Juvebtusi ka prezantuar sot përpara mediave dy blerjet më të fundit në merkato, Edon Zhegrovën dhe Opendën. Përkrahë tyre ishte edhe Damien Komoli. Ky i fundit ka thënë se e ka adhuruar krijueshmërinë e Zhegrovës që kur ishte në rolin e presidentit të Tuluzit.
“Për sa i përket Zhegrovës dhe Opendës jemi entuziastë që ia dolëm t’i merrnim. Unë kam pasur mundësinë ta adhuroja kreativitetin e Zhegrovës gjatë kohës që kam qenë preaident i Tuluzit. Është pikërisht ai që po këkonim”, është shprehur Damien Komoli./Sport Ekspres/
Tag: pikërisht
-

“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim
-

Fadromat në aksion/ Balliu: Me prishjet, Rama po tenton të heq vëmendjen nga vjedhja e votave
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka komentuar aksionin qeveritar të prishjeve të ndërtimeve në kulmin e sezonit turistik, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe me prapavijë korruptive.Sipas tij, në të gjitha rastet e mëparshme kur janë kryer prishje, qytetarët shpesh kanë fituar gjyqet pasi veprimet janë bërë në shkelje të ligjit. Balliu akuzoi se pas këtyre aksioneve ka patur gjithmonë motive korruptive, ku zyrtarët kanë kërkuar rryshfet për të lejuar ndërtimet të qëndrojnë.Ai theksoi se zgjedhja e kohës për prishje – pikërisht në periudhën kur vendi mbahet nga turizmi – është një veprim i qëllimshëm për të dëmtuar qytetarët dhe bizneset.“Pse pikërisht tani, kur vendi ka nevojë për stabilitet ekonomik? Pse jo në muajt e dimrit? Kjo është një strategji për të larguar vëmendjen nga aferat dhe lidhjet e qeverisë me krimin”, deklaroi Balliu.Deputeti demokrat shtoi se prishjet nuk kanë të bëjnë as me ligjin dhe as me mbrojtjen e interesit publik, por vetëm me mbulimin e skandaleve të rënda që dalin çdo ditë për lidhjet e politikës me bandat dhe manipulimin e zgjedhjeve.“Qeveria nuk ka ndërmend të ndalet. Do të vazhdojë me të njëjtën egërsi ndaj qytetarëve, do të vazhdojnë prishjet e reja vetëm që të ndryshohet tema e debatit publik. Kjo është goditje direkte ndaj qytetarëve dhe bizneseve që mbajnë ekonominë e vendit”, u shpreh Balliu.Në këtë mënyrë, prishjet e ndërtimeve po shndërrohen në një tjetër shfaqje të qeverisë, e cila kërkon të mbulojë aferat duke i bërë qytetarët të paguajnë çmimin.
Balliu: Po t’i referohemi historikut, në tërësinë e vet të gjithë aksionet për prishje dhe për shkatërrim, kanë pasur një prapavijë korruptive, duke filluar këtu që nga shtëpitë që janë prishur edhe në shkelje të ligjit në disa raste dhe qytetarët i kanë fituar ato çështje. E njëjta gjë vlen për rastin konkret, duhet të kemi parasysh se nuk është një qeveri e ka ardhur sot dhe po i referohet shkeljeve të një qeverie tjetër, pararendëse. Në të gjithë rastet, nëse këto janë prishur se ka pasur shkelje, përpara, ku janë përgjegjësit për shkeljet që janë bërë? Qytetarët, biznesi në të gjitha format do t’i përgjigjet sistemit që ka me taksat përkatëse. Nëqoftëse aty kanë shkuar me dhunë, këta që sot shkojnë për ta prishur, kanë shkuar për të kërkuar rryshfet që ato shtëpi të rrinë aty, dhe paskan qenë të paligjshme, sipas kryeministrit, ku janë përgjegjësit e kësaj? Në të gjithë rastin është një nonsense, dhe ka dhe diçka tjetër, mund t’i ndërmarrësh këto aksione por përse duhet të zgjedhësh kohën e turizmit kur ky vend mbahet me turizmin. Pse duhet ta zgjedhësh pikërisht në këtë moment, në këtë kohë, çfarë të shtyn