Tag: piramidale

  • Skemat piramidale online, 60 ditë në burg për katër nga të akuzuarit

    Skemat piramidale online, 60 ditë në burg për katër nga të akuzuarit

    Gjykata e Fierit ka caktuar 60 ditë “arrest me burg” për katër nga të akuzuarit për skemat piramidale online, ndërsa dy të tjerë janë lënë në detyrim paraqitje. Ndërkohë, dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia.
    Këta persona, të dyshuar si të përfshirë në krijimin e skemave mashtruese piramidale online, kishin si koordinator një person të cilin ata e thërrisnin me nofkën “Profesori”.
    Kujtojmë se në kuadër të operacionit të koduar “XUEX”, janë kryer 83 kontrolle banesash e subjektesh, në Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh.
    Po si funksiononte ekzaktësisht skema?Këta individë, të pozicionuar në nivelet e para të zinxhirit të skemës, kishin rol kyç në rekrutimin e pjesëmarrësve të rinj dhe në orientimin e tyre përmes grupeve të mbyllura në aplikacione si Telegram.
    Aty ata udhëzoheshin se si të investonin në kriptomonedha si USDT dhe TRON me idenë se përmes këtyre investimeve do të shumëfishonin fitimet e tyre.
    Përdorimi i kriptomonedhave në këtë skemë nuk ishte rastësor, përkundrazi, ato u zgjodhën pikërisht për vështirësinë që ofrojnë në gjurmim dhe për perceptimin e gabuar që kanë tek shumë qytetarë si mjete “moderne” dhe të sigurta për investim.
    Skema funksiononte mbi modelin klasik piramidal: qytetarët që investonin, udhëzoheshin të sillnin të paktën pesë persona të tjerë në sistem, për të rritur përfitimet e tyre. Sa më shumë persona të sillje dhe sa me e madhe vlera e investuar, aq më shumë të ardhura të premtuara.
    Por në të vërtetë, këto nuk ishin investime reale, por një mekanizëm i mirëorganizuar për të përfituar fonde përmes mashtrimit, ku vetëm nivelet më të larta fitonin, ndërsa shumica sidomos pjesa fundore e piramidës humbnin kursimet e tyre.
    Emri i koordinatorit të tyre, “Profesorit”, ishte Leo Smith, që nga deklarimet e të arrestuarve rezulton të jetë një shtetas britanik, për të cilin vijojnë hetimet nga Policia e Shtetit

  • Skemat piramidale online, burg për 4 të arrestuarit, 2 të tjerë ‘detyrim paraqitje’

    Skemat piramidale online, burg për 4 të arrestuarit, 2 të tjerë ‘detyrim paraqitje’

    “Arrest me burg” me afat 60- ditor ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, për 4 prej të arrestuarve në kuadër të operacionit policor të koduar XUEX për goditjen e skemave piramidale online dhe “Detyrim Paraqitje” për dy kamarierët Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj.

    Korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni bën me dije se Arbër Çela, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Ndini dhe Brunilda Todi, kanë mbërritur në gjykatë rreth orës 8:30 të ditës së sotme të shoqëruar nga dy furgonë policie, ndërsa në ambientet e jashtme ndodheshin familjarë të tyre.
    Në seancën me dyer të mbyllura ata kanë dhënë dëshminë e tyre para trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtar Genci Busho dhe prokurore Jonida Allushi.
    Seanca është ndërprerë pas gati tre orësh ndërsa vendimi është dhënë në orën 14:30. Mësohet se para togave të zeza, 6 të akuzuarit kanë thënë se janë viktima të situatës. Ndërkohë, për mediat nëna dhe tezja e një prej të arrestuarve, kamarierit Emanuel Taullau, ka pohuar se nuk e dinin që kjo ishte e gabuar.
    “Ia dhashë vetë lekët djalit”, ka thënë nëna e Emanuelit.
    Mbi 6 të akuzuarit rëndojnë akuzat “Skema piramidale online” dhe “Mashtrim kompjuterik”. Ndërkohë operacioni i bluve të Fierit vijon dhe pritet që në ditët në vijim të ketë edhe arrestime të tjera, ndërsa në kërkim janë edhe çifti i bashkëshortëve Erledio dhe Alma Shebeku.
    Operacioni u shtri në disa qytete, por filloi dhe u finalizua në Qarkun Fier, ku rezulton edhe numri më i lartë i të mashtruarve, veçanërisht në Lushnje dhe Divjakë, ku pjesë e skemës kanë qenë edhe punonjës të administratës shtetërore.

