Tag: pezulluar

  • Balluku e pezulluar për aferat korruptive, Rama në mbrojtje: GJKKO po na bllokon punët

    Balluku e pezulluar për aferat korruptive, Rama në mbrojtje: GJKKO po na bllokon punët

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për kërkesën që ai ka çuar në Gjykatën Kushtetuese pezullimin e Belinda Ballukut.
    Në një video-mesazh në Facebook, Rama del sërish në mbrotje të ministres së pandehur për korrupsion duke deklaruar se pezullimi i ministres është absurd.
    Ai shtoi se vendimi i GJKKO për pezullimin e saj krijon një bllokim të të gjithë zinxhirit vendimmarrës për sektorët që ministri mbulon.
    “Ndryshe nga cdo funksionar që mund të pezullohet, ministri i pezulluar jo vetëm që nuk firmos dot vetë asgjë, por bën që askush tjetër të mos marrë vendim dhe të firmosë në emër të dikasterit. Sepse Kushtetuta ia jep atij dhe vetëm atij ministrit autoritetin ekskluziv të padelekueshëm tek askush tjetër. – tha Rama

  • Patrulla në Polici, pezullohen për “besueshmëri” shumë të rinj që u shpallën fitues pas konkursit

    Patrulla në Polici, pezullohen për “besueshmëri” shumë të rinj që u shpallën fitues pas konkursit

    Më datë 21 nëntor, Policia e Shtetit në faqen zyrtare publikoi listën me fituesit e konkursit të aplikantëve që do të ndjekin Kolegjin Profesional të Formimit Policor për Patrullë të Përgjithshme. 

    Nga 645 aplikantë sipas kuotave të përcaktuar vetëm 300 prej tyre do të shpallen fitues, sipas rënditjes së pikëve. Renditja u bë sipas rezultatit në rend zbritës për aplikantët që kanë marrë pjesë në të gjitha fazat e konkurrimit dhe janë vlerësuar me të paktën 50% të pikëve totale në çdo fazë testimi, shkruan A2. 

    Por, disa prej aplikantëve të cilët janë renditur te lista fituese e bërë publike nga Policia në faqen zyrtare, një ditë më parë janë telefonuar nga komisioni duke i lajmëruar që janë pezulluar dhe duke mos i dhënë asnjë arsye. 

    Pasi janë paraqitur për të bërë ankimim, aplikantëve fitues të pezulluar u është thënë se janë pezulluar për shkak të besueshmërisë. Ka raste kur janë pezulluar sepse kanë bërë aksident më parë me makinë, apo të afërm të fisit të tyre me të njëjtin mbiemër janë dënuar më parë për vepra të ndryshme penale. 

    Të gjithë aplikantët e pezulluar kanë bërë ankimim. 

    Më parë, u raportua se pothuajse mbi 30% e aplikantëve fillestarë nuk u pranuan në konkurrim pasi rezultuan me probleme psikologjike dhe përdorues të lëndëve narkotike. 

    Skualifikimin e mbi 30% prej tyre e vërtetoi edhe lista zyrtare e aplikantëve që zhvilluan të gjitha fazat e konkurrimit, ku në total janë 645 nga mbi 1 mijë të rinj që aplikuan në fillim. 

  • E pezulluar nga detyra dhe me pasaportë të bllokuar, Belinda Balluku mbërrin në GJKKO

    E pezulluar nga detyra dhe me pasaportë të bllokuar, Belinda Balluku mbërrin në GJKKO

    Belinda Balluku, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës e pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO-së, ka mbërritur në ambientet e gjykatës për verifikimin e masave të sigurisë të caktuara ndaj saj.
    Belinda Balluku mbërriti e shoqëruar nga avokati i saj rreth orës 08:50, por nuk bëri asnjë deklaratë për mediat. Balluku akuzohet për abuzim me tenderin e tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe. Ndërkohë pak minuta para saj, në GJKKO mbërriti edhe e motra avokate që e përfaqëson, Pamela Qirko.

  • E pandehur dhe e pezulluar nga detyra/ Balluku përmbys axhendën e takimeve të së premtes

    E pandehur dhe e pezulluar nga detyra/ Balluku përmbys axhendën e takimeve të së premtes

    Një takim i planifikuar të premten me kancelarët e gjykatave të vendit i planifikuar nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, mësohet se nuk do të zhvillohet.

    Përmbysja e kësaj axhende është bërë pas vendimit të dhënë sot nga GJKKO për Ballukun, ku e ka pezulluar nga detyra dhe i ka ndaluar daljen jashtë vendit.

    Fokusi i takimit kishte të bënte me masat e sigurisë nëpër gjykatat e vendit pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Por tashmë me statusin e ri si e pandehur dhe e pezulluar nga detyra, ky takim nuk pritet të mbahet. Po kështu të premten është anuluar edhe mbledhja e qeverisë.