ty ndërkohë që atje ka pushues ti vjen me fadroma… Sepse thua ti që këtu kanë ardhur turistët, që ka ardhur gjithë bota të shikojë Shqipërinë, atëherë ti në këtë moment përse e ndërmerr këtë aksion? Ndërmere në dhjetor, ndërmere në janar, shkurt. Ke pasur 12 vite kohë në fund të ditës, përse pikërisht tani në kulmin e sezonit turistik.? Se nuk ishte çështje as e sezonit, as e ligjit që jo e jo këta… por ishte thjesht që të ndryshojmë vëmendjen nga provat e faktet e tmerrshme që dalin këtu për lidhjet e politikës me krimin, sesi bandat kanë futur duart në kutitë e votimit, tani si ta ndryshojmë këtë narrativë? Hajde po përdorim qytetarët, të prishim investimin, të prishim biznesin. Dhe këto do të vazhdojnë, se në muajt që do të vijnë, të tjera afera do të dalin, të tjera prova do të dalin dhe qeveria do të bëhet edhe më e egër, duke kërkuar për të ndryshuar temën, do të bëhet edhe më e egër në raport me qytetarët, do fillojnë prishje të reja… -

Mbi angazhimin kombëtar të intelektualit
(Shkruar nga Avni Spahiu më 26 korrik 1997)Koha kërkon përgjigje dhe thërret për të qenë kritikë. Të jemi kritikë ndaj raporteve që kemi krijuar, të kritereve që kemi shtruar kur personalisht vërejmë se tragjedia po bëhet fat i pjesës dërrmuese të popullsisë. Tragjedi e një lloji a një tjetri, që ka kapluar edhe intelektualin, qoftë të ambicieve të frustruara, qoftë të idealeve dhe besimit të luhatur nga rrethanat e krijuara, tepër komplekse që t’i zgjidhë vetëm një njeri dhe tepër madhore që të mos kenë angazhimin e të gjithëve. Shumica është e detyruar të bëjë kompromise vetëm për hir të vazhdimësisë ditore të jetës. Ballafaqohemi për çdo ditë me një mori faktesh dhe kushtesh që nuk bijnë në kategoritë të cilat i kemi kuptuar në të kaluarën. Çdo gjë duket jashtë vendit dhe objektivat që i kemi pasur në mendjet tona tani po qëndrojnë të nguritura derisa të mos shohim se nga jemi duke shkuar. Qëllimi nuk është më i qartë: ne e kemi fshehur pas një mijë e një modifikimesh. Ironikisht, qëllim i vetëm po na bëhet që të mos kemi qëllim tjetër, pos të jetojmë dhe këtë sikur e ndiejmë se është qëllimi më fisnik. Është jo larg së vërtetës nëse themi se fuqitë tona intelektuale kanë zënë të puqen me një pikë të kotësisë dhe të pakuptimësisë dhe pikërisht ata që puqen në këtë pikëpjekje (intelektualët, në rend të parë) i shtrojnë vetes pyetje irituese, hipotetikisht të këtij lloji: “Çfarë duhet të bëhet, për kombin dhe për njeriun tonë? Nga të vemi më tutje? Ç’është më me rëndësi tani?”. Përgjigjet duhen gjetur, nëse jo nga cytje të brendshme ndërgjegjësore, atëherë nga vetë reagimi socio-politik publik, që paraqet një realitet e që mbështet besimin në intelektualin si bazë e gjykimit ultimativ të motiveve dhe të veprimeve individuale.Megjithëkëtë, janë pikërisht kohë të këtilla, që vënë barrë të rëndë mbi brezat, ato që do të duhej ta tundonin njeriun mbi indiferencën dhe qëndrimin flegman. Të na kujtohet se secili prej nesh ka prekur veten në zemër në adhurimin solemn të lirisë së kombit. Çdo komb që harron lirinë është në rrugë të vetëshkatërrimit dhe vetërrënimit. Dhe, ai komb që është i vetëdijshëm se ka një ideal sipëror që duhet ndjekur pareshtur do të mbijetojë dhe ata që i prijnë këtij ideali do të duhej të ishin pikërisht intelektualët.Nuk mjafton denoncimi publik dhe fajësimi vetëshfajësues i politikës nga ana e intelektualit, e as heshtja kinse domethënëse e tij në raste dramatike në historinë e kombit, por pjesëmarrja e tij me komponentin vizionar në politikë; nuk arsyetohet heshtja e intelektualit të vërtetë në Shqipëri në kohën kur asaj i tundeshin themelet në duart e politikanëve diletantë, apo animi i tij lakuriq për njërën a tjetrën parti politike; nuk ka kuptim heshtja e intelektualit në Kosovë kur nga ai pritet të sugjerojë se nga duhet shkuar në këtë kohë kur qenia kombëtare në këto hapësira është aq e rrezikuar, apo për çështje madhore, siç është ideja e bashkimit të kombit të ndarë tragjikisht në copëza të robëruara.Intelektuali i angazhuar kombëtarisht, (për t’i ikur disi termit “politikisht”, që vetëm ne e quajmë term pezhorativ), do të thotë intelektual i guximshëm, i pajisur me atë guxim të forcës mendore që e kanë pasur njerëzit e mëdhenj të kombeve të mëdha. Pikërisht ky ka qenë një problem që e ka shoqëruar shoqërinë shqiptare gjatë tërë ecjes së saj, siç është e njohur edhe nga të tjerët: një mungesë guximi që i ka pasur rrënjët, siç duket, në kundrimin pesimist të jetës, një kundrim mbi të cilin nuk kemi qenë në gjendje të ngriheshim.Mbi këtë temë, që para një gjysmë shekulli (1941), duke sublimuar veprën letrare dhe patriotike të Fishtës, si “interpret i shpirtit shqiptar”, Ernest Koliqi thoshte:“I gjithë pesimizmi që lëshoi rrënjë në shekuj të gjatë krajatash në shpirtin kombëtar shfren i pa-fre, i gjithë guximi dëshpërues i një fisi të mësuar ta përbuzë jetën, sepse kjo për të paraqitej si një varg mjerimesh të paprera…” Ndonëse shembujt nuk kanë munguar as në këtë kohë, një kalim prej kësaj gjendje në atë të intelektualit të guximshëm, optimist dhe të angazhuar na duhet pikërisht tani. (Shkruar më 26 korrik 1997 për Rilindjen”)
-

Arshi Pipa : “Fishta u sak’rifikua pikërisht si përfaqësuesi madhor i vlerave kombëtare”
Profesor Arshi Pipa per At Gjergj Fishten:
“Fishta u sakrifikua pikërisht si përfaqësuesi madhor i vlerave kombëtare”. Profesor Pipa është shprehur, se ajo që e dallon patriotizmin e At Gjergj Fishtës nga të tjerët është, “Karakteri militant, luftarak, i patriotizmit” të Tij. Të tjerët, sipas Arshi Pipës, më shumë kanë mbrojtur, ndërsa Fishta ka mbrojtur dhe ka sulmuar. “Ai ka sulmuar të gjithë ata persona ose shtete të vogla, ose fuqi të mëdha, të Lindjes e të Perëndimit, të Krishtit ose të Muhametit, që kanë synuar robërimin, pushtimin, copëtimin e Shqipërisë. Ata që kanë cenuar tagrin e popullit shqiptar, ata që kanë fyer dinjitetin dhe krenarinë kombëtare”, ka shkruar Profesor Arshi Pipa për patriotizmin e Fishtës.
-

Leklerk pa fuqi motorike, Norris fiton Çmimin e Madh të Hugarisë
Në pistën e Hungaroring në Hungari ka një duel të fortë mes dy makinave të MekLaren mes Lando Norris dhe Oskar Piastri. Në fund strategjia e ndjekur nga anglezika dobi, pasi Norris arrin të mbajë prapa para se të tundej flamuri me kuadrate pikërisht shokun e skuadrës australianin që kryeson Botërorin e vitit 2025 në F1 Oskar Piastri.
Ndërkohë Sharles Leklerk teksa surprizoi dje me Pole Postition, u shfaq mjaft luftarak në më shumë se gjysmën e garës sot. Mirpo, pikërisht në pjesën tjetër të garës, ai ndjeu se po humbte shumë terren me makinën e tij Ferrari aq sa pasi u parakalua nga Norris e Piastri, hodhi dyshime dhe për ruajtjen e podiumit. Në fakt, pati të drejtë teksa anglezi i Mercedes Xhorxh Rasëll i mori vendin e tretë.
Sakaq tjetër ditë e vështirë për Maks Verstapen me Red Bull. Vetëm vendi i 9-të për holandezin tani gati të dorëzojë dhe matematkihst titullin e kampionit në fuqi.
Lista e pilotëve në mbërritje:
Vazhdo leximin
-

Faik Konica: Të mbajmë gojën të mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë!
Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publicist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar.
Ju sjellim njërën nga thëniet më përfolura të shpërndara të tij:
“Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën të mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë. Falna durimin të thellojmë një punë më parë se të shkruajmë përmbi të. Frymëzona me një ndjenjë të mprehtë të drejtësisë që jo vetëm të flasim me paanësi, por edhe të sillemi si të paanshëm. Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthimet e shtypit. Ashtu qoftë!”
ObserverKult
———————-
Lexo edhe:
KUR FAIK KONICA VESHUR ME FUSTANELLË MBAJTI FJALIM BRILANT NË UASHINGTON
Ishin vitet ‘30-të, kur në një pritje në Uashington, diplomati shqiptar Faik Konica, nuk mbante në trup frakun e zakonshëm. Kishte veshur një kostum popullor të Toskërisë.
Kjo bëri që të gjithë të kthenin sytë nga ai. Faik beu i Shqipërisë ishte ndoshta, diplomati më i njohur në atë pritje, aq sa gazeta “Washington Post” shkruante: Nëse trupi diplomatik në Uashington do kishte orkestër simfonike, Faik beu i Shqipërisë, do të ishte dirigjenti”.
Pikërisht ky diplomat që arriti të bëhej edhe dekan i trupit diplomatik në SHBA, u paraqit në këtë mbrëmje me kostumin popullor shqiptar. Kjo veshje e rrallë bëri që të gjithë të pranishmit ta shikonin, ta takonin, ta pyesnin. Mbi të gjitha, Shqipëria u prezantua më së miri në botë, qysh me themelimin e shtetit. Për këtë publicitet të madh, kishte shërbyer pikërisht ky kostum.
Më poshtë, po veçojmë njërin prej fjalimeve më brilante, mbajtur në vitin 1935 në pritjen dhe koncertin në Muzeun e Institutit të Bruklinit, në Nju Jork në vitin 1935 pikërisht për kostumin popullor shqiptar, sjellë nga gazeta “Dielli” në SHBA.
Për tekstin e plotë kliko KETU
ObserverKult
-

Portret i Dom Vlashit, ‘një prift’ që nuk i pëlqen Edi Ramës
Nga Lapsi.al
Kryeministri nuk iu përvesh vetëm një kleriku, por një modeli moral krejt të ndryshëm nga i tiji
Në rokopujën e zhurmshme të ngjarjeve të Thethit, ku siç tashmë ëshmë është bërë zakon, ata që nuk janë të interesuar mbyllin gojën, sipas mendësisë “larg menderes sime”, pak kush e dëgjoi klithëmën e famulltarit të Shkodrës Dom Vlash Palajt. Duke u folur besimtarëve të vet ai e përshkroi ngjarjen pa dorashka si trashëgimtar i traditës më të mirë të klerikëve katolikë të Shkodërës. “Një konflikt i madh po ndodh në Theth, më vjen shumë keq, sepse ata i joshën, i rrejtën, i shfrytëzuan, i vjelën dhe në fund i hodhën dhe i tradhëtuan, i dogjën, i shkatërruan. Do i gjobisin dhe do i burgosin” tha ai duke folur për mungesën empatisë ndaj atyre që janë të varfër, për vdekjen e dialogut dhe të dëgjimit të tjetërit, për pa aftësinë dhe mungesën e përpjekjeve për të kuptuar atë që ka nevojë.
Zëri i Dom Vlashit mund të ishte shuar brenda vathës së besimtarëve të vet dhe mund të kishte kaluar edhe pa u vënë re, nëse atë nuk do e kishte rimarë kryeministri Rama duke e trajtuar me përbuzje dhe duke e përgënjeshtruar për deklaratat. Shefi i qeverisë e etiketoi atë thjeshtë si një prift, pa e përmendur me emër, i cili sipas tij si një njeri i zotit nuk duhet të hynte në këtë histori.
Pikërisht këtu qëndron dhe thelbi i reagimit të kryeministrit. Pasi ka asfiksuar mediat e mëdha, pas ka kthyer në lolo OJF- që marrin fonde për të drejtat e njeriut, ai nuk duron dot më asnjë autoritet moral, që të ngrejë zërin për bëmat e tij duke i vënë në diskutim ato. Problemi nuk është te fakti nëse joshja, gënjeshtra e më pas tradhëtimi apo shkatërrimi i pronave të qytetarëve banorëve të Thethit janë të vërteta apo jo, por tek fakti se ç’i duhet një prifti të komentojë këto gjëra.
Por në fakt Dom Vlash Palaj është pikërisht profili i klerikut të angazhuar që nuk qëndron dot pa folur dhe pa vepruar. Si famulltar në katedralen “Shën Shtjefni” dhe përgjegjës i famullisë Zonja e Shkodrës ai ka krijuar prej kohësh lidership në komunitet.
Në predikimet e veta ai fshikullon shpesh politikanët e korruptuar që i konsideron si pjesën më injorannte të këtij populli. Pas arrestimit të Erion Veliajt, pa e përmenduar atë me emër, ai foli me fjalë të forta kundër korrupsionit: “Vëreni këta politikanët tanë. Me këtë situatë që është krijuar, nuk bëjnë gjë tjetër veçse tregojnë çfare jane, dhe më vjen keq për ta, sepse më duken shtresa më injorante dhe më e ulët e popullit shqiptar. Nuk është problemi te ajo që mbledhin, por nxjerrin në pah varfërinë e shpirtit të tyre. Atë mizerien e brendshme. Njerëz të cilët jetojnë vetëm për të pasur diçka dhe shpërfytyrojnë natyrën e tyre duke përfunduar në burg.Thotë Krishti, herët a vonë, çdo gjë do të dalë në dritë. Kanë etje për pushtet të shkretët, prandaj devijojnë. Si nuk doli një të thotë: ‘Kam etje për të shërbyer?”
Edhe në fjalime të tjera para besimtarëve ai nuk i kursen qëndrimet për politikën e ditës. Kur bashkia e Shkodrës filloi të merrej me fasadat e qytetit, sipas modelit të Ramës së viteve 2000, Dom Vlashi i kushtoi një reflektim të gjatë raportit mes anës së jashme dhe dhe thelbitë të punëve që duhen kryer duke pasur hallet e njeriut të pambrojtur në fokus. “Rëndësi ka kujdesi për hallet e atyre njerëzve që jetojnë përtej atyre fasadave në kushte të pa favorshme” e ngriti zërin ai. Një refleksion tjetër është ai për venerimin gati deri në përulje që tregohet ndaj turistëve të huaj që bujtin në Shqipëri gjatë verës, ndërkohë që askush nuk do ti dijë për të moshuartit që rrezikojnë jetën në vapë, pa pasur mundësi as të freskohen për një moment të vetëm.
Qëndrimet e Dom Vlashit nuk kanë të bëjnë vetëm me politikën, por edhe me drejtimin që po merr shoqëria. Në një mjedis ku i thuren lavde magjisë së tregut, etjes për para dhe pasurimit të shpejtë, famulltari i Shkodrës zgjedh të shohë anën tjetër të medialjes, atë se ku mund të çojë pasioni për këta “zota të rrejshëm”.
Pikërisht ky është kundër modeli i asaj me të cilën na ka mëkuar politika e këtyre tre dekadave dhe sidomos periudha e rilindjes. Prandaj dhe Edi Rama qëndron në skajin tjetër të litarit ku gjendet Dom Vlashi. I pari beson tek ruspat, i dyti tek dialogu dhe gjetja e kompromisit. Njëri tek dhuna ndaj banorëve të Thethit, tjetri përpjekja për të kuptuar edhe atë që mund të ketë bërë mëkat. Njeriu i pushtetit tek deviza se vetëm unë kam të drejtë, ai i zotit tek besimi se mbi tokë janë të gjithë të gabueshëm.