    Top Channel

  • Firmat piramidale në Fier e Lushnje, gjykata cakton masat për të arrestuarit

    Firmat piramidale në Fier e Lushnje, gjykata cakton masat për të arrestuarit

    4 arreste me me burg 60 ditor dhe 2 kamarierët detyrim paraqitje. Kështu vendosi gjykata e shkallës parë e juridiksionit Fier për të akuzuarit e firmave piramidale online në Divjakë e Lushnje.

    Ata u paraqitën nën masa të forta sigurie me dy automjete në orën 8 e 10 minuta të mëngjesit, ndërkohë që seanca nisi në orëb 08 e 30 dhe përfundoi plot pas mbi 6 orësh, në 14 e 45

    Në hyrje të gjykatës ka pasur dhjetra familjarë të të ndaluarëve por që nuk kanë preferuar që të flasin për median.

    Burime nga gjykata pohuan se 6 të akuzuarit  u morën në pyetje nga gjyqtari Genci Busho dhe prokurore Jonida Allushi ndërkohë që të akuzuarit patën avokatë mbrojtës ku i janë përgjigjur pyetjeve të kryera si dhe avokatët e tyre kan kryer mbrojtjen.

    Nga marrja në pyetje u mësua se  një pjesë e të ndaluarëve punonin në bashki Divjakë Brunilda Todi dhe Brunilda Ndini.

    Gazetari i Syri tv Xhemil Beharaj njofton se, “nga biseda të familjarëve që rrinin ulur grupe grupe para gjykatës Fier herë pas here dëgjoheshin biseda ku thoshnin se këto skema kishin afro një vit që funksiononin në Divjakë e më pas në Lushnje. Tani u kujtua shteti dhe kreu ndalime?! Një vit njerëzit morën lekë sa po linin dhe punët e bujqësisë pa bërë. Nuk e dinim që ishte e ndaluar.”

    Personat e arrestuar në kuadër të operacionit janë:

    Arbër Çela.             

    Emanuel Taullau.   

    Flavio Mukaj.         

    Marius Kodra.         

    Brunilda Todi.           

    Brunilda Ndini.         

    2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim

    Nga hetimet e kryera u tha se këto skema kishin afro një vit që funskiononin kryesisht në Divjakë dhe Lushnje e më pas u shtrinë në qytete të tjera. Policia për të zbardhur të vërtetat se si funskionon  skema infiltroei 2 agjetët të saj.

    Nga verifikimet e kryera në terren u konstatua se në hyrje të qytetit të Lushnjës në rrugën “Shétitorja e Palmave”, ndodhet bar-restorant “La Bonta”. Në hyrje tê këtij subjekti në pjesen e vitrines se xhamit ishin të ngjitura dy postera, te cilët reklamonin platformën “Xuex”. Në njerën reklame eshte postuar “EG Group Investment XUEX ” Investim njê here = Perfitime te Perjetshme”.

    Po ashtu edhe tek reklama tjeter shkruhej “EG Group Investment XUEX.

    “Projekt investimi afagjaté, Punè ekipore, Sinjale tregtare, Shumè shpèrblime”.

    Në ambjentin e përshkruar sipas tê dhenave behen investime në platformen

    “Xuex”, e cila dyshohet se eshtë nje skemë mashtruese piramidale.

    Pas gjithë këtyre informacioneve ka lindur nevoja që të kryhen nga ana jonë veprime simuluese, ku agjentët do të jenë punonjësit e policisë me kod 27/11, 27/12 dhe 27/13.

