Tag: piramida

  • Zbulimi i pabesueshëm në piramidën e Gizës

    Zbulimi i pabesueshëm në piramidën e Gizës

    Piramidat e Egjiptit vijojnë ende të kenë shumë mistere

    Një korridor dikur i fshehur është identifikuar brenda Piramidës së Madhe të Gizës pas një projekti shumëvjeçar duke përdorur teknologjinë më të fundit moderne.

    Gjetjet e një ekipi kërkimor ndërkombëtar u njoftuan nga zyrtarë egjiptianë  në një konferencë për  shtyp të mbajtur jashtë piramidës.

    “Po shpallim rezultatet në këtë projekt të rëndësishëm që ka treguar praninë e një korridori në anën veriore të Piramidës së Keopsit, me përmasa rreth 9 metra gjatësi dhe rreth 2.10 metra gjerësi. Dëshiroj të konfirmoj se ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të kërkojmë duke përdorur teknologji dhe metoda të avancuara shkencore të sigurta, për të zbuluar sekretet e Egjiptit të lashtë.”

    Zyrtarët thonë se korridori ka të ngjarë të jetë  projektuar për të ndihmuar në lehtësimin e peshës së strukturës së madhe, e cila u ndërtua rreth vitit 2560 para Krishtit.

    “A kemi shembuj të qartë të korridorëve të tillë? Po, sigurisht, Piramida Maydum ka korridore për të lehtësuar peshën, por tavani është i harkuar.”

    Piramida e njohur gjithashtu si Piramida e Khufu u ndërtua në rrafshnaltën e Gizës në periferi të Kajros nga faraoni Khufu, një faraon i dinastisë së 4-të që mbretëroi nga viti 2509 deri në 2483 para Krishtit.E ndërtuar në një lartësi prej 146 metrash, ajo ishte struktura më e lartë e bërë nga njerëzit deri  në 1889 kur u ndërtua Kulla Eifeil në Paris.

    “Ne të gjithë kemi besim se, do të zbulojmë artefakte për mbretin Khufu, dhe kjo është ajo që shton misterin në piramidën e Khufu, sepse, ku janë artefaktet e tij? Artefaktet që u përkasin të gjithë ish-mbretërve janë zbuluar, kështu që të gjithë po punojnë shumë për të gjetur artefaktet e mbretit Khufu, dhe të gjithë e dimë shumë mirë, se i vetmi artefakt që u zbulua ishte një statujë e vogël dhe që madje as nuk daton në të njëjtën periudhë.”

    Pesë dhoma në majë të dhomës së varrimit të mbretit në një pjesë tjetër të piramidës mendohet se janë ndërtuar gjithashtu për të rishpërndarë peshën e strukturës masive. Zipas zyrtarëve egjiptianë ka të ngjarë që faraoni të kishte më shumë se një dhomë varrimi.

    Zbulimi i fundit nga arkeologët është pjesë e projektit ndërkombëtar “ScanPyramids” i nisur në Tetor 2015 nga autoritet egjiptiane e cila kërkon të shikojë brenda strukturave masive përmes teknikës invazive.

    Megjithatë shumë pjesë të strukturës së piramidës 4500-vjeçare vijojnë të mbeten mister.

    Falë përmasave të pabesueshme të blloqeve shkëmbore, saktësisë me të cilën janë vendosur, zgjidhjeve të pabesueshme inxhinierike dhe lartësisë së strukturave, piramidat prej shekujsh kanë lënë pa fjalë ekspertë, studiues e shkencëtarë. Thuhet se u dëshën njëzet vite për tu ndërtuar dhe u deshën rreth 120,000 punëtorë për të përfunduar këto piramida. Një teori e zakonshme është se ato u ndërtuan nga puna e skllevërve hebrenj, siç është bërë me dije edhe nga shumë filma të Hollivudit. Por në realitet, nuk ka pasur kurrë ndonjë provë të punës së skllevërve.

    Fakti është që egjiptianët nuk kanë lënë asnjë lloj dokumentacioni mbi sistemet e ndërtimit që përdorën për ta realizuar këtë kryevepër.

    Janë pikërisht këto fakte që bëjnë që çdo vit Egjipti të vizitohet nga miliona turistë. Çdo vizitor do të ketë mundësinë të zbulojë më shumë për kohën e faraonëve, piramidave të mëdha, Mbretit Tutankhamun dhe Mbretëreshës Kleopatra.

    Klan News

  • Piramida e fshehur në kodër, më e madhe se e Gizës në Egjipt

    Piramida e fshehur në kodër, më e madhe se e Gizës në Egjipt

    Pushtuesit vranë 3000 vendas për tri orë, shkatërruan tempujt e lashtë dhe ndërtuan një kishë në majë të asaj që kujtonin se ishte thjesht një kodër e bukur.

    Më 12 Tetor të vitit 1519, ushtria spanjolle, e drejtuar nga Hernan Kortez, hyri në Çolula të Meksikës së sotme të cilën e plaçkitën dhe masakruan shumë shpejt.

    Ndryshe nga zonat e tjera ku spanjollët kishin hasur rezistencë të ashpër nga vendasit, këtu gjetën vetëm tempuj të panumërt e të mbushur me dhurata, që të mbroheshin nga zotat.

