Dy skema të reja mashtrimi janë zbuluar nga agjentë të infiltruar të Policisë së Fierit dhe ata të sektorit të Kibernetikës, të cilët prej javësh kanë qenë pjesë e grupeve të komunikimit dhe platformave online ku rekrutoheshin qytetarët, shkruan A2 CNN. Të dhënat e mbledhura nga brenda skemës çuan në identifikimin e dy platformave të reja, njëra prej të cilave rezulton tashmë e mbyllur, ndërsa tjetra ka nisur aktivitetin vetëm pak ditë më parë.
Hetuesit dyshojnë se këto dy skema janë të ngjashme me platformën mashtruese “XUEX”, e cila u godit pak ditë më parë në qarkun e Fierit duke çuar në arrestimin e 6 personave dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve. Agjentët po hetojnë nëse edhe pas këtyre dy skemave qëndrojnë po të njëjtët organizatorë apo nëse kemi të bëjmë me një tjetër grup kriminal të organizuar.
Por si funksionon skema piramidale online dhe si bëhet mashtrimi përmes investimeve të rreme? Këto skema funksionojnë përmes faqeve online që promovojnë investime të shpejta me kthim të lartë fitimi. Qytetarët joshen për të investuar shuma që variojnë jo më pak se 1 mijë dollarë e që më pas arrin deri në 5 mijë, me premtimin se do të përfitojnë shumëfishin brenda një kohe të shkurtër. Pasi bëjnë pagesën dhe dërgojnë faturën si provë, ata pranohen në grupe private në aplikacionin “Telegram”, ku marrin udhëzime të mëtejshme për “investimet”.
Tag: piramidale
-

Dy skema të tjera piramidale në Fier, agjentët e infiltruar si klientë zbërthejnë mashtrimin
-

Fermerë e bujqë investonin lekët në lokalin e tij! ‘Profesori’ kalon ‘topin’: Jam i mashtruar, se di çfarë bënin kamarierët
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Qindra qytetarë në Lushnjë e Divjakë ranë pre e mashtrimit të platformave piramidale online, duke humbur mijëra euro me shpresën e një investimi të përjetshëm. ZËRI mësoi se skema është aq masive në Lushnje, ku ishte hapur edhe një lokal që mban si logo emrin e lojës dhe afrohen fermerët për të bërë blerjet në skemën piramidale. Të paktën 900 qytetarë që kanë rënë pre e mashtrimit në Lushnje, Divjake, e Fier.
Në dosjen hetimore siguruar nga redaksia, bar-restoranti “La Bonta” në qytetin e Lushnjës, figuron në pronësi të 38-vjeçarit Arbër Çela, i njohur si ‘Profesori’, i arrestuar gjatë operacionit të zhvilluar në lidhje me firmat piramidale online TXEX dhe XEUX. Lokali i tij ishte kthyer në bazën e mashtrimit ku familjarë e fermerë, investonin shumat e majme të joshur nga reklamat në derën e biznesit. Kamarierët e tij përveç shërbimit, bënin dhe rolin e agjentit për të udhëzuar pjesëmarrësit e rinj dhe në orientimin e tyre përmes grupeve në aplikacione si Telegram.
Por në dëshminë e dhënë para hetuesve vetë pronari e kalon ‘topin’ tek kamarierët dhe rrëfen se platformën ja ka sugjeruar nipi i tij që ndodhet jashtë shtetit. Profesori deklaron se ai është po ashtu viktimë e këtij mashtrimi dhe mohon akuzat edhe lokali i tij ishte baza e firmës piramidale. 38-vjeçari pohon se ai vetë bashkë me motrën dhe bashkëshorten kanë investuar në platforma rreth 2 mijë dollarë dhe kanë përfituar 6 mijë. Lekët i ka tërhequr në Kosovë. Pronari i “La Bonta” thekson se platformën e ka menaxhuar vetë.
