Tag: piramidale

  • “XUEX”/ Operacioni kundër skemave piramidale, gjashtë të arrestuar, shpallen në kërkim dy të tjerë

    “XUEX”/ Operacioni kundër skemave piramidale, gjashtë të arrestuar, shpallen në kërkim dy të tjerë

    Disa persona raportohet se janë arrestuar në qytetin e Fierit, Lushnjës dhe Divjakës gjatë operacionit kundër skemave piramidale online.

    Ky operacion u zhvillua në shkallë të gjerë, u finalizua në arrestimin e 6 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve, njofton Policia e Shtetit.

    Top Channel

  • “XUEX”, sekuestrohen shuma të mëdha parash në lekë, euro e dollarë! Policia ngrin gjashtë llogari të kriptomonedhave

    “XUEX”, sekuestrohen shuma të mëdha parash në lekë, euro e dollarë! Policia ngrin gjashtë llogari të kriptomonedhave

    Policia e Shtetit njoftoi sot rezultatet e operacionit policor të koduar “XUEX”, për goditjen e veprimtarisë kriminale online të skemave piramidale, operacion i cili u fillua dhe u finalizua në qarkun Fier.
    Ky operacion u zhvillua në shkallë të gjerë, me kontrolle personash dhe banesash në disa qytete dhe u finalizua me arrestimin e 6 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve. Fillimisht po ja kaloj fjalën Drejtoreshë Ervinës dhe më pas do bëj me dije rezultatet e finalizmit të operacionit.
    Nga ana e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit, nisur nga shqetësimet e ngritura nga qytetarët për mashtrime online me pretendimin e investimeve duke përfituar, por në të vërtetë ishin skema piramidale duke mashtruar qytetarët dhe përfituar paratë e tyre të investuara në këto skema piramidale, menjëherë filloi puna për investigimin, sigurimin e informacionit dhe goditjen e tyre, krahas kësaj nga Policia e Shtetit u njoftuan qytetarët që të mos kryenin asnjë veprim në të tilla skema piramidale.
    Në vijim të punës voluminoze, hetimore dhe profesionale, nga strukturat e Policisë së Shtetit u bë finalizimi i operacionit policor të koduar “XUEX”,, operacion i cili u zhvillua nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.
    Ky operacion është rezultat i një hetimi disa mujor i mbështetur mbi informacione të verifikuara dhe punë të specializuar hetimore, që synonte goditjen e një skeme të dyshuar mashtruese piramidale, e cila funksiononte online përmes formave moderne të mashtrimit financiar dhe përdorimit të kriptomonedhave. Operacioni u shtri në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh dhe u ushtruan gjithsej 83 kontrolle personash dhe banesash.
    Hetimi ka dokumentuar aktivitetin e një rrjeti individësh që vepronin si agjentë kryesorë, duke promovuar platforma të rreme investimi nëpërmjet të cilave qytetarëve u premtohej fitim i shpejtë dhe i sigurt. Këta individë, të pozicionuar në nivelet e para të zinxhirit të skemës, kishin rol kyç në rekrutimin e pjesëmarrësve të rinj dhe në orientimin e tyre përmes grupeve të mbyllura në aplikacione si Telegram. Aty ata udhëzoheshin se si të investonin në kriptomonedha si USDT dhe TRON me idenë se përmes këtyre investimeve do të shumëfishonin fitimet e tyre.
    Përdorimi i kriptomonedhave në këtë skemë nuk ishte rastësor – përkundrazi, ato u zgjodhën pikërisht për vështirësinë që ofrojnë në gjurmim dhe për perceptimin e gabuar që kanë tek shumë qytetarë si mjete “moderne” dhe të sigurta për investim.
    Falë përdorimit të teknologjive të avancuara të analizës së zinxhirit të bllokut (blockchain) dhe metodave speciale hetimore, u bë e mundur identifikimi i disa prej aktorëve kyç që operonin në terren, të cilët kanë shërbyer si hallka lidhëse mes qytetarëve dhe organizatorëve të skemës. Organizatorët e vërtetë të kësaj skeme vijojnë të jenë objekt hetimi, dhe Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Fier, po ndjek të gjitha gjurmët për të zbardhur tërësisht strukturën e këtij rrjeti dhe për të vendosur para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës.
    Ky rast duhet të shërbejë si një thirrje e fortë për ndërgjegjësimin e qytetarëve: mos besoni në “investime të sigurta” që premtojnë fitim të menjëhershëm. Mos lejoni që emocionet, dëshira për përfitim të shpejtë apo presioni nga persona të njohur t’ju shtyjë të bëheni pjesë e strukturave të tilla. Ato nuk janë mundësi investimi – janë mashtrime të strukturuara, të sofistikuara dhe të rrezikshme, ku në fund gjithmonë humbin më të pambrojturit.
    Policia e Shtetit do të vazhdojë punën me përkushtim për të goditur çdo formë të krimit kibernetik dhe ekonomik, dhe njëkohësisht fton qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të denoncojnë çdo rast të dyshuar përmes strukturave tona ose platformave zyrtare të komunikimit. Faleminderit dhe tani Drejtori i qarkut do bëjë me dije rezultate e operacionit në qarkun Fier.
    Sic bëra me dije në fillim të konferencës, për finalizimin e operacionit te koduar “XUEX”, u angazhuan të gjitha strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku në zbatim të vendimit të Gjykatës Fier, u ushtruan 83 kontrolle personash, banesash dhe subjektesh lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online.Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: A. Ç., 38 vjeç, E. T., 21 vjeç, F. M., 23 vjeç, të tre banues në Lushnjë, M. K. 28 vjeç, banues në Tiranë, B. T., 38 vjeçe dhe B.N., 38 vjeçe, të dyja banuese në Divjakë, të dyshuar për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim Kompjuterik”.Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit E. Sh., 35 vjeç dhe A. Sh. 29 vjeçe, të dy banues në Divjakë, të dyshuar për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim Kompjuterik”.
    Nga hetimet rezulton se këta shtetas kanë vepruar si agjentë kyç të kësaj skeme mashtruese.Skema funksiononte mbi modelin klasik piramidal: qytetarët që investonin, udhëzoheshin të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në system, për të rritur përfitimet e tyre. Sa më shumë persona të sillje dhe sa me e madhe vlera e investuar, aq më shumë të ardhura të premtuara. Por në të vërtetë, këto nuk ishin investime reale, por një mekanizëm i mirëorganizuar për të përfituar fonde përmes mashtrimit, ku vetëm nivelet më të larta fitonin, ndërsa shumica sidomos pjesa fundore e piramidës humbnin kursimet e tyre.
    Po gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:50 aparate celularë,11 njësi kompjuterike,1 DVR, 2 hardisk,1 automjet,4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1750 dollarë dhe 340 franga.Gjithashtu, u ngrinë gjashtë llogari të kriptomonedhave, që dyshohet se janë përdorur për të kanalizuar të ardhurat nga aktiviteti kriminal.

