Tag: pezullojë

  • Vendimi i GJKKO për Ballukun, Balla: Gjykata s’e ka kompetencën që të pezullojë një ministër

    Vendimi i GJKKO për Ballukun, Balla: Gjykata s’e ka kompetencën që të pezullojë një ministër

    Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla komentoi në një komunikim me mediat nga Kryesia e Kuvendit vendimin e Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku.
    Balla u shpreh se është në një linjë me kryeministrin për faktin se gjykata nuk mund të pezullojë një ministre.
    “Kuvendi i Shqipërisë është autoriteti i vetëm që bën ligjin në Shqipëri, s’ka autoritet tjetër, mos krijoni lidhje që nuk ekzistojnë. Kuvendi i di detyrat e veta që ka në kudër të këtij procesi. Përmbushja e detyrave të shtëpisë nga Shqipërisë për BE lidhet me legjislacionin. E kam ndjekur këtë gjë në Kroaci në 2009-ën. Nuk po shpikim diçka, por janë disa detyra që duhet t’i bëjë vendi ynë.
    Janë gjëra që duhet të bëhen me opozitën. SPAK ka bërë një punë të shkëlqyer. Sa i përket rastit në fjalë, kryeministri ka qenë i qartë. Ka pasur një çendim nga GJKKO për pezullimin e një ministri. Në vlerësimin e kryeministrit, por dhe unë…edhe pas 21 vitesh, mendoj se nuk e ka një kompetencë të tillë gjykata, të pezullojë një ministër, sepse Kushtetua sipas nenit 103.
    Pika 3 e ka barazuar ministrin me deputetin sa i takon imunitetin. Megjithatë, për fat të mirë, rendi kushtetues e ka përcaktuar qartë, që kur ke një ankesë, e çon në Gjykatën Kushtetuese. Të presim Kushtetuesen”, tha ai.

  • “Serie A duhet të pezullojë kampionatin para play off-it, kam 3 lojtarë aty, edhe Gattuso do të ishte i lumtur”

    “Serie A duhet të pezullojë kampionatin para play off-it, kam 3 lojtarë aty, edhe Gattuso do të ishte i lumtur”

    21 Nëntor 2025

    9:09

    Telesport

    Trajneri i kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montella, kërkon të ketë më shumë ditë në dispozicion për të përgatitur gjysmëfinalet play off të Kupës së Botës 20267, që do të zhvillohen në fund të marsit të ardhshëm.
    Turqia do të luajë në gjysmëfinale ndaj Rumanisë dhe në rast fitoreje, me fituesin e duelit Sllovaki-Kosovë. “Për të shkuar në Kupën e Botës, duhet të japësh gjithçka kundër kujtdo. Duhet një përgatitje e mirë”, tha Montella.
    “Kam tre lojtarë në Serie A, ndaj i kërkova Federatës të pezullojë kampionatin të dielën e fundit. Nëse mbërrijnë të hënën, nuk mund të kesh një seancë të mirëfilltë stërvitore deri të mërkurën dhe të enjten ka para-ndeshje”, deklaroi Montella.
    Ai kërkon t’I vijë në ndihmë edhe kolegut të tij të kombëtares italiane Gennaro Gattuso, që gjithashtu ka të njëjtin problem. “Dy ditë shtesë bëjnë diferencën. Gattuso do të ishte gjithashtu i lumtur për një shtyrje”, tha Montella.

  • FIFA i përgjigjet Trumpit, por mbi të gjitha zgjedh të mos e pezullojë Izraelin

    FIFA i përgjigjet Trumpit, por mbi të gjitha zgjedh të mos e pezullojë Izraelin

    3 Tetor 2025

    8:48

    Alfred Lleshi

    FIFA iu përgjigj Donald Trumpit, por mbi të gjitha vendosi të mos e pezullojë Izraelin nga garat. Presidenti Gianni Infantino deklaroi: “FIFA nuk mund të zgjidhë problemet gjeopolitike, por mund dhe duhet të promovojë futbollin në të gjithë botën duke shfrytëzuar vlerat e tij unifikuese, edukative, kulturore dhe humanitare”.
    Këshilli i FIFA-s, i mbledhur dje, mori në shqyrtim thirrjet e “Amnesty International” dhe të Federatës së Palestinës, e njohur që prej vitit 1998, por vendosi të mos marrë një vendim të menjëhershëm. Çështja pritet t’i kalojë UEFA-s, e cila pritet të shprehet së shpejti, ndonëse FIFA vetë mund ta kishte zbatuar statutin përkatës.
    Ndërkohë, polemikat kanë përfshirë edhe SHBA-në lidhur me organizimin e Kupës së Botës. Trump kishte sugjeruar ndryshimin e qyteteve pritëse për arsye sigurie. Zv.presidenti i FIFA-s, Victor Montagliani, u përgjigj prerë: “Është turneu i FIFA-s, është nën juridiksionin e saj dhe ajo merr vendimet. Me gjithë respektin për liderët botërorë, futbolli është më i rëndësishëm se ata dhe do të mbijetojë përtej qeverive, regjimeve e sloganeve të tyre”.