Arbër Çela: Unë kam investuar vetëm në platformën Xuex, në Txex jo dhe më ka sugjeruar nipi im Veiz Cani i cili jeton jashtë shtetit. Të gjitha ti mëson vet Joana dhe profesor Smith. Dua të them se të gjitha procedurat unë i kam mësuar nga grupi ku i dërgonin Joana dhe Leo Smith, me video. Unë kam bërë 2300 dollarë investim në fillim dhe se kjo është shuma që unë kam investuar vetëm 2300 dollarë. Unë kam investuar rreth datës 10 ose 11 Prill të këtij viti, pra 2025 dhe kam tërhequr, rreth 8-9 mijë USD. Unë këto para i kam tërhequr në Prizren, Kosovë. Kam shkuar vetëm një herë atje dhe ka qenë dje. Unë nuk kam ftuar njeri, por familjarët e mi kanë kërkuar vet të hyjnë. Këta persona janë familjarët e mi motra Amarilda Cela, bashkëshortja Manjola Dakaj, kushëri imi shtetasi Xhulio Doko. Dua të them se unë kam fituar në total aq diku tek 6 mijë dollarë, nga ky investim prej 2 000 dollarë që kam futur. Unë e kam menaxhuar vet platformën dhe nuk e ka menaxhuar askush tjetër.
Në dosjen e siguruar nga ZËRI, Çela zbërthen gjithë skemën, duke sqaruar se të dhenat i mori në aplikacionin Telegram, ku tregohej qartë se si investohej nëpërmjet videove ilustruese. Sipas tij ai nuk ka mashtruar dhe detyruar askënd të investojë lekë në platformat piramidale dhe nuk ishte në djeni se çfarë bënin kamarierët e tij gjatë orarit të punës, apo bisedat e tyre mes qytetarëve.
Arbër Çela: Dua të them se siç e shpjegova edhe në deklarimin tim të mëparshëm, unë rashë në dijeni nga njerëz të ndryshëm, që në qytetin e Divjakës ekzistonte një platformë e quajtur “Xuex”, që hapej nëpërmjet aplikacionit Telegram. Mënyra e instalimit të kësaj platforme në telefon dhe vazhdimësia e saj, unë i mora nga sqarimet që jepeshin në aplikacionin Telegram, se si hapeshin dhe se si investohej në to, nëpërmjet videove ilustruese. Sinjalet vinin dy herë në ditë në orare të caktuara nga profesor Leo Smith, ku pasi të shpjegonte mënyrën dhe të bënte moralin e vet, njoftonte në një farë mënyre se sinjali tregëtar kishte ardhur dhe ne thjesht bënim konfirmimin, në platformën Xuex. Duke më parë mua familjarët e mi, që isha pjesë në këto platforma, shprehën dëshirën dhe kërkuan që të futeshin dhe ato në këtë aplikacion me llogaritë e tyre personale. Theksojë se nuk jam unë personi që mund të kem mashtruar të tjerët, por unë jam i mashtruar vet nga kjo platformë, pasi unë as kam detyruar dhe as kam pasur mundësi që të implikoja persona të tjerë për ti bërë pjesë të kësaj platforme. Përsa i përket veprimit të simuluar që ju po më citoni se është kryer në ambientet e biznesit tim, me kamarierët e lokalit, dua të sqaroj se unë nuk kam asnjë dijeni për veprimet që bëjnë ata në telefonat e tyre, apo biseda që bëjnë me klient të ndryshëm që frekuentojnë lokalin tim, në këtë rast edhe me agjentët e policisë, sepse mendoj se ata bëjnë punën e tyre dhe shesin produktet e lokalit. Unë ndihem shumë keq që ndodhem këtu, sepse unë jam një ndër personat që jam i gënjyer dhe i mashtruar nga kjo platformë.
Në pranga bashkë me Arbër Çelën janë vendosur edhe Emanuel Taullau 21 vjeç, Flavio Mukaj 23 vjeç, Marius Kodra 28 vjeç, Brunilda Todi 38 vjeçe dhe Brunilda Ndini 38 vjeçe. Në kërkim janë shpallur Alma Shebeku dhe Ereledio Shebeku (burrë e grua).
