Tag: picerisë

  • “Arma u shkrep vetë”/ Flet autori që plagosi të miturin në piceri

    “Arma u shkrep vetë”/ Flet autori që plagosi të miturin në piceri

    Foto ilustruese

    TIRANË- Aldi Neziri, 21-vjeçari i arrestuar për plagosjen e adoleshentit 15-vjeç, brenda një picerie në zonën e Ali Demit, ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve. I riu pretendon se e gjitha ndodhi aksidentalisht, duke pretenduar se nuk e kishte për qëllim që ta plagoste kolegun e tij të punës. Në rrëfimin e tij para hetuesëve, sipas “EuroNews”, Neziri ka treguar se në momentin kur arma është shkrepur, ka qenë në të njëjtën tavolinë me të miturin.
    “Arma u shkrep aksidentalisht. Nuk e kisha për qëllim ta plagosja,”-tha theksuar ai. Por ky version as nuk është konfirmuar dhe as nuk është mohuar nga i plagosuri. 15-vjeçari ka deklaruar për Policinë se nuk e kujton saktësisht se si ka ndodhur ngjarja, kjo për shkak të gjendjes së rënduar emocionale që pësoi pasi mori plumbin në qafë.
    Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa është shpallur në kërkim administratori i picerisë, Leonardo Mejdani, për të cilin dyshohet se ka pasur dijeni për ngjarjen. Por deri më tani nuk ka asnjë shenjë prej tij. 

    Aldi Neziri, motoristi i picerisë ka qëlluar me armë zjarri-stilolaps kamerierin 15-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, që ndodhi më 1 qershor në ambientet e picerisë ‘Fantazia’ te “Ali Demi”. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar edhe Ferit Basha, Andi Hyka dhe Keivin Bala, punonjës të picerisë, pasi ata kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë fshehur pamjet filmike që mund të zbardhnin ngjarjen. Vetë Neziri pasi u arrestua deklaroi se armën e hodhi në zonën e ‘Don Boskos’./ZËRI

  • FOTO- Gjendet pistoleta stilolaps me të cilën u plagos kamarieri i picerisë

    FOTO- Gjendet pistoleta stilolaps me të cilën u plagos kamarieri i picerisë

    arma e zjarrit-stilolaps

    TIRANË-Pas dëshmisë së autorit të plagosjes së kamarierit 15-vjeçar në picerinë ‘Fantazia’ në rrugën Ali Demi në Tiranë, policia ka gjetur pistoletën ‘Stilolaps’, me të cilën Aldi Neziri qëlloi të miturin. Arma e përdorur nga motoristi 21-vjeçar është gjetur në rrugën “Riza Çuka” në Laprakë e hedhur në një pusetë.
    Vetë Neziri pasi u arrestua deklaroi se armën e hodhi në zonën e ‘Don Boskos’. Në kërkim vijon të jetë administratori 24-vjeçar i picerisë ku ndodhi ngjarja, Leonardo Mejdani.
    Njoftimi i policisë:
    Në vijim të veprimeve hetimore të kryera me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur me datë 01.06.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në rrugën “Riza Çuka” Laprakë, kanë gjetur dhe sekuestruar armën atipike me të cilën shtetasi A. N, 21 vjeç, dyshohet se plagosi 15-vjeçarin.
    Aldi Neziri, motoristi i picerisë ka qëlluar me armë zjarri-stilolaps kamerierin 15-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, që ndodhi më 1 qershor në ambientet e picerisë ‘Fantazia’ te “Ali Demi”. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar edhe Ferit Basha, Andi Hyka dhe Keivin Bala, punonjës të picerisë, pasi ata kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë fshehur pamjet filmike që mund të zbardhnin ngjarjen./ZËRI

  • Plagosi 15-vjeçarin brenda picerisë, arrestohet autori

    Plagosi 15-vjeçarin brenda picerisë, arrestohet autori

    Është arrestuar autori i plagosjes së 15-vjeçarit në një piceri në Tiranë, pak ditë më parë. Policia bën të ditur se i arrestuari është 21-vjeçari Aldo Neziri dhe dyshohet se ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta. Po ashtu, sipas Policisë, dje u arrestuan edhe 3 punonjës të picerisë, pasi dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri, ndërkohë që ijon puna për kapjen e administratorit të picerisë.
    Njoftimi i Policisë:

