Është hedhur sot shorti në Apelin e GJKKO në lidhje me ankimimin e ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila kundërshton pezullimin nga detyra.
Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Miliana Muça.
VENDIMI:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 86 akti, datë 11.12.2025 regjistrimi, mbi ankimet e ankuesve B.B., G.Gj. dhe E.E., me objekt “Ankim ndaj vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 dhe vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” në lëndë të masave të sigurimit personal.
Tag: pezullimin
-

Hidhet shorti në Apelin e GJKKO/ Ankimimi i Ballukut për pezullimin nga detyra, ja kush do të shqyrtojë çështjen
-

Belinda Balluku kundërshton pezullimin, shorti përcakton gjyqtaren
Është hedhur shorti në Apelin e GJKKO në lidhje me ankimimin e ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila kundërshton pezullimin nga detyra.
Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Miliana Muça.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 86 akti, datë 11.12.2025 regjistrimi, mbi ankimet e ankuesve B.B., G.Gj. dhe E.E., me objekt “Ankim ndaj vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 dhe vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” në lëndë të masave të sigurimit personal.
Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Miliana Muça”,- thuhet në vendimin e GJKKO-së.
Më 20 nëntor, Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra Belinda Ballukun, duke i ndaluar gjithashtu daljen jashtë vendit. Ajo është marrë e pandehur për shkelje në tenderin e tunelit të Llogorasë dhe po hetohet për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe, ku dyshohet se fituesit janë paracaktuar.
Vendimi për pezullimin e saj nga detyra u dërgua në Gjykatën Kushtetuese, nga Edi Rama, i cili refuzon ta shkarkojë të besuarën e tij. Së fundmi ai ka shtuar dhe presionet ndaj gjyqësorit në lidhje me këtë çështje. -

‘Vlerësim i drejtë’, avokati Sefa për pezullimin e Ballukut: Prokuroria i dha të gjithë kohën që të…
Avokati Indrit Sefa ka komentuar në një studion televizive vendimin e SPAK dhe GJKKO për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar masën të drejtë dhe të argumentuar. Sipas tij, qeveria dhe kryeministri Rama janë zënë të papërgatitur nga zhvillimet.
“Zoti Rama është kapur i papërgatitur. Pezullimi i Ballukut është vlerësim i drejtë i SPAK dhe GJKKO. Kur je titullar institucioni, ke pushtetin për të penguar hetimet, për të ndikuar apo ndryshuar dëshmitë e dëshmitarëve. Kjo është arsyeja pse kërkohet një masë pezulluese e tillë,” u shpreh Sefa.
Ai shtoi se SPAK “i dha të gjithë kohën e nevojshme qeverisë dhe kryeministrit për të marrë një vendim politik”, duke theksuar se institucioni nuk ka vepruar me nxitim.
Avokati komentoi edhe zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, ku sipas tij takimet dhe lëvizjet e deputetit Ervin Salianji janë një sinjal pozitiv për reformim të brendshëm.
“Takimet e Salianjit i bëjnë mirë PD-së. Kjo parti duhet reformuar. Kam dëgjuar shpesh që thonë ‘do të bëjmë analizë’, por analizë s’u bë kurrë. U krijuan shpikje allashqiptarçe si Foltorja 1 dhe Foltorja 2,” tha ai.
Sefa deklaroi se lëvizja e Salianjit është perceptuar si rrezik nga lidershipi aktual, ndërsa sipas tij, Berisha dhe rrethi i tij nuk kanë interes për ndryshim.
“Zoti Berisha pse duhet të kërkojë ndryshim? Enturazhi i tij është dakord me status quo-në. Ulen me Ramën në tavolinë, zgjedhin Avokatin e Popullit, bashkë bëjnë edhe ndarjen territoriale,” theksoi Sefa. -

Ankimimi në Kushtetuese për pezullimin e Ballukut/ Rama: Arrestet pa gjyq, janë bërë “bukë e djathë”
Në nisje të episodit të 9-të të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama ritheksoi sot qëndrimin e tij për animimin e bërë në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin nga detyra e ministres Belinda Balluku.
Ai u shpreh se ankimimi që ka bërë në Gjykatën Kushtetuese nuk është një betejë politike dhe as kundërvenie ndaj drejtësisë.
Ndër të tjera, teksa i referohej “arrestit shtëpiak” të drejtorit të ARRSH dhe drejtorit të KESH-it, Rama tha se “paraburgimet e arrestet e shtëpisë, pa gjyq, janë bërë “bukë e djathë” në Shqipë”.
“Edhe njëherë dua të ritheksoj qëndrimin tim lidhur me domosdoshmërinë e moscenimit të parimit themelor të ruajtjes së balancës mes pushteteve kushtetuese në Republikën e Shqipërisë.
Edhe njëherë, dua ta theksoj, se ankimimi që kam bërë në Gjykatën Kushtetuese nuk është një betejë politike, nuk është as një kundërvenie ndaj drejtësisë, nuk është as një presion mbi këdo qoftë, përfshirë edhe këto shpjegime, të cilat janë të domosdoshme për ata që më kanë besuar privilegjin e udhëheqjes së këtij vendi, por është një betejë institucionale, një betejë themelore për mbrojtjen e kufijve mes pushteteve dhe për moslejimin e marrjes së kompetencave ekskluzive të kryeministrit, qeverisë dhe parlamentit nga një prokuror e një gjykate, një precedent kërcënues për demokracinë, në kuptimin më të drejtpërdrejtë të fjalës dhe krejt i panjohur në Europë dhe në krejt botën demokratike.
Ky veprim, që “de jure” quhet pezullim, por “de facto” është nënshtrim brutal i ekzekutivit, sjell përditë pasoja pas pasojash. Arsyeja, pse unë i ndaj disa shembuj me publikun, është për t’u kuptuar deri në fund se çfarë ka ndodhur, çfarë po kalojmë dhe çfarë po përpiqemi dhe po përpiqem të bëj, përmes adresimit të kësaj problematike befasuese dhe të befasishme në Gjykatën Kushtetuese, dhe të ndaj, jo vetëm pasojat, por edhe dëmet që mund të bëhen të pallogaritshme.
Ja për shembull, janë vendosur në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH-it. Nuk ka asnjë rëndësi se si i mendoj unë arsyet e këtyre ndalimeve, se kjo po, kjo është punë e prokurorit dhe gjykatësit – për sa kohë, siç kanë konstatuar me shqetësim më shumë sesa një herë autoritetet e Këshillit të Europës, paraburgimet e arrestet e shtëpisë, pa gjyq, janë bërë “bukë e djathë” në Shqipëri.
Por fakti është se ata nuk hetohen në gjendje të lirë, dhe kështu cila është pasoja? Pasoja është se lihen pa kokë edhe dy institucione të tjera kyçe për vendin, të cilat mbulojnë infrastrukturën kombëtare të rrugëve dhe infrastrukturën kombëtare të energjisë.
Mirëpo, pse kjo pasojë tani është e lidhur drejtpërdrejtë me pezullimin dhe pse kjo pasojë tani bëhet e pariparueshme, për sa kohë pezullimi, jo vetëm antidemokratik, por edhe alogjik i një anëtari të kabinetit, e bën të pamundur zëvendësimin e tyre, pasi ligji nuk ia jep askujt tjetër, përveç autoritetit ekskluziv të ministrit edhe të drejtën e këtyre emërtesave. Kaq e thjeshtë është pse ministri nuk mund të pezullohet si të ishte një funksionar publik i çfarëdolloj niveli tjetër
Ka një devizë, ne e kemi ndjekur si postulat: Mos ndërhy në punët e drejtësisë. Por, nga ana tjetër, kjo ndërhyrje brutale në trupin e qeverisë është një këmbanë alarmi, që duhet dëgjuar deri në fund, për të mos u përsëritur më kurrë. Dhe kështu, duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe duke rivendosur në pozicionet kushtetuese njëri-tjetrin, ndihmojmë Shqipërinë, ndihmojmë konsolidimin dhe modernizimin e shtetit shqiptar“, tha Rama. -

Balluku e pezulluar për aferat korruptive, Rama në mbrojtje: GJKKO po na bllokon punët
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për kërkesën që ai ka çuar në Gjykatën Kushtetuese pezullimin e Belinda Ballukut.
