Tag: pikërisht

  • Pas largimit të Pioli-t, Ronaldo propozon trajnerin e njohur për stolin e Al-Nassr

    Pas largimit të Pioli-t, Ronaldo propozon trajnerin e njohur për stolin e Al-Nassr

    28 Qershor 2025

    18:22

    Telesport

    Pas largimit të Stefano Piolit, pas sezonit të fundit të dështuar, Jorge Jesus do të jetë trajneri i ri i Al-Nassr. Është pikërisht Cristiano Ronaldo që ka propozuar emrin e trajnerit portugez dhe drejtuesit e klubit nuk kanë si të dalin kundër tij.
    Me kontratën e re të rinovuar me Al-Nassr, Cristiano Ronaldo përveçse do jetë futbollisti më i paguar në histori, do të ketë edhe një rol të rëndësishëm në vendimmarrjet e klubit.
    Në këtë situatë, Ronaldo ka zgjedhur pikërisht Jorge Jesus si trajnerin e ri. Portugezi 70-vjeçar ka një karrierë të gjatë si trajner, ku ka drejtuar shumë klube të njohura. Aventura e tij e fundit ka qenë pikërisht te rivali kryesor i Al-Nassr, tek Al-Hilal, ku u largua pak kohë më parë, pasi e mbylli kampionatin në vendin e dytë, pas kampionit në fuqi Al-Ittihad dhe para Al-Nassr, që e mbylli në vendin e tretë. Në krye të Al-Hilal, Jorge Jesus fitoi 5 trofe për 2 sezone.
    Zyrtarizimi i Jorge Jesus në krye të stolit të Al-Nassr pritet të ndodhë javën që vjen, pasi me ndërmjetësimin e Cristiano Ronaldo-s, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe gjithçka pritet të finalizohet shumë shpejt.

  • Detaje nga vrasja e Ermir Dedjas: Kush ishte “ushtari në hije”, viktima e atentatit mafioz që tronditi Durrësin

    Detaje nga vrasja e Ermir Dedjas: Kush ishte “ushtari në hije”, viktima e atentatit mafioz që tronditi Durrësin