    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë-Plagosi me armë atipike, për motive të dobëta 15-vjeçarin në një piceri te “Ali Demi” si rezultat i kontrolleve të pandërprera, bazuar edhe në inteligjencën policore, kapet dhe vihet në pranga nga Policia.
    Dje u arrestuan edhe 3 punonjës të picerisë, pasi dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri. Vijon puna për kapjen e administratorit të picerisë.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, si rezultat i kontrolleve të pandërprera, bazuar në inteligjencën policore, kapën dhe ndaluan shtetasin A. N., 21 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i tij u bë pasi, më datë 01.06.2025, në një piceri te “Ali Demi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, plagosi me armë atipike një 15-vjeçar.
    Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, në ngarkim të 21-vjeçarit.

  • Plagosi me pistoletë stilolaps 15-vjeçarin në piceri, arrestohet autori: Armën e hodha te ‘Don Bosko’

    Plagosi me pistoletë stilolaps 15-vjeçarin në piceri, arrestohet autori: Armën e hodha te ‘Don Bosko’

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Dy ditë pas plagosjes së kamarierit 15-vjeçar në picerinë ‘Fantazia’ në rrugën Ali Demi në Tiranë, policia ka arrestuar sot autorin e ngjarjes, 21-vjeçarin, Aldi Neziri. Autori punonte si shpërndarës picash dhe pretendon se ngjarja ishte aksidentale dhe armën e hodhi në zonën e ‘Don Boskos’, por nuk është gjetur ende nga Policia. Në kërkim vijon të jetë administratori 24-vjeçar i picerisë ku ndodhi ngjarja, Leonardo Mejdani.
    Njoftimi i policisë:
    Plagosi me armë atipike, për motive të dobëta 15-vjeçarin në një piceri te “Ali Demi” si rezultat i kontrolleve të pandërprera, bazuar edhe në inteligjencën policore, kapet dhe vihet në pranga nga Policia. Dje u arrestuan edhe 3 punonjës të picerisë, pasi dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri. Vijon puna për kapjen e administratorit të picerisë.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, si rezultat i kontrolleve të pandërprera, bazuar në inteligjencën policore, kapën dhe ndaluan shtetasin A. N., 21 vjeç, banues në Tiranë.
    Ndalimi i tij u bë pasi, më datë 01.06.2025, në një piceri te “Ali Demi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, plagosi me armë atipike një 15-vjeçar.
    Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, në ngarkim të 21-vjeçarit.

    Aldi Neziri, motoristi i picerisë ka qëlluar me armë zjarri-stilolaps kamerierin 15-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, që ndodhi më 1 qershor në ambientet e picerisë ‘Fantazia’ te “Ali Demi”. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar edhe Ferit Basha, Andi Hyka dhe Keivin Bala, punonjës të picerisë, pasi ata kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë fshehur pamjet filmike që mund të zbardhnin ngjarjen.

    15-vjeçari kishte rreth 2 javë që ishte punësuar në piceri, pasi ishte piceri e kushëririt e tij dhe kishte nisur punë për ta ndihmuar. Ndërkohë, nuk rezulton të ketë qenë i siguruar apo brenda rregullave të ligji të punës për shkak të moshës. Hetuesit do të kërkojnë informacion te institucionet tjera për të sqaruar situatën ligjore të punësimit./ZËRI

  • Plagosja e 15-vjeçarit në piceri, si u tentua të fshihej ngjarja! Kushërira: Ishte plumb qorr…

    Plagosja e 15-vjeçarit në piceri, si u tentua të fshihej ngjarja! Kushërira: Ishte plumb qorr…