Dy platformat TXEX dhe XEUX paraqiten si aplikacione investimi në kriptovaluta dhe shpërndahen në disa rrjete sociale, ku më kryesori është në Telegram. Numri i qytetarëve që kanë shkarkuar këtë platformë dhe kanë investuar para raportohet të jetë gati 6 mijë. ZËRI u interesua nga afër ku banorët e Divjakës treguan me detaje se si investojnë lekët dhe rrugën që ndjekin nga regjistrimi në platformë deri tek mënyra si i tërheqin lekët. Ndërkohë, organizatorët e këtij aktiviteti kriminal vijojnë të jenë nën hetim nga policia shqiptare dhe asnjë prej tyre nuk është arrestuar./ZËRI -

Zbardhet dosja hetimore, kush është “profesori” që koordinonte skemat piramidale online
Grupi i personave të arrestuar nga policia e Fierit, të dyshuar si të përfshirë në krijimin e skemave mashtruese piramidale online, kishin si koordinator një person të cilin ata e thërrisnin me nofkën “Profesori”. Në fakt, emri i tij në komunikimet e zbërthyera në rrjetin social Telegram ishte Leo Smith, që nga deklarimet e të arrestuarve rezulton të jetë një shtetas britanik, për të cilin vijojnë hetimet nga Policia e Shtetit. TV Klan ka siguruar dosjen e plotë hetimore të kësaj skeme të goditur, ku vihen re komunikimet që personat e arrestuar kishin pikërisht me të ashtuquajturin “Profesor”. Ky i fundit, krahas organizimit të skemës piramidale, jepte leksione financiare personave të cilët binin pre e mashtrimit, si dhe u thoshte atyre se kjo platformë investimi e quajtur XUEX ishte e ligjshme.
Më pas, skema dyshohet se vihej në zbatim në terren nga 6 të arrestuarit dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim. Këta persona konsideroheshin “agjentë” dhe kishin si mision të shtonin sa më shumë numrin e të mashtruarve në këto platforma. Nisur nga kjo, atyre u kërkohej llogari për shumat e parave që investoheshin me qëllim fitimi. Por kur ky fitim nuk vinte, “agjentët” përballeshin edhe me kërcënime, siç ishte edhe rasti i një personi që kishte investuar 10 mijë dollarë. Presionin për të kthyer lekët apo fitimet e munguara, një prej të arrestuarve ia përcjell të ashtuquajturit “Profesor”. Por, pavarësisht këtyre presioneve që mund të nxisnin krime të tjera, këta “agjentë” nuk ndaleshin, pasi fitimet që ata merrnin nga mashtrimi i individëve që binin pre e kësaj skeme ishin tejet të larta. -

Zbulohen dy skema të reja piramidale online, policia e Fierit nis hetimet
Policia e Fierit ka nisur hetimet për dy skema të tjera piramidale online.
Këto skema janë të ngjashme me Xuex, firmën piramidale që u godit para disa ditësh nga policia.
Në operacionin e kaluar ndaj Xuex, u arrestuan 6 persona, ndërsa 2 të tjerë u shpallën në kërkim.Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se janë siguruar foto dhe materiale nga platformat e reja të mashtrimit, të cilat ndihmojnë në identifikimin e personave të përfshirë.
Sipas informacioneve paraprake, një nga skemat rezulton tashmë e mbyllur, ndërsa tjetra ka qenë ende aktive deri para pak ditësh.
Hetimet janë përqendruar në zbulimin e lidhjeve të mundshme mes këtyre skemave dhe grupit të arrestuar më parë, ose nëse bëhet fjalë për një grup tjetër.
Shuma e investuar nga qytetarët e mashtruar niste nga 1 mijë dollar, por kishte qytetarë që kishin investuar edhe deri në 5 mijë dollarë./vizionplus.tv -

Goditen firmat piramidale online Xuex, 6 të arrestuar, në kërkim çifti i bashkëshortëve, operacioni në 5 qytete…
Policia dhe Prokuroria e Fierit kanë goditur skemat piramidale online në Shqipëri, duke finalizuar me arrestimin e 6 personave dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve. Gjatë hetimit disa mujor të koduar “Xuex” u kryen 83 kontrolle personash dhe banesash në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh. Aksioni nisi në Fier dhe u finalizua pikërisht në këtë qytet. Policia sekuestroi 50 celularë, 11 kompjutera, hard-disqe, DVR, një makinë dhe shuma të konsiderueshme parash.
