Tag: pezulluar

  • ‘Kush e lejon ‘Shpifja osht qef!’ të bëjë para pa NIPT?’/ Denoncon Malltezi: Po nisja padinë por nuk gjeta…

    ‘Kush e lejon ‘Shpifja osht qef!’ të bëjë para pa NIPT?’/ Denoncon Malltezi: Po nisja padinë por nuk gjeta…

    Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka denoncuar JOQ Albania se po operon në treg pa NIPT që prej prillit 2025.

    Në një reagim publik në rrjetet sociale, Malltezi thekson se po niste të bënte padi për shpifje në lidhje me JOQ Albania. përsa i përket akuzave të këtyre të fundit se, familjarët e liderit të opozitës Sali Berisha po ndërtonin me bekimin e kryeministrit Edi Rama, por gjatë kërkimeve i ka rezultuar se kjo ‘media’ online nuk është e regjistruar me NIPT në tatime, pasi e kanë pezulluar 5 muaj më parë.

    ‘Po nisja me dy kolegë padinë për shpifje se duket që e kanë bërë me porosi nga Voldemorti, por kurrë nuk ma hante mendja që bëjnë para pa qenë fare të regjistruar me NIPT, se paskan 5 muaj që e kanë pezulluar. Duke parë për ndonjë NIPT tjetër del se kanë 6 NIPT-e të pezulluara!!! Kush operon pa NIPT fare? Përveç atij që ka mbyll pazar me kryehajdutin Edi Rama?’, sqaron Malltezi në koment.

    Me gjithë sqarimin që Malltezi po bën gati padinë por u çudit kur pa se JOQ Albaniia operojnë pa NIPT pasi e kanë pezulluar në prill 2025 dhe se për më tepër paskan 6 NIPT-e me status të pezulluar dhe vijojnë të operojnë.  

    ‘Kush e lejon “Shpifja osht qef!” te bëjë para pa nipt? Çfarë pazari ka mbyll me voldemortin? Sa e besueshme është kur vepron pa nipt? Ka pezullu 6 nipte e operon pa gjë. Kjo nuk do ishte e mundur pa pazarin e rradhës…’, shkruan Malltezi në Facebook.

  • Ishte pezulluar nga SPAK për veprime me natyrë korruptive, KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Sarandës

    Ishte pezulluar nga SPAK për veprime me natyrë korruptive, KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Sarandës

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi dje, më 1 gusht, shkarkimin nga detyra të prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho, duke ndryshuar vendimin që kishte marrë shkalla e parë e KPK-së tre vite më parë.
    Trupa gjykuese e kryesuar nga Natasha Mulaj vendosi unanimisht që Llaho duhej shkarkuar duke çmuar të drejtë pretendimin e Komisionerit Publik dhe drejtuesit të SPAK se “Llaho nuk rezulton i besueshëm në kriterin e pasurisë”.
    Në verifikimin e çështjeve profesionale u konkludua se “subjekti ka dështuar të ndërmarrë hetime logjike, të mbledhë gjithë provat dhe në mënyrë efektive”.
    Prej janarit të këtij viti, Llaho ishte pezulluar me kërkesë të SPAK për veprime me natyrë korruptive, duke kërkuar përftime të parregullta materiale, nga të cilat do të përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vjehrri i tij.

  • U mor i pandehur për abuzimin me tenderin 2.3 mln euro, Apeli i GJKKO rrëzon Jonaid Myzyrin

    U mor i pandehur për abuzimin me tenderin 2.3 mln euro, Apeli i GJKKO rrëzon Jonaid Myzyrin

    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë sot në fuqi masën e sigurisë për kreun e pezulluar të Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Igerta Hysi, e cila ka rrëzuar kërkesën e Myzyrit për heqjen e masës “pezullim nga detyra” dhe “detyrim për t’u paraqitur”.
    Kësisoj, Myzyri mbetet i pezulluar nga funksioni dhe i detyruar të paraqitet rregullisht pranë autoriteteve ligjzbatuese. Myzyri është nën hetim për shkelje të dyshuara në procedurat e prokurimeve publike, çështje e cila po ndiqet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