    Policia e Tiranës zbardhi ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, 1 qershor në një piceri në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.
    Një 15-vjeçar mbeti i plagosur me armë, ndërsa policia shpalli në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes Aldi Neziri 21 vjeç dhe administratorin e picerisë, Leonardo Mejdani 24 vjeç.
    Gjithashtu u arrestuan tre punonjësit e picerisë, Ferit Basha, 20 vjeç, Andi Hyka, 29 vjeç dhe Keivin Bala 20 vjeç.
    Ata akuzohen se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri.
    Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se grupi hetimor ka mundur të administrojë pamjet e kamerave të sigurisë së picerisë ku ndodhi ngjarja.
    Sipas burimeve të policisë, në tavolinë kanë qenë të ulur 3 persona, i mituri me kushëririn e tij dhe autori i plagosjes.
    Ngjarja ka ndodhur padashje, pasi autori ka nxjerrë armën atipike (e cila nuk konsiderohet armë zjarri e mirëfilltë, por e modifikuar), dhe ka shkrehur gabimisht, plumbi i së cilës e ka kapur të miturin në qafë.
    15-vjeçari kishte rreth 2 javë që ishte punësuar në piceri, pasi ishte piceri e kushëririt e tij dhe kishte nisur punë për ta ndihmuar.
    Ndërkohë, nuk rezulton të ketë qenë i siguruar apo brenda rregullave të ligjit të punës për shkak të moshës. Hetuesit do të kërkojnë informacion te institucionet e tjera për të sqaruar situatën ligjore të punësimit.
    I mituri, i marrë në pyetje nga hetuesit nuk është treguar bahkëpunues. Një vajzë e mitur, kushërirë e 15-vjaçarit po ashtu është marrë në hetim në gjendje të lirë për moskallëzim krimi. Ajo u ka thënë hetuesve ngjarja ka ndodhur jashtë lokalit dhe plumbi ka ardhur nga lart, pra plumb qorr.
    Por pasi hetuesit janë konsultuar me bluzat e bardha, këndi i plumbit në qafë nuk ishte nga lart poshtë, por drejt. Në këtë pikë hetimi ka marrë rrjedhë tjetër dhe u zbulua e gjitha tentativa për ta fshehur ngjarjen. Arma atipike që u përdor nuk është gjetur.

  • Kamarieri 15-vjeçar i picerisë u qëllua me pistoletë stilolaps, kushërira: Ishte plumb qorr

    Kamarieri 15-vjeçar i picerisë u qëllua me pistoletë stilolaps, kushërira: Ishte plumb qorr

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri në ambjentet e picerisë ‘Fantazia’ te ‘Ali Demi’, Tiranë. Konflikti ka ndodhur mes motoristit të picerisë, Aldi Neziri, 21 vjeç dhe 15-vjeçarit, i cili dyshohet se punonte si kamarier në piceri. 
    Në tavolinë kanë qenë tre persona, i mituri me kushërirën e tij dhe autori i plagosjes, i shpallur në kërkim. Motoristi 21-vjeçar pasi ka nxjerrë pistoletën stilolaps (e cila nuk konsiderohet armë zjarri e mirëfilltë, por e modifikuar), e ka shkrepur dhe plumbi e ka kapur 15-vjeçarin në qafë.
    I mituri, i marrë në pyetje nga hetuesit nuk është treguar bashkëpunues. Kushërira e 15-vjeçarit po ashtu është marrë në hetim në gjendje të lirë për moskallëzim krimi. Ajo u ka thënë hetuesve se ngjarja ka ndodhur jashtë lokalit dhe plumbi ka ardhur nga lartë, pra plumb qorr. Por pasi hetuesit janë konsultuar me bluzat e bardha, këndi i plumbit në qafë nuk ishte nga lartë poshtë, por drejtë. Në këtë pikë hetimi ngjarja mori rrjedhë tjetër ndërsa u zbulua e gjitha tentativa për ta fshehur.  Arma atipike që u përdor nuk është gjetur.
    15-vjeçari kishte rreth 2 javë që ishte punësuar në piceri, pasi ishte piceri e kushëririt e tij dhe kishte nisur punë për ta ndihmuar. Ndërkohë, nuk rezulton të ketë qenë i siguruar apo brenda rregullave të ligji të punës për shkak të moshës. Hetuesit do të kërkojnë informacion te institucionet tjera për të sqaruar situatën ligjore të punësimit.
    Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dhe tre punonjës të picerisë, Ferit Basha, Andi Hyka dhe Keivin Bala, punonjës të picerisë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Punonjësit dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë fshehur pamjet filmike të kamerave të sigurisë në ambjentet e picerisë. Në kërkim është shpallur dhe administratori 24-vjeçar i picerisë ku dhe ndodhi ngjarja, Leonardo Mejdanin./ZËRI

  • Plagosja e 15-vjeçarit në piceri, si u tentua të fshihej ngjarja, punonjësit hoqën kamerat dhe pastruan vendin! Kushërira: Ishte plumb qorr

    Plagosja e 15-vjeçarit në piceri, si u tentua të fshihej ngjarja, punonjësit hoqën kamerat dhe pastruan vendin! Kushërira: Ishte plumb qorr

    Policia e Tiranës zbardhi ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, 1 qershor në një piceri në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.

    Një 15-vjeçar mbeti i plagosur me armë, ndërsa policia shpalli në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes Aldi Neziri 21 vjeç dhe administratorin e picerisë, Leonardo Mejdani 24 vjeç.Lexo edhe :Related Posts
    Gjithashtu u arrestuan tre punonjësit e picerisë, Ferit Basha, 20 vjeç, Andi Hyka, 29 vjeç dhe Keivin Bala 20 vjeç.

    Ata akuzohen se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri.
    Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se grupi hetimor ka mundur të administrojë pamjet e kamerave të sigurisë së picerisë ku ndodhi ngjarja.
    Sipas burimeve të policisë, në tavolinë kanë qenë të ulur 3 persona, i mituri me kushëririn e tij dhe autori i plagosjes.
    Ngjarja ka ndodhur padashje, pasi autori ka nxjerrë armën atipike (e cila nuk konsiderohet armë zjarri e mirëfilltë, por e modifikuar), dhe ka shkrehur gabimisht, plumbi i së cilës e ka kapur të miturin në qafë.
    15-vjeçari kishte rreth 2 javë që ishte punësuar në piceri, pasi ishte piceri e kushëririt e tij dhe kishte nisur punë për ta ndihmuar.
    Ndërkohë, nuk rezulton të ketë qenë i siguruar apo brenda rregullave të ligjit të punës për shkak të moshës. Hetuesit do të kërkojnë informacion te institucionet e tjera për të sqaruar situatën ligjore të punësimit.
    I mituri, i marrë në pyetje nga hetuesit nuk është treguar bahkëpunues. Një vajzë e mitur, kushërirë e 15-vjaçarit po ashtu është marrë në hetim në gjendje të lirë për moskallëzim krimi. Ajo u ka thënë hetuesve ngjarja ka ndodhur jashtë lokalit dhe plumbi ka ardhur nga lart, pra plumb qorr.
    Por pasi hetuesit janë konsultuar me bluzat e bardha, këndi i plumbit në qafë nuk ishte nga lart poshtë, por drejt. Në këtë pikë hetimi ka marrë rrjedhë tjetër dhe u zbulua e gjitha tentativa për ta fshehur ngjarjen. Arma atipike që u përdor nuk është gjetur.

  • Plagosja e 15 vjeçarit, në kërkim autori e pronari i picerisë/Në pranga 3 punonjësit

    Plagosja e 15 vjeçarit, në kërkim autori e pronari i picerisë/Në pranga 3 punonjësit

    Policia e Tiranës ka zbardhur dhe dokumentohen rrethanat e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, te “Ali Demi”, ku u plagos me armë zjarri një 15-vjeçar.
    Është identifikuar dhe shpallet në kërkim një 21-vjeçar, i cili dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri atipike 15-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri. Sipas policisë janë arrestuar 3 punonjës të picerisë dhe shpallet në kërkim administratori i saj, pasi nuk kanë kallëzuar për ngjarjen dhe kanë kryer veprime për të penguar zbardhjen e saj.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur dje, te “Ali Demi”, ku u plagos me armë zjarri një 15-vjeçar, kanë identifikuar autorin e dyshuar dhe disa shtetas të përfshirë në përfshirë në këtë rast. Në vijim të veprimeve procedurale:
    -u shpall në kërkim autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi A. N., 21 vjeç, për veprat penale  “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; 
    -u shpall në kërkim L. M., 24 vjeç, administratori i picerisë ku ndodhi ngjarja, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”; 
    -u arrestuan shtetasit F. B., 20 vjeç, A. H., 29 vjeç dhe K. B., 20 vjeç, punonjës të picerisë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Këta shtetas dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetase 15 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës””, thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Plagosja e kamarierit 15-vjeçar! Pranga stafit të picerisë, pastruan vendin e ngjarjes, në kërkim autori

    Plagosja e kamarierit 15-vjeçar! Pranga stafit të picerisë, pastruan vendin e ngjarjes, në kërkim autori

    PAMJE NGA PICERIA

    TIRANË-Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së dielës (1 ershor) ku një 15-vjeçar u plagos brenda një picerie në zonën e Ali Demit. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin 21-vjeçar, Aldi Nezirin, si dhe administratorin 24-vjeçar të picerisë ku dhe ndodhi ngjarja, Leonardo Mejdanin. Neziri ka qëlluar me armë zjarri atipike kamarierin 15-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në ambjentet e picerisë ‘Fantazia’ te “Ali Demi”.
    Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar Ferit Basha, Andi Hyka dhe Keivin Bala, punonjës të picerisë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Punonjësit dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë fshehur pamjet filmike të kamerave të sigurisë në ambjentet e picerisë.
    Njoftimi i policisë:
    Zbardhen dhe dokumentohen rrethanat e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, te “Ali Demi”, ku u plagos me armë zjarri një 15-vjeçar.
    Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 21-vjeçar, i cili dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri atipike 15-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri.
    Arrestohen 3 punonjës të picerisë dhe shpallet në kërkim administratori i saj, pasi nuk kanë kallëzuar për ngjarjen dhe kanë kryer veprime për të penguar zbardhjen e saj.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur dje, te “Ali Demi”, ku u plagos me armë zjarri një 15-vjeçar, kanë identifikuar autorin e dyshuar dhe disa shtetas të përfshirë në përfshirë në këtë rast.
    Në vijim të veprimeve procedurale: -u shpall në kërkim autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi A. N., 21 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; -u shpall në kërkim L. M., 24 vjeç, administratori i picerisë ku ndodhi ngjarja, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”; -u arrestuan shtetasit F. B., 20 vjeç, A. H., 29 vjeç dhe K. B., 20 vjeç, punonjës të picerisë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Këta shtetas dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri.
    Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetase 15 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.
    15-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është plagisur në qafë me armë zjarri./ZËRI

  • Plagosja e 15-vjeçarit në “Ali Dem”, identifikohet autori! Arrestohen punonjësit e picerisë që fshehën ngjarjen

    Plagosja e 15-vjeçarit në “Ali Dem”, identifikohet autori! Arrestohen punonjësit e picerisë që fshehën ngjarjen

    Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i plagosjes së 15-vjeçarit mbrëmjen e kaluar në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet.
    Zbardhen dhe dokumentohen rrethanat e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, te “Ali Demi”, ku u plagos me armë zjarri një 15-vjeçar.

    Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 21-vjeçar, i cili dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri atipike 15-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri.
    Arrestohen 3 punonjës të picerisë dhe shpallet në kërkim administratori i saj, pasi nuk kanë kallëzuar për ngjarjen dhe kanë kryer veprime për të penguar zbardhjen e saj.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur dje, te “Ali Demi”, ku u plagos me armë zjarri një 15-vjeçar, kanë identifikuar autorin e dyshuar dhe disa shtetas të përfshirë në përfshirë në këtë rast.
    Në vijim të veprimeve procedurale:-u shpall në kërkim autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi A. N., 21 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;-u shpall në kërkim L. M., 24 vjeç, administratori i picerisë ku ndodhi ngjarja, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;-u arrestuan shtetasit F. B., 20 vjeç, A. H., 29 vjeç dhe K. B., 20 vjeç, punonjës të picerisë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Këta shtetas dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri.
    Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetase 15 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.