Hetuesit zbuluan bazën e grupit, një lokal në zonën e Lushnjes në pronësi të Arbër Çelës. Gjithashtu, për llogari të hetimit, autoritetet shqiptare bllokuan 6 llogari të kriptomonedhave. Të arrestuarit janë agjentë në terren që promovonin dhe rekrutonin qytetarët për të investuar në kriptomonedha si USDT dhe TRON me idenë se përmes këtyre investimeve do të shumëfishonin fitimet e tyre. Këta individë kishin rol kyç në rekrutimin dhe orientimin e tyre përmes grupeve të mbyllura në “Telegram”.
Aty udhëzoheshin si të investonin në kriptomonedha. Përdorimi i kriptomonedhave në këtë skemë nuk ishte rastësor, përkundrazi, ato u zgjodhën pikërisht për vështirësinë që ofrojnë në gjurmim dhe për perceptimin e gabuar që kanë tek shumë qytetarë si mjete “moderne” dhe të sigurta për investim. Ndërkohë, organizatorët e këtij aktiviteti kriminal vijojnë të jenë nën hetim nga policia shqiptare dhe asnjë prej tyre nuk është arrestuar. Rrjeti u zbërthye pasi në skemë u infiltruan agjentë të policisë. Pavarësisht se numri i të dëmtuarve është shumë i lartë, denoncimet pranë policisë nuk janë të shumta.
Megjithatë dyshimet janë se kokat kryesore të rrjetit nuk janë brenda vendin. Burime pranë Departamentit të Kibernetikës thonë se organizatorët dyshohet të jenë shqiptarë, por nuk përjashtohet mundësia për të huaj. Ndërkohë, të huajt janë programuesit e programeve, të cilët kanë krijuar gjithë strukturën kompjuterike të duket si origjinale. Kujtojmë se i pari që ngriti alarmin e firmave piramidale online ka qenë deputeti socialist Erjon Braçe, i cili vazhdimisht ka denoncuar këtë aktivitetet kriminal duke kërkuar që policia të marrë masa.
Pas denoncimit fillestar të deputetit Braçe, Policia e Shtetit njoftoi se kishte nisur hetimet për mashtrimet financiare që po u bëheshin qytetarëve dhe u bëri apel këtyre të fundit që të mos bëjnë asnjë investim financiar. Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, më 8 shtator, Report Tv publikoi intervistën ekskluzive të një qytetari të mashtruar nga firmat piramidale online, i cili tha se ai dhe familjarë të tij kanë investuar 8 mijë euro dhe nuk kanë marrë mbrapsht asnjë përfitim monetar.
Cilat janë firmat piramidale online?
Firmat piramidale online që po veprojnë në Shqipëri duke mashtruar me mijëra qytetarë janë kryesisht “XUEXA” dhe “TXEX”. Qytetarët rekrutohen përmes personave të tjerë të njohur të tyre, duke i bindur që të investojnë para në këto platforma online. Ndërkohë, vetëm pasi kanë investuar dhe u tregojnë drejtuesve të platformës faturën, ata lejohet të futen në grupin e tyre në aplikacionin e komunikimeve “Telegram” dhe aty udhëzohen për çdo investim tjetër që duhet të kryejnë.Udhëzimet në “Telegram” i merrnin nga një person i quajtur Leo Smith. Por e gjitha në fakt është një skemë mashtrimi, pasi Leo Smith nuk ekziston dhe askush prej qytetarëve që kanë investuar nuk ka mundur të nxjerrë paratë për shkak se është bllokuar “payout”.
