Tag: pikërisht

  • Salah fiton më shumë me kalimin e viteve, ja sa janë të ardhurat e sulmuesit

    Salah fiton më shumë me kalimin e viteve, ja sa janë të ardhurat e sulmuesit

    Mohamed Salah po i afrohet fazës së fundit të karrierës së tij, por paradoksalisht, pikërisht në këto vite të vona pritet të përfitojë më shumë financiarisht. Sulmuesi i Liverpoolit, tashmë 33 vjeç, do t’i bashkohet menjëherë Kombëtares së Egjiptit pas ndeshjes Liverpool–Brighton, në kuadër të Kupës së Kombeve të Afrikës, e cila do të zhvillohet nga 21 dhjetori deri më 18 janar në Marok.
    Pas rikthimit nga turneu, e ardhmja e Salah mund të marrë një drejtim të ri. Tre skuadra të Ligës Profesionale Saudite janë futur në garë për nënshkrimin e tij, duke ofruar kontrata marramendëse që mund ta tundin drejt Lindjes së Mesme.
    Edhe pa një transferim të mundshëm, Salah renditet ndër futbollistët më të pasur në botë. Sipas Forbes, pasuria e tij vlerësohet rreth 90 milionë dollarë (84 milionë euro), të grumbulluara gjatë karrierës së tij në Europë.
    Kjo pasuri i ka mundësuar një koleksion mbresëlënës makinash luksoze, ku përfshihen Bentley, Lamborghini dhe Mercedes. Por vendin kryesor e zë Rolls-Royce Spectre, me vlerë rreth 425 mijë dollarë. Pikërisht me këtë makinë luksoze ai u pa të mbërrinte në qendrën stërvitore të Liverpoolit, një ditë pasi nuk u përfshi në ndeshjen ndaj Interit.

  • Pas akuzave publike, pajtohen pas disa vitesh Dafina dhe Labi

    Pas akuzave publike, pajtohen pas disa vitesh Dafina dhe Labi

    Në botën e showbiz-it, ku hatërmbetjet shpesh dramatizohen më shumë seç duhet, surprizat nuk mungojnë asnjëherë. Ajo që në prill dukej si një krisje e pakthyeshme mes një moderatori të njohur dhe këngëtares Dafina Zeqiri, dhjetori e shndërroi në një kapitull të ri miqësie dhe respekti.
    Ndodhi pikërisht në festën madhështore të 25-vjetorit të karrierës së Labinot Gashit, ku mes shumë personazheve VIP, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi pikërisht prania e Dafinës. Pak muaj më parë, ajo dhe moderatori kishin qenë në qendër të një debati publik, gjë që e bënte shfaqjen e saj në event edhe më të komentuara.
    Por jo vetëm kaq. Dafina jo vetëm që mori pjesë në festë, por zgjodhi edhe ta uronte publikisht Labin përmes një story në Instagram. Krahas një fotoje me grimieren e saj, Dafina Neziri, këngëtarja shkroi:
    “Gëzuar 25 vjet punë e përkushtim! Le të vazhdojnë vitet me frymëzim e arritje të reja.”
    Me këtë urim publik, artistja tregoi qartë se çdo keqkuptim i së kaluarës është lënë pas dore, duke sjellë një atmosferë pozitive e festive në një mbrëmje kaq të rëndësishme për moderatorin.
    Në fotot e publikuara nga festa, Dafina shfaqet e qeshur dhe e relaksuar, ndërsa burime pranë eventit thonë se ajo dhe Labi kanë shkëmbyer urime dhe biseda të ngrohta gjatë gjithë natës.

  • Bukowski: Ata që mendojnë që dinë gjithçka, janë pikërisht ata që s’dinë gjë

    Bukowski: Ata që mendojnë që dinë gjithçka, janë pikërisht ata që s’dinë gjë

    Është e shkruar që njerëzit e mëdhenj të jenë më të vetmuarit në botë./Bukowski

    ObserverKult ju sjell thënie edhe nga autorë të tjerë:

    I trembem njeriut që ka lexuar vetëm një libër./ Tomas Akuini

    Jeta është një proces që kërkon dituri. Të jetosh do të thotë të mësosh./ Konrad Lorenz

    Gjuha e gjatë dhe gjykimi i matur rrallëherë rrinë në të njëjtin vend./ Roger L’Estrange

    Një pikë mirësie vlen më shumë se një fuqi diturie./ Friedrich Georg Jünger

    Popujt, ashtu si individët, munden aq sa dinë./ Aristide Gabelli

    Ata që pandehin se dinë gjithëherë gjithçka, janë pikërisht ata që nuk dinë asnjëherë asgjë./ Charles Bukowski

    Një mënyrë për të qenë i ditur është të jesh i lumtur./ Sidonie-Gabrielle Colette

    Vetëm të vuajturit bëhen me të vërtetë të ditur./ Stefan Zweig

    Është më mirë të dish pak nga të gjitha se gjithçka mbi një gjë./ Blaise Pascal

    Dëgjoje zemrën tënde. Zemra di çdo gjë./ Paulo Coelho

    Të dish e të mos bësh është njësoj si të mos dish./ Yukio Mishima

    Pengesa më e madhe nuk është injoranca, por iluzioni i dijes./ Daniel J. Boorstin

    I dituri që s’di të gëzohet, kot që di./ Quintus Ennius

    Nëse dija shkakton probleme, ato nuk zgjidhen përmes injorancës./ Isaac Asimov

    Dija nuk mund të përcillet. Dija që i mençuri përpiqet të përcjellë ngjan përherë si çmenduri./ Hermann Hesse

    Dituria është bija e përvojës./ Leonardo da Vinci

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    MONROE: GJËJA MË E MIRË QË MË KA NDODHUR NË JETË ËSHTË FAKTI QË JAM GRUA

  • Neritan Ceka rrëfen si lindi pasioni për arkeologjinë: Babai na merrte me vete, gjithçka nisi në Apolloni

    Neritan Ceka rrëfen si lindi pasioni për arkeologjinë: Babai na merrte me vete, gjithçka nisi në Apolloni

    Emocioni i zbulimit arkeologjik është një ndjesi e papërshkrueshme, një moment i veçantë ku toka lëshon sekretet e saj shekullore. Për disa, ky është një profesion, por për të tjerë, si në rastin e politikanit dhe arkeologut të njohur Neritan Ceka, është një trashëgimi guximi dhe pasioni e përcjellë nga i ati, Hasan Ceka.

    Në një rrëfim të tij, Ceka e përshkruan të atin si një “guximtar” të kërkimeve arkeologjike, duke shtuar me modesti se edhe vetë ndihet “super guximtar, ndoshta pak më shumë se babai”. Ky guxim, i kombinuar me një intuitë të mprehtë, rezultoi në një nga zbulimet më të rëndësishme në parkun e Apollonisë gjatë viteve ’60.