    Emisioni “Në Shënjestër” në News24, i gazetares Klodiana Lala solli këtë të martë detaje të reja nga vrasja e Ermir Dedjas, 29-vjeçarit që u ekzekutua mbrëmjen e 20 majit në qytetin e Durrësit, një ekzekutim tipik me natyrë mafioze, ku autorët zgjodhën ta qëllonin pas shpine me breshëri kallashnikovi.
    Sipas burimeve të emisionit ‘Në Shënjestër’, ajo që së pari e bëri të vështirë krehjen e zonës ku ndodhi krimi, ishte fakti se në vendin e ngjarjes nuk kishte kamera sigurie gjë që me siguri duhet ta kenë ditur edhe atentatorët të cilët zgjodhën pikërisht këtë zonë të pastër nga kamerat e sigurisë për të mos pasur asnjë dëshmi filmike të lëvizjeve të tyre të fundit.
    Një mungesë e çuditshme kamerash, që ndodh në një zonë shumë të rrahur të qytetit të Durrësit me biznese dhe institucione publike.
    Por ndërsa qitësit kanë menduar se kishin kryer një vrasje të pastër, pa asnjë dëshmitar okular përreth, apo sytë e kamerave që mund t’i shqetësonin, duket se ato që i kanë tradhtuar kanë qenë disa kamera të tjera, të vendosur jo shumë larg perimetrit të krimit.
    Pikërisht ato të një farmacie që regjistroi një automjet të çuditshëm që lëvizte vazhdimisht në këtë orë të natës në zonën përreth.
    Makië e cila më pas rezultoi se ishte pikërisht ajo që u përdor në vrasjen e 29 vjeçarit, Ermir Dedja.
    Sipas të dhënave nga dosja hetimore “nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, ajo që konstatohet është se në zonën e rrethuar të krimit, nuk ka kamera sigurie.
    Por pas krehjes që iu bë një një kamere në fund të rrugës, u pa të lëvizte një automjet ngjyrë e bardhë.
    Makinë e cila lëviz në sensin e kundërt, që pasi shkon në fund të rrugës, kthehet dhe futet sërish aty. Automjet që më tej vihet re, të lëvizë në disa akse të qytetit të Durrësit.
    Autorët e kishin pritur me orë të tëra në dalje të rrugës “Doktor Paskal Prodani”, në lagjen nr 18 në Durrës, deri sa gjetën momentin e përshtatshëm kur ai ishte i vetëm dhe po ngjitej në automjetin e tij tip BMË ngjyrë e zezë.
    Plumba të derdhur pas trupit të tij që tejshpuan edhe fasadën e qendrës shëndetësore
    Që po të mos ishte për orën e vonë kur ndodhi krimi, mund të kishin rezultuar fatal edhe për mjekët e kësaj qendre shëndetësore, dhoma e të cilëve ndodhej pikërisht përballë trotuarit ku u qëllua 29-vjeçari.
    Aty ku edhe u gjet i pajetë trupi i tij, i mbuluar nga gjaku, dhe një paketë cigaresh Malboro, e fundit që e kishte shoqëruar mesa duket në këtë jetë.
    Ajo që dukej qartë në këtë sulm me armë, është se viktima Ermir Dedja, ishte plotësisht i papërgatitur për t’u mbrojtur ndaj një agresioni të tillë.
    Gjë që u pa edhe te sendet personale që iu gjetën me vete, gjatë kontrollit të ushtruar nga ekspertët e kriminalistikës.
    Ku ai mesa duket më shumë ishte kujdesur të merrte gjërat e tij të përditshme, sesa të krijonte një siguri për veten.
    Siç ishte edhe një qese me kanabis sativa, që iu gjet me vete në xhep, por jo një armë që mund ta mbronte nga bëmat që kishte krijuar në përditshmërinë e tij, nëse do të kishte të tilla.
    Çka tregonte se viktima nuk ishte edhe aq i shqetësuar për hijet që i vinin pas.
    Sipas të dosjes hetimore zbardhur nga emisioni “Në Shënjestër”,  “pasi grupi hetues shkoi në vendngjarje, fillimisht konstatoi aty një automjet tip BMW, që i përkiste viktimës, Ermir Dedja, të cilit në trup në anën e kurrizit, iu gjetën dy vrima tejshpuese plumbash.
    Njëra prej të cilave pa vrimë dalje. Kontroll i cili vazhdoi më tej edhe gjatë autopsisë. Nga ku rezultoi se gjatë kontrollit fizik të bërë në rrobat e viktimës u gjet edhe një qese brenda së cilës ndodhej një lëndë bimore e dyshuar si bimë narkotike e llojit Canabis sattiva, e cila pas peshimit rezultoi 1.5 gram”
    Po kush ishte Ermir Dedja dhe cilët ishin precedentët e tij kriminalë? Kush ishin personat që e ndiqnin për ta vrarë?
    Bazuar në kartelën e tij penale, Ermir Dedja rezulton se ishte një personazh me rekorde të shumta kriminale, sidomos në fushën e narkotikëve gjë për të cilën ai edhe ishte arrestuar në vitin 2015.
    Një ushtar me profil të padukshëm por që mund të ketë shërbyer për shumë punë, për llogari të këtyre organizatave kriminale.
    Ai ishte një personazh në hije dhe nuk bënte pjesë në rangjet e njohura të organizatave kriminale çka e bënte profilin e tij penal më të tërhequr në raport me shumë viktima të ngjashme, të ekzekutuar më herët.
    Edhe pse nuk ishte i njohur në raportimet mediatike për aktivitetin e tij, kërkimet rreth emrit të tij të çojnë në një ngjarje të ndodhur në zonën e Shijakut në vitin 2017 ku bashkë me mikun e tij ai ra në pranga, për një plagosje të ndodhur në këtë zonë.
    Ngjarje për të cilën ai akuzohej si përkrahës i autorit.
    Shijaku dhe vetë Durrësi të cilat mesa duket ishin edhe zonat që ai frekuentonte më së shumti në punët e tij në botën e krimit.
    Aty ku prej dekadash kanë të shtrirë aktivitetin e tyre kriminal edhe disa nga bandat më të rrezikshme dhe të fuqishme në Shqipëri të cilat operojnë pas vetes me ushtarë të shumtë siç mund të ketë qenë edhe vetë viktima, Ermir Dedja.

