Debatet për projekt-buxhetin 2026 kanë tensionuar sallën e Kuvendit, ku përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës kanë kaluar në replika të forta personale. Deputetit i PS-së, Eduard Shalsi kritikoi Topallin duke i kërkuar të mos “i fryjë” ndarjes veri-jug, duke e cilësuar debatin e saj të pavlefshëm.
“E mbaj mend fort mirë kur zonja në fjalë drejtonte Kuvendin, sesi silleshin ministrat dhe drejtorët e institucioneve në Komisione, si të fortë… Kur ka qenë hera e fundit që ke qenë në Shkodër?
Mos i fryni kësaj historisë së ndarjes veri-jug, sepse as u ka shërbyer dhe as do t’u shërbejë sepse shqiptarët janë të zgjuar. Na dëgjojnë çfarë themi dhe shohin se çfarë bëjmë.
Për deputetët që kanë qenë këtu, dinë të bëjnë dallimin midis asaj që bënit ju në kohën tuaj dhe asaj që bëjmë tani. Buzëqeshja ju ndihmon të menaxhoni mungesën e argumenteve edhe me lezet… bëni mirë që nuk e merrni seriozisht”, tha Shalsi.
Topalli iu përgjigj me ironi, duke rikthyer një frazë të vjetër të Shalsit. “Deputetin që foli e njoh prej vitesh dhe e kujtoj vetëm për një fjali: ‘të paktën të vjedhim me lezet’. Atëherë mendova se nuk kishte eksperiencë politike, por paskam gabuar. Ai nuk ka as inteligjencën minimale”, tha ajo.
Në vijim, Topalli shtoi një tjetër thumb në adresë të mazhorancës: “Një sugjerim… ata që janë pijshëm, mos i lini të shkojnë te foltorja aty.”
Tag: pijshëm
-

Debate në Kuvend/ Topalli-Shalsit: ‘S’ka as inteligjencën minimale, mos lini të pijshëm të dalin në foltore
-

Turbullohet burimi i Navaricës, Saranda pa ujë të pijshëm
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Sarandë ka njoftuar ndërprerjen e furnizimit me ujë në të gjithë qytetin e Sarandës, si pasojë e turbullimit të ujit në burimet e Navaricës dhe në puset e fushës së Vrionit.
Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja do të jetë në fuqi deri në normalizimin e situatës, ndërkohë që ekipet teknike po monitorojnë nga afër gjendjen e burimeve dhe linjave kryesore të furnizimit.
Banorëve u kërkohet mirëkuptim deri në rikthimin e furnizimit të sigurt me ujë të pijshëm. -

Uji i pijshëm i ambalazhuar, KLSH ngre alarmin: Sistemi i kontrollit nuk garanton cilësi dhe siguri
Konsumi i ujit të pijshëm të ambalazhuar ka pësuar rritje vit pas viti por cilësia e tij nuk është e garantuar për qytetarët. Të paktën këtë konstaton raporti i fundit i Kontrollit ë Lartë të Shtetit që është ndalur në një auditim specifik për këtë segment. Konkretisht KLSH vlerëson se sistemi i ngritur nuk ka arritur të garantojë qytetarin për cilësinë e ujit të pijshëm të ambalazhuar që hidhet në treg. “Megjithëse konsumi i këtij produkti ka pësuar rritje të vazhdueshme çdo vit, institucionet përgjegjëse nuk kanë arritur të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre sa i përket kontrollit, monitorimit e analizimit të tij.
Ndryshimet e kompetencave në strukturat shtetërore, kanë krijuar paqartësi në rolet dhe përgjegjësitë e tyre dhe kanë ndikuar në funksionimin e fragmentuar të sistemit” nënvizon raporti i KLSH në përmbledhjen e gjetjeve. I njëjti raport nënvizon se kuadri ligjor e rregullator paraqitet i pa harmonizuar dhe në disa raste kontradiktor, nuk mundëson konkurrencë mes projekteve për përdorimin e burimit ujor dhe ka kritere të dobëta për dhënien e lejeve dhe licencave. “Nga ana tjetër, mangësitë e institucioneve në drejtim të, analizimeve laboratorike, bashkëveprimeve ndërinstitucionale si dhe informimit të publikut, nuk kanë garantuar cilësinë e ujit të ambalazhuar dhe sigurinë e nevojshme për qytetarin” thuhet në këtë përmbledhje.
KLSH konstaton se edhe në rastet kur nga autoritetet kanë rezultuar ujëra jo konform pas denoncimeve që mund të jenë bërë apo konstatimeve, hetimet nuk kanë qenë shteruese për të gjetur arsyen teksa nënvizohet se transporti me autobot i ujit mbetet jashtë mbikëqyrjeve. Në raport nënvizohet se sipas të dhënave të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore deri në fund të vitit 2024 janë të regjistruara 52 leje përdorimi të burimeve ujore të miratuara për ujë të pijshëm të ambalazhuar të cilat u përkasin 41 subjekteve tregtarë. Nga këto, 14 prej tyre janë me kontratë koncesioni që datojnë në vitet 2004 deri 2008 me afat vlefshmërie rreth 30 vite. Lejet/autorizimet e tjera kanë një afat vlefshmërie prej 5 vitesh sipas vendimeve të marra nga Këshillat e Baseneve Ujore përkatëse. -

Uji i pijshëm i ambalazhuar/ KLSH ngre alarmin: Sistemi i kontrollit nuk garanton cilësi dhe siguri
Konsumi i ujit të pijshëm të ambalazhuar ka pësuar rritje vit pas viti por cilësia e tij nuk është e garantuar për qytetarët. Të paktën këtë konstaton raporti i fundit i Kontrollit ë Lartë të Shtetit që është ndalur në një auditim specifik për këtë segment.
Konkretisht KLSH vlerëson se sistemi i ngritur nuk ka arritur të garantojë qytetarin për cilësinë e ujit të pijshëm të ambalazhuar që hidhet në treg.
