Këtë të premte, Top Channel ndez përsëri garën dhe adrenalinën me rikthimin e sezonit të dytë të “Piramida”, një prej ‘game-show’-eve më të ndjekur të vitit të kaluar. Spektakli, që u shndërrua shpejt në një fenomen për publikun e të gjitha moshave, rikthehet me surpriza, ritëm më të lartë dhe format të forcuar.
Moderatore e programit do të vijojë të jetë Bora Zemani, e cila ishte e ftuar këtë javë në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ndau disa detaje ekskluzive nga sezoni i ri. Sipas saj, interesi i publikut këtë vit ka qenë më i madh se kurrë:
“Aplikimet janë shumë më të larta se sezoni i kaluar. Çdokush mund të krijojë skuadrën e vet,” u shpreh Bora, duke theksuar se pjesëmarrja e lartë tregon se formati ka prekur shumë njerëz dhe ka krijuar një komunitet të vërtetë gare.
Një ndër risitë më të mëdha të sezonit të dytë është përfshirja e dy kapitenëve të rinj, figura të njohura të ekranit dhe humorit shqiptar: Visjan Ukcenaj dhe Cubi Metkaj. Të dy do të kenë rolin e motivatorëve të skuadrave, duke i shtuar garës energji, humor dhe frymë bashkëpunimi.
“Këtë sezon jam me dy kapiten që duhet të motivojnë skuadrat. Visjani dhe Cubi do t’i fusin në shpirtin e garës,” tha Bora.
Tag: piramida
-

Sezoni i dytë i “Piramida”, Bora Zemani zbulon dy kapitenët e rinj
-

Operacioni te Piramida, tre të arrestuar në ‘Audin’ me targa angleze
Një operacion policor është zhvilluar pasditen e sotme në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë.
Në pamjet e publikuara shihet momenti ku efektivët civilë kanë ndaluar një automjet luksoz të tipit ‘Audi’ me targa britanike.
Agjentët i nxjerrin nga makina, i shtrijnë përtokë pranë Kryeministrisë dhe i vënë në pranga tre personave që ndodheshin brenda mjetit, të cilët mësohen se ishin të shpallur në kërkim, ndërsa identiteti i tyre ende nuk është bërë publik.
Dëshmitarët në vendngjarje shihen të trembur e të frikësuar nga skena, e bëjnë me dije se gjithçka ka ndodhur brenda pak sekondave
-

Çfarë ndodhi me 7 mrekullitë e botës së lashtë?
Shtatë Mrekullitë e Botës së Lashtë ishin një koleksion strukturash të admiruara nga shkrimtarët dhe udhëtarët grekë si arritje të bukurisë dhe inxhinierisë njerëzore. Autorë antikë si Diodori i Sicilisë dhe Antipatri i Sidonit hartuan lista të këtyre “pamjeve për t’u parë”, por lista që ne përdorim sot u përforcua gjatë Rilindjes, kur vetëm njëra nga mrekullitë ishte ende në këmbë.
1. Piramida e Madhe e Gizës (Egjipt)
Piramida e Madhe është e vetmja mrekulli e lashtë ende ekzistuese. E ndërtuar në shek. XXV p.e.s. gjatë dinastisë së IV-të, ajo ishte varri monumental i faraonit Khufu (Cheops). Më pas u ngritën edhe dy piramida nga i biri Khafre dhe nipi Menkaure. Fillimisht shkëlqenin me gurë gëlqerorë të bardhë dhe majë prej ari, por grabitjet dhe koha i zhveshën. Edhe pse të plaçkitura herët, ato mbeten simbol i fuqisë faraonike.
2. Mauzoleumi i Halikarnasit (Turqi e sotme)
Ndërtuar në shek. IV p.e.s. për mbretin Mausol dhe motrën-bashkëshorten Artemisia II, ishte 45 metra i lartë dhe i zbukuruar me mbi 400 skulptura. Përshkruhej nga autorë si Plini dhe Straboni si një kryevepër arti. Ende qëndronte në kohën romake, por u rrënua para vitit 1402, kur kalorësit kryqtarë përdorën gurët e tij për të ndërtuar kështjellën e Bodrumit.
3. Tempulli i Artemisit në Efes (Turqi e sotme)
I dedikuar perëndeshës Artemis, ishte ndërtuar tre herë. I pari u shkatërrua nga përmbytja në shek. VII p.e.s., i dyti u dogj nga Herostrati në 356 p.e.s., në natën e lindjes së Aleksandrit të Madh, dhe i treti u ngrit më vonë në shek. IV p.e.s. Ky tempull madhështor u shkatërrua nga sulmet gotike dhe më vonë u rrëzua nga të krishterët. Sot në vendin e tij qëndron vetëm një kolonë e rindërtuar nga copëzat e gjetura.
4. Statuja e Zeusit në Olimp (Greqi)
E krijuar nga Fidiasi në shek. V p.e.s., statuja ishte 14 metra e lartë, prej druri e veshur me fletë ari e fildishi. Ishte imazhi më i famshëm i Zeusit. U qëndroi shekujve, por me mbylljen e tempujve paganë në shek. IV, fati i saj u bë i paqartë. Me shumë gjasa u shkatërrua nga zjarri pas rënies së tempullit. Legjendat thonë se u transferua në Kostandinopojë, por nuk ka prova.
5. Gjiganti i Rodit (Greqi)
Një statujë prej bronzi 33 metra e lartë e perëndisë Helios, e ngritur në vitet 280 p.e.s. për të festuar fitoren ndaj Demetrit Poliorketi. Zgjati vetëm 54 vjet: një tërmet i vitit 226 p.e.s. e rrëzoi. Banorët e Rodit e panë si shenjë të zemërimit hyjnor dhe nuk e rindërtuan. Shtrirë përtokë, mbeti një spektakël për shekuj, por në fund fragmentet u shkrinë ose u plaçkitën.
6. Fari i Aleksandrisë (Egjipt)
I ndërtuar në ishullin Faros gjatë sundimit të Ptolemeut II, rreth 100 metra i lartë, ishte fari më i famshëm i lashtësisë. Shërbeu për shekuj si udhërrëfyes për portin e Aleksandrisë. U dëmtua rëndë nga tërmete në shek. X, XIV dhe XV, derisa u shkatërrua plotësisht. Në 1480, gurët e tij u përdorën për të ndërtuar Kalatën Qaitbay. Sot fragmente të tij qëndrojnë nën ujë.
7. Kopshtet e varura të Babilonisë
Mrekullia më misterioze, ndoshta as që ekzistoi. Thuhet se u ndërtuan nga Nabukodonosori II në shek. VII p.e.s., me tarraca të gjelbëruara dhe sisteme ujitjeje të sofistikuara. Por nuk ka burime të drejtpërdrejta që i përmendin, as tekste babilonase dhe as gjurmë arkeologjike në Babiloninë e sotme. Disa mendojnë se ishin në Nineveh, ndërtuar nga mbreti asirian Sennakerib. Në çdo rast, fati i tyre u tret bashkë me rënien e qytetit.
Fati i 7 Mrekullive
Koha i përul të gjitha gjërat. Është paradoksale që më e vjetra — Piramida e Gizës — është e vetmja që mbijeton. Ideja për të ruajtur monumente thjesht si trashëgimi historike është e re; për njerëzit e lashtë, ndërtesat humbnin funksionin dhe braktiseshin. Ashtu si kështjellat britanike të rrënuara, rrënojat e mbuluara me bimësi të Çiçen Icës, apo mbetjet e fundosaura të Farit të Aleksandrisë, edhe mrekullitë e lashta iu dorëzuan kohës dhe natyrës.
ObserverKult
Lexo edhe:
5 GJËRAT MË TË ÇUDITSHME QË JANË GJETUR BRENDA PIRAMIDAVE
-

Erion Braçe: Ne si popull nuk zemë prapë mend duke humbur lekët në PIRAMIDA!
Nga Erion Braçe-
BRENDA GRUPIT NE TELEGRAM TE PIRAMIDES XUEX;48 ORË DHE BOSËT E PIRAMIDËS KANË BLLOKUAR ÇDO TËRHEQJE TË PARAVE NGA ANËTARËT!
LEO SMITH, domethenë “PROFESORI”, domethenë ROBOTI, KA THIRRUR MBLEDHJE GRUPI DHE KA NJOFTUAR BLLOKIMIN E TËRHEQJES SË PARAVE;
Pra daljen nga PIRAMIDA duke kaluar PARATË nga LLOGARIA-MURI I ANËTARËVE NË BINANCE E PASTAJ NË EXCHANGE NË KOSOVË PËR TI MARRË CASH!
Këtë gjë bëri dhe shpalli TXEX 10 DITË ME PARË;
Pas 10 ditësh askush në Divjakë e Lezhë nuk ka marrë dot paratë e tij.
PRA KRIMI I MASHTRIMIT DHE GRABITJES PO KONSUMOHET I PLOTË.
Leo Smit e quan XUEX ende BURSE, por unë nuk di as në Evropë e as në Amerikë bursë që të bllokon paratë e tua;
Lexoni mesazhet e tij; ÇDO FJALI ËSHTË PROVË E FUNKSIONIMIT SI PIRAMIDË, JO SI BURSË.
E reja tjetër sot-zbuluar nga mesazhet në shqip të Leo Smith, ka të bëj me faktin se paska edhe shqiptarë nga jashtë Shqiperisë që paskan futur para në PIRAMIDË!
Kulmi!
Nuk kam fjalë!
Pas gjithë asaj që kaloi thuajse çdo familje në vitet 1996-1997, besoja se nuk do kishte më shqiptarë që të binin në gropen e piramidave!
Jooo, NE NUK ZEMË MEND si popull! -

Zjarr në zonën e minuar “Piramida 12”, vështirësohet ndërhyrja e autoriteteve
Një vatër zjarri aktive është regjistruar në zonën e njohur si Piramida 12, pranë Leskovikut, në kufirin me Greqinë.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur nga toka greke dhe po përparojnë drejt territorit shqiptar në zonën e Kamenikut.
Ndërhyrja e zjarrfikësve dhe forcave përkatëse po has vështirësi për shkak të terrenit të vështirë malor dhe pranisë së minave në këtë zonë kufitare, që pengojnë operacionet e shuarjes së zjarrit.
Autoritetet lokale dhe forcat e emergjencës janë në gatishmëri të plotë për të ndihmuar në menaxhimin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së flakëve në zonat përreth./tvklan -

Zjarr në zonën e minuar ‘Piramida 12’, në kufi me Greqinë! Shpërthejnë disa mina
Një vatër zjarri ka rënë në zonën e njohur si Piramida 12, në Leskovik në kufi me shtetin grek. Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka nisur nga toka greke dhe po afrohet në tokën shqiptare, në fshatin Kamenik.
Mësohet se zona është e minuar që prej Luftës së Dytë Botërore dhe situata paraqitet problematike. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse, forcat e policisë së komisariatit të Kolonjës dhe forca nga zonat e mbrojtura.
Situata mund të ketë përkeqësim për shkak se kanë nisur edhe disa shpërthime të minave, ndërsa temperaturat janë tepër të larta dhe favorizojnë zjarrin.
gijotina.com/ -

Zjarr në zonën e minuar “Piramida 12” në kufi me Greqinë, vështirësohet ndërhyrja e autoriteteve
Një vatër zjarri aktive është regjistruar në zonën e njohur si Piramida 12, pranë Leskovikut, në kufirin me Greqinë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur nga toka greke dhe po përparojnë drejt territorit shqiptar në zonën e Kamenikut.
Ndërhyrja e zjarrfikësve dhe forcave përkatëse po has vështirësi për shkak të terrenit të vështirë malor dhe pranisë së minave në këtë zonë kufitare, që pengojnë operacionet e shuarjes së zjarrit.
Autoritetet lokale dhe forcat e emergjencës janë në gatishmëri të plotë për të ndihmuar në menaxhimin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së flakëve në zonat përreth. -

