Tag: pikët

  • Cucurella përballet me të shkuarën dhe sfidon Yamal: Sfidë delikate, por synojmë 3 pikët

    Cucurella përballet me të shkuarën dhe sfidon Yamal: Sfidë delikate, por synojmë 3 pikët

    25 Nëntor 2025

    9:13

    Telesport

    Chelsea-Barcelona, që luhet sot në mbrëmje, do të jetë ndeshja kryesore e raundit të pestë të Champions League. Takimi do të zhvillohet në “Stamford Bridge” dhe një nga protagonistët pritet të jetë mbrojtësi i majtë i londinezëve Marc Cucurella.
    Lojtari spanjoll do të përjetojë një mbrëmje të veçantë, pasi është rritur në akademinë e të rinjve të klubit katalanas: “Është shumë emocionuese për mua dhe familjen time. Është një ndeshje vërtet e veçantë dhe shpresoj se mund të marrim pikët“.
    “Jam shumë i sigurt te Chelsea, pasi kemi një ekip të shkëlqyer dhe po luajmë mirë. Nuk mendoj shumë për të kaluarën apo për faktin se mund të kisha qëndruar te Barça. Çdo gjë ndodh për një arsye. Jam shumë i lumtur me karrierën time“, tha Cucurella.
    Në mënyrë të pashmangshme, vëmendja është zhvendosur edhe në duelin me shokun e tij të kombëtares Lamine Yamal. “Nesër nuk do të jetë Lamine kundër Cucurella: do të jetë një betejë e vështirë dhe do të duhet të fitojmë”, tha mbrojtësi i Chelsea.
    “Është e vërtetë që ndonjëherë nuk mund t’i dimë të gjitha, por përpiqem të përgatitem sa më mirë që të mundem. E njoh pak dhe padyshim që kam mbështetjen e ekipit tim. Shpresoj të luajmë një ndeshje të shkëlqyer“, tha Cucurella.

  • Partizani ndaj Vllaznisë pa staf, në Vlorë luhet…fundi

    Partizani ndaj Vllaznisë pa staf, në Vlorë luhet…fundi

    Dy ndeshje emocionuese pritet të mbyllin sot javën e 12-të në Abissnet Superiore. Në 16:30 në “Arena e Demave” dhe në stadiumin “Flamurtari” sfidat Partizani- Vllaznia dhe Flamurtari- Tirana.

    Në kryeqytet, ndeshja mes të kuqëve dhe kuqebluve pritet të jetë mjaft luftarake. Edhe pse Partizani nuk i ka pikët që të mbajnë lart, ecuria e javëve të fundit, ka rritur optimizmin se shpejt “Demat” do të jenë pranë zonës “Final Four”. Fitorja e javës së kaluar në Durrës me Teutën 2-3 tregon se Kërnaja po udhëheq si duhet grupin aktual.

    Në anën tjetër Vllaznia e Shkodrës e cila ka kryesuar këtë kampionat bashkë me Elbasanin kërkon pikët maksimale. Pas barazimit të Elbasanit dje me Dinamon 1-1, shkodranët pozicionohen të dytët por nëse arrijnë të fitojnë këtë pasdite do të udhëheqin të vetëm pas 12 raundëve. Problemi madhor te ta në këtë ndeshje delikate, mbetet drejtimi teknik. Si trajneri Martini ashtu dhe drejtori sportiv Sinani janë të pezulluar nga Disiplina ndërsa skuadra do të udhëhiqet nga zv/ trajneri Ergi Borshi.

    Në Vlorë Flamurtari dhe Tirana kanë shumë për të treguar. Dy skuadrat po vuajnë prej javësh fundin e rënditjes dhe sot dueli i emrave të mëdhenj do përcaktojë ndjeshëm trendin e të dy kampeve. Në fakt, që kur kuqezinjtë afruan Morieron diçka për mirë ka ardhur. Në tre ndeshjet e fundit Flamurtari ka arritur dy fitore, me pikët që janë bërë 8-të.

    Për Tiranën situata mbetet alarmante…deri në dhimbje. Katër humbje radhazi e kanë goxhduar skuadrën më të titulluar në vend si kurrë më parë në pozicionin e dhjetë. Te bardheblutë shpresat mbeten te merkato e janarit por deri atëherë duhen disa pikë. Trajneri Nuhiu u shfaq optimist dje në konferencë shtypi. Verifikimi i takon sot fushës./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • “Ndaj Anglisë paradë e merituar pas kualifikueseve pozitive”, Redi Jupi: Kemi grup të mirë lojtarësh, por na mungojnë pikët kundër…

    “Ndaj Anglisë paradë e merituar pas kualifikueseve pozitive”, Redi Jupi: Kemi grup të mirë lojtarësh, por na mungojnë pikët kundër…

    Ish-lojtari i Kombëtares, Redi Jupi në emisionin “Log”, në News 24, u shpreh se kombëtarja luajti mjaft mirë, edhe pse u mund 2-0 nga Anglia. Jupi theksoi se në këtë fushatë kualifikuese, na mungojnë pikët ndaj Letonisë.
    “Ishte një paradë e merituar për një fushatë kualifikuese mjaft të mirë. Tani jemi në stadin që na duhet të maksimizojmë pikët. Kemi një grup të talentuar.

    Me këta lojtarë na duhen rezultatet. Ne morëm 4 pikë ndaj Serbisë, mund të ndodhte e kundërta. Ndaj Anglisë pika ishte pretendim shumë i madh. Kuptohet që ekipi dha maksimumin dhe ndaj Anglisë është mjaft e komplikuar. Na mungojnë pikët e Letonisë”- tha ai.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • “Futemi në fushë për tre pikët”/ Kapiteni Gjimshiti: Ta ndalosh Harry Kane, është e vështirë për të gjithë mbrojtësit

    “Futemi në fushë për tre pikët”/ Kapiteni Gjimshiti: Ta ndalosh Harry Kane, është e vështirë për të gjithë mbrojtësit

    Shqipëria luan ndeshjen e fundit të Kualifikueseve të Botërorit 2026 kundër Anglisë në Tiranë, me objektivin “Play Off” që është arritur tashmë zyrtarisht.
    Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, u shpreh në konferencën përpara mediave se pavarësisht arritjes së objektivit, ekipi do të futet në fushë për të marrë tre pikët.
    “Ne do të futemi në fushë për të marrë tre pikët. E kemi arritur play off-in, por është sërish një ndeshje e rëndësishme për t’u luajtur. Luajmë me një kundërshtar të fortë dhe do të japim më të mirën.
    Sigurisht që statistikat nuk i di, unë mendoj vetëm për ndeshjen. Kur i sheh është një gjë e mirë, por siç e thashë më herët, kemi një ekip që luan për të fituar Botërorin. Kemi një vetëbesim këto momente. Me armët tona, besoj se do bëjmë një ndeshje shumë të mirë nesër.
    Nuk është vetëm për mua vështirësi të ndal Harry Kane, të gjithë mbrojtësit në botë kanë vështirësi me të. Por ne në mbrojtje dhe sulm luajmë si skuadër. Pse jo, Anglia ta pësojë një gol këtë kualifikuese? Nuk mendojmë vetëm për Kane, por për të gjithë ekipin anglez.
    Sigurisht që mendojmë për play off-in. Edhe para ndeshjes me Andorrën e kishim mendjen aty. Në këtë pikë të përqendrohemi vetëm te Anglia, më pas të shohim shortin. Nga këto ndeshje mund të mësojmë për kundërshtarët.
    Unë di të them që kemi vetëm një organizim shumë të mirë në këtë kombëtare. Jemi të gjithë të organizuar shumë bukur. Kemi rritur kualitetin. Duket edhe në fushë. Kjo është gjëja më e rëndësishme.
    Kane është shumë i fortë dhe ka kualitete. Është e vështirë të luash kundër tij. Foden njësoj ka kualitete. Është një lojtar që lëviz shumë. Duhet të bashkëpunojmë sa më mirë për t’i ndalur”, tha Gjimshiti.

  • “Nuk do e besoja dot 10 vite më parë këtë moment”, Gjimshiti i emocionuar: Tre pikët nesër kundër Andorrës

    “Nuk do e besoja dot 10 vite më parë këtë moment”, Gjimshiti i emocionuar: Tre pikët nesër kundër Andorrës

    Silvinjo ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Andorrës. Trajneri i Kombëtares ka bërë thirrje për kujdes nga ana e lojtarëve të tij në këtë ndeshje shumë të rëndësishme, duke përmendur faktin se Andorra pëson shumë pak gola.
    “Andorra ka një trajner që po bën shumë kohë me ekipin, di t’i nxjerrë maksimumin. Lojtarët luajnë për cdo top, për cdo centimetër të fushës. është një ekip që nuk pëson më shumë se dy gola, mbrohen shumë mirë. Anglia fitoi vetëm 1-0 këtu, ndërsa edhe Serbia për pjesën më të madhe të ndeshjes ishte 1-1.E dimë që nuk do të jetë e lehtë. Edhe në ndeshjen e parë ishte e tillë, pasi shënuam golin e dytë u qetësuam. Shqipëria është rritur shumë, Federata, rezultatet, puna flet vet. Por ndërkohë që rritemi ne, rriten edhe të tjerët. Kur luan jashtë është më e vështirë se në shtëpi, vecanërisht ne kemi më shumë rezultate të mira brenda sesa jashtë”, tha Silvinjo.
    Nga ana tjetër, kapiteni Gjimshiti nuk e fshehu dot emocionin për këtë moment të Kombëtares tonë. “Kemi ardhur këtu për një qëllim, të marrim 3 pikët. Na nevojiten për kualifikueset. Kemi parë ndeshjet e Andorrës kundër Anglisë apo Serbisë që i kanë vendosur në vështirësi. Do jemi me vetëbesim dhe duam të marrim 3 pikët. Duhet të jemi të fortë mentalisht. Ndeshje shumë e rëndësishme. Të japim gjithçka për të marrë 3 pikët. Nuk e besoja 10 vjet më parë për këtë moment. Gjithçka është e mundur në futboll. Na kanë ardhur disa lojtarë të fortë dhe me cilësi. E kanë vendosur në vështirësi trajnerit për të zgjedhur. Kualiteti është rritur në disa aspekte dhe është mbajtur grupi, kjo është gjëja më e rëndësishme që kemi ne”, tha Gjimshiti. /Sport Ekspres/

  • Gjimshiti me ide të qarta: E respektojmë kundërshtarin, por na duhen 3 pikët

    Gjimshiti me ide të qarta: E respektojmë kundërshtarin, por na duhen 3 pikët

    12 Nëntor 2025

    17:46

    Telesport

    Berat Gjimshiti ka qenë në krah të trajnerit Sylvinho në konferencën e sotme për shtyp, e fundit para ndeshjes kualifikuese nesër ndaj Andorrës.
    “Jemi këtu për një qëllim, për 3 pikë, sepse na nevojiten për kualifikueset. Kemi parë ndeshjet e Andorrës me Serbinë dhe Anglinë, dhe e kemi parë që i kanë vënë në vështirësi. Ne do të bëjmë lojën tonë, me vetëbesim të madh për  të marrë 3 pikët. E respektojmë kundërshtarin, na presin 90 minuta të vështira, por duhet të jemi mendërisht të përgatitur për të përballuar çdo gjë”, tha Gjimshiti.
    “Nëse do të me pyesnit para 10 viteve, me siguri do të thoja që nuk e mendoj Botërorin. Por, besoj te mundësitë që futbolli jep. Çdo gjë është e arritshme. Kemi lojtarë me cilësi, plus anë ardhur edhe të rinj të talentuar. Për ekipin është më e thjeshtë kur ke më shumë mundësi zgjedhjeje, por kanë vendosur trajnerin në vështirësi”, shtoi kapiteni kuqezi.

  • VIDEO/ Vedat Muriqi i jep tre pikët Majorkës, ngjitet i 3-ti në listën e golashënuesëve në La Liga

    VIDEO/ Vedat Muriqi i jep tre pikët Majorkës, ngjitet i 3-ti në listën e golashënuesëve në La Liga

    Tre pikët e Majorkës mbrëmjen e sotme janë arritur falë Vedat Muriqit. Majorka ka mposhtur Getafen me rezultatin minimal 1-0, teksa goli i vetëm i takimit u shënua pikërisht nga sulmuesi shqiptar. Shtatlarti nga Kosova tundi rrjetën në minutën e 14, duke qenë kështu vendimtar për skuadrën e tij.
    Ky ishte goli i tij numër 6 për këtë sezon në La Liga. Tashmë Muriqi është ngjitur në vendin e 3-të në listën e golashënuesëve më të mirë të kampionatit spanjoll. Sipër tij gjenden vetëm Hulian Alvarezi, me 7 gola të shënuar, dhe Kilian Mbapeja me 13 gola të shënuar./Sport Ekspres/

