritvanin për të bërë hetimin e skemave piramidale, duke u mburrur se do t’i hidhje “kalbit” në burg. U lodhët shumë dhe gjetët vetëm “qenin e ngordhur” të Kadri Rroshit. Jo vetëm që nuk më futët në burg, por unë në 2005-2006 isha një vit në universitetin më të mirë në botë, në Harvard University, në një program lidershipi. Unë i kam fituar të gjitha gjyqet kundër sulmeve shpifëse të PD-së dhe shpifësve të palodhur si ty. Kur të duash, do të vë në dispozicion një kopje, o shpifës origjinal dhe krenar. Por mbaj mend, o shpifës i zakonshëm, mençurinë e popullit se: “Kush nuk ha hudhra, nuk i mban erë goja”.
    Unë profesor në ekonomi, me karrierë të shkëlqyer profesionale që nga 1986, ndoqa rrugëtimin tim profesional, akademik dhe politik. Ndërsa ti, një veteriner, krijove një universitet privat, e rrite dhe e mbylle?! Sipas medias, ti je shitur disa herë tek maxhoranca aktuale për përfitime financiare. Bëj t’i fal Taulantit! E mbaj mend kohën kur të thashë ballë për ballë në korridorin e parlamentit pse u shite për votën për të më shkarkuar nga KMBSH!? Ta thashë, por nuk të shpalla armik, thjesht të shtova si numër statistik në kopenë e shpifësve dhe të vetëshiturve. Do një kopje të procesverbalit të asaj mbledhjeje në Komisionin e Ekonomisë?
    Çdo shpifje e jotja është provë se sa i vogël je në shpirt, shumë më i vogël se i vogël. Njerëzit e vegjël mbeten të vegjël edhe kur u bëjnë thirrje më të mëdhenjve për t’u vetëquajtur heronj. Do ta lë këtu këtë përgjigje. Kur të duash, mund ta plotësoj profilin tënd si shpifës i zakonshëm. Nëse nuk ndalesh, nuk është faji im që vetë e meriton shprehjen e popullit tonë të mençur: “Edhe dhi e zgjebosur është dhe bishtin përpjetë”. Kam kohë, prova dhe dëshmitarë që vërtetojnë lehtësisht se në këtë rast je një shpifës i pavetëpërmbajtur. Zoti të ndihmoftë të kuptosh se je duke u bërë deri qesharak!”.
     

  • Malaj ‘shpërthen’ ndaj Murrizit: Më kërcënove me bandat e Fierit, ike me bisht ndër shalë

    Malaj ‘shpërthen’ ndaj Murrizit: Më kërcënove me bandat e Fierit, ike me bisht ndër shalë