  • “UEFA ta pezullojë Izraelin”; Pogba dhe 49 sportistë të tjerë i bëjnë apel publik Ceferinit

    “UEFA ta pezullojë Izraelin”; Pogba dhe 49 sportistë të tjerë i bëjnë apel publik Ceferinit

    50 sportistë, mes tyre futbollistë, trajnerë, boksierë e lojtarë kriketi, kanë nënshkruar një letër, duke kërkuar nga UEFA përjashtimin e Izraelit nga garat ndërkombëtare, për shkak të “genocidit në Gaza”. Ndër ta janë Anwar El Ghazi, Cheick Doucouré (Crystal Palace), Hakim Ziyech, Sam Morsy, trajneri Nigel Pearson, kriketisti Moeen Ali dhe boksieri Zak Chelli.
    Në dokumentin e siguruar nga “The Athletic”, sportistët theksojnë: “Sporti nuk mund të qëndrojë në heshtje kur nga soji ynë dhe civilë, përfshirë fëmijë, po vriten masivisht në Gaza”. Letra nderon edhe futbollistin palestinez Suleiman al-Obeid, i njohur si “Pelé palestinez”, i vrarë nga ushtria izraelite teksa priste ndihma humanitare. Mohamed Salah reagoi: “A mund të na thoni si, ku dhe pse vdiq?”
    Ky apel kërkon që UEFA ta pezullojë menjëherë Izraelin derisa të respektojë ligjin ndërkombëtar: “Sporti nuk mund të jetë neutral ndaj padrejtësive. Heshtja do të thotë të pranosh se disa jetojnë më pak”. Edhe ekspertë të OKB-së, mes tyre Francesca Albanese, i bënë thirrje FIFA-s dhe UEFA-s për përjashtimin e Izraelit, duke kujtuar precedentët me Rusinë, pas pushtimit të Ukrainës. Fansat e Galatasaray shpalosën pankarta pro Palestinës në ndeshjen kundër Liverpool-it.

  • “Nëntori është afati”, Spahiu i bindur për zhvillimin e zgjedhjeve në Tiranë: Gjykata s’ka arsye t’i pezullojë

    “Nëntori është afati”, Spahiu i bindur për zhvillimin e zgjedhjeve në Tiranë: Gjykata s’ka arsye t’i pezullojë

    Juristi Kreshnik Spahiu, tha se zgjedhjet për drejtuesin e ri të Bashkisë së Tiranës sipas tij do të bëhen në nëntor. Ai tha se nuk beson që gjykata do i pezullojë.
    ‘Nuk është respektuar afati dyjavor, që do të thotë sapo është komunikuar një vendim i qeverisë për shkarkimin e një kryetari bashkie pas dy ditësh presidenti i ka dekretuar dhe nuk është respektuar afati një javë pasi është zbardhur dhe dy javë më pas. Për të gjitha rastet nuk është bërë pas 3 javësh. Edhe në rastin e Lefter Allës, dy ditë pas qeverisë ka dal dekreti. Zgjedhjet e Tiranës do bëhen në nëntor, nuk besoj që gjykata do e pezullojë’, tha ai.

  • Emigrantët, Britania e Madhe mund të pezullojë vizat për disa vende

    Emigrantët, Britania e Madhe mund të pezullojë vizat për disa vende

    Britania e Madhe ka paralajmëruar se mund të pezullojë vizat për vendet që nuk pranojnë të riatdhesojnë shtetasit e tyre që qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në vend.
    Deklarata u bë nga Sekretarja e re e Brendshme, Shabana Mahmood, pas një takimi në Londër me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re, partnerë të aleancës së inteligjencës “Five Eyes”.
    Mahmood tha se vendet që nuk bashkëpunojnë për të pranuar qytetarët e tyre do të përballen me pasoja konkrete, përfshirë reduktimin ose pezullimin e vizave britanike.
    “Nëse nuk keni të drejtë të qëndroni në MB, do të dëboheni. Dhe nëse vendi juaj nuk ju pranon, ne do të ndërmarrim masa.”
    Ajo nuk specifikoi se cilat vende mund të përfshihen në këto masa, por theksoi se qeveria britanike pret që çdo shtet të “luajë sipas rregullave”.
    Në takim, sekretarja amerikane e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për ndarjen e informacionit mbi historikun kriminal të emigrantëve dhe luftën kundër karteleve që shfrytëzojnë rrjetet sociale për trafikim njerëzor.
    “Duhet të jemi agresivë në përgjigjen tonë ndaj këtyre kërcënimeve të reja”, u shpreh Noem.
    Takimi ndërkombëtar vjen në një kohë kur qeveria e kryeministrit Keir Starmer përballet me presion të madh publik për shkak të rritjes së ndjeshme të numrit të emigrantëve që mbërrijnë me varka të vogla në Kanalin e La Manshit.
    Vetëm të shtunën, 1 mijë e 97 persona mbërritën në brigjet britanike, një nga shifrat më të larta të regjistruara ndonjëherë për një ditë të vetme.