    Top Channel

  • Detaje të reja nga skema piramidale që vodhi nga qytetarët, seuestrohen shuma të mëdha parash, identifikohen të arrestuarit

    Detaje të reja nga skema piramidale që vodhi nga qytetarët, seuestrohen shuma të mëdha parash, identifikohen të arrestuarit

    Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Fierit kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me operacionin e koduar “XUEX”, një hetim disa mujor që çoi në goditjen e një rrjeti të organizuar mashtrimi përmes skemave piramidale online. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, zyrtarët e lartë të Policisë dhe Prokurorisë thanë se në total janë arrestuar 6 persona, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

    Hetimet zbuluan se rrjeti funksiononte përmes platformave të rreme investimi, ku qytetarëve u premtohej fitim i sigurt dhe i menjëhershëm në këmbim të investimeve me kriptomonedha si USDT dhe TRON. Skema kishte strukturë klasike piramidale: investitorët duhet të sillnin të paktën 5 persona të tjerë për të përfituar më shumë.

    Sipas zëdhënësve të Policisë, grupi përdorte grupe të mbyllura në aplikacionin Telegram për të rekrutuar pjesëmarrës të rinj dhe për t’i udhëzuar ata në lidhje me investimet dhe transferimin e fondeve.

    “Kriptomonedhat janë përdorur me qëllim shmangien e gjurmimit dhe krijimin e një iluzioni sigurie. Në fakt, këto nuk ishin investime reale, por mashtrime të strukturuara,” – tha Drejtoresha e Hetimit të Krimit Kibernetik, Ervina Gjana.

    Operacioni u zhvillua në Fier, Lushnjë, Divjakë, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh, me një total prej 83 kontrollesh në persona, banesa dhe biznese.

    Të arrestuarit janë:

    -Arbër Çela, 38 vjeç, Lushnjë

    -Emanuel Taullau, 21 vjeç, Lushnjë

    -Flavio Mukaj, 23 vjeç, Lushnjë

    -Marius Kodra, 28 vjeç, Tiranë

    -Brunilda Todi, 38 vjeçe, Divjakë

    -Brunilda Ndini, 38 vjeçe, Divjakë

    Të shpallur në kërkim:

    -E. Sh., 35 vjeç, Divjakë

    -A. Sh., 29 vjeçe, Divjakë

    Të gjithë këta persona dyshohen për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim kompjuterik”.

    Policia bëri të ditur se gjatë kontrolleve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

    -50 celularë

    -11 kompjuterë

    -1 DVR, 2 hard disk

    -1 automjet

    -4.2 milion lekë

    -28 mijë euro

    -1,750 dollarë

    -340 franga zvicerane

    -6 llogari kriptomonedhash, të ngrira si pjesë e hetimit

    Autoritetet përdorën teknologji të avancuar të analizës së blockchain-it për të ndjekur transaksionet dhe për të identifikuar rrjedhën e fondeve. Sipas hetimeve, vetëm individët në nivelet e para të skemës përfitonin realisht, ndërsa shumica, sidomos pjesa fundore e piramidës, humbiste kursimet. Kjo është një nga arsyet pse policia dhe prokuroria e kanë cilësuar rastin si mashtrim të organizuar ekonomik, i cili synonte qytetarët më të pambrojtur.

    “Ky rast duhet të shërbejë si paralajmërim: nuk ka fitime të sigurta dhe të menjëhershme. Pas çdo premtimi për pasurim të shpejtë, fshihet një mashtrim,” – tha prokurorja Jonida Allushi.

    Policia e Shtetit i bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ekstrem ndaj ftesave për investime të dyshimta në platforma jozyrtare dhe të denoncojnë çdo rast në numrin pa pagesë 112 ose përmes platformës “Komisariati Dixhital”.

    Autoritetet theksuan se hetimet nuk janë mbyllur dhe se oganizatorët e niveleve më të larta të kësaj skeme ende nuk janë ndaluar, por janë në fokus të operacioneve të mëtejshme.

  • Miliona euro të humbura- Firmat piramidale online, Policia ‘zbarkon’ në Divjakë e Lushnjë, 6 të arrestuar, 2 në kërkim

    Miliona euro të humbura- Firmat piramidale online, Policia ‘zbarkon’ në Divjakë e Lushnjë, 6 të arrestuar, 2 në kërkim

    LUSHNJE- Policia e shtetit ka zhvilluar një operacion në lidhje me firmat piramidale online TXEX dhe XEUX, të raportuara më herët nga ZËRI, ku janë mashtruar mijëra qytetarë. Operacioni është shtrirë konkretisht në Lushnjë e Divjakë, dy qytetet me numrin më të lartë të përdoruesve. Paraprakisht bëhet me dije se nga aksioni i zhvilluar janë arrestuar 6 persona. 
    ZËRI mësoi se skema është aq masive në Lushnje, ku ishte hapur edhe një lokal që mban si logo emrin e lojës dhe afrohen fermerët për të bërë blerjet në skemën piramidale. Policia tashmë ka goditur bazën, ku raportohet të jenë sekuestruar edhe një shumë parash. 

    Disa javë më parë, një denoncim i mbërritur në redaksinë e ZËRI na vuri nën alert për një skemë e cila sipas denoncuesit anonim ishte duke zhvatur qytetarët shqiptarë. Situata u bë alarmante pasi qytetarët të cilët kanë investuar lekë, kërkojnë të tërheqin shumën që kanë hedhur ose ato që kanë fituar, por nuk kanë arritur ti marrin mbrapsht. Në skemë janë një rrjet i gjerë i pikave të këmbimit valutor që bëjnë kthimin e parave nga dollarë fizikë në një portofol dixhital me ‘ustd’. Pasi portofoli virtual i fermerit mbushet me monedhat virtuale ai është i lirë të investojë.

    Dy platformat TXEX dhe XEUX paraqiten si aplikacione investimi në kriptovaluta dhe shpërndahen në disa rrjete sociale, ku më kryesori është në Telegram. Numri i qytetarëve që kanë shkarkuar këtë platformë dhe kanë investuar para raportohet të jetë gati 6 mijë. ZËRI u interesua nga afër ku banorët e Divjakës treguan me detaje se si investojnë lekët dhe rrugën që ndjekin nga regjistrimi në platformë deri tek mënyra si i tërheqin lekët. 
    lajmi në përditësim…

  • Aksion kundër firmave piramidale online, 6 të arrestuar

    Aksion kundër firmave piramidale online, 6 të arrestuar

    Policia ka zhvilluar një operacion në shkallë të gjerë në lidhje me firmat piramidale online, pas mashtrimit të disa qytetarëve, kryesisht në zonat e Divjakës dhe të Lushnjes.
    Nga operacioni i zhvilluar në Fier, Lushnje dhe Divjakë janë arrestuar 6 persona në këtë qark. Në një lokal në zonën e Lushnjes është zbuluar një bazë ku vepronte grupi i mashtruesve online. Aty janë sekuestruar edhe një shumë parash.
    Aksioni policor ka nisur mbrëmjen e së shtunës, teksa shumë persona të tjerë rezulton të jenë shoqëruar për llogari të këtij hetimi.
    Ndërkohë, në orën 11:00, Policia dhe Prokuroria e Fierit do të mbajnë një konferencë për shtyp për të dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë operacion.
    Kujtojmë se i pari që ngriti alarmin e firmave piramidale online ka qenë deputeti socialist Erjon Braçe, i cili vazhdimisht ka denoncuar këtë aktivitetet kriminal duke kërkuar që policia të masa.
    Pas denoncimit fillestar të deputetit Braçe, Policia e Shtetit njoftoi se kishte nisur hetimet për mashtrimet financiare që po u bëheshin qytetarëve dhe u bëri apel këtyre të fundit që të mos bëjnë asnjë investim financiar.
    Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, më 8 shtator, Report Tv publikoi intervistën ekskluzive të një qytetari të mashtruar nga firmat piramidale online, i cili tha se ai dhe familjarë të tij kanë investuar 8 mijë euro dhe nuk kanë marrë mbrapsht asnjë përfitim monetar.
    Cilat janë firmat piramidale online?
    Firmat piramidale online që po veprojnë në Shqipëri duke mashtruar me mijëra qytetarë janë kryesisht “XUEXA” dhe “TXEX”. Qytetarët rekrutohen përmes personave të tjerë të njohur të tyre, duke i bindur që të investojnë para në këto platforma online. Ndërkohë, vetëm pasi kanë investuar dhe u tregojnë drejtuesve të platformës faturën, ata lejohet të futen në grupin e tyre në aplikacionin e komunikimeve “Telegram” dhe aty udhëzohen për çdo investim tjetër që duhet të kryejnë.Udhëzimet në “Telegram” i merrnin nga një person i quajtur Leo Smith. Por e gjitha në fakt është një skemë mashtrimi, pasi Leo Smith nuk ekziston dhe askush prej qytetarëve që kanë investuar nuk ka mundur të nxjerrë paratë për shkak se është bllokuar “payout”.

  • Firmat piramidale online, policia operacion në Fier/ Raportohet për 6 të arrestuar

    Firmat piramidale online, policia operacion në Fier/ Raportohet për 6 të arrestuar

    Policia ka zhvilluar një operacion të gjerë në qytetet Fier, Lushnjë dhe Divjakë, duke goditur një rrjet të dyshuar për përfshirje në firma piramidale online.
    Operacioni ka nisur mbrëmjen e së shtunës, dhe deri më tani janë arrestuar 6 persona.
    Sipas të dhënave paraprake, grupi i strukturuar dyshohet se ka mashtruar qindra qytetarë në këto zona përmes platformave të dyshimta që funksiononin në formatin e investimeve mashtruese online, të njohura ndryshe si “firma piramidale”.
    Policia njofton se hetimet vijojnë, ndërsa pritet të ketë arrestime të tjera në ditët në vijim.
    I pari që ngriti alarmin e skemave piramidale online ka qenë deputeti socialist Erjon Braçe, i cili vazhdimisht ka denoncuar këtë aktivitetet kriminal duke kërkuar që policia të masa.
    Pas denoncimit fillestar të deputetit Braçe, Policia e Shtetit njoftoi se kishte nisur hetimet për mashtrimet financiare që po u bëheshin qytetarëve dhe u bëri apel këtyre të fundit që të mos bëjnë asnjë investim financiar.

  • Live/ Firmat piramidale online, 6 të arrestuar në qarkun e Fierit. Policia në konferencë

    Live/ Firmat piramidale online, 6 të arrestuar në qarkun e Fierit. Policia në konferencë

    Policia ka zhvilluar një operacion të gjerë në qytetet Fier, Lushnjë dhe Divjakë, duke goditur një rrjet të dyshuar për përfshirje në firma piramidale online.
    Operacioni ka nisur mbrëmjen e së shtunës, dhe deri më tani janë arrestuar 6 persona.
    Sipas të dhënave paraprake, grupi i strukturuar dyshohet se ka mashtruar qindra qytetarë në këto zona përmes platformave të dyshimta që funksiononin në formatin e investimeve mashtruese online, të njohura ndryshe si “firma piramidale”.
    Policia njofton se hetimet vijojnë, ndërsa pritet të ketë arrestime të tjera në ditët në vijim.
    I pari që ngriti alarmin e skemave piramidale online ka qenë deputeti socialist Erjon Braçe, i cili vazhdimisht ka denoncuar këtë aktivitetet kriminal duke kërkuar që policia të masa.
    Pas denoncimit fillestar të deputetit Braçe, Policia e Shtetit njoftoi se kishte nisur hetimet për mashtrimet financiare që po u bëheshin qytetarëve dhe u bëri apel këtyre të fundit që të mos bëjnë asnjë investim financiar.

  • Pre e firmave piramidale online, dëshmia e 30 vjeçarit: Investuam 8 mijë euro, komunikonim në Telegram

    Pre e firmave piramidale online, dëshmia e 30 vjeçarit: Investuam 8 mijë euro, komunikonim në Telegram

    30-vjeçari ka treguar se ai u përfshi në këtë skemë më datë 16 gusht, pasi ia sugjeroi një shok.
    Ai thotë se vetë investoi 2 mijë euro. Bashkë me të u futën në investim edhe 5 të afërm të tij, që në total vlera e tyre e investimit në platformat online shkonë në 8 mijë euro.
    “Jam përfshirë në datë 16 gusht. Ma sugjeroi një shok që kishte dëgjuar në shoqëritë e veta që kishin investuar dhe kishin bërë tërheqje. Unë nuk kam parë që dikush të ketë bërë tërheqje. Kam investuar 2000 euro. Përveç meje janë dhe 5 persona të tjerë që kanë investuar në këtë platformë, janë njerëzit e mi të afërt. Shuma totale është 8 mijë euro. Deri në 24 gusht askush nuk ka tërhequr. Duhet të mbushje 1 muaj që të të kthehej me 5%. Në momentin që bën aplikimet të sakta, komunikimi ishte me anë të Telegramit. Ishin 13 mijë pjesëtarë. Nëse nuk investon nuk hyn dot te ai grupi. Dërgon të dhënat e tua dhe gjendjen e llogarisë, pastaj bëhej verifikimi dhe të kalonte te grupi 169”.

    Komunikimet bëheshin në aplikacionin Telegram, që siç tregon 30-vjeçari, të integronin vetëm pasi të kishe treguar provat e investimit të parave në platformat online që rezultuan skema piramidale. Vlera fillestare e investimit ishte 850 euro.
    “Kevini ishte kryesori, dërgonte sinjal që ti të kapje e të rrisje vlerën e lekut. Kishte 8 sinjale në ditë, kur duhet të bëje investim. Vlera ishte me anë të përqindjes që mund të kapje. Vlera e investimit fillonte 850 euro e lart. Sa më shumë të investojë aq më shumë përfitoje”.
    I mashtruari tregon se në portofolin e tij dixhital ka aktualisht 5600 euro, por është i bindur se nuk mund t’i tërheqë dhe se ka rënë pre e mashtrimit.
    “Për momentin kam 5600 euro në portofolin dixhital. E kuptuam që ishte skemë mashtrimi por ishte tepër vonë”.
    Vetë ra pre e kësaj skeme piramidale online, por ka një apel për qytetarët e tjerë.
    “Një mesazh kisha për të gjithë, askush mos të investojë në këto skema piramidale që thjesht vjedhin popullin dhe kursimet e tyre”.
    Intervista e 30-vjeçarit për Report Tv është dhënë në kushtet e anonimatit.
    Investimit në firmat piramidale online, në platforma të tilla si XUEX dhe TXEX, shpërtheu në muajin gusht. Qytetarët e mashtruar janë kryesisht nga Lushnja dhe Divjaka.
    I pari që ngriti alarmin e këtyre skemave mashtruese online ishte deputeti socialist Erion Braçe, i cili vazhdon të denoncojë periodikisht.
    Edhe Policia e Shtetit bëri apel për qytetarët pak kohë më parë që të mos investojnë në këto platforma pasi janë mashtrime.
    Qytetarët, të cilët kanë investuar para, deri më tani nuk kanë bërë dot asnjë tërheqje parash pasi e kanë të bllokuar sistemin e nxjerrjes së parave. Ndërkohë, asnjë arrestim nuk ka deri më tani./ Report TV

  • Ra pre e firmave piramidale online, flet 30 vjeçari: Investuam 8 mijë euro, jemi mashtruar!

    Ra pre e firmave piramidale online, flet 30 vjeçari: Investuam 8 mijë euro, jemi mashtruar!

    Report Tv ka siguruar dëshminë ekskluzive të një 30-vjeçari të mashtruar për të investuar në firmat piramidale online.
    Në këtë dëshmi të dhënë për emisionin “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Ermal Qorri, 30-vjeçari ka treguar se ai u përfshi në këtë skemë më datë 16 gusht, pasi ia sugjeroi një shok.
    Ai thotë se vetë investoi 2 mijë euro. Bashkë me të u futën në investim edhe 5 të afërm të tij, që në total vlera e tyre e investimit në platformat online shkonë në 8 mijë euro.
    “Jam përfshirë në datë 16 gusht. Ma sugjeroi një shok që kishte dëgjuar në shoqëritë e veta që kishin investuar dhe kishin bërë tërheqje. Unë nuk kam parë që dikush të ketë bërë tërheqje. Kam investuar 2000 euro. Përveç meje janë dhe 5 persona të tjerë që kanë investuar në këtë platformë, janë njerëzit e mi të afërt. Shuma totale është 8 mijë euro. Deri në 24 gusht askush nuk ka tërhequr. Duhet të mbushje 1 muaj që të të kthehej me 5%. Në momentin që bën aplikimet të sakta, komunikimi ishte me anë të Telegramit. Ishin 13 mijë pjesëtarë. Nëse nuk investon nuk hyn dot te ai grupi. Dërgon të dhënat e tua dhe gjendjen e llogarisë, pastaj bëhej verifikimi dhe të kalonte te grupi 169”.
    Komunikimet bëheshin në aplikacionin Telegram, që siç tregon 30-vjeçari, të integronin vetëm pasi të kishe treguar provat e investimit të parave në platformat online që rezultuan skema piramidale. Vlera fillestare e investimit ishte 850 euro.
    “Kevini ishte kryesori, dërgonte sinjal që ti të kapje e të rrisje vlerën e lekut. Kishte 8 sinjale në ditë, kur duhet të bëje investim. Vlera ishte me anë të përqindjes që mund të kapje. Vlera e investimit fillonte 850 euro e lart. Sa më shumë të investojë aq më shumë përfitoje”.
    I mashtruari tregon se në portofolin e tij dixhital ka aktualisht 5600 euro, por është i bindur se nuk mund t’i tërheqë dhe se ka rënë pre e mashtrimit.
    “Për momentin kam 5600 euro në portofolin dixhital. E kuptuam që ishte skemë mashtrimi por ishte tepër vonë”.
    Vetë ra pre e kësaj skeme piramidale online, por ka një apel për qytetarët e tjerë.
    “Një mesazh kisha për të gjithë, askush mos të investojë në këto skema piramidale që thjesht vjedhin popullin dhe kursimet e tyre”.
    Intervista e 30-vjeçarit për Report Tv është dhënë në kushtet e anonimatit. Investimit në firmat piramidale online, në platforma të tilla si XUEX dhe TXEX, shpërtheu në muajin gusht. Qytetarët e mashtruar janë kryesisht nga Lushnja dhe Divjaka.
    I pari që ngriti alarmin e këtyre skemave mashtruese online ishte deputeti socialist Erion Braçe, i cili vazhdon të denoncojë periodikisht. Edhe Policia e Shtetit bëri apel për qytetarët pak kohë më parë që të mos investojnë në këto platforma pasi janë mashtrime.
    Qytetarët, të cilët kanë investuar para, deri më tani nuk kanë bërë dot asnjë tërheqje parash pasi e kanë të bllokuar sistemin e nxjerrjes së parave. Ndërkohë, asnjë arrestim nuk ka deri më tani.
     