    Arben Malaj i është përgjigjur akuzave të Myslim Murrizit, se sipas tij, ai e mori gradën shkencore në ekonomi tek firmat piramidale, ndërsa mandatin e deputetit e fitoi nga bandat.
    Në një postim në rrjetet sociale, Arben Malaj i kujton Murrizit se si e ka kërcënuar me bandat e Fierit, kur e ka shkarkuar në vitin 1997 nga posti i zv.drejtorit të Tatimeve për shkak se kishte vetëm një arsdim bazë veterineri.
    Sa i përket “firmave piramidale”, Malaj thotë se ato ndodhën në kohën e PD-së dhe se Murrizi, së bashku me Berishën dhe Ridvan Boden e kishin mundësinë për t’i hetuar dhe nuk e bënë këtë gjë.
    Më tej, Arben Malaj e konsideron Myslim Murrizin si të shitur tek mazhoranca dhe tek Taulant Balla, duke i kujtuar votën që ai bashkoi me PS-në për ta shkarkuar nga Bordi Mbikëqyrës i Banksë së Shqipërisë.
    Reagimi i plotë i Arben Malajt:
    Ti më kërcënove me bandat e Fierit kur të shkarkova në vitin 1997, si Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Tatimeve me një arsimim bazë veterinar. Te kishte promovuar Tritan Shehu, qe ti tani e percmon perdite. Të vërtetën e kërcënimeve të tua banale, e njoh më mirë se kushdo ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve dhe një nga ekspertët më të respektuar të taksave tartimeve ne Shqiperi , Florian Mima, i cili gjate qeverise se Pajtimit Kombetare vazhdoj Drejtor i Pergjithshem i tatimeve. I cili duke ditur nga arroganca tende banale më kërkoi t’ju thoja vetë për shkarkimin. Te prita ne zyre, sulmove me fjalorin me te poshtet te nje nepunesi shteti, me kercenove me rrugacet dhe te fortet e Fierit. Të thashë “pushka top” dhe po me detyron te them se ike me bisht nen shalë.
    Por një javë më vonë, kur gruaja jote ishte në gjendje jo te mire shëndetësore, Flori erdhi me nxitim tek une dhe me ngriti shqetësin tuaj per kete rast.
    Edhe pse ti e kishe kërcënuar familjen time me banditët dhe të fortët e Fierit, urdherova shefin e kabinetit te benten urgjente procedura qe me firmen time si minister te sigurohej viza,
    Në rreth 20 minuta të dhamë kërkesën urgjente në ambasadë dhe të ndihmuam në një moment kritik.
    Ti me shpifjet e tua banale dhe pa asnje shenje mirenjohje e merion te te permenden edhe raste fisnikerie.
    Sa i përket skemave piramidale, ato lindën, u rritën deri ne 50% te PBB-se dhe u shndërruan ne gropa e madhe ku humben miliona dollare rreth 1.8 milion shqiptarë nën qeverisjen varferuese te partise per te cilen ti ndjehesh here krenare dhe here kritik i ” rendesishem” publik.
    Pretendon siikur ti mbylle Xhaferin, por ata të penguan.
    Kush të pengon?
    Kush i rrii humbjet e kreditoreve, te fondacionevce deri ne 50% perqind??
    Pikerisht parrtia jote.
    Pse u bashkuat përsëri me partinë e piramidave?
    Vete Berisha me shume vonese e pranoj se tolerimi i skemave piramidale ishte gabim me i rëndë ne karriren e tij politike..
    Ti, “heroi yne kombetare”, kishe gjithë pushtetin me Saliun dhe Ritvanin per te bere hetimin e skemave piramidale duke u mburrur se do teme kalbit në burg.
    U lodhet shumë dhe gjete vetëm “qenin e ngordhur” të Kadri Rroshit.
    Jo verem qe nuk me futet ne burg por une ne 2005-2006 isha nje vit ne universitetin me te mire ne bote, ne Harvard University, ne nje program lidershipi.
    Unë i kam fituar të gjitha gjyqet kundër sulmeve shpifëse të PD-së, dhe shoufesve te pa lodhuer si ty.
    Kur do të vë në dispozicion një kopje, o shpifës origjinal dhe krenar.
    Por mbaj mend, o shpifës i zakonshëm, mençurinë e popullit se :kush nuk ha hudhrat nuk i mban erë goja”.
    Une profesor ne ekonomi, me karriere te shkelqyer profesionale qe nga 1986, ndoqa rrugetimin tim, profesional, akademike dhe politike.
    Ndërsa ti, një veteriner, krijove një universitet privat, e rrite dhe e mbylle???.
    Sipas medias, ti je shitur disa herë tek maxhoranca aktuale për përfitime financiare.
    Bej te fal Taulantit!!!
    E mbaj mend kohën kur të thashë ballë për ballë në korridorin e parlamentit pse u shite për votën për të më shkarkuar nga KMBSH!?
    Ta thashe por nuk te shpalla armik, thjeshte te shtova si numer statistikore ne kopene e shpifese dhe te vete-shiturve.
    Do një kopje të procesverbalit të asaj mbledhjeje në komisionin e ekonomisë???
    Çdo shpifje e jotja është provë se sa i vogël je në shpirt shume me i vogel se i vogel.
    Njerëzit e vegjël mbeten të vegjël edhe kur u bëjnë thirrje më të mëdhenjve për t’u vet-quajtur heronj.
    Do ta lë këtu kete pergjigje, kur të duash mund ta plotësoj profilin tënd si shpifës i zakonshëm/
    Nqs nuk ndalesh nuk eshte faj im qe e vet=meriton shprehjen e popullit tone te mencur: ” Edhe dhi është e zgjebosur dhe bishtin perpjet”.
    Kam kohë, prova dhe dëshmitarë që vërtetojnë lehtësisht se në këtë rast je një shifes i pa vetpermbajtur.
    Zoti të ndihmoftë të kuptosh se je duke u bërë deri qesharak!!!.

