Tag: piktori

  • Piktura frymëzuar nga deti, ekspozita e piktorit Gjergj meta në galerinë “Arta Saranda”

    Piktura frymëzuar nga deti, ekspozita e piktorit Gjergj meta në galerinë “Arta Saranda”

    Pas një mungese të gjatë 25-vjeçare, piktori Gjergj Meta është rikthyer me një ekspozitë personale në Galerinë “Art Saranda”, duke sjellë 51 punime që shpalosin peizazhin e kompozuar dhe abstragime dekorative, të gjitha të frymëzuara nga drita dhe bukuria unike e bregdetit të Sarandës.

    Drejtori i galerisë, piktori Lefter Çeko, u shpreh se kjo ekspozitë paraqet zhvillimin e ritmit krijues të autorit deri në trajtimet abstrakte që gjejnë vend sot në ambiente të ndryshme.
    “Ekspozita e piktorit Gjergj Meta na vjen sot me 51 vepra të peizazhit të kompozuar e në një farë mënyre tregon edhe ritmin e zhvillimit të vet deri tek abstragimet dekorative që janë të dëshirueshme në ambiente të ndryshme. Ekspozita ka motive nga i gjithë vendi, edhe nga Saranda ,bregu i detit, drita e Sarandës. Me mënyrën e vet, me penelatën e tij, me teknikën e kombinuar brenda tablosë, të përmasave të mëdha e të vogla. Të gjitha përcjellin emocione e imazhe të vlerave të qytetit tonë”, tha piktori, Lefter Çeko.
    Për autorin, rikthimi në Sarandë është një lidhje emocionale e vazhdueshme me qytetin që e ka frymëzuar që prej fillimeve të tij artistike.
    “Është një dashuri e vjetër dhe unë jam këtu me këtë ekspozitë pas 25 vjetësh. Kam sjellë vepra të Sarandës dhe disa vepra të tjera që i kam realizuar këtë vit. Saranda ka shumë motive për të punuar ,është një qytet fantastik. Është një qytet dinamik dhe në ndryshim. Është një amfiteatër modern, me një strukturë të rrëmujshme, por shumë interesante ,që nga varkat e vogla e deri tek anijet, turistët, ndryshimet, problemet që nuk ia heqin bukurinë”, u shpreh piktori, Gjergj Meta.
    Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun dhe grupet turistike deri më 25 korrik, duke ofruar një mundësi të veçantë për t’u njohur me artin bashkëkohor të frymëzuar nga peizazhi shqiptar.
    Pas kësaj ekspozite, Galeria “Art Saranda” ka programuar disa autorë të tjerë për të vijuar sezonin artistik të verës.
     
     

    Top Channel

  • ‘Më lër pak të futem’, piktori ironizon Blinken pasi DASH rrëzoi sanksionimin ndaj Berishës

    ‘Më lër pak të futem’, piktori ironizon Blinken pasi DASH rrëzoi sanksionimin ndaj Berishës

    Piktori Avni Delvina ka bërë një reagim pas deklaratës së gazetarit amerikan Marc Caputo, i cili tha se lideri i PD e ka tashmë të lejuar udhëtimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Në një postim në Facebook, Delvina ka ndarë një foto të Berishës dhe ish-Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken. Në foto duket Blinken i cili tenton të hapë derën dhe Berisha që nuk i lejon duke i thënë se tashmë është “zyrë federale”
    Me këtë positm, Delvina ka ironizuar vendimin e administratës Biden për të shpallur ‘non-grata’ Berishën, sanksion që tashmë është rrëzuar.

  • Ekspozita Adriatiko Joniane! Nga Shëngjini në Himarë, piktori Pashk Përvathi zbulon 50 peizazhe me temën e detit

    Ekspozita Adriatiko Joniane! Nga Shëngjini në Himarë, piktori Pashk Përvathi zbulon 50 peizazhe me temën e detit

    I frymëzuar nga bregdeti shqiptar, me plazhet mbreslënëse, piktori Pashk Përvathi ka hedhur në telajo mbi 50 peizazhe nga Shëngjini në Himarë.

    “Në kohë të ndryshme, unë i drejtohem detit, për ta kërkuar pastërtinë, thellësinë e detit, ngjyrën potente të Jonit dhe delikatesën e Adriatikut“, shprehet piktori.
    I njohur si piktori i vjeshtës, Përvathi vjen këtë herë me ekspozitë adriatiko-joniane, ku temë ka vetëm detin, që në këto krijime vjen si një subjekt i gjallë. Mes plazheve të Jonit, ai zgjedh brigjet me kontraste të forta të shkëmbinjve e ujëra të kristaltë.
    “Në veçantë në një pjesë të Vlorës është Jonufra, në Dhërmi dhe të Potam të Himarës. Është ajo loja e bukur figurative mes gurëve të mëdhenj në breg, mes atyre të vegjëlve nën ujë dhe transparencës që krijohet rrëzë tyre“, tregon Përvathi.
    Ndërsa Perëndimet i zgjedh vetëm në Adriatik, ku shijon delikatesën e qetësinë e detit në Durrës apo Shëngjin.
    “Perëndimi ka një veçanti. Kam konstatuar se perëndimi është vetëm në Detin Adriatik dhe jo në Jon, sepse deti Adriatik duke qenë i cekët në planin e parë, dallga krijon një shtrirje elegante prej largësisë“, shprehet artisti.
    Ekspozita Adriatiko Joniane do të qëndrojë e hapur në Galerinë + në kryeqytet përgjatë gjithë muajit prill, duke ftuar adhuruesit e pikturës të depërtojnë mes hapësirës së pakufijshme të detit në çdo peizazh.

    Top Channel

  • Hapësira të pakta ekspozuese në Tiranë, artistët e grupimit “Muri” i drejtohen galerive në rrethe 

    Hapësira të pakta ekspozuese në Tiranë, artistët e grupimit “Muri” i drejtohen galerive në rrethe 

    Nga Julia Vrapi
    Artistët e grupimit “Muri” ekspozitën e parë për këtë vit do ta hapin në galerinë e arteve “Edward Lear” në Berat. Hapësirat e pakta ekspozuese  në Tiranë, kanë bërë që artistët e këtij grupimi që prej disa vitesh po vijojnë me ekspozita për artdashësit t’i drejtohen galerive nëpër rrethe. Piktori i njohur Adrian Devolli njëkohësisht dhe kryetar i grupimit artistik “Muri” thotë se në aktivitetin e tyre ekspozimi i veprave në Tiranë është me jo pak vështirësi për shkak të mungesës së sallave.
    “Ekspozita jonë e parë këtë vit do hapet tek galeria “Edward Lear” në Berat. Galeria në Berat është një galeri relativisht shumë e mirë, me ndriçim të mirë, hapësira të mëdha. Ne do jemi në Berat këtë herë me ekspozitën e grupimit të artistëve “Muri”,  sepse në Tiranë nuk ka hapësira, nuk ka salla për ekspozim. Pyesim tek Piramida që ka dy salla atje na thonë janë të zëna. Galeria FAB te Universiteti i Arteve vijon me programin e saj se është e shkollës, Muzeu Historik Kombëtar është në rikonstruksion dhe atje nuk ekspozohet si dikur te sallat, Galeria e Artit Tiranë ka programin e saj”, thotë piktori Adrian Devolli.
    Të gjendur përballë hapësirave të pakta për të ekspozuar veprat e tyre, piktori Devolli thotë se artistët përballen edhe me probleme të tjera me aktivitetin e tyre artistik. Sipas tij, sot mungon për artistët edhe një vlerësim si duhet nga institucionet në vend. “Duke mos pasur mbështetje nga qeveritë, ministritë, artistët ndjehen të fyer, sepse vjen dikush që shet në rrugë në një shtet tjetër dhe këtu i japin edhe tituj. Pra dalim te kritika, sepse lavdërohen njerëz dhe kot. Kemi njerëz në institucione, që nuk kuptojnë çfarë është arti, vlera artistike”, thotë piktori Devolli ndër të tjera.
    Punë të reja në ekspozitë
    Ekspozita në galerinë e Beratit të këtij grupimi artistësh do të hapet në muajin qershor dhe do të qëndrojë dhjetë ditë për artdashësit. Herë pas here në atë galeri hapen ekspozita të ndryshme dhe në vijim të programit të saj do të jenë edhe artistët e grupimit “Muri”. Ekspozitat që hapin artistët e grupimit “Muri” janë me punime të reja që ekspozohen për artdashësit. Piktori Adrian Devolli ndërsa flet për problemet në jetën artistike, sjell në vëmendje mungesën e kritikës profesionale në fushën e artit. “Ne kemi një rregull si grupim artistik që gjithmonë të kemi punë të reja në ekspozitë, sepse kjo na shërben neve vetë si artistë.
    Ne kemi mungesën e kritikës profesionale në fushën e artit që është domosdoshmëri, atëherë do zgjedhësh rrugë, alternativa, që si artist të përballesh me kolegët”, thotë më tej piktori Devolli. Artistë e këtij grupimi artistik kanë hapur dhe më parë ekspozita në galeritë në rrethe, si në Vlorë apo dhe në Fier. Piktori Adrian Devolli thotë se galeritë në rrethe janë shumë mikpritëse. “Tirana pa hapësira ekspozuese, ndaj ne i drejtohemi galerive në rrethe”, vijon piktori Devolli. Grupimi i artistëve “Muri” ekspozitën e parë e hapi në dhjetor 2021 në Galerinë e Artit Tiranë. Formimi i grupit “Muri” ishte njoftuar më herët dhe pas ekspozitës së parë, të tjera u hapën në vijim të aktivitetit artistik të artistëve.