Punëdhënësit ku humbi jetën picieri, i cili u vra me thikë nga një koleg i tij, kanë reaguar për ngjarjen e rëndë. Ata shprehen të tronditur nga humbja e jetës së 34-vjeçarit Indrit Ismaillari si edhe i shpreh ngushëllimet familjes së viktimës. Në njoftim bëhet e ditur se Indrit Ismaillari punonte prej 5 vitesh në këtë lokal si picier.
“Sot pas një konflikti të papritur mes picierit dhe ndihmës picierit ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë ku picieri i cili punonte prej 5 vitesh me ne ka humbur jetën. Ne jemi thellësisht të tronditur dhe të pikëlluar për humbjen e tij. Ngushëllimet tona shkojnë me respekt dhe dhimbje për familjen e viktimës”.
Punëdhënësit njofton gjithashtu se po bashkëpunon me autoritet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Po bashkëpunojmë me autoritete ëpr zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kërkojmë mirëkuptimin në këtë moment shumë të rëndë. Do të kemi një njoftim të dytë”.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në një lokal te Komuna e Parisit, 41-vjeçari Filip Shehu ka qëlluar me thikë 34-vjeçarin Indrit Ismaillari, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe më pas ndërroi jetë rrugës për në spital. Viktima dhe autori ishin punonjës të një lokali te komuna e Parisit. Policia ka arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë.