    Në një ekspeditë masive ku merrnin pjesë rreth 30 arkeologë, 40 studentë dhe 200 punëtorë, ishte pikërisht intuita e Hasan Cekës që përcaktoi një pikë të saktë gërmimi. Nga thellësia e tokës nuk doli një, por plot 11 skulptura me vlerë të jashtëzakonshme. Njëra prej tyre, një portret i një figure që të kujton senatorët romakë, dallohet për tiparet e saj unike. Sipas Cekës, identifikimi i veprës është i qartë për një sy të stërvitur: veshja me togën karakteristike, stili i flokëve dhe veçanërisht teknika e realizimit të syve. Hapja e vrimave në beben e syrit me anë të një truele për të krijuar efektin e dritëhijes është një element tipik i artit romak.

    Ky pasion për arkeologjinë ishte një thirrje personale për Neritan Cekën, pasi asnjë nga vëllezërit e motrat e tij nuk e ndoqi këtë rrugë. Kontakti i tij i parë i vërtetë me këtë fushë ndodhi pikërisht në Apolloni, gjatë verave të vështira të fundviteve ‘40, kur ishte vetëm një fëmijë. I rrethuar nga gurët dhe mbishkrimet antike që ende nuk dinte t’i lexonte, lindi “dashuria me shikim të parë” me profesionin që do të përcaktonte jetën e tij.

    Ndërsa flet për të kaluarën, Ceka shpreh optimizëm edhe për të ardhmen, duke përmendur brezin e ri të arkeologëve të talentuar, siç është zbulimi i një varri në Strikçan të Bulqizës, si dëshmi se pasioni dhe guximi për të zbuluar të shkuarën vazhdojnë të trashëgohen.

    Ceka:

    Ka arkeologë që gjithë jetën nuk gjejnë asgjë. Por, siç thotë latini, fati ndihmon guximtarin. Dhe babai ka qenë një guximtar i kërkimeve arkeologjike.

    Unë jam super guximtar. Domethënë jam dhe pak më guximtar se babai.

     Por dua të them që, natyrisht që kam dhe pasues në këtë drejtim, të guximit. Dhe jo, ka dhe të rinj fare. Mund të them ai që, më i riu është ai që gjeti atë varrin në, në Bulqizë, në Strikçan dhe tregon që kam pasues, pavarësisht se s’ka qenë nxënësi im direkt, por unë e konsideroj të këtij drejtimi. Këtu jemi në gërmimet e Apollonisë. Në këto gërmime ku ka qenë dhe një, një student i mjekësisë i quajtur Shaqir Krasta…

    Pra ne kemi qenë rreth, kemi qenë rreth 40 studentë. Ka pasur 200 punëtorë, dhe 30 arkeologë. Jemi në gërmimet e viteve ’58, ’59, ’60. Këtu jemi në ’60, ku babai, përcaktoi një vend gërmimi, me intuitën e tij ku dolën 11 skulptura, jo një. Pra, kjo që shikojmë është njëra prej këtyre 11 skulpturave. Ka qenë një bashkëpunim në atë kohë.

    Po pikërisht, ja e sheh që edhe ti që nuk je arkeolog kupton që është një, se duket nga toga, apo jo, nga mënyra, nga flokët. Syte që kanë vrimë, janë tiparet që lidhen me Romën. Vetëm romakët e bënin si teknikë të prodhimit… domethënë me, me një truelë bëjnë vrimat e bebes së syrit me dritë e hije.

    Nuk na ka nxitur, por unë e kam pasur këtë prirje që më kujtohet që kam qenë vetëm shtatë vjeç kur…
    Të tjerët nuk e kanë pasur pasion arkeologjinë dhe unë kam shkuar, e kam shoqëruar babain që pesë, gjashtë vjeç kur shkonte nëpër ekspedita, por kontaktin më të mirë me arkeologjinë e kam pasur pikërisht në Apolloni, ku ai merrte gjithë familjen në atë kohë. Në atë kohë të vështira, jemi në ’48-ën, ku nuk ekzistonte asgjë, në korrik-gusht, dhe aty jam, po themi, dashuruar për herë të parë me arkeologjinë. Impresioni që pata kur pashë gurët, mbishkrimet, që nuk i lexoja dot…

    Në qoftë se nuk do ishA bërë arkeolog, do isha bërë doktor. 
    Ose aviator.
    Në këtë foto është Artani që ishte inxhinier miniere i jashtëzakonshëm, shumë i mirë, njeriu që ka bërë për herë të parë tunelet që i ka bërë Kalt Gega, domethënë shpimin e tuneleve nga dy drejtimet, ose galeritë e, e Bulqizës. Edhe, është në qendër Shaban Demiraj, që ishte në atë kohë kryetar i Akademisë së Shkencave, gjuhëtar, shumë i mirë, domethënë nga pasuesi i Eqrem Çabejt dhe ka ardhur me rastin e 90-vjetorit të babait. Është babai atje, në 90-vjetorin e tij.

  • “Kënga e Mjellmës” në TKOB, shfaqja ngjitet në skënë mbrëmjen e të martës

    “Kënga e Mjellmës” në TKOB, shfaqja ngjitet në skënë mbrëmjen e të martës

    Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, në datën 25 nëntor, do të sjellë para publikut mbrëmjen muzikore “Kënga e Mjellmës”, një recital i ndërtuar mbi veprat më përfaqësuese të Franz Schubert.
    Në skenë do të ngjiten baritoni Artur Vera dhe pianistja Etrita Ibrahimi, duke krijuar një dialog të harmonizuar mes zërit dhe instrumentit. Programi i shfaqjes pritet të sjellë emocione të forta, nga lirizmi delikat deri te kulmet dramatike të repertorit klasik.
    “Dialogu ndërmjet pianos dhe vokalit është shumë i thjeshtë, pasi vepra është ndërtuar në një mënyrë të tillë që si pianoja, ashtu edhe vokali, trajtohen si dy instrumente të barabartë. Kjo mënyrë ndërtimi është karakteristike për muzikën e dhomës në përgjithësi, por edhe për këtë cikël në veçanti, i cili është cikli i fundit i lied-eve që Schuberti ka shkruar”, tha pianistja Etrita Ibrahimi.

