Policia e Tiranës zbardhi ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, 1 qershor në një piceri në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.
Një 15-vjeçar mbeti i plagosur me armë, ndërsa policia shpalli në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes Aldi Neziri 21 vjeç dhe administratorin e picerisë, Leonardo Mejdani 24 vjeç.
Gjithashtu u arrestuan tre punonjësit e picerisë, Ferit Basha, 20 vjeç, Andi Hyka, 29 vjeç dhe Keivin Bala 20 vjeç.
Ata akuzohen se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se grupi hetimor ka mundur të administrojë pamjet e kamerave të sigurisë së picerisë ku ndodhi ngjarja.
Sipas burimeve të policisë, në tavolinë kanë qenë të ulur 3 persona, i mituri me kushëririn e tij dhe autori i plagosjes.
Ngjarja ka ndodhur padashje, pasi autori ka nxjerrë armën atipike (e cila nuk konsiderohet armë zjarri e mirëfilltë, por e modifikuar), dhe ka shkrehur gabimisht, plumbi i së cilës e ka kapur të miturin në qafë.
15-vjeçari kishte rreth 2 javë që ishte punësuar në piceri, pasi ishte piceri e kushëririt e tij dhe kishte nisur punë për ta ndihmuar.
Ndërkohë, nuk rezulton të ketë qenë i siguruar apo brenda rregullave të ligjit të punës për shkak të moshës. Hetuesit do të kërkojnë informacion te institucionet e tjera për të sqaruar situatën ligjore të punësimit.
I mituri, i marrë në pyetje nga hetuesit nuk është treguar bahkëpunues. Një vajzë e mitur, kushërirë e 15-vjaçarit po ashtu është marrë në hetim në gjendje të lirë për moskallëzim krimi. Ajo u ka thënë hetuesve ngjarja ka ndodhur jashtë lokalit dhe plumbi ka ardhur nga lart, pra plumb qorr.
Por pasi hetuesit janë konsultuar me bluzat e bardha, këndi i plumbit në qafë nuk ishte nga lart poshtë, por drejt. Në këtë pikë hetimi ka marrë rrjedhë tjetër dhe u zbulua e gjitha tentativa për ta fshehur ngjarjen. Arma atipike që u përdor nuk është gjetur.
Tag: piceri
-

Plagosja e 15-vjeçarit në piceri, si u tentua të fshihej ngjarja! Kushërira: Ishte plumb qorr…
-

Kamarieri 15-vjeçar i picerisë u qëllua me pistoletë stilolaps, kushërira: Ishte plumb qorr
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri në ambjentet e picerisë ‘Fantazia’ te ‘Ali Demi’, Tiranë. Konflikti ka ndodhur mes motoristit të picerisë, Aldi Neziri, 21 vjeç dhe 15-vjeçarit, i cili dyshohet se punonte si kamarier në piceri.
Në tavolinë kanë qenë tre persona, i mituri me kushërirën e tij dhe autori i plagosjes, i shpallur në kërkim. Motoristi 21-vjeçar pasi ka nxjerrë pistoletën stilolaps (e cila nuk konsiderohet armë zjarri e mirëfilltë, por e modifikuar), e ka shkrepur dhe plumbi e ka kapur 15-vjeçarin në qafë.
I mituri, i marrë në pyetje nga hetuesit nuk është treguar bashkëpunues. Kushërira e 15-vjeçarit po ashtu është marrë në hetim në gjendje të lirë për moskallëzim krimi. Ajo u ka thënë hetuesve se ngjarja ka ndodhur jashtë lokalit dhe plumbi ka ardhur nga lartë, pra plumb qorr. Por pasi hetuesit janë konsultuar me bluzat e bardha, këndi i plumbit në qafë nuk ishte nga lartë poshtë, por drejtë. Në këtë pikë hetimi ngjarja mori rrjedhë tjetër ndërsa u zbulua e gjitha tentativa për ta fshehur. Arma atipike që u përdor nuk është gjetur.
15-vjeçari kishte rreth 2 javë që ishte punësuar në piceri, pasi ishte piceri e kushëririt e tij dhe kishte nisur punë për ta ndihmuar. Ndërkohë, nuk rezulton të ketë qenë i siguruar apo brenda rregullave të ligji të punës për shkak të moshës. Hetuesit do të kërkojnë informacion te institucionet tjera për të sqaruar situatën ligjore të punësimit.
Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dhe tre punonjës të picerisë, Ferit Basha, Andi Hyka dhe Keivin Bala, punonjës të picerisë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Punonjësit dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë fshehur pamjet filmike të kamerave të sigurisë në ambjentet e picerisë. Në kërkim është shpallur dhe administratori 24-vjeçar i picerisë ku dhe ndodhi ngjarja, Leonardo Mejdanin./ZËRI -