  • Murrizi i përgjigjet ashpër Malajt: Ty të bënë bandat deputet, nuk jam piramidal si ti

    Murrizi i përgjigjet ashpër Malajt: Ty të bënë bandat deputet, nuk jam piramidal si ti

    Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka hedhur replika ndaj ekspertit të ekonomisë Arben Malaj, pasi ky i fundit e kritikoi se nuk dha dorëheqjen nga detyra në kohën kur PD-ja largoi tatimorët gjatë nisjes së hetimeve për Uzinën e Naftës në Ballsh.
    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Murrizi shprehet ashpër lidhur me të kaluarën e Malajt, teksa i përmend se mori gradën shkencore në ekonomi tek firmat piramidale, ndërsa mandatin e deputetit e fitoi nga bandat.
    Murrizi shkruan se reagimet e Arben Malajt bëhen vetëm për një rrogë që ai merr nga biznesmeni Irfan Hysenbelliu.
    Reagimi i Murrizit:
    Paska çar satokartin Ben Malaj dhe nga rrjedhja e vajit ka djegur motorin e vet dhe gonicionin e disa portaleve.
    Nuk jam heroik unë o Ben Malaj, por nuk jam piramidal si ti dhe për modesti po të them që nuk jam heroik, por në fakt në krahasim me ty Ben, jam, sepse ti more “gradën” prof. kr. tek firma piramidale e Lefter Cenajt, ndërsa unë kam bllokuar fondacionin piramidal Xhaferri.
    Nuk kam qenë deputet në 2005 unë o Ben Malaj, por vetëm në 1997-2001 kur ty të bënë bandat deputet, e unë në zonën time nuk pordha për bandat e PS e për komitetet e shpëtimit të leshit që të komandonin ty si top futbolli.
    Madje ti e di mirë që nuk të pordha as ty në mars 1997 kur doje të më hiqje si nën/drejtor tatimesh, e të thashë që je ministër pa vota e nuk të pjerdh. Nëse e ke harruar se kohët e fundit je letuar pak, pyet Flor Mimen.
    Nuk kam qenë deputet në 2005 o Ben Malaj, por duke qenë që nuk i servilosem kryetarëve të partisë, kam kandiduar i pavarur në zonën 61 të Dushkut të famshëm që bëre ti me Metën, Nanon dhe Kaç Islamin në vitin 2001, kur ma vodhët mandatin me Celibashin në KQZ, që e zgjodhi prapë në 2020 Lyl Basha.
    Që të jesh i saktë o Ben Malaj, që Murrizi nuk ka qenë deputet në 2005, para se të thuash broçkulla për një rrogë tek Irfani, pyete Boden se e ke pasur koleg tek Banka e Shqipërisë, ose shkruaj Berishës për t’u siguruar, se në 1997-2001 kur unë isha deputet të thërriste Alamudhi i piramidave.
    Nuk kam qenë deputet në 2005 o Ben Malaj (Cenaj), se po të kisha qenë do flisja për ty si ish-ministër Financash që shite të gjitha pronat e firmave piramidale me Farudin Arapin për 5 lekë.
    Nuk kam qenë deputet në 2005 unë o Ben Malaj, se po të kisha qenë do kisha folur për Bankersin që ti me qeverinë Nano ja dhatë kanadezit në 2004, para se të iknit nga pushteti, siç i dhatë turqve BKT, Telekomin, Kurumin, dhe mbushët xhepat.
    Pastaj, pas 1997-2001 jam bërë deputet në vitin 2017-2021 o Ben Malaj dhe kam ardhur në Komision të Ekonomisë në 2019 kur të shkarkuan ty nga anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, për të mbrojtur se po të luftonte Rama dhe partia jote.
    Dhe kur kam qenë deputet unë o Ben Malaj në 2017-2021 kam folur për Bankersin qysh në 2019, para 6 vitesh, dhe kam thënë fiks këtë që ka dalë sot ashiqare, që tek Bankersi janë bërë pis të gjitha haletë e politikës, përfshi edhe ty o Ben Hysenbelliu.
    Habitem shumë edhe me disa port-hale që shkruajnë broçkulla pacientësh pa i verifikuar, e madje u kënaqa shumë nga titulli bombastik i një portali që thoshte: ish-ministri i PS i ul hundën Murrizit.
    O port-hale të ç’nderuara:
    Ministra dhe ish-ministra të këtij lloji nuk i ulin dot hundën Murrizit, por vetëm mund t’i ngrenë k…urajon, se Murrizi as ka firmosur kontrata, as ka firmosur tendera, as ka punuar tek firmat piramidale të ‘95, as punon tek firmat piramidale të 2025, as ka marrë tendera e as ka dhënë tendera.
    Prandaj, para se të bëni lajm traplliqet e trapave me gradë shkencore “prof. kr.” e me qafore, për një rrogë, nuk do ishte keq që të verifikonit ndonjë trapllik të pacientëve politikë.
    Një fjalë e urtë thotë:
    Burri ka kohë boll me u fëlliq, derisa të vdesë.
    Të shkuara fare o Ben Malaj, dhe nëse pret për ngushëllime nga shtatori, se tani jam me pushime, po të vij për vizitë.
    Murrizi o Ben Malaj (Hysenbelliu) nuk pjerdh për asnjë mashtrues apo hajdut ordiner, qofshin këta në politikë, në qeveri, në biznes, në drejtësi apo në media, dhe nuk leh për një rrogë për asnjë padrino palaço duke shpifur si i pafytyrë.
    Por meqë je me “raport” mjekësor dhe vasal ekonomik, nuk të padis në gjykatë si mashtrues, sepse e di mirë që gjykata nuk i merr për bazë çfarë nxjerrin nga goja ata që kanë rrjedhje vaji.
    Të rroni vetë Ben Malaj dhe Zoti ju forcoftë për humbjen e madhe të asaj që dallon njeriun nga kafsha – mendjes.
    Nuk ka më turp kur sheh këta që demek kanë qeverisur Shqipërinë të shndërrohen në zagarë të atyre që kanë vjedhur pronat e shqiptarëve.
    Prapë do flas për Bankersin o Ben Malaj, dhe për çdo aferë që di, se ma ke ngritur aq shumë k…urajon sa nuk di ku ta derdh këtë energji që më ka dhënë kjo thirrja jote si kukuvajkë e Irfanit.