    Në këto skema piramidale on line ishin përshirë shumë persona e familje nga Divjaka, Lushnja por dhe nga Tirana e Kosova e në disa qytete të tjera shqiptare.

    Gjyqtari Genci Busho pasi ka dëgjuar akuzën prej prokurore Jonida Allushi si dhe të akuzuarit dhe avokatët e tyre vendosën masat e sigurisë si më poshtë:

    Arbër Çela.               60 ditë burg   

    Emanuel Taullau.    Detyrim paraqitje

    Flavio Mukaj.         Detyrim paraqitje

    Marius Kodra.         60 ditë burg

    Brunilda Todi.        —-   

    Brunilda Ndini.          —-

  • Skemat piramidale, burg për 4 të arrestuarit

    Skemat piramidale, burg për 4 të arrestuarit

    Kronikë E Mërkurë, 17 Shtator 2025 15:16
    Këtë të mërkurë janë dhënë masat e sigurisë për gjashtë të arrestuarit në kuadër të operacionit policor të koduar XUEX, për goditjen e skemave piramidale online. Emanuel Taullahu dhe Flavio Mukaj, janë lënë me detyrim paraqitje. 4 të tjerët burg me afat 60 ditor.
     

  • Skemat piramidale/ “Shko luaj si gjithë të tjerët”, flet nëna e një prej të arrestuarve: Ia dhashë vetë lekët djalit

    Skemat piramidale/ “Shko luaj si gjithë të tjerët”, flet nëna e një prej të arrestuarve: Ia dhashë vetë lekët djalit

    Sot pritet të jepen masat e sigurisë gjashtë të arrestuarit në kuadër të operacionit policor të koduar XUEX, për goditjen e skemave piramidale online.

    Arbër Çela, Emanuel Taullau , Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi, dhe Brunilda Ndini do të dalin para trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtar Genci Busho dhe Prokurore Jonida Allushi, për tu njohur me masën e sigurisë.
    Nëna dhe tezja e Emanuel Taullaut, në një prononcim për mediat thonë se nuk e dinin që ishte e gabuar, ndërsa e ëma shton se ia ka dhënë vetë paratë djalit.
    “Nuk e dinim që ishte e gabuar. Unë ja dhashë vetë lekët djalit, i thashë ‘luaj si gjithë të tjerët’. Nuk morëm asnjë lekë pas, vetëm të më vijë çuni”, u shpreh e ëma e Emanuel Taullaut.
    Ndërsa tezja e tij, tha se “Nuk dinim gjë. Djali punonte, ishte kamerier. Dikush duhet ti kishte lajmëruar që është e paligjshme. Djali punonte kamerier”.
     

  • Skemat piramidale/ “Shko luaj si gjithë të tjerët”, flet nëna e një prej të arrestuarve: Ia dhashë vetë lekët djalit. S’e dinim që ishte e paligjshme

    Skemat piramidale/ “Shko luaj si gjithë të tjerët”, flet nëna e një prej të arrestuarve: Ia dhashë vetë lekët djalit. S’e dinim që ishte e paligjshme

    Sot pritet të jepen masat e sigurisë gjashtë të arrestuarit në kuadër të operacionit policor të koduar XUEX, për goditjen e skemave piramidale online.

    Arbër Çela, Emanuel Taullau , Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi, dhe Brunilda Ndini do të dalin para trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtar Genci Busho dhe Prokurore Jonida Allushi, për tu njohur me masën e sigurisë.
    Nëna dhe tezja e Emanuel Taullaut, në një prononcim për mediat thonë se nuk e dinin që ishte e gabuar, ndërsa e ëma shton se ia ka dhënë vetë paratë djalit.
    “Nuk e dinim që ishte e gabuar. Unë ja dhashë vetë lekët djalit, i thashë ‘luaj si gjithë të tjerët’. Nuk morëm asnjë lekë pas, vetëm të më vijë çuni”, u shpreh e ëma e Emanuel Taullaut.
    Ndërsa tezja e tij, tha se “Nuk dinim gjë. Djali punonte, ishte kamerier. Dikush duhet ti kishte lajmëruar që është e paligjshme. Djali punonte kamerier”.
     