  • GJKKO pezulloi Belinda Ballukun, ish-ministri i Drejtësisë ngre alarmin: Precedent i rrezikshëm, mund të na lërë..

    GJKKO pezulloi Belinda Ballukun, ish-ministri i Drejtësisë ngre alarmin: Precedent i rrezikshëm, mund të na lërë..

    Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas lajmeve se zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është pezulluar nga GJKKO.
    Përmes një postimi në “Facebook”, Manjani shkruan se ky vendim nuk prek vetëm një anëtare të kabinetit, por godet funksionalitetin e qeverisë, duke krijuar kështu një situatë të cilën konsideron si “grusht shteti”.
    “Por GJKKO sot nuk ka pezulluar Ballukun, por qeverinë. Së pari zv. kryeministri është kryeministër. Vetëm propozim për ndryshim kabineti nuk bën, të tjerat i bën të gjitha. Në një situatë kur Kryeministri gjendet i pamundur të jetë fizikisht në detyrë dhe zv. kryeministri është i pezulluar, vendi është pa qeveri. Ky është qëllimi i drejtësisë, të lërë vendin pa qeveri?!”, shkruan Manjani teksa argumenton më tej qëndrimin e tij se drejtësia ka të drejtë të pezullojë zyrtarë të emëruar, por jo të zgjedhur dhe se anëtarët e qeverisë gëzojnë imunitet të njëjtë me të zgjedhurit.
    Sipas ish ministrit me këtë hap drejtësia i ka dhënë vetes të drejtën të ndryshojë qeverinë çdo herë që hap një hetim, edhe mbi bazën e një denoncimi anonim duke e cilësuar si një precedent të rrezikshëm që “mund të na lerë pa qeveri”.
    Ndër të tjera, Manjani thekson se masa ndaj zv.kryeministres Balluku mund të ishte individualizuar me forma të tjera ligjore, pa cënuar funksionimin e ekzekutivit, ndërsa pezullimi sipas tij përbën një ndërhyrje të papranueshme të prokurorëve mbi pushtetin e dalë nga vota.
    “Ndaj ligjet e kanë të ndaluar pezullimin nga detyra të të zgjedhurve. Pikërisht për të ndaluar grushtin e shtetit të të emëruarve. Do kishte qenë krejt normale, brenda anormalitetit që kanë krijuar, që të kërkonin arrest me burg për zo bën Balluku, ose të aplikonin një masë tjetër. Kështu masa do individualizohej dhe skishte pse të ngatërroheje me funksionim e qeverisë. Por pezullimi në këtë rast është grusht shteti”, shkruan Manjani ndër të tjera duke apeluar që kjo çështje të marrë vëmendjen e Kushtetueses.
    Qeveria në “ngërç” prej GJKKO-së, Konstitucionalistja Aurela Anastasi tregon lëvizjet e Edi RamësPostimi i plotë i Ylli Manjanit:
    Vendimi i sotëm për të pezulluar qeverinë, përbën as më pak e as më shumë sesa GRUSHT SHTETI.
    Sigurisht që drejtësia ka të drejtë të pezullojë zyrtarë publikë, por jo të zgjedhur. Anëtarët e qeverisë mbrohen me të njëjtin imunitet si të zgjedhurit, përveç faktit që zonja Ballulu është gjithashtu e zgjedhur.
    Por GJKKO sot nuk ka pezulluar Ballukun, por qeverinë.
    Së pari zvkryeministri është kryeministër. Vetëm propozim për ndryshim kabineti nuk bën, të tjerat i bën të gjitha. Në një situatë kur Kryeministri gjendet i pamundur të jetë fizikisht në detyrë dhe zvkryeministri është i pezulluar, vendi është pa qeveri. Ky është qëllimi i drejtësisë, të lërë vendin pa qeveri?!
    Asnjë pushtet nuk ka të drejtë të lerë vendin pa qeveri.
    Së dyti, me këtë preçedent, drejtësia i ka dhënë mandat vetes të ndryshojë qeverinë sa herë të dojë. Sepse neser, me një letër anonime, mund të çelë një hetim për Kryeministrin apo gjithë qeverinë (apo nuk ja kanë marrë dorën me këtë grupin e srrukturuar kriminal) dhe GJKKO i pezullon se prishin provat.
    Ou?
    Pse qeveritë i zgjedh drejtësia?!
    Ndaj them se kjo ndërhyrje e drejtësisë mbi ekzekutivin është grusht shteti.
    Imuniteti është shpikur si koncept jo për të mbrojtur mbajtësin e detyrës, por për të mbrojtur dhe garantuar pavarësinë e një pushteti ndaj një tjetri.
    Drejtësia sot ka ndërhyrë brutalisht në pushtetin ekzekutiv. Dhe kjo është e papranueshme.
    Ne nuk kemi gjeneralë e ushtri që ta bëjnë grushtin, por kemi prokurorë që ndjehen pronarë të Republikës. Ata ndjehen dge veprojnë si eprorë të pushteteve të tjera që dalin nga vota.
    Edhe ata ushtarakët kur bljnë grusht shteti këahtu thonë si spak-u jonë: “po luftojmë korrupsionin”….
    Grusht shteti i republikës së prokurorëve është, që çke me të!
    Ndaj ligjet e kanë të ndaluar pezullimin nga detyra të të zgjedhurve. Pikërisht për të ndaluar grushtin e shtetit të të emëruarve.
    Do kishte qenë krejt normale, brenda anormalitetit që kanë krijuar, që të kërkonin arrest me burg për zo bën Balluku, ose të aplikonin një masë tjetër. Kështu masa do individualizohej dhe skishte pse të ngatërroheje me funksionim e qeverisë.
    Por pezullimi në këtë rast është grusht shteti.
    Gjykata Kushtetuese paguhet nga ky shtet, për këtë ditë.
    Kaq.
    *****
    Diskutimet popullore e populiste me pandëshkueshmëri e me “palloshë” e me “Belindë”, janë temë tjetër dhe mund të pajtohem me shumë gjetje.
    Por grushti i shtetit meriton vemendje parësore!
    Personalisht ndjehem mirë që erdhën punët deri në këtë pikë sepse kur flisja, nuk me besonte njeri… Por kam qenë, jam e do jem me shtetin dhe rendin shtetëror.
    Çdo asocim që tenton të lidhë qëndrimet e mia me persona, është i pavend dhe e neveris.

  • Kina pezullon ndalimin e eksportit të 3 metaleve të rralla tokësore në SHBA

    Kina pezullon ndalimin e eksportit të 3 metaleve të rralla tokësore në SHBA

    Kina ka njoftuar heqjen e ndalimit të eksporteve të galiumit, antimonit dhe germaniumit, metaleve të rralla kryesore, në Shtetet e Bashkuara, një shenjë e re e lehtësimit të tensioneve midis dy vendeve.
    Kjo rregullore, e cila bllokoi eksportet e këtyre metaleve të rralla, përbërës thelbësorë veçanërisht për gjysmëpërçuesit, është pezulluar deri më 27 nëntor 2026, tha Ministria Kineze e Tregtisë në një deklaratë.
    Këto metale në Shtetet e Bashkuara kanë zbatime si në industrinë civile ashtu edhe në atë ushtarake. Ato konsiderohen të rëndësishme për një gamë të gjerë procesesh prodhimi të teknologjisë së lartë dhe të lidhura me mbrojtjen.
    Presidenti Xi Jinping dhe presidenti i SHBA-së Donald Trump kishin rënë dakord më parë për të ulur tarifat dhe për të pezulluar masat e tjera tregtare për një vit.

  • Doli pozitive, atletja që mban rekordin e maratonës pezullohet 3 vjet nga garat

    Doli pozitive, atletja që mban rekordin e maratonës pezullohet 3 vjet nga garat

    30 Tetor 2025

    12:46

    Telesport

    Mbajtësja e rekordit botëror në maratonë, atletja Ruth Chepngetich, është pezulluar për 3 vite nga të gjitha garat për shkelje të rregullave antidoping. Keniania 31-vjeçare është atletja e parë femër që theu rekordin 2h10’ në maratonë.
    Ajo rezultoi pozitive për hidroklorotiazid, një substancë që nuk është agjent dopingu pasi është një diuretik që përdoret për të trajtuar mbajtjen e ujit dhe hipertensionin. Gjithsesi, ajo substancë mund të jetë përdorur për të maskuar praninë e substancave të ndaluara në urinën e saj.
    “AIU (Njësia e Integritetit Atletik) e ka pezulluar Ruth Chepngetich për tre vjet, duke filluar nga 19 prilli 2025, për praninë dhe përdorimin e një substance të ndaluar“, shkroi AIU, e cila e kishte pezulluar atë përkohësisht në korrik.
    Gjithashtu, të gjitha rezultatet e arritura prej saj nga 14 marsi i vitit 2025, kur dhe është kryer testi, janë konsideruar të pavlefshme.

  • Kushtetuesja ngriu dekretin e Begajt, kreu i KQZ: Kemi pezulluar menjëherë përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë

    Kushtetuesja ngriu dekretin e Begajt, kreu i KQZ: Kemi pezulluar menjëherë përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë

    Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi njoftoi KQZ ka pezulluar procesin e përgatitjeve për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës.

    Nga konferenca për media, Celibashi tha se pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, KQZ ndërpreu procesin e përgatitjeve për Tiranën.
    Ndërkohë kryekomisioneri tha se vijon normalisht procesi për 5 bashkitë e tjera që do të shkojnë në zgjedhje më 9 nëntor.
    “Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, në zbatim të vendimit që dje menjëherë ka ndërprerë të gjitha përgatitjet që lidhen me procesin zgjedhor në Tiranë. Vazhdon normalisht procesi për 5 bashkitë e tjera”-u shpreh Celibashi.

    Top Channel

  • GJK pezulloi zgjedhjet në Tiranë/ Spartak Ngjela: S’mund të bëheshin pas ankimit të Veliajt! S’del askush mbi Kushtetuesen

    GJK pezulloi zgjedhjet në Tiranë/ Spartak Ngjela: S’mund të bëheshin pas ankimit të Veliajt! S’del askush mbi Kushtetuesen

    Gjykata Kushtetuese pezulloi sot dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e parakoshme të Tiranës, të cilat ishin caktuar më datë 9 nëntor.
    Lidhur me këtë avokati Spartak Ngjela, i ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha se GJK i ka pezulluar zgjedhjet pasi do të shqyrtojë ankimin e Erion Veliajt, i cili kërkoi që dekreti i Begajt të shpallej i paligjshëm dhe të pezullohej procesi për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. 
    Ai tha se nëse zgjedhjet do të mbaheshin dhe GJK do të dilte me vendim pas datës 9 nëntor, atëherë ato s’do të ishin të vlefshme. 
    ‘Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar sepse do të shqyrtojë ankimin e Veliajt. Vendimi i saj pastaj është ligj. Zgjedhjet nuk janë anuluar, por janë pezulluar derisa sa të merret një vendim. Në rast se zgjedhjet bëhen dhe vendimi do jepej pas zgjedhjeve atëherë duhet të anuloheshin zgjedhjet. Nuk kishte mundësi që të bëhen zgjedhjet sa kohë nuk kishte folur GJK. Nuk del dot njeri para Kushtetueses. S’mund të ketë zgjedhje deri sa GJK i ka pezulluar dhe të shohim tani se çfarë vendimi do të jap’, tha ai. 
    Teksa u ndal tek vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ai e cilësoi atë si një ngjarje të rëndë. Ngjela tha se gjykatat duhet që të kenë policinë e tyre profesionale që t’i mbrojë.
    ‘Gjykata duhet që të ketë policinë e saj. Deri tani nuk e ka, duhet një polici profesionale, dhe është mirë që qeveria ta mendoj këtë çështje sepse është e rëndësishme. Është e rëndë që të vrasësh një gjyqtarë”, tha ai. 
    Avokati u ndal edhe tek akuzat e politikës në drejtim të gjyqtarëve dhe prokurorëve. 
    ‘Fajin e ka Sali dhe duhej filluar proces penal ndaj tij, se ka folur për gjyqtarë e prokuror në mënyrën më të keqe. Po një i pandehur mund të thotë çfarë të dojë se e mbron ligji, por ato që thotë ai janë nivel i ulët politik. Duhet që të dal një ligj që nëse këta flasin kështu kundër drejtësisë të shkojnë të bëjnë një analizë psikiatrike, nëse aty dalin normal, atëherë duhet të nis procesi penal’, tha ai. 
    Një koment e pati edhe për punën e kreut të SPAK Altin Dumani, gjatë 3 viteve në krye të këtij institucioni të drejtësisë, ndërsa në dhjetor të këtij viti i përfundon mandati. 
    ‘Kam mendim shumë të mirë për të ka goditur kriminalitetin në të gjitha rangjet, me ish- kryeministra, ministra. Gjyqtari dhe prokurori duhet që të jenë subjekte të ligjit dhe ai ashtu ishte. Korrupsioni ka qenë i thellë në vend. Unë them se hetimi ndaj korrupsionit do të vijojë dhe do të thellohet më shumë’, tha ai. 

  • UEFA gati për të pezulluar Izraelin nga garat, shumë shpejt mbledhja

    UEFA gati për të pezulluar Izraelin nga garat, shumë shpejt mbledhja

    UEFA po shqyrton mundësinë nëse do ta pezullojë apo jo Izraelin nga të gjitha garat evropiane të futbollit. Ky vendim mund të nxjerrë këtë përfaqësuese nga kualifikueset e Kupës së Botës FIFA 2026 dhe ta përjashtojë Maccabi Tel Aviv nga Europa League, ku do të përballet me PAOK FC këtë javë.
    Arsyeja ka të bëjë lufta në Gaza, me presionin ndaj UEFA-s për të marrë një vendim të tillë që është shtuar shumë së fundmi.

    Izraeli nuk po “qëndron duarkryq” dhe punon për të parandaluar një votim kyç që pritet të mbahet në një takim të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s të martën.
    © BalkanWeb