“Megjithëse konsumi i këtij produkti ka pësuar rritje të vazhdueshme çdo vit, institucionet përgjegjëse nuk kanë arritur të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre sa i përket kontrollit, monitorimit e analizimit të tij. Ndryshimet e kompetencave në strukturat shtetërore, kanë krijuar paqartësi në rolet dhe përgjegjësitë e tyre dhe kanë ndikuar në funksionimin e fragmentuar të sistemit” nënvizon raporti i KLSH në përmbledhjen e gjetjeve.
I njëjti raport nënvizon se kuadri ligjor e rregullator paraqitet i pa harmonizuar dhe në disa raste kontradiktor, nuk mundëson konkurrencë mes projekteve për përdorimin e burimit ujor dhe ka kritere të dobëta për dhënien e lejeve dhe licencave.
“Nga ana tjetër, mangësitë e institucioneve në drejtim të, analizimeve laboratorike, bashkëveprimeve ndërinstitucionale si dhe informimit të publikut, nuk kanë garantuar cilësinë e ujit të ambalazhuar dhe sigurinë e nevojshme për qytetarin” thuhet në këtë përmbledhje.
KLSH konstaton se edhe në rastet kur nga autoritetet kanë rezultuar ujëra jo konform pas denoncimeve që mund të jenë bërë apo konstatimeve, hetimet nuk kanë qenë shteruese për të gjetur arsyen teksa nënvizohet se transporti me autobot i ujit mbetet jashtë mbikëqyrjeve.
Në raport nënvizohet se sipas të dhënave të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore deri në fund të vitit 2024 janë të regjistruara 52 leje përdorimi të burimeve ujore të miratuara për ujë të pijshëm të ambalazhuar të cilat u përkasin 41 subjekteve tregtarë.
Nga këto, 14 prej tyre janë me kontratë koncesioni që datojnë në vitet 2004 deri 2008 me afat vlefshmërie rreth 30 vite. Lejet/autorizimet e tjera kanë një afat vlefshmërie prej 5 vitesh sipas vendimeve të marra nga Këshillat e Baseneve Ujore përkatëse./ Monitor/
-

Saga e ujit, 13 vjet mashtrime të Ramës në një video
Çështja e furnizimit me ujë të pijshëm në Vlorë mbetet një plagë e hapur dhe një temë e nxehtë debati politik, e cila rishfaqet me forcë sa herë afrohen fushatat zgjedhore.
Një përmbledhje deklaratash nga aktorë të ndryshëm politikë nxjerr në pah kontrastin mes premtimeve ambicioze të qeverisë dhe kritikave të ashpra të opozitës, duke lënë qytetarët në pritje të një zgjidhjeje definitive.
Nga njëra anë, Kryeministri Edi Rama ka pranuar se ndjen “turp” për dështimin 20-vjeçar për të zgjidhur këtë problem, duke e cilësuar atë si një premtim të përsëritur elektoral. Megjithatë, ai ka bërë një zotim të fortë se gjatë mandatit të tretë qeverisës, problemi do të marrë fund.
“Në përfundim të mandatit të tretë, Vlora do ketë 24 orë ujë. Është fakt,” deklaroi ai, duke përmendur fonde të siguruara nga Banka Gjermane për Zhvillim (KFË) si garanci për realizimin e projektit.
Sipas tij, uji i pijshëm nuk do të jetë më temë përballjesh elektorale. Këtij premtimi i bashkëngjiten edhe zëra nga pushteti lokal.
Zyrtarë në terren kanë detajuar investimet konkrete që po kryhen. Bëhet fjalë për një projekt me vlerë 5.2 miliardë lekë që synon të përmirësojë me mbi 50% furnizimin me ujë në të gjithë territorin e bashkisë.
Plani përfshin ndërtimin e një tubacioni të dedikuar nga burimi deri në depot e qytetit. Për më tepër, janë investuar 15 milionë euro në pesë muajt e fundit për ndërhyrje në zona problematike si lagjja “Partizani” dhe aksi i rrugës Transballkanike.
Një zyrtar tjetër ka vendosur edhe një afat kohor, duke u zotuar se deri në vitin 2026, me përfundimin e lotit të dytë të rrjetit të brendshëm, projekti do të ketë marrë jetë. Në krahun tjetër, opozita shprehet thellësisht skeptike dhe kritike.
Deklaratat e kryeministrit Edi Rama, ish-kryebashkiakët Dritan Lelit, Ermal Dredha:
Edi Rama: Unë nuk kam folur shumë për ujin e pijshëm. Unë nuk kam folur shumë për ujin e pijshëm. E dini pse nuk kam folur? Se më vjen turp. Më vjen turp me një histori 20 vjet, sa herë ka fushatë do t’ju japim ujë për të pirë.
Edi Rama: Në mandatin e tretë qeverisës, ne do të garantojmë më në fund, më në fund, 100% ujë të pijshëm 24 orë në zonat urbane të 61 bashkive të vendit.
Edi Rama: Por e njëjta gjë do të ndodhë me Vlorën.
Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli: Përmirësim të ndjeshëm të furnizimit me ujë të pijshëm.
Ish-kryebashkiak i Vlorës, Ermal Dredha: Problematikë madhore ka qenë gjithmonë furnizimi me ujë. Furnizimi me ujë mbetet një nga ato problemet madhore që ne e shikojmë me shumë rëndësi. Rreth 9 milionë euro. E di që gjithmonë premtohet, premtohet, premtohet. Unë jam i sigurt që do bëjmë një punë të mirë bashkë.
Edi Rama: Shumë legjitime, thua çfarë diskuton ti? Ne s’kemi ujë.
Edi Rama: Blihen dhe ca milionë euro nga fondi i i Bankës Gjermane për zhvillim. Pra, në përfundim të mandatit të tretë, Vlora do ketë 24 orë ujë. Është fakt.
Ish-kryebashkiak i Vlorës, Dritan Leli: Investim për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm të qytetit që do të përmirësojë rreth më shumë se 50% garantimin e furnizimit me ujë në gjithë territorin e Bashkisë së Vlorës. Është një investim vlera e të cilit është rreth 5 miliardë, 5.2 miliardë lekë, me të cilin parashikohet një tub i dedikuar, pra një kanalizim i dedikuar për të shkuar nga pika e furnizimit me ujë, pra nga nga burimi i ujit në depot e qytetit. Investim i cili ne parashikojmë që të përfundojë përpara sezonit të ardhshëm turistik.