  • Nuhiu: Tirana të kthehet te identiteti i saj fitues, me Vorën kërkohet përqëndrim

    Nuhiu: Tirana të kthehet te identiteti i saj fitues, me Vorën kërkohet përqëndrim

    Ardian Nuhiu do të drejtojë për herë të dytë Tiranën e tij në këtë edicion. Nesër në “Selman Stërmasi” ora 14:00, bardheblutë përballen me Vorën me të cilët pikët janë detyrë shtëpie. Paraditen e sotme tekniku shkupian foli për rëndësinë e takimit. “Pikët janë më të rëndësishme, dua të shoh luftë, grintë dhe dëshirë për të fituar nesër”,nënvizon trajneri.

    Nuhiu:

    “Jemi të vetëdijshëm për mënyrën që skuadra nuk ka filluar mirë, por vështirësitë të rrisin në jetë, çdo futbollist rrit veten e vet, kam besim te grupi se do të dalin te kualiteti i tyre, po mundohemi në këto pak ditë sa kemi me skuadrën që të ringrihemi në aspektin psikologjik, të besojmë te grupi se thjesht na duhet të bashkojmë forcat për të përballuar ndeshjen e nesërme.

    Duhet që ndeshjen e nesërme ta zhvillojmë me përqëndrim të madh pasi nesër është “kockë e fortë”, vendoset mirë dhe lufton shumë, i kemi analizuar futbollistët besoj jemi të përgatitur, shpresoj të shoh një grup të bashkuar, duhet ta nxjerrim skuadrën nga kjo situatë, kam besim.

    Besoj fuqishëm, mbështetem te potenciali I grupit, të kthehet skuadra te identiteti i saj. Janë të gjjithë të gatshëm, për mua të gjithë janë startues, ata që do jenë në stol të jenë të gatshëm. Duhet ende kohë që të futet filozofia e një trajneri te një grup nuk po e them për justifikim, por e dimë sa e vështirë është të heqësh gjërat e vjetra dhe të vendosësh idetë e reja, pasi nuk kemi kohë për të humbur.

    Në këtë moment pikët janë më të rëndësishme, dua të shoh, luftë, grintë dhe dëshirë për të fituar nesër. Pashë një skuadër kompakte që lufton si grup, do marrim masat për të goditur pikat e tyre, nuk do të jetë e lehtë. Presioni është privilegj, na ngre më lart, kemi gjithçka në dorë, shpresoj të rikthejmë buzëqeshjen sa më shpejt te tifozët tanë, duhet të menaxhojmë grupin dhe presionin, nëse fitojmë do të jemi të lumtur dhe bashkuar për të vazhduar. I futem kësaj situate me besim të plotë te puna të angazhimi, te kualiteti i grupit”

    Vazhdo leximin

  • Kovac: Ai është i rëndësishëm për ne, pasi golat e tij na japin pikët që kemi nevojë

    Kovac: Ai është i rëndësishëm për ne, pasi golat e tij na japin pikët që kemi nevojë

    3 Nëntor 2025

    9:03

    Telesport

    Borussia Dortmund ka ngjitur shkallët në renditjen e Bundesliga. Fitorja të premten 1-0 ndaj Augsburg jashtë fushe, falë një goli të Serhou Guirassy ka rikthyer verdhezinjtë në vendin e tretë, 7 pikë pas Bayern Munich.
    Edhe pse bavarezët duken të pakapshëm këtë sezon, për trajnerin e Borussia, Niko Kovac, ky është një moment i mirë para ndeshjes në Champions League kundër Manchester City.
    Goli i Guirassy është i rëndësishëm për skuadrën, çka e konfirmon trajneri Kovac: “Kemi nevojë për sulmuesin tonë, kemi nevojë për Serhou. Ai është personi që mund të na garantojë pikë”.
    “Sa më shumë shënon, aq më e lehtë është për ne të fitojmë ndeshje. Ai nuk ka shënuar në javët e fundit, gjë që i bëri gjërat më të vështira për ne. Ai shënoi golin e fitores dhe na dha 3 pikët, ndërsa e mbajtëm portën të paprekur, gjë që është pozitive”, tha Kovac.

