Tag: pilot

  • Projekti pilot për mbrojtjen e mjedisit, specialistët theksojnë se edukimi duhet të nisë që nga shkolla

    Projekti pilot për mbrojtjen e mjedisit, specialistët theksojnë se edukimi duhet të nisë që nga shkolla

    Të edukojmë fëmijët sot për një mjedis te shëndetshëm nesër. Futja në programe shkollore e edukimit mjedisor shikohet si një nga mënyrat më efikase  për mbrojtjen e tij .
    Ndryshimet klimatike por edhe shkatërrimi i mjedisit nga dora e njeriut parashikojnë një të ardhme të zymtë dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme.
    Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, ka nisur tanimë një projekt pilot në tre rajone të vendit  me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Europian në Tiranë, i cili  synon të rrisë edukimin e nxënësve në shkolla për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit.
    Specialistët e Pro Natyrës theksuan rëndësinë e ndërgjegjësimit të popullatës shqiptare, veçanërisht të rinjve, për ruajtjen e mjedisit.

  • Perez tregon vështirësitë: As Hamilton dhe Leclerc nuk do të mbijetonin me Verstappen

    Perez tregon vështirësitë: As Hamilton dhe Leclerc nuk do të mbijetonin me Verstappen

    Vendimi për të qenë në sediljen e dytë të Red Bull është një nga më të lakmuarit, por edhe më të frikshmit në Formula 1. Të ndash garazhin me Maks Vershtapenin mund të jetë po aq përfitim sa edhe mallkim. Përveç Karlos Sainzit te Toro Roso (tani Racing Bulls), me të cilin Vershtapen pati një rivalitet të fortë gjatë sezonit të tyre debutues, katër here kampioni i botës ka dalë fitimtar kundër të gjithë shokëve të tjerë të skuadrës në ekipin kryesor: Daniel Rikardo, Pierr Gasli, Aleks Albon, Serxho Perez, Liam Louson dhe Juki Tsunoda.
    Nga të gjithë këta, Serxho Perez ishte ai që ndau më shumë kohë me Vershtapenin, nga viti 2021 deri në 2024-ën. Në 90 gara së bashku, ai arriti ta mposhtë vetëm 10 herë në duelet për “pole position” dhe 11 herë në garat për pike, një bilanc shumë i vështirë për çdo pilot në grilë, madje edhe për Hamiltonin apo Lëklerkun, siç e theksoi vetë Perez. Piloti i ardhshëm i ekipit Kadillak ka dhënë këndvështrimin e tij mbi sfidën që përbën të jesh shok ekipi me “Mad Max”:

    “Është një vend shumë i komplikuar. Natyrisht, të jesh në krah të Maksit është tashmë e vështirë, por të jesh në Red Bull me të është diçka që njerëzit nuk e kuptojnë plotësisht. Ka shumë gjëra që mund të t’i tregoj, por në thelb është një punë jashtëzakonisht e lodhshme për një pilot. Nuk ka pilot që mund të mbijetojë atje. Qoftë Hamilton apo Lëklerk, të gjithë do të ishin të dënuar.
    Nuk më pëlqen t’i kritikoj ata që janë në atë pozitë, sepse edhe unë kam qenë aty. E di saktësisht se çfarë po përjetojnë”, deklaroi Perez. Sipas pilotit meksikan, pjesa më e vështirë lidhet me mënyrën se si është e ndërtuar makina: “Për një pilot, është shumë e vështirë të duhet të mendosh vazhdimisht se si të drejtosh. Duhet të përshtatesh me stilin e drejtimit të Vershtapenit. Nuk është se makina është e keqe, por balanca e saj është shumë specifike dhe nëse nuk e drejton si ai, je plotësisht i humbur”, përfundoi Perez.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Plas skandali në shtëpinë e Schumacher/ Një pilot garash nën akuzë për përdhunimin e një infermiereje që kujdesej për legjendën e F1 (Detajet)

    Plas skandali në shtëpinë e Schumacher/ Një pilot garash nën akuzë për përdhunimin e një infermiereje që kujdesej për legjendën e F1 (Detajet)