    “Kënga e Mjellmës” vjen si një hapësirë reflektimi, përkushtimi e arti të pastër, dhe synon të krijojë një përvojë intime muzikore për publikun, duke vendosur në qendër interpretimin solistik.
    “Sfida më e madhe për ne është të jemi sa më profesionalë dhe të justifikojmë pikërisht këtë kryevepër të autorit. Është një vepër që i përfshin të gjithë, sepse ka si fjalë kyçe pikërisht atë që është gjëja më e rëndësishme që ne kemi, dashurinë. Dhe të gjitha lidhen nga e para deri te e fundit duke folur pikërisht për këtë temë. Do të dëshiroja shumë që njerëzit të ishin të pranishëm, të vinin dhe të bëheshin pjesë e një përjetimi në të cilin do të gjenin veten e tyre”, u shpreh Artur Vera, bariton.
    Kjo premierë e cilësuar si testamenti i fundit artistik i Schubert, vjen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit nesër në mbrëmje në orën 19.00./vizionplus.tv

  • Gjokutaj: Prokurori Alfred Shehu po gënjen, Sali Berisha ishte në SPAK pikërisht në datën e fletëthirrjes

    Gjokutaj: Prokurori Alfred Shehu po gënjen, Sali Berisha ishte në SPAK pikërisht në datën e fletëthirrjes

    Gjokutaj: Prokurori Alfred Shehu po gënjen, Sali Berisha ishte në SPAK pikërisht në datën e fletëthirrjes
    Avokati i kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, Genc Gjokutaj, ka reaguar ashpër, duke akuzuar SPAK për gënjeshtra, me pretendimin se i kishte dërguar dy fletëthirrje kryedemokratit për t’u paraqitur.
    Me një postim në Facebook, Gjokutaj hedh poshtë versionin zyrtar të SPAK, duke theksuar se Presidenti i PD-së, Sali Berisha, ka qenë fizikisht në ambientet e institucionit pikërisht në datën 3 nëntor 2025, ditën kur SPAK pretendon se e ka thirrur për t’u pyetur.
    Një sqarim për opinionin e interesuar! Tragji-komedia e SPAK për gjoja njoftimin e z. Sali Berisha për t’u pyetur së pari në datën 03.11.2025 dhe pastaj sot më datën 14.11.2025, si çdo gënjeshtër, i ka këmbët e shkurtëra!Zoti Prokuror SPAK-ist Alfred Shehu!
    Ju e dini mjaft mirë që Sali Berisha paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji në funksion të ekzekutimit të vendimit gjyqësor për masën ‘detyrim për paraqitje’!’
    Gjokutaj thekson se Berisha ka qenë prezent në SPAK më 3 nëntor, në orën 10:00, pikërisht në të njëjtën ditë dhe orë ku pretendohet se i është dërguar fletëthirrja për pyetje.
    ‘Për ironi të fatit, Sali Berisha është paraqitur ditën e hënë, datë 03.11.2025, ora 10.00, tek OPGj i SPAK, pikërisht në datën dhe orën që ju pretendoni se e keni thirrur për ta pyetur!
    Pyetje: Përse nuk e ftuat për t’u pyetur atë ditë, pasi ai ishte në ambientet e SPAK?’
    Gjokutaj ngre edhe një pikëpyetje të dytë mbi datën tjetër të përmendur nga SPAK.
    ‘Po për datën 14.11.2025, përse nuk ja komunikuat, meqë nuk ju dha ta realizonit pyetjen në datën 3? Që jeni të kapur politikisht, e dinim. Por që Prokurori i Shtetit të gënjejë për pushtetin, është kriminale, amorale dhe e padenjë institucionalisht!’
    Avokati, në përfundim të reagimit, thekson se Berisha ndodhet në Tiranë, i gatshëm për t’u paraqitur sa herë kërkohet nga organet e drejtësisë.
    ‘Ndërkohë z. Sali Berisha ndodhet në Tiranë, i gatshëm për t’u paraqitur sipas ligjit dhe në adresat ku keni trokitur sa herë ju ka qenë nevoja.’, shkruan avokati Genc Gjokutaj në reagimin e tij në Facebook

  • ‘Duhet të kesh një mbështetje shumë të madhe…’, Tela: Porosia ka qenë që të ndodhë pikërisht aty

    ‘Duhet të kesh një mbështetje shumë të madhe…’, Tela: Porosia ka qenë që të ndodhë pikërisht aty

    Gazetari Andi Tela, i ftuar në një studio televizive ka folur për atentatin e djeshëm në rrethrrotullimin e Rinasit.
    Tela deklaroi se atentati ndodhi në zonën më të sigurt në Shqipëri dhe u shpreh se kjo ngjarje ka pasur një regjisor.
    Më tej, gazetari tha se atentati mund të jetë porositur për të ndodhur pikërisht aty ku ndodhi, për të treguar forcë.
    Tela u shpreh se që të ndodhë i gjithë ky organizim duhet një mbështetje shumë e madhe në polici, por dhe më lart se policia.
    “Këta që na qeverisin mund të dalin prapë me variantin që këto gjëra i shikoni më tepër për filma.
    Por nëpër filma i vendos regjisori. Pa u zgjatur, si t’i dojë qejfi atij. Pra, i vendos njerëzit, e merr makinën dhe e çon ku t’i dojë qejfi. Në këtë rast ne ndodhemi, atë që po themi të gjithë në zonën praktikisht më të sigurt në Shqipëri. Pra, ti nuk e mendon kurrë që në Sheshin “Skënderbej” dikush mund të vritet dhe të mos kapet nga policia. Edhe këtu, që ti të bësh një vrasje të tillë, duhet të jesh regjisori i kësaj vrasjeje.
    Pra, ti ke vendosur që atë ditë mos të ketë makinë policie atje dhe as polic. Që atë ditë kjo makinë, mbasi bën vrasjen që i zgjat një minutë gjithë ekzekutimi të marrë makinën dhe të shkojë 14 km larg, në një rrugë që historikisht ka pasur trafik. Të kalosh urën, të kalosh postblloqe të ndryshme policie, apo çdo pengesë të mundshme, dhe të shkosh të djegësh makinën e të vazhdosh jetën normalisht. Pra, një regjisor, i cili është shumë më i fuqishëm sesa shoferi i makinës, ka vendosur që mos të ketë polic dhe askush mos t’i bëjë barrikadë autorëve të vrasjes. Këtu duhet kuptuar se cili është pozicioni i atij që ka porositur vrasjen. Sa i fuqishëm është ai apo ata që e kanë porositur këtë vrasje, sepse ata të tretë që ekzekutojnë ata janë një grup komando që kanë marrë përsipër ta bëjnë atë punë dhe e bëjnë ashtu siç e dinë ata. Po, porosia, dhe unë mendoj që edhe kërkesa ka qenë e atillë, të ndodhë aty. Sepse ata mund ta kryenin këtë vrasje nga këtu deri te shtëpia ku do shkonte Dani; mund të gjendeshin njëqind vende të tjera për ta kryer.
    Por ata e donin pikërisht atje, për të treguar forcë. Dhe nëse sot, në përfundim të kësaj ngjarjeje, merr në akuzë dy punonjës policie që kanë përgatitur letrat e shoferit të plagosur, më kujton pak a shumë të njëjtën skenë të ndodhur në Bllok me vrasjen e bankierit Santo. Penalizuan policin rrugor, i cili duhej të ndalonte dy autorët e vrasjes, që nga ai moment ata kaluan te kryqëzimi i presidencës ku ishte një polic tjetër, dhe arritën të shkonin në të njëjtin vend dhe të zhdukeshin, pa i parë më njeri. Pra, ka një organizim i tillë që të bën të dyshosh të gjithë, prandaj çuditemi ne dhe themi, si ka mundësi që të ndodhin këto gjëra? Por që të ndodhin këto gjëra, sigurisht që duhet të kesh një mbështetje shumë të madhe mbështetje në polici, por edhe më tepër sesa nga policia”, tha Tela.