Pikërisht kjo diferencë thelbësore e bëri kryeministrin të shpërtheje duke e injoruar si një prift që merret me punë që si takojnë. Sepse në një vend që po e korrupton me shpejtësi, Rama i druhet atyre që mbështeten tek morali. Sepse në një hapsirë ku po i vret të gjitha kundër pushtetet, ky politikan i konvertuar në katolik, nuk do të shihet në pasqyrën e mësimeve të Jezusit. Pikërisht këtë i ofroi Dom Vlash Palaj që mori mbi vete zemërimin e tij.
-

Trump – Putin: Telefonata e fundit zbulon të vërtetën e hidhur rreth marrëdhënies së tyre
Vladimir Putin dhe Donald Trump
SHBA- Telefonata e re e Donald Trump me Vladimir Putin nuk ndryshoi asgjë. Përveç përshëndetjeve të presidentit rus Vladimir Putin më 4 korrik për homologun e tij amerikan, e para në 5 vjet, kur Putin e kishte telefonuar përsëri Trumpin përpara se t’ia dorëzonte frenat Bidenit – biseda e djeshme nuk kishte shumë pika të tjera të këndshme, të paktën kur bëhej fjalë për temën kryesore të diskutimit, Ukrainën.
Ajo që u bë e qartë edhe një herë ishte kjo: Putini nuk do të tërhiqet nëse qëndrimet e tij nuk pranohen, dhe ai nuk tregon asnjë prirje për të negociuar, edhe pse duket i gatshëm të ulet në tryezë me ukrainasit. Vendosmëria e tij për të mos u tërhequr ishte edhe një herë e dukshme disa orë pas telefonatës (e gjashta e tij me Trumpin që kur republikani mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë), kur rusët sulmuan përsëri Kievin dhe qytete të tjera ukrainase me… dronët e tyre të dashur iranianë, duke plagosur të paktën 23 persona.
Putin i qëndrueshëm që nga fillimi, Trump pikëpyetje
Në këtë rast, me Putinin që është i vendosur dhe i qartë që nga fillimi për atë që dëshiron, pikëpyetja e madhe është qëndrimi i Donald Trump ndaj “kundërshtarit” dhe bashkëbiseduesit të tij më të vështirë. Të mërkurën, Pentagoni njoftoi papritur pezullimin e dërgesës së në Ukrainë, të cilat ishin “të stacionuara” në Poloni. Ndër sistemet që u “ngrinë” janë interceptorët për sistemet ‘Patriot’, municione precize për artilerinë dhe raketa ‘Hellfire’ të përdorura nga F-16 dhe dronët ukrainasë.
Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, ky vendim u mor pas një shqyrtimi të stoqeve dhe furnizimeve të municioneve që SHBA-të dërgojnë në vende të tjera. Megjithatë, ka shumë që theksojnë se shumë nga armët, dërgesa e të cilave ishte “ngrirë”, nuk janë përdorur as nga ushtria amerikane ose aleatët për dekada të tëra. Rezultati është se numri i kufizuar i municioneve që ishin menduar të kalonin kufirin polako-ukrainas nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar as edhe më të voglin nga boshllëqet e mëdha në zinxhirët e furnizimit amerikan për vite me radhë. Kështu, pyetja e madhe që lindi është pse Pentagoni vendosi të bllokojë pikërisht sistemet që Ukrainës i duhen për të mbrojtur veten?
Konstatimi zyrtar thotë se rezervat amerikane janë ulur për shkak të përdorimit në rritje të armëve për të mbrojtur Izraelin dhe objektivat amerikane në Lindjen e Mesme. Megjithatë, është pikërisht kjo mungesë koordinimi brenda administratës Trump që u dërgon një mesazh kontradiktor palëve të interesuara: nga njëra anë, presidenti flet për “paqe përmes forcës”, dhe nga ana tjetër, Pentagoni po dobëson të vetmin instrument që i jep Ukrainës një monedhë negociuese.