Në një video-mesazh në Facebook, Rama del sërish në mbrotje të ministres së pandehur për korrupsion duke deklaruar se pezullimi i ministres është absurd.
Ai shtoi se vendimi i GJKKO për pezullimin e saj krijon një bllokim të të gjithë zinxhirit vendimmarrës për sektorët që ministri mbulon.
“Ndryshe nga cdo funksionar që mund të pezullohet, ministri i pezulluar jo vetëm që nuk firmos dot vetë asgjë, por bën që askush tjetër të mos marrë vendim dhe të firmosë në emër të dikasterit. Sepse Kushtetuta ia jep atij dhe vetëm atij ministrit autoritetin ekskluziv të padelekueshëm tek askush tjetër. – tha Rama -

A do të shqyrtohet ankimi i Ramës për pezullimin e posteve të Ballukut? Gjyqtarët mblidhen në 4 dhjetor
Belinda Balluku
TIRANË-Belinda Balluku mbetet ende pa poste! Tre gjyqtarët që përbënin kolegjin Sandër Beci, Marsida Xhaferllari dhe Sonila Bejtja nuk arritën dot unanimitet për të vendosur nëse ankimi i kryeministrit Edi Rama për vendimin e GJKKO, e cila pezulloi nga detyrat Ballukun, do të kalojë për shqyrtim. Çështja i kalon Mbledhjes së Gjyqtarëve.
Mbledhja e Gjyqtarëve do të zhvillohet më 4 dhjetor, ku janë tetë gjyqtarë të cilët do të marrin një vendimmarrje për kërkesën paraprake të qeverisë, për pezullimin e vendimit të GJKKO-së për Ballukun, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Kushtetuesja. Nëse ata vendosin pro kërkesës për heqjen e përkohëshme të masës zv/kryeministrja do te rikthehet ne post deri në përfundim të gjykimit.
Konkretisht për moskalimin e ankimimit për shqyrtim duhet “shumicë votash”. Nëse nuk kapet shumica prej 5 votash në favor të mosshqyrtimit, çështja i kalon automatikisht seancës plenare.
Sa i përket ankimimit të qeverisë në Kushtetuese, kryeministri Edi Rama kërkon shfuqizimin e vendimit. Në kërkesën drejtuar Kushtetueses, qeveria kërkon pezullimin e vendimit të GJKKO vetëm për pjesën e pezullimit nga detyra të Belinda Balluku, teksa argumenton se ky vendim sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror.
Rama komentoi sërish sot vendimin, ku u shpreh se ky është një rast unikal në botë dhe në asnjë vend nuk është parë që një prokuror dhe një gjykatës të pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie. Kreu i qeverisë theksoi se ai do të vazhdojë të jetë mbështetësi më i madh i Reformës dhe Pavarësisë së Drejtësisë, ndërsa vendimin e GJKKO-së e krahasoi si një nga ato rrëzimet e fëmijës kur sapo kanë mësuar të ecin.Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi për pezullim nga detyra të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ndalim daljeje jashtë vendit. Gjykata arsyetoi se vendimi erdhi pasi Balluku mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët, në sajë të detyrës që mban. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. GJKKO ka caktuar edhe arrest shtëpie për kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe Erald Elezin, aktualisht drejtor i KESH.
