Tag: pijshëm

  • Defekt në linjën kryesore/ 9 mijë banorë në Rrëshen dhe Mirditë pa ujë

    Defekt në linjën kryesore/ 9 mijë banorë në Rrëshen dhe Mirditë pa ujë

    Një defekt i rëndë në linjën kryesore të furnizimit me ujë të pijshëm ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit për 9.000 banorë të qytetit të Rrëshenit dhe disa fshatra përreth në Bashkinë e Mirditës. Dëmtimi ka ndodhur në orët e para të së premtes duke sjellë ndërprerjen e menjëhershme të ujit.
    Punonjësit e Shërbimit të Ujësjellës-Kanalizimeve kanë kryer verifikimet në terren dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për një dëmtim serioz në një gjatësi prej 85 m të kësaj linje furnizimi që kërkon ndërhyrje të specializuar dhe mjete të posaçme teknike. Për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve atmosferike në përkeqësim, ndërhyrja rezulton e vështirë dhe me rrezik dhe shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Lezhë nuk i ka kapacitetet e plota teknike për riparimin e menjëhershëm të këtij defekti, ndërsa po punohet për sigurimin e ndihmës së nevojshme për zgjidhjen përfundimtare të situatës.
    Gjatë ditës së sotme, përmes zgjidhjeve teknike alternative, është bërë furnizimi i pjesshëm me ujë të pijshëm për qytetin e Rrëshenit, ndërkohë, disa fshatra vijojnë të mbeten pa ujë të pijshëm. Emergjencat Civile në Prefekturën e Lezhës bëjnë të ditur se punohet për rikthimin normal të furnizimit edhe në këto zona dhe situata po mbahet në monitorim.

  • Landfillet e fshehura në Britani dhe Europë rrezikojnë të ndotin ujërat e pijshëm

    Landfillet e fshehura në Britani dhe Europë rrezikojnë të ndotin ujërat e pijshëm