  • Ekzekutimi i Ermir Dedjes/ Klodiana Lala zbardh dosjen: Ja çfarë tregojnë kamerat e sigurisë

    Ekzekutimi i Ermir Dedjes/ Klodiana Lala zbardh dosjen: Ja çfarë tregojnë kamerat e sigurisë

    Klodiana Lala solli këtë të martë detaje të reja nga vrasja e Ermir Dedjas, 29-vjeçarit që u ekzekutua mbrëmjen e 20 majit në qytetin e Durrësit, një ekzekutim tipik me natyrë mafioze, ku autorët zgjodhën ta qëllonin pas shpine me breshëri kallashnikovi.
    Çfarë treguan pamjet filmike në vendin e ngjarjes dhe si lëvizi makina e krimit?
    Sipas burimeve të emisionit ‘Në Shënjestër’, ajo që së pari e bëri të vështirë krehjen e zonës ku ndodhi krimi, ishte fakti se në vendin e ngjarjes nuk kishte kamera sigurie gjë që me siguri duhet ta kenë ditur edhe atentatorët të cilët zgjodhën pikërisht këtë zonë të pastër nga kamerat e sigurisë për të mos pasur asnjë dëshmi filmike të lëvizjeve të tyre të fundit.
    Një mungesë e çuditshme kamerash, që ndodh në një zonë shumë të rrahur të qytetit të Durrësit me biznese dhe institucione publike.
     

     
    Por ndërsa qitësit kanë menduar se kishin kryer një vrasje të pastër, pa asnjë dëshmitar okular përreth, apo sytë e kamerave që mund t’i shqetësonin, duket se ato që i kanë tradhtuar kanë qenë disa kamera të tjera, të vendosur jo shumë larg perimetrit të krimit.

    Pikërisht ato të një farmacie që regjistroi një automjet të çuditshëm që lëvizte vazhdimisht në këtë orë të natës në zonën përreth.
    Makië e cila më pas rezultoi se ishte pikërisht ajo që u përdor në vrasjen e 29 vjeçarit, Ermir Dedja.
    Sipas të dhënave nga dosja hetimore “nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, ajo që konstatohet është se në zonën e rrethuar të krimit, nuk ka kamera sigurie.
    Por pas krehjes që iu bë një një kamere në fund të rrugës, u pa të lëvizte një automjet ngjyrë e bardhë.
    Makinë e cila lëviz në sensin e kundërt, që pasi shkon në fund të rrugës, kthehet dhe futet sërish aty. Automjet që më tej vihet re, të lëvizë në disa akse të qytetit të Durrësit.
    Autorët e kishin pritur me orë të tëra në dalje të rrugës “Doktor Paskal Prodani”, në lagjen nr 18 në Durrës, deri sa gjetën momentin e përshtatshëm kur ai ishte i vetëm dhe po ngjitej në automjetin e tij tip BMË ngjyrë e zezë.
    Plumba të derdhur pas trupit të tij që tejshpuan edhe fasadën e qendrës shëndetësore
    Që po të mos ishte për orën e vonë kur ndodhi krimi, mund të kishin rezultuar fatal edhe për mjekët e kësaj qendre shëndetësore, dhoma e të cilëve ndodhej pikërisht përballë trotuarit ku u qëllua 29-vjeçari.
    Aty ku edhe u gjet i pajetë trupi i tij, i mbuluar nga gjaku, dhe një paketë cigaresh Malboro, e fundit që e kishte shoqëruar mesa duket në këtë jetë.
    Ajo që dukej qartë në këtë sulm me armë, është se viktima Ermir Dedja, ishte plotësisht i papërgatitur për t’u mbrojtur ndaj një agresioni të tillë.
    Gjë që u pa edhe te sendet personale që iu gjetën me vete, gjatë kontrollit të ushtruar nga ekspertët e kriminalistikës.
    Ku ai mesa duket më shumë ishte kujdesur të merrte gjërat e tij të përditshme, sesa të krijonte një siguri për veten.
    Siç ishte edhe një qese me kanabis sativa, që iu gjet me vete në xhep, por jo një armë që mund ta mbronte nga bëmat që kishte krijuar në përditshmërinë e tij, nëse do të kishte të tilla.
    Çka tregonte se viktima nuk ishte edhe aq i shqetësuar për hijet që i vinin pas.
    Sipas të dosjes hetimore zbardhur nga emisioni “Në Shënjestër”,  “pasi grupi hetues shkoi në vendngjarje, fillimisht konstatoi aty një automjet tip BMW, që i përkiste viktimës, Ermir Dedja, të cilit në trup në anën e kurrizit, iu gjetën dy vrima tejshpuese plumbash.
    Njëra prej të cilave pa vrimë dalje. Kontroll i cili vazhdoi më tej edhe gjatë autopsisë. Nga ku rezultoi se gjatë kontrollit fizik të bërë në rrobat e viktimës u gjet edhe një qese brenda së cilës ndodhej një lëndë bimore e dyshuar si bimë narkotike e llojit Canabis sattiva, e cila pas peshimit rezultoi 1.5 gram”
    Po kush ishte Ermir Dedja dhe cilët ishin precedentët e tij kriminalë? Kush ishin personat që e ndiqnin për ta vrarë?
    Bazuar në kartelën e tij penale, Ermir Dedja rezulton se ishte një personazh me rekorde të shumta kriminale, sidomos në fushën e narkotikëve gjë për të cilën ai edhe ishte arrestuar në vitin 2015.
    Një ushtar me profil të padukshëm por që mund të ketë shërbyer për shumë punë, për llogari të këtyre organizatave kriminale.
    Ai ishte një personazh në hije dhe nuk bënte pjesë në rangjet e njohura të organizatave kriminale çka e bënte profilin e tij penal më të tërhequr në raport me shumë viktima të ngjashme, të ekzekutuar më herët.
    Edhe pse nuk ishte i njohur në raportimet mediatike për aktivitetin e tij, kërkimet rreth emrit të tij të çojnë në një ngjarje të ndodhur në zonën e Shijakut në vitin 2017 ku bashkë me mikun e tij ai ra në pranga, për një plagosje të ndodhur në këtë zonë.
    Ngjarje për të cilën ai akuzohej si përkrahës i autorit.
    Shijaku dhe vetë Durrësi të cilat mesa duket ishin edhe zonat që ai frekuentonte më së shumti në punët e tij në botën e krimit.
    Aty ku prej dekadash kanë të shtrirë aktivitetin e tyre kriminal edhe disa nga bandat më të rrezikshme dhe të fuqishme në Shqipëri të cilat operojnë pas vetes me ushtarë të shumtë siç mund të ketë qenë edhe vetë viktima, Ermir Dedja.
     