  • Llogaritë e kualifikimit, si qëndrojnë pozitat e Shqipërisë në grupin K dhe Botërori në horizont

    Llogaritë e kualifikimit, si qëndrojnë pozitat e Shqipërisë në grupin K dhe Botërori në horizont

    Adriatik BALLA
    Shqipëria mundi 1-0 Serbinë dhe me tri pikët e kësaj ndeshjeje forcoi pozitat e saj në grupin K, duke pasur shanse reale jo vetëm ta mbyllë e dyta në grup por edhe të shpresojë për kualifikim në Botërorin e vitit 2026 në SHBA, Meksikë e Kanada. Duhet thënë se rruga drejt Botërorit është ende e largët dhe shumë e vështirë. Kjo pasi koha ka treguar se edhe vendi i dytë nuk mjafton ndonjëherë sepse në “play-off” dalin skuadra shumë cilësore, me siguri më cilësore sesa përfaqësuesja serbe. Në “play-off” mund të bjerë në short një ekip si Holanda apo Belgjika, Polonia apo Çekia, pse jo Italia apo ndonjë përfaqësuese tjetër cilësore. Por për momentin morali i skuadrës është i lartë sepse është mposhtur një rival direkt në grup dhe kjo tregon shumë.
    Rëndësia e fitores me Serbinë
    Me fitoren e së shtunës mbrëma ndaj Serbisë në Leskovac, Shqipëria ka bërë një hap gjigant drejt vendit të dytë në Grupin K të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Vendi i dytë në grup në kualifikimet evropiane nuk ofron biletën për Botëror, por ofron vend në “play-off”. Për Shqipërinë do të ishte sukses shumë i madh. Deri më tani kuqezinjtë asnjëherë nuk janë paraqitur në plejof për kualifikim në Botëror. Deri në fund të kampanjës kualifikuese, Shqipëria i ka edhe dy ndeshje. Më 13 nëntor luan në udhëtim ndaj Andorrës dhe do të ishte befasi shumë e madhe nëse nuk i fiton tri pikët. Ndërkohë më 16 nëntor e pret Anglinë në “Air Albania” në Tiranë. Aktualisht Shqipëria është e dyta në Grupin K me 11 pikë nga gjashtë ndeshje. Anglia udhëheq me 15 pikë nga pesë ndeshje dhe thuajse e ka siguruar vendin e parë që dërgon në Botëror. Ndërkohë, Serbia është e treta me shtatë pikë nga pesë ndeshje. Pra ka katër pikë më pak se Shqipëria. Serbia të martën mbrëma luan në udhëtim ndaj Andorrës dhe vlerësohet favorite e madhe. Por edhe me fitore, mbetet një pikë prapa Shqipërisë. Kështu, vendimtare do të jenë ndeshjet e 13 nëntorit. Ka pak gjasa që Anglia të lëshoi pikët ndaj Serbisë në “Wembley”. Dhe në të njëjtën kohë që Shqipëria të lëshojë pikët në udhëtim ndaj Andorrës. Me fitore të Shqipërisë dhe të Anglisë, vendi i dytë do të ishte i kuqezinjve. Me këtë skenar, Shqipëria sërish do t’i kishte katër pikë më shumë se Serbia, një xhiro para fundit. Kjo do të bënte që ndeshja e 16 nëntorit, Shqipëri – Angli, të ishte festive. Dhe ndeshja tjetër, Serbi – Letoni, të ishte pa vlerë.
    “Play-off” një shans, por jo i sigurt
    Arritja në “play-off”, megjithatë është gjysma e rrugës drejt Botërorit. Në këtë fazë paraqiten 12 përfaqësueset që përfundojnë në vendet e dyta në grupet kualifikuese dhe katër përfaqësueset më të mira të Ligës së Kombeve që përfundojnë më poshtë se dy pozitat e para në grupet kualifikuese. Gjithsej në “play-off” paraqiten 16 përfaqësuese. Në “play-off” formohen katër mini-grupe, ku gara zhvillohet në formë eliminimi. Janë dy gjysmëfinale dhe finalja e secilit grup. Dhe fituesit e katër finaleve sigurojnë biletën e Botërorit. Rruga deri në Botëror është e gjatë, por vetë paraqitja në “play-off” do të ishte sukses shumë i madh për kuqezinjtë.