    Pushtuesit shkaktuan një nga masakrat më të mëdha dhe në shekujt në vazhdim e mbushën zonën me kisha, më kryesorja e të cilave u ngrit në majë të një kodre që në fakt nuk ishte kodër.

    Brenda saj fshihej një tempull i ndërtuar që rreth 300 vjet para erës sonë, i rindërtuar më pas edhe nga qytetërimet në vazhdim.

    Ky tempull është piramida më e madhe që ekziston, 55 metra e lartë dhe me secilën faqe 450 metra të gjatë në bazë. Madje, është monumenti më i madh i ndërtuar nga njeriu deri më sot.

    Kur u pushtua nga spanjollët, Piramida e Madhe e Çolulas kishte qindra vite që rrinte e mbuluar. Ajo ishte ndërtuar me blloqe të mëdha argjile e të përziera me shkopinj, një lëndë që mbijeton më së miri me klimën e zonës.

    Në rast afrimi të ushtrive armike, banorët që njiheshin si besimtarë të përkushtuar, por jo luftëtarë, nxitonin ta mbulonin piramidën me dhè e me baltë, duke krijuar kështu një kodër artificiale që ndër vite u mbulua nga bimësia.

    Spanjollët shkatërruan me qindra ndërtesa që gjetën aty dhe sot ende nuk dihet me saktësi se nga kush është ndërtuar kjo piramidë. Dihet vetëm që ka qenë një zonë e zhvilluar, e pasur, ndëretnike dhe ku organizoheshin ceremoni fetare, duke flijuar deri fëmijë të vegjël.

    Edhe kur është ndërtuar kisha simbolike mbi kodër, spanjollët nuk e dinin se çfarë fshihej nën të. Vetëm në vitin 1910, kur nisi ndërtimi i një çmendine, u zbulua që aty fshihej një piramidë e lashtë, që sot është një nga vendet më të vizituara nga turistët.

  • Piramidat ilire në Bosnje, zbulimi që po habit botën (Foto)

    Piramidat ilire në Bosnje, zbulimi që po habit botën (Foto)

    Në Bosnje janë zbuluar disa piramida, të cilat rezultojnë të jenë ndërtuar nga ilirët. Për nga mënyra sesi janë ndërtuar, ata janë tejet të sofistikuara, gjë e cila ka befasuar shumë ekspertë.

    Sipas historianit dhe arkeologut amerikano-boshnjak, Sam Semir Osmanagiç, piramidat në Bosnje, ajo e Diellit, Hënës dhe e Muajit janë piramidat më të vjetra që janë ndërtuar ndonjëherë mbi sipërfaqen e Tokës.

    Piramidat janë zbuluar në vitin 2006, në Visoko, qytet 20 km larg kryeqytetit të Bosnjes, Sarajevë.

    Madje, sipas arkeologut boshnjak që i ka zbuluar, piramidat janë edhe më të lashta nga piramidat e Egjiptit.

    “Piramida më e lartë në botë është ajo e Gizës, 145 metra, piramida më e lartë e Majave është ajo El Mirador – 103 metra, por piramida më e lartë në botë është ajo e Bosnjës, e quajtur Piramida e Diellit e lartë 220 metra. Shmangia nga veriu është 0 gradë, 0 minuta dhe 12 sekonda. Asnjëherë nuk është shënuar një orientim më i saktë se ai në Piramidën e Diellit”,ka shpjeguar Semir Osmanagic, transmeton agjencia e lajmeve INA.

    Disa gjeolog vendas dëshmojnë se këto janë thjeshtë përbërje gjeologjike, por Osmanagic shprehet se kanë të dhëna se ato janë të ndërtuara nga njeriu.

    Sipas arkeologut që i zbuloi, Osmanagic, piramidat ilire në Bosnje nuk janë përmendur më parë për shkak se ata janë fshehur nga sistemi politik në ish-Jugosllavi.

  • Shkencëtarët zbulojnë piramidën ‘më të vjetër në botë’

    Shkencëtarët zbulojnë piramidën ‘më të vjetër në botë’

    Arkeologët kanë zbuluar se piramida e Indonezisë, një ‘megalit’ rreth 30 metra e thellë e zhytur brenda një kodre, renditet si piramida më e vjetër në botë.

    Gunung Padang, i ri-zbuluar për herë të parë nga eksploruesit holandezë në vitin 1890, në fakt mund të jetë gjithashtu ndërtimi më i vjetër i njohur i bërë nga njeriu, të paktën, sipas datimit më të fundit me radiokarbon të vendit antik.

    Testet vendosin ndërtimin e hershëm të piramidës, me qindra shkallët e saj të gdhendura nga llava e andezitit, në më shumë se 16,000 vjet më parë, gjatë Epokës së fundit të Akullit.

    Kjo do të thotë se Gunung Padang ka të ngjarë të jetë mbi 10.000 vjet më i vjetër se jo vetëm nga të gjitha monumentet dhe piramidat e mëdha të Gizës në Egjipt, por edhe nga Stonehenge legjendar i Anglisë.

    Studiuesit kanë kaluar më shumë se një shekull duke debatuar nëse struktura nëntokësore e njohur si Gunung Padang (“mal i iluminizmit” në gjuhën lokale) përbën me të vërtetë një piramidë të krijuar nga njeriu dhe jo vetëm një formacion gjeologjik natyror.