Kushtetuesja është ajo që do të vendosë për ‘fatin’ e Ballukut, ndërsa kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zëvendësimi i Ballukut në qeveri nuk do të ndodhë./ZËRI -

Piktori Rama bën konstitucionalistin dhe shton dozën e presioneve ndaj Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Ballukut
Kryeministri Edi Rama ka shtuar presionet ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe SPAK duke reaguar sërish lidhur me dërgimin në Kushtetuese të vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, pasi u mor e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera. “Kur drejtësia rrëshqet kështu si këtë herë, cënon parimet kushtetuese, prish balancën mes pushteteve të pavarura dhe ndërhyn brutalisht në procesin qeverisës,” deklaron Edi Rama duke marrë tagrin e konstitucionalistit. Në mënyrë shumë vulgare dhe sharlatane, kryeministri i vendit merr përsipër ti bëjë leksion drejtësisë, duke i interpretuar ligjet njësoj si ato zhgarravinat që rrjedhin nga ujëvarë e tij psiqike. Në deklaratën e tij ai i sugjeron Gjykatës Kushtetuese se kush duhet të jetë vendim i i saj për pezullimin e Ballukut, duke shtuar dozën e shantazheve ndaj kësaj gjykate.
Fjalimi i Ramës:
Fjalët e shumta janë fukarallëk, gjeni një rast të dytë në botë ku një prokuror dhe një gjykatës – për më tepër edhe i shkallës së parë fare – pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie!
Se të më thoni që kjo qenka kaq normale, paçka se s’është parë kurrë, askund, në botën demokratike, është njësoj si të më thoni se drejtësia qenka normale vetëm në Shqipëri!
E pra, pavarësisht se nga dita 1 kam qenë, jam e do të jem mbështetësi më i paepur i Reformës dhe Pavarësisë së Drejtësisë, këtë risi botërore të drejtësisë sonë të re, unë nuk e quaj dot asgjë tjetër përveçse një nga ato rrëzimet e fëmijës kur sapo ka mësuar të eci. Me ndryshimin që kur fëmija i vërtetë rrëzohet, lëndon vetëm vetveten, ndërsa kur drejtësia rrëshqet kështu si këtë herë, cënon parimet kushtetuese, prish balancën mes pushteteve të pavarura dhe ndërhyn brutalisht në procesin qeverisës.
Le të jemi të qartë:
Qëllimi i lartë i luftës kundër korrupsionit nuk e justifikon përdorimin e asnjë mjeti të gabuar dhe historia e vendeve që kanë kaluar më parë nga kjo rrugë e domosdoshme, na mëson se justifikimi i mjeteve të gabuara për hir të qëllimit madhor, e kthen kurën me mjete të tilla, në një të keqe edhe më të madhe se sa vetë sëmundja që thuhet se këto mjete po kurojnë. Ky mësim nuk duhet harruar kurrësesi. Nga askush.
-

Ankimimi i Ramës për pezullimin/ 8 gjyqtarët e Kushtetueses vendosin për fatin e Ballukut, zbulohen dy skenarët
Teksa Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë ankimin e qeverisë për Belinda Ballukun, e cila është e pezulluar me vendim të GJKKO, tashmë verdikti final i takon 8 gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Këta të fundit do të vendosin nëse do pranohet vendimi i GJKKO për pezullimin, apo Belinda Balluku do të kthehet në zyrë apo jo.
Gazetarja Klodiana Lala tha se tashmë filtri i parë për këtë çështje kaloi në Kolegjin e Kushtetueses. Sipas Lalës, që 8 gjyqtarët të marrin pjesë në mbledhjen do të duhet të jenë të njohur me aktet e dosjes të paktën 48 orë para, siç u përdor me zonjën Xhaferrllari. Gazetarja pohoi se nëse do të kemi një vendimmarrje sot, ajo do të duhet të jepet para orës 17:00.
“Mund të kalojë në seancë mbi bazë dokumentesh, ku palët sjellin pretendimet e tyre apo dhe për një seancë plenare publike, ku palët sillen në seancë. Thelbi i të gjithë kësaj historie ka rëndësi vetëm në një pikë, a do të mblidhet sot mbledhja e gjyqtarëve?”, tha Lala.
Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit. Ajo është marrë pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogarasë dhe është nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe. Në të dy rastet dyshohet se fituesi është paracaktuar. Prokuroria e posaçme ka bërë të ditur se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi. -

BIRN: Rama shton presionin publik ndaj Gjykatës Kushtetuese për çështjen ‘Balluku’
Një kolegj prej 3 gjyqtarësh të Gjykatës Kushtetuese do të mblidhet të martën për të marrë në shqyrtim kërkesën e kryeministrit Edi Rama për të shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv. kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”.
