Një bombol gazi ka shpërthyer në një piceri në rrugën e Kavajës në kryeqytet të enjten.
Burime bëjnë me dije se pronari i picerisë ka qenë duke instaluar bombolën e gazit në ambiente të brendshme, por ka pasur rrjedhje dhe ka shpërthyer në flakë.
Si pasojë është dëmtuar lehtë pronari i picerisë, shtetasi Besmir Dyrmishi, 40 vjeç dhe punonjësi, Klejdi Bajrami, 28 vjeç të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.
Tag: piceri
-

Shpërthen bombola e gazit në një piceri tek kompleksi Delijorgji, raportohet për persona të dëmtuar
-

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori
Policia e Tiranës ka gjetur armën e përdorur nga 21-vjeçari, që plagosi të miturin dy ditë më parë (1 qershor), në një piceri në zonën e Ali Demit në kryeqytet.
Sipas njoftimit të policisë, arma u gjet në rrugën “Riza Çuka”, në Laprakë.
“Në vijim të veprimeve hetimore të kryera me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur me datë 01.06.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në rrugën “Riza Çuka” Laprakë, kanë gjetur dhe sekuestruar armën atipike me të cilën shtetasi A. N, 21 vjeç, dyshohet se plagosi 15-vjeçarin”, njofton policia.
Ngjarja ndodhi në një piceri në zonën e “Ali Demit” në Tiranë. E gjitha ka ndodhur aksidentalisht, pasi autori ka nxjerrë armën atipike (e cila nuk konsiderohet armë zjarri e mirëfilltë, por e modifikuar), dhe ka shkrehur gabimisht, plumbi i së cilës e ka kapur të miturin në qafë.
Ndërkohë më herët u bë e ditur se 15-vjeçari kishte rreth dy javë që ishte punësuar në piceri, pasi ishte piceri e kushëririt e tij dhe kishte nisur punë për ta ndihmuar. I mituri, nuk rezulton të ketë qenë i siguruar apo brenda rregullave të ligjit të punës për shkak të moshës. Hetuesit do të kërkojnë informacion te institucionet e tjera për të sqaruar situatën ligjore të punësimit.
-

Emri/ Plagosi 15-vjeçarin në picerinë tek “Ali Demi”, vihet në pranga autori, gjendet edhe arma atipik
Autori i plagosjes së 15-vjeçarit disa ditë më parë në një piceri në “Ali Dem” ka rënë në pranga.
Aldi Neziri, 21 vjeç, banues në Tiranë plagosi më datë 01.06.2025 me armë atipike të miturin.
Dje u arrestuan edhe 3 punonjës të picerisë, pasi dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri. Vijon puna për kapjen e administratorit të picerisë.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, në ngarkim të 21-vjeçarit.Top Channel
-

Plagosi 15-vjeçarin brenda picerisë, arrestohet autori
Është arrestuar autori i plagosjes së 15-vjeçarit në një piceri në Tiranë, pak ditë më parë. Policia bën të ditur se i arrestuari është 21-vjeçari Aldo Neziri dhe dyshohet se ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta. Po ashtu, sipas Policisë, dje u arrestuan edhe 3 punonjës të picerisë, pasi dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri, ndërkohë që ijon puna për kapjen e administratorit të picerisë.
Njoftimi i Policisë:Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë-Plagosi me armë atipike, për motive të dobëta 15-vjeçarin në një piceri te “Ali Demi” si rezultat i kontrolleve të pandërprera, bazuar edhe në inteligjencën policore, kapet dhe vihet në pranga nga Policia.
Dje u arrestuan edhe 3 punonjës të picerisë, pasi dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri. Vijon puna për kapjen e administratorit të picerisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, si rezultat i kontrolleve të pandërprera, bazuar në inteligjencën policore, kapën dhe ndaluan shtetasin A. N., 21 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i tij u bë pasi, më datë 01.06.2025, në një piceri te “Ali Demi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, plagosi me armë atipike një 15-vjeçar.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, në ngarkim të 21-vjeçarit. -

Plagosja e të miturit në Ali Dem, policia vë në pranga autorin
Pas dy ditësh në arrati, policia e kryeqytetit ka arrestuar autorin e dyshuar, i cili plagosi një 15-vjeçar në një piceri pasditen e së dielës në zonën e “Ali Dem”, në Tiranë.
Uniformat blu kanë vënë në pranga Aldi Nezirin i cili akuzohet për “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”
Ndërsa vijon të jetë në kërkim administratori i picerisë, Leonardo Mejdani.
Për këtë konflikt policia arrestoi 3 punonjësit e picerisë, Ferit Basha, Andi Hyka dhe Keivin Bala pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri.
-