  • Nata nuk shkon siç duhej/ Bastiset lokali, përdornin skema piramidale dhe bixhoz i paligjshëm, 1 i arrestuar

    Nata nuk shkon siç duhej/ Bastiset lokali, përdornin skema piramidale dhe bixhoz i paligjshëm, 1 i arrestuar

    Nën dyshimin e bazuar për veprimtari të dyshimta, njësitet policore në Mitrovicën e Jugut, në orët e mbrëmjes se sotme në rrugën “Evlia Qelebia “ kanë realizuar bastisje në një lokal ku zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme.
    Një person është arrestuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Mitrovicë, i dyshuar për veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.
    Gjatë kontrollit, brenda lokalit janë hasur disa persona, ndërsa në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar mjete të ndryshme që shërbejnë per lojëra fati e bixhozi.
    Sendet e sekuestruara do të shërbejnë si dëshmi materiale dhe janë proceduar në rastin në fjalë.
    Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është marrë në pyetje pronari i lokalit të cilit me aktvendimi të prokurorit i ështe caktuar masa e ndalimit policor. Ndaj të dyshuarit ka nisur hetimi për dyshimin e kryerjes së veprës penale.

  • Dosja tronditëse e Sali Berishës, analisti zbardh 10 të vërteta të errëta, nga “Sudja” e “Gjallica”, te urdhri për…

    Dosja tronditëse e Sali Berishës, analisti zbardh 10 të vërteta të errëta, nga “Sudja” e “Gjallica”, te urdhri për…