Kryeministri pretendon se me vemdimin e pezullimit të Ballukut, gjykata ka shkelur kompetencat e tij si kryeministër dhe prej dy ditësh ka rritur presionin publik ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar një vendimmarrje në favor të tij.
“Nëse pezullimi i një ministri nga një prokuror dhe gjykatës sot do të legjitimohej si një e drejtë e ligjshme e drejtësisë, atëherë shtrirja e krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me ekzekutivin dhe me vetë jetën politike do krijonte precedent unikal, të rrezikshëm dhe kërcënues, sepse duke i hapur rrugë presioneve politike ndaj qeverisë, destabilizimit institucional dhe manipulimit të ekzekutivit nëpërmjet procesve penale, do ndodhte diçka që është e panjohur në Europë,” tha Rama të hënën gjatë një video-mesazhi.
Rama e ka justifikuar ankimin në Kushtetuese si një betejë për pavarësinë e pushtetit ekzekutiv dhe mbrojtjen e kompetencave kryeministrore. Ai nuk ceku në asnjë moment akuzat me të cilat përballet zëvendësja e tij dhe as arsyet se pse nuk i kërkoi dorëheqjen nga detyra që të përballet me drejtësinë e zhveshur nga pushteti ekzekutiv. Të njëjtin mesazh ai përcolli edhe të dielën, duke pretenduar se argumentet e tij po i mbështeste në opinione të Komisionit të Venecias apo qëndrime të Gjykatës Europiane të Strasburgut.
Kryeministria nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN për referencat e akteve juridike të “Venecias’ ku ishte bazuar kryeministri në mbrojtjen e tij, por opozita pretendoi të hënën se jo vetëm nuk ekzistonte asnjë akt i tillë, por se kundërta ishte e vërtetë. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një dalje për mediat të hënën sfidoi kryeministrin që të publikonte aktet ku e bazon mbrojtjen e tij, ndërsa shprehu urimin që Gjykata Kushtetuese “të mos bjerë viktimë e presioneve të gjithanshme mafioze”.
Ndërsa kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, në një reagim publik iu referua dy opinioneve të Komisionit të Venecias që trajtonin çështjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë shtetërore dhe për pezullimin e tyre që hidhin poshtë pretendimet e Kryeministrit. Në një opinion të vitit 2020 për Republikën e Kosovës lidhur me pezullimin e zyrtarëve publikë, sipas Bardhit, thuhet se “Komisioni e quan pezullimin një masë të ligjshme, efektive dhe të mbështetur nga standardet ndërkombëtare, sidomos në luftën kundër korrupsionit”.
“Komisioni thekson se kjo masë mbështetet nga UNCAC (Konventa e OKB-së kundër Korrupsionit), e cila rekomandon që zyrtarët nën hetim mund të ‘pezullohen ose shkarkohen duke pasur parasysh edhe prezumimin e pafajësisë’”- shkruan më tej Bardhi duke akuzuar kryeministrin si gënjeshtar.
Gjykata e Posaçme vendosi që ta pezullonte Ballukun nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën. Ajo u mor e pandehur disa javë më parë për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera pasi akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese. Belinda Balluku iu bashkua kabinetit të Edi Ramës në vitin 2019 si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe prej më shumë se pesë vitesh drejton portofolin më të madh qeveritar.
Ajo është gjithashtu zyrtarja më e lartë që përballet aktualisht me akuza penale nga SPAK, pas një serie bashkëpunëtorësh të ngushtë të kryeministrit që kanë humbur postet e tyre për shkak të hetimeve, përfshirë Arben Ahmetajn, ish-zv.kryeministër; Erion Veliajn, kryebashkiak i Tiranës; Ilir Beqajn, ish-ministër i Shëndetësisë; dhe më herët Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm./ BIRN -

BIRN: Rama shton presionin publik ndaj Gjykatës Kushtetuese për çështjen “Balluku”
Një kolegj prej 3 gjyqtarësh të Gjykatës Kushtetuese do të mblidhet të martën për të marrë në shqyrtim kërkesën e kryeministrit Edi Rama për të shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv. kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”.