    Një pilot garash është vënë nën hetim në Zvicër, pasi akuzohet për një sulm seksual ndaj një infermiereje që kujdesej për ish-kampionin e Formula 1, Michael Schumacher. 
    Sipas mediave zvicerane, ngjarja e dyshuar daton në vitin 2019, ndërsa kallëzimi penal është bërë në vitin 2022. Çështja pritet të shqyrtohet këtë javë nga gjykata kompetente në kantonin e Vaud. 
    Shtypi lokal raporton se piloti i akuzuar ishte mik i Mick Schumacher, djalit të ish-kampionit të botës, dhe ndodhej si i ftuar në rezidencën e familjes Schumacher në Gland, pranë liqenit të Gjenevës. 
    Prokuroria pretendon se gjatë një mbrëmjeje private, personi i akuzuar ka kryer një akt të rëndë ndaj infermieres që kujdesej për ish-pilotin legjendar. 
    Në dokumentet gjyqësore thuhet se viktima dhe i pandehuri ishin takuar më parë në disa raste, por versionet e tyre për marrëdhënien janë të kundërta. 
    Asnjë anëtar i familjes Schumacher nuk është i përfshirë në këtë çështje, ndërsa gjyqi pritet të zhvillohet në ditët në vijim. 
     

  • Russell mesazh Mercedes pas fitores: Tani jam një pilot ndryshe, gati të dueloj për titullin

    Russell mesazh Mercedes pas fitores: Tani jam një pilot ndryshe, gati të dueloj për titullin

    7 Tetor 2025

    10:56

    Telesport

    Fitorja e George Russell garën e fundit të Formula 1 zhvilluar në Singapor shijon si një rikthim i ëmbël për pilotin e Mercedes. Anglezi përjetoi një nga momentet më të këqija të karrierës së tij në të njëjtën pistë në vitin 2023, duke u përplasur në xhiron e fundit ndërsa duelonte për fitoren.
    Këtë herë, Russell ishte perfekt: Ai mori “pole” të shtunën, nuk bëri gabime në fillim dhe e ruajti kryesimin gjatë gjithë garës. Ky është një tjetër demonstrim pjekurie në një sezon që padyshim po dëshmohet të jetë më i miri i karrierës së pilotit të Mercedes.
    Vetë Russell theksoi se tashmë ai është një pilot i ndryshëm nga ai që ishte dy vjet më parë dhe i dërgoi atë që dukej si një mesazh i qartë Toto Wolff, duke pasur parasysh se kontrata e tij nuk është rinovuar ende.
    “Kjo pistë nuk ka qenë “miku im më i mirë” për mua gjatë viteve dhe kjo shpesh ishte për fajin tim. Por sot jam një pilot shumë i ndryshëm nga ç’isha disa vite më parë. Ndihem më i plotë, më i sigurtë”, deklaroi Russell.
    “E di saktësisht se çfarë duhet të bëj në rrethana të caktuara. Sigurisht, isha nervoz para garës, por nuk ndjeva ndonjë tension të veçantë apo presion të shtuar. E dija që kisha një shans për të fituar dhe u ndjeva rehat. Tani ndihem gati të luftoj për kampionatin. Ndihem gati të bëj hapin tjetër”, tha Russell.

  • Ushtria kroate prezanton sistemet ajrore pa pilot Bayraktar të blera nga Turqia

    Ushtria kroate prezanton sistemet ajrore pa pilot Bayraktar të blera nga Turqia

    Ushtria Kroate ka prezantuar sistemet ajrore pa pilot Bayraktar të blera nga Turqia në kazermat e Plesos.

    Sipas mediave kroate, këto janë gjashtë mjete ajrore pa pilot moderne, të armatosura, të cilat, përveç operacioneve luftarake, kanë zbatime të dobishme dhe efektive në mbikëqyrjen e kufijve, zjarrfikjen, zbulimin, etj.

    Siç theksohet më tej, këto sisteme përdoren në 37 vende të botës, përfshirë disa anëtarë të NATO-s.

    Kontrata për prokurimin e sistemit ajror pa pilot Bayraktar TB2 me vlerë rreth 67 milionë euro u nënshkrua në nëntor të vitit të kaluar.