Pjesë nga deklarata e djeshme për mediat e Drejtorit të Policisë Fier, Skënder Hita
“Ky operacion është rezultat i një hetimi disa mujor i mbështetur mbi informacione të verifikuara dhe punë të specializuar hetimore, që synonte goditjen e një skeme të dyshuar mashtruese piramidale, e cila funksiononte online përmes formave moderne të mashtrimit financiar dhe përdorimit të kriptomonedhave. Operacioni u shtri në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh dhe u ushtruan gjithsej 83 kontrolle persoansh dhe banesash. Hetimi ka dokumentuar aktivitetin e një rrjeti individësh që vepronin si agjentë kryesorë, duke promovuar platforma të rreme investimi nëpërmjet të cilave qytetarëve u premtohej fitim i shpejtë dhe i sigurt. Këta individë, të pozicionuar në nivelet e para të zinxhirit të skemës, kishin rol kyç në rekrutimin e pjesëmarrësve të rinj dhe në orientimin e tyre përmes grupeve të mbyllura në aplikacione si Telegram.
Aty ata udhëzoheshin se si të investonin në kriptomonedha si USDT dhe TRON me idenë se përmes këtyre investimeve do të shumëfishonin fitimet e tyre. Përdorimi i kriptomonedhave në këtë skemë nuk ishte rastësor – përkundrazi, ato u zgjodhën pikërisht për vështirësinë që ofrojnë në gjurmim dhe për perceptimin e gabuar që kanë tek shumë qytetarë si mjete “moderne” dhe të sigurta për investim. Falë përdorimit të teknologjive të avancuara të analizës së zinxhirit të bllokut (blockchain) dhe metodave speciale hetimore, u bë e mundur identifikimi i disa prej aktorëve kyç që operonin në terren, të cilët kanë shërbyer si hallka lidhëse mes qytetarëve dhe organizatorëve të skemës. Organizatorët e vërtetë të kësaj skeme vijojnë të jenë objekt hetimi, dhe Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Fier, po ndjek të gjitha gjurmët për të zbardhur tërësisht strukturën e këtij rrjeti dhe për të vendosur para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës. Ky rast duhet të shërbejë si një thirrje e fortë për ndërgjegjësimin e qytetarëve: mos besoni në “investime të sigurta” që premtojnë fitim të menjëhershëm. Mos lejoni që emocionet, dëshira për përfitim të shpejtë apo presioni nga persona të njohur t’ju shtyjë të bëheni pjesë e strukturave të tilla.
Ato nuk janë mundësi investimi – janë mashtrime të strukturuara, të sofistikuara dhe të rrezikshme, ku në fund gjithmonë humbin më të pambrojturit. Policia e Shtetit do të vazhdojë punën me përkushtim për të goditur çdo formë të krimit kibernetik dhe ekonomik, dhe njëkohësisht fton qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të denoncojnë çdo rast të dyshuar përmes strukturave tona ose platformave zyrtare të komunikimit. Faleminderit dhe tani Drejtori i qarkut do bëjë me dije rezultate e operacionit në qarkun Fier. Sic bëra me dije në fillim të konferencës, për finalizimin e operacionit te koduar “XUEX”, u angazhuan të gjitha strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku në zbatim të vendimit të Gjykatës Fier, u ushtruan 83 kontrolle personash, banesash dhe subjektesh lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online. Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: A. Ç., 38 vjeç, E. T., 21 vjeç, F. M., 23 vjeç, të tre banues në Lushnjë, M. K. 28 vjeç, banues në Tiranë, B. T., 38 vjeçe dhe B.N., 38 vjeçe, të dyja banuese në Divjakë, të dyshuar për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim Kompjuterik”.
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit E. Sh., 35 vjeç dhe A. Sh. 29 vjeçe, të dy banues në Divjakë, të dyshuar për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim Kompjuterik”. Nga hetimet rezulton se këta shtetas kanë vepruar si agjentë kyç të kësaj skeme mashtruese. Skema funksiononte mbi modelin klasik piramidal: qytetarët që investonin, udhëzoheshin të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në system, për të rritur përfitimet e tyre. Sa më shumë persona të sillje dhe sa me e madhe vlera e investuar, aq më shumë të ardhura të premtuara. Por në të vërtetë, këto nuk ishin investime reale, por një mekanizëm i mirëorganizuar për të përfituar fonde përmes mashtrimit, ku vetëm nivelet më të larta fitonin, ndërsa shumica sidomos pjesa fundore e piramidës humbnin kursimet e tyre. Po gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:50 aparate celularë,
11 njësi kompjuterike,
1 DVR, 2 hardisk,
1 automjet,
2 milion lekë, 28 mijë euro, 1750 dollarë dhe 340 franga.Gjithashtu, u ngrinë gjashtë llogari të kriptomonedhave, që dyshohet se janë përdorur për të kanalizuar të ardhurat nga aktiviteti kriminal. Duke përfituar nga rasti dua të siguroj qytetarët e qarkut Fier se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe për garantimin e sigurisë së nxënësve në shkolla”, deklaroi ai dje.
-

Policia godet firmat piramidale online, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim
Policia dhe Prokuroria e Fierit kanë goditur skemat piramidale online në Shqipëri, duke finalizuar me arrestimin e 6 personave dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve.
Ata janë Arbër Çela 38, Emanuel Taullau 21 vjeç, Flavio Mukaj 23 vjeç, Marius Kodra 28 vjeç, Brunilda Todi 38 vjeçe dhe Brunilda Ndini 38 vjeçe.
Gjatë hetimit disa mujor të koduar “Xuex” u kryen 83 kontrolle personash dhe banesash në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh. Aksioni nisi në Fier dhe u finalizua pikërisht në këtë qytet.
TË ARRESTUARIT:
Arbër Çela 38 vjeç nga Lushnja
Emanuel Taullau 21 vjeç nga Lushnja
Flavio Mukaj 23 vjeç nga Lushnja
Marius Kodra 28 vjeç nga Tirana
Brunilda Todi 38 vjeçe nga Divjaka
Brunilda Ndini 38 vjeçe nga Divjaka
NË KËRKIM:
E.Sh. 35 vjeç
A.Sh. 35 vjeç
Policia sekuestroi 50 celularë, 11 kompjutera, hard-disqe, DVR, një makinë dhe shuma të konsiderueshme parash. Hetuesit zbuluan bazën e grupit, një lokal në zonën e Lushnjes. Gjithashtu, për llogari të hetimit, autoritetet shqiptare bllokuan 6 llogari të kriptomonedhave.
Të arrestuarit janë agjentë në terren që promovonin dhe rekrutonin qytetarët për të investuar në platformat mashtruese online. Ata u premtonin qytetarëve fitim. Këta individë kishin rol kyç në rekrutimin dhe orientimin e tyre përmes grupeve të mbyllura në “Telegram”. Aty udhëzoheshin si të investonin në kriptomonedha.
Ndërkohë, organizatorët e këtij aktiviteti kriminal vijojnë të jenë nën hetim nga policia shqiptare dhe asnjë prej tyre nuk është arrestuar.
Kujtojmë se i pari që ngriti alarmin e firmave piramidale online ka qenë deputeti socialist Erjon Braçe, i cili vazhdimisht ka denoncuar këtë aktivitetet kriminal duke kërkuar që policia të marrë masa.
Pas denoncimit fillestar të deputetit Braçe, Policia e Shtetit njoftoi se kishte nisur hetimet për mashtrimet financiare që po u bëheshin qytetarëve dhe u bëri apel këtyre të fundit që të mos bëjnë asnjë investim financiar.
Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, më 8 shtator, Report Tv publikoi intervistën ekskluzive të një qytetari të mashtruar nga firmat piramidale online, i cili tha se ai dhe familjarë të tij kanë investuar 8 mijë euro dhe nuk kanë marrë mbrapsht asnjë përfitim monetar.
Cilat janë firmat piramidale online?