Edi Rama: Kemi sa kemi investime për ujin? Ne kemi..
Ish-kryebashkiak i Vlorës, Dritan Leli: Kemi këtu janë 15 milionë euro që janë, kanë mbërritur vetëm në pesë muajt e fundit, lagjen Partizani, që është një nga lagjet me problematikat më të mëdha për furnizimin me ujë të pijshëm. Kemi përmirësimin e furnizimit përgjatë rrugës Transballkanike që do të shkojë në drejtim të zonës së Çoleve, e cila është, i cili është një projekt që bashkohet bashkë me kanalizimet për të shpëtuar ato pjesët e përmbytjeve që janë kanë ngelur në rrugën e Çipave apo në rrugën Albano Romina. Dhe njëkohësisht KFV-ja është një një projekt përfundimtar që do të zgjidhi, do japi zgjidhje përfundimtare për ujin.
Edi Rama: Që kalon. Po po patjetër, janë firmosur të gjitha letrat dhe pritet që të fillojë sa më shpejt.
Edi Rama: Uji i pijshëm nuk do të jetë më temë fushatash elektorale dhe përballjesh.
Folësja: Vlora është duke përfunduar një projekt ambicioz të ujësjellësit dhe shpresojmë që brenda 2026-ës ky projekt i cili ka kaluar në fazën e dytë, në atë fazën e rrjetit të brendshëm të lagjeve, të marri jetë. Brenda 2026-ës ne zotohemi që do të përfundojmë lotin e dytë, atë të rrjetit…
Edi Rama: Pas 20 vjetësh prapë ujë s’ka. Dhe tetë vjet në pushtet, të isha në vendin e tij, do kisha ik, do kisha thënë më falni, nuk arrita dot, bëra sa munda, po meqë nuk ju solla dot ujë, unë nuk e meritoj.
-

Tirana pa ujë/ Furnizimi me orar dhe era klor, kryeqytetasit gjejnë zgjidhje tek depozitat e bidonat
Ndërsa qeveria premton reforma dhe 24 orë furnizim, qytetarët numërojnë orët pa ujë nëpër rubineta dhe shpenzimet për blerjen e bidonëve në markete. Midis premtimeve elektorale dhe faturave të dyfishta, kriza e ujit mbetet pa zgjidhje.
Natasha Muçi, 69 vjeçe, u gjend ligsht natën e 3 shtatorit. Me të shoqin që lëngon nga sëmundja në shtrat dhe temperaturat ende të larta në Tiranë, Natashës i duhej ujë në shtëpi, por ujë nuk kishte. Në shtëpinë e familjes Muçi, ngjitur me Ministrinë e Jashtme në Tiranë, rubineti nuk pikonte gjatë gjithë ditës.
Gruaja ankohet se uji mungonte tërësisht prej ditësh, por edhe kur kishte, furnizimi është me orar.
“Furnizohemi me ujë nga ora 6:00 deri në 8:00 të mëngjesit; në orën 13:00 vjen vetëm për një orë, dhe ka raste pasdite nuk kemi fare,” tha ajo.
Në prani të kësaj reportereje, Muçi telefonoi Ujësjellësin e Tiranës, por tri telefonata shkuan pa përgjigje. E moshuara thotë se edhe kur telefoni hapet, përgjigjet janë “arrogante dhe josqaruese”.
“Kemi marrë edhe numrin e gjelbër të UKT-së, por nuk përgjigjen. Kur përgjigjen thonë që zona 1 ka ujë, ndërkohë që ujë nuk ka,” shtoi gruaja e dëshpëruar.
Ndërsa 69-vjeçarja i mbante sytë nga rubineti, kryeministri Edi Rama premtonte nga televizori reformë të thellë në ujësjellës dhe heqjen e depozitave nga tarracat e pallateve, që shpesh janë shpresa e vetme e furnizimit me ujë në kryeqytet.
“Kjo është dhe koha për të filluar punën hap pas hapi me planin e heqjes të depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme mbi pallate”, tha Rama në një fjalim të gjatë, ku për mungesën e ujit fajësoi lavazhet dhe abuzuesit.
Por ndërsa Rama fliste për një situatë të përmirësuar të furnizimit me ujë dhe premtonte reforma, lagje të tëra në kryeqytet ishin pa ujë në javët e para të shtatorit. BIRN foli me banorë në Njësitë Administrative 1, 2 dhe 10 që i përkasin qendrës së qytetit, ndërsa gjeti një situatë edhe më të rëndë në zonën e Astirit në periferi.
Përfaqësues të opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës fajësojnë qeverinë për premtimet e pambajtura të furnizimit me ujë të banorëve të Tiranës.
“Mungesa e ujit është e dukshme te bidonët që blihen në markete. Qytetarët paguajnë dy herë: një herë faturën e UKT-së dhe një herë bidonët me ujë të blerë në market, duke u kthyer viktimë e mashtrimit institucional,” tha Ilir Alimehmeti.
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Tiranë, UKT, mohoi mungesën e ujit në lagje të tëra të kryeqytetit gjatë shtatorit. Në një përgjigje me shkrim më 23 shtator, Ujësjellësi tha se kryeqytetasit merrnin 17.3 orë ujë në ditë dhe se mungesat ishin prej defekteve dhe të shkurtra.
“Aktualisht nuk kemi lagje pa furnizim me ujë të pijshëm. Por kemi shtëpi dhe banesa të cilat janë në kuota më të larta dhe jashtë limiteve të kufijve teknikë,” tha Ujësjellësi.
Uji rrjedh vetëm në premtimeUji i pijshëm është një nga pikat kyçe të fushatave elektorale lokale dhe qendrore në Tiranë. Në tri dekadat e fundit, kryebashkiakët dhe kryeministrat i kanë përsëritur shpesh premtimet për furnizim pa ndërprerje të qytetarëve të Tiranës.
UKT nga ana e tij mohon tërësisht problemet me furnizimin e ujit.
“Nuk ka mungesë uji të pijshëm në qytetin e Tiranës. Mund të ketë shkëputje ose reduktime të përkohshme në raste defektesh”, i tha UKT BIRN. Kompania këmbënguli se ajo që e quajti disbalancë në furnizim vinte për shkak të shpërdorimit të ujit në rrjet nga përdoruesit dhe ndërhyrjet në rrjet.
“Sasia e ujit të pijshëm llogaritet për frymë dhe jo për shpërdorim të tij, shpërdorimi i ujit të pijshëm nga individët për arsye të ndryshme si dhe ndërhyrjet në rrjet janë shkaktarët kryesorë të disbalancës së shpërndarjes së ujit”, thuhet në përgjigjen zyrtare.
Këto deklarata nuk i bëjnë përshtypje Erinda Lukës, e cila jeton me babanë e saj në Astir. Ajo thotë se ka dekada që dëgjojnë premtime për ujë të rrjedhshëm dhe asgjë nuk ndryshon.
“Na kanë thënë prej dekadash se do të ketë ujë 24 orë, por kjo nuk ndodh kurrë,” tha Luka.
Duke iu referuar “luftës” së kryeministrit me depozitat, Luka thotë se kjo do t’i linte ata pa asnjë shpresë për ujë. “Depozitat janë shpëtimi ynë, nuk mund t’i heqin. Prej premtimeve vetëm fjalë kemi marrë”, thotë ajo.
Një familje në njësinë administrative 10 në qendër të Tiranës e ka vendosur depozitën me pompë në ballkonin e shtëpisë si e vetmja zgjidhje për të pasur ujë.
“Kam katër fëmijë, më i vogli është 3 vjeç, për të mbijetuar dhe jo jetuar kam sajuar depozitën brenda në shtëpi, edhe pse bën zhurmë, s’kam çfarë bëj”, thotë kryefamiljari dhe kërkon të jetë anonim pasi bashkëshortja punon në administratë.
Ai thotë se uji mungon vazhdimisht dhe nuk mund të përdoret për të pirë. Premtime edhe ai ka dëgjuar, madje edhe në shkallët e pallatit ku ka hasur kandidatë për fushatë.
“Po ngjitesha në shkallë, kur hasa me një deputet të PS-së. Më pyeti për problemet e zonës, përveç rrugës më jetësore është uji i thashë. Qeshi e më tha do ta sjellim sepse do të hyjmë Europë. Ç’Europë e zezë thua, në nevojtore të shkojmë s’kemi ujë”, thotë ai i revoltuar.
Edhe kur vjen, vjen i ndoturGjykata e Tiranës shpalli në vitin 2021 se uji i kryeqytetit nuk është i pijshëm, pas një procesi katërvjeçar që evidentoi mungesën e përputhjes së cilësisë me standardet ligjore. Por, edhe pas vendimit të gjykatës, ajo që qytetarët marrin në rubinet është e njëjtë. Uji mban erë dhe shpesh është i turbullt.
Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Bashkiak për Partinë Demokratike, thotë se cilësia e ujit rrezikon banorët e qytetit.
Sipas tij, rreziqet e ujit ndahen në dy kategori: mikrobiologjike dhe kimike.
“Analizat tregojnë praninë e baktereve Escherichia Coli dhe Streptococcus fecalis, që dëshmojnë kontaminim me ujërat e zeza — sidomos në zonat e mbipopulluara si Astiri dhe Kombinati”, thotë Alimehmeti me profesion mjek.
Ai shton gjithashtu se në Tiranë përdoret sasi e madhe e klorit, që po ashtu është mjaft e dëmshme.
“Në të njëjtën kohë, klorimi i ujit përdoret në nivele mbi normat, duke e bërë atë potencialisht kancerogjen në afat të gjatë dhe të dëmshëm për organet e trupit. Pasojat shëndetësore përfshijnë gastroenteritet e shpeshta, hepatitet dhe rreziqet tumorale që shpesh nuk evidentohen zyrtarisht,” shtoi Alimehmeti.
UKT mohoi që uji të kishte probleme. Sipas tyre, burimet ujore janë të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e qytetit. Cilësia e ujit monitorohet çdo ditë nga dy laboratorë brenda UKT-së, dhe parametra si aroma, shija, ngjyra dhe turbullira mbahen sipas standardeve kombëtare dhe rekomandimeve të OBSH-së. “Niveli i klorit mbahet brenda vlerave 0.3–0.5 mg/l, duke e bërë ujin të sigurt për konsum,” deklaroi UKT.
Por Erges Eskiu, banor i njësisë 2 në Tiranë, thotë se uji, përveçse i vjen me orare të kufizuara, shpesh nuk është i përdorshëm. “Për fëmijët duhet të blej ujë të ambalazhuar, pasi uji i rubinetit është i turbullt dhe ka erë të fortë klori”, thotë ai.
Kryefamiljari tregon se për shkak se uji i rubinetit nuk mund të pihet, shpenzimet mujore rriten me 5 mijë lekë të rinj.
“D.m.th. fatura e UKT-së shkon 2300-2700, plus uji që blejmë për të pirë, 2400 lekë në muaj kam llogaritur. Rreth 5000 lekë”, llogarit ai./ Reporter.al -

Në Tiranë, uji i pijshëm rrjedh vetëm në premtime
Natasha Muçi, 69 vjeçe, u gjend ligsht natën e 3 shtatorit. Me të shoqin që lëngon nga sëmundja në shtrat dhe temperaturat ende të larta në Tiranë, Natashës i duhej ujë në shtëpi, por ujë nuk kishte. Në shtëpinë e familjes Muçi, ngjitur me Ministrinë e Jashtme në Tiranë, rubineti nuk pikonte gjatë gjithë ditës.
Gruaja ankohet se uji mungonte tërësisht prej ditësh, por edhe kur kishte, furnizimi është me orar.
“Furnizohemi me ujë nga ora 6:00 deri në 8:00 të mëngjesit; në orën 13:00 vjen vetëm për një orë, dhe ka raste pasdite nuk kemi fare,” tha ajo.
Në prani të kësaj reportereje, Muçi telefonoi Ujësjellësin e Tiranës, por tre telefonata shkuan pa përgjigje. E moshuara thotë se edhe kur telefoni hapet, përgjigjet janë “arrogante dhe josqaruese”.
“Kemi marrë edhe numrin e gjelbër të UKT-së, por nuk përgjigjen. Kur përgjigjen thonë që zona 1 ka ujë, ndërkohë që ujë nuk ka,” shtoi gruaja e dëshpëruar.
Ndërsa 69-vjeçarja i mbante sytë nga rubineti, kryeministri Edi Rama premtonte nga televizori reformë të thellë në ujësjellësa dhe heqjen e depozitave nga tarracat e pallateve, që shpesh janë shpresa e vetme e furnizimit me ujë në kryeqytet.
“Kjo është dhe koha për të filluar dhe punën hap pas hapi me planin e heqjes të depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme mbi pallate”, tha Rama në një fjalim të gjatë, ku për mungesën e ujit fajësoi lavazhet dhe abuzuesit.
Por ndërsa Rama fliste për një situatë të përmirësuar të furnizimit me ujë dhe premtonte reforma, lagje të tëra në kryeqytet ishin pa ujë në javët e para të shtatorit. BIRN foli me banorë në Njësitë Administrative 1, 2 dhe 10 që i përkasin qendrës së qytetit, ndërsa gjeti një situatë edhe më të rëndë në zonën e Astirit në periferi.
Përfaqësues të opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës fajësojnë qeverinë për premtimet e pambajtura të furnizimit me ujë të banorëve të Tiranës.
“Mungesa e ujit është e dukshme te bidonët që blihen në markete. Qytetarët paguajnë dy herë: një herë faturën e UKT-së dhe një herë bidonët me ujë të blerë në market, duke u kthyer viktimë e mashtrimit institucional,” tha Ilir Alimehmeti.
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Tiranë, UKT mohoi mungesën e ujit në lagje të tëra të kryeqytetit gjatë shtatorit. Në një përgjigje me shkrim më 23 shtator, Ujësjellësi tha se kryeqytetasit merrnin 17.3 orë ujë në ditë dhe se mungesat ishin prej defekteve dhe të shkurtra.
“Aktualisht nuk kemi lagje pa furnizim me ujë të pijshëm. Por kemi shtëpi dhe banesa të cilat janë në kuota më të larta dhe jashtë limiteve të kufijve teknikë,” tha Ujësjellësi.
Uji rrjedh vetëm në premtime
“Depozitat janë shpëtimi ynë, nuk mund t’i heqin,” thotë një banore e zonës së Astirit në Tiranë. Foto: Françeska Ndoja.
Uji i pijshëm është një nga pikat kyçe të fushatave elektorale lokale dhe qendrore në Tiranë. Në tre dekadat e fundit, kryebashkiakët dhe kryeministrat i kanë përsëritur shpesh premtimet për furnizim pa ndërprerje të qytetarëve të Tiranës.
UKT nga ana e tij mohon tërësisht problemet me furnizimin e ujit.
“Nuk ka mungesë uji të pijshëm në qytetin e Tiranës. Mund të ketë shkëputje ose reduktime të përkohshme në raste defektesh”, i tha UKT BIRN. Kompania këmbënguli se ajo që e quajti disbalancë në furnizim vinte për shkak të shpërdorimit të ujit në rrjet nga përdoruesit dhe ndërhyrjet në rrjet.
“Sasia e ujit të pijshëm llogaritet për frymë dhe jo për shpërdorim të tij, shpërdorimi i ujit të pijshëm nga individët për arsye të ndryshme si dhe ndërhyrjet në rrjet janë shkaktarët kryesorë të disbalancës së shpërndarjes së ujit”, thuhet në përgjigjen zyrtare.
Këto deklarata nuk i bëjnë përshtypje Erinda Lukës, e cila jeton me babanë e saj në Astir. Ajo thotë se ka dekada që dëgjojnë premtime për ujë të rrjedhshëm dhe asgjë nuk ndryshon.
“Na kanë thënë prej dekadash se do të ketë ujë 24 orë, por kjo nuk ndodh kurrë,” tha Luka.
Duke iu referuar “luftës” së kryeministrit me depozitat, Luka thotë se kjo do i linte ata pa asnjë shpresë për ujë. “Depozitat janë shpëtimi ynë, nuk mund t’i heqin. Prej premtimeve vetëm fjalë kemi marrë”, thotë ajo.
Një familje në njësinë administrative 10 në qendër të Tiranës e ka vendosur depozitën me pompë në ballkonin e shtëpisë si e vetmja zgjidhje për të pasur ujë.
“Kam katër fëmijë, më i vogli është 3 vjeç, për të mbijetuar dhe jo jetuar kam sajuar depozitën brenda në shtëpi edhe pse bën zhurmë, s’kam çfarë bëj”, thotë kryefamiljari dhe kërkon të jetë anonim pasi bashkëshortja punon në administratë.
Ai thotë se uji mungon vazhdimisht dhe nuk mund të përdoret për të pirë. Premtime edhe ai ka dëgjuar, madje edhe në shkallët e pallatit ku ka hasur kandidatë për fushatë.
“Po ngjitesha në shkallë, kur hasa me një deputet të PS. Më pyeti për problemet e zonës, përveç rrugës më jetësore është uji i thashë. Qeshi e më tha do e sjellim sepse do hyjmë Evropë. Ç’ Evropë e zezë thua, në nevojtore të shkojmë s’kemi ujë”, thotë ai i revoltuar.
Edhe kur vjen, vjen i ndotur
Depozitat e ujit mbizotërojnë peizazhin e kryeqytetit. Foto: Françeska Ndoja.
Gjykata e Tiranës shpalli në vitin 2021 se uji i kryeqytetit nuk është i pijshëm, pas një procesi katërvjeçar që evidentoi mungesën e përputhjes së cilësisë me standardet ligjore. Por edhe pas vendimit të gjykatës, ajo që qytetarët marrin në rubinet është e njëjtë. Uji mban erë dhe shpesh është i turbullt.
Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Bashkiak për Partinë Demokratike thotë se cilësia e ujit rrezikon banorët e qytetit.
Sipas tij, rreziqet e ujit ndahen në dy kategori: mikrobiologjike dhe kimike.
“Analizat tregojnë praninë e baktereve Escherichia Coli dhe Streptococcus fecalis, që dëshmojnë kontaminim me ujërat e zeza — sidomos në zonat e mbipopulluara si Astiri dhe Kombinati”, thotë Alimehmeti me profesion mjek.
Ai shton gjithashtu se në Tiranë përdoret sasi e madhe e klorit, që po ashtu është mjaft e dëmshme.
“Në të njëjtën kohë, klorimi i ujit përdoret në nivele mbi normat, duke e bërë atë potencialisht kancerogjen në afat të gjatë dhe të dëmshëm për organet e trupit. Pasojat shëndetësore përfshijnë gastroenteritet e shpeshta, hepatitet dhe rreziqe tumorale që shpesh nuk evidentohen zyrtarisht,” shtoi Alimehmeti.
UKT mohoi që uji të kishte probleme. Sipas tyre, burimet ujore janë të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e qytetit. Cilësia e ujit monitorohet çdo ditë nga dy laboratorë brenda UKT-së, dhe parametra si aroma, shija, ngjyra dhe turbullira mbahen sipas standardeve kombëtare dhe rekomandimeve të OBSH-së. “Niveli i klorit mbahet brenda vlerave 0.3–0.5 mg/l, duke e bërë ujin të sigurt për konsum,” deklaroi UKT.
Por Erges Eskiu, banor i njësisë 2 në Tiranë thotë se uji përveç se i vjen me orare të kufizuara, shpesh nuk është i përdorshëm. “Për fëmijët duhet të blej ujë të ambalazhuar, pasi uji i rubinetit është i turbullt dhe ka erë të fortë klori”, thotë ai.
Kryefamiljari tregon se për shkak se uji i rubinetit nuk mund të pihet, shpenzimet mujore rriten me 5 mijë lekë të reja.
“Dmth fatura e UKT shkon 2300-2700, plus uji që blejmë për të pirë, 2400 lekë në muaj kam llogaritur. Rreth 5000 lekë”, llogarit ai.
/reporter.al/ -

BIRN: Në Tiranë, uji i pijshëm rrjedh vetëm në premtime
Natasha Muçi, 69 vjeçe, u gjend ligsht natën e 3 shtatorit. Me të shoqin që lëngon nga sëmundja në shtrat dhe temperaturat ende të larta në Tiranë, Natashës i duhej ujë në shtëpi, por ujë nuk kishte. Në shtëpinë e familjes Muçi, ngjitur me Ministrinë e Jashtme në Tiranë, rubineti nuk pikonte gjatë gjithë ditës.
Gruaja ankohet se uji mungonte tërësisht prej ditësh, por edhe kur kishte, furnizimi është me orar.
“Furnizohemi me ujë nga ora 6:00 deri në 8:00 të mëngjesit; në orën 13:00 vjen vetëm për një orë, dhe ka raste pasdite nuk kemi fare,” tha ajo.
Në prani të kësaj reportereje, Muçi telefonoi Ujësjellësin e Tiranës, por tre telefonata shkuan pa përgjigje. E moshuara thotë se edhe kur telefoni hapet, përgjigjet janë “arrogante dhe josqaruese”.
“Kemi marrë edhe numrin e gjelbër të UKT-së, por nuk përgjigjen. Kur përgjigjen thonë që zona 1 ka ujë, ndërkohë që ujë nuk ka,” shtoi gruaja e dëshpëruar.
Ndërsa 69-vjeçarja i mbante sytë nga rubineti, kryeministri Edi Rama premtonte nga televizori reformë të thellë në ujësjellësa dhe heqjen e depozitave nga tarracat e pallateve, që shpesh janë shpresa e vetme e furnizimit me ujë në kryeqytet.
“Kjo është dhe koha për të filluar dhe punën hap pas hapi me planin e heqjes të depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme mbi pallate”, tha Rama në një fjalim të gjatë, ku për mungesën e ujit fajësoi lavazhet dhe abuzuesit.
Por ndërsa Rama fliste për një situatë të përmirësuar të furnizimit me ujë dhe premtonte reforma, lagje të tëra në kryeqytet ishin pa ujë në javët e para të shtatorit. BIRN foli me banorë në Njësitë Administrative 1, 2 dhe 10 që i përkasin qendrës së qytetit, ndërsa gjeti një situatë edhe më të rëndë në zonën e Astirit në periferi.
Përfaqësues të opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës fajësojnë qeverinë për premtimet e pambajtura të furnizimit me ujë të banorëve të Tiranës.
“Mungesa e ujit është e dukshme te bidonët që blihen në markete. Qytetarët paguajnë dy herë: një herë faturën e UKT-së dhe një herë bidonët me ujë të blerë në market, duke u kthyer viktimë e mashtrimit institucional,” tha Ilir Alimehmeti.
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Tiranë, UKT mohoi mungesën e ujit në lagje të tëra të kryeqytetit gjatë shtatorit. Në një përgjigje me shkrim më 23 shtator, Ujësjellësi tha se kryeqytetasit merrnin 17.3 orë ujë në ditë dhe se mungesat ishin prej defekteve dhe të shkurtra.
“Aktualisht nuk kemi lagje pa furnizim me ujë të pijshëm. Por kemi shtëpi dhe banesa të cilat janë në kuota më të larta dhe jashtë limiteve të kufijve teknikë,” tha Ujësjellësi.
Uji rrjedh vetëm në premtime
Uji i pijshëm është një nga pikat kyçe të fushatave elektorale lokale dhe qendrore në Tiranë. Në tre dekadat e fundit, kryebashkiakët dhe kryeministrat i kanë përsëritur shpesh premtimet për furnizim pa ndërprerje të qytetarëve të Tiranës.
UKT nga ana e tij mohon tërësisht problemet me furnizimin e ujit.
“Nuk ka mungesë uji të pijshëm në qytetin e Tiranës. Mund të ketë shkëputje ose reduktime të përkohshme në raste defektesh”, i tha UKT BIRN. Kompania këmbënguli se ajo që e quajti disbalancë në furnizim vinte për shkak të shpërdorimit të ujit në rrjet nga përdoruesit dhe ndërhyrjet në rrjet.
“Sasia e ujit të pijshëm llogaritet për frymë dhe jo për shpërdorim të tij, shpërdorimi i ujit të pijshëm nga individët për arsye të ndryshme si dhe ndërhyrjet në rrjet janë shkaktarët kryesorë të disbalancës së shpërndarjes së ujit”, thuhet në përgjigjen zyrtare.
Këto deklarata nuk i bëjnë përshtypje Erinda Lukës, e cila jeton me babanë e saj në Astir. Ajo thotë se ka dekada që dëgjojnë premtime për ujë të rrjedhshëm dhe asgjë nuk ndryshon.
“Na kanë thënë prej dekadash se do të ketë ujë 24 orë, por kjo nuk ndodh kurrë,” tha Luka.
Duke iu referuar “luftës” së kryeministrit me depozitat, Luka thotë se kjo do i linte ata pa asnjë shpresë për ujë. “Depozitat janë shpëtimi ynë, nuk mund t’i heqin. Prej premtimeve vetëm fjalë kemi marrë”, thotë ajo.
Një familje në njësinë administrative 10 në qendër të Tiranës e ka vendosur depozitën me pompë në ballkonin e shtëpisë si e vetmja zgjidhje për të pasur ujë.
“Kam katër fëmijë, më i vogli është 3 vjeç, për të mbijetuar dhe jo jetuar kam sajuar depozitën brenda në shtëpi edhe pse bën zhurmë, s’kam çfarë bëj”, thotë kryefamiljari dhe kërkon të jetë anonim pasi bashkëshortja punon në administratë.
Ai thotë se uji mungon vazhdimisht dhe nuk mund të përdoret për të pirë. Premtime edhe ai ka dëgjuar, madje edhe në shkallët e pallatit ku ka hasur kandidatë për fushatë.
“Po ngjitesha në shkallë, kur hasa me një deputet të PS. Më pyeti për problemet e zonës, përveç rrugës më jetësore është uji i thashë. Qeshi e më tha do e sjellim sepse do hyjmë Evropë. Ç’ Evropë e zezë thua, në nevojtore të shkojmë s’kemi ujë”, thotë ai i revoltuar.
Edhe kur vjen, vjen i ndotur
Gjykata e Tiranës shpalli në vitin 2021 se uji i kryeqytetit nuk është i pijshëm, pas një procesi katërvjeçar që evidentoi mungesën e përputhjes së cilësisë me standardet ligjore. Por edhe pas vendimit të gjykatës, ajo që qytetarët marrin në rubinet është e njëjtë. Uji mban erë dhe shpesh është i turbullt.
Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Bashkiak për Partinë Demokratike thotë se cilësia e ujit rrezikon banorët e qytetit. Sipas tij, rreziqet e ujit ndahen në dy kategori: mikrobiologjike dhe kimike.
“Analizat tregojnë praninë e baktereve Escherichia Coli dhe Streptococcus fecalis, që dëshmojnë kontaminim me ujërat e zeza — sidomos në zonat e mbipopulluara si Astiri dhe Kombinati”, thotë Alimehmeti me profesion mjek.
Ai shton gjithashtu se në Tiranë përdoret sasi e madhe e klorit, që po ashtu është mjaft e dëmshme.
“Në të njëjtën kohë, klorimi i ujit përdoret në nivele mbi normat, duke e bërë atë potencialisht kancerogjen në afat të gjatë dhe të dëmshëm për organet e trupit. Pasojat shëndetësore përfshijnë gastroenteritet e shpeshta, hepatitet dhe rreziqe tumorale që shpesh nuk evidentohen zyrtarisht,” shtoi Alimehmeti.
UKT mohoi që uji të kishte probleme. Sipas tyre, burimet ujore janë të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e qytetit. Cilësia e ujit monitorohet çdo ditë nga dy laboratorë brenda UKT-së, dhe parametra si aroma, shija, ngjyra dhe turbullira mbahen sipas standardeve kombëtare dhe rekomandimeve të OBSH-së. “Niveli i klorit mbahet brenda vlerave 0.3–0.5 mg/l, duke e bërë ujin të sigurt për konsum,” deklaroi UKT.
Por Erges Eskiu, banor i njësisë 2 në Tiranë thotë se uji përveç se i vjen me orare të kufizuara, shpesh nuk është i përdorshëm. “Për fëmijët duhet të blej ujë të ambalazhuar, pasi uji i rubinetit është i turbullt dhe ka erë të fortë klori”, thotë ai.
Kryefamiljari tregon se për shkak se uji i rubinetit nuk mund të pihet, shpenzimet mujore rriten me 5 mijë lekë të reja.
“Dmth fatura e UKT shkon 2300-2700, plus uji që blejmë për të pirë, 2400 lekë në muaj kam llogaritur. Rreth 5000 lekë”, llogarit ai. BIRN/ -

Skandal në fshatin Kurdari të Matit/ 2.5 mln euro për ujësjellësin, banorët ende pa ujë të pijshëm
Deputetja e partisë Demokratike Denisa Vata ka denoncuar një skandal lidhur me ujësjellësin e fshatit Kurdari në Bashkinë Klos, ku sipas saj, qytetarët janë duke konsumuar ujë vaditjeje në vend të ujit të pijshëm, pas një investimi prej 2.5 milionë euro.
Projekti, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe bashkëfinancuar nga bashkia, është kthyer në një farsë higjieno-sanitare shkruan deputetja Vatan ë FB, ku tubat për ujë të pijshëm janë lidhur me kanalet ku pinë bagëtitë.
Vata i bën thirrje Prokurorisë së Qarkut Dibër të nisë menjëherë hetimet për këtë që e cilëson si një abuzim me fondet publike dhe një krim ndaj shëndetit të qytetarëve.
Postimi:
Skandali i ujësjellësit të Kurdarisë ,qytetarët pinë ujë vaditjeje për 2.5 milionë euro!
Ujësjellësi i Kurdarisë ka nisur ndërtimin rreth viteve 2018–2019 dhe ka përfunduar vetëm 2–3 vite më parë, me një kosto prej 2.5 milionë euro. Investim i madh, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe me 10% bashkëfinancim nga Bashkia Klos, me premtimin për furnizim të sigurt me ujë të pijshëm.
Por realiteti i sotëm është i trishtë: në gusht, banorët e Kurdarisë, Skënderajt, Suçit, Kujtimit dhe Shulbaterrit më denoncuan mungesën e ujit. Pas kontaktit tim me Drejtorinë e Ujësjellësit me qendër në Bulqizë, më siguruan se “problemi do të zgjidhej”.
Dhe “zgjidhja” ishte kjo: të fusin në ujëmbledhësin e ujësjellësit ujin që përdoret për vaditje, nga një kanal natyror ku pinë edhe bagëtitë.
Pastaj nisi komedia e hidhur:
Njëri punonjës tha se po “lanin ujëmbledhësin e ujit të pijshëm me ujin e vaditjes”. Pra, qytetarët do të pinë “ujë të larë”!
Një tjetër tha se “banorët e kanë vjedhur ujin historikisht për vaditje”. Pra, sipas tij, faji është i qytetarëve!
Ndërsa përgjegjësi i ujësjellësit në Klos, Kastriot Pjetri, deklaroi se “tubi plastik është përdorur historikisht për vaditje”.
Pyetja është:
Nëse tubi qenka për vaditje, pse është futur brenda në ujëmbledhësin e ujit të pijshëm?
A vadisin qytetarët me “ujin e pijshëm” që paguajnë çdo muaj faturën?
Ironi më të rëndë ndaj inteligjencës së banorëve nuk ka!
I bëj thirrje Prokurorisë së Qarkut Dibër të nisë menjëherë hetimet për këtë rast, sepse banorët e Kurdarisë nuk po gjejnë qetësi.
Ky është një abuzim i rëndë me fondet publike dhe një krim higjeno-sanitar ndaj qindra familjeve.
Dhe mos harrojmë: pak muaj para zgjedhjeve, një leje për ndërtimin e një HEC-i iu dha ish-kandidatit të PS, z. Doma, pa asnjë dëgjesë publike.
Edhe HEC-et, edhe Drejtoria e Ujësjellësit janë në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, pra në varësi direkte të ministres Belinda Balluku.
Qytetarëve u mohohet uji i pijshëm, ndërsa uji i lumit jepet me koncesione politike.
Për ta provuar këtë që them, po publikoj edhe videot e bëra disa orë më parë në vendngjarje. -

Skandal në fshatin Kurdari/ Vata: 2.5 mln euro shkuan për ujësjellësin, ndërsa qytetarët pinë ujë vaditjeje!
Deputetja e partisë Demokratike Denisa Vata ka denoncuar një skandal lidhur me ujësjellësin e fshatit Kurdari në Bashkinë Klos, ku sipas saj, qytetarët janë duke konsumuar ujë vaditjeje në vend të ujit të pijshëm, pas një investimi prej 2.5 milionë euro. Projekti, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe bashkëfinancuar nga bashkia, është kthyer në një farsë higjieno-sanitare shkruan deputetja Vatan ë FB, ku tubat për ujë të pijshëm janë lidhur me kanalet ku pinë bagëtitë. Vata i bën thirrje Prokurorisë së Qarkut Dibër të nisë menjëherë hetimet për këtë që e cilëson si një abuzim me fondet publike dhe një krim ndaj shëndetit të qytetarëve.
Postimi i plotë i deputetes së PD:
Skandali i ujësjellësit të Kurdarisë ,qytetarët pinë ujë vaditjeje për 2.5 milionë euro!
Ujësjellësi i Kurdarisë ka nisur ndërtimin rreth viteve 2018–2019 dhe ka përfunduar vetëm 2–3 vite më parë, me një kosto prej 2.5 milionë euro. Investim i madh, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe me 10% bashkëfinancim nga Bashkia Klos, me premtimin për furnizim të sigurt me ujë të pijshëm.
Por realiteti i sotëm është i trishtë: në gusht, banorët e Kurdarisë, Skënderajt, Suçit, Kujtimit dhe Shulbaterrit më denoncuan mungesën e ujit. Pas kontaktit tim me Drejtorinë e Ujësjellësit me qendër në Bulqizë, më siguruan se “problemi do të zgjidhej”.
Dhe “zgjidhja” ishte kjo: të fusin në ujëmbledhësin e ujësjellësit ujin që përdoret për vaditje, nga një kanal natyror ku pinë edhe bagëtitë.
Pastaj nisi komedia e hidhur:
Njëri punonjës tha se po “lanin ujëmbledhësin e ujit të pijshëm me ujin e vaditjes”. Pra, qytetarët do të pinë “ujë të larë”!
Një tjetër tha se “banorët e kanë vjedhur ujin historikisht për vaditje”. Pra, sipas tij, faji është i qytetarëve!
Ndërsa përgjegjësi i ujësjellësit në Klos, Kastriot Pjetri, deklaroi se “tubi plastik është përdorur historikisht për vaditje”.
Pyetja është:
Nëse tubi qenka për vaditje, pse është futur brenda në ujëmbledhësin e ujit të pijshëm?
A vadisin qytetarët me “ujin e pijshëm” që paguajnë çdo muaj faturën?
Ironi më të rëndë ndaj inteligjencës së banorëve nuk ka!
I bëj thirrje Prokurorisë së Qarkut Dibër të nisë menjëherë hetimet për këtë rast, sepse banorët e Kurdarisë nuk po gjejnë qetësi.
Ky është një abuzim i rëndë me fondet publike dhe një krim higjeno-sanitar ndaj qindra familjeve.
Dhe mos harrojmë: pak muaj para zgjedhjeve, një leje për ndërtimin e një HEC-i iu dha ish-kandidatit të PS, z. Doma, pa asnjë dëgjesë publike.
Edhe HEC-et, edhe Drejtoria e Ujësjellësit janë në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, pra në varësi direkte të ministres Belinda Balluku.
Qytetarëve u mohohet uji i pijshëm, ndërsa uji i lumit jepet me koncesione politike.
Për ta provuar këtë që them, po publikoj edhe videot e bëra disa orë më parë në vendngjarje.