    Top Channel

  • Skemat piramidale online/ “Shko luaj si gjithë të tjerët”, flet nëna e një prej të arrestuarve: Ia dhashë vetë lekët djalit. S’e dinim..

    Skemat piramidale online/ “Shko luaj si gjithë të tjerët”, flet nëna e një prej të arrestuarve: Ia dhashë vetë lekët djalit. S’e dinim..

    Sot pritet të jepen masat e sigurisë gjashtë të arrestuarit në kuadër të operacionit policor të koduar XUEX, për goditjen e skemave piramidale online. 
    Arbër Çela, Emanuel Taullau , Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi, dhe Brunilda Ndini do të dalin para trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtar Genci Busho dhe Prokurore Jonida Allushi, për tu njohur me masën e sigurisë. 
    Nëna dhe tezja e Emanuel Taullaut, në një prononcim për mediat thonë se nuk e dinin që ishte e gabuar, ndërsa e ëma shton se ia ka dhënë vetë paratë djalit. 
    “Nuk e dinim që ishte e gabuar. Unë ja dhashë vetë lekët djalit, i thashë ‘luaj si gjithë të tjerët’. Nuk morëm asnjë lekë pas, vetëm të më vijë çuni”, u shpreh e ëma e Emanuel Taullaut. 

  • Skemat piramidale online, të arrestuarit dalin sot para Gjykatës së Fierit, do të njihen me masat e sigurisë

    Skemat piramidale online, të arrestuarit dalin sot para Gjykatës së Fierit, do të njihen me masat e sigurisë

    Sapo kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, 6 të arrestuarit, të rënë në pranga nga blutë e Fierit, në kuadër të operacionit policor të koduar XUEX, për goditjen e skemave piramidale online.

    Arbër Çela, Emanuel Taullau , Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi, dhe Brunilda Ndini do të dalin para  trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtar Genci Busho dhe Prokurore Jonida Allushi, për tu njohur me masën e sigurisë. Këta shtetas kanë patur rol kyç në funksionimin e kësaj skeme mashtruese dhe mbi ta rëndojnë veprat penale “Skema mashtruese piramidale” dhe “ Mashtrim Kompjuterik” Operacioni u shtri në disa qytete të vendit por filloi dhe u finalizua në Qarkun Fier.
    Skema arriti te zbulohej nga agjentë të infiltruar të policisë ndërsa në ditët në vijim , pritet të arrestohen dhe persona të tjerë ndërsa çifti i bashkëshortëve Erledio dhe Alma Shebeku janë ende në kërkim.
     

    Top Channel

  • Skemat piramidale “online”/ Dalin para Gjykatës së Fierit 6 të arrestuarit për masën e sigurisë

    Skemat piramidale “online”/ Dalin para Gjykatës së Fierit 6 të arrestuarit për masën e sigurisë

    Mëngjesin e së mërkurës kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier 6 të arrestuarit, të rënë në pranga nga blutë e Fierit në kuadër të operacionit policor të koduar XUEX, për goditjen e skemave piramidale online. 
    Arbër Çela, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi dhe Brunilda Ndini do të dalin para trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtar Genci Busho dhe prokurore Jonida Allushi, për t’u njohur me masën e sigurisë. 
    Këta shtetas kanë patur rol kyç në funksionimin e kësaj skeme mashtruese dhe mbi ta rëndojnë veprat penale “Skema mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim kompjuterik”. Operacioni u shtri në disa qytete të vendit, por filloi dhe u finalizua në Qarkun Fier.  
    Skema arriti të zbulohej nga agjentë të infiltruar të policisë, ndërsa në ditët në vijim pritet të arrestohen dhe persona të tjerë, ndërsa çifti i bashkëshortëve Erledio dhe Alma Shebeku janë ende në kërkim. 