    Mijëra landfill-e në Britani dhe Europë ndodhen në fusha të përmbytshme, duke rrezikuar që mbeturinat toksike të kontaminojnë ujin e pijshëm, lumenjtë, tokat dhe ekosistemet. Kjo u zbulua nga harta e parë e përbashkët e kontinentit mbi landfill-et, realizuar nga The Guardian, Watershed Investigations dhe Investigate Europe.
    Ndikimi i ndryshimeve klimatike
    Patrick Byrne nga Universiteti Liverpool John Moores thotë “me përmbytje dhe erozion që ndodhin më shpesh dhe më të forta për shkak të ndryshimeve klimatike, rreziku që mbeturinat të shpërndahen në mjedis është shumë i lartë”.
    Kjo përfshin mbeturina fizike si plastika dhe materiale ndërtimi, por edhe kimikate të rrezikshme si PFAS (kimikate të quajtura ‘të përjetshme’) dhe PCB (poliklorobifenile).
    Kate Spencer, profesoreshë e gjeokimikës mjedisore në Queen Mary University, tregon se landfillet bregdetare që po erozohen mund të përmbajnë materiale shumë të rrezikshme. Ajo citon rastin e landfill-it në Tilbury, ku janë gjetur edhe çanta me gjak spitalor. Shumë landfill-e historike nuk kanë shtresa mbrojtëse, duke lejuar që mbeturinat të arrijnë në ujërat nëntokësore, lumenjtë dhe zinxhirin ushqimor.
    Landfillet historike dhe ato moderne
    Në BE ka rreth 500 mijë landfille, prej të cilave rreth 90%, përfshirë 22 mijë në Britaninë e Madhe, janë krijuar para rregulloreve për mbrojtjen nga ndotja. Landfillet moderne, të menaxhuara mirë, zakonisht nuk paraqesin rrezik të madh.
    Analiza zbuloi mbi 61 mijë landfill-e në Europë, ku 28% ndodhen në zona të rrezikuara nga përmbytjet. Modelimet tregojnë se numri i vërtetë i landfilleve të rrezikuara mund të arrijë deri në 140 mijë. Ekspertët theksojnë mungesën e një regjistri të centralizuar në nivel të BE-së dhe fragmentimin e të dhënave nga shtetet anëtare, gjë që e bën të vështirë vlerësimin e rreziqeve.
    Dëshmi të ndotjes
    Byrne raportoi se lëngu i landfill-it (leachate) në landfill-in historik të Newgate në Wilmslow, Cheshire, kishte PFAS në nivele 20 herë më të larta se standardet e ujit të pijshëm. Në Greqi, landfilli Maratholaka në male të Taygetos lëshonte PFAS, merkuri dhe kadmium në lumin Nedontas.
    Pothuajse 10 mijë landfill-e në Europë ndodhen brenda zonave të ujit të pijshëm në Francë, Britani, Spanjë, Gjermani, Holandë dhe Itali. Mbi 4 mijë nga këto janë landfill-e historike në Angli dhe Uells, që me shumë gjasa nuk kanë masa mbrojtëse.
    Rreziku nga erozioni bregdetar
    Landfillet përgjatë bregdetit janë më të rrezikuara nga erozioni dhe stuhitë. Analiza zbuloi 335 landfille bregdetare në Angli, Uells dhe Francë, dhe 258 në Europë brenda 200 metrave nga deti. Disa landfill-e bregdetare, si Lynemouth dhe Lyme Regis, kanë lëshuar arsenik dhe plumb, që mund të dëmtojnë ekosistemet.
    Rreziqet për shëndetin dhe natyrën
    Rreth 80% e popullsisë britanike jeton brenda 2 km nga një landfill, shpesh në zonat më të varfra. Jetesa pranë landfill-eve të menaxhuara mirë nuk paraqet rrezik të madh për shëndetin, por për landfill-et historike mungojnë të dhëna të qarta. Shumë specie dhe zona natyrore janë gjithashtu në rrezik, pasi mbi 2 mijë landfill-e europiane ndodhen në zona të mbrojtura.
    Mbeturinat e paligjshme
    Hedhja ilegale e mbeturinave është një problem në rritje. Europol njofton se krimi i organizuar fiton miliona euro duke transportuar dhe hedhur mbeturina në vende të tjera. Në Angli, 137 hetime po vazhdojnë për landfille ilegale, me mbi 1 milion metra kub materiale. Në Itali, mafia është e lidhur me deponime toksike në Campania, që lidhen me rritjen e sëmundjeve dhe vdekshmërisë.
    E ardhmja e landfilleve dhe politikat mjedisore
    Në Angli dhe Uells, kapaciteti i mbetur i landfilleve mund të mbarojë rreth vitit 2050. Hapja e landfilleve të reja shpesh ndeshet me kundërshtime publike dhe shqetësime mjedisore. Autoritetet po studiojnë ndikimet e PFAS dhe lëngut të landfill-eve në mjedis, ndërsa politikat e qeverisë synojnë zvogëlimin e mbeturinave, ripërdorimin dhe riciklimin për të minimizuar përdorimin e landfilleve.
    Ekspertët paralajmërojnë se landfill-et historike janë “maja e ajsbergut” për sa i përket rreziqeve mjedisore. Pa një regjistrim, monitorim dhe riparim të plotë, disa prej tyre mund të vazhdojnë të rrezikojnë ujin e pijshëm, ekosistemet dhe shëndetin publik në të gjithë Europën.

  • Njoftimi i UKT/ Ja cilat zona në Tiranë do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm ditët në vijim

    Njoftimi i UKT/ Ja cilat zona në Tiranë do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm ditët në vijim

    Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton se si pasojë e rrëshqitjes së një masivi shkëmbor në afërsi të digës së Bovillës, ëshë shkaktuar një defekt në tubin DN 900 gize, i cili do të sjellë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në këto zona:

    Zona e Qendrës
    Zona e Laprakës
    Zona e 21 Dhjetorit
    Zona e Ish-Parkut
    Zona e Tiranës së Re
    Zona e Bllokut
    Zona e Yzberisht

    Grupet e punës po punojnë me për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal.

    Për çdo informacion, mund të kontaktoni UKT-në pa pagesë në numrin 0800 44 88, si edhe nëpërmjet aplikacionit Tirana Ime.

  • Njoftimi për zonat në Tiranë që do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm

    Njoftimi për zonat në Tiranë që do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm

    Ujësjellës Kanalizime Tiranë, njofton se si pasojë e rrëshqitjes së një masivi shkëmbor në afërsi të digës së Bovillës, ëshë shkaktuar një defekt në tubin DN 900 gize, i cili do të sjellë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në këto zona:
    Zona e Qendrës

    Zona e Laprakës

    Zona e 21 Dhjetorit

    Zona e Ish-Parkut
    Zona e Tiranës së Re
    Zona e Bllokut
    Zona e Yzberisht
    Grupet e punës po punojnë me për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal.
    Për çdo informacion, mund të kontaktoni UKT-në pa pagesë në numrin 0800 44 88, si edhe nëpërmjet aplikacionit Tirana Ime.

  • Alarm  në Tiranë/ Rrëshqitje shkëmbore në digën e Bovillës, banorët e disa lagjeve pa ujë të pijshëm

    Alarm në Tiranë/ Rrëshqitje shkëmbore në digën e Bovillës, banorët e disa lagjeve pa ujë të pijshëm

    Ujësjellës Kanalizime Tiranë informoi sot se rrëshqitja e një masivi shkëmbor në afërsi të digës së Bovillës ka shkaktuar një defekt në tubin DN 900, i cili do të sjellë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit.
    Sipas UKT, zonat që do të kenë kufizime janë zona e Qendrës, zona e Laprakës, zona e 21 Dhjetorit, zona e Ish-Parkut, zona e Tiranës së Re, zona e Bllokut, zona e Yzberishtit.
    Grupet e punës po punojnë me intensitet të lartë për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal, njofton UKT.

  • Protestë në Fier: Aktivistët kërkojnë zgjidhje për mungesën e ujit të pijshëm dhe ndërprerjet e energjisë

    Protestë në Fier: Aktivistët kërkojnë zgjidhje për mungesën e ujit të pijshëm dhe ndërprerjet e energjisë

    Screenshot

    Fier – Problemi i mungesës së ujit të pijshëm në Fier konsiderohet nga aktivistët si një çështje e përhershme, që tejkalon çdo emergjencë natyrore dhe cilësohet “turp kombëtar” dhe “dështim historik” i qeverisjes qendrore e lokale.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Kështu është shprehur pasditen e sotme një grup aktivistësh, të cilët me pankarta në duar kanë kërkuar zgjidhje të shpejtë dhe konkrete për këtë problematikë. Aktivisti Elis Baba tha se qytetarët fierakë prej disa ditësh përballen me mungesë të ujit të pijshëm pa paralajmërim, shpesh duke marrë informacione vetëm përmes rrjeteve sociale dhe pas ndërprerjes së furnizimit. “Ky nuk është informim, por propagandë,” tha Baba. Sipas tij, problemi thellohet edhe nga ndërprerjet e energjisë elektrike, gjithashtu pa paralajmërim. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Ndërkohë, qytetari Spiro Goga shprehu indinjatën e tij duke theksuar se pas 12 vitesh qeverisje të pandërprerë, Fieri vazhdon të vuajë të njëjtat problematika dhe qyteti është ende larg standardit minimal të furnizimit 24-orësh që premtohet prej dekadash.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Protestuesit kërkuan njëzëri zgjidhje dhe përgjegjësi, duke theksuar se furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike është e drejtë themelore e çdo qytetari.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Problemi i ujit të pijshëm në Fier, aktivistët dhe banorët në protestë

    Problemi i ujit të pijshëm në Fier, aktivistët dhe banorët në protestë

    Problemi i ujit të pijshëm në Fier është i përhershëm përtej çdo emergjence natyrore dhe mungesa e tij është “turp kombëtar “ dhe “dështim historik” i qeverisjes qendrore e lokale.

    Ky ka qenë mesazhi që ka përcjellë pasditen e sotme protesta e një grupi aktivistësh të cilët me pankarta në duar kanë kërkuar zgjidhje të shpejtë konkrete të kësaj problematike.
    Aktivisti Elis Baba ka pohuar se prej disa ditësh qytetarët fierakë janë përballur me mungesë të ujit të pijshëm pa paralajmërim dhe me njoftime në rrjete sociale dhe shpesh vetëm pasi ndërprerja ka ndodhur dhe sipas tij ky nuk është informim, por propagandë.
    Si të mos mjaftonte mungesa e ujit të pijshëm, Fierit i ndërpritet edhe energjia elektrike pa asnjë paralajmërim ka thënë ai.
    Ndërkohë qytetari fierak Spiro Goga pas thotë se prej vitesh, Fieri vazhdon të vuajë të njëjtat problematika dhe qyteti sot është shumë larg standardit minimal 24 orësh që premtohet prej dekadash.
    Ata kanë kërkuar njëzëri zgjidhje dhe përgjegjësi pasi furnizimi me elementët jetik ujë e drita është e drejtë themelore e çdo qytetari.

    Top Channel

  • “Duhet zgjidhje”/ Mungesa e ujit të pijshëm, qytetarët ngrihen në protestë: Ndërprerja bëhet pa paralajmërim

    “Duhet zgjidhje”/ Mungesa e ujit të pijshëm, qytetarët ngrihen në protestë: Ndërprerja bëhet pa paralajmërim

    Problemi i ujit të pijshëm në Fier është i përhershëm përtej çdo emergjence natyrore dhe mungesa e tij është “turp kombëtar “ dhe “dështim historik” i qeverisjes qëndrore e lokale.
    Ky ka qënë mesazhi që ka përcjellë pasditen e sotme protesta e një grupi aktivistësh të cilët me pankarta në duar kanë kërkuar zgjidhje të shpejtë konkrete të kësaj problematike.
    Aktivisti Elis Baba ka pohuar se prej disa ditësh qytetarët fierakë janë përballur me mungesë të ujit të pijshëm pa paralajmërim dhe me njoftime në rrjete sociale dhe shpesh vetëm pasi ndërprerja ka ndodhur dhe sipas tij ky nuk është informim, por propagandë.
    Si të mos mjaftonte mungesa e ujit të pijshëm, Fierit i ndërpritet edhe energjia elektrike pa asnjë paralajmërim ka thënë Baba.
    Ndërkohë, qytetari fierak Spiro Goga thotë në kulmin e indinjatës se pas 12 vite qeverisje të pandërprerë, Fieri vazhdon të vuajë të njëjtat problematika dhe qyteti sot është shumë larg standartit minimal 24 orësh që premtohet prej dekadash.
    Ata kanë kërkuar njëzëri zgjidhje dhe përgjegjësi pasi furnizimi me elementët jetik ujë e drita është e drejtë themelore e çdo qytetari.

  • Mungesa e ujit të pijshëm, protestojnë aktivistët në Fier: Ndërprerja bëhet pa paralajmërim, duhet zgjidhje

    Mungesa e ujit të pijshëm, protestojnë aktivistët në Fier: Ndërprerja bëhet pa paralajmërim, duhet zgjidhje

    Problemi i ujit të pijshëm në Fier është i përhershëm përtej çdo emergjence natyrore dhe mungesa e tij është “turp kombëtar“ dhe “dështim historik” i qeverisjes qëndrore e lokale.

    Ky ka qënë mesazhi që ka përcjellë pasditen e sotme protesta e një grupi aktivistësh të cilët me pankarta në duar kanë kërkuar zgjidhje të shpejtë konkrete të kësaj problematike.

    Aktivisti Elis Baba ka pohuar se prej disa ditësh qytetarët fierakë janë përballur me mungesë të ujit të pijshëm pa paralajmërim dhe me njoftime në rrjete sociale dhe shpesh vetëm pasi ndërprerja ka ndodhur dhe sipas tij ky nuk është informim, por propagandë.

    Si të mos mjaftonte mungesa e ujit të pijshëm, Fierit i ndërpritet edhe energjia elektrike pa asnjë paralajmërim ka thënë Baba.

    Ndërkohë, qytetari fierak Spiro Goga thotë në kulmin e indinjatës se pas 12 vite qeverisje të pandërprerë, Fieri vazhdon të vuajë të njëjtat problematika dhe qyteti sot është shumë larg standartit minimal 24 orësh që premtohet prej dekadash.

    Ata kanë kërkuar njëzëri zgjidhje dhe përgjegjësi pasi furnizimi me elementët jetik ujë e drita është e drejtë themelore e çdo qytetari.