Gazetari Ferdinand Dervishi ka dhënë detaje të reja lidhur me pajisjet përgjuese të kapura në Durrës, mtë cilat dyshohet se janë futur në vendin tonë nga tre shtetas italianë.
I ftuar në një studio televizive, Dervishi tha se personat të cilëve ju kapën pajisjet, punojnë për llogari të policisë dhe antimafias italiane.
Gazetari tha se kjo ngjarje është mbajtur sekret, ndërkohë ndau dhe detaje se si funksionon ajo lloj pajisje e kapur. Dervishi tha se lidhur me këtë ngjarje ka shumë pikëpyetje.
“Janë njerëz që kanë ardhur nga Italia, që punojnë për llogari të strukturave të ligjshme të shtetit italian, strukturave të policisë, antimafias, kanë ardhur, por nuk e dimë saktësisht kohën. Klodi thotë për dymbëdhjetë orë, nuk e dimë saktësisht kohën se çfarë. Unë di që ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë jo dy ditë më parë, tre apo katër ditë më parë. Është mbajtur goxha sekret dhe ka një terr informativ.
Nuk është e pakët që të vijë një pajisje e tillë të instalohet në Shqipëri. Ajo pajisje, kur i afrohet një antene, e duplikon atë, shtiret sikur është antena telefonike, ta zëmë që është në Dajt, dhe ajo shtiret si e tillë, duke kapur sipas atyre një numër që mund të kenë ata të një celulari apo diçka e tillë, ose pa pa numër fare, kap një një trafik të caktuar dhe identifikon një trafik të caktuar telefonatash.
Mund të jetë përdorur për dy orë për një takim si ai i Arubës, mund të jetë përdorur për krimin e organizuar, mund të jetë përdorur për politikën, mund të jetë përdorur për shumë gjëra. Ka shumë pikëpyetje. Klodi tha dymbëdhjetë orë, por mund të ketë qënë dhe dy ditë, dhe një javë, dhe një muaj këtu.
Nuk është çudi kjo pajisje. Kur pyetëm inteligjencën artificiale, se këto pajisje e mbajnë informacionin apo informacionin e transmetojnë na dha përgjigje se informacioni ikën, transmetohet. Pra, ata s’kishin nevojë për ta mbajtur pajisjen se nuk ka asnjë rëndësi për italianët. Me sa di unë, është bërë dhe një debat shumë i madh për t’i ndaluar këta, ose jo. Një debat që është futur në linja politike dhe diplomatike, shumë fort dhe përfundimisht kanë triumfuar italianët që i kanë lejuar. Pra, është një përgjim”, tha Dervishi.
Tag: pikëpyetje
-

Ngjarja në Durrës ngre pikëpyetje/ Gazetari shpjegon përdorimet e pajisjeve përgjuese
-

Ismajli në pikëpyetje, mbrojtësi kuqezi mund të humbasë duelin ndaj Lecce-s së Ramadanit e Berishës
Ardian Ismajli është në pikëpyetje të fortë për tu aktivizuar në sfidën e radhës që Torino do të luajë në kampionat ndaj Lecce së Ylber Ramadanit e Medon Berishës. Ismajli po vuan një problem muskulor që e la jashtë sfidës së fundit ndaj Comos, ndërsa edhe gjatë ditës së djeshme është parë teksa është stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës.
Lidhur me aktivizimin e tij ose jo të dielën, stafi i Torinos do të vendosë pas dy stërvitjeve të fundit, që skuadra granata do të kryejë, përpara nisjes drejt jguut të Italisë, aty ku do të sfidojnë verdhekuqtë. Kujtojmë që Ardian Ismajli ka zhvilluar deri më tani 8 ndeshje me skuadrën e Torinos, ku ka dhuruar madje edhe 1 asist. -