  • ‘Ndrangheta pastron paratë në Shqipëri me ndihmën e politikës’/ Kepi: Në Shëndetësi, Energji dhe Shërbime

    ‘Ndrangheta pastron paratë në Shqipëri me ndihmën e politikës’/ Kepi: Në Shëndetësi, Energji dhe Shërbime

    Çështja “Basso Profilo” në Itali, për të cilën pritet të merret vendimi përfundimtar në Gjykatën e Apelit më 21 nëntor, po zbardh detaje tronditëse mbi mënyrën se si mafia kalabreze ‘Ndrangheta ka shtrirë tentakulat e saj në Shqipëri, duke pastruar sasi masive parash me ndihmën e lidhjeve në nivele të larta institucionale.Në një intervistë për edicionin e mesditës në Syri Tv, gazetarja Alba Kepi ka dhnë detaje nga dosja voluminoze, ku personazhe si Antonio Gallo, i njohur si “princi i ‘Ndrangheta-s”, kanë koordinuar operacione komplekse për riciklimin e parave të pista në ekonominë shqiptare.Investimet, thekson Kepi, nuk janë kufizuar vetëm në bumin e ndërtimeve në Tiranë, por janë diversifikuar në sektorë strategjikë si shëndetësia, energjia dhe kompanitë e shërbimeve. Këto operacione janë lehtësuar nga një rrjet i gjerë bashkëpunëtorësh, duke përfshirë zyrtarë të lidhur me botën institucionale dhe të qeverisjes, si në nivel vendor ashtu edhe në atë qendror.Përgjimet e bëra publike kanë ekspozuar biseda ku eksponentë të mafias diskutojnë hapur se si mjaftonte të kishe mik “një drejtor apo një ministër” për të siguruar favore dhe fonde, duke konfirmuar dyshimet për një lidhje të thellë mes krimit të organizuar dhe pushtetit.Ndërkohë, alarmi për aktivitetin e mafies shqiptare i ka kaluar kufijtë e Italisë. Media prestigjioze si “La Stampa” e kanë vendosur Shqipërinë në hartën e re botërore të trafikut të kokainës, krahas vendeve si Kolumbia, Peruja dhe Meksika. Fuqia e tyre është rritur në atë pikë sa presidentët e Kolumbisë dhe Venezuelës kanë shprehur publikisht frikën se mund të eliminohen nga “mafia albanese”. Kjo fuqizim vjen si rezultat i rolit dominues që grupet shqiptare kanë marrë në transportin e kokainës nga Amerika Latine në Evropë, shpesh me “bekimin” e vetë ‘Ndrangheta-s.Paralelisht me këtë rritje influence, është shtuar edhe presioni ndaj gazetarëve që guxojnë të investigojnë. Gazetarë të njohur italianë si Federico Ranuçi dhe Giuseppe Bascietto janë vendosur nën mbrojtje policore pas kërcënimeve me jetë që kanë marrë për shkak të raportimeve të tyre mbi mafian shqiptare. Ranuçi së fundmi ka dëshmuar në komisionin parlamentar antimafia në Itali, ku ka folur për atentatin ndaj tij dhe tentativat për t’i mbyllur emisionin investigativ.Teksa autoritetet italiane dhe media ndërkombëtare po bien kambanat e alarmit, në Shqipëri situata duket se trajtohet me një sensibilitet të ulët shoqëror dhe politik. Zbulimet për takime sekrete mes zyrtarëve të lartë shqiptarë dhe eksponentëve të krimit në destinacione ekzotike si Aruba, vetëm sa e thellojnë shqetësimin se lidhjet e pushtetit me botën e krimit, janë më të thella dhe më të rrezikshme se sa ishte menduar.
    Më datë 21 nëntor, në Gjykatën e Apelit, merret vendimi përfundimtar sa i takon të gjithë të pandehurve, personave të cilët janë vënë nën akuzë. Operacioni apo dosja Basso Profilo është një nga më të rëndësishmet e cila ka mundur të zbardhë për herë të parë lidhjen e krimit të organizuar, mafies me politikën, me sipërmarrjen, përtej kufijve italianë, duke arritur në Shqipëri. Pra, ai që quhej në kronikën e përditshme të klaneve mafioze kalabreze, princi i ‘Ndrangheta-s, ose më saktë Antonio Gallo, në këtë dosje është personazhi kryesor, ku shfaqet se riciklonte dhe sillte në Shqipëri para për interes të klaneve mafioze të ‘ndrinave të caktuara kryesisht në territorin e provincës së Catanzaro-s.

     Dhe në këtë operacion dhe në këtë dosje mbi 1000 faqesh shfaqet se si përmes personazheve të lidhur me botën institucionale, botën e qevernancës në Shqipëri, por dhe sipërmarrjes, pra, ka ky personazh, pra Antonio Gallo, po investonte për të hapur kompani në Shqipëri, kishte hapur një kompani për shit-blerje, veshje pune, por po investonte dhe në sektorin e ndërtimit, në sektorin e shëndetësisë dhe po shikonte mundësi të investonte në sektorë strategjikë si energjia e të tjerë. Pra, kjo dosje e cila tashmë ka mbi dy vite që është zbardhur dhe është ekzekutuar me operacionin përkatës, mbërrin në shkallën e Apelit, ku më datë 21 nëntor presim të shohim se kush është vendimmarrja e marrë nga nga drejtësia italiane. Dimë se pala akuzuese ka kërkuar për shumë pjesëtarë, anëtarë të këtij grupimi të strukturuar, duke nisur që nga një ish-gjeneral i Guardia di Finanza-s deri tek vetë Antonio Gallo, kanë kërkuar pra masa dënimi më të ashpra.

    Në shkallë të parë ka pasur masa dënimi të cilat janë ulur dhe mendohet se Gjykata e Apelit pretendon pikërisht të të vërtetojë, të konfirmojë dënimin e kërkuar nga pala pala akuzuese. Mes tyre ka dhe elementë shqiptarë, të cilët kryenin punën si, krye ishin pra punë-mbarues, por edhe elementë të tjerë të cilët përdoreshin si kokë druri apo prestanomi, për të hapur e mbyllur kompani të cilat shërbenin për të magazinuar përkohësisht paratë e klaneve mafioze dhe më pas për t’i ricikluar në ekonominë e përditshme shqiptare. Pra, ku mendoj se ky operacion po arrin në atë fazën finale të Gjykatës së Apelit, që shpresojmë që gjatë marrjes në pyetje apo ekzaminimit të gjithçkaje që anëtarët e kësaj jurie do të bëjnë, mund të zbardhen dhe elementë të cilët kanë tronditur të paktën gjatë tre-katër viteve të fundit ngjarjet në Shqipëri.

    Dhe këtu flas për elementë të rëndësishëm të të qeverisjes vendore, të Bashkisë së Tiranës, por dhe të qeverisjes qendrore, pra qeverisë shqiptare, pasi nëse për t’i sjellë në kujtesë teleshikuesve, në këtë dosje shprehet mjaft qartë se si mundohej të apo ishte bindja se kishin kanale të duhura për t’u favorizuar qoftë në marrjen e fondeve të caktuara në sektorin e shëndetësisë, në sektorin e ndërtimit, por dhe në sektorin e policisë së shtetit për uniforma e të tjerë. Pra, është dhe konsiderohet dhe nga autoritetet italiane një nga dosjet dhe proceset më të rëndësishme ku shfaqet qartë lidhja politikë, mafia dhe sipërmarrje dhe përtej kufijve duke mbërritur në Shqipëri.

    Ishte që mjaftonte, në mes të përgjimeve, nëse kujtohet ishte që mjaftonte të kishe mik një drejtor apo një ministër dhe favorizoheshe për të marrë një fond të caktuar kundrejt një përqindje. Po ashtu dhe në Bashkinë e Tiranës për të marrë një leje ndërtimi kundrejt një 30% që punëmbarues të ndryshëm, personi që mund të përmendi Niku, i cili është një nga personat e vënë dhe nën akuzë, ishte pseudonimi pra Niku, Henrik Baçi, i cili në këtë dosje dokumentohet si një pikë lidhëse mes këtyre sipërmarrësve dhe botës së politikës shqiptare. Pra, është një dosje mjaft e rëndësishme dhe të shohim nëse do të konfirmohen të gjitha vendimet dhe ashpërsia e dënimit që ka kërkuar pala akuzuese.

    Eksperienca e punës dhe mbi të gjitha kontaktet qoftë me kolegë, qoftë me prokurorë që merren prej vitesh me këtë çështje, më ka mësuar se kur është puna për të ricikluar paratë, nuk kemi sektorë të caktuar. Pra aty ku pushteti, qeveria, politika jep hapësirë për të investuar, aty klanet mafioze, grupet e organizuara, grupit e strukturuar kriminale, krijojnë dhe marrin mundësinë, ashtu siç i jepet nga politika, për të ricikluar dhe për të investuar në atë sektor të caktuar. Pra, si ndërtimi, si energjia, shëndetësia, policia, tenderat, të gjitha janë një mundësi më shumë për ta pikërisht për këtë ricikluar këtë fluks të madh parash që mbërrijnë për shkak të trafikut të kokainës.

     Ky alarm është përcjellë nga autoritetet e antimafias italiane pikërisht për fluksin e madh të parave që mafia shqiptare ka në dispozicion dhe që kërkon t’i pastrojë dhe t’i fusë në ekonomi, në në ekonomi, përmes të gjithë kanaleve dhe përmes të gjithë mundësive që ka. Prandaj them, aty ku gjendet hapësira dhe ofrohet nga politika dhe nga pushteti për të ricikluar këto para, ata i marrin. Prandaj dhe në operacionet e fundit kemi parë në shumë sektorë të ndryshëm, deri tek ai imobiliar, deri te kriptovalutat. Pra, kudo që jepet mundësia, aty dhe investohet për për të krijuar proceset e e pastrimit të parave të pista.

    Është një proces i cili nuk mund të kryhet pa bekimin dhe dakordësinë e elementëve kyç të qeverisjes vendore dhe qeverisjes kombëtare. Problemi madhor i Tiranës, pikërisht dhe në këto orë të nxehta që vijnë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar votë… zgjedhjet e parakohshme, është sepse nuk ka një sensibilitet dhe shoqëror për të kuptuar vërtet se çfarë do të thotë mafia. Pra, merret me mjaft lehtësi dhe mënyra e trajtimit. Unë kuptoj mediat, kuptojmë punën tonë për të përcjellë lajmin, por sensibiliteti duhet të niset dhe nga ata sipërmarrës të ndershëm të ekonomisë në sektorë të ndryshëm që shohin se si është monopolizuar një treg i caktuar, si siç është, si është monopolizuar një territor i caktuar i Tiranës, pikërisht për shkak të këtij, të kësaj influence, të botës së krimit, të lidhjes së tij me me pushtetin, i cili i favorizon që të ketë ai që i preferuari, klienti që merr, klienti i pushtetit që merr tendera të caktuara dhe vetëm ai mund të menaxhojë një sektor të caktuar të ekonomisë së qytetit të Tiranës.

    Dhe mendoj se ky lloj sensibiliteti dhe kjo lloj ashpërsie që mungon në Tiranë për të kuptuar vërtet dëmin dhe çka do të thotë aktiviteti i kriminalizuar, aktiviteti kriminal me rëndësi mafioze, po na vjen nga Italia. Dhe e shohim, siç e prezantove mjaft mirë në hyrje, që gjithmonë e më shumë kanë shtuar zërat, jo vetëm gazetarëve italianë të cilët flasin për ndikimin e mafies shqiptare në territorin italian, por dhe të prokurorisë që e ka bërë gjithmonë këtë punë, por tashmë me qëllimin e caktuar për të sensibilizuar dhe opinionin publik shqiptar. Dhe mendoj se nuk është e rastësishme raportet e fundit të antimafias italiane qoftë në relacionin që është përcjellë në parlamentin italian, flitet për një shtim të sasive, të fluksit të kokainës në territorin italian dhe mbi të gjitha flitet për fuqinë që ka marrë mafia shqiptare në në këtë terren. Dhe mendoj se ajo çka ne presim që të vijë nga Tirana, ky lloj sensibiliteti dhe ky lloj përgjegjësie, po na vjen dhe po shtohet pikërisht nga zërat që vijnë nga nga Italia.

    Alarmi nga Venezuela ka ardhur mbi një vit më parë. Kanë qenë parlamentarë, politikanë të këtij vendi që e kanë sinjalizuar dhe vetë kërcënimet që kanë marrë nga nga mafia shqiptare. Unë vetë i kam dokumentuar dhe i kam përcjellë dhe për mediat shqiptare se si në automjetet e tyre janë gjetur letra, pusulla ku ishte fotografia e flamurit shqiptar dhe kërcënimi që vinte në gjuhë, në gjuhën vendase, pikërisht për t’u tërhequr nga denoncimet që ata i bënin botës së krimit. Nga Kolumbia ka ardhur gjatë kohëve të fundit, sidomos them gjatë këtyre gjashtë muajve të fundit ose më mirë gjatë vitit 2025. Është alarmi që vjen drejtpërdrejt nga antimafia italiane, e cila thotë se në Kolumbi shqiptarët dhe klanet shqiptare janë fuqizuar shumë.

    Shpjegohet me faktin se ky, kjo lloj pushteti, ky lloj pushteti që kanë marrë duke u bërë ata primarë në transportin e kokainës dhe duke u bërë ata nga broker po përgjegjës kryesor të transportit të kokainës nga Amerika Latine në Europë dhe duke marrë dhe bekimin e ‘Ndrangheta-s, e cila i ka thënë, ju merreni me transportin, unë merrem me riciklimin e parave që që vijnë nga nga ky trafik. Kjo ka bërë që dhe ashpërsia, agresiviteti i tyre ndaj cilitdo që denoncon me emra këto, këto lloj, këtë lloj aktiviteti, ka krijuar dhe këtë, këtë panoramë. Prandaj dhe mendoj se ajo çka po ndodh edhe përtej oqeanit, padyshim është në koordinim të plotë dhe ky alarm që vjen përmes këtyre titujve, në koordinim të plotë dhe me autoritetet e antimafias në nivel europian, aty ku mundet. Që nga Italia, Hollanda, kemi alarm të tillë që vjen dhe nga Gjermania, është mjaft i fortë, pikërisht në ato rrugët që mund të ndërthuret dhe bëhet ky, ky lloj trafiku.

    Prandaj për mua nuk është as aq e çuditshme ky super titull, pasi tregon një realitet të qartë që është dokumentuar me raste dhe me fakte nga mënyra se si ata veprojnë. Sa i takon Shqipërisë, lidhet dhe njëherë me atë çka thashë më parë. Në momentin kur ti nuk ke një, një ligj i cili përkufizon se ekziston mafia dhe nuk ke një ligj i cili ashpërson dënimin ndaj personave qoftë në rastin e Tiranës, pasi kur kemi të bëjmë me një grup të organizuar drejtorësh të cilët vjedhin qytetarët e Tiranës për të marrë fonde dhe për të futur në xhepat e tyre, aty kemi të bëjmë pikërisht me një organizim të stilit mafioz.

    Apo të njëjtën gjë kur kemi flasim për grupe të caktuara të cilët marrin një fond publik siç është puna e djegësit dhe këtë fond publik nuk e zhdukin, e marrin, e fitojnë, vijojnë të marrin të mbushin xhepat, por kjo vepër publike nuk ekziston. Por alarmi që duhet të them edhe në këtë intervistë, të paktën ndoshta në javët e ardhshme, muajt e ardhshëm mund të shtohet dhe më shumë zëri i autoriteteve italiane, është se po shtohet alarmi sa i takon pyetjes mëparshme që ti bëre, riciklimit të parave. Pasi ajo çfarë mund të them me fjalë të varfra është se nëse në Itali, për shembull, ka një databazë të personave, të klaneve mafioze, familjeve mafioze, lidhjeve të tyre, për të ricikluar paratë e mafieve të caktuara autoktone, në ekonominë italiane, sa i takon databazit për shqiptarët, këtu mungon.

    Pra këtu të vijnë në Itali 30, 40 shqiptarë të cilët janë të gatshëm të hapin një kompani biznesi, janë të gatshëm të riciklojnë paratë e një grupi të strukturuar apo një klani mafioz të një qyteti të caktuar në Shqipëri apo me bazë Dubai apo me bazë në Amerikën Latine dhe autoritetet italiane nuk kanë mundësi, edhe pse kërkojnë shpjegime apo kërkojnë bashkëpunim me autoritetet shqiptare, nuk kanë mundësi të arrijnë të kuptojnë se si po vepron mekanizmi i riciklimit nga këta elementë që shfaqen pas me një përvojë mjaft të vogël imigracioni në Itali, shfaqen një ditë të bukur si sipërmarrës të fuqishëm. Dhe kjo vjen dhe nga fakti se tashmë klanet mafioze, familjet mafioze e kanë gjetur këtë mënyrë të punuari mjaft efikase dhe për paratë e tyre. Pra, nëse ata deri dje kanë frikë të riciklojnë paratë sepse shpesh mund të zbulohen nga antimafia, pikërisht për një databazë të historikut, eksperiencës që antimafia ka sjellë në hetimin e tyre gjatë këtyre shumë dekadave, në databazin sa i takon kriminalitetit shqiptar dhe emrave që vijnë dhe shfaqen si biznesmenë duke ricikluar paratë e mafies, është shumë i i, shumë i vogël, i reduktuar informacion.

    Dhe për të dhënë një informacion, një lajm të ri dhe për teleshikuesit, meqënëse po më jep edhe mundësinë për të më intervistuar. Vetëm pak çaste më parë, si Federico Ranuçi, ka dalë nga një interpelancë që ka pasur në komisionin parlamentar të antimafies italiane, ku ka folur pikërisht për mafian shqiptare, ka folur për atë çka i ka ndodhur pas atentatit në shtëpinë e tij. Ka qenë një interpelancë që është bërë ku shpeshherë si Frido ka kërkuar të fiket mikrofoni, ka kërkuar dhe që të sekretohen deklaratat e tij dhe një interpelancë është fokusuar dhe me atë që dhe me redaksinë e Syri-t ne e kemi përcjellë orët e fundit, me një tentativë për t’i mbyllur emisionin vetëm pak minuta para se të transmetohej Report Rai 3.

    Prandaj them se ajo çka po ndodh edhe në nivel të drejtësisë italiane dhe në nivel të informacionit publik është padyshim një alarm që vjen nga agresiviteti dhe ajo çka po merr mafia shqiptare gjatë gjatë orëve të fundit. Dhe për kuriozitetin e teleshikuesve, uroj që të vijojnë të ndjekin Syri TV, unë shumë shpejt do zbardh një intervistë të re që kam bërë me Nello Trocchia, i cili është një i pari me i cili ka dokumentuar pikërisht një nga skandalet e shekullit, mendoj, krahas djegësit, inceneratorit të Tiranës, faktin që faktin që në një ishull që quhet Aruba, është zhvilluar një takim i nivelit të lartë qeverisës, personaliteteve dhe eksponentëve të lartë të qeverisë shqiptare me eksponentë të krimit shqiptar.