    Mediat kroate theksojnë se përveç gjashtë mjeteve ajrore pa pilot të armatosura, paketa përfshin gjithashtu një qendër komande dhe kontrolli, një simulator stërvitjeje, stacione kontrolli tokësor, stacione të dhënash tokësore, një set fillestar të pjesëve rezervë duke përfshirë të gjitha pajisjet dhe mjetet e nevojshme për mirëmbajtje në nivel përdoruesi dhe armë vdekjeprurëse të shoqëruara.

  • Dyshohen për spiunazh, arrestohet një pilot i KFOR-it dhe partnerja e tij serbe

    Dyshohen për spiunazh, arrestohet një pilot i KFOR-it dhe partnerja e tij serbe

    Një shtetase serbe nga Mitrovica dhe partneri i saj, një pilot i Forcave Ajrore të Kroacisë, janë arrestuar në ishullin Vis nën dyshimin se kanë spiunuar për Serbinë. Hetimi është zhvilluar nga policia kroate në bashkëpunim me Europolin.

    Sipas mediave kroate, dyshimet janë se piloti kroat i ka siguruar partneres së tij informacione konfidenciale, të cilat ajo më pas i ka përcjellë te Lista Serbe. Ai kishte qenë i angazhuar edhe në misionin e KFOR-it në Kosovë dhe dyshohet se i ka zbuluar partneres detaje mbi lëvizjet e trupave ndërkombëtare dhe situatën në veri të Kosovës që nga fundi i vitit 2022.
    Hetuesit po ashtu dyshojnë se informacionet përfshinin të dhëna sensitive lidhur me komunën e Zubin-Potokut, zonë e tensionuar për shkak të përplasjeve mes serbëve lokalë dhe autoriteteve të Kosovës, si dhe për transferimin e ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq, i arrestuar në dhjetor 2022. Arrestimi i tij kishte shkaktuar protesta dhe ngritje barrikadash për gati tri javë në Jarinjë dhe Bërnjak.

    E dyshuara serbe, e cila më parë kishte punuar si reportere dhe në kompani të huaja, dyshohet të ketë qenë ndërmjetëse në përcjelljen e informacionit te Lista Serbe. Hetuesit kanë gjetur komunikime të shumta në telefonat e tyre që lidhen me aktivitetet e dyshuara për spiunazh.

  • SpaceX dërgon një avion ushtarak pa pilot në hapësirë (VIDEO)

    SpaceX dërgon një avion ushtarak pa pilot në hapësirë (VIDEO)

    Një mjet fluturues hapësinor pa pilot, i ndërtuar për ushtrinë amerikane dhe i aftë të qëndrojë në orbitë për qindra ditë pa ndërprerje, u lëshua me sukses mbrëmjen e djeshme (e enjte) nga baza e Cape Canaveral, në Florida, me anë të një rakete Falcon 9 të kompanisë SpaceX.

    Lëshimi u krye në orën 23:50 me orën lokale dhe u transmetua drejtpërdrejt nga kompania e Elon Musk.

    Liftoff! pic.twitter.com/oQFgBJqWg3

    — SpaceX (@SpaceX) August 22, 2025

    Anija pa pilot, e quajtur X-37B, është ndërtuar nga kompania Boeing. Ka pamjen e një mini-anije kozmike dhe ka realizuar tashmë shtatë fluturime afatgjata, duke kaluar mbi 10 vjet gjithsej në hapësirë.
    Ushtria amerikane nuk ka dhënë detaje për kohëzgjatjen ose qëllimet specifike të kësaj misioni të ri, megjithatë Boeing ka bërë të ditur se kjo fluturim i tetë do të përdoret për teste shkencore dhe eksperimente për komunikime ndërmjet satelitëve si dhe për përmirësimin e navigimit hapësinor.
    X-37B është një avion pa pilot, me gjatësi rreth nëntë metra, dhe furnizohet me energji nga panele diellore. Edhe pse dërgohet në hapësirë me raketë, është ndërtuar që të kthehet vetë në Tokë.
    Në misionin e tij të fundit, ai u ul në Kaliforni në muajin mars, pasi qëndroi më shumë se një vit në orbitë./vizionplus.tv

  • SYRI TV/ Shqipëria pa avionë zjarrfikës – Pas Ramës, justifikohet dhe Pirro Vëngu: S’kemi pilot avionësh…

    SYRI TV/ Shqipëria pa avionë zjarrfikës – Pas Ramës, justifikohet dhe Pirro Vëngu: S’kemi pilot avionësh…

    Teksa vendi po digjet, pak orë pasi Kryeministri paralajmëroi se nuk ka para për të blerë avion, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu ka nxjerrë të tjera justifikime për avionët.