     

  • Bashkia Shkodrës largon Vllazninë nga qyteti për Kupat e Europës, preferohen koncerte në ‘Loro Boriçi’

    Bashkia Shkodrës largon Vllazninë nga qyteti për Kupat e Europës, preferohen koncerte në ‘Loro Boriçi’

    Pak ditë nga Kupat e Europës ku klubet shqiptare do të marrin pjesë në që në raundet e para eliminatore, fillojnë çudirat e pushteteve lokale, të cilat në shumicën e rasteve janë pronare të infrastrukturës sportive.

    Si të tilla dhe me një vëmendje të kursyer kryesisht tek sporti i futbollit ajo që nuk ishte dëgjuar deri më tani akoma, ndodh pikërisht në Shkodër.

    Sipas “Dosja.al”, burime konfidenciale pranë institucionit vendor të qytetit të Shkodrës dhe të konfirmuara edhe nga skuadra e Vllaznisë, bëjnë me dije se klubit i është dërguar një letër ku njoftohet se pikërisht Bashkia Shkodër ka vendosur që të organizojë koncerte në stadium, derisa të vijë ndeshja e Europës.

    Në kërkesë apo vendim sa absurd aq edhe i dëmshëm që ndodh pikërisht në qytetin ku jetohet me futbollin si në pak qytete të tjera të vendit.

    Organizimi i koncerteve dhe i aktiviteteve të tjera kulturore dhe artistike sigurisht që sjellin dëmtime të mëdha të tapetit të barit të impianteve sportive dhe kjo gjë ka ndodhur edhe me stadiumin “Air Albania” jo më larg se një vit më pare ku për shkak të mbulimit të fushës solli dëmtimin e rëndë të tapetit në një pjesë të tij duke kaluar në emergjencë.

    Për të mos përmendur këtu shndërrimin në një ambient qoftesh, birrash e tallavaje të stadiumit “Selman Stërmasi” që prej vitesh e la Tiranën jashtë kryeqytetit dhe larg tifozëve të sajë deri sa i “gjetën vendin” për ta rrënuar fare nën synimin e një impianti të ri, në themelin e disa kullave.