  • Rama kërkoi shkrirjen, Denaj i pezulloi dhe do fusë në provim inspektorët e AKU-së

    Rama kërkoi shkrirjen, Denaj i pezulloi dhe do fusë në provim inspektorët e AKU-së

    Ministria e Bujqësisë ka pezulluar nga detyra të gjithë inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), më konkretisht janë pezulluar inspektimet e pa planfifikuara dhe të pa miratuara.
    Ky vendim është marrë për shkak se inspektorët aktualë të AKU-së, si dhe aplikantët e rinj do t’i nënshtrohen një provimi me shkrim dhe me gojë.
    Lajmi është bërë me dije nga vetë ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, e cila përmes një konference për mediat njoftoi se është ngritur edhe një Komision vlerësimi, i përbërë nga 5 anëtarë, tre prej të cilëve do të jenë nga Universiteti Bujqësor.
    Më shumë se sa diçka serioze, kjo duket një “show” për të mbuluar skandalet me sigurinë ushqimore, ku janë konstatuar ushqime me pesticide apo salmonelë, ku ka patur raste kur këto produkte janë konsumuar edhe nga qytetarët
    “Ky urdhër njëkohësisht ka në bazë edhe ngritjen e një komisioni të posaçëm me pesë anëtarë, unë këtu dua të falenderoj mbështetjen e Universitetit Bujqësor të Tiranës, i cili në përbërje të këtij komisioni do të ketë tre anëtarë dhe do të kryesohet nga profesor Iliri. Komisioni do të vlerësojë në formë të shkruar dhe me gojë inspektorët e AKU-së. Aplikantët e rinj, të cilët do t’i bashkohen kësaj trupe, do të jenë gjithashtu fokus i veprimtarisë së këtij komisioni për të sjellë në këtë institucion një frymë të re, një qasje të re dhe mbi të gjitha. një etikë të re. Ky proces do të ketë jo vetëm një analizë të gjithë masave dhe gjithë proceseve të shkuara, por dhe një testim dhe një vlerësim të potencialit tuaj individual në frymë të punës.”, tha Denaj.
    Kjo ishte paralajmëruar nga Edi Rama që më 2 Korrik, gjatë një takimi me fermerët. Ai deklaroi rreth 10 ditë më parë se veprimtatira e AKU-së duhej pezulluar me urgjencë, pasi sipas tij, ky institucion, më shumë bënte dëm, se sa mirë.
    “Duhet menjëherë të pezullohet veprimtaria e AKU-së. AKU duhet ndaluar me urgjencë pasi më shumë se sa mirë bën dëm. Duhet pezulluar AKU. Duhet ngritur një komison i posaçëm për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-së. Procesi i bashkikmit të atyre inspektorateve duhet të kalojë nga një proces i seleksionimit të burimeve njerëzore. Në komision duhet të jetë pjesë UBT, për të bërë një vlerësim serioz të burimeve njerëzore të AKU. AKU është shqetësimi më i madh i të gjithë sipërmarrësve, por edhe për restorantet, kafenetë dhe pikat e tregtimit, sepse më shumë se bën mirë, bën dëm. AKU-ja, ministre duhet nxjerrë urdhri i pezullimit”, – tha Edi Rama më 2 Korrik.
    Ndërkohë, më parë, gjatë një emisioni televiziv, ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj kishte paralajmëruar shkrirjen e AKU-së dhe bashkimin e saj me të gjitha inspektoriatet e ushqimit.
    “Në shtator të vitit të kaluar ka kaluar një ligj që do të vihet në zbatim deri në fund të vitit, me të gjitha aktet juridike që inspektoriatet do të riorganizohen, AKU do të shkrihet dhe do të bashkohet me të gjitha inspektoriatet e ushqimit. Të gjitha do të krijojnë një institucion që do të zbatojë politikat e tij, për peshkimin, për bimët, produktet e kafshëve dhe nuk do të varen nga një drejtor i përgjithshëm, as nga ministri, por nga një sistem i tërë, sepse nuk mund të menaxhojmë vetëm me njerëz, por nga tre nivele monitorimi”, – ka deklaruar disa muaj më parë në një emision televiziv, Anila Denaj.

