Ministri i Financave i Greqisë, Kyriakos Pierrakakis është zgjedhur president i Eurogrupit.
Lajmi është bërë i ditur nga Partia Popullore Europiane me anë të një reagimi në rrjetet sociale.
PPE shprehet se me emërimin e Pierrakakis në krye të Eurogrupit, ekonomia e Europës është në duar të sigurta.
Pierrakakis zëvendëson në këtë post homologun e tij qipriot, Makis Keravnos.
“Urime @pierrakakis për zgjedhjen e tij si President i Eurogrupit. Me të në krye, ekonomia e Evropës është në duar të afta dhe e gatshme për sfidat që e presin.
Rikthimi i Greqisë është më shumë sesa një përrallë. Është një histori evropiane e qëndrueshmërisë, reformës dhe rritjes”, shkruan PPE.
Tag: pierrakakis
-

Greqia merr presidencën e Eurogrupit, ministri i Financave zgjidhet në krye
-

Sukses historik për Greqinë, ministri i Financave zgjidhet president i ri i Eurogroup
Ditë historike për Greqinë karakterizohet nga shumica e mediave greke 11 dhjetori pasi ministri grek i Financave, Kyriakos Pierrakakis, u zgjodh njëzëri president i ri i Eurogroup.
Zgjedhja e tij u miratua pa kundërshtime, pasi ministri belg Vincent Van Peteghem u tërhoq nga gara, duke hapur rrugën për konsensusin e plotë.
Kjo është hera e parë që një ministër grek merr drejtimin e Eurogroup, zhvillim që interpretohet gjerësisht si dëshmi e besimit të shtuar të partnerëve evropianë ndaj Greqisë dhe e vlerësimit për stabilitetin ekonomik të vendit, reformat fiskale dhe progresin në transformimin digjital. Sipas analizave, zgjedhja njëzëri e Pierrakakis përfaqëson një moment simbolik për imazhin e vendit dhe për peshën e tij politike në tryezën evropiane.
Pierrakakis merr detyrën menjëherë, pas dorëheqjes së ish-presidentit Pascal Donohoe. Deri në zgjedhje, drejtimin e përkohshëm të Eurogroup e ushtronte ministri i Financave i Qipros, Makis Keravnos.
Si drejtues i Eurogroup, Pierrakakis do të përfaqësojë ministrat e Financave të eurozonës në forume ndërkombëtare, nga G7 deri në takimet e FMN-së. Ai do të ketë gjithashtu rol kyç në koordinimin e politikave ekonomike mes vendeve të eurozonës.
Ndër detyrat e para që e presin është udhëheqja e procesit të përzgjedhjes së zëvendëspresidentit të ri të Bankës Qendrore Evropiane.
Pierrakakis ka pranuar urime nga shumë kolegët to tij grekë në kabinetin Mitsotakis, por edhe nga ata europianë. Zëvendëskryeministri i Greqisë, Kostis Hatzidakis, e cilësoi zgjedhjen e tij si një arritje të madhe për ministrin, qeverinë dhe vetë vendin duke nënvizuar s e Greqia – e cila një dekadë më parë ishte pranë daljes nga eurozona – sot shihet në Bruksel si shembull suksesi.
Sipas tij, suksesi i Pierrakakis reflekton progresin domethënës të ekonomisë greke në gjashtë vitet e fundit, pavarësisht krizave të shumëfishta globale.Top Channel