    Por midis viteve 2011 dhe 2015, gjeologu Danny Hilman Natawidjaja i Agjencisë Kombëtare të Kërkimit dhe Inovacionit të Indonezisë udhëhoqi një ekip arkeologësh, gjeofizikanësh dhe gjeologësh për të arritur fjalë për fjalë në fund të këtij misteri të lashtë.

    Duke përdorur radarë depërtues në tokë për të marrë imazhe nëntokësore, teknikat e shpimit të bërthamës dhe gërmimit të ‘llogores’, Natawidjaja dhe studiuesit e tjerë ishin në gjendje të hetonin në shtresat e para të Gunung Padang – të cilat shtriheshin mbi 9 kate (ose 30 metra) nën sipërfaqen e saj.

  • Shembja e një piramide të lashtë në Meksikë shihet si një ‘ogur i keq’

    Shembja e një piramide të lashtë në Meksikë shihet si një ‘ogur i keq’

    Një piramidë e lashtë në Meksikë është shembur në një grumbull rrënojash dhe njerëzit mendojnë se është një ‘ogur i keq’.

    Piramida prej guri në shtetin e Michoacán u bë një nga shumë vendet e trashëgimisë kulturore që u vunë në rrezik për shkak të motit ekstrem në vitin 2024, pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan shembjen e saj.Incidenti ndodhi më 29 korrik, kur muri jugor i një piramide katrore 15 metra të lartë u shemb nën presionin e shiut të rrëmbyeshëm dhe të pandërprerë, duke u shndërruar në një grumbull rrënojash.

    Përpara kësaj, ishte një nga monumentet më të ruajtura mirë nga qytetërimi i Mbretërisë Michoacán.

    Piramida ndodhet në vendin arkeologjik Ihuatzio, ku ndodhet edhe një piramidë tjetër, një kullë dhe varre.

    Është një zonë që u banua për herë të parë 1,100 vjet më parë nga grupe indigjene që flisnin gjuhën Nahuatl dhe kultura e të cilave ekziston ende sot.

    Instituti Kombëtar i Antropologjisë dhe Historisë (INAH) i Meksikës konfirmoi se një piramidë në vend ishte prekur, por të paktën gjashtë nga “trupat e saj me shkallë” u dëmtuan nga moti ekstrem.

    Në vitin 2024, muajt e thatësirës së madhe u pasuan nga stuhi dhe shira të rrëmbyeshëm.

    “Temperaturat e larta, të regjistruara më parë në zonë, dhe thatësira që pasoi shkaktuan çarje që favorizuan filtrimin e ujit në brendësi të ndërtesës para-hispanike”, tha INAH .

    Zyrtarët thanë se do të punonin për të riparuar strukturën e piramidës “në favor të trashëgimisë kulturore të meksikanëve”.

    Sipas disave, shenja e një piramide që po shembet sinjalizon një ogur të keq.

    Tariakuiri Alvarez, i cili është një anëtar i gjallë i fisit P’urhépecha, shpjegoi në një postim të përkthyer: “Një nga muret në zonën arkeologjike të Ihuatzios u shemb. Për ndërtuesit, domethënë paraardhësit tanë, kjo nënkuptonte një ogur të keq, që tregonte se po afronte ndonjë ngjarje.”

    “Para mbërritjes së pushtuesve, sipas rrëfimeve historike, diçka e ngjashme ndodhi në botëkuptimin Purhé të asaj kohe, sepse perënditë Nana Kuerhaépiri dhe K’eri Kurikweri ishin të pakënaqura.”

    Ndërkohë, ndërsa të gjithë jemi të njohur me Piramidat e famshme të Gizës në Egjipt, ndoshta nuk e dinit se piramida të lashta misterioze janë zbuluar edhe në Poloni.

    Të vendosura në veriperëndim të vendit, këto piramida njihen si Varret e Gjigantëve ose kodrat Kujawiane dhe u identifikuan për herë të parë në mesin e viteve 1930./syri.net

  • Cili ka qenë funksioni i vërtetë i Piramidës së Madhe të Gizës?

    Cili ka qenë funksioni i vërtetë i Piramidës së Madhe të Gizës?

    Rreth 150 vjet pas themelimit të egjiptologjisë si një disiplinë akademike, midis studiuesve nuk ka ende një dakordësi mbi funksionin real të Piramidës së Madhe të Gizës. Megjithatë, janë propozuar disa hipoteza të ndryshme.

    Hipoteza e parë, ajo e një varri, u shfaq qëkur filluan kërkimet mbi piramidën, me besimin popullor që thoshte se funksioni kryesor i piramidës, ishte ai i banesës së fundit të sundimtarit të dytë të dinastisë së katërt, Faraonit Kufu.

    Ndërkohë, ndër shumë teori u propozuan edhe teori të tjera konkurruese: hambar, një central energjitik, pasqyrë e qiellit, pompë uji apo si Rripi i Orionit.

    Duke rishikuar të gjitha hipotezat kryesore, arrita në përfundimin se nuk mund të bie dakord me asnjërën prej tyre, ndaj po propozoj timen.

    Dihet mirë se Piramida e Madhe ndodhet në qendrën maksimale gjeografike të Tokës (ose afër saj). Asnjë hipotezë e propozuar nuk tenton të shpjegojë se pse shumica priren ta injorojnë apo ta minimizojnë këtë fakt.

    Nëse piramida është ndërtuar vërtetë si një varr, pse Kufu e zgjodhi vendndodhjen e varrit afër qendrës gjeografike të Tokës? Sa kohë iu desh Kufu të studionte planetin për të përcaktuar atë vendndodhje?

    Drita mund të krijohet nga çdo sistem, nëse mund të lëshojë grimca të ngarkuara në jonosferë. Aurora Borealis, është fenomeni i shkaktuar nga i njëjti proces, në të cilin elektronet e krijuara nga Dielli, përplasen me molekulat e ajrit për të krijuar dritë. Atëherë, për çfarë do të duhej që Piramida e Madhe e Gizës të krijonte dritë të ngjashme?

    Së pari, le të flasim për materialin ndërtimor të përdorur në Piramidën e Madhe të Gizës. Nëse dikush vendoste të ndërtonte një sistem për të lëshuar elektrone dhe për të krijuar dritë, atëherë duhej të përdorte material me përçueshmëri të lartë në frekuenca të larta.

    Bakri ka një përçueshmëri të shkëlqyer, dhe ne e dimë që egjiptianët e lashtë e përdornin shpesh atë. Por çfarë materiale të tjera mund të përdoren?

    Guri gëlqeror numulitik nga zona Abu Ravash u analizua nga Qendra Kombëtare e Kërkimeve të Kajros. Është zbuluar se sjellja e tij përmirësohet me frekuencë më të lartë. Deri në pikën ku është e jashtëzakonshme. Nëse përçueshmëria e një materiali duhet të jetë rreth 600 Tera Hz, përveç strukturës së fortë, nuk mund të ketë material më të mirë se sa guri gëlqeror.

    Dhe nëse piramida duhet të emetojë rrezatim elektromagnetik në një shkallë planetare. Vendndodhja e saj aktuale është ideale. Elektronet e emetuara nga piramida duhet të arrijnë deri në jonosferë. Dhe ekziston një hendek ajror 100 km midis kulmit të piramidës dhe jonosferës.

    Toka është një kondensator sferik, gjë që do të thotë se elektronet me frekuencë të lartë do të përhapen përmes ajrit me shumë pak rezistencë. Gjithashtu, jonosfera ka një rezistencë të mirë. Çka do të thotë se elektronet mund të udhëtojnë praktikisht përgjatë shtresës së jonosferës në anën tjetër të planetit pa asnjë kufizim.

    Sidoqoftë, ata duhet të kthehen në bazën e piramidës për të përfunduar rrugëtimin në formën e një rrethi. Duke kaluar nëpër jonosferë, elektronet do të përplaseshin me atome të gazrave të ndryshëm. Duke krijuar shkëlqim ajror të ngjashëm me Aurora Borealis. Është interesante të theksohet se shumë kultura antike në të gjithë planetin, kanë pasur struktura në formë piramidale.

    Me jonosferën e ngopur me grimca të ngarkuara, ndërtimi i një piramide do të siguronte një rrugë përmes së vilës elektronet të ktheheshin në sipërfaqen e Tokës, duke krijuar një shkëlqim të fortë drite mbi strukturën.

    Ndërsa elektronet afroheshin në pllajën e Gizës, ato do të kalonin nëpër shpella të mbushura me ujëra. Gjetja e shpellave u raportua nga Endrju Kollins. Një proces tjetër i zhvilluar atje ishte elektroliza. Duke bërë që molekulat e ujit të ndahen në gaz hidrogjen dhe oksigjen.

    Përzierja e gazit që mbushte shpellat shkaktoi ngritjen e presionit të ajrit në shkëmbin e shtratit. Duke krijuar dridhje dhe zhurmë të tokës. Dhe është interesante të theksohet, se në tekstet e shkruara brenda Piramidës ka referenca të shumta për tërmete dhe dridhje.

    Piramida e Madhe e Gizës ka disa dhoma, korridore dhe kalime. Secili prej elementeve luante një rol të rëndësishëm në prodhimin e dritës.

    Funksioni i dhomave nëntokësore ishte ndarja e molekulave të ujit në oksigjen dhe gaz hidrogjeni. Ndaj unë propozoj që funksioni i Piramidës së Madhe të Gizës ishte të emetonte elektrone të lira në jonosferë, me qëllim ndriçimin e planetit./Marrë me shkurtime nga Ancient Origins – Bota.al

    —————–

    Lexo edhe:

    MISTERI I DHOMAVE TË FSHEHURA TË PIRAMIDAVE

  • 5 gjërat më të çuditshme që janë gjetur brenda piramidave

    5 gjërat më të çuditshme që janë gjetur brenda piramidave

    Kur flasim për piramidat, shumica prej nesh mendojnë menjëherë për strukturat monumentale prej guri të Gizës.

    Dhe pse jo? Egjipti është shtëpia e 138 piramidave, por nuk është i vetmi vend në botë që mban këto struktura magjepsëse – ka afërsisht njëqind apo më shumë piramida në jug të Sudanit, për shembull.

    Ja disa nga gjërat më të çuditshme që u gjetën brenda piramidave

    Kanibalizmi në La Quemada

    Gjetja e mbetjeve njerëzore brenda një piramide është e zakonshme. Por jo kur disa janë dëshmi e një vakti të mbetur, e sidomos kur pjesë të këtij vakti të mbetur vareshin dhe ekspozoheshin në publik jashtë mureve të tempullit.

    E vendosur rreth 670 km në veriperëndim të qytetit të Meksikos, ngjarjet e tmerrshme besohet se kanë ndodhur rreth 1500 vjet më parë nga indigjenët mezoamerikanë.

    Disa studiues e kanë identifikuar La Quemadan si Chicomostocun legjendar, shtëpia e përkohshme e Aztecs gjatë rrugës për në Anáhuac.

    Piramidat e fshehura të Kukulkanit në Chichen Itza

    Piramida në Chichen Itza, Meksikë, mund të jetë më famëkeqja me gjithë ato flijime njerëzore për Tlālocun, perëndinë e shiut. Por që nga viti 2016, falë një procesi të quajtur tomografi me rezistencë elektrike u zbulua se nuk ka vetëm një piramidë të brendshme nën të, por dy.

    Piramida e mesme, e ndërtuar diku midis viteve 800 dhe 1000 pas Krishtit, është e njohur që nga vitet 1930, por kjo piramidë e re 10 metra e lartë, e ndërtuar ndoshta midis viteve 500 dhe 800 pas Krishtit, i jep një kthesë të re historisë së Kukulkanit.

    Piramida e gjarprit me pendë të Teotihuacan

    I njohur edhe si Tempulli i Quetzalcoatl, kjo piramidë është rreth 1800 vjet e vjetër. Në vitin 1980, u zbuluan mbetje njerëzore të flijuara që duken të jenë po aq të vjetra sa vetë piramida.

    Zbulimi i vitit 2003 i një tuneli të brendshëm sekret që përmban një peizazh malor në miniaturë me pellgje të vogla merkuri të lëngshëm, të gjitha të ndriçuara nga një galaktikë yjesh prej ari në muret përreth, ishte mahnitës.

    Gjithashtu u gjetën kristale në formë sysh, dhëmbë krokodili të bëra nga gur i gjelbër dhe skulptura që përshkruanin jaguarët, që besohet se u ishin lënë si flijime perëndive.

    Sarkofagu i Gizës

    Një arkivol miniaturë prej druri kedri i realizuar në mënyrë perfekte vetëm 44 cm i gjatë, që u zbulua në vitin 1907 dhe daton midis 664-525 pes.

    Brenda ndodhej një fetus i vogël njerëzor i balsamosur vetëm në javën e gjashtëmbëdhjetë deri në tetëmbëdhjetë të shtatzënisë.

    Krahët ishin të kryqëzuar dhe ishte lidhur me një kujdes të tillë, saqë mund të supozohet se mbetjet e vogla, ndoshta të abortuara, ishin të një rëndësie të madhe për dikë të rëndësishëm.

    Mumja Moche

    Zonja e Cao është rreth 1750 vjeç dhe u zbulua në një piramidë Moche në El Brujo, Peru në vitin 2006. Ajo ishte mumifikuar nëpërmjet tharjes dhe jo ritualit, dhe trupi i saj ishte shumë i tatuazhuar me gjarpërinj dhe gaforre, merimanga dhe krijesa imagjinare.

    Ajo u varros me armë dhe bizhuteri, të cilat rezervoheshin vetëm për burra të pushtetshëm, duke bërë që disa të supozojnë se ajo mund të ketë qenë një priftëreshë e lartë.

    Eshtrat e saj u gjetën së bashku me një trup tjetër femre, që mund të jetë vrarë në ritual, me sa duket për të shoqëruar Zonjën e Caos në udhëtimin e saj në jetën e përtejme.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NAIM FRASHËRI: SHOKË KEMI NË MESIN TONË TRADHËTORË…

    Shokë, kemi në mest tënëShum’ armik’ e tradhëtorë!Popo! mos u qoftë thënë!Veç që s’kanë gjë në dorë.

    Harruanë mëmëdhenëDh’ e lanë kombinë tënëE një tjatërë na gjenë!Popo! mos u qoftë thënë!

    Lanë zonjën e lëvduarE zunë një kurvë shtrigë,Të ndyr’ e të mallëkuar,Të fëlliqur e të ligë.

    Lanë mëmën të xhveshurDhe mundohenë për botë,Pa dhe bota duke qeshurU thotë: mundohi kotë!

    Qysh u bënë EfialtëE nuk e njohin të mirën,Uthullën pandehin mjaltëEdhe dritë errësirën!

    Buk’ e mëmëdheut zëntëTradhëtorët e pabesë!Dhe Zoti dërrmën u dhëntë,Kurrë mos paçinë pjesë!

    Miqt’ armiq i kanë bërë,Armikëtë miq i zunë,Qysh janë fyell të tërë!Ç’është kjo e madhe punë!

    Fajn’ e math kur do ta njohinNjerëzit e mallëkuar?Dritënë pse nuk e shohin,Apo janë të verbuar?

    Janë së gjithash të marrëDhe të liq me të vërtetë,Mëmëdheut bëjnë varrë,Po do të bienë vetë,

    Se mbretëron e vërteta,S’del kurrë gënjeshtr’ e shkretëT’ish ashtu, qe prishur jeta,S’kish mbetur gjë e vërtetë.

    Ata turpinë fitojnë,Nder’ e tyre posht’ e hedhinDhe armikëtë gëzojnëE në errësirët bredhin.

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Bloomberg:Piramida e Tiranës,simbol i Shqipërisë së ndryshuar me blloqe ngjyrash

    Bloomberg:Piramida e Tiranës,simbol i Shqipërisë së ndryshuar me blloqe ngjyrash

    “Maja e Piramidës, siç e quajnë banorët e Tiranës, është një vend i shkëlqyer për të parë horizontin e kryeqytetit të Shqipërisë”, shkruan Richard Conway për Bloomberg.Ndërtesa e lartë e epokës komuniste për ish-diktatorin Enver Hoxha, i cili sundoi vendin për më shumë se 40 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, ofron pamje të qarta të qendrës së qytetit. Nga atje, mund të shihni siluetat katrore të blloqeve moderniste të apartamenteve të ndërtuara nën sundimin e tij.Sot, ato ndërtesa apartamentesh janë në hije nga ndërtesa të larta të stilizuara – dhe vetë monumenti ka një shkëlqim të ri gjithashtu.Piramida e Tiranës tani është qendra e një kryeqyteti në lulëzim. Pas një ndryshimi të profilit të lartë nga kompania MVRDV me qendër në Holandë, ish-monumenti tani shërben si një lloj qendre hibride kulturore dhe lidhjeje arsimore – një vend për të parë përpara, jo prapa.Pamja e re e rafinuar është një lloj mikrokozmosi për zhvillimin në kryeqytetin e Shqipërisë, ku praktikat perëndimore duket se dominojnë. Ndërsa një bum ndërtimesh ka sjellë vende pune dhe ka sjellë rikonstruksione të rrugëve, shesheve dhe periferive, ai ka ngritur gjithashtu shqetësime se qyteti po sfidohet nga jashtë.Me një lartësi prej rreth 65 metrash në pikën e saj më të lartë dhe dikur e mbuluar me mermer, piramida përmbante një statujë gjigante të diktatorit, kur u përurua në vitin 1988.Ndërtesa duket sikur mund të zëvendësojë Ministrinë e së Vërtetës të George Orwell, një “strukturë gjigante piramidale prej betoni të bardhë vezullues”.Dhe ajo i shërbeu të njëjtit funksion, si një gllënjkë e fundit autoritarizmi për qeverinë komuniste të dhunshme dhe izolacioniste, e cila kishte prerë lidhjet me Moskën, Beogradin dhe Pekinin dhe kishte qëndruar në pushtet edhe pas vdekjes së Hoxhës, deri në vitin 1992.Në vitet në vijim, Piramida strehoi një stacion radioje, një klub nate të njohur si ”Mumja” dhe një bazë të NATO-s gjatë luftës në Kosovën fqinje. Përfundimisht ajo u rrënua, por mbeti pjesë e jetës së qytetit. Të rinjtë e Tiranës shpesh ngjiteshin në anët e saj dhe rrëshqisnin poshtë, një lloj ripërtëritjeje joformale që e bënte strukturën të dashur për vendasit.Qëndroi kështu për gati dy dekada.Kthehemi në vitin 2000, kur Edi Rama – një artist, u zgjodh kryetar bashkie i Tiranës dhe fitoi famë për iniciativën e tij për të rilyer banesat e zymta të epokës komuniste të kryeqytetit. Më vonë ai nisi një masterplan urban, i cili përfundimisht u bë projekti ”Tirana 2030”, i udhëhequr nga arkitekti italian, Stefano Boeri. Plani propozonte një transformim rrënjësor të qytetit, i cili tashmë po ndryshonte me shpejtësi, ndërsa pronarët privatë morën kontrollin dhe filluan të rimodelonin ndërtesat e mëparshme shtetërore. Qasja e Boerit përfshinte kryesisht ndërtimin dhe gjelbërimin, por shpesh me një preferencë për dizajne tërheqëse.Pasi shërbeu si kryetar bashkie për më shumë se një dekadë, Rama u zgjodh kryeministër i Shqipërisë në vitin 2013.Në vitin 2018, me mbështetjen e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, qyteti i Tiranës angazhoi MVRDV-në, të udhëhequr nga partneri themelues dhe arkitekti kryesor Winy Maas, për të ridizajnuar piramidën. U pa si aq e rëndësishme, sa vetë kryeministri Rama hapi projektin e përfunduar.“Çfarë mund të bësh me këtë ndërtesë?” thotë Maas, duke folur për opsionet me të cilat u përball praktika e tij kur iu afrua dizajnit.