    Gazetari i Syri TV, Fatjon Gjinaj, nga Delvina ku raportoi për zjarret, pyeti ministrin Vëngu në lidhje me mungesën e avionëve.

    Kreu i Ministrisë së Mbrojtjes u justifikua duke u shprehur se Shqipëria nuk ka pilot, ndërsa tha se avionët do të blihen por ende nuk janë prodhuar.

  • Garancia 15 mijë dollarë, Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat

    Garancia 15 mijë dollarë, Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat

    Shqipëria nuk përfshihet në listën e vendeve, për shtetasit e të cilëve do të kërkohet garanci deri në 15 mijë dollarë për marrjen e një vize për në Shtetet e Bashkuara.
    Të paktën për momentin.
    Në një deklaratë për shtyp të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit thuhet se projekti pilot 12-mujor, që nis të zbatohet më 20 gusht, do të aplikohet fillimisht për shtetasit nga Malaui dhe Zambia, dy vende të Afrikës Jugore dhe Juglindore.
    Burime nga Ministria e Jashtme thanë se deri tani nuk ka njoftim për këtë program pilot, por me hyrjen në fuqi të programit, do të njoftohen vendet që mund t’i shtohen listës.
    Subjekt i kësaj mase janë aplikantët për viza turistike dhe biznesi.
    Projekti parashikon 3 nivele garancish: 5 mijë, 10 mijë dhe 15 mijë dollarë, dhe do të jenë punonjësit e ambasadave që do të përcaktojnë se cilën shumë duhet të vendosin si garanci aplikantët, duke u bazuar në kriteret e rrezikshmërisë së shkeljes së vizave, një prej të cilëve është historiku i udhëtimeve.
    Sipas një raporti për vitin 2023 të Departamentit për Sigurinë e Brendshme, 42% e rreth 11 milionë të huajve që jetojnë në SHBA kanë hyrë me vizë të rregullt me afat dhe nuk u larguan më.
    Përqindjen më të lartë të shtetasve që shkelën afatin e vizave gjatë 2023-shit e ka Çadi me 50%, Laosi me 35% dhe Haiti me 31%.
    Shifra e shtetasve shqiptarë që shkelën afatin gjatë 2023-shit është rreth 2.3%. Malaui dhe Zambia, ku aplikohet fillimisht projekti pilot, kanë nivele po ashtu të ulëta: 10% – 14%. Ndërsa vendet me numrin më të madh të shtetasve që shkelin afatin e vizave janë Meksika, Kolumbia, Haiti, etj.

  • Garancia 15 mijë dollarë për vizën amerikane/ Nis nga 20 gushti, Shqipëria nuk preket nga projekti pilot

    Garancia 15 mijë dollarë për vizën amerikane/ Nis nga 20 gushti, Shqipëria nuk preket nga projekti pilot

    Shqipëria nuk është në listën e vendeve që shtetasit duhet të paguajnë një garanci deri në 15 mijë dollarë për të aplikuar për vizën amerikane.

    Deri më tani për vendin tonë ende nuk ka njoftim për programin pilot të SHBA-së
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisin nga 20 gushti zbatimin e një projekti pilot, në kuadër të të cilit personat që kërkojnë të marrin vizë do të duhet të kenë një garanci deri në 15 mijë euro.
    Projekti do të nisë fillimisht për shtetasit nga Malaui dhe Zambia.
    Aplikantët e vizave turistike dhe vizave të biznesit janë subjek i projekt-pilotit të SHBA-së, ku do të përfshihen tre nivele garancish, 5, 10 dhe 15 mijë dollarë.
     

    Top Channel