Gjithçka që fshihet brenda piramidave të lashta Maja!
Fiset e lashta Maja ndërtuan qindra piramida në të gjithë Mesoamerikën, rreth vitit 1000 para Krishtit deri në vitin 1500 pas Krishtit, duke vendosur një shumëllojshmëri objektesh brenda tyre. Por çfarë vendosën saktësisht brenda tyre? Rezulton se, si piramidat e Egjiptit të lashtë, ato të ndërtuara nga fisi maja përmbanin thesare dhe varre të të pasurish. Por ato gjithashtu shpesh përmbanin diçka më të çuditshme, piramida më të vogla brenda atyre më të mëdha.
Për shembull, piramida e “El Castillo”, në vendin e Chichen Itza në Gadishullin Jukatan, përmban një piramidë brenda një piramide e kështu me radhë. “Banorët e lashtë të Gadishullit Jukatan, kur arritën në një vend të banuar dhe të braktisur më parë, nuk i shkatërruan strukturat e vjetra,”-tha për ‘Live Science’ Andres Tejero-Andrade, një profesor në Universitetin Kombëtar të Meksikës (UNAM) i cili ka studiuar dhe shkruar për El Castille.
“Përkundrazi u ndërtua një e re mbi të pranishmit, e kështu me radhë,” tha ai, duke vënë në dukje se kjo është arsyeja pse El Castillo ka këtë strukturë kukulla tradicionale ruse. Espino vuri në dukje se ndërtimi i një piramide në majë të një piramide tjetër ishte një praktikë e zakonshme në kohët parahispanike para mbërritjes së spanjollëve dhe se strukturat kryesore në vendbanimet që ishin të banuara për një kohë të gjatë zakonisht kanë disa fazat konstruktive.
Megjithatë, piramida të tilla nuk janë gjërat më të zakonshme që arkeologët kanë gjetur në piramidat Maja. Ndërsa disa tempuj Maja përdoreshin për ritual, të tjerët shërbenin si varre për sundimtarët ose individë të tjerë elitarë. Këto varre përmbanin objekte të tilla si maskat për të ndjerin, rruaza nefriti dhe gjemba, të cilat ishin një simbol i vetëflijimit për fiset maja të lashta, sipas librit të Michael Coe, në 2011. Gjembat nënkuptonin vetëflijimin, sepse ndonjëherë ato vendoseshin përmes veshëve, faqeve, buzëve, gjuhës dhe penisit, gjaku që shpërndahej në letër përdorej për të lyer idhujt.
Piramidat Maya përmbanin shumë objekte të tjera të jashtëzakonshme. Për shembull, një piramidë në vendin e San Bartolo, në Guatemalën veriore, përmban një fragment të atij që mund të jetë kalendari më i hershëm Maya i gjetur ndonjëherë, që daton më shumë se 2200 vite më parë. Një piramidë në Copan, në Honduras, ka një mbishkrim masiv që përmban më shumë se 2000 glife Maja të gdhendura në shkallët e saj. Mbishkrimi tregon historinë e sundimtarëve të Copanit, sipas një raporti. Majat përdorën një sistem shkrimi që quhet “hieroglifet maja”. Ky sistem shkrimi ka glife që përfaqësojnë tinguj që formojnë fjalë që studiuesit mund t’i lexojnë dhe përkthejnë.
-

Rrënjët ilire në Bosnje
Kthim tek të parët tanë (shkrimi #4)
A mund të jetë i vërtet fakti që piramidat në Bosnje mund të jenë të vërteta apo mund të jenë thjesht kodra në formë të piramidave . Ndërtimi i një piramide në Ballkan , nuk mund të jetë edhe rastësi sepse këto piramida kanë qenë të ndërtuara nga ilirët .
Boshnjakët !!! Çfarë mund të jenë ata ? Ilirë dhe autokton të Ballkanit apo sllavë dhe ardhacak të ardhur nga karpatet e dendura vetëm për të siguruar kushtet e jetës . Nuk mund të thuhet lehtë asgjë për prejardhjen e vërtet të boshnjakëve . Janë ilirë apo sllavë ?
Interesimi im për prejardhjen e boshnjakëve ka qenë shumë i vonshëm . Jo vetëm për mua , por për të gjithë njerëzit e tjerë , të cilët interesohen për të kaluarën dhe historinë e pastër të ilirëve . Në një gadishull Ballkanik , ku më parë quhej Gadishulli Ilirik , asgjë nuk mund të jetë rastësi .
Në lidhje me origjinën e boshnjakëve ka mendime të ndryshme . Disa mund të jenë gënjeshtra , por edhe disa mund të jenë të vërteta , të cilat nuk mund të mohohen dhe nuk guxon të mohohen .
Në dokumentarin “Shqipëria tjetër” nga gazetari Marin Mema të titulluar “Boshnjakët , ilirë të sllavizuar” , mund të vërejmë një tezë të veçantë për prejardhjen e ilirëve . Mendimi i tyre është se Boshnjakët mund të kenë origjinën nga ilirët , kurse teza se boshnjakët kanë gjakun sllav , drejtëpërdrejtë hidhet poshtë .
ADN-ja e një boshnjaku mund të jetë kjo : 40% ilirë dhe përqindja tjetër e ADN-së është e gjitha e përzier ku gjithashtu një përqindje e vogël , bënë pjesë edhe origjina trake . Ky është një fakt tjetër se boshnjakët kanë prejardhjen nga ilirët e lashtë dhe assesi nga sllavët e ardhur prej karpatet . Nga kjo ADN e përzier boshnjake ku përqindja më e madhe është ilire , mund të forcohet teza ilire e boshnjakëve .
Fakti tjetër dhe vërtetësia për origjinën ilire të boshnjakëve është ose janë siç i quanin egjiptianët e lashtë varrezat ose tempujtë ku i varrosnin faraonët (Mbretërit e Egjiptit) me emrin Piramida . A ka piramida në Bosnje ? Përgjigjen e themi troç – Po ka piramida në Bosnje ose këto janë piramida ilire .
Për nga opinioni kombëtar , Piramidat ilire në Bosnje , janë zbulimet që trondisin tërë botën mbarë . Me këto zbulime , ilirët në të kaluarën kanë ndërtuar tempuj të mëdhenj për nderimin e zotave sepse ilirët ndryshe në gjak e kishin paganizmin ! Për nga mënyra se si janë ndërtuar , ato janë tejet të sofistikuara , gjë e cila ka befasuar shumë ekspert .
Piramidat e tilla janë zbuluar në vitin 2006 në Visoko , qytet 20km larg kryeqytetit të Bosnjes , Sarajevë .
Madje , sipas arkeologut boshnjak , që i ka zbuluar , piramidat rezultojnë të jenë më të lashta se Piramidat e Egjiptit . Ja pra të nderuar lexues , rrënjët ilire në Bosnje janë duke u paraqitur .
Thotë arkeologu amerikano-boshnjak Sam Semir Osmanagiç : Piramidat ilire në Bosnje , ajo e Diellit , Hënës dhe Majit janë piramidat më të vjetra që janë ndërtuar në sipërfaqen e tokës . Piramidat me lartësinë më të madhe mbeten – Piramida e Diellit në Bosnje , 220metra , Piramida e Gizës në Egjipt , 145 metra dhe Piramida e Majave në El Mirador , 103 metra . Shmangia nga veriu është 0 gradë , 0 minuta dhe 12 sekonda .
E vecanta e këtyre piramidave në Bosnje është se këto piramida janë të mbuluara për dallim nga ato të Gizës në Egjipt , pasi që toka pjellore është faktori kryesor që këto piramida janë të mbyllura . Ilirët ishin të aftë për gjithçka dhe këtë e vërtetojnë piramidat ilire në Bosnje .
Nga këto zbulime të rëndësishme të arkeologut ilir Sam Semir Osmanagiç , mund të vijmë në përfundimin se Bosnja në kohërat e lashta ka qenë e populluar me ilirë . Mendimi se sllavët janë autokton në Gadishullin Ilirik nuk është asgjë , veçse fjalë boshe . Boshnjakët janë ilir , të cilët janë sllavizuar me kalimin e viteve dhe dekadave .