    Elmas Bogdani
    Në një periudhë kur Shqipëria përballej me një tranzicion të vështirë dhe të pasigurt, emri i Sali Berishës u shndërrua në simbolin e një prej kapitujve më të errët dhe më tragjikë të historisë sonë moderne. Analiza e detajuar e Kastriot Aliajt për gazetën “SOT” shpalos një dosje tronditëse, që shkon përtej narrativave të njohura, duke zbardhur të vërteta të errëta që rrënojnë imazhin e një ish-presidenti, i cili u bë arkitekti monstruoz i firmave piramidale që fundosën ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.
    Ai zbardh prova kyçe që tregojnë se si firmat piramidale të themeluara nën mbështetjen e Berishës, si “Sude” dhe “Gjallica”, jo vetëm që shkatërruan financat e mijëra familjeve shqiptare, por u shndërruan në mjet kontrolli politik dhe ekonomik. Analisti shpjegon edhe lidhjet familjare, veçanërisht përfshirjen e motrës së Liri Berishës në këto skema, dhe veprimet që çuan në një krizë të thellë sociale, duke përfshirë urdhrin për përdorimin e avionëve ushtarakë për të shtypur protestat në jug. Një pjesë e madhe e parave u transportua jashtë vendit, duke thelluar akoma më shumë dëmin ekonomik.
    Ja detajet e forta që zbulon për gazetë  “SOT” Kastriot Aliaj
    “Paratë e shqiptarëve janë të pastra,” do të deklaronte me papërgjegjshmëri ish-presidenti Sali Berisha në TV Vefa, pas urdhërit që mori nga FMN dhe BB në vitin 1996, për mbylljen e firmave piramidale. Ai nuk e përfilli këtë urdhër, sepse nuk mund të çlirohej nga pushteti kleptokratik dhe autoritarizmi, që sundonte si ideologji e legjitimuar gjatë viteve si president dhe kryetar i PD. Ai e ktheu këtë profeci në monopol të pa korrigjueshëm, gjë që po e demonstrojnë edhe sot, brenda strukturave të PD si dhe në marrëdhëniet me kundërshtarët. Efektet dhe pasojat e firmave piramidale ishin katastrofike, aq sa ato gjunjëzuan shtetin shqiptar fizikisht, moralisht dhe financiarisht. Në retrospektivën e analizave të tyre, numëroheshin mbi 3000 të vdekur, 3500 shtëpi të humbura, ku 260 mijë familje, e barabartë me 1.8 milion shqiptarë, humbën 1.3 miliard euro, një bilanc tragjik që në vitet e para të tranzicionit. Por serialin e mashtrimeve në Shqipëri e filloi kosovari Sejdin Avdia, ish-këshilltari ekonomik i qeverisë Nano, i cili kërkonte të ndërtonte një hotel në qendër të Tiranës, por, ngaqë nuk mundi, rrëmbeu një shumë të madhe parash, pa mundur të ndërtojë asgjë, duke lënë një gropë pranë Pallatit të Kulturës. Pas këtij mashtruesi filluan të mbijnë si kërpudhat pas shiut firmat rentiere të arkitektit Sali Berisha, ku më 1993 u krijua firma e parë ”Sude”, që po mblidhnin paratë e shqiptarëve, duke u bërë shkaktarë të tragjedisë financiare. Këto skema nuk po ndodhnin për herë të parë në Shqipëri, sepse edhe në SHBA ekzistonte një skemë e njohur si ”Madoff” e cila kishte grumbulluar 40 miliard USD.
    Kjo tragjedi kishte ndodhur edhe në Maqedoni, pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, por shteti maqedon mori masa duke zbatuar urdhrat e FMN dhe BB për mbylljen e këtyre skemave me pasoja për qytetarët dhe ekonominë e vendit. Shqiptarët e mbetur pa punë morën arratinë, si rezultat i mbylljes së 600 ndërmarrjeve ekonomike, por për të kapur kohën e humbur të sapodalë nga ekonomia e centralizuar, ranë brenda në firmat piramidale si mizat në qyp. Skemat piramidale në Shqipëri kanë qenë skema Ponzi që degraduan rebelimin e vitit 1997. Ky vit i zi tragjik për shqiptarët erdhi si pasojë e falimentimit të 25 firmave rentiere, që u ngritën dhe operuan nën pushtetin e PD, ku qeveria e saj dhe ish-presidenti Berisha ishin vënë në dijeni edhe nga guvernatori i Bankës Kristaq Luniku për gjithçka që po ndodhte me firmat rentiere pa licensa. Ato sipas guvernatorit kishin shkaktuar kaos financiar, në mashtrimin e popullit me fajdet, duke vepruar si organizatë mafioze. Ai i kujtoi qeverisë se shteti ka detyrim moral në marrëdhënie me qytetarin, duke bërë ligje me kërkesa e procedura normale për futjen e tyre në sistemin bankar.
    Paralajmërimet
    Guvernatori Luniku i kujtoi qeveritarëve të Sali Berishës se Banka e Shqipërisë ishte i vetmi organizëm që mund të ushtronte funksionin financiar sipas ligjeve në Shqipëri. Prandaj kërkonte legalizmin e aktivitetit të tyre, sepse ato me mënyrat mafioze nuk plotësonin kushtet për një aktivitet privat financiar. Por çdo njoftim dhe kërkesë e tij binte në vesh të shurdhët, ngaqë firmat rentiere vazhduan veprimtarinë kriminale deri në janar të vitit 1997. Ato i kishin kaluar edhe kufijtë, duke hapur aktivitet jashtë për pastrimin e parave të krimit, siç vepronte firma rentiere Vefa në Greqi. Aventurizmi i kësaj firme shkonte edhe më tej, duke reklamuar në Monza të Italisë aktivitetin e garave me makina të Formula 1. Ndërsa në Lushnje do të vinte futbollisti i Argjentinës Mario Kempes, për të treguar se sa të fuqishme ishin këto firma financiarisht, duke gllabëruar paratë e shqiptarëve. Daljet e tyre në publik, me premtime qesharake marramendëse si Xhaferri, i cili thoshte: ”Kur të shterrojnë oqeanet do të mbarojnë paratë e mia.”
    Të gjitha këto marrëzi po ndodhnin përpara syve të Sali Berishës, i cili i informuar për shkelje të rënda të marrëdhënieve financiare, nuk veproi kurrë për ndalimin e aktivitetit të tyre. Po si do t’i mbyllte Saliu firmat piramidale, kur ai vetë ishte krijuesi i firmës Gjallica me Shemsie Kadrinë në Vlorë, shoqe e ngushtë e motrës së Liri Berishës? Kur ngjarjet po precipitonin për një shpërthim katastrofik, Saliu në janar të vitit 1997 arrestoi Maksude Kadën, paratë e së cilës shkonin me makinat ZUK në bodrumet e PD-së, duke u ndarë nga funksionarët dhe biznesmenët në mbështetje të Saliut. Por tani ngjarjet kishin arritur kulmin e padurimit të popullit, i cili shpërtheu me protesta të dhunshme, të cilat nga ekonomike u kthyen në politike. Kështu janari i atij viti bëri që Shqipëria të gjunjëzohet nga protestat, duke filluar nga jugu dhe gradualisht pushtuan të gjithë vendin. Kjo situatë bëri që shteti të bjerë në duart e bandave, duke mbetur pa asnjë institucion në këmbë. Ky muaj shënon edhe fillimin e luftës civile, nga mosreagimi i qeverisë dhe presidencës për dorëheqje. Qeveria dhe presidenti Berisha, në vend që të bënin aktin demokratik të dorëheqjes, ata masakruan opozitën, pamjet e së cilës bëjnë xhiron e botës, duke u pasqyruar edhe në mediat e huaja, sidomos nga shtypi italian dhe ai francez. Ky ishte modeli më sinjifikativ i shtetit të Sali Berishës, që nuk mund të konsiderohej shtet, por një firmë private piramidale, që vodhi të gjitha paratë e shqiptarëve.
    Më 2 mars qeveria e drejtuar nga Aleksandër Meksi jep dorëheqjen, ndërsa e kundërta ndodh me Sali Berishën, i cili në vend të dorëheqjes rizgjidhet president me votat e PD-së, duke e ngritur edhe më shumë tensionin e protestuesve. Hapja e depove dhe armatosja e qytetarëve sollën ditët më të zeza për Shqipërinë, që nga papërgjegjshmëria e tij vendi futet në luftë civile. Fakt për marrëzinë unike të tij është nxjerrja e urdhrit luftarak më 9 mars 1997, ku mobilizoheshin 13 rrethet e Veriut për luftë, duke i nisur për të shtypur revoltat në jug, të mbështetura edhe me avion luftarak MIG-19. Sipas të dhënave të mëvonshme, kur u ngrit komisioni i administrimit të fajdeve me z. Farudin Arapi, doli se firmat rentiere që u ngritën dhe operuan nën pushtetin e Sali Berishës arritën shumën prej 1.3 miliard dollarë, ku nga këto disa kreditore u likuiduan, por pjesa më e madhe e parave gjetën strehim në bankat e huaja, ndërsa shumës prej 210 milion dollarë nuk iu gjet adresa. Për këtë ngjarje të shëmtuar në historinë e tranzicionit, populli do të shprehej: ”Memorja financiare mbaron shpejt, por kjo tragjedi nuk do të harrohet kurrë.”