Plagosi me pistoletë stilolaps 15-vjeçarin në piceri, arrestohet autori: Armën e hodha te ‘Don Bosko’
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Dy ditë pas plagosjes së kamarierit 15-vjeçar në picerinë ‘Fantazia’ në rrugën Ali Demi në Tiranë, policia ka arrestuar sot autorin e ngjarjes, 21-vjeçarin, Aldi Neziri. Autori punonte si shpërndarës picash dhe pretendon se ngjarja ishte aksidentale dhe armën e hodhi në zonën e ‘Don Boskos’, por nuk është gjetur ende nga Policia. Në kërkim vijon të jetë administratori 24-vjeçar i picerisë ku ndodhi ngjarja, Leonardo Mejdani.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me armë atipike, për motive të dobëta 15-vjeçarin në një piceri te “Ali Demi” si rezultat i kontrolleve të pandërprera, bazuar edhe në inteligjencën policore, kapet dhe vihet në pranga nga Policia. Dje u arrestuan edhe 3 punonjës të picerisë, pasi dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri. Vijon puna për kapjen e administratorit të picerisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, si rezultat i kontrolleve të pandërprera, bazuar në inteligjencën policore, kapën dhe ndaluan shtetasin A. N., 21 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i tij u bë pasi, më datë 01.06.2025, në një piceri te “Ali Demi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, plagosi me armë atipike një 15-vjeçar.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, në ngarkim të 21-vjeçarit.Aldi Neziri, motoristi i picerisë ka qëlluar me armë zjarri-stilolaps kamerierin 15-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, që ndodhi më 1 qershor në ambientet e picerisë ‘Fantazia’ te “Ali Demi”. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar edhe Ferit Basha, Andi Hyka dhe Keivin Bala, punonjës të picerisë, pasi ata kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë fshehur pamjet filmike që mund të zbardhnin ngjarjen.
15-vjeçari kishte rreth 2 javë që ishte punësuar në piceri, pasi ishte piceri e kushëririt e tij dhe kishte nisur punë për ta ndihmuar. Ndërkohë, nuk rezulton të ketë qenë i siguruar apo brenda rregullave të ligji të punës për shkak të moshës. Hetuesit do të kërkojnë informacion te institucionet tjera për të sqaruar situatën ligjore të punësimit./ZËRI
-

Plagosja e kamarierit 15-vjeçar në piceri, arrestohet autori i dyshuar
Arrestohet autori i dyshuar i plagosjes në piceri të kamerierit 15-vjeçar me një armë të dyshuar si pistoletë-stilolaps (artizanale).
Policia e Tiranës bën me dije se ka prangosur të dyshuarin Aldo Neziri.
Ndërkohë që ende në kërkim është administratori i subjektit, Leonardo Mejdani. Tre nga të dyshuarit e ngjarjes akuzohen se e fshehën atë, hoqën edhe DVR-të për pamjet nga kamerat e sigurisë, që mund të shërbenin si provë dhe të zbardhnin krimin që dyshohet se ka qenë aksidental.
Dy persona u shpallën në kërkim pas ngjarjes dhe 3 të tjerë u arrestuan, pas plagosjes së 15-vjeçarit kamerier në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet ditën e diel (1 qershor).
Autori dhe administratori i biznesit nuk u gjetën pas krimit, ndërsa me 3 punonjësit prishën vendngjarjen dhe fshehën DVR-në e pamjeve të kamerave të sigurisë. Policia dyshon për ngjarje aksidentale, por nuk e përjashton mundësinë e një konflikti për çështje lekësh.
I mituri, i cili kishte nisur punë vetëm 2 javë më parë në picerinë e kushëririt të tij, në zonën e “Ali Demit”, nuk ishte i deklaruar.
Kamerieri ndodhej ulur në një tavolinë me kushëririn administrator Leonardo Mejdani dhe kolegun, shpërndarës picash, 21-vjeçarin Aldi Neziri, i dyshuar për krimin. -

EMRI/ Plagosi 15-vjeçarin në një piceri në Tiranë, arrestohet autori
Është arrestuar 21-vjeçari Aldi neziri, autori i dyshuar i plagosjes së 15-vjeçarit në një piceëri në lagjen “Ali demi” në Tiranë dy ditë më parë.
Kanë qenë forcat e policisë së komisariatit numër 1 të cilët kanë vënë në pranga 21-vjeçarin, e akuzuar për plagosje e rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.Lexo edhe :Related Posts
Ndërkohë, i mituri që mbeti i plagosur vijon të marrë trajtim mjekësor në spitalin e Traumës, edhe pse ndodhet jashtë rrezikut për jetën. -

Plagosi me pistoletë stilolaps 15-vjeçarin në piceri, arrestohet autori
ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q