Firmat piramidale online që po veprojnë në Shqipëri duke mashtruar me mijëra qytetarë janë kryesisht “XUEXA” dhe “TXEX”. Qytetarët rekrutohen përmes personave të tjerë të njohur të tyre, duke i bindur që të investojnë para në këto platforma online. Ndërkohë, vetëm pasi kanë investuar dhe u tregojnë drejtuesve të platformës faturën, ata lejohet të futen në grupin e tyre në aplikacionin e komunikimeve “Telegram” dhe aty udhëzohen për çdo investim tjetër që duhet të kryejnë.Udhëzimet në “Telegram” i merrnin nga një person i quajtur Leo Smith. Por e gjitha në fakt është një skemë mashtrimi, pasi Leo Smith nuk ekziston dhe askush prej qytetarëve që kanë investuar nuk ka mundur të nxjerrë paratë për shkak se është bllokuar “payout”. -

6 në pranga, 2 në kërkim, goditet grupi i skemave piramidale online (Emrat)
Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Fierit kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me operacionin e koduar “XUEX”, një hetim disa mujor që çoi në goditjen e një rrjeti të organizuar mashtrimi përmes skemave piramidale online.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp, zyrtarët e lartë të Policisë dhe Prokurorisë thanë se në total janë arrestuar 6 persona, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Hetimet zbuluan se rrjeti funksiononte përmes platformave të rreme investimi, ku qytetarëve u premtohej fitim i sigurt dhe i menjëhershëm në këmbim të investimeve me kriptomonedha si USDT dhe TRON. Skema kishte strukturë klasike piramidale: investitorët duhet të sillnin të paktën 5 persona të tjerë për të përfituar më shumë.
Sipas zëdhënësve të Policisë, grupi përdorte grupe të mbyllura në aplikacionin Telegram për të rekrutuar pjesëmarrës të rinj dhe për t’i udhëzuar ata në lidhje me investimet dhe transferimin e fondeve.
“Kriptomonedhat janë përdorur me qëllim shmangien e gjurmimit dhe krijimin e një iluzioni sigurie. Në fakt, këto nuk ishin investime reale, por mashtrime të strukturuara,” – tha Drejtoresha e Hetimit të Krimit Kibernetik, Ervina Gjana.
Operacioni u zhvillua në Fier, Lushnjë, Divjakë, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh, me një total prej 83 kontrollesh në persona, banesa dhe biznese.
Të arrestuarit janë:
-Arbër Çela, 38 vjeç, Lushnjë
-Emanuel Taullau, 21 vjeç, Lushnjë
-Flavio Mukaj, 23 vjeç, Lushnjë
-Marius Kodra, 28 vjeç, Tiranë
-Brunilda Todi, 38 vjeçe, Divjakë
-Brunilda Ndini, 38 vjeçe, Divjakë
Ndërsa u shpallën në kërkim E. Sh., 35 vjeç, Divjakë dhe A. Sh., 29 vjeçe, Divjakë.
Të gjithë këta persona dyshohen për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim kompjuterik”.
Policia bëri të ditur se gjatë kontrolleve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 50 celularë, 11 kompjuterë, 1 DVR, 2 hard disk, 1 automjet, 4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1,750 dollarë, 340 franga zvicerane dhe 6 llogari kriptomonedhash, të ngrira si pjesë e hetimit.
Autoritetet përdorën teknologji të avancuar të analizës së blockchain-it për të ndjekur transaksionet dhe për të identifikuar rrjedhën e fondeve. Sipas hetimeve, vetëm individët në nivelet e para të skemës përfitonin realisht, ndërsa shumica, sidomos pjesa fundore e piramidës, humbiste kursimet. Kjo është një nga arsyet pse policia dhe prokuroria e kanë cilësuar rastin si mashtrim të organizuar ekonomik, i cili synonte qytetarët më të pambrojtur.
“Ky rast duhet të shërbejë si paralajmërim: nuk ka fitime të sigurta dhe të menjëhershme. Pas çdo premtimi për pasurim të shpejtë, fshihet një mashtrim,” – tha prokurorja Jonida Allushi.
Policia e Shtetit i bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ekstrem ndaj ftesave për investime të dyshimta në platforma jozyrtare dhe të denoncojnë çdo rast në numrin pa pagesë 112 ose përmes platformës “Komisariati Dixhital”.
Autoritetet theksuan se hetimet nuk janë mbyllur dhe se oganizatorët e niveleve më të larta të kësaj skeme ende nuk janë ndaluar, por janë në fokus të operacioneve të mëtejshme. -

Firmat piramidale online, burrë e grua shpallen në kërkim
Personat që shihni në foto janë çifti i shpallur në kërkim nga Policia e Fierit lidhur me skemën e mashtrimit të firmave piramidale të goditur ditën e sotme nga autoritetet.
Alma Shebeku dhe Ereledio Shebeku të dy 35 vjeç, janë shpallur në kërkim ndërsa Brunilda Ndini 38 vjeçe, 1 nga 6 të arrestuarit, është e motra e Alma Shebekut.
Të arrestuarit janë personat që rekrutonin dhe bindnin qytetarët të investonin në platformat mashtruese online Xuex. Ndërsa organizatorët janë ende nën hetim.
Personat e tjerë të arrestuar janë Arbër Çela 38, Emanuel Taullau 21 vjeç, Flavio Mukaj 23 vjeç, Marius Kodra 28 vjeç dhe Brunilda Ndini 38 vjeçe.
Operacioni u zhvillua në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh. Shuma të konsiderueshme parash janë sekuestruar nga policia, ndërsa 6 llogari të kriptomonedhave. Nuk ka ende një shumë konkrete nga policia të parave të sekuestruara, shumave të investuara dhe numrit të qytetarëve të mashtruar. -

Firmat piramidale online/ Zbardhet identiteti i të shpallurve në kërkim, janë burrë e grua
Personat që shihni në foto janë çifti i shpallur në kërkim nga Policia e Fierit lidhur me skemën e mashtrimit të firmave piramidale të goditur ditën e sotme nga autoritetet.
Alma Shebeku dhe Ereledio Shebeku të dy 35 vjeç, janë shpallur në kërkim ndërsa Brunilda Ndini 38 vjeçe, 1 nga 6 të arrestuarit, është e motra e Alma Shebekut.
Të arrestuarit janë personat që rekrutonin dhe bindnin qytetarët të investonin në platformat mashtruese online Xuex. Ndërsa organizatorët janë ende nën hetim.
Personat e tjerë të arrestuar janë Arbër Çela 38, Emanuel Taullau 21 vjeç, Flavio Mukaj 23 vjeç, Marius Kodra 28 vjeç dhe Brunilda Ndini 38 vjeçe.
Operacioni u zhvillua në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh. Shuma të konsiderueshme parash janë sekuestruar nga policia, ndërsa 6 llogari të kriptomonedhave. Nuk ka ende një shumë konkrete nga policia të parave të sekuestruara, shumave të investuara dhe numrit të qytetarëve të mashtruar. -

Agjentë policie u infiltruan në skemë/Firmat piramidale online ‘u zbërthyen’ nga brenda (Detajet)
Mashtrimi që u është bërë qytetarëve shqiptarë për të investuar në platforma mashtruese online, mori sot një goditje nga autoritetet. Policia dhe Prokuroria e Fierit, me bashkëpunimin edhe të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, arrestuan 6 persona dhe shpallën në kërkim 2 të tjerë në kuadër të operacionit “Xuex”.
Të arrestuarit ishin ata të cilët rekrutonin qytetarë dhe i bindnin që të investonin në firmat piramidale online.
Ndërsa organizatorët nuk janë kapur, teksa policia sqaroi se këta persona janë në fazë hetimi.
Por si u arrit të zbulohej ky grup që mashtronte qytetarët për të investuar online në platforma fantazmë?
Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi, kanë të ditur se në këtë skemë ishin infiltruar agjentë të policisë. Këta të fundit ishin futur në skemë dhe kanë bërë të mundur zbërthimin e rrjetit.
Deri tani policia nuk bërë të ditur sa persona janë mashtruar apo sa është shuma e parave të investuara. Por hetuesit kanë dyshime të forta se janë mijëra qytetarë të mashtruar dhe rrjeti ka funksionuar në disa qytete. Edhe në Tiranë mendohet të ketë një numër të lartë të qytetarëve që kanë investuar në këto firma piramidale online.
Të arrestuarit janë Arbër Çela 38, Emanuel Taullau 21 vjeç, Flavio Mukaj 23 vjeç, Marius Kodra 28 vjeç, Brunilda Todi 38 vjeçe dhe Brunilda Ndini 38 vjeçe. Kurse në kërkim janë shpallur E.Sh. 35 vjeç dhe A.Sh. 35 vjeç.