  • Investoi 8 mijë € në skemë online, 30-vjeçari tregon si u mashtrua përmes Telegramit: Ma sugjeroi një shok që kishte..

    Investoi 8 mijë € në skemë online, 30-vjeçari tregon si u mashtrua përmes Telegramit: Ma sugjeroi një shok që kishte..

    Pak javë më parë, u ngrit alarmi në vend për ekzistencën e një skeme me firmat piramidale që po tentonte të mashtronte qytetarët.
    Në media është publikuar dëshmia ekskluzive të një 30-vjeçari të mashtruar për të investuar në këtë mashtrim online. Në këtë dëshmi të dhënë për Report Tv, 30-vjeçari ka treguar se ai u përfshi në këtë skemë më datë 16 gusht, pasi ia sugjeroi një shok.
    Ai thotë se vetë investoi 2 mijë euro. Bashkë me të u futën në investim edhe 5 të afërm të tij, që në total vlera e tyre e investimit në platformat online shkojnë në 8 mijë euro.
    “Jam përfshirë në datë 16 gusht. Ma sugjeroi një shok që kishte dëgjuar në shoqëritë e veta që kishin investuar dhe kishin bërë tërheqje. Unë nuk kam parë që dikush të ketë bërë tërheqje. Kam investuar 2000 euro. Përveç meje janë dhe 5 persona të tjerë që kanë investuar në këtë platformë, janë njerëzit e mi të afërt. Shuma totale është 8 mijë euro. Deri në 24 gusht askush nuk ka tërhequr. Duhet të mbushje 1 muaj që të të kthehej me 5%. Në momentin që bën aplikimet të sakta, komunikimi ishte me anë të Telegramit. Ishin 13 mijë pjesëtarë. Nëse nuk investon nuk hyn dot te ai grupi. Dërgon të dhënat e tua dhe gjendjen e llogarisë, pastaj bëhej verifikimi dhe të kalonte te grupi 169”- tregoi ai.
    Komunikimet bëheshin në aplikacionin Telegram, që siç tregon 30-vjeçari, të integronin vetëm pasi të kishe treguar provat e investimit të parave në platformat online që rezultuan skema piramidale. Vlera fillestare e investimit ishte 850 euro.“Kevini ishte kryesori, dërgonte sinjal që ti të kapje e të rrisje vlerën e lekut. Kishte 8 sinjale në ditë, kur duhet të bëje investim. Vlera ishte me anë të përqindjes që mund të kapje. Vlera e investimit fillonte 850 euro e lart. Sa më shumë të investojë aq më shumë përfitoje”– shton si.
    I mashtruari tregon se në portofolin e tij dixhital ka aktualisht 5600 euro, por është i bindur se nuk mund t’i tërheqë dhe se ka rënë pre e mashtrimit.
    “Për momentin kam 5600 euro në portofolin dixhital. E kuptuam që ishte skemë mashtrimi por ishte tepër vonë”– tha 30-vjeçari.
    Vetë ra pre e kësaj skeme piramidale online, por ka një apel për qytetarët e tjerë.
    “Një mesazh kisha për të gjithë, askush mos të investojë në këto skema piramidale që thjesht vjedhin popullin dhe kursimet e tyre”– tha ai.
    Zbulohet mekanizmi i drejtimit të kompanive mashtruese në Divjakë, Braçe: Piramidave online u erdhi fundi!Investimit në firmat piramidale online, në platforma të tilla si XUEX dhe TXEX, shpërtheu në muajin gusht. Qytetarët e mashtruar janë kryesisht nga Lushnja dhe Divjaka. I pari që ngriti alarmin e këtyre skemave mashtruese online ishte deputeti socialist Erion Braçe, i cili vazhdon të denoncojë periodikisht.
    Edhe Policia e Shtetit bëri apel për qytetarët pak kohë më parë që të mos investojnë në këto platforma pasi janë mashtrime. Qytetarët, të cilët kanë investuar para, deri më tani nuk kanë bërë dot asnjë tërheqje parash pasi e kanë të bllokuar sistemin e nxjerrjes së parave. Ndërkohë, asnjë arrestim nuk ka deri më tani.