“Fshijeni. Kjo është një gjë. Dhe disa njerëz e donin këtë. Opsioni tjetër është ta riparoni plotësisht. Ta riktheni përsëri. Dhe e treta ishte në thelb të merreshim, dhe ndoshta të festonim, kapërcimin ose marrjen nën kontroll nga njerëzit. Qasja publike ishte çelësi”, shton ai.Duke ndjekur opsionin e tretë, MVRDV ruajti bazat e formës origjinale, por zëvendësoi fasadën e rrënuar prej kohësh me beton dhe shtoi 16 shkallë me kangjella përgjatë anëve të ndërtesës. Maas dhe ekipi nuk e ripërtëritën të gjithë strukturën. Një pjesë është lënë si një sipërfaqe e pjerrët ku vizitorët mund të rrëshqasin poshtë, në një kujtim të përdorimit të saj të mëparshëm popullor. Pjesa e pasme dikur ishte e veshur plotësisht me pllaka mermeri dhe, ndërsa monumenti ra në rrënim, shumë prej tyre ranë; studioja vendosi të mos i mbyllte disa nga vrimat. Arkitektët gjithashtu lanë çarje që u shfaqën në piramidë dhe zgjodhën t’i lyenin në vend që t’i mbushnin.Më e rëndësishmja, Maas dhe ekipi i tij shtuan 32 struktura të mëdha, shumëngjyrëshe, në formë kutie. Këto hapësira të reja fillimisht strehonin studio dhe klasa mësimi, por ato përdoren gjithnjë e më shumë për kafene. Ato duken sikur janë vendosur rastësisht si brenda ashtu edhe jashtë ndërtesës – një përkulje stilistike ndaj banorëve që jetonin në territorin e piramidës gjatë viteve të saj të rrënimit. Studiot që mbeten janë të shtrenjta për t’u marrë me qira, me çmime që arrijnë disa mijëra euro.Në të gjithë qytetin, klasicizmi i zhveshur dhe monumentalizmi bombastik që përcaktuan trashëgiminë urbane të Hoxhës po merr një shkëlqim të ri.Jo shumë larg piramidës, një ish-bunker i regjimit me majë kupole që dikur përfshinte një dhomë gjumi për ministrin e fuqishëm të Brendshëm të Partisë Komuniste është transformuar në një hapësirë ​​muzeale, me rikrijime të zyrave të përdorura nga Sigurimi, policia sekrete e regjimit.Pranë sheshit ”Nënë Tereza”, një hotel ”Marriott” me shkëlqim, gati 100 metra i lartë, i projektuar nga firma me seli në Itali, ”Archea Associati”, ngrihet mbi muzeun e zymtë arkeologjik – pjesë e ridizajnimit të plotë të fushës historike të futbollit të stadiumit ”Qemal Stafa”, i njohur tani si stadiumi ”Air Albania”. Një kampus i ri i Kolegjit të Evropës, i projektuar nga ”Oppenheim Architecture” me seli në SHBA, është gjithashtu në plan.Perëndimorët janë në ballë të bumit të dizajnit në Tiranë, së bashku me zhvillime të rëndësishme të udhëhequra nga investitorë të pasurive të paluajtshme nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe Kuvajti. Bunkeri bërthamor i shndërruar në muze ishte ide e gazetarit italian Carlo Bollino, për shembull.Edhe MVRDV po udhëheq projekte të tjera në të gjithë qytetin, duke përfshirë ndërtesën ”Skënderbej” dhe ”Downtown One”, shtesat e fundit në horizontin e Tiranës.Midis ndërtesave të reja, disa koncepte mund të duken të zmadhuara, madje paksa vizatimore: ndërtesa ”Skënderbeu” e MVRDV supozohet të duket si koka e Gjergj Kastriotit, i njohur si Skënderbeu, heroi kombëtar shqiptar i shekullit XV që luftoi osmanët. ”Downtown One” është zbukuruar me një hartë gjeometrike të dekonstruktuar të vendit. MVRDV është i famshëm për dizajne të gjalla, shpesh qëllimisht absurde, të karakterizuara nga gjeste të guximshme dhe zbukurime teatrale.Sigurisht, problemet e Shqipërisë kanë ndryshuar në mënyrë dramatike gjatë tre dekadave të fundit: Kontrolli i Partisë Komuniste dikur ishte aq absolut sa qytetarët nuk e dinin që Muri i Berlinit kishte rënë. Pasi shteti brutal njëpartiak përfundoi, vendi përjetoi një tranzicion të shpejtë nga një ekonomi e centralizuar dhe agrare në një ekonomi të bazuar në treg.Ekonomia u shemb në vitin 1997 kur humbjet e mëdha në skemat piramidale me rrezik të lartë shkatërruan kursimet e qytetarëve. Rënia e çoi vendin në prag të luftës civile me depot e armëve të plaçkitura dhe qytetarët që rrëmbyen armët, duke nxitur ndërhyrjen e paqeruajtësve të OKB-së.Por, që nga viti 2022, pamja në Shqipëri ka ndryshuar. Investimet e huaja direkte arritën në 1,44 miliardë dollarë, me kapital që rrjedh në pasuri të paluajtshme, energji dhe infrastrukturë.Turizmi gjithashtu është në rritje.Tirana, me një popullsi metropolitane prej më shumë se 500 000 banorësh, është dyfishuar në madhësi që nga tranzicioni nga komunizmi.Këtë vit, Jared Kushner siguroi miratimin për të zhvilluar një vendpushim luksoz prej 1,4 miliardë dollarësh në ishullin e Sazanit, rreth 100 kilometra nga kryeqyteti. Projekti përfshin shndërrimin e një ish-baze ushtarake në një hotel me qasje të planifikuar me traget nga kontinenti. Drita jeshile erdhi nga një komitet zhvillimi i kryesuar nga kryeministri Rama.Ndërsa Shqipëria përgatitet për anëtarësim në BE, piramida është sigurisht ndër projektet më të ndritura qytetare që po riformësojnë kryeqytetin e saj. Madje mund të argumentojë për një arkitekturë të re urbane që nuk është as tepër nostalgjike dhe as e shkëputur nga e kaluara në një vend tradicionalisht në kufijtë e Evropës.Tirana moderne po krahasohet me një Roterdam të Ballkanit, ku dizajne mbresëlënëse nga arkitektë ndërkombëtarë ndërthuren në peizazhin urban./ATA