  • Atentati ndaj Donald Trump/ Kjo është oficerja e Shërbimit Sekret që nuk siguroi perimetrin

    Atentati ndaj Donald Trump/ Kjo është oficerja e Shërbimit Sekret që nuk siguroi perimetrin

    Nga Brittany Chain, DAILY MAIL

    Një agjente e Shërbimit Sekret është pezulluar pas atentatit ndaj Donald Trump, sepse nuk arriti të sigurojë perimetrin e tubimit elektoral.

    Myosoty Perez ishte një nga gjashtë agjentët e pezulluar nga 10 deri në 42 ditë pas sulmit të 13 korrikut 2024 në Butler, Pensilvani.

    Ajo ishte dërguar në vendin e tubimit paraprakisht dhe kishte një detyrë specifike: të ndihmonte në sigurimin e zonës përreth.

    Qitësi Thomas Crooks, 20 vjeç, hapi zjarr me tetë plumba nga një çati afër, duke i shpëtuar për pak organeve jetësore të Trump dhe duke i gërvishtur veshin në një moment tronditës që u transmetua drejtpërdrejt në televizion.

    Zjarrfikësi Corey Comperatore ndodhej në turmë dhe u vra tragjikisht nga një plumb qorr.

    E veja e tij e pikëlluar, Helen, lëshoi një kritikë të ashpër ndaj Shërbimit Sekret për dështimin në mbrojtjen e “dashurisë së jetës së saj” gjatë një interviste për Fox News, pothuajse një vit pas ngjarjes.

    “Ne ishim të gjithë si shënjestra të pambrojtura atë ditë,” tha ajo. “Gjakun tonë e kanë në duar! Jam e zemëruar. Humba dashurinë e jetës sime.”

    Helen vuri në dyshim veprimet e agjentëve të Shërbimit Sekret atë ditë, duke pyetur: “Pse nuk ishin të vëmendshëm? Pse menduan se ajo çati nuk kishte nevojë të mbulohej?”

    “Pse pikërisht Butler? Pse dështuan kaq rëndë?”

    Dy kalimtarë të tjerë u plagosën gjatë të shtënave tragjike, përpara se një snajper të neutralizonte Crooks me një të shtënë fatale.

    Drejtoresha e atëhershme e Shërbimit Sekret, Kimberly Cheatle, e cila kishte 28 vite në agjenci, dha dorëheqjen pak pas atentatit të dështuar ndaj Trump, në mes të thirrjeve të ashpra për përgjegjësi ndaj departamentit.

    Avokati që përfaqëson disa prej agjentëve të pezulluar, Larry Berger, tha se Perez kishte “bashkëpunuar plotësisht gjatë gjithë hetimeve për çështjen”.

    “Ajo tani po vendos për hapat e ardhshëm në këtë situatë,” tha ai.

    Berger theksoi se Perez nuk ishte përgjegjëse për sigurinë e përgjithshme ditën e tubimit.

    Një tjetër agjent që ndihmoi në koordinimin e sigurisë për tubimin raportohet gjithashtu se është pezulluar, së bashku me katër persona nga zyra rajonale e Pittsburgh.

    Pezullimi i fundit raportohet të ketë qenë për një agjent të ekipit kundër-snajperëve.

    Një raport i Shërbimit Sekret të SHBA-së, i publikuar vetëm disa ditë para zgjedhjeve të vitit 2024, konfirmoi se “disa boshllëqe operacionale dhe të komunikimit i paraprinë atentatit të dështuar më 13 korrik.”

    Dan Bongino — që tani shërben si Zëvendësdrejtor i FBI-së dhe më parë ka kaluar 11 vjet si agjent i Shërbimit Sekret — tha vitin e kaluar se ajo që ndodhi në Butler ishte një “dështim apokaliptik i sigurisë” dhe bëri thirrje për një pastrim total të niveleve të larta drejtuese në selinë e Shërbimit Sekret në Uashington.

  • Abuzimi me tenderin 2.2 milionë euro, GJKKO merr vendimin për Jonaid Myzyrin, kreun e KPP të pezulluar nga detyra

    Abuzimi me tenderin 2.2 milionë euro, GJKKO merr vendimin për Jonaid Myzyrin, kreun e KPP të pezulluar nga detyra

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të vazhdojë zbatimin e masave të sigurimit personal ndaj Jonaid Myzyrit, i cili po hetohet për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.
    Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Etleva Deda më datë 4 korrik 2025, pas kërkesës së paraqitur më 2 korrik nga SPAK.
    Sipas vendimit të gjykatës, Myzyri do të vijojë të jetë i pezulluar nga detyra, ndërsa ndaj tij vijon të jetë në fuqi edhe detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, çdo të hënë të parë të muajit, në orën 12:00.
    Kreu i pezulluar i KPP, Jonaid Myzyri është nën hetim për dyshimet se ka qenë i përfshirë në manipulimin e procedurave të prokurimit publik, së bashku me persona të tjerë, duke cenuar barazinë e konkurrencës në tenderë.
    Jonaid Myzyri u mor i pandehur javën e kaluar për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim.
    Sipas SPAK, Myzyri dhe shtatë zyrtarë të tjerë kanë favorizuar gjatë një procedure prokurimi një bashkim operatorësh, që kanë depozituar dokumente të falsifikuara.
    Sipas SPAK, objekti i këtij hetimi ka qenë procedura e prokurimit me emërtimin: “Mirëmbajtje rutinë me përformancë rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Q. Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit”, me fond limit 219.8 milioë lekë pa tvsh, e zhvilluar më datë 18 shtator të vitit 2020 nga ana e Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH.

  • Pas arrestimit të doganierëve, shqiptarët nuk kalojnë dot kufirin, mbyllet sërish dogana e Qafë Botës

    Pas arrestimit të doganierëve, shqiptarët nuk kalojnë dot kufirin, mbyllet sërish dogana e Qafë Botës

    FOTO ILUSTRUESE

    QAFË-BOTË- Dhjetëra shqiptarë që po udhëtojnë drejt Greqisë dhe anasjelltas, për të ardhur në Shqipëri kanë mbetur të bllokuar në doganën e Qafë-Botës, pasi pala greke ka pezulluar punën.
    Pezullim i punës nga pala greke vjen pas një aksioni të autoriteteve greke ku janë arrestuar disa doganierë për korrupsion pas hetimeve për lehtësime kalimesh kundrejt pagesës për rrjete të paligjshme. Një ditë më parë 13 doganierë grekë u arrestuan për shkelje të detyrës, ryshfet dhe korrupsion të strukturuar.

    Kalimi i automjeteve në Pikën Kufitare të Qafë Botës është pezulluar përkohësisht, ndërsa u hap pas disa orësh./ZËRI

  • “Më shumë se sa mirë, bën dëm”, Rama: AKU-ja duhet pezulluar dhe të ngrihet një Komision i Posaçëm

    “Më shumë se sa mirë, bën dëm”, Rama: AKU-ja duhet pezulluar dhe të ngrihet një Komision i Posaçëm

    Kryeministri Edi Rama në fjalën përmbyllëse në kuadër të ‘Dialogut për për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural’ ka njoftuar se do të pezullohet AKU-ja. Sipas tij, kjo agjenci duhet reformuar në bashkëpunim me Univerisitetin Bujqësor.
    “Kjo është diçka që e kemi thënë shpesh dhe e kemi përsëritur herë pas here në kohë, por nuk e kemi bërë, dhe tani duhet ta bëjmë, ashtu siç duhet. Duhet të angazhojmë menjëherë strukturat e Tatimeve për një sensibilizim, përpara se Tatimet të ndërhyjnë me sekuestro për qumështin e pafaturuar. Qumësht i pafaturuar apo ushqime të freskëta të tjera të pafaturuara që mund të jenë të rrezikshme. Edhe këtë gjë duhet ta kryejë Ministria e Financave, që të fillojë një proces sensibilizimi duke folur me bizneset e vogla. Duhet që për një periudhë dyjavore, pas sensibilizimit, të merren dhe të sekuestrohen këto materiale. Edhe në të njëjtën kohë, duhet të pezullohet veprimtaria e AKU-së. AKU-ja duhet ndaluar me urgjencë që të vazhdojë të veprojë, sepse më shumë se sa mirë, bën dëm. Duhet pezulluar AKU-ja dhe duhet të ngrihet një komision i posaçëm për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-së, dhe procesi i bashkimit të inspektoriateve që është vendosur me ligj, duhet të kalojë në proces seleksionimi. Edhe në komision duhet të jetë pjesë Universiteti Bujqësor i Tiranës.”-tha Rama

  • Conte dhe ndeshja e titullit që do ta përjetojë si “spektator”. Napoli frenon festën, por jo përgatitjet speciale

    Conte dhe ndeshja e titullit që do ta përjetojë si “spektator”. Napoli frenon festën, por jo përgatitjet speciale

    Festa nuk është tani, ka vetëm futboll për t’u luajtur. Napoli ka pezulluar gjithçka që lidhet me fjalë e koncepte që nuk kanë të bëjnë me ndeshjen ndaj Cagliarit. Nuk ekziston asgjë tjetër në mendjen e Antonio Contes, asgjë tjetër në planet e klubit.
    Është një qasje e përbashkët, e arsyeshme, pas vuajtjeve të javëve të fundit dhe zinxhirit të pabesueshëm të emocioneve të ndërtuara mes Parmës dhe Milanos, midis “Tardini” dhe “San Siro” të dielën e kaluar.
    Nuk ka më vend për gabime, Napoli është vetëm një hap larg titullit kampion. Atje e ndiejnë shijen e suksesit, por finishi duhet kaluar përpara se të ngrihen duart drejt qiellit. Përveç planit të nevojshëm për rendin publik të hartuar nga Prefektura dhe Policia, nuk do të ketë asgjë tjetër deri në një urdhër të ri.
    Conte i pezulluar ndaj Cagliarit, si po e përgatit NapolinConte dhe skuadra janë zhytur plotësisht në përgatitjen e ndeshjes që, me një fitore, do t’i sillte Napolit titullin kampion, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në ndeshjen e Interit ndaj Como së Fabregas. Një spanjoll, që u përmend masivisht në rrjetet sociale pas javës së fundit, Pedro, natyrisht e ka dhënë tashmë ndihmesën e tij. Tani është momenti për të vulosur fatin që Napoli e ka pasur në duar që nga fillimi.
    Ndoshta janë ditët e fundit të Contes, nga sot deri të premten. Përpara se të mendojë për të ardhmen, fokusi është total: punë, mentalitet, përqendrim, egërsi. Përpjekja e fundit, ndeshja e fundit, mundësia e fundit. Kulmi i sezonit; 90 minuta pasioni të pastër, që do të përjetohen pa zjarrin e Antonio Contes në pankinë.
    Conte i pezulluar, por jo i “zhdukur”I pezulluar, por jo i “zhdukur”. Fati që ai vetë e ka ndërtuar bashkë me ekipin nga dita e parë mund të bëhet vepra më madhështore e një karriere tashmë të lavdishme. Në pankinë do të jetë sërish zëvendësi i tij, Cristian Stellini, siç ndodhi edhe ndaj Bologna. Stellini është i pamposhtur në kampionat, kur ka zëvendësuar Conten, mes Serie A dhe Premier League: 7 fitore dhe një barazim (pikërisht në “Dall’Ara”).
    Conte pritet ta ndjekë zhvillimin e ndeshjes nga një pozicion i ngritur në tribunën e shtypit të “Maradona”, por mund të zgjedhë edhe një vend tjetër, siç kanë bërë kolegë të tjerë më parë. E rëndësishme është që, afër apo larg, skuadra e di si të fitojë me Conten pas saj.
    Ekrane gjigante, “zona azzurra” dhe autobusë të hapur. Qyteti gati për titullinNdërkohë, bashkia po zbukuron dhe përgatit qytetin për festë. Të premten do të vendosen ekrane gjigante për të parë ndeshjen ndaj Cagliarit, të cilët do të instalohen në “Piazza del Plebiscito” (me një skenë pranë), “Piazza Mercato” dhe “Piazza Ciro Esposito” në Scampia. Po shqyrtohet edhe një plan qarkullimi i veçantë për të arritur atje.
    Do të krijohet një e ashtuquajtur “zona azzurra”, me mbyllje të trafikut në Lungomare dhe qendrën historike të qytetit. Aty do të lejohen vetëm automjetet e autorizuara, ndërsa të tjerët do të duhet të lëvizin në këmbë, siç ndodhi dy vite më parë.
    Po mendohet gjithashtu organizimi i një parade të ekipit me autobusë të hapur, në rast fitoreje. Kjo ndoshta do të zhvillohet të shtunën, në mënyrë që të lejojë edhe lojtarët e grumbulluar me kombëtaret të marrin pjesë në festën e titullit.

  • Frikë për luftë bërthamore, dy fuqi botërore po shkëmbejnë zjarr prej 4 ditësh

    Frikë për luftë bërthamore, dy fuqi botërore po shkëmbejnë zjarr prej 4 ditësh

    Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit kanë arritur nivele alarmante pasi ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khaëaja Muhammad Asif, deklaroi se një inkursion ushtarak indian në territorin pakistanez është “i afërt”. Në një intervistë për Reuters, Asif tha se forcat pakistaneze janë përforcuar ndjeshëm në Kashmir, për të përballuar çdo sulm të mundshëm.
    Kriza nisi pas sulmit të përgjakshëm më 22 prill në rajonin indian të Jammu dhe Kashmir, ku u vranë 26 civilë, kryesisht turistë hindu nga India. India fajëson militantë të lidhur me Pakistanin për sulmin, ndërsa një grup i njohur si The Resistance Front fillimisht mori përgjegjësinë, por më vonë u tërhoq.
    Si përgjigje, India ka ndërmarrë një sërë masash drastike: ka nisur stërvitje ushtarake, ka testuar raketa me rreze të gjatë dhe ka pezulluar Traktatin e Ujërave të Indusit, i cili garanton furnizimin me ujë për rreth 80% të bujqësisë së Pakistanit. Ministri indian i burimeve ujore, Chandrakant Raghunath Paatil, deklaroi se India do të sigurojë që “asnjë pikë ujë nga lumi Indus të mos arrijë në Pakistan”.
    Pakistani, nga ana tjetër, ka mbyllur hapësirën ajrore për fluturimet indiane, ka pezulluar vizat për qytetarët indianë dhe ka vendosur njësi të blinduara në kufi. Kryeministri Shehbaz Sharif paralajmëroi se çdo përpjekje për të ndalur ujin drejt Pakistanit do të konsiderohet “akt lufte” dhe do të marrë përgjigje të plotë.
    Shkëmbimi i zjarrit gjatë kufirit vazhdon për katër ditë rresht, ndërsa forcat indiane kanë arrestuar rreth 500 persona në operacione kërkimi për militantët. Kontrollet në disa shtëpi myslimane kanë shkaktuar shqetësime për abuzime ndaj civilëve të pafajshëm.
    Kryeministri indian Narendra Modi ka premtuar se do të ndëshkojë çdo terrorist dhe mbështetës të tyre, duke pezulluar gjithashtu shërbimet e vizave për pakistanezët dhe duke kërkuar kthimin e qytetarëve indianë nga Pakistani.
    Ndërkohë, Kina ka bërë thirrje për përmbajtje dhe ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur çdo përpjekje për të ulur tensionet në rajon.
    Një konflikt i plotë mes këtyre dy fuqive bërthamore do të ishte katastrofal për rajonin dhe më gjerë.