Ndërhyrja dinamike e fundit e presidentit amerikan në objektet bërthamore iraniane tregoi se ai e kupton që forca është mjeti për paqe. Por mesazhi që po i dërgohet tani Kremlinit është pikërisht e kundërta: një mesazh dobësie që i konfirmon Putinit se nuk ka nevojë të bëjë asnjë lëshim.
Historia ka vërtetuar se paqja fitohet kur agresori e kupton se nuk ka asnjë mënyrë për të fituar. Ndërprerja e dërgesës së armëve në Ukrainë bën pikërisht të kundërtën./ZËRI -

Çalhanoğlu nuk ka qenë kurrë i paprekshëm, mjafton oferta e duhur (si një vit më parë)
Që nga mbrëmja e së hënës, në shtëpinë e Interit ka shpërthyer zyrtarisht çështja Hakan Çalhanoğlu. Shpërthimi i kapitenit Lautaro Martinez, pas eliminimit nga Botërori për Klube, ishte drejtuar pikërisht ndaj mesfushorit turk, i cili shkoi me pushime para kohe, pas rezultateve të ekzaminimeve mjekësore në prag sfidës ndaj River Plate: inflamacion në muskulin soleus të këmbës së djathtë.
Mesfushori turk, i cili fluturoi me ekipin në SHBA, u përpoq të rikuperonte për t’u vënë në dispozicion të Chivu, por duhej të përballej me një dëmtim që e detyroi të dorëzohej pikërisht në momentet më të rëndësishme të sezonit. Turku ndaloi pas një sezoni me 47 ndeshje zyrtare të luajtura dhe 11 golave të shënuar si zikaltër.
Çalhanoğlu u sulmua ashpër të hënën nga kapiteni i tij. Nëse mesazhi i argjentinasit nuk ishte i qartë për të gjithë menjëherë, presidenti Marotta u kujdes ta sqaronte: “Po, ai i referohej pikërisht Çalhanoğlu”. Grupi zikaltër, po ashtu si klubi, nuk po e pranojnë mirë hapjen e Çalhanoğlu ndaj transferimit te Galatasaray, skuadra e zemrës së tij. Tani po e vendosin në presion, duke e nxjerrë në dritë të keqe…
Megjithatë, vetë Interi, në verën e vitit 2021 përfitoi nga thyerja midis Çalhanoğlu dhe Milanit për ta marrë falas, një nga goditjet më të mira të zikaltërve në vitet e fundit. Simone Inzaghi ishte i zgjuar ta kthente atë në një nga mesfushorët më të mirë të Europës, duke e bërë turkun “regjinë” e skuadrës që në vitet e fundit ndoshta ka korrur më pak sesa ka mbjellë.
Çalhanoğlu, i cili katër vite më parë u transferua falas nga Milani tek Interi, falë paraqitjeve të tij me zikaltrit ka parë rritjen e vlerës si futbollist. Një vit më parë, rreth kësaj kohe, për të u interesua Bayern Munich. Me 60 milionë euro dhe pëlqimin e lojtarit, turku do të kishte ikur.
Atëherë ishte Çalhanoğlu që kundërshtoi: “Jam jashtëzakonisht i lumtur tek Interi. Marrëdhënia që kam me klubin dhe tifozët tanë të mrekullueshëm është vërtet speciale. Së bashku kemi arritur rezultate të rëndësishme, jam entuziast për të fituar edhe më shumë trofe me Interin në të ardhmen”.
Sot, situata është ndryshe sepse Galatasaray për Çalhanoğlu dhe familjen e tij ka një vlerë tjetër. Kështu, futbollisti i lindur më 1994, që mbushi 31 vjeç në shkurt, ka hapur mundësinë për këtë transferim.
Po Interi? Ka shprehur dëshirën për qartësi, por më pas ka vendosur një çmim jozyrtar: 40 milionë euro për ta shitur, 4 vite pas transferimit falas. Interesi ekziston dhe është i njohur, por oferta zyrtare nuk ka mbërritur ende. Pikërisht kjo pritje po e lodh shumë Interin sot, më shumë se një largim i mundshëm në kushtet e duhura. -

Kryevepra letrare e Luftës së Parë Botërore: si përshkruhet te “Shvejku” karakteri i një çifuti
Lufta e Parë Botërore, nisur në Ballkanin e trazuar të kohës, pikërisht në Sarajevë, nga vrasja e Arkidukës Franz Ferdinand nga plumbat e një serbi, ishte ndër tragjeditë më të mëdha të njerëzimit për nga numri i viktimave në katër vite: plot 16 milion, plus 21 milion të plagosur.
Por në anën tjetër, nga luftë tragjike, buroi dhe kryevepra më unike e letërsisë botërore: “Ushtari i mirë Shvejk”, pa të dytë në lloj.Pikërisht në këtë libër, mes episodeve të shumta që shpërfaqin anën komike të një tragjedie, me personazh Shvejkun e të tjerë, gjendet dhe një përshkrim brilant i karakterit të mbrapshtë çifut.
Hileqarë në gen, me zgjurasi prej shejtani, themelues të të vetmit art, atë të mashtrimit, për shumëçka dhe në shumë forma, kudo e kurdo, Jarosllav Hasheku, autori i “Shvekjut”, ofron skenën e një akti tregëtie të një çifuti, i cili u shet një lopë dy ushtarëve që kishin dalë në kërkim të ushqimit.
Dhe teksa bota po ballafaqohet aktualisht me mbrapshtinë e tyre, mishëruar në një shtet të quajtur Izrael, ndërtuar e udhëhequr nga njerëz pa asnjë fije morali në karakterin e tyre – mitomanë, spekullantë, mashtrues, pushtues e vrasës – vjen i freskët, siç mbetet gjithnjë ky libër, edhe ky përshkrim:
Shkruesi me gjellëbërësin i ranë poshtë e përpjetë fshatit, duke kërkuar ndonjë derr, por më kot.
Vajtën dhe zgjuan edhe çifutin në mehjane, i cili zuri të shkulte flokët dhe të shprehte keqardhjen se nuk mund t’u jepte gjë zotërinjve ushtarë.
Më në fund, ai i bindi që të blinin nga ai një lopë plakë, një cofëtinë të tmerrshme, së cilës nuk i kishin mbetur asgjë veç kockave dhe lëkurës. Për të u kërkoi një shumë të madhe, zuri të shkulte mjekrën e të betohej, duke u thënë se një lopë si ajo nuk mund ta gjenin në tërë Galicinë, në tërë Austrinë dhe Gjermaninë, në tërë Europën e madje në tërë botën.
Ai u betua, qau, zuri në gojë tërë shenjtorët, u fal duke thënë se ajo lopë ishtë tërë dhjamë dhe kishte ardhur në këtë botë me vullnet dhe për hir të Jehovait.
Ai bëri be për të gjithë gjyshërit e katragjyshët se atë lopë vinin ta shihnin dhe nga larg, se për atë flitej në tërë krahinën, jo si për një lopë, por si për një gojëdhënë, si në përrallë, se ajo bile nuk ishte lopë fare, por një buallicë tërë yndyrë.
Më në fund, ai u ul në gjunjë para tyre dhe, duke përqafuar herë gjynjët e njërit e herë të tjetrit: thërriste: “Më mirë vriteni këtë çifut plak, por mos ikni pa lopën!”
Ulërimat e tij të çjerra e ngatërruan aq shumë shkruesin dhe gjellëbërësin, sa më në fund ata e morën dhe e shpunë në kuzhinë atë cofëtinë, para së cilës çdo egërsirë mishngrënëse do të zinte vrapin për të ikur sa më parë.
Edhe shumë kohë më vonë, atëherë kur i kishte marrë paratë e vënë në xhep, ai qante dhe thoshte se e kishin shkatërruar, shpartalluar, se ai ishte varfëruar gjersa u kishte shitur atyre aq lirë një lopë aq të mrekullueshme.
Pastaj u lut që ta varnin, për arsye se tani në pleqëri kishte bërë një hajvanllëk të atillë, se për këtë që kishte bërë nuk do ta linin rehat as gjyshërit e katragjyshët në varre.
Qëndroi dhe pak ashtu i shtrirë para tyre; po pastaj befas u drodh, dëboi nga vetja tërë keqardhjen, vajti në shtëpi dhe i tha së shoqes: “Ushtarët janë budallenj, kurse Nathani yt shumë i zgjuar!”