Kryeministri pretendon se me vemdimin e pezullimit të Ballukut, gjykata ka shkelur kompetencat e tij si kryeministër dhe prej dy ditësh ka rritur presionin publik ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar një vendimmarrje në favor të tij.
“Nëse pezullimi i një ministri nga një prokuror dhe gjykatës sot do të legjitimohej si një e drejtë e ligjshme e drejtësisë, atëherë shtrirja e krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me ekzekutivin dhe me vetë jetën politike do krijonte precedent unikal, të rrezikshëm dhe kërcënues, sepse duke i hapur rrugë presioneve politike ndaj qeverisë, destabilizimit institucional dhe manipulimit të ekzekutivit nëpërmjet procesve penale, do ndodhte diçka që është e panjohur në Europë,” tha Rama të hënën gjatë një video-mesazhi.
Rama e ka justifikuar ankimin në Kushtetuese si një betejë për pavarësinë e pushtetit ekzekutiv dhe mbrojtjen e kompetencave kryeministrore. Ai nuk ceku në asnjë moment akuzat me të cilat përballet zëvendësja e tij dhe as arsyet se pse nuk i kërkoi dorëheqjen nga detyra që të përballet me drejtësinë e zhveshur nga pushteti ekzekutiv.
Të njëjtin mesazh ai përcolli edhe të dielën, duke pretenduar se argumentet e tij po i mbështeste në opinione të Komisionit të Venecias apo qëndrime të Gjykatës Europiane të Strasburgut.
Kryeministria nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN për referencat e akteve juridike të “Venecias’ ku ishte bazuar kryeministri në mbrojtjen e tij, por opozita pretendoi të hënën se jo vetëm nuk ekzistonte asnjë akt i tillë, por se kundërta ishte e vërtetë.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një dalje për mediat të hënën sfidoi kryeministrin që të publikonte aktet ku e bazon mbrojtjen e tij, ndërsa shprehu urimin që Gjykata Kushtetuese “të mos bjerë viktimë e presioneve të gjithanshme mafioze”.
Ndërsa kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, në një reagim publik iu referua dy opinioneve të Komisionit të Venecias që trajtonin çështjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë shtetërore dhe për pezullimin e tyre që hidhin poshtë pretendimet e Kryeministrit.
Në një opinion të vitit 2020 për Republikën e Kosovës lidhur me pezullimin e zyrtarëve publikë, sipas Bardhit, thuhet se “Komisioni e quan pezullimin një masë të ligjshme, efektive dhe të mbështetur nga standardet ndërkombëtare, sidomos në luftën kundër korrupsionit”.
“Komisioni thekson se kjo masë mbështetet nga UNCAC (Konventa e OKB-së kundër Korrupsionit), e cila rekomandon që zyrtarët nën hetim mund të ‘pezullohen ose shkarkohen duke pasur parasysh edhe prezumimin e pafajësisë’”- shkruan më tej Bardhi duke akuzuar kryeministrin si gënjeshtar.
Gjykata e Posaçme vendosi që ta pezullonte Ballukun nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën.
Ajo u mor e pandehur disa javë më parë për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera pasi akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese.
Belinda Balluku iu bashkua kabinetit të Edi Ramës në vitin 2019 si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe prej më shumë se pesë vitesh drejton portofolin më të madh qeveritar.
Ajo është gjithashtu zyrtarja më e lartë që përballet aktualisht me akuza penale nga SPAK, pas një serie bashkëpunëtorësh të ngushtë të kryeministrit që kanë humbur postet e tyre për shkak të hetimeve, përfshirë Arben Ahmetajn, ish-zv.kryeministër; Erion Veliajn, kryebashkiak i Tiranës; Ilir Beqajn, ish-ministër i Shëndetësisë; dhe më herët Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm.