Tag: pezullimin

  • Nesër ‘vuloset’ fati i Ballukut/ Rama shton presionin ndaj Gjykatës Kushtetuese

    Nesër ‘vuloset’ fati i Ballukut/ Rama shton presionin ndaj Gjykatës Kushtetuese

    Nesër ‘vuloset’ fati i Ballukut/ Rama shton presionin ndaj Gjykatës Kushtetuese
    Një kolegj prej 3 gjyqtarësh të Gjykatës Kushtetuese do të mblidhet të martën për të marrë në shqyrtim kërkesën e kryeministrit Edi Rama për të shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv. kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”.
    Kryeministri pretendon se me vemdimin e pezullimit të Ballukut, gjykata ka shkelur kompetencat e tij si kryeministër dhe prej dy ditësh ka rritur presionin publik ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar një vendimmarrje në favor të tij.
    “Nëse pezullimi i një ministri nga një prokuror dhe gjykatës sot do të legjitimohej si një e drejtë e ligjshme e drejtësisë, atëherë shtrirja e krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me ekzekutivin dhe me vetë jetën politike do krijonte precedent unikal, të rrezikshëm dhe kërcënues, sepse duke i hapur rrugë presioneve politike ndaj qeverisë, destabilizimit institucional dhe manipulimit të ekzekutivit nëpërmjet procesve penale, do ndodhte diçka që është e panjohur në Europë,” tha Rama të hënën gjatë një video-mesazhi.
    Rama e ka justifikuar ankimin në Kushtetuese si një betejë për pavarësinë e pushtetit ekzekutiv dhe mbrojtjen e kompetencave kryeministrore. Ai nuk ceku në asnjë moment akuzat me të cilat përballet zëvendësja e tij dhe as arsyet se pse nuk i kërkoi dorëheqjen nga detyra që të përballet me drejtësinë e zhveshur nga pushteti ekzekutiv.
    Të njëjtin mesazh ai përcolli edhe të dielën, duke pretenduar se argumentet e tij po i mbështeste në opinione të Komisionit të Venecias apo qëndrime të Gjykatës Europiane të Strasburgut.
    Kryeministria nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN për referencat e akteve juridike të “Venecias’ ku ishte bazuar kryeministri në mbrojtjen e tij, por opozita pretendoi të hënën se jo vetëm nuk ekzistonte asnjë akt i tillë, por se kundërta ishte e vërtetë.
    Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një dalje për mediat të hënën sfidoi kryeministrin që të publikonte aktet ku e bazon mbrojtjen e tij, ndërsa shprehu urimin që Gjykata Kushtetuese “të mos bjerë viktimë e presioneve të gjithanshme mafioze”.
    Ndërsa kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, në një reagim publik iu referua dy opinioneve të Komisionit të Venecias që trajtonin çështjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë shtetërore dhe për pezullimin e tyre që hidhin poshtë pretendimet e Kryeministrit.
    Në një opinion të vitit 2020 për Republikën e Kosovës lidhur me pezullimin e zyrtarëve publikë, sipas Bardhit, thuhet se “Komisioni e quan pezullimin një masë të ligjshme, efektive dhe të mbështetur nga standardet ndërkombëtare, sidomos në luftën kundër korrupsionit”.
    “Komisioni thekson se kjo masë mbështetet nga UNCAC (Konventa e OKB-së kundër Korrupsionit), e cila rekomandon që zyrtarët nën hetim mund të ‘pezullohen ose shkarkohen duke pasur parasysh edhe prezumimin e pafajësisë’”- shkruan më tej Bardhi duke akuzuar kryeministrin si gënjeshtar.
    Gjykata e Posaçme vendosi që ta pezullonte Ballukun nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën.
    Ajo u mor e pandehur disa javë më parë për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera pasi akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese.
    Belinda Balluku iu bashkua kabinetit të Edi Ramës në vitin 2019 si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe prej më shumë se pesë vitesh drejton portofolin më të madh qeveritar.
    Ajo është gjithashtu zyrtarja më e lartë që përballet aktualisht me akuza penale nga SPAK, pas një serie bashkëpunëtorësh të ngushtë të kryeministrit që kanë humbur postet e tyre për shkak të hetimeve, përfshirë Arben Ahmetajn, ish-zv.kryeministër; Erion Veliajn, kryebashkiak i Tiranës; Ilir Beqajn, ish-ministër i Shëndetësisë; dhe më herët Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm./BIRN

  • Balluku e pezulluar nga detyra për aferën 210 mln euro, Rama i përgjigjet Berishës: Nuk po i bëj presion…

    Balluku e pezulluar nga detyra për aferën 210 mln euro, Rama i përgjigjet Berishës: Nuk po i bëj presion…

    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një videomesazh në Facebook, ku ka folur edhe për ankimin në Kushtetuese për pezullimin e Belinda Ballukut.
    “Është një betejë institucionale gjyqësore për të mos lënë atë që nga Komisioni i Venecias konsiderohet shkelje e palejueshme mes kufirit ndarës të pushteteve. Nuk i bëj presion askujt. Unë flas për publikun dhe për balancën mes pushteteve të pavarura në Shqipëri. Duke i hapur rrugë presioneve politike ndaj qeverisë, do të kishim diçka që është e panjohur. Mjafton të parafyturosh cfarë dëmesh do kishte nëse do lejohej kjo…”, tha ai.
    Gjithashtu kryeministri Rama tha se kjo çeshtje nuk ka të bëjë me presion dhe se sipas tij, nuk i ka bërë aspak presion drejtësisë.
    “Presion gjykatës? Kryeministri nuk duhet të flas për një proces gjyqësor. Me një pjesë nuk jemi kuptuar. Prandaj jam këtu duke e nisur me pyetjen, a e dini se kush e ankimuar në Kushtetuese pezullimin e ministres? E kam ankimuar unë si kryeministër dhe jo për individ një ministër që në këtë rast është edhe zv.kryeministër, por për parimin e moscenimit të balancës mes pushteteve, për parimin e mosndërhyrjes në një pushtet të pavarur, e mos marrjes së kompetencave të kryeministrit dhe presidenti nga një prokuror e gjykatës. Unë jam palë dhe flas si palë, nuk i bëj presion askujt. Unë flas për publikun, për një proces që vendos jo për mua, por për balancën e pushteteve, për lirinë kushtetuese të kryeministrit për të vendosur për ekzekutivin dhe përbërjen e tij, të drejtën ekskluzive të parlamenti për të miratuar ose jo përbërjen e një qeverie”, tha më tej Rama.

  • “MASHTRUES PUBLIK”/ Deklaratat e Ramës për pezullimin Ballukut, reagon Bardhi: Kryeministri shërben si zyrë avokatie

    “MASHTRUES PUBLIK”/ Deklaratat e Ramës për pezullimin Ballukut, reagon Bardhi: Kryeministri shërben si zyrë avokatie

    Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për pezullimin e Belinda Ballukut.
    Gazment Bardhi:
    MASHTRUES PUBLIK!
    Unike në historinë e Europës është që Kryeministri shërben si zyrë avokatie për të pandehurën Belinda Balluku dhe që Shqipëria ka Zëvëndëskryeministër një person zyrtarisht të pandehur për abuzim me detyrën.
    Më poshtë video me rastet e pezullimit nga gjykata të ministrave në disa shtete europiane

  • “Duan të ndryshojnë vendimin për pezullimin e zv.kryeministres”/ Berisha: Dyshja Rama-Balluku, po përpiqen të mbrojnë..

    “Duan të ndryshojnë vendimin për pezullimin e zv.kryeministres”/ Berisha: Dyshja Rama-Balluku, po përpiqen të mbrojnë..

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sot në një konferencë për mediat, ku foli për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, ndaj të cilës GJKKO ka vendosur masat; pezullim nga detyra dhe bllokim të pasaportës.
    Sali Berisha: Dyshja Rama Balluku përpiqen të mbrojnë vjedhjen që kanë bërë. Të kapur në flagrancë me vjedhje të taksave të qytetarëve Rama dhe Lubi Balluku në përpjekkej të dëshpëruar për t’u mbrojtur nga krimi i tyre i përbashkët janë vërsulur me tërbim drejt GJK duke shpallur me mediat e tyre si puçist antikushtetues vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të Lubi Ballukut , de facto për vjedhjen e përbashkët Ramën dhe organizatën kriminale në drejtorinë e përgjithshme të rrugës.
    Këta bashkëhajtudë shkuan në GJ K për të përmbysur vendimin e ligjshëm të GJKKO. Po përdorin për këtë qëllim të gjitha mjetet e presionit ndaj kësaj Gjykate.

  • GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

    GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

    Pas rreth 3 orësh, zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka dalë nga ambientet e GJKKO-së, pas seancës për abuzimin me tenderin e “Llogarasë” dhe “Unazës së Madhe”.
    Gjykata ka konfirmuara masat për pezullimin nga detyra si dhe ndalim për dalje jashtë territorit të Shqipërisë.
    Po ashtu, masat mbeten në fuqi edhe për dy vartësit e saj, Gentian Gjylin dhe Erald Elezin, të cilët do të vijojnë të jenë “në  arrest shtëpie”.
    Pas daljes, zv.kryeministrja nuk pranoi të jepte asnjë koment. pas saj, lamë ambientet e SPAK edhe vartësit e Ballukut, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli
    Më herët se seanca u shty për dy orë, pasi avokatët kërkuan të njiheshin me aktet. Seanca nisi rreth orës 11:00.
    GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat. Po ashtu gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit për deputeten e qarkut Fier, që ndryshe nga e para është masë shtrënguese.

  • La në fuqi pezullimin e Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastruktures, GJKKO zbardh vendimin

    La në fuqi pezullimin e Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastruktures, GJKKO zbardh vendimin

    Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Posaçme që la në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.
    GJKKO sqaron se ndaj Belinda Ballukut, e akuzuar për abuzim me tenderin e Llogarasë dhe lotit 4 të Unazës së Madhe, u vendos vazhdimi i masës së sigurisë “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (si Zv. Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë).
    Ndërsa për dy vartësit e saj, administratorin e KESH, Erald Elezi dhe drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Gentian Gjyli u la në fuqi masa “arrest shtëpie”.
    “Gjyqtari Erjon Çela vendosi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, ndaj të pandehurit Gentian Gjyli.
    Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, ndaj të pandehurit Erald Elezi”, informon GJKKO.
    Ndaj vendimit të gjyqarit Erjon Çela mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda 5 ditëve.

  • GJKKO lë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres, masa për dy vartësit e saj

    GJKKO lë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres, masa për dy vartësit e saj

    Pas më shumë se 3 orësh, zv.kryeministrja Belinda Balluku la dalë nga ambientet e GJKKO-së, pas seancës për abuzimin me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’.

    Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raportoi më herët se seanca u shtyrë për dy orë, pasi avokatët kërkuan të njiheshin me aktet. Seanca nisi rreth orës 11:00.
    Më herët, në gjykatë u paraqit motra e saj avokate, Pamela Qirko, kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli.
    GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat. Po ashtu gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit për deputeten e qarkut Fier, që ndryshe nga e para është masë shtrënguese.
    Sipas asaj që mëson gazetarja e Top Channel, GJKKO vendosi që të lërë në fuqi vendimin e dhënë pak ditë më parë, pezullim detyre si zv.kryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe bllokim i pasaportës.
    Pas daljes, zv.kryeministrja nuk pranoi të jepte asnjë koment. pas saj, lamë ambientet e SPAK edhe vartësit e Ballukut, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli, të cilët janë dënuar me arrest shtëpie.

  • Masa ndaj Ballukut, Berisha: Po të zbatohej kushtetuta, duhej arrestuar. Vendosën pezullimin për…

    Masa ndaj Ballukut, Berisha: Po të zbatohej kushtetuta, duhej arrestuar. Vendosën pezullimin për…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas postimit të Kryeministrit Edi Rama, i cili citoi prokurorin amerikan, Robert H. Xhakson.

    Sipas kreut të PD-së, ky postim lidhet direkt me seancën e zv.kryeministres Belinda Balluku, duke u shprehur se Rama ka ‘kërcënuar me vdekje’ gjyqtarin dhe prokurorin e çështjes nëpërmjet postimit.
    Postimi i Berishës:
    Kërcënimi me vdekje nga Ramaduro i gjyqtarit dhe prokurorit të Ballukut, një akt i rëndë kriminal mafioz.
    Sot Edi Rama, apo Ramaduro i Europës, në tmerr dhe panik vetëm pak orë para shqyrtimit në apel të vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut, në një akt të pashembullt mafioz e kriminal, kërcënoi haptas me vdekje gjyqtarin dhe prokurorin e vendimit.
    Për të dhënë mesazhin mafioz, Rama nuk iu dërgoi atyre plumb në zarf, por citoi fjalët e një prokurori amerikan, i cili sipas tij ka thënë:
    “Kur prokurori kërkon njeriun përpara krimit, drejtësia vdes; dhe kur një pushtet hyn në territorin e një tjetri, Kushtetuta demokratike nuk merr më frymë, por mbytet.”
    Citimi i këtij paragrafi, ndërkohë që Lubi Balluku me peshën e 90 milion eurove të vjedhura së bashku me Ramën, nisej për në sallën e gjyqit, ishte një kërcënim madhor me vdekje për ata që kanë vendosur pezullimin e bashkëvjedhëses së tij, zv/kryeministres.
    Ky është kërcënim me vdekje i zyrtarëve në detyrë nga njeriu që për pushtetin e tij është i gatshëm të kryejë çdo krim.
    Ky nuk është kërcënim për pezullimin e Ballukut, por drejtpërdrejt kërcënim me vdekje, sepse në aferën e Tunelit të Llogarasë dhe afera të tjera, Rama është Hajduti i Parë, Lubia vjen fill pas tij.
    Shtoj këtu se në rastin e Lubi Ballukut, çdo masë dhe çdo hap është ndërmarrë në përputhje të plotë me ligjin dhe Kushtetutën, madje me zbatimin e tyre në formën më të lehtë të mundshme. Sepse, në rast se do të zbatonin me rigorozitet ligjin, Lubia duhet të ishte si Lali Vjedhësi, dhe sot Ramës duhej t’i komunikohej akuza për vjedhjen në bashkëpunim të 90 milion eurove.
    Heqja e imunitetit dhe arrestimi i Lubisë do të ishte zbatimi i plotë i frymës dhe germës së Kushtetutës së vendit, për qeveritarët dhe zyrtarët e lartë gjakpirës që pasurohen duke vjedhur qytetarët e tyre.
    Në vend të këtij vendimi, bazuar në germën dhe frymën e kodeve të vendit, u vendos pezullimi nga detyra i hajdutes më të madhe në historinë e kombit.
    Natyrisht, me këtë masë duhet pranuar se u hap rruga për pezullimin, fill pas saj, të hajdutit më të madh në historinë e kombit, që sot kërcënon me vdekje gjyqtarë dhe prokurorë, sepse i është futur uji nën prapanicë.
    Duke dënuar me forcën më të madhe këtë kërcënim mafioz të Edi Ramës, këtë status përsëri po e mbyll me:
    Keni parë, s’keni parë, shkon një i vdekur me një të gjallë,
    të dy hipur në një kalë.

    Top Channel

  • Berisha/ Rama kërcënoi me vdekje gjyqtarin dhe prokurorin e Belinda Ballukut

    Berisha/ Rama kërcënoi me vdekje gjyqtarin dhe prokurorin e Belinda Ballukut

    Postimi i plotë:
    Kërcënimi me vdekje nga Ramaduro i gjyqtarit dhe prokurorit të Ballukut, një akt i rëndë kriminal mafioz.
    Sot Edi Rama, apo Ramaduro i Europës, në tmerr dhe panik vetëm pak orë para shqyrtimit në apel të vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut, në një akt të pashembullt mafioz e kriminal, kërcënoi haptas me vdekje gjyqtarin dhe prokurorin e vendimit.
    Për të dhënë mesazhin mafioz, Rama nuk iu dërgoi atyre plumb në zarf, por citoi fjalët e një prokurori amerikan, i cili sipas tij ka thënë:
    “Kur prokurori kërkon njeriun përpara krimit, drejtësia vdes; dhe kur një pushtet hyn në territorin e një tjetri, Kushtetuta demokratike nuk merr më frymë, por mbytet.”
    Citimi i këtij paragrafi, ndërkohë që Lubi Balluku me peshën e 90 milion eurove të vjedhura së bashku me Ramën, nisej për në sallën e gjyqit, ishte një kërcënim madhor me vdekje për ata që kanë vendosur pezullimin e bashkëvjedhëses së tij, zv/kryeministres.
    Ky është kërcënim me vdekje i zyrtarëve në detyrë nga njeriu që për pushtetin e tij është i gatshëm të kryejë çdo krim.
    Ky nuk është kërcënim për pezullimin e Ballukut, por drejtpërdrejt kërcënim me vdekje, sepse në aferën e Tunelit të Llogarasë dhe afera të tjera, Rama është Hajduti i Parë, Lubia vjen fill pas tij.
    Shtoj këtu se në rastin e Lubi Ballukut, çdo masë dhe çdo hap është ndërmarrë në përputhje të plotë me ligjin dhe Kushtetutën, madje me zbatimin e tyre në formën më të lehtë të mundshme. Sepse, në rast se do të zbatonin me rigorozitet ligjin, Lubia duhet të ishte si Lali Vjedhësi, dhe sot Ramës duhej t’i komunikohej akuza për vjedhjen në bashkëpunim të 90 milion eurove.
    Heqja e imunitetit dhe arrestimi i Lubisë do të ishte zbatimi i plotë i frymës dhe germës së Kushtetutës së vendit, për qeveritarët dhe zyrtarët e lartë gjakpirës që pasurohen duke vjedhur qytetarët e tyre.
    Në vend të këtij vendimi, bazuar në germën dhe frymën e kodeve të vendit, u vendos pezullimi nga detyra i hajdutes më të madhe në historinë e kombit.
    Natyrisht, me këtë masë duhet pranuar se u hap rruga për pezullimin, fill pas saj, të hajdutit më të madh në historinë e kombit, që sot kërcënon me vdekje gjyqtarë dhe prokurorë, sepse i është futur uji nën prapanicë.
    Duke dënuar me forcën më të madhe këtë kërcënim mafioz të Edi Ramës, këtë status përsëri po e mbyll me:
    Keni parë, s’keni parë, shkon një i vdekur me një të gjallë,
    të dy hipur në një kalë.

  • GJKKO pezulloi zv/kryeministren nga detyrat/ Zbardhet kërkesa e Ramës në Kushtetuese

    GJKKO pezulloi zv/kryeministren nga detyrat/ Zbardhet kërkesa e Ramës në Kushtetuese

    Qeveria ka dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë lidhur me pezullimin nga funksionet e saj në qeveri të zv/kryeministres Belinda Balluku.

    Sipas informacionit në kërkesën e kryeministrisë thuhet se kërkohet shqyrtimi i konfliktit të kompetencës  ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave;

    Shfuqizimin ei vendimit nr.118, datë 19.11.2025, të GJKKO-së, për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese

    Pezullimin e vendimit të mësipërm të GJKKO-së, deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese.