Tag: piramidale

  • Si ranë në grackë qytetarët! Agjentët marrosën mijëra shqiptarë, baza në Divjakë drejtohej nga 2 gra

    Si ranë në grackë qytetarët! Agjentët marrosën mijëra shqiptarë, baza në Divjakë drejtohej nga 2 gra

    PAMJE NGA OPERACIONI

    TIRANË-Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Fierit kanë goditur skemat piramidale online në Shqipëri XEUX dhe TXEX, duke finalizuar operacionin me arrestimin e 6 personave dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve. Në Lushnjë në pranga janë vendosur Arbër Çela 38, Emanuel Taullau 21 vjeç, ⁠Flavio Mukaj 23 vjeç; në Tiranë u arrestua ⁠Marius Kodra 28 vjeç; në Divjakë u vendosë në pranga Brunilda Todi 38 vjeçe dhe Brunilda Ndini 38 vjeçe. Ndërkohë në kërkim u shpallën edhe dy 35-vjeçarë. 
    Baza e mashtrimit online ndodhej në Lushnjë, në pronësi të Arbër Çelës. Ndërkohë në Divjakë në krye të saj qëndronin dy gra Brunilda Todi dhe Brunilda Ndini. Të arrestuarit kishin rol kyç në mashtrimin e qytetarëve. Konkretisht në postin e agjentit ata synonin anëtarët e rinj dhe i orinetonin përmes grupeve në aplikacione si Telegram. Njejtë si banorët e Divjakës rrëfyen për ZËRI, agjenti u kërkonte qytetarëve të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në grup, për të rritur përfitimet e tyre. Sa më shumë persona të sillje dhe sa më e madhe vlera e investuar, aq më shumë të ardhura të premtuara, por e gjitha ishte një mashtrim, ku humbnin kursimet e tyre.
    Investimi bëhej në kriptomonedha si USDT dhe TRON dhe qytetarët shpresonin të shumëfishonin fitimet e tyre. Kthimi i parave nga dollarë fizikë në një portofol dixhital me ‘ustd’ raportohet së bëhet në pikavt e këmbimit valutor edhe pse në Republikën e Shqipërisë nuk ka asnjë pikë këmbimi valutore të licensuar për të kryer këtë aktivitet në fushën e kriptomonedhave.
    “Ajo është kshu si rregull nëse fut 1 mijë dollarë, ajo është me përqindje dhe fillon 13 përqind, të jep dy sinjale dhe fillon pastaj vazhdon 14 përqind, 15, 16 sa më shumë lekë të kesh aq më shumë rritet përqindja …nëse ke 10 mijë euro merr 150 në ditë pastaj vazhdon në rritje prap. Duhet të vijë njëri me link dhe ai i shpërndan pastaj, ka një rregull ai personi që do hyjë ka për detyrim të fusë deri në 5 veta dhe krijon grup kalon si agjent,”-shpjegoi banori në Divjakë për ZËRI.
    Autoritetet njoftuan se gjatë hetimit disa mujor u kryen 83 kontrolle personash dhe banesash në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh. Policia sekuestroi 50 celularë, 11 kompjutera, hard-disqe, DVR, një makinë dhe shuma të konsiderueshme parash: 4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1,750 dollarë amerikanëdhe 340 franga zvicerane. Gjithashtu, për llogari të hetimit, autoritetet shqiptare bllokuan 6 llogari të kriptomonedhave.
    DEKLARATA E POLICISË:
    Ky operacion u zhvillua në shkallë të gjerë, me kontrolle personash dhe banesash në disa qytete dhe u finalizua me arrestimin e 6 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve. Fillimisht po ja kaloj fjalën Drejtoreshë Ervinës dhe më pas do bëj me dije rezultatet e finalizmit të operacionit.
    Nga ana e strukturave të specializuara të Polcisië së Shtetit, nisur nga shqetësimet e ngritura nga qytetarët për mashtrime online me pretendimin e investimeve duke përfituar, por në të vërtetë ishin skema piramidale duke mashtuar qytetarët dhe përfituar paratë e tyre të investuara në këto skema piramidale, menjëherë filloi puna për investigimin, sigurimin e informacionit dhe goditjen e tyre, krahas kësaj nga Policia e Shtetit u njoftuan qytetarët që të mos kryenin asnjë veprim në të tilla skema pridamidale.
    Në vijim të punës voluminoze, hetimore dhe profesionale, nga strukturat e Policisë së Shtetit u bë finalizimi i operacionit policor të koduar “XUEX”,, operacion i cili u zhvillua nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.
    Ky operacion është rezultat i një hetimi disa mujor i mbështetur mbi informacione të verifikuara dhe punë të specializuar hetimore, që synonte goditjen e një skeme të dyshuar mashtruese piramidale, e cila funksiononte online përmes formave moderne të mashtrimit financiar dhe përdorimit të kriptomonedhave. Operacioni u shtri në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh dhe u ushtruan gjithsej 83 kontrolle persoansh dhe banesash.
    Hetimi ka dokumentuar aktivitetin e një rrjeti individësh që vepronin si agjentë kryesorë, duke promovuar platforma të rreme investimi nëpërmjet të cilave qytetarëve u premtohej fitim i shpejtë dhe i sigurt. Këta individë, të pozicionuar në nivelet e para të zinxhirit të skemës, kishin rol kyç në rekrutimin e pjesëmarrësve të rinj dhe në orientimin e tyre përmes grupeve të mbyllura në aplikacione si Telegram. Aty ata udhëzoheshin se si të investonin në kriptomonedha si USDT dhe TRON me idenë se përmes këtyre investimeve do të shumëfishonin fitimet e tyre.
    Përdorimi i kriptomonedhave në këtë skemë nuk ishte rastësor – përkundrazi, ato u zgjodhën pikërisht për vështirësinë që ofrojnë në gjurmim dhe për perceptimin e gabuar që kanë tek shumë qytetarë si mjete “moderne” dhe të sigurta për investim.
    Falë përdorimit të teknologjive të avancuara të analizës së zinxhirit të bllokut (blockchain) dhe metodave speciale hetimore, u bë e mundur identifikimi i disa prej aktorëve kyç që operonin në terren, të cilët kanë shërbyer si hallka lidhëse mes qytetarëve dhe organizatorëve të skemës. Organizatorët e vërtetë të kësaj skeme vijojnë të jenë objekt hetimi, dhe Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Fier, po ndjek të gjitha gjurmët për të zbardhur tërësisht strukturën e këtij rrjeti dhe për të vendosur para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës. 
    Ky rast duhet të shërbejë si një thirrje e fortë për ndërgjegjësimin e qytetarëve: mos besoni në “investime të sigurta” që premtojnë fitim të menjëhershëm. Mos lejoni që emocionet, dëshira për përfitim të shpejtë apo presioni nga persona të njohur t’ju shtyjë të bëheni pjesë e strukturave të tilla. Ato nuk janë mundësi investimi – janë mashtrime të strukturuara, të sofistikuara dhe të rrezikshme, ku në fund gjithmonë humbin më të pambrojturit.
    Policia e Shtetit do të vazhdojë punën me përkushtim për të goditur çdo formë të krimit kibernetik dhe ekonomik, dhe njëkohësisht fton qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të denoncojnë çdo rast të dyshuar përmes strukturave tona ose platformave zyrtare të komunikimit. Faleminderit dhe tani Drejtori i qarkut do bëjë me dije rezultate e operacionit në qarkun Fier.
    Sic bëra me dije në fillim të konferencës, për finalizimin e operacionit te koduar “XUEX”, u angazhuan të gjitha strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku në zbatim të vendimit të Gjykatës Fier, u ushtruan 83 kontrolle personash, banesash dhe subjektesh lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online. Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: A. Ç., 38 vjeç, E. T., 21 vjeç, F. M., 23 vjeç, të tre banues në Lushnjë, M. K. 28 vjeç, banues në Tiranë, B. T., 38 vjeçe dhe B.N., 38 vjeçe, të dyja banuese në Divjakë, të dyshuar për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim Kompjuterik”.Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit E. Sh., 35 vjeç dhe A. Sh. 29 vjeçe, të dy banues në Divjakë, të dyshuar për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim Kompjuterik”.
    Nga hetimet rezulton se këta shtetas kanë vepruar si agjentë kyç të kësaj skeme mashtruese.Skema funksiononte mbi modelin klasik piramidal: qytetarët që investonin, udhëzoheshin të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në system, për të rritur përfitimet e tyre. Sa më shumë persona të sillje dhe sa me e madhe vlera e investuar, aq më shumë të ardhura të premtuara. Por në të vërtetë, këto nuk ishin investime reale, por një mekanizëm i mirëorganizuar për të përfituar fonde përmes mashtrimit, ku vetëm nivelet më të larta fitonin, ndërsa shumica sidomos pjesa fundore e piramidës humbnin kursimet e tyre.
    Po gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 50 aparate celularë, 11 njësi kompjuterike, 1 DVR, 2 hardisk, 1 automjet, 4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1750 dollarë dhe 340 franga.
    Gjithashtu, u ngrinë gjashtë llogari të kriptomonedhave, që dyshohet se janë përdorur për të kanalizuar të ardhurat nga aktiviteti kriminal.
    Duke përfituar nga rasti dua të siguroj qytetarët e qarkut Fier se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe për garantimin e sigurisë së nxënësve në shkolla. Në këtë kuadër ftoj të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë dhe të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin 112 duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e professional nga ana e strukturave të policisë.

  • Piramidat online/ Zbardhet skema, si funksiononte rrjeti i mashtrimit i shtrirë në disa qytete

    Piramidat online/ Zbardhet skema, si funksiononte rrjeti i mashtrimit i shtrirë në disa qytete

    Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit dhe strukturat e tjera vendore, finalizoi operacionin e koduar “XUEX”, i zhvilluar në disa qytete të vendit, për goditjen e një skeme të dyshuar piramidale me mashtrime financiare përmes platformave online dhe përdorimit të kriptomonedhave.
    Pas një hetimi disa mujor, u ushtruan 83 kontrolle në Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh. Gjatë hetimit u arrestuan 6 persona dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë, të dyshuar për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim kompjuterik”.
    Sipas hetimeve, skema mashtruese funksiononte përmes rrjeteve sociale dhe aplikacioneve si Telegram, ku qytetarëve u premtohej fitim i shpejtë nëpërmjet investimeve në kriptomonedha si USDT dhe TRON. Pjesëmarrësit udhëzoheshin të rekrutonin persona të tjerë për të përfituar më shumë.
    Gjatë operacionit u sekuestruan 50 celularë, 11 kompjuterë, para në valutë të ndryshme (4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1750 dollarë dhe 340 franga), një automjet dhe pajisje elektronike. U ngrinë gjithashtu gjashtë llogari të kriptomonedhave të dyshuara si kanale për aktivitetin kriminal.
    Policia i bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve të tilla dhe të denoncojnë çdo rast të dyshuar në numrin 112, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe anonim.
    Njoftimi i policisë: 
    Ky operacion u zhvillua në shkallë të gjerë, me kontrolle personash dhe banesash në disa qytete dhe u finalizua me arrestimin e 6 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve. Fillimisht po ja kaloj fjalën Drejtoreshë Ervinës dhe më pas do bëj me dije rezultatet e finalizmit të operacionit.
    Nga ana e strukturave të specializuara të Polcisië së Shtetit, nisur nga shqetësimet e ngritura nga qytetarët për mashtrime online me pretendimin e investimeve duke përfituar, por në të vërtetë ishin skema piramidale duke mashtuar qytetarët dhe përfituar paratë e tyre të investuara në këto skema piramidale, menjëherë filloi puna për investigimin, sigurimin e informacionit dhe goditjen e tyre, krahas kësaj nga Policia e Shtetit u njoftuan qytetarët që të mos kryenin asnjë veprim në të tilla skema pridamidale.
    Në vijim të punës voluminoze, hetimore dhe profesionale, nga strukturat e Policisë së Shtetit u bë finalizimi i operacionit policor të koduar “XUEX”,, operacion i cili u zhvillua nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.
    Ky operacion është rezultat i një hetimi disa mujor i mbështetur mbi informacione të verifikuara dhe punë të specializuar hetimore, që synonte goditjen e një skeme të dyshuar mashtruese piramidale, e cila funksiononte online përmes formave moderne të mashtrimit financiar dhe përdorimit të kriptomonedhave. Operacioni u shtri në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh dhe u ushtruan gjithsej 83 kontrolle persoansh dhe banesash.
    Hetimi ka dokumentuar aktivitetin e një rrjeti individësh që vepronin si agjentë kryesorë, duke promovuar platforma të rreme investimi nëpërmjet të cilave qytetarëve u premtohej fitim i shpejtë dhe i sigurt. Këta individë, të pozicionuar në nivelet e para të zinxhirit të skemës, kishin rol kyç në rekrutimin e pjesëmarrësve të rinj dhe në orientimin e tyre përmes grupeve të mbyllura në aplikacione si Telegram. Aty ata udhëzoheshin se si të investonin në kriptomonedha si USDT dhe TRON me idenë se përmes këtyre investimeve do të shumëfishonin fitimet e tyre.
    Përdorimi i kriptomonedhave në këtë skemë nuk ishte rastësor – përkundrazi, ato u zgjodhën pikërisht për vështirësinë që ofrojnë në gjurmim dhe për perceptimin e gabuar që kanë tek shumë qytetarë si mjete “moderne” dhe të sigurta për investim.
    Falë përdorimit të teknologjive të avancuara të analizës së zinxhirit të bllokut (blockchain) dhe metodave speciale hetimore, u bë e mundur identifikimi i disa prej aktorëve kyç që operonin në terren, të cilët kanë shërbyer si hallka lidhëse mes qytetarëve dhe organizatorëve të skemës. Organizatorët e vërtetë të kësaj skeme vijojnë të jenë objekt hetimi, dhe Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Fier, po ndjek të gjitha gjurmët për të zbardhur tërësisht strukturën e këtij rrjeti dhe për të vendosur para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës.
    Ky rast duhet të shërbejë si një thirrje e fortë për ndërgjegjësimin e qytetarëve: mos besoni në “investime të sigurta” që premtojnë fitim të menjëhershëm. Mos lejoni që emocionet, dëshira për përfitim të shpejtë apo presioni nga persona të njohur t’ju shtyjë të bëheni pjesë e strukturave të tilla. Ato nuk janë mundësi investimi – janë mashtrime të strukturuara, të sofistikuara dhe të rrezikshme, ku në fund gjithmonë humbin më të pambrojturit.
    Policia e Shtetit do të vazhdojë punën me përkushtim për të goditur çdo formë të krimit kibernetik dhe ekonomik, dhe njëkohësisht fton qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të denoncojnë çdo rast të dyshuar përmes strukturave tona ose platformave zyrtare të komunikimit. Faleminderit dhe tani Drejtori i qarkut do bëjë me dije rezultate e operacionit në qarkun Fier.
    Sic bëra me dije në fillim të konferencës, për finalizimin e operacionit te koduar “XUEX”, u angazhuan të gjitha strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku në zbatim të vendimit të Gjykatës Fier, u ushtruan 83 kontrolle personash, banesash dhe subjektesh lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online.Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: A. Ç., 38 vjeç, E. T., 21 vjeç, F. M., 23 vjeç, të tre banues në Lushnjë, M. K. 28 vjeç, banues në Tiranë, B. T., 38 vjeçe dhe B.N., 38 vjeçe, të dyja banuese në Divjakë, të dyshuar për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim Kompjuterik”.Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit E. Sh., 35 vjeç dhe A. Sh. 29 vjeçe, të dy banues në Divjakë, të dyshuar për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim Kompjuterik”.
    Nga hetimet rezulton se këta shtetas kanë vepruar si agjentë kyç të kësaj skeme mashtruese.Skema funksiononte mbi modelin klasik piramidal: qytetarët që investonin, udhëzoheshin të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në system, për të rritur përfitimet e tyre. Sa më shumë persona të sillje dhe sa me e madhe vlera e investuar, aq më shumë të ardhura të premtuara. Por në të vërtetë, këto nuk ishin investime reale, por një mekanizëm i mirëorganizuar për të përfituar fonde përmes mashtrimit, ku vetëm nivelet më të larta fitonin, ndërsa shumica sidomos pjesa fundore e piramidës humbnin kursimet e tyre.
    Po gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:50 aparate celularë,11 njësi kompjuterike,1 DVR, 2 hardisk,1 automjet,4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1750 dollarë dhe 340 franga.Gjithashtu, u ngrinë gjashtë llogari të kriptomonedhave, që dyshohet se janë përdorur për të kanalizuar të ardhurat nga aktiviteti kriminal.Duke përfituar nga rasti dua të siguroj qytetarët e qarkut Fier se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe për garantimin e sigurisë së nxënësve në shkolla.Në këtë kuadër ftoj të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë dhe të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin 112 duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e professional nga ana e strukturave të policisë.

  • Policia e Shtetit paralajmëron për skemat piramidale online: Mos besoni në investime që premtojnë fitim të menjëhershëm

    Policia e Shtetit paralajmëron për skemat piramidale online: Mos besoni në investime që premtojnë fitim të menjëhershëm

    Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për skemat piramidale online.

    “Organizatorët e vërtetë vijojnë të jenë objekt hetimi dhe Polia po ndjek të gjitha gjumët për të zbardhur këtë rrjet. Mos besoni në investime të sigurta që premtojmë fitim të menjëhershëm. Mos lejoni që persona të njohur t’ju shtyjë të bëheni pjesë e skemave të tilla”.

  • Miliona euro të humbura- Firmat piramidale online, Policia ‘zbarkon’ në 5 qytete, 6 të arrestuar, 2 në kërkim

    Miliona euro të humbura- Firmat piramidale online, Policia ‘zbarkon’ në 5 qytete, 6 të arrestuar, 2 në kërkim

    LUSHNJE- Policia e shtetit ka zhvilluar një operacion në lidhje me firmat piramidale online TXEX dhe XEUX, të raportuara më herët nga ZËRI, ku janë mashtruar mijëra qytetarë. Skema e përdorur nga anëtarët e platformave, raportohet të jetë ajo e mashtrimit tipik ‘Ponzi’. Operacioni është shtrirë konkretisht në Dibër, Fier, Lushnjë, Divjakë Tiranë e Gramsh, qytete me numrin më të lartë të përdoruesve. Paraprakisht bëhet me dije se nga aksioni i zhvilluar janë arrestuar 6 persona, Arbër Çela 38, Emanuel Taullau 21 vjeç, ⁠Flavio Mukaj 23 vjeç, ⁠Marius Kodra 28 vjeç, Brunilda Todi 38 vjeçe dhe Brunilda Ndini 38 vjeçe. Ndërkohë dy të jerë janë shpallur në kërkim.
    ZËRI mësoi se skema është aq masive në Lushnje, ku ishte hapur edhe një lokal që mban si logo emrin e lojës dhe afrohen fermerët për të bërë blerjet në skemën piramidale. Policia tashmë ka goditur bazën, ku raportohet të jenë sekuestruar edhe shuma të konsiderushme parash. 

    Të arrestuarit kishin rol kyç në rekrutimin e pjesëmarrësve të rinj dhe në orientimin e tyre përmes grupeve në aplikacione si Telegram. Qytetarët udhëzoheshin se si të investonin në kriptomonedha si USDT dhe TRON me idenë se përmes këtyre investimeve do të shumëfishonin fitimet e tyre.

    Disa javë më parë, një denoncim i mbërritur në redaksinë e ZËRI na vuri nën alert për një skemë e cila sipas denoncuesit anonim ishte duke zhvatur qytetarët shqiptarë. Situata u bë alarmante pasi qytetarët të cilët kanë investuar lekë, kërkojnë të tërheqin shumën që kanë hedhur ose ato që kanë fituar, por nuk kanë arritur ti marrin mbrapsht. Në skemë janë një rrjet i gjerë i pikave të këmbimit valutor që bëjnë kthimin e parave nga dollarë fizikë në një portofol dixhital me ‘ustd’. Pasi portofoli virtual i fermerit mbushet me monedhat virtuale ai është i lirë të investojë.

    Dy platformat TXEX dhe XEUX paraqiten si aplikacione investimi në kriptovaluta dhe shpërndahen në disa rrjete sociale, ku më kryesori është në Telegram. Numri i qytetarëve që kanë shkarkuar këtë platformë dhe kanë investuar para raportohet të jetë gati 6 mijë. ZËRI u interesua nga afër ku banorët e Divjakës treguan me detaje se si investojnë lekët dhe rrugën që ndjekin nga regjistrimi në platformë deri tek mënyra si i tërheqin lekët. Ndërkohë, organizatorët e këtij aktiviteti kriminal vijojnë të jenë nën hetim nga policia shqiptare dhe asnjë prej tyre nuk është arrestuar./ZËRI

  • Goditen firmat piramidale online! Nga Dibra në Fier, kush janë 6 agjentët e arrestuar, në Divjakë në krye dy gra

    Goditen firmat piramidale online! Nga Dibra në Fier, kush janë 6 agjentët e arrestuar, në Divjakë në krye dy gra

    PAMJE NGA OPERACIONI

    TIRANË-Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Fierit kanë goditur skemat piramidale online në Shqipëri XEUX dhe TXEX, duke finalizuar operacionin me arrestimin e 6 personave dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve. Në Lushnjë në pranga janë vendosur Arbër Çela 38, Emanuel Taullau 21 vjeç, ⁠Flavio Mukaj 23 vjeç; në Tiranë u arrestua ⁠Marius Kodra 28 vjeç; në Divjakë u vendosë në pranga Brunilda Todi 38 vjeçe dhe Brunilda Ndini 38 vjeçe. Ndërkohë në kërkim u shpallën e dhe dy 35-vjeçarë. 
    Të arrestuarit kishin rol kyç në rekrutimin e pjesëmarrësve të rinj dhe në orientimin e tyre përmes grupeve në aplikacione si Telegram. Qytetarët udhëzoheshin se si të investonin në kriptomonedha si USDT dhe TRON me idenë se përmes këtyre investimeve do të shumëfishonin fitimet e tyre. Skema funksiononte mbi modelin piramidal, ku qytetarët që investonin, udhëzoheshin të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në grup, për të rritur përfitimet e tyre. Sa më shumë persona të sillje dhe sa më e madhe vlera e investuar, aq më shumë të ardhura të premtuara, por e gjitha ishte një mashtrim, ku humbnin kursimet e tyre.
    Autoritetet njoftuan se gjatë hetimit disa mujor u kryen 83 kontrolle personash dhe banesash në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh. Policia sekuestroi 50 celularë, 11 kompjutera, hard-disqe, DVR, një makinë dhe shuma të konsiderueshme parash: 4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1,750 dollarë amerikanëdhe 340 franga zvicerane. Gjithashtu, për llogari të hetimit, autoritetet shqiptare bllokuan 6 llogari të kriptomonedhave.
    DEKLARATA E POLICISË:
    Ky operacion u zhvillua në shkallë të gjerë, me kontrolle personash dhe banesash në disa qytete dhe u finalizua me arrestimin e 6 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve. Fillimisht po ja kaloj fjalën Drejtoreshë Ervinës dhe më pas do bëj me dije rezultatet e finalizmit të operacionit.
    Nga ana e strukturave të specializuara të Polcisië së Shtetit, nisur nga shqetësimet e ngritura nga qytetarët për mashtrime online me pretendimin e investimeve duke përfituar, por në të vërtetë ishin skema piramidale duke mashtuar qytetarët dhe përfituar paratë e tyre të investuara në këto skema piramidale, menjëherë filloi puna për investigimin, sigurimin e informacionit dhe goditjen e tyre, krahas kësaj nga Policia e Shtetit u njoftuan qytetarët që të mos kryenin asnjë veprim në të tilla skema pridamidale.
    Në vijim të punës voluminoze, hetimore dhe profesionale, nga strukturat e Policisë së Shtetit u bë finalizimi i operacionit policor të koduar “XUEX”,, operacion i cili u zhvillua nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.
    Ky operacion është rezultat i një hetimi disa mujor i mbështetur mbi informacione të verifikuara dhe punë të specializuar hetimore, që synonte goditjen e një skeme të dyshuar mashtruese piramidale, e cila funksiononte online përmes formave moderne të mashtrimit financiar dhe përdorimit të kriptomonedhave. Operacioni u shtri në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh dhe u ushtruan gjithsej 83 kontrolle persoansh dhe banesash.
    Hetimi ka dokumentuar aktivitetin e një rrjeti individësh që vepronin si agjentë kryesorë, duke promovuar platforma të rreme investimi nëpërmjet të cilave qytetarëve u premtohej fitim i shpejtë dhe i sigurt. Këta individë, të pozicionuar në nivelet e para të zinxhirit të skemës, kishin rol kyç në rekrutimin e pjesëmarrësve të rinj dhe në orientimin e tyre përmes grupeve të mbyllura në aplikacione si Telegram. Aty ata udhëzoheshin se si të investonin në kriptomonedha si USDT dhe TRON me idenë se përmes këtyre investimeve do të shumëfishonin fitimet e tyre.
    Përdorimi i kriptomonedhave në këtë skemë nuk ishte rastësor – përkundrazi, ato u zgjodhën pikërisht për vështirësinë që ofrojnë në gjurmim dhe për perceptimin e gabuar që kanë tek shumë qytetarë si mjete “moderne” dhe të sigurta për investim.
    Falë përdorimit të teknologjive të avancuara të analizës së zinxhirit të bllokut (blockchain) dhe metodave speciale hetimore, u bë e mundur identifikimi i disa prej aktorëve kyç që operonin në terren, të cilët kanë shërbyer si hallka lidhëse mes qytetarëve dhe organizatorëve të skemës. Organizatorët e vërtetë të kësaj skeme vijojnë të jenë objekt hetimi, dhe Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Fier, po ndjek të gjitha gjurmët për të zbardhur tërësisht strukturën e këtij rrjeti dhe për të vendosur para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës. 
    Ky rast duhet të shërbejë si një thirrje e fortë për ndërgjegjësimin e qytetarëve: mos besoni në “investime të sigurta” që premtojnë fitim të menjëhershëm. Mos lejoni që emocionet, dëshira për përfitim të shpejtë apo presioni nga persona të njohur t’ju shtyjë të bëheni pjesë e strukturave të tilla. Ato nuk janë mundësi investimi – janë mashtrime të strukturuara, të sofistikuara dhe të rrezikshme, ku në fund gjithmonë humbin më të pambrojturit.
    Policia e Shtetit do të vazhdojë punën me përkushtim për të goditur çdo formë të krimit kibernetik dhe ekonomik, dhe njëkohësisht fton qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të denoncojnë çdo rast të dyshuar përmes strukturave tona ose platformave zyrtare të komunikimit. Faleminderit dhe tani Drejtori i qarkut do bëjë me dije rezultate e operacionit në qarkun Fier.
    Sic bëra me dije në fillim të konferencës, për finalizimin e operacionit te koduar “XUEX”, u angazhuan të gjitha strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku në zbatim të vendimit të Gjykatës Fier, u ushtruan 83 kontrolle personash, banesash dhe subjektesh lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online. Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: A. Ç., 38 vjeç, E. T., 21 vjeç, F. M., 23 vjeç, të tre banues në Lushnjë, M. K. 28 vjeç, banues në Tiranë, B. T., 38 vjeçe dhe B.N., 38 vjeçe, të dyja banuese në Divjakë, të dyshuar për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim Kompjuterik”.Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit E. Sh., 35 vjeç dhe A. Sh. 29 vjeçe, të dy banues në Divjakë, të dyshuar për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim Kompjuterik”.
    Nga hetimet rezulton se këta shtetas kanë vepruar si agjentë kyç të kësaj skeme mashtruese.Skema funksiononte mbi modelin klasik piramidal: qytetarët që investonin, udhëzoheshin të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në system, për të rritur përfitimet e tyre. Sa më shumë persona të sillje dhe sa me e madhe vlera e investuar, aq më shumë të ardhura të premtuara. Por në të vërtetë, këto nuk ishin investime reale, por një mekanizëm i mirëorganizuar për të përfituar fonde përmes mashtrimit, ku vetëm nivelet më të larta fitonin, ndërsa shumica sidomos pjesa fundore e piramidës humbnin kursimet e tyre.
    Po gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 50 aparate celularë, 11 njësi kompjuterike, 1 DVR, 2 hardisk, 1 automjet, 4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1750 dollarë dhe 340 franga.
    Gjithashtu, u ngrinë gjashtë llogari të kriptomonedhave, që dyshohet se janë përdorur për të kanalizuar të ardhurat nga aktiviteti kriminal.
    Duke përfituar nga rasti dua të siguroj qytetarët e qarkut Fier se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe për garantimin e sigurisë së nxënësve në shkolla. Në këtë kuadër ftoj të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë dhe të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin 112 duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e professional nga ana e strukturave të policisë.

  • Fier: Operacioni “XUEX” godet skemat piramidale online, 6 të arrestuar, 2 në kërkim

    Fier: Operacioni “XUEX” godet skemat piramidale online, 6 të arrestuar, 2 në kërkim

    Në një konferencë të përbashkët për shtyp mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Fierit, u prezantuan rezultatet e operacionit policor të koduar “XUEX”, një aksion i gjerë kundër veprimtarive kriminale online të skemave piramidale. Të pranishme në konferencë ishin Drejtoresha e Hetimit të Krimit Kibernetik, Ervina Gjana, dhe Prokurorja Jonida Allushi, të cilat bënë publike detajet e hetimit dhe finalizimit të operacionit.

    Operacioni “XUEX” u zhvillua pas një hetimi disa mujor, i mbështetur në informacione të verifikuara dhe teknologji të avancuara të analizës së zinxhirit të bllokut (blockchain). Skema mashtruese funksiononte online, duke përdorur platforma të rreme investimi dhe kriptomonedha si USDT dhe TRON, për të joshur qytetarët me premtime për fitime të shpejta dhe të sigurta.
    Individët e përfshirë vepronin si agjentë rekrutues në grupe të mbyllura në aplikacione si Telegram, ku udhëzonin qytetarët të investonin dhe të sillnin pjesëmarrës të rinj — një model klasik piramidal ku vetëm nivelet e larta përfitonin, ndërsa pjesa tjetër humbiste kursimet.
    6 persona të arrestuar: A. Ç., E. T., F. M. (banues në Lushnjë), M. K. (Tiranë), B. T. dhe B. N. (Divjakë)2 persona në kërkim: E. Sh. dhe A. Sh. (Divjakë)83 kontrolle në Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe GramshSekuestro: 50 celularë, 11 kompjuterë, 1 automjet, 4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1750 dollarë, 340 franga dhe 6 llogari kriptomonedhash të ngriraPolicia e Shtetit dhe Prokuroria e Fierit theksojnë se ky rast duhet të shërbejë si paralajmërim për qytetarët: investimet që premtojnë fitim të menjëhershëm janë shpesh mashtrime të strukturuara. Qytetarët ftohen të tregojnë kujdes maksimal dhe të denoncojnë çdo rast të dyshuar në numrin 112, duke iu garantuar anonimat dhe reagim profesional.
    Ky operacion është një dëshmi e përkushtimit institucional për të luftuar krimin kibernetik dhe për të mbrojtur qytetarët nga format moderne të mashtrimit financiar.av/kj

  • Aksion kundër firmave piramidale online, 6 të arrestuar (Emrat)

    Aksion kundër firmave piramidale online, 6 të arrestuar (Emrat)

