Tag: pinte

  • Berisha: Në SPAK gjeta Dumanin që po pinte kafe me Farrukun! Thirrja ime për dëshmi u përdor për propagandë socialiste

    Berisha: Në SPAK gjeta Dumanin që po pinte kafe me Farrukun! Thirrja ime për dëshmi u përdor për propagandë socialiste

    Berisha: Në SPAK gjeta Dumanin që po pinte kafe me Farrukun! Thirrja ime për dëshmi u përdor për propagandë socialiste
    Kryetari i PD, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK ku është pyetur për 21 janarin tha se, thirrja ime për dëshmi është procedurë normale, por u përdor për propagandë socialiste.
    Berisha tha se, në SPAK gjeta Altin Dumanin që po pinte kafe me Kreshnik Farrukun pasi i mori 5 mln euro!
    Ishte një proces normal, duhet ta pohoj këtu.
    Në qoftë se këta që ishin aty, zhvilluan një procedurë në përputhje me ligjin dhe rregullat, kjo nuk mund të thuhet për Dumanin që po pinte kafe, jo me Pojën, po me këtë të fundit që i mori 5 milionë, Kreshnik Farrukun.
    Po pinte kafe me Kreshnik Farrukun.
    Po, i shkoi edhe në Manzë Kreshnik Farrukut.
    Dhe nuk flet gjë, hesht si fija e barit.
    Ai do heshtë, por unë nuk hesht se do mbroj interesat publike.
    Tani prisni një minutë.
    Thirrja e një njeriu për të dëshmuar në këtë institucion është procedura më normale, por ama nuk është procedurë publike.
    Jo, nuk është publike.
    Të thërret, pyet, shkon.
    Kurse ky Troplini, pa e marrë unë njoftimin, ia shpërndau medieve përmes zyrës së tij të shtypit në një akt të shëmtuar, duke dëshmuar se institucioni i tij është një institucion banal i propagandës socialiste.
    Çfarë ka publiku ta marrë vesh para meje se unë jam thirrur për t’u pyetur për 21 janarin?
    Pra shikoni procedurën e tyre.
    Një procedurë është krejtësisht diskrete, që nuk ka asnjë lidhje as me mediat, as me publikun, ua jep përpara medieve përpara se të më japë mua.
    Dhe bën për hir të Lubi Ballukut dhe Ramaduros, bën 2-3 javë duke furnizuar studiot e televizioneve të kontrolluara nga qeveria që të mos bëjnë debate për vjedhjen e 50 milionë eurove nga Lubi Balluku dhe Edi Rama vetëm në tunelin e Llogarasë, pa thënë skandalin tjetër të aeroportit të Vlorës, por të merren se Sali Berishën e kanë thirrur pas 13 vitesh për të dëshmuar për nj gjë, për të cilën në vlerësimin tim, duhej thirrur që ditën e parë të hetimeve pa asnjë lloj hezitimi.
    Unë isha njeriu i rrethuar, njeriu që dritaret iu gjuajtën me gurë, njeriu që u kërkua të përmbyset pushteti i tij, iu kërkua të largohet ose do kalohet mbi kufoma. Këto janë të dokumentuara.
    Dhe që kishte dalë nga një palë zgjedhje që kishin plotësuar standardet kryesore ndërkombëtare të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e lira. Por Edi Rama me epshet e pushtetit kërkonte të përmbyste”, u shpreh Berisha.

  • “Dumani po pinte kafe me Farrukun”, Berisha: Ndërkombëtarët e SHBA kanë deklaruar se PS kishte agjendë dhune me 21 janar

    “Dumani po pinte kafe me Farrukun”, Berisha: Ndërkombëtarët e SHBA kanë deklaruar se PS kishte agjendë dhune me 21 janar

    Autoritetet ndërkombëtare dhe qeveria e SHBA kanë deklaruar se PS kishte agjendë dhune me 21 janar. Këtë deklaroi Sali Berisha pas daljes nga SPAK, ku u pyet për 21 janarin e 14 viteve më parë, ku u vranë 4 protestues në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Sipas Berishës
    “Jam pyetur se çfarë ndodhi më 21 janar. Kjo mosthirrje flet më shumë se çdo gjë tjetër, sepse kjo mosthirrje kishte të bënte vetëm me faktin se Edi Rama organizoi për epshet e pushtetit të tij, protestën më të dhunshme në historinë e vendit. Ky ishte shkaku i mosthirrjes. Autoritetet ndërkombëtare, qeveria e SHBA ka deklaruar dhe ka rideklaruar se me 21 janar, PS kishte agjendë dhune. Ku janë ata mbështetësit e saj? Nuk janë këtu. Ta marrin vesh ata, pra kishte agjendë dhune. Kjo është e vërteta. Pikërisht kjo deklaratë është bërë shkak që të mos thirrem unë për t’u pyetur për një ngjarje dramatike, që u kushtoi jetën 4 demonstruesve, plagosjen e mbi 120 policëve, etj.”.
    Berisha theksoi se thirrja e tij në SPAK është procedurë normale, por u përdor për propagandë socialiste.
    “Thirrja për të dëshmuar është procedura më normale, por nuk është publike. Kurse këta Dumani, Troplini mos them Dumani, pa marrë unë njoftimin ua shpërndau mediave, në një akt të shëmtuar duke dëshmuar se institucioni i tij është institucion banal propagande socialiste. Pse duhet ta marrë vesh publiku që unë jam thirrur të pyetem për 21 janarin. Një procedurë që është diskrete ua jep mediave ,para se të ma japë mua dhe 2 javë furnizon studiot e televizioneve të kontrolluara nga qeveria, që të mos bëjnë debate për vjedhjet, por të merren që Sali Berishën e kanë thirrur pas 13 vjetësh në një gjë që duhet ta kishin thirrur”.
    Gjatë fjalës së tij Berisha tha se në SPAK gjeti Altin Dumanin që po pinte kafe me Kreshnik Farrukun. Për këtë të fundit më herët Berisha ka thënë se është i kërkuar nga drejtësia italiane
    “Ishte një proces normal, duhet ta pohoj këtu. Në qoftë se këta që ishin aty, zhvilluan një procedurë në përputhje me ligjin dhe rregullat, kjo nuk mund të thuhet për Dumanin që po pinte kafe, jo me Pojën, po me këtë të fundit që i mori 5 milionë, Kreshnik Farrukun. Po pinte kafe me Kreshnik Farrukun. Po, i shkoi edhe në Manzë Kreshnik Farrukut. Dhe nuk flet gjë, hesht si fija e barit. Ai do heshtë, por unë nuk hesht se do mbroj interesat publike”.

  • Ekzekutimi i 34-vjeçarit në Shkodër, autorët e zunë në pritë dhe e qëlluan teksa pinte kafe, miku i shpëtoi plumbave…

    Ekzekutimi i 34-vjeçarit në Shkodër, autorët e zunë në pritë dhe e qëlluan teksa pinte kafe, miku i shpëtoi plumbave…

    Një atentat mafioz tronditi Shkodrën mbrëmjen e së enjtes, ku 34-vjeçari Kristian Kola u ekzekutua pranë “Kinema Republika” ndërsa po pinte kafe në katin e parë të një hoteli. Dy persona të maskuar që lëviznin me motor hapën zjarr ndaj tij, duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa një person tjeter qe ishte ne tavoline me te nuk u prek nga plumbat. Motivi i vrasjes mbetet i panjohur, pasi viktima nuk kishte konflikte apo precedentë penalë të rëndë. Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe po kontrollon kamerat e sigurisë për identifikimin e autorëve. 34-vjecari i cili punonte në ndërtim, në një brigadë që e drejtonte i ati, nuk kishte precedentë penalë, por hetuesit dyshojnë se ai mund të ketë qenë i përfshirë më parë në një konflikt, por kjo pistë po verifikohet. Mediat nxorën pamjet nga skena e krimit, trupi i viktimës dallohet i shtrirë në dysheme, ndërsa në tavolinë mbeti filxhani i kafesë dhe uji, duke dëshmuar momentin tragjik. Dy atentatorët me motor u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ngriti postblloqe në gjithë qytetin dhe zonat përreth dhe po vazhdon me kontrollin e kamerave të sigurisë për identifikimin e tyre.
     
    Përsa i përket mënyrës së ekzekutimit, ende nuk është konfirmuar nëse arma e përdorur kishte silenciator. Burime nga policia thanë se dëshmitarët afër hotelit kanë dëgjuar krisma, por zhurma ishte e lehtë, çka bën hetuesit të dyshojnë se është përdorur armë gjysmë silenciator. Mësohet se ndaj viktima u qëllua rreth 7-8 herë, duke treguar qartësisht se objektivi i atentatit ishte vetëm Kola, pasi personi pranë tij në tavolinën që shihni në pamje, nuk pësoi asnjë lëndim. Policia ka marrë në pyetje familjarët po ata nuk kanë dhënë asnjë dëshmi të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.  Megjithatë, hetimet vijojnë intensivisht nga grupi i posaçëm hetimor, duke përfshirë mbledhjen e dëshmive, analizimin e pamjeve të sigurisë dhe intervistimin e personave që mund të kenë dijeni rreth ngjarjes.