    Klubi i Vllaznisë e ka refuzuar pa hezituar këtë kërkesë absurde të Bashkisë së Shkodrës, jo se ka diçka me Bujar Qamilin, këngëtarin e njohur dhe padyshim të respektuar të këtij qyteti, por nuk ka asnjë logjikë se si për disa orë aktivitet muzikorë ekipi i zemrës i Shkodranëve të luaj jashtë qytetit të tij ndeshjet kaq të mirëpritura europiane.

    Vlen të kujtohet se stadiumi “Loro Boriçi” është i dyti më i madhi në vend dhe një ndër 3 apo 4 impiantet futbollistike që plotëson kriteret e zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare të Kombëtares apo klubeve.

     

  • Nations League/ Spanjë-Francë në kërkim të finales, pas pak në Shtutgart

    Portugalia, Franca dhe Spanja janë fituesit e tre edicionëve të para të Nations League. Njëra prej tyre pritet të bëjë ‘bis’ në finalen e Mynihut.

    Gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kombëve me këtë ‘Final Four’ që po zhvillohet në Gjermani, ofron duelin e mbrëmjes së sotme (21:00) Spanjë-Francë. Do të luhet në Shtutgart dhe ky takim do të arbitërohet nga anglezi Majkell Oliver.

    Spanja, kampione europe në 2024, luajtur verën e kaluar po në Gjermani,e pati fat në çerekfinalen e verës së kaluar ndaj Pancerave pikërisht në impiantin e Shtutgartit aty ku fituan 2-1 dhe shkuan në gjysmëfinale ku mundën pikërisht Francën 2-1 (Mynih) për të përsëritur suksesin 2-1 në finalen e Berlinit ndaj Anglisë.

    Spanja siguroi trofeun e saj të parë në Ligën e Kombeve (2022/23 në Roterdam) falë një suksesi të jashtëzakonshëm në gjuajtjet e penalltive kundër Kroacisë, pasi finalja në Roterdam kishte përfunduar në barazim pa gola.

    Ndrkaq Franca, u eliminua në finalen e Ligës së Kombeve të UEFA-s në Milano më 10 tetor 2021, por u rikthye për të mposhtur Spanjën 2-1 po në Itali në edicionin e dytë të Nations League pikërisht ndaj Spanjës me dy gola të Benzema dhe Mbape. Për iberkiet pati shënuar Orjazabal.

    Vazhdo leximin

  • Inzaghi dhe super oferta arabe, Interi merr masat… E lë derën hapur për Allegrin

    Inzaghi dhe super oferta arabe, Interi merr masat… E lë derën hapur për Allegrin

    Simone Inzaghi dhe Interi do të takohen në fund të sezonit për të diskutuar të ardhmen. Një takim që, të paktën për momentin, nuk ka nevojë të mbingarkohet me pritshmëri më të mëdha nga ato të viteve të kaluara.
    Një takim i zakonshëm (sepse është praktikë e çdo klubi) mes trajnerit dhe shoqërisë për të analizuar sezonin e sapo përfunduar, për të folur mbi perspektivat e skuadrës dhe, pashmangshmërisht, për merkaton që vjen. Këtë vit, megjithatë, në tavolinë do të ketë një element më shumë për t’u marrë në konsideratë: oferta e pasur nga Al Hilal, që është gati ta mbulojë me euro trajnerin nga Piacenza.
    Ky i fundit do të ishte shumë i lumtur ta vazhdonte aventurën me zikaltrit, po aq sa edhe Interi dëshiron ta mbajë atë në pankinë, por, siç u përmend edhe disa ditë më parë, do të jetë e pashmangshme të kuptohet se çfarë do t’i ofrohet atij në aspektin e investimeve në skuadër, përtej çdo diskutimi ekonomik mbi kontratën.
    Sepse puna e Inzaghit, e vlerësuar nga drejtuesit dhe dhoma e zhveshjes, nuk ka prodhuar vetëm trofe (këtë vit, ende asgjë në vitrinë, por kush e di çfarë ndodh më 31 maj…) Duhet shtuar edhe valorizimi i lojtarëve dhe rritja e vlerës së klubit në një kontekst merkatosh shumë më modeste krahasuar me ekipet europiane, ndaj të cilëve ai ka ditur të jetë konkurrues.
    Çelësi qëndron pikërisht këtu dhe, përveç finales së Champions-it, do të jetë pikërisht kjo që do të vendosë për qëndrimin e Inzaghit tek Interi. Është e kotë të bëhen parashikime tani, por është e qartë se asnjë skenar nuk përjashtohet.
    Aq sa, shkruan “Corriere della Sera”, në rast ndarjeje, do të rikthehej në modë emri i Massimiliano Allegrit, shumë i vlerësuar nga presidenti Marotta dhe që ishte gati të merrte drejtimin e Interit pikërisht para se të mbërrinte Inzaghi.
    Ish-trajneri i Juventusit është gjithashtu në shënjestrën e Napolit në rast ndarjeje me Conten. Edhe në atë rast do të kishim një tjetër duel, kësaj here në merkato, mes Napolit dhe Interit, pas atij që ka elektrizuar Serie A për titullin në sezonin 2024-2025.

  • “Urime Edit për rizgjedhjen e papritur”/ Meloni: BE është sot pikërisht ajo që doja

    “Urime Edit për rizgjedhjen e papritur”/ Meloni: BE është sot pikërisht ajo që doja

    E pranishme në Samitin Politik Europian, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni deklaroi se fitorja e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit për të ishte tërësisht e papritur.

    Gjatë fjalës së saj, ajo u shpreh se është e kënaqur që Evropa do të mund të mbështet tek këmbëngulja dhe vendosmëria e tij.
    Sipas saj, identiteti evropian i Shqipërisë është fakt nga historia dhe përpara gjeografisë.
    Ajo thekson se Shqipëria është sigurisht Evropë si Italia e Serbia, pavarësisht se nuk është pjesë e organizatës.
    “Falenderoj Edin jo se jetoj në protektorat por se më ka bërë të ndjehem shumë e re te video që na u shfaq. Uroj Edin edhe për rizgjedhjen e tij tërësisht të papritur si udhëheqës. Jam e kënaqur që Evropa do të mbështetet pikërisht tek këmbëngulja e vendosmëria e tij.
    Shqipëria organizon Komunitetin Politik Evropian për herë të parë, moment i rëndësishëm për kombin shqiptar e për të gjithë ne. Unë e kam menduar që identiteti evropian i Shqipërisë është fakt nga historia dhe përpara gjeografisë.
    Shqipëria është sigurisht Evropë si Italia, Serbia, pavarësisht nëse je pjesë e një organizate apo jo. Gjithmonë buzëqesh kur dikush përpiqet të tregojë se kush është evropian apo jo.
    BE është sot pikërisht ajo që do e doja, dëshira e ribashkimit të familjes evropiane, njësoj si gishtat e një dore”, shprehet Meloni.

  • Rotacione dhe mos dorëzim për titullin në Serie A, “receta” e Inzaghit drejt finales së Mynihut

    Rotacione dhe mos dorëzim për titullin në Serie A, “receta” e Inzaghit drejt finales së Mynihut

    A mjaftojnë 24 orë për të kapërcyer entuziazmin e kualifikimit në finalen e Champions League? Pikërisht për këtë foli dje Simone Inzaghi me skuadrën e tij, e cila u rikthye në stërvitje pas pushimit standard 24-orësh, që pasoi fitoren e jashtëzakonshme kundër Barcelonës.
    Interi u paraqit në “Appiano Gentile” ende nën efektin e adrenalinës së gjysmëfinales së kthimit, por trajneri zikaltër e riktheu menjëherë grupin me këmbë në tokë. Ka kohë për të menduar për 31 majin, edhe pse është e qartë se çdo vendim gjatë këtyre më shumë se tri javëve do të ketë gjithashtu në sfond finalen e Mynihut.
    Nga njëra anë kemi aspektin psikologjik. Inzaghi e bëri të qartë në dhomat e zhveshjes se nuk dëshiron të heqë dorë nga gara për titullin. Për sa kohë që matematika nuk i jep të drejtë Napolit, objektivi duhet të jetë mbajtja gjallë e kampionatit.
    Jo vetëm sepse, siç e tha vetë trajneri në konferencën pas ndeshjes me Barçën, kjo skuadër nuk ka zgjedhur kurrë mes një gare apo një tjetre, por edhe sepse “ta fikësh plotësisht trurin” deri më 31 maj është shumë, shumë e rrezikshme. Më mirë ta mbash gjithmonë “prizën” takuar deri në ndeshjen e fundit.
    Pastaj është çështja fizike. Interi, tashmë i sfilitur nga një sezon i lodhshëm, doli krejtësisht i shteruar fizikisht pas 120 minutave të ndeshjes së të martës. Situatat më delikate janë ato të Lautaro Martinez, i rikuperuar në momentet e fundit pikërisht për Barcelonën, por që vetë ka pranuar se i duhet ende kohë për të rifituar formën dhe energjinë; të Benjamin Pavard, që ka ende probleme me kyçin e këmbës; dhe të Davide Frattesi, heroi i “San Siro”, i cili kishte një shqetësim në bark pak para ndeshjes.
    Thuram, Mkhitaryan dhe Bastoni janë në rregull nga pikëpamja mjekësore, por duhen menaxhuar me kujdes për ruajtjen e energjive (i njëjti diskutim vlen edhe për anësorët dhe Acerbin). Më të përgatiturit për momentin duken të jenë Calhanoglu, Barella dhe Carlos Augusto, të cilët, sipas “Gazzetta dello Sport”, do të ishin gati të luanin që sot kundër PSG-së.

  • Si po ndikon stili i jetesës në shëndet? Eksperti: Varësitë po sjellin kequshqyerje

    Si po ndikon stili i jetesës në shëndet? Eksperti: Varësitë po sjellin kequshqyerje

    Stili i jetesës është faktor kyç për një shëndet të mirë. Pikërisht për të vënë në pah impaktin e tij në disa sëmundshmëri, mjekë dhe ekspert të fushave të ndryshme mjekësorë janë bërë bashkë në konferencën me teme ‘Stili i jetesës dhe reduktimi i risqeve’.
    Kryetari i shoqatës Kombëtare të shëndetit Publik Ardian Hoxha, e vuri theksin tek varësit e reja, që po ndikojnë jo pak jetën e adoleshentëve dhe jo vetëm.
    “Shumë i ndjeshëm është impakti në pjesën sociale sidomos me varësinë karshi lojërave elektronike, bixhozit apo rrjeteve sociale”.
    Ekspertët e shëndetësisë botërore në raportet e tyre kanë vënë shpesh theksin tek kequshqyerja dhe inaktiviteti fizik i fëmijëve, të cilët po rrisin obezitetin dhe problemet shëndetësore.
    Pikërisht për të reduktuar sa më shumë risqet në këtë aspekt, zëvendësministrja e shëndetësisë Mira Rakcolli tha se po punohet në Shqipëri.
    “Kemi futur programin e shëndetit në shkolla që të merret informacion se si të merret ushqyerja”.
    Depresioni, konsumi i duhanit në rritje ishin të tjera tema që u referuan në konferencë. Ekspertët kanë hartuar edhe rekomandime për reduktimin e risqeve të cilat ju vinë në ndihmë institucioneve shëndetësore

  • Arteta: Rikthimi i Saka pikërisht ai që na duhej në këtë moment të sezonit

    Arteta: Rikthimi i Saka pikërisht ai që na duhej në këtë moment të sezonit

    3 Prill 2025

    12:56

    Telesport

    Fitorja 2-1 ndaj Fulham në kampionat dhe mbi të gjitha rikthimi në fushë, madje me gol i sulmuesit Bukayo Saka ka qenë lajmi më i mirë për skuadrën e Arsenal. Prania e tij i jep më shumë shanse “topçinjve” për të arritur objektivat e mbetur.
    “Rikthimi i tij ishte lajmi më i mirë i mundshëm. Ishte një mundësi e mirë për të parë se sa shumë njerëzit e duan dhe i ka marrë malli. Kur je larg është mirë të kuptosh se kush je si person dhe pritja ishte madhështore”, tha trajneri Mikel Arteta.
    Më tej ai shtoi: “Saka e ngriti stadiumin në këmbë. E meritonte sepse bën gjëra çdo ditë. Është një shembull i mirë, pasi ai e ndihmoi skuadrën gjatë gjithë rehabilitimit. Ishte një moment i mirë për të gjithë ne”.
    “Ishte pikërisht ajo që ne kemi nevojë në këto momente, një lojtar që të na ndihmojë dhe një stadium që na mbështet. Saka na jep një mundësi më shumë. Me kthimin e Bukayo, skuadra ka marrë një motivim dhe nxitje të vërtetë”, tha Arteta.