    Policia dhe Prokuroria e Fierit kanë goditur një skemë piramidale online, duke vënë në pranga gjashtë persona dhe duke shpallur në kërkim dy të tjerë. Ky operacion i koduar “XUEX” u shtri në disa qytete të vendit, si Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh, pas një hetimi disa mujor.
    Gjatë konferencës për shtyp, Policia njoftoi se operacioni kishte në shënjestër një grup individësh që mashtronin qytetarët duke u premtuar fitime të shpejta përmes investimeve në kriptomonedha si USDT dhe TRON. Skema funksiononte sipas modelit klasik piramidal, ku pjesëmarrësit rekrutonin persona të tjerë për të rritur fitimet e tyre, por në fund, vetëm nivelet e larta fitonin, ndërsa shumica humbnin kursimet e tyre.
    Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik theksoi se përdorimi i kriptomonedhave nuk ishte rastësi, pasi ato ofrojnë vështirësi në gjurmim. Megjithatë, falë përdorimit të teknologjive të avancuara të analizës së zinxhirit të bllokut (blockchain) u bë i mundur identifikimi i autorëve dhe hallkave kryesore të skemës.
    Të arrestuarit dhe provat e sekuestruara
    Si rezultat i 83 kontrolleve të kryera, u arrestuan:

    Arbër Çela, 38 vjeç, nga Lushnja
    Emanuel Taullau, 21 vjeç, nga Lushnja
    Flavio Mukaj, 23 vjeç, nga Lushnja
    Marius Kodra, 28 vjeç, nga Tirana
    Brunilda Todi, 38 vjeçe, nga Divjaka
    Brunilda Ndini, 38 vjeçe, nga Divjaka

    Gjithashtu, u shpallën në kërkim E. Sh. (35 vjeç) dhe A. Sh. (29 vjeçe). Të gjithë dyshohen për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim kompjuterik”.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

    50 aparate celularë
    11 njësi kompjuterike
    4.2 milionë lekë, 28 mijë euro, 1.750 dollarë dhe 340 franga
    1 automjet
    U ngrinë edhe gjashtë llogari të kriptomonedhave.

    Policia u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm ndaj premtimeve për fitime të shpejta dhe të denoncojnë çdo skemë të dyshuar mashtruese.

  • Policia godet firmat piramidale online/ 6 të arrestuar në qarkun e Fierit, 2 të tjerë në kërkim! Zbulohet baza e tyre (Emrat)

    Policia godet firmat piramidale online/ 6 të arrestuar në qarkun e Fierit, 2 të tjerë në kërkim! Zbulohet baza e tyre (Emrat)

    Është finalizuar mbrëmë, 13 shtator, një operacion masiv në Fier, Divjakë dhe Lushnje lidhur me firmat piramidale online.
    Drejtori i policisë së qarkut Fier bëri me dije se në kuadër të këtij operacioni janë kryer 83 kontrolle banesash e subjektesh.
    “Nisur nga shqetësimet e qytetarëve për mashtrimet online me premtimin për investime, nisi puna për hetimet dhe goditjen e këtyre skemave piramidale.”
    Mësohet se në pranga kanë rënë gjashtë persona, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë.
    TË ARRESTUARIT:
    Arbër Çela  38 vjeç nga Lushnja
    Emanuel Taullau nga Lushjna
    ⁠Flavio Mukaj 23 vjeç nga Lushnja
    ⁠Marius Kodra 28 vjeç nga Tirana
    Brunilda Todi 38 vjeçe nga Divjaka
    Brunilda Ndini 38 vjeçe nga Divjaka
    NË KËRKIM:
    E.Sh. 35 vjeç
    A.Sh. 35 vjeç
    Kujtojmë se i pari që ngriti alarmin e firmave piramidale online ka qenë deputeti socialist Erjon Braçe, i cili vazhdimisht ka denoncuar këtë aktivitetet kriminal duke kërkuar që policia të marrë masa.
    Konferenca për mediat
    Konferencë e përbashkët për shtyp mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Fierit për goditjen e skemave piramidale online.
    Përshëndetje, jemi sot këtu përpara jush, bashkë me Drejtoreshën e Drejtorisë për Hetimin e Krimit Kibernetik në Deparatamentin e Policsië Kriminale Drejtuese e Parë Ervina Gjana dhe Prokuroren pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, Jonida Allushi,  për të bërë me dije rezultet e operacionit policor të koduar “XUEX”,  për goditjen e veprimtarisë kriminale online të skemave piramidale, operacion i cili u fillua dhe u finalizua në qarkun Fier.
    Ky operacion u zhvillua në shkallë të gjerë, me kontrolle personash dhe banesash në disa qytete dhe u finalizua me arrestimin e 6 shtetasve  dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve. Fillimisht po ja kaloj fjalën Drejtoreshë Ervinës dhe më pas do bëj me dije rezultatet e finalizmit të operacionit.
    Nga ana e strukturave të specializuara të Polcisië së Shtetit, nisur nga shqetësimet e ngritura nga qytetarët për mashtrime online me pretendimin e investimeve duke përfituar, por në të vërtetë ishin skema piramidale  duke mashtuar qytetarët dhe përfituar paratë e tyre të investuara në këto skema piramidale, menjëherë filloi puna për investigimin, sigurimin e informacionit dhe goditjen e tyre, krahas kësaj nga Policia e Shtetit u njoftuan qytetarët që të mos kryenin asnjë veprim në të tilla skema pridamidale.
    Në vijim të punës voluminoze, hetimore dhe profesionale, nga strukturat e   Policisë së Shtetit u bë finalizimi i operacionit policor të koduar “XUEX”,, operacion i cili u zhvillua nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.
    Ky operacion është rezultat i një hetimi disa mujor i mbështetur mbi informacione të verifikuara dhe punë të specializuar hetimore, që synonte goditjen e një skeme të dyshuar mashtruese piramidale, e cila funksiononte online përmes formave moderne të mashtrimit financiar dhe përdorimit të kriptomonedhave. Operacioni u shtri në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh dhe u ushtruan gjithsej 83 kontrolle persoansh dhe banesash.
    Hetimi ka dokumentuar aktivitetin e një rrjeti individësh që vepronin si agjentë kryesorë, duke promovuar platforma të rreme investimi nëpërmjet të cilave qytetarëve u premtohej fitim i shpejtë dhe i sigurt. Këta individë, të pozicionuar në nivelet e para të zinxhirit të skemës, kishin rol kyç në rekrutimin e pjesëmarrësve të rinj dhe në orientimin e tyre përmes grupeve të mbyllura në aplikacione si Telegram. Aty ata udhëzoheshin se si të investonin në kriptomonedha si USDT dhe  TRON me idenë se përmes këtyre investimeve do të shumëfishonin fitimet e tyre.
    Përdorimi i kriptomonedhave në këtë skemë nuk ishte rastësor – përkundrazi, ato u zgjodhën pikërisht për vështirësinë që ofrojnë në gjurmim dhe për perceptimin e gabuar që kanë tek shumë qytetarë si mjete “moderne” dhe të sigurta për investim.
    Falë përdorimit të teknologjive të avancuara të analizës së zinxhirit të bllokut (blockchain) dhe metodave speciale hetimore, u bë e mundur identifikimi i disa prej aktorëve kyç që operonin në terren, të cilët kanë shërbyer si hallka lidhëse mes qytetarëve dhe organizatorëve të skemës. Organizatorët e vërtetë të kësaj skeme vijojnë të jenë objekt hetimi, dhe Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Fier, po ndjek të gjitha gjurmët për të zbardhur tërësisht strukturën e këtij rrjeti dhe për të vendosur para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës.
    Ky rast duhet të shërbejë si një thirrje e fortë për ndërgjegjësimin e qytetarëve: mos besoni në “investime të sigurta” që premtojnë fitim të menjëhershëm. Mos lejoni që emocionet, dëshira për përfitim të shpejtë apo presioni nga persona të njohur t’ju shtyjë të bëheni pjesë e strukturave të tilla. Ato nuk janë mundësi investimi – janë mashtrime të strukturuara, të sofistikuara dhe të rrezikshme, ku në fund gjithmonë humbin më të pambrojturit.
    Policia e Shtetit do të vazhdojë punën me përkushtim për të goditur çdo formë të krimit kibernetik dhe ekonomik, dhe njëkohësisht fton qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të denoncojnë çdo rast të dyshuar përmes strukturave tona ose platformave zyrtare të komunikimit. Faleminderit dhe tani Drejtori i qarkut do bëjë me dije rezultate e operacionit në qarkun Fier.
    Sic bëra me dije në fillim të konferencës, për finalizimin e operacionit te koduar “XUEX”, u angazhuan të gjitha strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku në zbatim të vendimit të Gjykatës Fier, u ushtruan 83 kontrolle personash, banesash dhe subjektesh lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online.
    Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: A. Ç.,  38 vjeç,  E. T., 21 vjeç, F. M., 23 vjeç, të tre banues në Lushnjë, M. K. 28 vjeç, banues në Tiranë, B. T., 38 vjeçe dhe B.N., 38 vjeçe, të dyja banuese në Divjakë, të dyshuar për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim Kompjuterik”.
    Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit E. Sh., 35 vjeç dhe A. Sh. 29 vjeçe, të dy banues në Divjakë, të dyshuar për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim Kompjuterik”.
    Nga hetimet rezulton se këta shtetas kanë vepruar si agjentë kyç të kësaj skeme mashtruese.
    Skema funksiononte mbi modelin klasik piramidal: qytetarët që investonin, udhëzoheshin të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në system, për të rritur përfitimet e tyre. Sa më shumë persona të sillje dhe sa me e madhe vlera e investuar, aq më shumë të ardhura të premtuara. Por në të vërtetë, këto nuk ishin investime reale, por një mekanizëm i mirëorganizuar për të përfituar fonde përmes mashtrimit, ku vetëm nivelet më të larta fitonin, ndërsa shumica sidomos pjesa fundore e piramidës humbnin kursimet e tyre.
    Po gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
    50 aparate celularë,
    11 njësi kompjuterike,
    1 DVR, 2 hardisk,
    1 automjet,
    4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1750 dollarë dhe 340 franga.
    Gjithashtu, u  ngrinë gjashtë llogari të kriptomonedhave, që dyshohet se janë përdorur për të kanalizuar të ardhurat nga aktiviteti kriminal.
    Duke përfituar nga rasti dua të siguroj qytetarët e qarkut Fier se strukturat e  Drejtorisë Vendore të Policisë Fier janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe për garantimin e sigurisë së nxënësve në shkolla.
    Në këtë kuadër ftoj të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë dhe të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin 112 duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e professional nga ana e strukturave të policisë.
    Faleminderit dhe jemi të hapur për pyetje .