“Siguria në aeroporte është në pikëpyetje”, gazetari habit me deklaratën e tij: Kanë tentuar të na rrëmbejnë mua dhe..
Mesditën e sotme një attentat mafioz i mori jetën Gilmando Danit, mikut të Emiljano Shullazit si dhe plagosi rëndë një tjetër. Dani sapo ishte kthyer nga Barcelona, ku e gjithë ngjarja ndodhi për 25 minuta sapo viktima mbërriti në tokën shqiptare.
Gazetari Fatos Mahmutaj tha në një emision televizive se siguria në aeroporte është në pikëpyetje duke përmendur një rast personal ku e ngatërruan në aeroport me një person tjetër dhe tentuan ta rrëmbejnë. Më tej, Mahmutaj tha se agjensitë ose hakerat mund të nxjerrin të dhënat që ndihmojnë autorët të gjurmojnë lëvizjet e shënjestrës.
” Kemi raste ku në aeroporte janë tentuar të marrin peng, Ervis Martinaj në aeroportin e Prishtinës. Kam pasur një rast timin në Rinas ku desh kam përfunduar peng. Së bashku me gazetarin Julian Kasapin, në dalje të aeroportit, na kishin ngatërruar me një person dhe duke më parë mua duke më parë telefonin më pyesin nëse jam unë ai që isha në telefon.
Ai u largua dhe kur fola me një familjar timin polic, më tha të njoftoja në policinë e Rinasit. Personi kishte kaluar pas kurrizit tim dhe kishte qenë me të njëjtin avion me mua. Ka shumë raste ku paguan para dhe kontrollon lëvizjet e hasmit tënd, janë agjensitë e fluturimit që mund të dekonspirojnë. Me agjensi ose me hakera. Në aeroport është e pamundur sepse stafi është i kontrolluar dhe lënë gjurmë.” -

‘Në pikëpyetje reputacioni i Kushtetueses’, Minxhozi: Dekreti i Begajt, ngecje e rëndë proceduriale
Analisti Skënder Minxhozi thotë se për ankimin e Erion Veliajt, lidhur me shkarkimin nga posti i kryebashkiakut të Tiranës, është krijuar një përplasje institucionale e panevojshme.
Në një emision televiziv, Minxhozi u shpreh se vendimi i presidentit Bajram Begaj për dekretimin e zgjedhjeve më 9 nëntor, teksa Gjykata Kushtetuese ka caktuar relatore për ankimimin e Veliajt, vendos në pikëpyetje vetë imazhin dhe reputacionin e gjykatës.
“Nuk gjykohet Erion Veliaj, por gjykohet mbi fatin e tij personal, sovraniteti, pavarësia, imazhi dhe nderi i Gjykatës më të lartë që kemi në vend. Gjykata Kushtetuese nuk ka shpallur moskompetencë për padinë e Veliajt. Ka caktuar relatoren. Është vënë mekanizmi në lëvizje. Unë mendoj se këtu kemi një ngecje të rëndë procedurale dhe përplasje të panevojshme, ku presidenti futet dhe tjetërson objektin e ankimimit dhe tjetërson edhe nenin. Unë nuk e besoj që kryetari i bashkisë më të madhe në vend duhet të shkojë për mungesë në punë te Gjykata Kushtetuese. Unë ndjej që në këto momente, imazhi dhe reputacioni i Gjykatës Kushtetuese po vihet në pikëpyetje nga institucione të shtetit, që po ia prekin direkt dhe indirekt këtë sovranitet që duhet të ketë. Si mund të futet presidenti dhe të dekretojë zgjedhjet. Presidenti kishte një rol dhe ka një rol. Çfarë i mbetet presidentit nëse Kushtetuesja pranon edhe ankimimin e dytë të Veliajt”, theksoi ai. -

Vrasja e biznesmenit italian/Eksperti ngre shumë pikëpyetje: Hetimit t’i bashkohet edhe një grup nga Italia
Megjithëse policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 48-vjeçarin Kamber Sulçaj si autor të dyshuar të vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi 44 vjeç, ngjarja mbart ende shumë mister dhe pikëpyetje.
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, në një intervistë për Report Tv për emisionin “Studio Live” me gazetarin Ermal Qori, ngriti shumë pikëpyetje në lidhje me këtë ngjarje.
“Fillimisht u tha që kanë qenë bashkë me 3 shqiptarë të tjerë dhe ishin për gjueti. Pse ky person (autori) ishte në atë vend? Pastaj e quajmë rastësi apo për shkaqe banale? Pra një person i armatosur ishte në një vend të caktuar. E dyta, këta po shkonin për gjueti apo jo? Nëse po shkonin për gjueti në cilën zonë”.
Edhe pse arsyeja zyrtare deri më tani është që ngjarja të ketë ndodhur pas një sherri për dritat e gjata të makinës, eksperti Softa thekson se nuk mund të përjashtohen pista të tjera.
“Nuk mund të përjashtohet pista e mundshme që mund të kemi dhe inskenim që mund të jetë për interesa të tjera”.
Për të gjitha këto arsye dhe pikëpyetje, Fatjon Softa hodhi idenë që grupit hetimor shqiptar t’i bashkohen edhe hetues nga Italia që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes, për faktin edhe sepse viktima është një shtetas italian.
“Unë shpresoj që grupit hetimor mund t’i bashkangjiten dhe hetues italianë, mund ta bënin dhe më profesionale, sepse sa më shumë e trajton më shumë enigmatike duket. Telefonatat, komunikimet, tabulatet, për një kohë të gjatë mund të kontrollohen qoftë për autorin e dyshuar, për personat që ishin me viktimën, qoftë dhe për italianin. Mendojmë, me këto informacione që janë, thuhet që ka qenë i dehur, problematik dhe nuk gjenden gëzhoja. Si ka mundësi në kushtet e errësirës, në një pozicion të vështirë, kush i mblodhi gëzhojat? Kush i mori? Janë metalike apo plastike me rreth metalik nëse janë të armës së gjahut? Si nuk u gjendën në vendin e ngjarjes. Të gjitha këto e bëjnë enigmë. Prandaj ndoshta dhe një grup hetimor nga Italia mund të vijë”.
Edhe për kriminologen Klarida Rrapaj nga Itali, e cila foli për Report Tv, ideja e bashkëpunimit të një grupi hetimor shqiptaro-italian, mund të ndihmojë në zbardhjen e çështjes.
“Është shumë absurde që një njëri të humbasë jetën për dritat e gjata të makinës. Për momentin me aq sa kam parë prova dhe dëshmi të deritanishme, nuk tregojnë deri tani që të ketë një prapaskenë të qartë. Mos nxitohemi të japim konkluzione. Ky bashkëpunim(shqiptaro-italian) mund të na ndihmojë në shkëmbimin e informacionit, metodave hetimore që mund të jenë”, u shpreh Rrapaj.
Autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian vijon të jetë në arrati. Edhe arma e krimit nuk është gjetur. -

Sulmi i Ramës ndaj News24, reagon raporteri i EPP-së për Shqipërinë në PE: Lajmet e fundit nga Tirana ngrenë pikëpyetje…
Raporteri i Grupit të EPP-së, (Partia Popullore Europiane) për Shqipërinë në Parlamentin Europian ka reaguar lidhur me sulmin e Edi Ramës ndaj News 24 duke ndërprerë sinjalin televiziv dhe ndalimin e gazetarëve e punonjësit të hynin brenda redaksisë.
Andrey Kovatchev në një reagim të postuar në rrjetin social X shkruan se po vihet në pikëpyetje liria e medias dhe bën thirrje për transparencë të plotë mbrojtjen e medias së lirë dhe të gazetarisë në Shqipëri.
“Kanë kaluar dy ditë që nga hyrja në fuqi e EMFA-s, një ligj historik që riafirmon se liria e medias është themeli i demokracisë. Lajmet e fundit nga Tirana për pronën e marrë me qira nga Panorama Group ngrenë pikëpyetje. Bëj thirrje për transparencë të plotë dhe për mbrojtjen e medias së lirë dhe të gazetarisë në Shqipëri” shkruan Kovatchev.
Policia e Shtetit rrethoi zyrat e News 24 në Tiranë mëngjesin e sotem e ndaloi gazetarët e punonjësit të hynin brenda redaksisë.
Two days since EMFA took effect, landmark legislation reaffirming media freedom as the backbone of democracy. Recent news from Tirana about Panorama Group’s rental lease raise questions. I call for full transparency and protection of free media & journalism in Albania
— Andrey Kovatchev (@andreykovatchev) August 9, 2025 -

Berisha denoncoi me video mbushjen e kutive të votimit/ Celibashi: Vendosin në pikëpyetje procesin….
Ilirjan Celibashi
TIRANË-Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka komentuar videot e publikuara nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes të cilave pretendon farsën elektorale të 11 Majit.
Konretisht në pamjet e publikuara më 14 qershor Berisha denoncon një komisioner në një qendër votimi, i cili hap kutinë dhe kontrollon se për kë parti ka votuar qytetari. Në një tjetër video kreu i PD pretendon se ka raste ku një person plotëson katër fletë votimi pa kartë identiteti. Po ashtu në një video tjetër, kryedemokratik deklaron se në QV 2283, fshati Përparim, njësia administrative Përparim, Bashkia Peqin, shihet personi i shëndoshë që është edhe komisioner, ku merr fletët e votimit nga një grua tjetër votuese dhe voton në vend të saj.Sa i përket pamjeve, Celibashi shprehet në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv, se vendosin në pikëpyetje administrimin e procesit zgjedhor, por jo mbi të gjithë rezultatin e këtij procesi. Celibashi pohon se pamjet janë nga kamerat që KQZ ka vendosur në një qendër votimi dhe shprehet se nuk arrin ta kuptojë si kanë mundur të veprojnë kur kanë qenë nën monitorim.
Ilirjan Celibashi: Nëse ato pamje janë të tilla në 5 mijë, apo 1 mijë, apo në 200 apo 300 qendra votimi është vërtetë problematike. Këtë nuk e dimë. Por do të duhet ta pranojmë që ajo pamje vendos pikëpyetje të mëdha mbi administrimin e procesit zgjedhor. Është kaq shumë subjektive kjo gjë sa…. Nëse ndryshon një mandat e vë në dyshim procesin. Por prapë….Nëse flasim për numrat do të duhet të llogarisim që ky numër sa ndikon në të gjithë numrat e tjerë. Nuk është edhe kaq e thjeshtë. Por për këdo mund ta rrëzojë gjithë procesin….nuk është farë pozitive, nuk mund të ndodhe fare kjo gjë. Nëse flasim për një mandat në këtë numër mandatesh, nuk e rrëzon të gjithë procesin në kuptimin e rezultatit. Natyrisht që vendos disa pikëpyetje mbi procesin por jo mbi të gjithë rezultatin e këtij procesi. Është vërtet shumë relative dhe subjektive për të vendosur në balancë një shkelje të cilën ti e ke evidentuar në raport me të gjithë procesin. Të themi për rastin konkret që është kaq evident dhe skandaloz nga çdo pikëpamje ligjore, morale apo ku di unë. Është vërtet sfidë e madhe që i bëhet procesit ajo pamje. Jo, por unë nuk arrij të kuptoj një gjë vërtet këtë. Sepse këtë diskutonim edhe me një pjesë të stafit të KQZ. Sepse këto janë kamerat që KQZ ka vendosur në një qendër votimi dhe ne ua kemi shpërndarë subjekteve zgjedhore sipas kërkesave. Nuk arrij ta kuptoj nëse ai zotëria, apo ata zotërinjtë e dinë që janë nën monitorim me kamera dhe nuk arrij ta kuptoj vërtet ketë gjë. -

Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatit planin për evakuimin e ambasadën e saj në Irak
Ambasada amerikane në Irak po përgatitet për një urdhër të mundshëm evakuimi për shkak të rreziqeve në rritje të sigurisë për amerikanët në rajonin e gjerë.
Lajmi konfirmohet nga agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një zyrtar irakian dhe një burim amerikan të informuar mirë.
Më herët gjatë ditës së sotme, Ministri i Mbrojtjes iraniane, Aziz Nasirzadeh, tha se Teherani do të sulmojë bazat amerikane në rajon nëse negociatat me Uashingtonin mbi programin bërthamor të Iranit dështojnë dhe shpërthen një konflikt i armatosur me Shtetet e Bashkuara.
Top Channel
-

Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatiten të evakuojnë ambasadën e saj në Irak
Ambasada amerikane në Irak po përgatitet për një urdhër të mundshëm evakuimi për shkak të rreziqeve në rritje të sigurisë për amerikanët në rajonin e gjerë.
Lajmi konfirmohet nga agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një zyrtar irakian dhe një burim amerikan të informuar mirë.
Më herët gjatë ditës së sotme, Ministri i Mbrojtjes iraniane, Aziz Nasirzadeh, tha se Teherani do të sulmojë bazat amerikane në rajon nëse negociatat me Uashingtonin mbi programin bërthamor të Iranit dështojnë dhe shpërthen një konflikt i armatosur me Shtetet e Bashkuara.
Top Channel
-

Eurodeputeti spanjoll: Zgjedhjet në Shqipëri me shumë pikëpyetje, Edi Rama kryeministër i braktisur në Europë
Eurodeputeti spanjoll: Zgjedhjet në Shqipëri me shumë pikëpyetje, Edi Rama kryeministër i braktisur në Europë
Sekretari i Përgjithshëm të ICD-CDI, eurodeputeti spanjoll Antonio Lopez Istruiz denoncoi gjendjen e demokracisë në Shqipëri pas zgjedhjeve të fundit, të cilat i cilësoi si problematike dhe me pikëpyetje të mëdha.
Gjatë fjalimit të mbajtur në Abixhan, eurodeputeti Antonio Lopez Istruiz ai u shpreh se kishte parë nga afër mbështetjen për opozitën dhe Sali Berishën, duke kritikuar Edi Ramën si një kryeministër që përfaqëson “turpin e vendit”.
Istruiz theksoi rëndësinë e bashkimit ndërkombëtar kundër regjimeve autoritare dhe mbrojtjes së vlerave demokratike, duke e cilësuar CDI-në si organizatën më të fuqishme të qendrës së djathtë në botë, me përgjegjësinë për të promovuar lirinë dhe demokracinë globalisht.
Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të ICD-CDI, eurodeputetit spanjoll Antonio Lopez Istruiz:
Jo vetëm në Europë, por kudo në botë.Duhet të veprojmë. Kur demokracia është në rrezik, heshtja nuk është një mundësi.Duhet gjithashtu të shprehim shqetësimin tonë për zgjedhjet e fundit në Shqipëri.Vetëm disa javë para votimit, pata mundësinë të vizitoj Tiranën dhe Kavajën, së bashku me delegacionin e CDI-së, dhe të dëshmoj me sytë e mi mbështetjen e fortë të publikut për partinë tonë anëtare dhe mikun tonë të dashur Sali Berisha.Rezultati i zgjedhjeve u shpall fitore me shumë pikëpyetje të ngritura nga kandidati socialist Edi Rama, ai që ulet si një kloun përpara Melonit.Sot, ky është kryeministri i Shqipërisë. Kjo është turpi i vendit.Është një kryeministër socialist që, siç e dini, ka përfunduar, është i vetëm. Ajo që Shqipërisë i nevojitet është ndryshimi.Po e përmend këtë shembull sepse ka shumë shembuj në Europë, në Afrikë dhe në Azi që duhet të ndryshojnë. Sepse na bashkon një kauzë e përbashkët.Vlerat tona janë nën presion.Por ato mbrohen çdo ditë nga liderë dhe qytetarë që besojnë se demokracia, liria dhe dinjiteti ia vlejnë të luftohen për to.Le të na japë ky takim në Abixhan forcë të re dhe të ripohojë përkushtimin tonë.Le të na kujtojë se pavarësisht kontinentit, kauza jonë është e njëjtë dhe se duke qëndruar së bashku, jemi të fortë.Le të jemi krenarë për atë që kemi arritur së bashku.Kjo ndërkombëtare, CDI-ja, vazhdon të jetë organizata më e madhe dhe më e respektuar politike e qendrës së djathtë në botë.Kjo pozitë na jep forcën dhe përgjegjësinë për të mbrojtur demokracinë, për të kundërshtuar regjimet autoritare dhe për të promovuar lirinë në mbarë botën.Le të vazhdojmë me unitet, me bindje në misionin tonë dhe le ta nisim që sot, këtu në Abixhan.Ju faleminderit shumë.
ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE