Tag: pikante

  • Pankartat pikante nga ‘Foltorja 3’-Berisha mbërrin në protestë, Bardhi, Noka dhe Salianji i bashkohen

    Pankartat pikante nga ‘Foltorja 3’-Berisha mbërrin në protestë, Bardhi, Noka dhe Salianji i bashkohen

    PAMJE NGA PROTESTA

    TIRANË-Demokratët janë mbledhur për të zhvilluar Foltoren e tretë përpara kryeministrisë. Militantët mbajnë në duar pankarta, ku kërkojnë largimin e Ramës dhe Ballukut. Në tubim ka mbërritur edhe kreu i PD Sali Berisha. Pas takimit të shumë përfolur përfshirë fitues të Primareve dhe kandidatë për deputetë, edhe Ervin Salianji shihet në protestë, së bashku me Flamur Nokën dhe Gazmend Bardhin.

  • FOTO/ Pankartat pikante në protestën e opozitës: Tunel turqve, kamp italianëve, port arabëve, shqiptarëve…

    FOTO/ Pankartat pikante në protestën e opozitës: Tunel turqve, kamp italianëve, port arabëve, shqiptarëve…

    Demokratët janë mbledhur të hënën e sotme për të zhvilluar Foltoren e tretë përpara kryeministrisë.
    Disa prej tyre kanë marrë me vete dhe pankarta, ku kërkojnë largimin e Ramës dhe Ballukut.
    Në disa të tjera nuk lënë pa ironizuar edhe korrupsionin e zv.kryeministres Balluku. Te një pankartë shkruhej : “Tunel turqve, port arabëve”.

  • Nga përplasja te selia e PD e 8 janarit, te skandali ‘Balluku’ dhe Foltorja para Kryeministrisë, ja çfarë thotë Berisha

    Nga përplasja te selia e PD e 8 janarit, te skandali ‘Balluku’ dhe Foltorja para Kryeministrisë, ja çfarë thotë Berisha

    Kryetari i PD-së Sali Berisha është pyetur për disa cështje pikante nga gazetarët. Pyetjeve pikante të Osman Stafës për sulmin te selia e PD-së më 8 janar apo skandalin Balluku, dhe aksioni me Foltoren, kryedemokrati iu përgjigj duke pohuar se nuk do të tërhiqen.
    Berisha: Ne jemi dhe do jemi në krye të kësaj. Por nuk mund të them dhe të pranoj se në krye të skandalit të Llogarasë është Balluku. Ndaj e ngritëm platformën para Kryeministrisë. Nuk ikim që aty. Këtë betejë e kemi vendimtare.
    Kjo ka fuqinë e pamatshme të provës. Kemi filluar analizën, por ju garanto se strategjia jonë është vendimtare. Për ne Lubi Balluku është hajdutja më e madhe në historinë e Shqipërisë pas Ramës. Lubia ka vjedhur dhe ka pasur pagën si asnjë ministër. Kjo foltore po funksionon dhe do të funksionojë që të ndajë Shqipërinë nga kjo qeveri.
    Me foltore do të rrëzoni Ramën?
    Jo!

  • “Na gjeti Bela(ja)”/ Pankartat pikante nga protesta te Kryeministria – FOTO

    “Na gjeti Bela(ja)”/ Pankartat pikante nga protesta te Kryeministria – FOTO

    Demokratët janë mbledhur në protestë pasditen e kësaj të hëne për të dytën herë radhazi për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut nga pushteti.
    Ata janë mbledhur para kryeministrisë teksa nuk kanë munguar as pankartat pikante.
    “Na gjeti Bela(ja)“,– shkruan një pankartë.
    “Zgjedhje pa Ramën”,- shkruan një tjetër.
    “Bela hap krahun”, “Nëse vjedh një bukë të fusin në qeli, nëse vjedh në popull, të japin ministri”,- thuhet në disa të tjera.
    Opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Balluku, pas marrjes së kësaj të fundit si e pandehur nga ana e SPAK dhe vendosjes së masës pezullim nga detyra nga GJKKO.

     

  • Pikante/ I shënoi Barcelonës, mesfushori feston duke bërë shqiponjën (VIDEO)

    Pikante/ I shënoi Barcelonës, mesfushori feston duke bërë shqiponjën (VIDEO)

    Girona pësoi disfatë 2-1 ndaj Barcelonës, në ndeshjen e La Liga. Goli i vetëm për Gironan u realizua nga Witsel, me mesfushorin belg që mori vëmendjen e të gjithëve për shkak të festës. Witsel zgjodhi të bënte shqiponjën, në Estadi Olímpic Lluís Companys.
    Natyrisht, ai nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë, me 36-vjeçarin që ka festuar edhe herë të tjera në këtë mënyrë.

     

    © BalkanWeb

  • Çfarë po i thotë Berisha Eno Bozdos? Ministrja “përgjon” Toni Gogun. Fotot pikante nga seanca

    Çfarë po i thotë Berisha Eno Bozdos? Ministrja “përgjon” Toni Gogun. Fotot pikante nga seanca

    Prej orës 10:00 deputetët në Kuvend, u përplasën për kërkesat e opozitës lidhur me mocionet me debat për programin e qeverisë, rezolutën ndaj Kosovës, apo edhe fondet e IPARD.

    Më poshtë, disa nga fotot më pikante të seancës, të fiksuara nga LSA.

    Top Channel

  • “Pikante” nga Sandër Ruçi/ Mjeshtri i humorit rikthehet në skenën e teatrit “Migjeni”

    “Pikante” nga Sandër Ruçi/ Mjeshtri i humorit rikthehet në skenën e teatrit “Migjeni”

    Mjeshtri i madh i humorit, Sandër Ruçi, u rikthye në skenën e teatrit “Migjeni” me premierën e tij të radhës, “Pikante”, duke risjellë aktivitetin artistik në shtëpinë e madhe të artit shkodran e shqiptar.

    Mes emocioneve dhe duartrokitjeve të publikut, krah kolegëve të tij dhe artistëve të rinj, ai solli të qeshura, mesazhe që lidhen me aktualitetin e përditshëm dhe thumbime që vetëm arti di t’i sjellë në këto dimensione.
    Një variete ku ndërthurej humori me këngën, e ku publiku shijoi çdo pjesë të saj, ndërsa vetë artisti protagonist i kësaj nate nuk i fshehu emocionet për një dashuri, që – siç thotë ai – di ta japë vetëm Shkodra.
    Edhe për artistët e tjerë, si pjesëtarë të trupës apo edhe si spektatorë, humori mbetet i pandarë nga Shkodra.
    “Pikante” u shfaq në Teatrin “Migjeni” për dy ditë me radhë, ndërsa kjo ishte premiera e 16-të e Sandër Ruçit.

    Top Channel

  • VIDEO/ Një kafshatë nga ferri, klienti provon gatimin indian me 72 erëza dhe bie pa ndenja

    VIDEO/ Një kafshatë nga ferri, klienti provon gatimin indian me 72 erëza dhe bie pa ndenja

    Një burrë që guxoi të merrte përsipër sfidën pikante të restorantit Bengal Village në Brick Lane në Londër përfundoi i shtrirë në trotuar, i djersitur, pa bluzë dhe me një shishe qumësht pranë tij.

    Danieli, klienti i guximshëm, vendosi të provonte kerri-n, i cili thuhet se është më pikanti në Mbretërinë e Bashkuar. Pjata përmban 72 erëza të ndryshme pikante, duke përfshirë famëkeqin Carolina Reaper dhe specin e rrallë speci djegës nga Bangladeshi.
    Menaxheri i restorantit, zoti Raj, e shërben atë i veshur me maskë gazi dhe doreza, si një paralajmërim i betejës që do të pasojë.

    Мужчина пробует «самое острое карри в Лондоне» и чуть не теряет сознание pic.twitter.com/Zi5AOM1Fp5
    — Бывший CTAPЛИHK , подпишись , Коты & Crypto (@since1795) June 20, 2025

    Sapo Danieli merr kafshatën e parë, ai fillon të djersitet dhe të skuqet në fytyrë. Disa minuta më vonë, ai del nga restoranti dhe rrëzohet në trotuar, i rraskapitur nga gatimi pikant.
    Raj përpiqet ta ringjallë me një gotë mango lassi (një pije freskuese indiane e bërë me mango dhe kos): “Do të të freskojë. Do të jesh përsëri në këmbë pas dhjetë minutash”, i thotë menaxheri, duke e qetësuar klientin.
    Bengal Village ofron një vakt falas për të gjithë tavolinën nëse dikush arrin ta mbarojë gatimin në 15 minuta, por pak guxojnë, dhe akoma më pak mbijetojnë pa u rrëzuar.
    Pronari 24-vjeçar Mo thotë me një buzëqeshje: “Ne mendojmë se është gatimi më pikant në botë. Por do ta lëmë publikun të gjykojë”

    Top Channel

  • Samiti i VI-të i Komunitetit Politik, Rama ndan ‘buqetën’ me shkrepjet më pikante nga eventi

    Samiti i VI-të i Komunitetit Politik, Rama ndan ‘buqetën’ me shkrepjet më pikante nga eventi

    Samiti i VI-të i Komunitetit Politik të Europës në Tiranë mbaroi, por jo emocionet dhe përshtypjet që ai la pas si në botën mbarëshqiptare, ashtu edhe në korridoret politike dhe mediatike.
    Përtej diskutimeve të rëndësishme që lidheshin me situatën gjeopolitike në rajon, NATO, lufta në Ukrainë, siguria e mbrojtjes dhe marrëveshjet ndërpalëshe, ajo që ra në sy ishin edhe detajet pikante.
    Nga “shiu anglez” që e ‘solli’ kryeministri britanik Keir Starmer, dhe deri tek atletet me yllin europian të kryeministrit Edi Rama apo gjunjëzimin në shenjë kortezie dhe respekti të kryesocialistit ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni në tapetin e kuq.
    Nuk munguan edhe batutat me Ramën në vështrimin e tij lutës nga qielli drejt Zotit për të sjellë diellin e pushuar shiun, ardhja e Macron bashkë me kohën e mirë (shiu kishte pushuar) dhe video-mesazhi i animuar dhe i realizuar me Inteligjencë Artificiale, në spektaklin e organizuar te Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, me të gjithë liderët e sjellë në kohën e fëmijërisë dhe që përshëndesnin në gjuhën e tyre.
    Duke shfrytëzuar pikërisht këto shkrepje artistike, kryeministri Rama ka gjetur rastin sot (18 maj), që me një postim të radhës në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, të ndajë një ‘buqetë’ fotosh pikante nga ky event historik për Shqipërinë.
    “MIRËMËNGJES! dhe me FotoALBUMIN e mikpritjes shqiptare për Europën, ju uroj një të diel të paqtë!”, shkruan kreu i qeverisë karshi albumit mesazhin e tij për këtë ditë.