  • XUEX, mijëra euro, dollarë, lekë e../ Ja çfarë u zbulua në operacionin kundër skemave piramidale online? (Detajet)

    XUEX, mijëra euro, dollarë, lekë e../ Ja çfarë u zbulua në operacionin kundër skemave piramidale online? (Detajet)

    Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Fierit zhvilluan operacionin e koduar “XUEX”, duke goditur një rrjet mashtrues që funksiononte përmes platformave online dhe kriptomonedhave. Pas hetimeve disa mujore, u ushtruan 83 kontrolle në Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh.
    Në pranga ranë 6 persona, mes tyre banorë të Lushnjës, Tiranës dhe Divjakës, ndërsa 2 të tjerë u shpallën në kërkim. Skema mashtruese funksiononte mbi modelin piramidal, ku qytetarëve u premtoheshin fitime të shpejta në këmbim të sjelljes së anëtarëve të rinj dhe investimeve në kriptomonedha.
    Gjatë operacionit u sekuestruan 50 celularë, 11 kompjuterë, 1 automjet, rreth 4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1750 dollarë, 340 franga dhe 6 llogari kriptomonedhash.
    Policia dhe Prokuroria theksuan se hetimet vazhdojnë për të identifikuar organizatorët kryesorë dhe bënë thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve të tilla.
    Konferenca e policisë në Fier
    Konferencë e përbashkët për shtyp mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Fierit për goditjen e skemave piramidale online.
    Përshëndetje, jemi sot këtu përpara jush, bashkë me Drejtoreshën e Drejtorisë për Hetimin e Krimit Kibernetik në Deparatamentin e Policsië Kriminale Drejtuese e Parë Ervina Gjana dhe Prokuroren pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, Jonida Allushi,  për të bërë me dije rezultet e operacionit policor të koduar “XUEX”,  për goditjen e veprimtarisë kriminale online të skemave piramidale, operacion i cili u fillua dhe u finalizua në qarkun Fier.
    Ky operacion u zhvillua në shkallë të gjerë, me kontrolle personash dhe banesash në disa qytete dhe u finalizua me arrestimin e 6 shtetasve  dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve. Fillimisht po ja kaloj fjalën Drejtoreshë Ervinës dhe më pas do bëj me dije rezultatet e finalizmit të operacionit.
    Nga ana e strukturave të specializuara të Polcisië së Shtetit, nisur nga shqetësimet e ngritura nga qytetarët për mashtrime online me pretendimin e investimeve duke përfituar, por në të vërtetë ishin skema piramidale  duke mashtuar qytetarët dhe përfituar paratë e tyre të investuara në këto skema piramidale, menjëherë filloi puna për investigimin, sigurimin e informacionit dhe goditjen e tyre, krahas kësaj nga Policia e Shtetit u njoftuan qytetarët që të mos kryenin asnjë veprim në të tilla skema pridamidale.
    Në vijim të punës voluminoze, hetimore dhe profesionale, nga strukturat e   Policisë së Shtetit u bë finalizimi i operacionit policor të koduar “XUEX”,, operacion i cili u zhvillua nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.
    Ky operacion është rezultat i një hetimi disa mujor i mbështetur mbi informacione të verifikuara dhe punë të specializuar hetimore, që synonte goditjen e një skeme të dyshuar mashtruese piramidale, e cila funksiononte online përmes formave moderne të mashtrimit financiar dhe përdorimit të kriptomonedhave. Operacioni u shtri në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh dhe u ushtruan gjithsej 83 kontrolle persoansh dhe banesash.
    Hetimi ka dokumentuar aktivitetin e një rrjeti individësh që vepronin si agjentë kryesorë, duke promovuar platforma të rreme investimi nëpërmjet të cilave qytetarëve u premtohej fitim i shpejtë dhe i sigurt. Këta individë, të pozicionuar në nivelet e para të zinxhirit të skemës, kishin rol kyç në rekrutimin e pjesëmarrësve të rinj dhe në orientimin e tyre përmes grupeve të mbyllura në aplikacione si Telegram. Aty ata udhëzoheshin se si të investonin në kriptomonedha si USDT dhe  TRON me idenë se përmes këtyre investimeve do të shumëfishonin fitimet e tyre.
    Përdorimi i kriptomonedhave në këtë skemë nuk ishte rastësor – përkundrazi, ato u zgjodhën pikërisht për vështirësinë që ofrojnë në gjurmim dhe për perceptimin e gabuar që kanë tek shumë qytetarë si mjete “moderne” dhe të sigurta për investim.
    Falë përdorimit të teknologjive të avancuara të analizës së zinxhirit të bllokut (blockchain) dhe metodave speciale hetimore, u bë e mundur identifikimi i disa prej aktorëve kyç që operonin në terren, të cilët kanë shërbyer si hallka lidhëse mes qytetarëve dhe organizatorëve të skemës. Organizatorët e vërtetë të kësaj skeme vijojnë të jenë objekt hetimi, dhe Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Fier, po ndjek të gjitha gjurmët për të zbardhur tërësisht strukturën e këtij rrjeti dhe për të vendosur para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës.
    Ky rast duhet të shërbejë si një thirrje e fortë për ndërgjegjësimin e qytetarëve: mos besoni në “investime të sigurta” që premtojnë fitim të menjëhershëm. Mos lejoni që emocionet, dëshira për përfitim të shpejtë apo presioni nga persona të njohur t’ju shtyjë të bëheni pjesë e strukturave të tilla. Ato nuk janë mundësi investimi – janë mashtrime të strukturuara, të sofistikuara dhe të rrezikshme, ku në fund gjithmonë humbin më të pambrojturit.
    Policia e Shtetit do të vazhdojë punën me përkushtim për të goditur çdo formë të krimit kibernetik dhe ekonomik, dhe njëkohësisht fton qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të denoncojnë çdo rast të dyshuar përmes strukturave tona ose platformave zyrtare të komunikimit. Faleminderit dhe tani Drejtori i qarkut do bëjë me dije rezultate e operacionit në qarkun Fier.
    Sic bëra me dije në fillim të konferencës, për finalizimin e operacionit te koduar “XUEX”, u angazhuan të gjitha strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku në zbatim të vendimit të Gjykatës Fier, u ushtruan 83 kontrolle personash, banesash dhe subjektesh lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online.
    Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: A. Ç.,  38 vjeç,  E. T., 21 vjeç, F. M., 23 vjeç, të tre banues në Lushnjë, M. K. 28 vjeç, banues në Tiranë, B. T., 38 vjeçe dhe B.N., 38 vjeçe, të dyja banuese në Divjakë, të dyshuar për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim Kompjuterik”.
    Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit E. Sh., 35 vjeç dhe A. Sh. 29 vjeçe, të dy banues në Divjakë, të dyshuar për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim Kompjuterik”.
    Nga hetimet rezulton se këta shtetas kanë vepruar si agjentë kyç të kësaj skeme mashtruese.
    Skema funksiononte mbi modelin klasik piramidal: qytetarët që investonin, udhëzoheshin të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në system, për të rritur përfitimet e tyre. Sa më shumë persona të sillje dhe sa me e madhe vlera e investuar, aq më shumë të ardhura të premtuara. Por në të vërtetë, këto nuk ishin investime reale, por një mekanizëm i mirëorganizuar për të përfituar fonde përmes mashtrimit, ku vetëm nivelet më të larta fitonin, ndërsa shumica sidomos pjesa fundore e piramidës humbnin kursimet e tyre.
    Po gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
    50 aparate celularë,
    11 njësi kompjuterike,
    1 DVR, 2 hardisk,
    1 automjet,
    4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1750 dollarë dhe 340 franga.
    Gjithashtu, u  ngrinë gjashtë llogari të kriptomonedhave, që dyshohet se janë përdorur për të kanalizuar të ardhurat nga aktiviteti kriminal.
    Duke përfituar nga rasti dua të siguroj qytetarët e qarkut Fier se strukturat e  Drejtorisë Vendore të Policisë Fier janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe për garantimin e sigurisë së nxënësve në shkolla.
    Në këtë kuadër ftoj të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë dhe të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin 112 duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e professional nga ana e strukturave të policisë.

  • Tufa me para nëpër sirtarë e kuti/ Video e aksionit që goditi skemat piramidale online

    Tufa me para nëpër sirtarë e kuti/ Video e aksionit që goditi skemat piramidale online

    Këto janë pamjet e operacionit Xuex të Policisë së Fierit të shtrirë në 5 qytete, që goditi firmat piramidale online, përmes të cilave mashtroheshin qytetarët për të investuar shuma parash.
    Gjatë aksionit u arrestuan 6 persona dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim. Ata janë agjentët në terren për të rekrutuar qytetarët. Ndërsa organizatorët janë në proces hetimi ende.
    Shuma të konsiderueshme parash, në Euro dhe Lekë, janë sekuestruar nga policia. Po kështu janë sekuestruar edhe telefona, kompjutera e shumë sende të tjera.
    Pjesë nga deklarata e policisë