    Ky është shqetësimi që unë e mora vesh rastësisht dje dhe e kam përcjellë me Syrin. fakti se gjithmonë mes kolegëve shkëmbejmë informacione për çështje të ndryshme dhe gjatë bisedës me Giuseppe Bascietto-n aty, më komunikon se është vënë nën mbrojtje të shtetit italian pikërisht pasi ka denoncuar dhe përmes një interviste që i kemi bërë ne me redaksinë, por dhe me shkrimet e tij në mediat italiane, për mënyrën se si mafia, mafia shqiptare po transferonte, po transformonte qytetin e Vittoria-s dhe po transformonte dhe ekonominë e këtij qyteti duke menaxhuar, duke marrë monopolin e tregjeve të shitjes, sidomos në sektorin bujqësor.

    Dhe aty pra u shfaq se si, domethënë me bisedën me të, solla dhe dëshminë e tij se si është vënë në dijeni nga magjistratura italiane se tashmë nuk mund të lëvizi vetëm, pasi kanë mundur të interceptojnë, pra të mundur të përgjojnë një bisedë telefonike mes një shqiptari, një shtetasi italian, ku kërcënonin me jetë pikërisht Giuseppe-n, pra gazetarin siçilian. Dhe kjo, kjo tjetër është një tjetër pistë mjaft e rëndësishme, edhe kjo është një intervistë që ne e kemi dhënë ekskluzive me Syri TV, pasi tregonte se si pas vdekjes së Toto Rinës, mafia siçiliane ishte më e reduktuar dhe më e heshtur në agresivitetin e saj dhe tashmë po kërkon të ketë një rizgjim pikërisht nga klanet mafioze shqiptare dhe nga mafia shqiptare, e cila ka gjetur në mafian siçiliane një tjetër mundësi, një tjetër kanal, përveç ‘Ndrangheta-s, përveç Sacra Corona Unita-s, përveç mafias foggiane, ka kërkuar tashmë të plotësojë një vend të lënë bosh pas vdekjes së Toto Riinës në mafian siçiliane, po mbi të gjitha për të forcuar mafian siçiliane në Cosa Nostra-n pra, pas vdekjes së Toto Riinës.

    Dhe pikërisht, të paktën në këtë intervistë dhe në ato çka unë kam mundur të analizoj dhe në dokumentacionet e fundit të operacioneve të antimafies, së prokurorisë së Sicilisë, kam kuptuar se mafia siciliane vijonte të qëndronte me ato metodat e vjetra të organizimit, menaxhimit të aktivitetit të tyre dhe po gjejnë tek shqiptarët pikërisht atë jo vetëm dinamizëm të aktivizmit, por dhe këtë modernizim dhe konkretizim të shpejtë të operacioneve të tyre. Pra duken operacione apo ngjarje të komplikuara por në jetën e përditshme dhe në atë çka dëgjohet.

  • Arne Slot drejt shkarkimit, Liverpool piketon zëvendësuesin e holandezit

    Arne Slot drejt shkarkimit, Liverpool piketon zëvendësuesin e holandezit

    27 Tetor 2025

    19:54

    Telesport

    4 humbjet rresht në Premier League duket se kanë tronditur stolin e Arne Slot. Holandezi po kalon momentin më të vështirë si trajner i Liverpool-it.
    Shpenzimet e shumta në merkaton e verës, rreth 500 milionë euro, nuk po japin atë që pritej dhe fajtori kryesor për 4 humbjet rresht të Liverpool, konsiderohet pikërisht Arne Slot.
    “Caught Offside” raporton se në rast se Liverpool do vendosë të shkarkojë Arne Slot, pasuesi i tij pritet të jetë Jurgen Klopp. Trajneri gjerman që nuk ka drejtuar ekip tjetër pikërisht pas largimit nga Liverpool, duket se është gati të rikthehet edhe njëherë në “Anfield”.
    Ndeshja e ardhshme ndaj Aston Villa-s në këtë fundjavë mund të jetë vendimtare për të ardhmen e Arne Slot.

  • Kur shpërndahet bonusi i pensioneve dhe pse do të jenë dy raunde, ekspertja zbulon detajet e fundit, sa para do…

    Kur shpërndahet bonusi i pensioneve dhe pse do të jenë dy raunde, ekspertja zbulon detajet e fundit, sa para do…

    Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, ka zbuluar se këtë fundvit pensionistët do të përfitojnë sërish dy raunde bonusesh, një praktikë që po përsëritet për të dytin vit radhazi. Sipas saj, vendimi është marrë pas krijimit të një sufiçiti buxhetor, që qeveria ka vendosur ta rialokojë drejt shtresave më në nevojë. Bonuset do të jenë të shtresëzuara, duke favorizuar ata pensionistë që marrin pension minimal ose të pjesshëm. Edhe pse shuma përfundimtare ende nuk është përcaktuar, Radonshiqi theksoi gjatë një interviste për “Top News”, se vlerat pritet të jenë të ngjashme me vitin e kaluar, pra mes 10.000 dhe 15.000 lekëve, në varësi të nivelit të pensionit. Ekspertja shtoi se ky dyfishim i bonusit lidhet edhe me rritjen e numrit të pensionistëve me të ardhura të ulëta për shkak të punësimit informal në të kaluarën. Megjithatë, ajo paralajmëroi se bonuset nuk mund të jenë zgjidhje afatgjatë, pasi skema aktuale e pensioneve është në deficit. Për Radonshiqin, qeveria duhet të fokusohet në rritjen e punësimit formal dhe uljen e emigracionit të të rinjve, në mënyrë që pensionet e ardhshme të jenë më të qëndrueshme dhe dinjitoze.
    -Po e nis diskutimin nga një rritje e buxhetit për bonusin e fundvitit për pensionistët. Kemi parë që prej fushatës së shkuar marrja e dy bonuseve të ndara përgjatë vitit. Çfarë do të presin pensionistët fundvit?
    Ishte e pritshme, pasi dhe ekspertët ekonomistë e kanë parashikuar që në indeksimin e 1 tetorit Një pjesë e mirë e ekspertëve të ekonomisë, sidomos ato që merren me çështjet e pensioneve, kanë hedhur hipotezën që ndoshta do të kemi një bonus njësoj si i vitit të kaluar. Kjo pasi ka një efekt më të madh psikologjik. Në fakt, rezultoi e vërtetë, pasi nëse ne e shohim, kemi një sufiçit të buxhetit dhe, do të doja të thoja, jo për herë të parë, sepse është radha e dytë, viti i dytë i cili shteti po i kushton shumë rëndësi mbrojtjes sociale. Kjo është normale, pasi vendi ynë gjithmonë ka qenë ndër të fundit vende të Europës dhe të BLekëkanit Perëndimor që i kushtonin rëndësi mbrojtjes sociale. Ato grupe vulnerabël, të cilët ishin në nevojë, nuk gjenin përkrahje dhe mbulim social të mjaftueshëm. Ndërkohë, ky është viti i dytë radhazi që qeveria, pasi del në sufiçit, do t’i rialokojë burimet, të ardhurat, aty tek ato shtresa, së pari tek ato shtresa që janë në nevojë. Normalisht, shtresat në nevojë janë pensionistët dhe të gjitha ato kategoritë e personave që kanë përfituar dhe vitin e kaluar. Marr mendjen që do të jenë përsëri në të njëjtën skemë. Përsëri shohim dhe këtu një bonus të shtresëzuar, që do të thotë që i kushtohet më shumë rëndësi atyre individëve, atyre pensionistëve të cilët marrin një pension të pjesshëm apo një pension minimal. Kjo është një gjë e mirë. Edhe pse ata që na dëgjojnë, që marrin një pension mbi mesataren apo mesatare, ndoshta ndjehen deri diku të diskriminuar dhe thonë: “Edhe ne kemi kontribuar po në të njëjtën mënyrë, e pse ne duhet të marrim një bonus disi më të ulët?”. Por mendoj që, duke qenë se niveli i varfërisë tek ato pensionistë që marrin pension minimal dhe të pjesshëm është shumë herë më i lartë, çdo gjë mund të justifikojë faktin që bonuset po shpërndahen në dy fasha. Nëse i referohemi vitit të kaluar, ata të cilët kanë përfituar rreth 15.000 LEKË kanë qenë pikërisht ato individë të cilët kishin një nivel pensioni më të ulët se 20.000 LEKË, dhe ata që kanë përfituar 10.000 LEKË apo 100.000 LEKË të vjetra kanë qenë pikërisht ajo shtresë që merr një pension më të lartë se 20.000 LEKË. Tashmë akoma nuk është vendosur kush do të jetë ai tavani, por unë mendoj që pothuajse do të jetë i njëjtë. Nëse i referohemi buxhetit të vitit të kaluar apo fondeve që do alokoheshin pikërisht për pensionistët, për bonuset, ka qenë shumë herë më e vogël se ç’është tashmë. Megjithatë, nuk dihet akoma se sa do të jetë shifra, se mund të jetë dhe po e njëjtë si viti i kaluar. Ky dyfishim apo trefishim mund të justifikohet me faktin që pjesa më e madhe e individëve të cilët kanë dalë në pension këtë vit kanë qenë ata individë të cilët kanë një pension të ulët apo të pjesshëm, për shkak dhe të punësimit informal në vitet e tyre të shkuara.
    -Ndërkohë, lidhur me atë që u diskutua gjatë fushatës, për një plan më afatgjatë se nuk mund të funksionojë gjithmonë me bonuse. Jemi ende larg një skeme të mirëfilltë dhe dinjitoze për të moshuarit?
    Unë mendoj që, për të qenë gjeneralist, mendoj që jemi larg dhe këtë e them me bindje. Për shkak se, nëse do të bëjmë llogaritë, së pari kemi nivele pensioni tepër të ulëta. Këtë gjë e dimë, por kemi dhe skemën e pensioneve në deficit. Tani, çështja është që, përveç faktit që e kemi në deficit, një pjesë e mirë e fondeve të buxhetit të shtetit shkon pikërisht për të mbajtur në këmbë këtë skemë pensionesh. Kush do ta rregullonte pikërisht këtë defiçit? Çfarë duhet të bëhet? Së pari, qeveria duhet të mendojë se si të rregullojë tregun e punës, sepse kemi një raport pothuajse një me një. Një kontribuues, një pjesëmarrës i tregut të punës, kontribuon për një pensionist. Ky është një raport i cili nuk e justifikon skemën e pensioneve. Atëherë duhet patjetër që të rrisim numrin e kontribuesve në tregun e punës, që do të thotë të jenë më shumë individë dhe të rritet numri i të punësuarve. Po si do të rritet numri i të punësuarve, ku pjesa më e madhe e të rinjve po shohin emigrimin si zgjidhje? Kjo prek pikërisht të rinjtë, sepse të rinjtë janë ai target grup që mund të konsiderohen si kontribuues afatgjatë. Si mund të presim që kjo skemë e pensioneve të rregullohet për një periudhë afatshkurtër kur kemi shumë profesionistë, siç mund të jenë mjekë, infermierë, pra të gjithë punonjësit e shëndetësisë, ndoshta dhe lektorë, inxhinierë, arkitektë e tjerë, që duan të emigrojnë në vendet e Bashkimit Europian? Sepse atje ka kërkesa për vende pune, ka dhe trajtim më dinjitoz të të punësuarve, në aspektin e pagës, por dhe të kualifikimeve. Të dyja palët, pra dhe të rinjtë, të cilët do të ishin kontribuues afatgjatë, por nga ana tjetër dhe profesionistët, të cilët i konsiderojmë në atë shtresën e mesme që sot po përballet me një kufij varfërie, dëshirojnë të emigrojnë. Pikërisht, edhe këto kanë dëmtuar skemën e pensioneve. Zgjidhja për të pasur një pension dinjitoz për të gjithë pensionistët, që me të drejtë, sepse në vitet e tyre ata kanë kontribuar dhe janë lodhur, dhe ne themi që Shqipëria është pranë rrugës europiane, por në të vërtetë janë dhe ata pensionistë të cilët e kanë dërguar këtë vend pranë rrugës europiane dhe meritojnë të kenë një pension dinjitoz- në të vërtetë, në këto kushte, ne po flasim për një pension normal, ndërkohë që ata nuk marrin asnjë pension normal. Duhet patjetër qeveria të reagojë dhe të reagojë me fushata ku të rregullojë tregun e punës, të luftojë evazionin fiskal dhe informalitetin. Çdo pensionist që sot po na ndjek do të thoshte që: “Mua nuk më intereson, unë dua të kem një pension i cili të më mundësojë minimalisht një jetesë normale”. Nëse unë do t’i referohem një studimi që kam bërë muajin e fundit, duke iu referuar mbrojtjes sociale dhe aspektit të kujdesit shëndetësor, pjesa më e madhe e pensionistëve, qoftë në qytet, por dhe në fshat, ku atje është dhe problemi më i madh, nuk marrin një kujdes shëndetësor cilësor. Edhe pse kemi një shëndetësi falas, përsëri lista e barnave të rimbursueshme nuk është aq e gjerë. Çështja është që shpeshherë detyrohen të shkojnë në spital.