Tag: pijshëm

  • “E blejmë për të pirë e për t’u larë”/ Thatësirë dhe defekte, krizë për ujë në qytetin e Kukësit reagojnë banorët

    “E blejmë për të pirë e për t’u larë”/ Thatësirë dhe defekte, krizë për ujë në qytetin e Kukësit reagojnë banorët

    Qyteti i Kukësit po përballet me mungesë të ujit të pijshëm që përsëritet çdo gusht e shtator. Banorët ankohen se jane te detyruar të shpenzojnë shumë para për të siguruar ujin me autobote.
    Ilir Haziri, banon në katin e pestë të një pallati ne lagjen nr.2 te qytetit, tregon se po blen ujë për të mbushur depozitën.
    “Dy herë në muaj jam i detyruar të blej botë me ujë 1 mijë litra, vetëm për të mbushur depozitën. Këtë ujë e përdorim për larje e shpëlarje, jo për gatim apo për të pirë. Një bot na mjafton dy ditë dhe kushton 25 mijë lekë të vjetra. Llogarisni vetë, në një muaj shkojnë 200 deri në 300 mijë lekë vetëm për ujë. Po kështu blejmë uji me bidona për të pirë e gatuar”, thotë një banor.
    Problemet nuk prekin vetëm banorët e kateve të siperme por dhe ata te kateve te para ankohen se furnizohen me orare te reduktuara.
    Drejtoria e ujësjellësit në Kukës e justifikon mungesen e ujit ne qytet me rënien e prurjeve në burimet kryesore të Lojmës dhe Kolosjanit por dhe me defektet në rrjet. Sipas tyre, një pjesë e krizës lidhet me keqpërdorimin e ujit nga banorët e fshatrave përreth, që e perdorin ujin e pijshëm për vaditjen e tokave.
    Edhe pse vit pas viti janë kryer disa investime në linjat kryesore, mungesa e ujit të pijshëm në Kukës vijon të mbetet një problem i pazgjidhur.

  • Utah bën historinë: ndalon për herë të parë shtimin e fluoridit në ujin e pijshëm

    Utah bën historinë: ndalon për herë të parë shtimin e fluoridit në ujin e pijshëm

    Shteti amerikan i Utah është i pari në SHBA që vendos t’i japë fund praktikës së dekadave – shtimit të fluoridit në ujin e pijshëm. Ky vendim ka ndezur debate të mëdha në mjekësi, shëndet publik dhe opinionin e gjerë.

    Pro argumentojnë se fluoridi ndihmon në parandalimin e prishjes së dhëmbëve. Por kundërshtarët thonë se ekspozimi i vazhdueshëm mund të ketë pasoja të rrezikshme për shëndetin e trurit dhe sistemin nervor. Vendimi i Utah po shihet nga disa si hap drejt “çlirimit” nga një substancë që për shumë vite ka qenë e detyrueshme pa pyetur qytetarët.

    Ky precedent mund të hapë rrugën për shtete të tjera që të ndjekin shembullin dhe të rishikojnë me kujdes se çfarë po i shtohet ujit që pimë çdo ditë.

  • Rama “shuplakë” UKT-së: Gjendja e ujit të pijshëm në Tiranë nuk ka qenë kurrë problem në këtë periudhë, qeveria do të ndërhyjë

    Rama “shuplakë” UKT-së: Gjendja e ujit të pijshëm në Tiranë nuk ka qenë kurrë problem në këtë periudhë, qeveria do të ndërhyjë

    Kryeministri Edi Rama njëherësh kreu i PS, deklaroi gjatë mbledhjes me deputetët socialistë ku hapi dhe fushatën për bashkinë e Tiranës, deklaroi se zgjedhja e kryebashkiakes së re do t’i jepte përgjigje halleve të qytetarëve.
    Gjatë fjalës së tij Rama kritikoi UKT-në, duke theksuar se situata e ujit të pijshëm në Tiranë është shumë problematike, ku asnjëherë më parë nuk ka qenë në këtë gjendje në të njëjtën perdiudhë.
    Sipas tij qeveria do të ndërhyjë në ujësjellësin e Tiranës, por dhe në të gjithë Shqipërinë.

    “Edhe në anketimin e fundit për Tiranën është e qartë se shumica e shqiptarëve nuk e kanë mendjen te rivalët e kandidates së PS, por te problematikat që kërkojnë adresim dhe zgjidhje nga bashkia e Tiranës, duke filluar nga uji i pijshëm i cili si asnjëherë më parë në këtë perudhë është kthyer në problem. Është një problem i keqadministrimit, dhe për këtë ne do të ndërhyjmë sërish në ujësjellsin e Tiranës. Shumë shpejt do të ketë një reformë gjithpërfshirëse në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm për Tiranën, drejt krijimit të një operatori kombëtar i cili do të funksionojë njësoj si Operatori Kombëtar i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike me komponentin e prodhimit, me komponentin e transmetimit dhe shpërndarjes. Qeveria nuk do të qendrojë më anash duke pritur që bashkitë të kryejnë shërbimin e duhur cilësor për qytetarët, por do ju bashkohet atyre, sepse bashkitë do të jeënë aksionere në këtë kompani të madhe publike, por do të udhëheqë duke marrë përsipër gjithë ecurinë e gjithë këtij procesi”, tha Rama.

  • Banorët në protestë për mungesën e ujit pas shembjes së pusit në Varibop të Fierit/ Ujësjellësi: Po punojmë për riparimin

    Banorët në protestë për mungesën e ujit pas shembjes së pusit në Varibop të Fierit/ Ujësjellësi: Po punojmë për riparimin

    Në fshatin Varibop të Fierit, rreth 700 familje janë pa ujë të pijshëm prej katër ditësh. Shkak është shembja e pusit kryesor që furnizon depon e zonës. Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Fier ka njoftuar prej 16 shtatorit se po punon për riparimin e defektit mjaft te rende ne Varibop. 

    Ndërsa konfirmoi se ekipet ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e pusit. 

    Për shkak të mungesës së ujit, paraditen e së shtunës, banorët e Varibopit protestuan dhe bllokuan për disa minuta rrugën që lidh fshatin e tyre me autostradën Levan–Tepelenë, duke kërkuar një zgjidhje të menjëhershme. 

    ‘Kemi 4- 5 ditë që nuk kemi ujë’, tha banori. 

    ‘Janë 5 puse ku pinë ujë Patosi ndërsa Varibop është pa ujë’, tha ai. 

    ‘Unë të pijshëm po kërkojmë’, tha një banor tjetër. 

    Ndërmarrja përmes njoftimit kërkon mirëkuptimin e banorëve, duke garantuar se po bëhen përpjekje maksimale për rikthimin e furnizimit normal me ujë të pijshëm. 

    Sakaq, banorët po furnizohen me orare të kufizuara nga një linjë alternative e lidhur me tubacionin e Patosit. 

  • “Fatura rriten, rubinetat thahen”, PL ‘thumbon’ Ramën: Mashtruat me 24 orë ujë, sot kryeqytetasit pijnë premtime

    “Fatura rriten, rubinetat thahen”, PL ‘thumbon’ Ramën: Mashtruat me 24 orë ujë, sot kryeqytetasit pijnë premtime

    Në një kohë kur Tirana pretendohet të jetë qyteti më i zhvilluar i vendit dhe një qytet europian, qytetarët e saj përballen çdo ditë me një krizë elementare dhe të papranueshme: mungesën e ujit të pijshëm.
    Në një deklaratë për media, anëtari i Këshillit Bashkiak, Artan Distafa, hodhi dritë mbi këtë realitet të hidhur dhe shpalos të vërtetat e dhimbshme për paaftësinë, mashtrimet dhe propagandën që kanë karakterizuar qeverisjen në nivel lokal dhe qendror ndër vite.Deklarata e anëtarit të Këshillit Bashkiak në bashkinë e Tiranës, Dr. Artan Distafa.
    Të nderuar qytetarë, sot Tirana është në nivelin më të ulët të rajonit dhe Europës për furnizimin me ujë. Kryeqytetasit marrin vetëm 3 deri në 5 orë ujë në ditë, ndërkohë që në shumë lagje të kryeqytetit, ky shërbim jetik jepet edhe më pak. Kjo është një krizë e rëndë e qeverisjes, një turp kombëtar që tregon fytyrën e vërtetë të pushtetit lokal dhe atij qendror.
    Ky realitet është një mashtrim i hapur ndaj qytetarëve, sepse gjatë gjithë fushatave elektorale është premtuar dhe garantuar shërbim 24 orë në 24 me ujë të pijshëm, madje duke e quajtur turp mosfurnizimin me ujë 24 orë, Kryeministri premtoi ta realizonte brenda mandatit të parë qeverisës, por rezultoi të ishte një mashtrim, sikundër rezultoi në mandatin e dytë, të tretë dhe mandati i katërt e gjeti me po të njëjtën propagandë të shëmtuar. Premtim pas premtimi, fasadë pas fasade, qytetarët janë mashtruar dhe sot, pas më shumë se një dekade, Tirana ende nuk ka ujë të pijshëm të sigurt dhe të përhershëm.
    Ndërkohë, faturat e ujit vetëm rriten, investimet preken nga korrupsioni dhe prioritetet e pushtetit shkojnë për projekte luksi, propagandë dhe shfaqje publike, ndërsa nevoja bazë e qytetarëve, uji i pijshëm, lihet në harresë. Qytetarët nuk kanë nevojë për pallate të reja, sheshe të rilyera apo fasada të zbukuruara. Ata kanë nevojë të hapin rubinetin dhe të gjejnë ujë, jo ajër dhe justifikime!
    Është e turpshme që në vitin 2025, kryeqyteti i Shqipërisë të furnizohet më keq se çdo qytet tjetër i rajonit. Qeveria dhe Bashkia e Tiranës jo vetëm që kanë dështuar, por kanë edhe guximin të bëjnë propagandë sikur situata po përmirësohet. Ky është një skandal i dyfishtë, mungesë shërbimi dhe mashtrim publik.
    Ne, Grupi i Këshilltarëve të Partisë së Lirisë, i bëjmë thirrje qeverisë dhe pushteti lokal të ndalojnë alibitë, të ndalojnë mashtrimet dhe të përballen me realitetin. Uji nuk është luks dhe as fasadë, uji është e drejtë themelore, është jetë! Çdo ditë që qytetarët rrinë pa ujë, është dëshmi e paaftësisë dhe arrogancës së pushtetit.
    Tirana nuk mund të pranojë më të jetojë me orar për ujin. Është koha që qeveria dhe bashkia të japin llogari për premtimet e pambajtura dhe për turpin që i kanë sjellë kryeqytetit dhe gjithë Shqipërisë.

  • “Kemi ujë vetëm 2 orë në ditë”/ Banorët të lodhur nga situata, ngrenë zërin në protestë: Prej vitesh nuk ka investim

    “Kemi ujë vetëm 2 orë në ditë”/ Banorët të lodhur nga situata, ngrenë zërin në protestë: Prej vitesh nuk ka investim

    Mungesa e ujit të pijshëm ka ngritur në protestë banorët e fshatit Zemblak të bashkisë Maliq. Ata thonë se furnizohen me ujë vetëm dy orë në ditë ndërsa detyrohen të mbushin ujë në fshatrat përreth. Banorët thonë se shkak për këtë situatë është mungesa e investimit në ujësjellës ndërsa paralajmërojnë për përshkallëzim të protestave nëse autoritetet nuk marrin masa.
    Banorët e fshatit Zemblak në bashkinë Maliq kanë protestuar këtë të hënë për mungesën e ujit të pijshëm. Ata thonë se furnizohen me ujë vetëm 2 orë në ditë ndërsa detyrohen të shkojnë deri në fshatin Çangonj për të siguruar ujin e nevojshëm për konsum dhe higjienë.
    Ata thonë se prej vitesh nuk është bërë asnjë investim në rrjetin e ujësjellësit, janë ankuar por institucionet nuk kanë marrë asnjë masë. Banorët e fshatit Zemblak paralajmërojnë për përshkallëzim të protestave nëse nuk zgjidhet problemi me ujin e pijshëm.
    Pas protestës ka reaguar kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, i cili ka theksuar se ujësjellësi i Zemblakut është në procedurë tenderimi dhe pritet që së shpejti të nisë ndërtimi i tij. Ndërkohë ai justifikon problematikën e ujit të pijshëm me faktin se, brenda fshatit një grup banorësh kanë krijuar linja dyfishe, ku ata marrin ujë në burime të fshatit në linja të veçanta.

  • Tirana e fundit në rajon dhe Europë për furnizimin me ujë të pijshëm, vetëm 5 orë në ditë

    Tirana e fundit në rajon dhe Europë për furnizimin me ujë të pijshëm, vetëm 5 orë në ditë

    Tirana furnizohet me ujë të pijshëm vetëm 5 orë në ditë. Në disa zona, uji nga tubacionet e ujësjellësit rrjedh vetëm 3 orë, 1 paradite, 1 pasdite dhe 1 në darkë.
    Në pallatet e ndërtuara para viteve ’90 situata është më problematike, pasi nuk kanë depozita të mëdha nëntokësore, por vetëm ato mbi tarraca.
    Kryeqyteti furnizohet me orare të përcaktuara: disa lagje kanë dy herë në ditë, kryesisht në mëngjes, në orarin 06:30 ose në mbrëmje në orën 19:00 deri në orën 21:00. Disa lagje të tjera furnizohen tre herë, por qytetarët thonë se është e pamjaftueshme.
    Por ka edhe zona, ato në periferi, ku popullsia është shtuar me ritme të shpejta, që nuk furnizohen me ditë të tëra.
    Mungesa e ujit të pijshëm po prek jo vetëm banorët, por edhe mijëra turistë që e vizitojnë çdo ditë Tiranën. Shumë prej atyre që akomodohen në Airbnb në pallatet e vjetra nuk arrijnë as të lahen.
    Tirana po zhvillohet me shpejtësi, por ajo është kryeqyteti i vetëm në rajon dhe Europë që ka këtë nivel skandaloz të furnizimit me ujë. Të dhënat e siguruara nga TV Klan tregojnë se kryeqyteti ynë është në vend të fundit.
    Prishtina, që është në vendin e dytë, ka 16 deri në 20 orë ujë në ditë. Kryeqytetet e tjera si Shkupi, Podgorica, Sarajeva, Beogradi, Sofja apo Athina kanë 24 orë ujë pa ndërprerje.
    Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime në Tiranë pohon se uji shpërndahet sipas një grafiku të caktuar, por ajo nuk i vuri në dispozicion për publikun oraret gjatë të cilave furnizon lagjet e kryeqytetit me ujë.

  • ’12 vite mashtrim…’/ PL: Operatori Kombëtar i Ujit, një tjetër skemë për të centralizuar pushtetin dhe fondet

    ’12 vite mashtrim…’/ PL: Operatori Kombëtar i Ujit, një tjetër skemë për të centralizuar pushtetin dhe fondet

    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, znj. Brunilda Haxhiu, në një deklaratë për mediat tha se qytetarët janë përballur vazhdimisht me mungesë furnizimi me ujë të pijshëm, problem që ditët e fundit është bërë edhe më i theksuar.

    Ajo theksoi se kjo situatë nuk lidhet me defekte teknike, por është pasojë direkte e keqmenaxhimit dhe abuzimit politik me shërbimin e ujësjellës-kanalizimeve.

    Sipas saj, ky sektor është kthyer në një instrument punësimesh politike dhe jo në një shërbim bazë për qytetarët.

    Pas kalimit të ujësjellësit nga varësia e bashkive në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, problemet janë shtuar, ndërsa me krijimin e Operatorit Kombëtar të Ujit, bashkive po u hiqen të gjitha kompetencat.

    Pjesë nga deklarata:

    Prej 12 vitesh, Edi Rama ka premtuar ujë të pijshëm 24 orë për çdo familje shqiptare. Sot, jo vetëm që uji i rubinetit është i papijshëm,  por qytetarët përballen çdo ditë me ndërprerje të vazhdueshme të ujit. 

    Edi Rama jo vetëm që nuk mban asnjë përgjegjësi për dështimin spektakolar të qeverisë dhe të bashkiakëve që i shërbejnë, por fshihet pas prezantimit të të ashtuquajturit Operator Kombëtar të Ujit . Kjo reformë është si cdo ramaforme, një përqendrim i rrezikshëm i pushtetit dhe i fondeve publike në duart e tij dhe të oligarkëve të qeverise.

    Kjo reformë i lë bashkitë pa kompetenca, qytetarët pa shërbim, ndërsa klientela politike pasurohet çdo ditë.

    Në këto 12 vite, miliona euro janë shpenzuar në emër të “investimeve” në sistemin e ujësjellës-kanalizimeve, por ajo që ka mbetur si trashëgimi janë aferat e mëdha korruptive dhe rroga të fryra për patronazhistë. Shqiptarët nuk kanë parë asnjë përmirësim në furnizim, përkundrazi, cilësia e jetës së tyre është përkeqësuar ndjeshëm. 

    Qytetarët janë përballur vazhdimisht me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm, mungesë e cila ditët e fundit është shtuar edhe më shumë.  Kjo situatë e përsëritur nuk është për shkak të një problemi teknik, por pasojë e keqmenaxhimit dhe abuzimit politik me ujësjellësin.

    Në vend që të shërbejë për qytetarët, ujësjellësi është kthyer në një depo punësimesh politike. Pas kalimit të tij nga varësia e Bashkisë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, problemet vetëm sa janë shtuar. Bashkisë iu reduktuan kompetencat për menaxhimin e këtij shërbimi jetik, dhe qeveria qendrore e ktheu ujësjellësin në një instrument për patronazhistë dhe militantë partiakë. Ndërsa tani , me Operatorin Kombëtar të Ujit, kompetencat e bashkisë thuajse asgjesohen. 

    Në të gjithë Shqipërinë ka mungesë furnizimi dhe humbje masive teknike të ujit, të cilat  arrijnë deri  në 70% në zonat periferike sipas Entit Rregullator të Ujit.

    Ujësjellës kanalizime është shoqëruar nga administrata e fryrë dhe keqmenaxhimi. Ndërkohë që qytetarët vuajnë mungesën e ujit, Shpenzimet shkojnë për paga të administrates së fryrë dhe jo për investime reale në përmirësimin e rrjetit.

    Qytetarët faturohen në mënyrë të paqartë dhe me tarifa të larta. Rreth 32% e konsumatorëve nuk kanë matës uji, ndërkohë që faturat bazohen në vlerësime arbitrare.

    Çmimi i ujit vazhdon dhe rritet edhe pse cilësia e ujit dhe shërbimit mbetet e dobët.

    Tallja me qytetarët vazhdon. Rama në vend që të kërkojë falje dhe të mbajë përgjegjësi për dështimin e ujësjellës kanalizimeve, shpik struktura të reja qendrore, duke rrënuar vetëqeverisjen vendore dhe duke e kthyer çdo shërbim jetik në monopol të qeverisë së tij.

    Shqiptarët nuk kanë nevojë për hapjen e institucioneve te reja , si Operatori Kombëtar I Ujit, që të funksionojnë me të njëjtën skemë korruptive, por kësaj radhe të përqendruar totalisht në duart e qeverisë. Ata duan ujë të pijshëm në rubinetat e tyre, 24 orë në ditë.

    Pas 12 vitesh dështimesh, Rama ka vetëm një bilanc për t’u treguar shqiptarëve: varfëri, korrupsion dhe tallje në vend të mirëqenies, shërbimit dhe përgjegjësisë.

  • Rama “mori” edhe ujin

    Rama “mori” edhe ujin

    Me një ton sfidues dhe denoncues, kryeministri Edi Rama pranoi se vendi ka probleme me furnizimin me ujë, duke gjetur si “shpëtim” krijimin e një strukture të re të quajtur “Operatori i Ujit”, një institucion i ri për menaxhimin e të gjitha burimeve ujore në vend.
    “Fragmentimi në emër të decentralizimit i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje ishte një katastrofë e vërtetë. Borxhet e larta, paaftësia në menaxhimin e lidhur edhe me politizimin ekstrem në këto ndërmarrje si dhe mungesa e ekspertizës që është shoqëruar me mungesë të investimeve në mirëmbajtje, sollën situata të pajustifikueshme”, tha kryeministri Edi Rama, duke pranuar situatën e rëndë me keqmenaxhimin e Ujesjellës- Kanalizimeve, por edhe pasojën e madhe të mungesës së furnizimit me ujë të qytetarëve.
    Si shembull të keq, Rama mori Vlorën. “Niveli i papërgjegjshmërisë në pushtetin vendor në pika të caktuara është i frikshëm. Po ju sjell shembullin e Vlorës që e nisi sezonin me një situatë të papranueshme të alarmit të zonave të tëra të bashkisë së Vlorë për furnizim me ujë”, deklaroi Rama.
    “Hap burgun”, mbyll depozitat
    Kryeministri Edi Rama në parashtrimin e nismës së re për çështjen e ujit të pijshëm paralajmëroi se do jetë i ngjashëm me menaxhimin e energjisë elektrike, ku përgjatë vitit 2014 u arrestuan shumë qytetarë që nuk paguanin faturat dhe kryenin lidhje të paligjshme të energjisë.
    “Ai që paguan ujin ka të gjithë të drejtën të vërë kujën pse nuk e merr ujin, ndërsa ai që e vjedh ujin duhet të penalizohet me heqje lirie, siç ndodhi me ata që vidhnin energjinë elektrike”, tha Rama.
    Ndërsa pranoi dështimin, duke ua lënë fajin kryesisht njësive lokale në menaxhimin e ndërmarrjeve të Ujësjellës Kanalizimeve, kryeministri tha gjithashtu se do të largohen depozitat e ujit në tarracat e pallateve.
    “…të vijojmë me planin e heqjes së depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme mbi pallate të ndërtuara kohë më parë e mund të kthehen në burim katastrofash. Heqja e depozitave duhet t’ua shpjegojmë njerëzve që përmirëson furnizimin”, tha ai.
    Bashki, agjenci, operator….
    Çështja e Ujësjellës Kanalizimeve kaloi në disa duar në varësi të dyfishtë të pushtetit qendror dhe atij lokal. Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve (AKUM), u krijua në vitin 2018, si institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës.
    Kjo agjenci duhet të koordinonte dhe monitoronte furnizimin me ujë në bashkëpunim me pushtetet vendore.
    Një varësi e dyfishtë për ujësjellësin, pasi ministria nëpërmjet AKUM investonte në infrastrukturën e ujësjellësve qëndrorë, ndërsa UK-të lokale menaxhonin rrjetet e brendshme, shpërndarjen dhe mbledhjen e detyrimeve si sh.a në varësi të bashkive.
    Ujë 24 orë, i njëjti premtim 2013-2030…!
    Krejt i bindur, kandidati për kryeministër në vitin 2013 Edi Rama, nuk gjente dot shpjegim sesi Shqipëria të mos ketë ujë të pijshëm 24 orë. Duke lëshuar shigjeta drejt qeverisjes së Berishës, ai sfidoi dhe njëkohësisht i konsideroi si “turp” premtimet për ujë.
    “Unë nuk kam folur shumë për ujin e pijshëm e dini pse nuk kam folur? Sepse më vjen turp. Më vjen turp me një histori 20 vjet sa herë ka fushatë do ju japim ujë 24 orë. Pas 20 vitesh prapë ujë nuk ka dhe tetë vjet në pushtet të isha në vendin e tij (Berishës) do kisha ikur, do kisha thënë me falni nuk arrita dot, bëra sa munda po meqë nuk ju solla dot ujë unë nuk e meritoj…”, tha Edi Rama kur kërkonte votat për tu zgjedhur kryeministër për herë të parë.
    12 vite nga qeverisja e Ramës, “turpi” për ujë 24 orë duket se ka humbur. “Investojmë për të siguruar furnizim me ujë 24 orë edhe në 16 zona të tjera urbane dhe 37 zona rurale. Në 2030 mbulojmë 100% të qyteteve dhe 80% të fshatit me ujë 24 orë”, thuhet në vetëm një rresht e gjysmë në programin e PS-së të afishuar për zgjedhjet e 11 majit të këtij viti.
    Përfundimi
    Kryeministri Edi Rama në disa fushata elektorale rresht, për zgjedhje qëndrore dhe lokale, ka premtuar ujë të pijshëm 24 orë, nga viti 2013 dhe në vijim.
    Premtimin për zgjidhjen përfundimtare të furnizimit me ujë të pijshëm do e konsiderojmë premtim të ricikluar disa herë dhe të pambajtur./Faktoje.al/

  • “Mashtrime pa fund”, Spahia akuzon qeverinë për dështimin e furnizimit me ujë 24 orë: Miliarda shpenzime, por pa ujë

    “Mashtrime pa fund”, Spahia akuzon qeverinë për dështimin e furnizimit me ujë 24 orë: Miliarda shpenzime, por pa ujë

    Deputeti i zgjedhur i PD, Bardh Spahia, ka reaguar lidhur me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm, duke akuzuar qeverinë për mashtrime të përsëritura dhe keqpërdorim fondesh publike.
    “Pas çdo fushate, pas qindra projekteve dhe kantierëve të shpallur me bujë, shqiptarët ende nuk kanë ujë të pijshëm 24 orë në ditë”, shkruan Spahia në një postim të bërë në rrjete sociale. Sipas tij, prej 12 vitesh qytetarët janë ushqyer me gënjeshtra, ndërsa miliarda lekë janë shpenzuar pa asnjë rezultat konkret.
    Ai kërkon nga SPAK të hetojë menjëherë rastet ku projektet janë shpallur, fondet janë shpenzuar, por infrastruktura e ujësjellësit mungon.
    Postimi i plotë në FB:
    Pas premtimit në çdo fushatë elektorale,pas 12 vitesh, pas qindra projektesh, pas qindra kantieresh dhe pas qindra milionë eurosh të vjedhura në emër të furnizimit me ujë, së shpejti mashtruesi më i pafytyrë do “ndërmarrë” një hap për ujin!Fjalë e rrenë ka sa herë hap gojën.Mbase ka ndonjë shqiptar ndokund në Shqipëri ujë të pijshëm ose të papijshëm 24 orë dhe nuk e di unë!Po SPAK pse nuk vepron kur projektet dhe kantieret janë hapur, lekët janë vjedhur por ujë nuk ka akoma?