Tag: piramidale

  • PD: Skemat piramidale grabisin kursimet e shqiptarëve, mbështeten nga Rama dhe qeveria

    PD: Skemat piramidale grabisin kursimet e shqiptarëve, mbështeten nga Rama dhe qeveria

    Partia Demokratike ka reaguar këtë të shtunë lidhur me disa skema piramidale të përfolura për mashtrimin online të qytetarëve.
    Në një deklaratë për mediat, anëtari i departamentit të drejtësisë në PD, Alvi Musaraj u shpreh se këto skema cënojnë kursimet e jetës dhe sigurinë e shqiptarëve.
    Musaraj akuzoi se këto skema mashtruese nuk mund të zhvillohen pa mbështetje dhe tolerim nga strukturat shtetërore.
    Deklarata e plotë:
    Ngjarjet e fundit në disa qytete të vendit, ku mijëra qytetarë janë mashtruar nëpërmjet skemave piramidale, tregojnë qartë se shqiptarët rrezikohen nga një fenomen kriminal që cenon kursimet e jetës dhe sigurinë. Këto platforma mashtruese, të paraqitura si investime apo mundësi fitimi të shpejtë, kanë prodhuar deri më tani një dëm financiar për qytetarët që i kalon 5 milionë dollarët dhe përfshin 6 mijë ‘viktima’.Partia Demokratike vëren dhe dënon mungesën e parashikimeve të qarta në Draftin e Kodit Penal të prezantuar nga ministri i Drejtësisë. Drafti shfaq mangësi serioze në lidhje me përcaktimin dhe diferencimin e këtij krimi, duke mos ofruar dispozita parandaluese dhe masa ndëshkuese të qarta, të aplikuara në vendet e BE. Ky boshllëk ligjor, jo vetëm që e dobëson luftën kundër fenomeneve kriminale, por tregon mungesën e vullnetit politik të qeverisë për të ndëshkuar autorët dhe për të mbrojtur qytetarët.Partia Demokratike, duke u mbështetur mbi standardet më të mira ligjore europiane, propozon ndryshime konkrete në Kodin Penal.Së pari, duhet bërë dallimi midis skemave piramidale elementare – ku fitimi vjen vetëm nga rekrutimi i pjesëmarrësve të rinj dhe jo nga shitja e produkteve apo shërbimeve reale – dhe skemave piramidale komplekse, të cilat maskohen si investime apo fonde financiare.Për këto raste, PD propozon:Gjobë nga 100,000 deri në 600,000 euro për organizatorët dhe promovuesit;Mbylljen e bizneseve mashtruese, sekuestrimin e materialeve promovuese dhe përjashtimin nga tenderat publikë;Burgim deri në 8 vite për rastet kur mashtrimi përfshin kursime, investime apo fonde publike;Burgim deri në 9 vite kur kemi të bëjmë me organizata kriminale të strukturuara që menaxhojnë këto skema.Së dyti, në rastet kur skemat piramidale prekin fonde publike, subvencione apo financime shtetërore, dënimet duhet të jenë edhe më të rënda, duke përfshirë burgim nga 1 deri në 6 vjet dhe ndalimin e përhershëm të përfitimit nga fonde të tilla.Së treti, viktimat e këtyre mashtrimeve të trajtohen me prioritet dhe të garantohet proces i drejtë kompensimi, duke sekuestruar dhe rikthyer pasuritë e fituara në mënyrë kriminale.Këto skema mashtruese nuk mund të zhvillohen pa mbështetje dhe tolerim nga strukturat shtetërore. Heshtja dhe mosveprimi i qeverisë rrezikon qytetarët dhe inkurajon mashtruesit.Partia Demokratike kërkon të goditen ashpër pronarët e vërtetë të këtyre platformave mashtruese.

  • PD: Skemat piramidale grabisin kursimet e shqiptarëve, 6 mijë ‘viktima’! Rama dhe qeveria ortakë me grabitësit

    PD: Skemat piramidale grabisin kursimet e shqiptarëve, 6 mijë ‘viktima’! Rama dhe qeveria ortakë me grabitësit

    Anëtari i Departamentit të Drejtësisë në PD, Alvi Musaraj ka denoncuar skemën e re piramidale që është përhapur kohët e fundit në Shqipëri.

    Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Musaraj u shpreh se, deri më tani janë 6 mijë ‘viktima’ të këtyre skemave piramidale, ndërsa Edi Rama dhe qeveria e tij nuk bëjnë asgjë për ti ndaluar, pasi janë pjesë e ortakësirë së grabitjes.

    Deklaratë për media anëtari i Departamentit të Drejtësisë në PD, Alvi Musaraj:

    Ngjarjet e fundit në disa qytete të vendit, ku mijëra qytetarë janë mashtruar nëpërmjet skemave piramidale, tregojnë qartë se shqiptarët rrezikohen nga një fenomen kriminal që cenon kursimet e jetës dhe sigurinë. Këto platforma mashtruese, të paraqitura si investime apo mundësi fitimi të shpejtë, kanë prodhuar deri më tani një dëm financiar për qytetarët që i kalon 5 milionë dollarët dhe përfshin 6 mijë ‘viktima’.

    Partia Demokratike vëren dhe dënon mungesën e parashikimeve të qarta në Draftin e Kodit Penal të prezantuar nga ministri i Drejtësisë. Drafti shfaq mangësi serioze në lidhje me përcaktimin dhe diferencimin e këtij krimi, duke mos ofruar dispozita parandaluese dhe masa ndëshkuese të qarta, të aplikuara në vendet e BE. Ky boshllëk ligjor, jo vetëm që e dobëson luftën kundër fenomeneve kriminale, por tregon mungesën e vullnetit politik të qeverisë për të ndëshkuar autorët dhe për të mbrojtur qytetarët.

    Partia Demokratike, duke u mbështetur mbi standardet më të mira ligjore europiane, propozon ndryshime konkrete në Kodin Penal.

    Së pari, duhet bërë dallimi midis skemave piramidale elementare – ku fitimi vjen vetëm nga rekrutimi i pjesëmarrësve të rinj dhe jo nga shitja e produkteve apo shërbimeve reale – dhe skemave piramidale komplekse, të cilat maskohen si investime apo fonde financiare.

    Për këto raste, PD propozon:

    Gjobë nga 100,000 deri në 600,000 euro për organizatorët dhe promovuesit;

    Mbylljen e bizneseve mashtruese, sekuestrimin e materialeve promovuese dhe përjashtimin nga tenderat publikë;

    Burgim deri në 8 vite për rastet kur mashtrimi përfshin kursime, investime apo fonde publike;

    Burgim deri në 9 vite kur kemi të bëjmë me organizata kriminale të strukturuara që menaxhojnë këto skema.

    Së dyti, në rastet kur skemat piramidale prekin fonde publike, subvencione apo financime shtetërore, dënimet duhet të jenë edhe më të rënda, duke përfshirë burgim nga 1 deri në 6 vjet dhe ndalimin e përhershëm të përfitimit nga fonde të tilla.

    Së treti, viktimat e këtyre mashtrimeve të trajtohen me prioritet dhe të garantohet proces i drejtë kompensimi, duke sekuestruar dhe rikthyer pasuritë e fituara në mënyrë kriminale.

    Këto skema mashtruese nuk mund të zhvillohen pa mbështetje dhe tolerim nga strukturat shtetërore. Heshtja dhe mosveprimi i qeverisë rrezikon qytetarët dhe inkurajon mashtruesit.

    Partia Demokratike kërkon të goditen ashpër pronarët e vërtetë të këtyre platformave mashtruese.

  • “Skemat piramidale online”, paratë janë të humbura në çdo rast. Ndërprerja e aktivitetit nuk rikthen investimin

    “Skemat piramidale online”, paratë janë të humbura në çdo rast. Ndërprerja e aktivitetit nuk rikthen investimin

    Kushdo që ka investuar në skemat piramidale në internet i ka humbur paratë. Me ndërprerjen e aktivitetit, investimi nuk rikthehet. Humbja e parave të bllokuara të shumë shqiptarëve mund të konfirmohet duke u bazuar edhe te ajo që ka ndodhur në shtete të tjera.
    Paratë janë të humbura në çdo rast. Me ndërprerjen e aktivitetit me “skemat piramidale” online, investimi nuk rikthehet.
    Edon Vagagji, ekspert i sigurisë në IT, shprehet për A2: “Këto platforma funksionojnë duke mashtruar përdoruesit me fitime të shpejta dhe të sigurta, duke i joshur me reklama të shumta në rrjete sociale. Fillimisht, ato paguajnë disa përdorues për të krijuar besim dhe për të tërhequr të tjerë, por më pas, kur arrihet një numër i madh investimesh, aktiviteti ndërpritet papritur. Në momentin që rrjeti bie, gjurmët digjitale fshihen, paratë transferohen në llogari të paarritshme dhe gjasat për t’i marrë mbrapsht janë pothuajse zero”.
    Humbja e parave të bllokuara të shumë shqiptarëve mund të konfirmohet duke u bazuar edhe te ajo që ka ndodhur në shtete të tjera.
    “Në vende të tjera të rajonit dhe Europës, ku kanë ndodhur skema të ngjashme, janë zhdukur miliona euro dhe vetëm një pjesë fare e vogël është arritur të rikuperohet. Këto platforma regjistrohen në juridiksione ku ligjet janë të dobëta dhe autoritetet lokale nuk kanë mundësi të ndërhyjnë. Deri sa të nisin hetimet, gjurmët digjitale fshihen dhe paratë shpërndahen në qindra llogari të ndryshme, duke e bërë praktikisht të pamundur kthimin e tyre”, shtoi Vagagji.
    Dyshime ka se pas tyre, veç grupeve kriminale të huaja, fshihen edhe shtetas shqiptarë.
    “Ka dyshime të forta që këto skema nuk operohen vetëm nga grupe kriminale jashtë vendit, por edhe nga shtetas shqiptarë që shfrytëzojnë njohuritë teknologjike dhe rrjetet lokale për t’i bërë ato më të besueshme. Ata krijojnë faqe dhe aplikacione në gjuhën shqipe, përdorin reklama të targetuara në rrjete sociale dhe madje përdorin figura të njohura për të rritur kredibilitetin. Kjo e bën shumë më të vështirë identifikimin dhe goditjen e tyre, pasi aktiviteti duket fillimisht si i ligjshëm, ndërsa në prapaskenë paratë transferohen jashtë vendit”, shtoi më tej eksperti IT për A2.
    Skemat mashtruese online vlerësohet se i kanë zhvatur qytetarëve shqiptarë rreth 5 milionë euro. Pavarësisht reagimeve nga Policia e Shtetit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe ai për Mbikëqyrjen Financiare, pas shqetësimit të ngritur nga deputeti socialist Erion Braçe, “firmat piramidale” vijojnë aktivitetin në rrjetin social Telegram.
    Nga “TEXE apo “GROKREXDUU” platformat kanë ndryshuar emër,  ndërsa “XUEXA” vijon me të njëjtin identitet.

  • “Skemat piramidale online”, paratë janë të humbura në çdo rast. Ndërprerja e aktivitetit s’rikthen investimin

    “Skemat piramidale online”, paratë janë të humbura në çdo rast. Ndërprerja e aktivitetit s’rikthen investimin

  • Ky është “kryeqyteti” i skemave të reja piramidale në Shqipëri

    Ky është “kryeqyteti” i skemave të reja piramidale në Shqipëri

    Në diskutimin mbi skemën piramidale që po zhvat shqiptarët përmes investimeve në platformat online, specialisti në Drejtorinë e Hetimit të Krimit Kibernetik, Besart Çerri u pyet se cilat janë vatrat më të nxehta të këtij fenomeni në vend.
    Në media është raportuar për zona si Fieri, Gramshi dhe Divjaka, sipas denoncimit të deputetit socialist Erion Braçe mbi platformën TXEX, por Çerri refuzoi të jepte një përgjigje konkrete.
    “Në lidhje me këtë çështje janë disa qytete në Shqipëri nga të cilat kemi marrë informacion. Por ne I kemi referuar materialet në Prokurori, ndaj do jetë mirë që në një moment të dytë t’ju vijmë me, pasi të kemi bërë hetime me gjëra më konkrete”, tha ai.
    Më pas moderatori Andrea Danglli e vendosi përballë faktit se nga të dhënat që ai posedon “duket se kryeqyteti i këtij fenomeni është Belshi”. Pas këtij konstatimi Çerri pranoi se qytetarë nga zona e Shqipërisë së Mesme janë mashtruar përmes kësaj skeme.
    “Ka disa qytete të Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut që po operojnë jo vetëm në këtë platformë. Unë po flas në përgjithësi si parim, pasi kjo platformë nuk është e vetmja”, zbuloi më pas specialisti në Drejtorinë e Hetimit të Krimit Kibernetik, Besart Çerri.

  • Sa para iu zhvatën shqiptarëve nga skemat piramidale online? Ish-prokurori zbulon shifrat

    Sa para iu zhvatën shqiptarëve nga skemat piramidale online? Ish-prokurori zbulon shifrat

    Ish-prokurori Besnik Muçi zbuloi se qytetarët shqiptarë kanë depozituar në platformën TXEX dhe të ngjashme me të, që rezultojnë të jenë skema piramidale online mbi 150 milionë euro në total. “Bëhet fjalë për mbi 150 milionë euro që po mashtrohet. Është më shumë se dëmi i firmave piramidale. Këtu ka një fenomen kriminal, po vidhen paratë e qytetarëve”, tha Muçi.
    Më tej ai bëri thirrje që institucionet shtetërore të reagojnë për të mbrojtur qytetarët nga kjo katastrofë dhe një mënyrë sipas tij është mbyllja e linkut të platformës, duke ia bërë të pamundur aksesin në Shqipëri.

    Kurse ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi tha se ka dijeni që organi i akuzës ka vendosur të mos nisë hetimet për rastin pas referimit të çështjes nga policia. “Është vendosur mosfillim i hetimit, e kam informacion të saktë”, tha Prençi.

  • Avokati zbulon shifrat, ja sa para iu zhvatën shqiptarëve nga “skemat piramidale” online

    Avokati zbulon shifrat, ja sa para iu zhvatën shqiptarëve nga “skemat piramidale” online

    Ish-prokurori Besnik Muçi zbuloi në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se qytetarët shqiptarë kanë depozituar në platformën TXEX dhe të ngjashme me të, që rezultojnë të jenë skema piramidale online, mbi 150 milionë euro në total.
    “Bëhet fjalë për mbi 150 milionë euro që po mashtrohet. Është më shumë se dëmi i firmave piramidale. Këtu ka një fenomen kriminal, po vidhen paratë e qytetarëve”, tha Muçi.
    Më tej ai bëri thirrje që institucionet shtetërore të reagojnë për të mbrojtur qytetarët nga kjo katastrofë dhe një mënyrë sipas tij është mbyllja e linkut të platformës, duke ia bërë të pamundur aksesin në Shqipëri.
    “A është krim, mashtrim i thjeshtë, apo mashtrim kompjuterik pak rëndësi ka për qytetarin. Policia e Shtetit shumë mirë është për tu përgëzuar që ka bërë referimin në prokurori. Të mbyllet platforma në Shqipëri, prandaj ne paguajmë AKSHI-n. Nëse bëhet fjalë për mashtrim me kriptomonedha, por ama janë të ngjashme me këto platformat exchange, ama jemi në një përzierje të monedhës virtuale dhe parave cash. Kemi një ligj të 2020 për rregullimin e monedha virtuale, atëherë ku janë  këta që do e zbatojnë ligjin? Ne kemi ligjin por shteti nuk vepron. AKSK ta ndërpresë, ta gjejë nga vjen burimi. Ta ndërpresë atë fijen e këtij linku që vjedh qytetarët shqiptarë, siç ndërpreu Tik Tok-un”, u shpreh Muçi.
    Ndërkohë, ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi tha se ka dijeni që organi i akuzës ka vendosur të mos nisë hetimet për rastin pas referimit të çështjes nga policia.
    “Është vendosur mosfillim i hetimit, e kam informacion të saktë”, tha Prençi.

  • Mashtrimi me piramidat e reja, eksperti i kriptomonedhave tregon si i kanë vjedhur profilin

    Mashtrimi me piramidat e reja, eksperti i kriptomonedhave tregon si i kanë vjedhur profilin

    Emir Allen, është një i ri shqiptar që jeton në Britani të Madhe, prej vitesh ai mban titullin si ekspert i kriptomonedhave. Ai tregon se organizatorët e grupeve të skemave piramidale online për të rritur besueshmërinë tek “klientët” e tyre, i prezantojnë më profile të rreme në Instagram. Para disa muajsh fotot dhe të dhënat e tij , u vodhën nga këto grupe të cilat me ndihmën e AI i modifikonin fotot duke prezantuar Emirin si një ‘boss’ kritovalutash, që si origjinë jeta  e luksit kishte   investimi në skemat piramidale.
    “Mu vodh profili ku tregonin jetën e luksit dhe se sa para bënin, më merrnin fotot dhe materialet nga rrjetet sociale dhe nga rrjetet e kompanisë ku unë jam aktivist. Krijohej një imazh i rremë për të thithur sa më shumë lekë dhe investitor nga e gjithë bota jo vetëm në Shqipëri. Unë pata dyshimin që mashtrim bazohej në Shqipëri”-shprehet Emir Allen, ekspert i kriptovalutave. Emiri arriti të heqë  nga internet jetën e tij të rremë, por ai nuk ka fuqi t’i japë fund këtij mashtrimi. Në Shqipëri, rrjeta e këtyre grupeve një numër të madh klientësh i ka peshkuar  në Lezhë, Lushnjë dhe në Divjakë. Por këtu mashtrimi shkon përtej rrjeteve sociale pasi paratë dorëzohen edhe në pika fizike. Burime për TCH thonë se në Lushnjë ekziston një lokal ku tërhiqen dhe dorëzohen paratë. Pavarësisht denoncimeve të deputetit socialist Erion Braçe, në vendin tonë ende nuk ka një mashtrues të prangosur.
    “Skemat Piramidale zakonisht ngrihen diku jashtë Europe, Në Afrikë, Indi ose Vendet Balltike dhe target janë amerikanët, dhe europianët dhe zakonisht në bien pre ata që nuk kanë njohuri rreth kësaj botë dhe zakonisht është shtresa më në nevojë.”. Aksioni më agresiv i këtyre grupeve ka qenë gjatë muajit gusht, ku mendohet se shqiptarëve u janë grabitur 20 milion dollar, dhe kjo nuk është bërë nga një grup i vetëm, sepse aktualisht operojnë  gjashtë të tilla në territorin tonë.
     
  • Mashtrimi me piramidat e reja! Eksperti i kriptomonedhave tregon se si mashtruesit i kanë vjedhur profilin

    Mashtrimi me piramidat e reja! Eksperti i kriptomonedhave tregon se si mashtruesit i kanë vjedhur profilin

    Emir Allen, është një i ri shqiptar që jeton në Britani të Madhe, prej vitesh ai mban titullin si ekspert i kriptomonedhave.

    Ai tregon se organizatorët e grupeve të skemave piramidale online për të rritur besueshmërinë tek “klientët” e tyre, i prezantojnë më profile të rreme në Instagram.
    Para disa muajsh fotot dhe dhe të dhënat e tij , u vodhën nga këto grupe të cilat me ndihmën e AI i modifikonin fotot duke prezantuar Emirin si një ‘boss’ kritovalutash, që si origjinë jeta  e luksit kishte   investimi në skemat piramidale.
    “Mu vodh profili ku tregonin jetën e luksit dhe se sa para bënin, më mernin fotot dhe materialet nga rrjetet sociale dhe nga rrjetet e kompanisë ku unë jam aktivist. Krijohej një imazh i rremë për të thither sa më shumë lekë dhe investitor nga e gjithë bota jo vetëm në Shqipëri. Unë pata dyshimin që mashtrim bazohej në Shqipëri”-shprehet Emir Allen, ekspert i kriptovalutave.
    Emiri arriti të heqë  nga internet jetën e tij të rremë, por ai nuk ka fuqi t’i japë fund këtij mashtrimi.
    Në Shqipëri, rrjeta e këtyre grupeve një numër të madh klientësh i ka peshkuar  në Lezhë, Lushnjë dhe në Divjakë. Por këtu mashtrimi shkon përtej rrjeteve sociale pasi paratë dorëzohen edhe në pika fizike. Burime për TCH thonë se në Lushnjë ekziston një lokal ku tërhiqen dhe dorëzohen paratë. Pavarësisht denoncimeve të deputetit socialist Erion Braçe, në vendin tonë ende nuk ka një mashtrues të prangosur.
    “Skemat Piramidale zakonisht ngrihen diku jashtë Europe, Në Afrikë, Indi ose Vendet Balltike dhe target janë amerikanët, dhe europianët dhe zakonisht në bien pre ata që nuk kanë njohuri rreth kësaj botë dhe zakonisht është shtresa më në nevojë. “
    Aksioni më agresiv i këtyre grupeve ka qenë gjatë muajit gusht, ku mendohet se shqiptarëve u janë grabitur 20 milion dollar, dhe kjo nuk është bërë nga një grup i vetëm, sepse aktualisht operojnë  gjashtë të tilla në territorin tonë.

    Top Channel

  • Mashtrimi me piramidat online! Eksperti shqiptar i kriptomonedhave tregon se si i vodhën profilin

    Mashtrimi me piramidat online! Eksperti shqiptar i kriptomonedhave tregon se si i vodhën profilin

    Emir Allen, është një i ri shqiptar që jeton në Britani të Madhe, prej vitesh ai mban titullin si ekspert i kriptomonedhave.
    Ai tregon se organizatorët e grupeve të skemave piramidale online për të rritur besueshmërinë tek “klientët” e tyre, i prezantojnë më profile të rreme në Instagram.
    Para disa muajsh fotot dhe dhe të dhënat e tij , u vodhën nga këto grupe të cilat me ndihmën e AI i modifikonin fotot duke prezantuar Emirin si një ‘boss’ kritovalutash, që si origjinë jeta e luksit kishte investimi në skemat piramidale.
    “Mu vodh profili ku tregonin jetën e luksit dhe se sa para bënin, më mernin fotot dhe materialet nga rrjetet sociale dhe nga rrjetet e kompanisë ku unë jam aktivist. Krijohej një imazh i rremë për të thither sa më shumë lekë dhe investitor nga e gjithë bota jo vetëm në Shqipëri. Unë pata dyshimin që mashtrim bazohej në Shqipëri”-shprehet Emir Allen, ekspert i kriptovalutave.
    Emiri arriti të heqë  nga internet jetën e tij të rremë, por ai nuk ka fuqi t’i japë fund këtij mashtrimi.
    Në Shqipëri, rrjeta e këtyre grupeve një numër të madh klientësh i ka peshkuar  në Lezhë, Lushnjë dhe në Divjakë. Por këtu mashtrimi shkon përtej rrjeteve sociale pasi paratë dorëzohen edhe në pika fizike. Burime për TCH thonë se në Lushnjë ekziston një lokal ku tërhiqen dhe dorëzohen paratë. Pavarësisht denoncimeve të deputetit socialist Erion Braçe, në vendin tonë ende nuk ka një mashtrues të prangosur.
    “Skemat Piramidale zakonisht ngrihen diku jashtë Europe, Në Afrikë, Indi ose Vendet Balltike dhe target janë amerikanët, dhe europianët dhe zakonisht në bien pre ata që nuk kanë njohuri rreth kësaj botë dhe zakonisht është shtresa më në nevojë.”