Plagosja e 15-vjeçarit në piceri, si u tentua të fshihej ngjarja, punonjësit hoqën kamerat dhe pastruan vendin! Kushërira: Ishte plumb qorr
Policia e Tiranës zbardhi ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, 1 qershor në një piceri në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.
Një 15-vjeçar mbeti i plagosur me armë, ndërsa policia shpalli në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes Aldi Neziri 21 vjeç dhe administratorin e picerisë, Leonardo Mejdani 24 vjeç.Lexo edhe :Related Posts
Gjithashtu u arrestuan tre punonjësit e picerisë, Ferit Basha, 20 vjeç, Andi Hyka, 29 vjeç dhe Keivin Bala 20 vjeç.Ata akuzohen se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se grupi hetimor ka mundur të administrojë pamjet e kamerave të sigurisë së picerisë ku ndodhi ngjarja.
Sipas burimeve të policisë, në tavolinë kanë qenë të ulur 3 persona, i mituri me kushëririn e tij dhe autori i plagosjes.
Ngjarja ka ndodhur padashje, pasi autori ka nxjerrë armën atipike (e cila nuk konsiderohet armë zjarri e mirëfilltë, por e modifikuar), dhe ka shkrehur gabimisht, plumbi i së cilës e ka kapur të miturin në qafë.
15-vjeçari kishte rreth 2 javë që ishte punësuar në piceri, pasi ishte piceri e kushëririt e tij dhe kishte nisur punë për ta ndihmuar.
Ndërkohë, nuk rezulton të ketë qenë i siguruar apo brenda rregullave të ligjit të punës për shkak të moshës. Hetuesit do të kërkojnë informacion te institucionet e tjera për të sqaruar situatën ligjore të punësimit.
I mituri, i marrë në pyetje nga hetuesit nuk është treguar bahkëpunues. Një vajzë e mitur, kushërirë e 15-vjaçarit po ashtu është marrë në hetim në gjendje të lirë për moskallëzim krimi. Ajo u ka thënë hetuesve ngjarja ka ndodhur jashtë lokalit dhe plumbi ka ardhur nga lart, pra plumb qorr.
Por pasi hetuesit janë konsultuar me bluzat e bardha, këndi i plumbit në qafë nuk ishte nga lart poshtë, por drejt. Në këtë pikë hetimi ka marrë rrjedhë tjetër dhe u zbulua e gjitha tentativa për ta fshehur ngjarjen. Arma atipike që u përdor nuk është gjetur. -

Plagosja e 15-vjeçarit në piceri, policia shpall në kërkim autorin, 3 të tjerë në pranga (Emrat)
Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes së një 15 vjeçari në zonën e Ali Demit në Tiranë.
Ngjarja ndodhi në ambientet e picerisë “Fantazia”, ku mësohet se adoleshenti është konfliktuar me motoristin e këtij biznesi.
Në kërkim janë shpallur shtetasit Aldi Neziri (autori i dyshuar i plagosjes) dhe Leonardo Mejdani (administratori i picerisë). Ndërsa, në pranga kanë përfunduar Ferit Basha, Andi Hyka, Keivin Bala për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Këta shtetas dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri.
Policia thotë se 21 vjeçari Aldi Neziri dyshohet ka plagosur minorenin me një armë zjarri “atipike”, por duke mos sqaruar më shumë.
Njoftimi i policise
Zbardhen dhe dokumentohen rrethanat e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, te “Ali Demi”, ku u plagos me armë zjarri një 15-vjeçar.
dentifikohet dhe shpallet në kërkim një 21-vjeçar, i cili dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri atipike 15-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri.
Arrestohen 3 punonjës të picerisë dhe shpallet në kërkim administratori i saj, pasi nuk kanë kallëzuar për ngjarjen dhe kanë kryer veprime për të penguar zbardhjen e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur dje, te “Ali Demi”, ku u plagos me armë zjarri një 15-vjeçar, kanë identifikuar autorin e dyshuar dhe disa shtetas të përfshirë në përfshirë në këtë rast.
Në vijim të veprimeve procedurale:
-u shpall në kërkim autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi A. N., 21 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-u shpall në kërkim L. M., 24 vjeç, administratori i picerisë ku ndodhi ngjarja, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;
-u arrestuan shtetasit F. B., 20 vjeç, A. H., 29 vjeç dhe K. B., 20 vjeç, punonjës të picerisë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Këta shtetas dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetase 15 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme. -

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, 15-vjeçari përfundon në spital pas sherrit në një piceri
Rreth orës 17:10, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital një shtetas i mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek “Ali Demi” në Tiranë, është plagosur me armë zjarri.
Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për arsye se hetimi vijon, nuk bëhet i ditur identiteti i tij.
Vijon puna për dokumentimin e plotë e rrethanave të rastit.