  • Bloomberg, jehonë Piramidës së Tiranës: Një Shqipëri në ndryshim dhe…

    Bloomberg, jehonë Piramidës së Tiranës: Një Shqipëri në ndryshim dhe…

    “Ndërtesa e lartë e epokës komuniste për ish-diktatorin Enver Hoxha, Piramida e Tiranës, tashmë ofron pamje të qarta të qendrës së kryeqytetit, prej ku mund të shihni siluetat katrore të blloqeve moderne të apartamenteve dhe godinave të shumta.” Kështu shkruhet në artikullin e agjencisë amerikane “Bloomberg” për godinën ikonike të Tiranës, e cila është kthyer tashmë në një destinacion turistik.

    “Piramida e Tiranës tani është qendra e një kryeqyteti në lulëzim dhe godina shërben si një lloj qendre hibride kulturore dhe arsimore, një vend për të ecur përpara.

    “Pamja e re e rafinuar është një lloj mikrokozmosi për zhvillimin në kryeqytetin e Shqipërisë, ku praktikat perëndimore duket se dominojnë. Ndërsa një bum ndërtimesh ka sjellë vende pune dhe ka sjellë rikonstruksione të rrugëve, shesheve dhe periferive.

    Edhe pse u rikonceptua, arkitektet ruajtën bazat e formës origjinale, por zëvendësuan fasadën e rrënuar prej kohësh me beton dhe shtuan 16 shkallë përgjatë anëve të godinës së Piramidës”, shkruan agjencia e lajmeve “Bloomberg”. “Piramidës së Tiranës i japin nje pamje unike edhe 32 struktura të mëdha, shumëngjyrëshe, në formë kutish.

    Teksa Shqipëria përgatitet për anëtarësim në BE, Piramida e Tiranes është sigurisht ndër projektet më të ndritura qytetare që po riformësojnë kryeqytetin e saj. Tirana moderne po krahasohet me një Roterdam të Ballkanit, ku dizajne mbresëlënëse nga arkitektët ndërkombëtarë ndërthuren në peizazhin urban.

    Jo vetëm Piramida, por gjithë Shqipëria ka ndryshuar pozitivisht”, shkruhet në artikullin e “Bloomberg” kjo evidentohet edhe nga investimet e huaja direkte, por dhe zhvillimi i sektorit të turizmit.

  • Bloomberg: Piramida e Tiranës përfaqëson një Shqipëri në ndryshim

    Bloomberg: Piramida e Tiranës përfaqëson një Shqipëri në ndryshim

    “Ndërtesa e lartë e epokës komuniste për ish-diktatorin Enver Hoxha, Piramida e Tiranës, tashmë ofron pamje të qarta të qendrës së kryeqytetit, prej ku mund të shihni siluetat katrore të blloqeve moderne të apartamenteve dhe godinave të shumta.”
    Kështu shkruhet në artikullin e agjencisë amerikane “Bloomberg” për godinën ikonike të Tiranës, e cila është kthyer tashmë në një destinacion turistik.
    “Piramida e Tiranës tani është qendra e një kryeqyteti në lulëzim dhe godina shërben si një lloj qendre hibride kulturore dhe arsimore, një vend për të ecur përpara.“
    “Pamja e re e rafinuar është një lloj mikrokozmosi për zhvillimin në kryeqytetin e Shqipërisë, ku praktikat perëndimore duket se dominojnë. Ndërsa një bum ndërtimesh ka sjellë vende pune dhe ka sjellë rikonstruksione të rrugëve, shesheve dhe periferive.
    Edhe pse u rikonceptua, arkitektët ruajtën bazat e formës origjinale, por zëvendësuan fasadën e rrënuar prej kohësh me beton dhe shtuan 16 shkallë përgjatë anëve të godinës së Piramidës”, shkruan agjencia e lajmeve “Bloomberg”. “Piramidës së Tiranës i japin nje pamje unike edhe 32 struktura të mëdha, shumëngjyrëshe, në formë kutish.
    Teksa Shqipëria përgatitet për anëtarësim në BE, Piramida e Tiranës është sigurisht ndër projektet më të ndritura qytetare që po riformësojnë kryeqytetin e saj. Tirana moderne po krahasohet me një Roterdam të Ballkanit, ku dizajne mbresëlënëse nga arkitektët ndërkombëtarë ndërthuren në peizazhin urban.
    Jo vetëm Piramida, por gjithë Shqipëria ka ndryshuar pozitivisht”, shkruhet në artikullin e “Bloomberg” kjo evidentohet edhe nga investimet e huaja direkte, por dhe zhvillimi i sektorit të turizmit.