  • Nga “Sudja” te skemat online: Si u zhyt Divjaka në mashtrimet dixhitale

    Nga “Sudja” te skemat online: Si u zhyt Divjaka në mashtrimet dixhitale

    Dukej se askush nuk do të binte më pre e skemave piramidale pas eksperiencës traumatike të viteve ’96-’97. Por ky ishte një iluzion. Dy dekada më vonë, kriminelët kibernetikë kanë gjetur mënyra të reja për të manipuluar psikologjikisht qytetarët dhe për t’u marrë kursimet, duke i futur ata në kurthe gjithnjë e më të sofistikuara.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Një vizitë e disa ditëve më parë në qytezën e qetë të Divjakës më tronditi. Fillimisht, kur pyeta banorë të moshave të ndryshme nëse kishin marrë pjesë në skemat piramidale online, përgjigjja ishte mohimi kategorik. Por pas një këmbënguljeje disi diplomatike, të fshehtat dolën shpejt në dritë. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Edhe pse skema ishte denoncuar publikisht nga ish-deputeti i zonës, Erion Braçe, pothuajse të gjithë të kontaktuarit ishin pjesë e saj. Të verbuar nga shpëlarja e trurit, ata shfaqnin bindje të plotë se nuk kishte asgjë të dyshimtë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    “Kam investuar”, tregoi një e moshuar, “dhe para pak ditësh vajza më kërkoi një milion lekë që të bëhej pjesë e platformës.” Çuditërisht, shqetësimi i saj nuk lidhej me rrezikun e humbjes së parave, por me frikën se vajza mund t’i përdorte për “gjëra jo të shëndetshme” si tatuazhe apo botoks.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

    Të tjerë banorë shfaqnin nervozizëm e pakënaqësi, duke fajësuar Braçen dhe Policinë për bllokimin e skemës. “Na e prishën mundësinë e artë për të fituar”, pëshpëritnin. Në qytet kishte rënë një heshtje e rëndë, përzier me mosbesim dhe dyshime. Disa më shikonin sikur të isha agjente policie, ndërsa të tjerë mallkonin miqtë që i kishin futur në kurthin dixhital.

    Një pensionist, i dridhur nga frika e humbjes së kursimeve të bukës së gojës, ngrinte sytë nga qielli dhe thoshte me dhimbje: “Si nuk vumë mend nga Sudja…”. Ndërsa një fermer, i hutuar nga dëshpërimi, u përplas me shtyllën elektrike duke murmuritur: “Zot na ruaj, na ka ikur mendja fare. Ja ku e kemi tokën, ç’na duhej ky sport.”

    Ky vëzhgim është dëshmi e gjallë se mashtrimet dixhitale nuk janë më raste sporadike, por një fenomen në rritje. Përveç humbjeve të mëdha financiare, ato po sjellin pasoja të rënda psikologjike dhe ligjore për viktimat. Dhe mësimi është i qartë: paratë e fituara pa mund, paguhen gjithmonë me çmim të lartë.

    Arrestimet dhe hetimi

    Operacioni i përbashkët i Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Fierit, i koduar “XUEX”, çoi në pranga gjashtë persona dhe në shpalljen në kërkim të dy të tjerëve. Të arrestuarit janë:

    Arbër Çela, 38 vjeç, Lushnjë

    Emanuel Taullau, 21 vjeç, Lushnjë

    Flavio Mukaj, 23 vjeç, Lushnjë

    Marius Kodra, 28 vjeç, Tiranë

    Brunilda Todi, 38 vjeçe, Divjakë

    Brunilda Ndini, 38 vjeçe, Divjakë

    Ndërsa në kërkim janë një 35-vjeçar dhe një 29-vjeçare, të dy banues në Divjakë.

    Policia ka kryer mbi 80 kontrolle në banesa dhe biznese, duke sekuestruar pajisje elektronike, dokumente financiare dhe komunikime të brendshme që po shërbejnë si prova. Prokuroria ka nisur procedimin penal për veprat “Skema mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim kompjuterik”.

    Marsela Topi / Fieri Web